{"id":1079,"date":"2020-06-14T14:19:15","date_gmt":"2020-06-14T14:19:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=1079"},"modified":"2020-06-15T05:19:57","modified_gmt":"2020-06-15T05:19:57","slug":"pranoni-tju-mesoj-une-qe-jam-zemerbute-e-i-pervujte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1079","title":{"rendered":"PRANONI T\u2019JU M\u00cbSOJ UN\u00cb  Q\u00cb JAM ZEM\u00cbRBUT\u00cb E I P\u00cbRVUJT\u00cb!"},"content":{"rendered":"\n<p>ZEMRA E KRISHTIT &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/SacredHeartBatoni-735x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1080\" width=\"347\" height=\"482\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/SacredHeartBatoni-735x1024.jpg 735w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/SacredHeartBatoni-215x300.jpg 215w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/SacredHeartBatoni-768x1070.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/SacredHeartBatoni-450x627.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 347px) 93vw, 347px\" \/><figcaption>Lp 7, 6-11; Ps 103 (102); 1 Gjn 4, 7-16; Mt 11, 25-30 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sot \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn katolike\np\u00ebrshpirt\u00ebria ndaj Zemr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Jezusit, por, kur n\u00eb Kish\u00eb disa mistik\u00eb\ne t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm e propozonin nj\u00eb p\u00ebrshpirt\u00ebri t\u00eb till\u00eb,\np\u00ebrqesheshin e nuk u vihej veshi. Sot n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ka plot Kon\u00ad\u00adgre\u00adgata\nrregulltare q\u00eb mbajn\u00eb emrin e Zemr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Jezusit, shum\u00eb besimtar\u00eb\nb\u00ebjn\u00eb kushtime individuale e familjare ndaj Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit dhe madje Kisha\ne porosit shum\u00eb nj\u00eb kushtim t\u00eb till\u00eb, si edhe ka shum\u00eb kisha, kapela e oratore\nt\u00eb kushtuara k\u00ebsaj Zemre t\u00eb Shenjt\u00eb, por, kur n\u00eb shekullin XIII disa\nrregulltar\u00eb, me zbulesa t\u00eb ve\u00e7anta prej s\u00eb larti, flisnin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshpirt\u00ebri\nt\u00eb till\u00eb, mbaheshin si t\u00eb rreziksh\u00ebm me m\u00ebsimet e tyre. Sot fugurja e Jezusit,\nku duket qart\u00eb Zemra e Tij e ndezur flak\u00eb nga dashuria, \u00ebsht\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00eb\ngjitha familjet katolike, por jan\u00eb dashur rreth kat\u00ebr shekuj q\u00eb nj\u00eb fugure e\ntill\u00eb t\u2019u propozohej, pa frik\u00eb se mos gabohej, katolik\u00ebve t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs nga\nautoritetet kishtare. Vet\u00ebm n\u00eb shekullin XVII v\u00ebmendja e Kish\u00ebs u t\u00ebrhoq shum\u00eb\nm\u00eb vrullsh\u00ebm kah nj\u00eb p\u00ebrshpirt\u00ebri e till\u00eb dhe e gjith\u00eb kjo fal\u00eb vegimeve q\u00eb\nkishin filluar t\u2019i ndodhnin n\u00eb heshtje nj\u00eb rregulltareje franceze me emrin\nMargerita Maria Alakok, q\u00eb sot nderohet si nj\u00ebra prej mistikeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb\nhistoris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">M\u00eb 27 dhjetor t\u00eb vitit 1673, n\u00eb fest\u00ebn e Sh\u00ebn Gjonit ungjilltar, nd\u00ebrsa Shenjtja Margerit\u00eb ishte e gjunj\u00ebzuar n\u00eb kish\u00ebz\u00ebn e kuvendit t\u00eb saj, iu shfaq Jezusi dhe e ftoi at\u00eb q\u00eb ta afronte kok\u00ebn e saj pran\u00eb kraharorit t\u00eb Tij, ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb Sh\u00ebn Gjoni