{"id":1082,"date":"2020-06-14T14:32:05","date_gmt":"2020-06-14T14:32:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=1082"},"modified":"2020-06-19T04:50:46","modified_gmt":"2020-06-19T04:50:46","slug":"mos-ua-kini-friken-njerezve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1082","title":{"rendered":"MOS UA KINI FRIK\u00cbN NJER\u00cbZVE!"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/unnamed.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1083\" width=\"333\" height=\"503\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/unnamed.jpg 339w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/unnamed-199x300.jpg 199w\" sizes=\"auto, (max-width: 333px) 93vw, 333px\" \/><figcaption> Jer 20, 10-13; Ps 69 (68); Rom 5, 12-15; Mt 10, 26-33 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximet e sotme flitet p\u00ebr forc\u00ebn shpirt\u00ebrore\nq\u00eb besimtari \u00ebsht\u00eb i ftuar ta ket\u00eb n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb leximin e par\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeremia\nprofet ai q\u00eb, p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb po thurnin plane shum\u00eb dashakeqe ndaj tij,\nthoshte plot guxim: <em>\u00abPor me mua \u00ebsht\u00eb\nZoti si trimi i trimave, prandaj ata q\u00eb m\u00eb p\u00ebrndjekin, do t\u00eb rr\u00ebzohen e s\u2019do t\u00eb\nngall\u00ebnjejn\u00eb.\u00bb<\/em>. Jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se nga ku e merrte kurajon ky njeri\ni cili dukej sikur ishte i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb turme q\u00eb, me plot lig\u00ebsi, ishte\nv\u00ebrsulur kund\u00ebr tij. E profeti e p\u00ebrfundon me k\u00ebto fjal\u00eb plot shpres\u00eb monologun\ne tij: <em>\u00abK\u00ebndoni Zotit, l\u00ebvdojeni Zotin,\nq\u00eb e liroi shpirtin e t\u00eb varfrit nga dora e keqb\u00ebr\u00ebsve!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Psalmisti, n\u00eb psalmin q\u00eb d\u00ebgjuam sot, p\u00ebrshkruan\nnj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme ankthi e posht\u00ebrimi nga ana e keqb\u00ebr\u00ebsve, por e\ngjen forc\u00ebn q\u00eb t\u2019i ngrej\u00eb syt\u00eb e shpirtit t\u00eb vet drejt Hyjit e zemra e tij e\ngjen ngush\u00ebllimin e k\u00ebrkuar. Prandaj thot\u00eb me plot \u00ebmb\u00eblsi: <em>\u00abK\u00ebrkojeni Hyjin e zemra do t\u2019ju\nk\u00ebrthndezet!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi, n\u00eb pjes\u00ebn e sotme ungjillore i porosit\ndisa her\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e Tij q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb frik\u00eb e kjo porosi e Jezusit (<em>mos kini frik\u00eb<\/em>) p\u00ebrs\u00ebritet shum\u00eb her\u00eb n\u00eb\nUngjill. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por duhet t\u00eb shpjegojm\u00eb di\u00e7ka me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi: tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>frika<\/em> e tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>maturia<\/em>, <em>kujdesi<\/em>. Kujdesi \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. T\u00eb kesh frik\u00eb se mundet t\u00eb t\u00eb kafshoj\u00eb nj\u00eb qen, nuk quhet panik, por maturi. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo ajo lloj frike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Jezusi thot\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e kemi. Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrgatitur nx\u00ebn\u00ebsit e Tij p\u00ebr nj\u00eb mision konkret: d\u00ebshiron t\u2019u jap\u00eb zem\u00ebr para se t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb q\u00eb ta shpallin Fjal\u00ebn e tij. Prandaj u thot\u00eb: <em>\u00ab\u00c7ka ju them n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, thoni n\u00eb drit\u00eb e \u00e7ka d\u00ebgjoni t\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh, predikojeni nga pullazet!\u00bb<\/em>. Pra d\u00ebshiron q\u00eb apostujt t\u00eb mos ndalen nga asgj\u00eb n\u00eb predikimin e Ungjillit. Duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs. Nuk duhet t\u00eb p\u00ebrshtaten gjithnj\u00eb me parimet e bot\u00ebs, sepse ka momente kur risia e Ungjillit duhet shpallur patjet\u00ebr, kur vihet re se shoq\u00ebria po shkon larg Hyjit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk do ta ken\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me kund\u00ebr\u00adshtimin e bot\u00ebs, por nuk duhet t\u00eb ndalen nga frika. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, t\u00eb mos kesh frik\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb as t\u00eb mos\ndridhesh e p\u00ebrp\u00eb\u00adlitesh pak (e nganj\u00ebher\u00eb edhe shum\u00eb) brenda teje. Nj\u00eb\nshkrimtar francez i thoshte vetes: <em>\u00abA je duke u dridhur, o skelet i vjet\u00ebr? Do t\u00eb\ndridheshe edhe m\u00eb shum\u00eb sikur ta dije se ku jam duke t\u00eb \u00e7uar.