{"id":1157,"date":"2020-06-21T14:09:51","date_gmt":"2020-06-21T14:09:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=1157"},"modified":"2020-06-23T13:28:44","modified_gmt":"2020-06-23T13:28:44","slug":"gjon-eshte-emri-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1157","title":{"rendered":"GJON \u00cbSHT\u00cb EMRI I TIJ."},"content":{"rendered":"\n<p>LINDJA E SH\u00cbN GJON PAG\u00cbZUESIT &#8211; 24 Qershor<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista-1024x984.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1158\" width=\"421\" height=\"404\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista-1024x984.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista-300x288.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista-768x738.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista-450x432.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Giuliano_Bugiardini_-_La_nascita_di_San_Giovanni_Battista.jpg 1504w\" sizes=\"auto, (max-width: 421px) 93vw, 421px\" \/><figcaption>Mesha e dit\u00ebs<br> Is 49, 1-6; Ps 139, 138; Vap 13, 22-26; Lk 1, 57-66. 80 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abElizabeta, kush\u00ebrira jote, n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e saj, pret t\u2019i lind\u00eb djal\u00eb\u2026 \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjashtin muaj\u00bb<\/em>, i kishte th\u00ebn\u00eb Kryengj\u00eblli Gabriel Virgj\u00ebr\u00ebs Mari dhe, m\u00eb von\u00eb, Kisha do t\u00eb bazohej pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr ta kremtuar lindjen e Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit gjasht\u00eb muaj para lindjes s\u00eb Krishtit. Kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshmuar q\u00eb nga koha e Sh\u00ebn Augustinit, n\u00eb shekullin V, dhe ashtu do t\u00eb vazhdohej gjithnj\u00eb n\u00eb Kish\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, nderimi i t\u00eb krishter\u00ebve ndaj Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit, i ka fi\u00adllesat e veta shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Madje, nd\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb, s\u00eb bashku me nderimin e thell\u00eb ndaj tij, pasonte edhe shqet\u00ebsimi real se shum\u00eb njer\u00ebz mund ta merrnin Sh\u00ebn Gjonin p\u00ebr Mesin\u00eb e premtuar e jo Jezusin. Kjo e shpjegon arsyen pse t\u00eb gjith\u00eb ungjijt\u00eb e fillojn\u00eb tregimin e tyre me figur\u00ebn e Gjonit dhe menj\u00ebher\u00eb \u201cshpejtojn\u00eb\u201d t\u00eb p\u00ebrmendin aty fjal\u00ebt e Gjonit: <em>\u00abUn\u00eb nuk jam Mesia\u00bb<\/em> apo, duke iu drej\u00ad\u00ad\u00adtuar Jezusit: <em>\u00abJa, Qengji i Hyjit\u00bb<\/em> dhe <em>\u00abAi duhet t\u00eb rritet e un\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohem\u00bb<\/em>. Prandaj Sh\u00ebn Pali interesohet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i qart\u00eb me d\u00eb\u00adgjuesit e tij, si\u00e7 d\u00ebgjuam sot n\u00eb leximin e dyt\u00eb: <em>\u00abGjoni thoshte: \u201cUn\u00eb nuk jam ai q\u00eb ju mendoni se jam. Por, ja, pas meje po vjen ai t\u00eb cilin un\u00eb nuk jam i denj\u00eb t\u2019ia zgjidh sandalet e k\u00ebmb\u00ebve\u00bb<\/em>. Edhe apostujt e tjer\u00eb, n\u00eb predikimet e tyre, gjithnj\u00eb p\u00ebrmendnin koh\u00ebn <em>\u00abpas pag\u00ebzimit q\u00eb predikoi Gjoni.\u00bb<\/em> (Vap 10, 37), p\u00ebr t\u2019i ndihmuar njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb orientoheshin p\u00ebr t\u00eb kuptuar koh\u00ebn kur Jezusi e kishte filluar veprimtarin\u00eb e Tij. Edhe Sh\u00ebn Palin, n\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e dyt\u00eb, thot\u00eb: <em>\u00abPara ardhjes s\u00eb Jezusit, Gjoni i predikoi mbar\u00eb popullit t\u00eb Izraelit pag\u00ebzimin e kthimit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me sa duket, fama e Gjonit i paraprinte kudo fam\u00ebs s\u00eb\nJezusit, kaq i fort\u00eb kishte qen\u00eb ndikimi i tij n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e asaj kohe n\u00eb\nIzrael. Madje edhe n\u00eb shekullin e tret\u00eb, d\u00ebshmit\u00eb arkeologjike thon\u00eb se kishte\nbashk\u00ebsi t\u00eb vogla t\u00eb cilat ende besonin se Gjoni ishte Mesia. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb shekullin IV, me fundin e p\u00ebrndjekjes s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve nga Roma, s\u00eb bashku me Ungjillin, do t\u00eb p\u00ebrhapej edhe m\u00eb fuqish\u00ebm shprehja publike e devocionit ndaj Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit, duke i kushtuar atij Kisha e Bazilika. E kjo aq m\u00eb tep\u00ebr kur n\u00eb Ungjill \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezusi Ai q\u00eb thot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djalosh q\u00eb rrezatonte aq shum\u00eb shenj\u00adt\u00ebri: <em>\u00abNd\u00ebr ata q\u00eb u lind\u00ebn prej grash, nuk u ngrit asnj\u00eb m\u00eb i madh se Gjon Pag\u00ebzuesi\u00bb<\/em>. N\u00eb mesjet\u00eb, pastaj, gara p\u00ebr t\u00eb gjetur relike shenj\u00adt\u00ebrish dhe p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb ato n\u00eb Europ\u00eb, i vuri shum\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzatave n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kafk\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit dhe t\u00eb trupit t\u00eb tij. Patjet\u00ebr se, s\u00eb bashku me reliket e shumta q\u00eb u pohua se u gjet\u00ebn, ata soll\u00ebn me vete edhe shum\u00eb dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre, por kjo \u201cnevoj\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur devocionit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve ndaj Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit, d\u00ebshmonte pik\u00ebrisht lidhjen e madhe shpirt\u00ebrore q\u00eb Kisha kishte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb shenjt, i fundmi nd\u00ebr profet\u00ebt e Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr. Shembulli i tij dhe forca e nd\u00ebrmjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij para Zotit, vazhdonin p\u00ebrs\u00ebri t\u2019i joshnin turmat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Gjoni \u00ebsht\u00eb i vetmi shenjt t\u00eb cilit Kisha, s\u00eb bashku\nme Zoj\u00ebn e Bekuar, i kremton jo vet\u00ebm dit\u00ebn e lindjes s\u00eb tyre n\u00eb Qiell, por\nedhe at\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. N\u00eb ikonografin\u00eb e krishter\u00eb e sidomos\nn\u00eb at\u00eb bizantine, Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesi nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb.\nPlus k\u00ebsaj, emri Gjon dhe emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vijn\u00eb prej tij, jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb\np\u00ebrhapurit n\u00eb Kish\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb nderim, e tham\u00eb, ky djalosh i cili qe martirizuar rreth tridhjet\u00eb vje\u00e7, e kishte fituar qysh sa ishte ende n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Hyji i kishte k\u00ebrkuar Gjonit nj\u00eb mision aspak t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar e aq m\u00eb pak t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar p\u00ebrpara: q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmonte pranin\u00eb e Mesis\u00eb n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Izraelit jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, por edhe me jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Gjoni nuk duhet ta ket\u00eb pasur t\u00eb leht\u00eb ta njihte si Mesi Jezusin, me t\u00eb cilin Ungjilli na d\u00ebshmon se kishte lidhje faresisnore. Si mund ta kishte t\u00eb leht\u00eb t\u00eb dallonte Mesin\u00eb e premtuar n\u00eb at\u00eb kush\u00ebri t\u00eb vetin q\u00eb gjithnj\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb heshtje, duke jetuar me mjeshtrin\u00eb e zdrukth\u00ebtarit dhe q\u00eb, me shum\u00eb gjasa, p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe ai nd\u00ebr ata q\u00eb shkonin ta d\u00ebgjonin Gjonin n\u00eb predikimet e tij? N\u00eb fakt, shum\u00eb biblist\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebt e Gjonit <em>\u00abpas meje po vjen nj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se un\u00eb\u00bb<\/em>, shohin nj\u00eb gjurm\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebsaj mund\u00ebsie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Aq m\u00eb tep\u00ebr nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar Biri i\nHyjit kur, m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr, asnj\u00eb profet nuk kishte th\u00ebn\u00eb\nhaptas se Mesia do t\u00eb ishte i nj\u00eb natyre me Hyjin. Madje nuk flitej ende nga\naskush as p\u00ebr Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb. Mos ndoshta, n\u00eb heshtje, k\u00ebtu Gjonin, p\u00ebrve\u00e7\ndhurat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb profecis\u00eb q\u00eb kishte, mund ta ket\u00eb ndihmuar fuqish\u00ebm edhe\nndonj\u00eb bised\u00eb me Marin\u00eb, N\u00ebn\u00ebn e Jezusit dhe kush\u00ebrir\u00ebn e tij, si e vetmja q\u00eb e\ndinte prejardhjen e mbinatyrshme t\u00eb k\u00ebtij f\u00ebmije? Nuk e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb, edhe pse nuk\nkemi asnj\u00eb arsye q\u00eb ta p\u00ebrjashtojm\u00eb si mund\u00ebsi, aq m\u00eb tep\u00ebr kur e dim\u00eb se thi\u00adrrja\ne Maris\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht q\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i afrohen misterit t\u00eb Birit\nt\u00eb saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr ta d\u00ebshmuar Jezusin me jet\u00eb, pastaj, Gjonit iu desh q\u00eb t\u2019i p\u00ebrngjante Atij edhe n\u00eb martirizim: duke qen\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>\u00abe Vert\u00ebta\u00bb<\/em> (Gjn, 14, 6), Gjonit iu desh t\u00eb ndeshej me martirizimin pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb <em>v\u00ebrtet\u00ebs<\/em>. Kur Herodi ia shkurtoi kok\u00ebn Gjonit, e b\u00ebri vet\u00ebm ngaq\u00eb ky ia thoshte haptas se nuk po jetonte n\u00eb p\u00ebrkim me Ligjin e Zotit. Si hebre q\u00eb ishte, edhe mbreti e kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahej Ligjit t\u00eb Moisiut, q\u00eb e ndalonte martes\u00ebn me gruan e v\u00eb\u00adllait, nd\u00ebrsa v\u00ebllai ishte ende gjall\u00eb. Por, t\u00eb kund\u00ebrshtosh t\u00eb m\u00eb\u00addhenj\u00adt\u00eb e k\u00ebsaj bote kur k\u00ebta vendosin t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shthurje dhe kund\u00ebr ligjeve t\u00eb Zotit e kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tyre, do t\u00eb thot\u00eb t&#8217;i b\u00ebsh llogarit\u00eb me vdekjen, sepse pik\u00ebrisht vdekjen ata dijn\u00eb t\u00eb mbje\u00adllin kur duan ta imponojn\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqafuar n\u00eb jet\u00eb. Gjoni, duke e vazhduar qortimin e tij dhe duke p\u00ebrballuar martirizimin, d\u00ebshmoi jo vet\u00ebm q\u00eb besonte se Krishti \u00ebsht\u00eb <em>\u00abe V\u00ebrteta\u00bb<\/em> q\u00eb ka ardhur n\u00eb bot\u00eb, por d\u00ebshmoi edhe se Ai \u00ebsht\u00eb edhe <em>\u00abJeta\u00bb<\/em>, q\u00eb nuk mbaron me vdekjen fizike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Qe pastaj kjo vrasje e urryeshme e Herodit q\u00eb e b\u00ebri Gjonin edhe m\u00eb t\u00eb dashur nga turmat, t\u00eb cilat tashm\u00eb, gjithsesi, e nderonin pa mas\u00eb, sepse prej gjithkah n\u00eb Izrael shkonin ta takonin e t\u00eb pag\u00ebzoheshin prej tij n\u00eb shenj\u00eb kthimi. Ky gjest i Gjonit, <em>pag\u00ebzimi p\u00ebr faljen e m\u00ebkateve<\/em>, i kishte dh\u00ebn\u00eb atij edhe titullin <em>\u00abPag\u00ebzuesi\u00bb<\/em>. Me k\u00ebt\u00eb ritual t\u00eb thjesht\u00eb, Gjoni po e shtynte popullin e Izraelit drejt nj\u00eb bashkimi edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me Zotin, sepse nuk do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb kuptohej ndryshe prania e mistershme e Krishtit n\u00eb mesin e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, me jet\u00ebn dhe vdekjen e tij, Gjoni pranoi t\u00eb b\u00ebhej\np\u00ebr Izraelin \u00e7ka Isaia profet e thoshte n\u00eb leximin e par\u00eb: <em>\u00abZoti m\u00eb trajtoi q\u00eb nga kraharori i n\u00ebn\u00ebs sime sh\u00ebrb\u00ebtor p\u00ebr vete, p\u00ebr\nt\u2019ia kthyer Jakobin Atij, p\u00ebr ta mbledhur rreth tij Izraelin. U b\u00ebra i\nlavdish\u00ebm nd\u00ebr syt\u00eb e Zotit, Hyji im u b\u00eb fuqia ime\u00bb<\/em>. Sa t\u00eb v\u00ebrteta,\npastaj, dalin k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Gjonin kur