ungjilltar n\u00eb dark\u00ebn e fundit dhe i tha: <em>\u00abZemra ime \u00ebsht\u00eb kaq shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr ty n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, saq\u00eb, duke mos qen\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb mbyllen brenda saj flak\u00ebt e dashuris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb zjarrt\u00eb, duhet t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb ato\u2026 Un\u00eb t\u00eb kam zgjedhur ty, pafund\u00ebsi padenj\u00ebsie e paditurie, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb plan t\u00eb madh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">M\u00eb von\u00eb, Shenjtja pa n\u00eb nj\u00eb vegim tjet\u00ebr Zemr\u00ebn e Shenjt\u00eb\nt\u00eb Jezusit t\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb oqean drite. Ishte e rrethuar nga nj\u00eb kuror\u00eb\nferrash, t\u00eb cilat simbolizojn\u00eb plag\u00ebt e m\u00ebkateve t\u00eb njer\u00ebzve dhe mbi t\u00eb shihej\nnj\u00eb kryq. K\u00ebshtu do t\u00eb p\u00ebrhapej n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, m\u00eb von\u00eb, fugurja e njohur e\nZemr\u00ebs s\u00eb Krishtit q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm edhe m\u00eb sip\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi i k\u00ebrkoi pastaj asaj edhe q\u00eb t\u00eb themelohej nj\u00eb\nFest\u00eb n\u00eb nder t\u00eb Zemr\u00ebs s\u00eb Tij, por pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, kishtare e\ncivile, ajo qe p\u00ebrqeshur. Nd\u00ebrkaq Jezusi e ngush\u00ebllonte shenjten e p\u00ebrvujt\u00eb: <em>\u00abMos ki frik\u00eb! Ti nd\u00ebrkaq bindju autoriteteve\nt\u00eb Kish\u00ebs, sepse djalli nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb mbi ata q\u00eb binden!\u00bb<\/em>. U desh\nt\u00eb kalonin gati dy shekuj q\u00eb, pas shum\u00eb ngjarjesh dhe pas shum\u00eb nxitjeve t\u00eb\nshenjt\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb, kjo fest\u00eb t\u00eb zyrtarizohej n\u00eb Kish\u00ebn Katolike nga Papa Piu\nIX, m\u00eb 23 gusht 1856.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pra, n\u00eb at\u00eb intimitet mistik, Jezusi kishte biseduar me\nShenjten p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin deri edhe me fatet e bot\u00ebs. Jezusi vet\u00eb i\nkishte th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshironte q\u00eb mbreti i at\u00ebhersh\u00ebm i Franc\u00ebs, Luigji XIV, i cili\nkaloi n\u00eb histori edhe si \u201cmbreti diell\u201d, t\u00eb shtonte n\u00eb stem\u00ebn e tij mbret\u00ebrore\nedhe Zemr\u00ebn e Shenjt\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kishte edhe k\u00ebrkesa t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb\ncaktuara p\u00ebr at\u00eb mbret: duhej q\u00eb ai t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb shenjt\u00ebrore n\u00eb nder t\u00eb\nZemr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb personeli i oborrit mbret\u00ebror t\u00eb mund t\u00eb\nshkonte t\u00eb lutej shpesh aty dhe duhej q\u00eb t\u2019ia kushtonte solemnisht Franc\u00ebn\nZemr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Kur k\u00ebto k\u00ebrkesa i shkuan n\u00eb vesh mbretit t\u00eb famsh\u00ebm, ai i\nshp\u00ebrfilli ato, duke mos dashur t\u00eb rendte pas vegimeve t\u00eb kujtdo, por t\u2019u\np\u00ebrmbahej parimeve t\u00eb tij diplomatike. K\u00ebt\u00eb gabim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej ta\nndreqte pasardh\u00ebsi i tij, Luigji XVI, pas shum\u00eb dekadash, por at\u00ebher\u00eb do t\u00eb\nishte tep\u00ebr von\u00eb, sepse revolucioni francez e kishte