\u00bb<\/em>. Pra, kur Jezusi thot\u00eb t\u00eb mos kemi frik\u00eb, thot\u00eb\nthjesht q\u00eb t\u00eb mos e lejojm\u00eb veten t\u00eb komandohemi nga frika, por ta komandojm\u00eb\nne at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrballja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me frik\u00ebn \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb kur dikush\nt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me jet\u00eb: por as at\u00ebher\u00eb nuk duhet ta fshehim besimin ton\u00eb: <em>\u00ab<\/em><em>Mos i druani\nata q\u00eb vrasin trupin e nuk mund t\u00eb vrasin shpirtin! Kini m\u00eb tep\u00ebr frik\u00eb nga Ai\nq\u00eb mund t\u2019jua humb\u00eb n\u00eb Ferr shpirtin edhe trupin!\u00bb<\/em>. Martir\u00ebt e lavdish\u00ebm\npatjet\u00ebr i kan\u00eb pasur nd\u00ebr mend k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Krishtit p\u00ebrball\u00eb tmerreve t\u00eb\nekzekutuesve t\u00eb tyre: <em>\u00ab<\/em><em>Ju mund t\u00eb na vrisni, por jo t\u00eb na shkat\u00ebrroni.\u00bb<\/em>, u\nthoshte n\u00eb shekullin e dyt\u00eb Sh\u00ebn Justini atyre q\u00eb po e vrisnin e, edhe sot, n\u00eb\nshum\u00eb an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb e shfaqin nj\u00eb bindje t\u00eb\ntill\u00eb feje, duke treguar se kan\u00eb frik\u00eb m\u00eb fort Hyjin se sa njer\u00ebzit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abKini m\u00eb tep\u00ebr frik\u00eb nga Ai q\u00eb mund t\u2019jua humb\u00eb n\u00eb Ferr shpirtin edhe trupin.\u00bb<\/em>, thot\u00eb Jezusi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ekzistoka nj\u00eb lloj tjet\u00ebr frike, t\u00eb cil\u00ebn na u dashka ta p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb krezmuar, duhet ta kujtojn\u00eb se, gjat\u00eb katekizmit, katekist\u00ebt e tyre duhet t\u2019u ken\u00eb folur p\u00ebr shtat\u00eb dhuratat e Shpirtit Shenjt. E shtatta dhurat\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Frik\u00ebs s\u00eb Hyjit, e cila nuk duhet kuptuar si \u201ctmerri\u201d p\u00ebrball\u00eb Hyjit. Fjala <em>frik\u00eb<\/em> k\u00ebtu duhet kuptuar si <em>respekt<\/em>, si <em>druatje<\/em> se mos e fyejm\u00eb dashurin\u00eb e Tij t\u00eb pamas\u00eb. \u00cbsht\u00eb e ngjashme me frik\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb miku t\u00eb mir\u00eb. Jo se kemi ndonj\u00eb frik\u00eb se miku do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe, n\u00ebse b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk i p\u00eblqen atij, por kemi frik\u00eb se mos e l\u00ebndojm\u00eb me sjelljen ton\u00eb. Prandaj i shmangim rastet kur mund ta fyejm\u00eb at\u00eb. Kjo lloj frike ndaj Hyjit, pra, \u00ebsht\u00eb frika m\u00eb e madhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet ta kalisim shpirtin ton\u00eb e jo frika ndaj njer\u00ebzve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpeshher\u00eb, nga frika se si mund t\u00eb na shohin njer\u00ebzit, tkurremi e rezervohemi. Nuk kemi guximin t\u00eb vazhdojm\u00eb ta tregojm\u00eb haptas se besojm\u00eb te fjala e Krishtit. Shpeshher\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb duket sikur e ka humbur respektin ndaj Hyjit, ndaj Kish\u00ebs si dhe ndjenj\u00ebn e k\u00ebrkimit t\u00eb vullnes\u00ebs s\u00eb Hyjit, mund t\u00eb tundohemi ta ulim nivelin e k\u00ebrkes\u00ebs ungjillore e t\u2019i p\u00ebrshtatemi bot\u00ebs. Kemi d\u00ebshir\u00eb t\u00eb dukemi pak si \u201ct\u00eb mod\u00ebs\u201d, por kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar. Bota, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb mendon ashtu, ka edhe m\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr Krishtin. Kuptohet se, si\u00e7 thoshte Sh\u00ebn Leonardo Murialdo, <em>\u00abduhet ta b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb t\u00eb mir\u00ebn\u00bb<\/em>, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se lypset nj\u00eb far\u00eb takti e nj\u00eb far\u00eb gjykimi i sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb t\u00eb na mund\u00ebsoj\u00eb ta kuptojm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme t\u00eb \u201cnd\u00ebrhyjm\u00eb\u201d e kur jo, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb heshtim gjithnj\u00eb. Ka raste kur duhet t\u00eb mos kemi frik\u00eb se do t\u00eb krijojm\u00eb \u201carmiq\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: frika, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb lihet e lir\u00eb brenda nesh, aq m\u00eb shum\u00eb ajo i zgjeron rr\u00ebnj\u00ebt e veta. \u00cbsht\u00eb si puna e asaj fabul\u00ebs s\u00eb gramit dhe vreshtit, ku thuhet se grami i vog\u00ebl i tha vreshtit: <em>\u00abM\u00eb lejo t\u2019i ngul pak rr\u00ebnj\u00ebt e mia k\u00ebtu n\u00eb qoshe t\u00eb k\u00ebsaj are!