rr\u00ebzuar at\u00eb nga froni dhe\nai, kur e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb kushtim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private, ishte n\u00eb burg dhe, pas pak\ndit\u00ebsh, do t\u00eb ndodhte ekzekutimi i tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duken si t\u00eb tep\u00ebrta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se kushtimi i nj\u00eb kombi Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit do t\u00eb mund t\u2019i kishte ndryshuar fatet e Franc\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb, por ndoshta i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto arsyetime pik\u00ebrisht ngaq\u00eb jemi m\u00ebsuar pak si tep\u00ebr t\u00eb mendojm\u00eb se, fjal\u00ebt e Jezusit q\u00eb thot\u00eb <em>\u00abPranoni t\u2019ju m\u00ebsoj un\u00eb q\u00eb jam zem\u00ebrbut\u00eb e i p\u00ebrvujt\u00eb!\u00bb<\/em>, mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me ndonj\u00eb sfer\u00eb shpirt\u00ebrore abstrakte, pa asnj\u00eb lidhje me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb bot\u00ebs. Harrojm\u00eb se Hyji yn\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs e t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb me njer\u00ebzimin nj\u00eb histori sh\u00eblbimi.<em> \u00abTi je popull i kushtuar Zotit, Hyjit t\u00ebnd\u00bb<\/em>, ia kujton Moisiu Izraelit n\u00eb leximin e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, n\u00eb fakt, me themelimin e Bes\u00eblidhjes n\u00eb Sinai, populli\nishte p\u00ebrgjigjur se do ta zbatonte at\u00eb Bes\u00eblidhje: <em>\u00abDo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka tha Zoti\u00bb<\/em> (Dal 19, 8). E Moisiu, n\u00eb vazhdim\nt\u00eb fjalimit t\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb, ia kujton popullit\nse ishte pik\u00ebrisht fal\u00eb k\u00ebtij kushtimi ndaj Hyjit, q\u00eb ky popull, edhe pse aq i\nvog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, arriti t\u2019i shp\u00ebtonte skllav\u00ebris\u00eb s\u00eb Egjiptit t\u00eb madh, si edhe\nv\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb udh\u00ebtimit plot rreziqe n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, Hyji po\ne b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend premtimin plot dashuri q\u00eb ua kishte b\u00ebr\u00eb atyre dhe\net\u00ebrve t\u00eb tyre m\u00eb par\u00eb, kur edhe me ata kishte lidhur Bes\u00eblidhje: <em>\u00abArsyeja q\u00eb Zoti ju ka p\u00ebr zem\u00ebr dhe ju ka\nzgjedhur, nuk \u00ebsht\u00eb pse ju ua kaloni t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr nga numri:\njo, pasi ju jeni m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb; por pse Zoti ju do\ndhe pse e mban premtimin q\u00eb u b\u00ebri et\u00ebrve tuaj.\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr se shpesh Izreli do t\u00eb tregohej mosmir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Hyjit t\u00eb vet duke u larguar shpesh prej Tij, por kurr\u00eb m\u00eb Hyji nuk do ta shk\u00ebpuste lidhjen e Tij t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb kushtuar Atij. Pastaj, n\u00eb Birin e vet, do t\u00eb d\u00ebshmonte se ka q\u00ebllime dashurie p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn: <em>\u00abJa si u d\u00ebftua dashuria e Hyjit n\u00eb ne: Hyji e d\u00ebrgoi n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb t\u00eb Vetmin Birin e vet q\u00eb ne t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb saje t\u00eb tij\u00bb<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Gjoni apostull sot n\u00eb leximin e dyt\u00eb. Por, q\u00eb <em>\u00abne