\u00bb<\/em>. Vreshti ia lejoi por, shum\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, grami u p\u00ebrhap aq shum\u00eb, saq\u00eb ia mori t\u00ebr\u00eb ushqimin dhe energjin\u00eb vreshtit t\u00eb madh. Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb e vreshti i madh u tha i gjithi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Frika gjithnj\u00eb fillon me nj\u00eb <em>mosbesim<\/em> n\u00eb fjal\u00ebn e Hyjit, me nj\u00eb <em>mosbesim<\/em> te prania e Tij n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, me nj\u00eb <em>mosbesim<\/em> te Provania e Tij. E kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb themi si Jeremia profet: <em>\u00abMe mua \u00ebsht\u00eb Zoti, si trimi i trimave.\u00bb<\/em>. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar q\u00eb ta mposhtim k\u00ebt\u00eb lloj frike, Jezusi sot n\u00eb Ungjill na sjell shembuj sa t\u00eb thjesht\u00eb aq edhe t\u00eb \u00ebmb\u00ebl: <em>\u00abA nuk shiten dy trumcak\u00eb p\u00ebr nj\u00eb asp\u00ebr? E, megjithat\u00eb, asnj\u00eb prej tyre nuk bie n\u00eb tok\u00eb pa lejen e Atit tuaj. E ju? Madje t\u00eb gjitha fijet e flok\u00ebve t\u00eb kres\u00eb suaj jan\u00eb t\u00eb njehura. Pra, mos druani! Ju vleni m\u00eb tep\u00ebr se shum\u00eb trumcak\u00eb.\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po e lejuam tep\u00ebr frik\u00ebn t\u00eb na kusht\u00ebzoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vogla, ajo s\u2019do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb na kusht\u00ebzoj\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebdha. Frika shpesh i b\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00ebkate mortare. Frika madje i b\u00ebn t\u00eb zgjedhin edhe nj\u00eb jet\u00eb m\u00ebkatare. Frika i b\u00ebn t\u00eb tjet\u00ebrsohen pak nga pak e t\u00eb humbasin vetveten. Frika i b\u00ebn ta humbin thirrjen p\u00ebr jet\u00ebn e kushtuar ata q\u00eb e kan\u00eb. Frika i b\u00ebn disa q\u00eb haptas t\u2019i bien mohit fes\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Secili ka llojin e frik\u00ebs s\u00eb vet, por efekti \u00ebsht\u00eb i\nnj\u00ebjt\u00eb: <em>mohimi i fes\u00eb<\/em>. Por fjala e\nJezusit sot n\u00eb Ungjill \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb pa n\u00ebnkuptime: <em>\u00ab<\/em><em>Kushdo pranon para njer\u00ebzve se\n\u00ebsht\u00eb i imi, edhe un\u00eb do ta pranoj para Atit tim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell se jam i\ntij. E atij q\u00eb m\u00eb bie mohit para njer\u00ebzve, edhe un\u00eb do t\u2019i bie mohit para Atit\ntim qiellor\u00bb<\/em>. Do t\u00eb donim nj\u00eb Jezus q\u00eb i mbyll syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb \u00e7do\nlloj brisht\u00ebsie ton\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu: ka brisht\u00ebsi t\u00eb cilat, n\u00ebn form\u00ebn e\nfrik\u00ebs, i lejojm\u00eb vet\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb ne, ngaq\u00eb nuk besojm\u00eb edhe aq tek\nProvania e Zotit, as tek risia e Ungjillit t\u00eb Krishtit e as tek jeta p\u00ebrtej\nvdekjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, edhe k\u00ebrkimet e fundit t\u00eb psikologjis\u00eb, dalin n\u00eb p\u00ebrfundimin se <em>\u00abn\u00eb fund t\u00eb fundit, frika \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb zgjedhje e vet\u00eb njeriut\u00bb<\/em>. K\u00ebshtu, pra, Jezusi na fton q\u00eb t\u00eb matemi mir\u00eb kur \u00ab<em>zgjedhim<\/em>\u00bb q\u00eb t\u00eb kemi frik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XII GJAT\u00cb VITIT A N\u00eb leximet e sotme flitet p\u00ebr forc\u00ebn shpirt\u00ebrore q\u00eb besimtari \u00ebsht\u00eb i ftuar ta ket\u00eb n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb leximin e par\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeremia profet ai q\u00eb, p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb po thurnin plane shum\u00eb dashakeqe ndaj tij, thoshte plot guxim: \u00abPor me mua \u00ebsht\u00eb Zoti si trimi i trimave, prandaj &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1082\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;MOS UA KINI FRIK\u00cbN NJER\u00cbZVE!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-1082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1082"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1136,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1082\/revisions\/1136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}