t\u00eb jetojm\u00eb\u00bb<\/em>, Hyji pret q\u00eb ne lirisht t\u2019i hapemi Atij dhe t\u2019ia kushtojm\u00eb Atij jet\u00ebn ton\u00eb, n\u00ebp\u00ebr Birin e vet Jezu Krishtin. Pag\u00ebzimi na zhyt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kushtim tonin Hyjit e, fal\u00eb forc\u00ebs s\u00eb Shpirtit Shenjt, Hyji e vazhdon n\u00eb ne historin\u00eb e sh\u00eblbimit, duke na zhytur n\u00eb hiret q\u00eb na ka fituar Biri i Tij i flijuar p\u00ebr ne: <em>\u00abDashuia p\u00ebrmbahet n\u00eb k\u00ebt\u00eb: jo se ne e kemi dashur Hyjin, por Ai na ka dashur ne dhe e ka d\u00ebrguar Birin e vet si fli pajtuese p\u00ebr m\u00ebkatet tona\u2026. Me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e dim\u00eb se mbetemi n\u00eb T\u00eb edhe Ai n\u00eb ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet\u00bb<\/em>, vazhdon Sh\u00ebn Gjoni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk jan\u00eb forcat tona ato q\u00eb na sh\u00eblbojn\u00eb, por forca e Shpirtit Shenjt q\u00eb Ati na e dhuron, duke na zhytur n\u00eb hiret e sh\u00eblbimit, t\u00eb fituara nga Jezusi. Edhe Shenjtja Margerit\u00eb tregonte n\u00eb ditarin e saj se pati nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb vrull dashurie n\u00eb zemr\u00ebn e saj dhe deshi t\u2019i kthente Jezusit dashurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb saj, por Jezusi do t\u2019i shfaqej dhe do t\u2019i shpjegonte se asaj i mjaftonte t\u2019i hapej dashuris\u00eb s\u00eb Tij, t\u00eb cil\u00ebn na e ka d\u00ebshmuar edhe kur ne nuk e kemi merituar. Ja tregimi i vet\u00eb Shenjtjes: <em>\u00abNj\u00eb her\u00eb, nd\u00ebrsa isha p\u00ebrball\u00eb t\u00eb Shenjt\u00ebrueshmit Sakrament, e ndjeva veten t\u00eb shtyr\u00eb nga dashuria q\u00eb t\u2019i shk\u00ebmbeja Jezusit dashuri dhe t\u2019i ktheja dashuri p\u00ebr dashuri. Ai m\u00eb tha k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cTi nuk mundesh t\u00eb m\u00eb d\u00ebshmosh dashuri m\u00eb t\u00eb madhe se sa t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb\u201d. At\u00ebher\u00eb, duke e zbuluar Zemr\u00ebn e Tij Hyjnore, m\u00eb tha: \u201cJa, ajo Zem\u00ebr q\u00eb kaq shum\u00eb i ka dashur njer\u00ebzit dhe q\u00eb asgj\u00eb nuk ka kursyer p\u00ebr ta, derisa \u00ebsht\u00eb shterruar dhe flijuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar Dashurin\u00eb e saj. Por, si shk\u00ebmbim, nuk marr nga pjesa m\u00eb e madhe e tyre ve\u00e7se fyerje, sakrilegje, p\u00ebr shkak t\u00eb ftoht\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7mimeve q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Sakrament Dashurie<\/em> (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kungimin e Shenjt\u00eb)<em>. Por gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti m\u00eb trishton, \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb edhe disa zemra q\u00eb m\u00eb jan\u00eb kushtuar mua, ato q\u00eb m\u00eb trajtojn\u00eb k\u00ebshtu.\u201d\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Trishtimi i Jezusit \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr mosp\u00ebrfillja e bot\u00ebs,\npor qenka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb fakti se jan\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebse edhe shum\u00eb zemra q\u00eb\nformalisht i jan\u00eb kushtuar Atij. K\u00ebshtu e kuptojm\u00eb se nuk mjaftoka q\u00eb t\u00eb pag\u00ebzohemi,\nt\u00eb marrim sakramente e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kushte vet\u00ebm formalisht, por duhet edhe q\u00eb t\u2019i\nshoq\u00ebrojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebta lirisht, me dashuri dhe p\u00ebrshpirt\u00ebri t\u00eb sinqert\u00eb. <em>\u00abKush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin,\nsepse Hyji \u00ebsht\u00eb dashuri.\u00bb<\/em>, thot\u00eb solemnisht dhe shum\u00eb bukur Sh\u00ebn Gjoni n\u00eb\nleximin e dyt\u00eb. E Jezusi n\u00eb Ungjill e fal\u00ebnderon Atin e Tij se k\u00ebto gj\u00ebra, pra\nthesaret e m\u00ebshir\u00ebs e t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij t\u00eb pafund, ia ka zbuluar pik\u00ebrisht\natyre q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb sy t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u afruar Birit\nt\u00eb Tij: <em>\u00abPo t\u00eb bekoj, o At\u00eb, Zot\u00ebruesi i\nqiellit e i dheut, q\u00eb i fshehe k\u00ebto gj\u00ebra nga t\u00eb dijshmit e nga t\u00eb urtit e ua\nzbulove t\u00eb vegj\u00eblve.\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj le ta d\u00ebgjojm\u00eb edhe ne ftes\u00ebn e dashur t\u00eb Jezusit\nq\u00eb na thot\u00eb t\u2019i hapemi m\u00ebsimit t\u00eb Tij t\u00eb dashur, sepse kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7lodhja e\nshpirtit ton\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjedh\u00eb e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb sh\u00eblbon: <em>\u00abEjani tek un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni t\u00eb\nlodhur prej barr\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb e un\u00eb do t\u2019ju \u00e7lodh! Merrni mbi vete zgjedh\u00ebn time\ne pranoni t\u2019ju m\u00ebsoj un\u00eb q\u00eb jam zem\u00ebrbut\u00eb e i p\u00ebrvujt\u00eb. K\u00ebshtu do t\u00eb gjeni\npushim p\u00ebr shpirtrat tuaj, sepse, v\u00ebrtet, zgjedha ime \u00ebsht\u00eb e \u00ebmb\u00ebl e barra ime\ne leht\u00eb.\u00bb <\/em>E t\u2019i marrim seriozisht m\u00ebsimet e Jezusit, sepse ata nuk jan\u00eb\nabstrakte e pa asnj\u00eb lidhje me jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, por jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb\nt\u2019i japin asaj drit\u00eb, dinjitet dhe sh\u00eblbim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb mos kemi frik\u00eb, pra, q\u00eb ta themi edhe ne jo vet\u00ebm me goj\u00eb, por edhe me gjith\u00eb zem\u00ebr, at\u00eb urat\u00ebn: <em>\u00abO i Lumi Jezu Krisht, zem\u00ebrbut\u00eb e i p\u00ebrvujt\u00eb, ban q\u00eb zemra jeme t\u2019i p\u00ebrngjaj\u00eb Zemr\u00ebs sate!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<em><br> <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEMRA E KRISHTIT &#8211; VITI A Sot \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn katolike p\u00ebrshpirt\u00ebria ndaj Zemr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Jezusit, por, kur n\u00eb Kish\u00eb disa mistik\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm e propozonin nj\u00eb p\u00ebrshpirt\u00ebri t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrqesheshin e nuk u vihej veshi. Sot n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ka plot Kon\u00ad\u00adgre\u00adgata rregulltare q\u00eb mbajn\u00eb emrin &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1079\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;PRANONI T\u2019JU M\u00cbSOJ UN\u00cb  Q\u00cb JAM ZEM\u00cbRBUT\u00cb E I P\u00cbRVUJT\u00cb!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-1079","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1079"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1079\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1086,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1079\/revisions\/1086"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}