dim\u00eb nga Ungjilli edhe se ai <em>\u00abk\u00ebrceu nga hareja\u00bb<\/em> (Lk 1, 41) n\u00eb\nkraharorin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet, kur kjo d\u00ebgjoi z\u00ebrin e Maris\u00eb, e cila tashm\u00eb kishte\nn\u00eb kraharorin e saj Jezusin. Gjoni k\u00ebrceu nga hareja kur pran\u00eb tij erdhi\nSh\u00eblbuesi, edhe pse ende as logjika e as pothuajse shumica e shqisave njer\u00ebzore\nnuk ishin formuar n\u00eb at\u00eb embrion. K\u00ebrceu nga shtysa e Shpirtit Shenjt dhe gjith\u00eb\njet\u00ebn do t\u00eb ndikohej nga ky Shpirt p\u00ebr t\u00eb njohur Sh\u00eblbuesin, p\u00ebr ta shpallur\nAt\u00eb nd\u00ebr turma dhe p\u00ebr ta d\u00ebshmuar n\u00eb martirizim. E, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, Gjoni do ta\nb\u00ebnte p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb bote t\u00eb zhytur n\u00eb m\u00ebkate, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shtynte at\u00eb\nfuqish\u00ebm q\u00eb t\u2019i hapej m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb pakufi t\u00eb Hyjit, e cila po zbulohej n\u00eb Birin\ne Tij, Jezu Krishtin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo qe edhe arsyeja p\u00ebrse emri i tij duhej t\u00eb ishte <em>Gjon<\/em>, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb <em>\u201cHyji \u00ebsht\u00eb i m\u00ebshirsh\u00ebm\u201d<\/em>, apo, <em>\u201cHyji tregoi m\u00ebshir\u00eb\u201d<\/em>. Ungjilli i sot\u00ebm na flet p\u00ebr gjith\u00eb debatin q\u00eb u b\u00eb se cilin em\u00ebr duhej t\u2019i vinin f\u00ebmij\u00ebs kur e \u00e7uan p\u00ebr ta rrethprer\u00eb. Kur Elizabeta, e \u00ebma, k\u00ebrkoi q\u00eb ta quanin <em>Gjon<\/em>, em\u00ebr q\u00eb ka mund\u00ebsi se u vihej f\u00ebmij\u00ebve kur ata vinin pas shum\u00eb e shum\u00eb vitesh pritjeje plot ankth, t\u00eb gjith\u00eb i kund\u00ebrshtuan asaj, derisa u desh nd\u00ebrhyrja vendimtare e Zakaris\u00eb, t\u00eb atit, i cili, i paaft\u00eb t\u00eb fliste, shkroi <em>\u00abGjon \u00ebsht\u00eb emri i tij\u00bb<\/em>, duke iu bindur k\u00ebshtu fjal\u00ebs q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb Kryengj\u00eblli Gabriel kur i kishte paralajm\u00ebruar lindjen e k\u00ebtij f\u00ebmije. N\u00eb provanin\u00eb Tij, Hyji d\u00ebshironte q\u00eb edhe me emrin e vet ky njeri ta tregonte se Hyji po e tregonte m\u00ebshir\u00ebn e Tij t\u00eb pamas\u00eb ndaj njer\u00ebzimit t\u00eb zhytur n\u00eb m\u00ebkate. E, pik\u00ebrisht n\u00eb ato \u00e7aste, Zakaria filloi t\u00eb fliste s\u00ebrish, aft\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn e kishte humbur p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit q\u00eb pati kur mori lajmin nga Kryengj\u00eblli dhe, n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Tij, Hyji, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pagoj\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb, donte ta siguronte qysh at\u00ebher\u00eb se profecia do t\u00eb v\u00ebrtetohej patjet\u00ebr. Kur n\u00eb bot\u00eb lindi ai q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej <em>\u00abz\u00ebri q\u00eb b\u00ebrtet n\u00eb shkret\u00ed\u00bb<\/em> (Is 40, 3) p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur udh\u00ebn e Mesis\u00eb, edhe Zakaris\u00eb do t\u2019i kthehej z\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kemi th\u00ebn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Sh\u00ebn Gjonin n\u00eb k\u00ebto rreshta. E pra Gjoni, me emrin dhe me jet\u00ebn e vet, synonte vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: ta d\u00ebshmonte m\u00ebshir\u00ebn e pakufi t\u00eb Hyjit dhe t\u00eb nxiste q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i hapeshin asaj. Gjoni nuk mendonte p\u00ebr fam\u00eb e lavdi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, por vet\u00ebm donte q\u00eb bota t\u00eb zhytej n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Hyjit. Megjithat\u00eb, si\u00e7 e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, as fama e lavdia nuk i munguan n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Kjo sepse bota, sado q\u00eb b\u00ebn si e fort\u00eb dhe mbjell urrejtje dhe vdekje, kur vjen puna, e kupton se gj\u00ebrat do t\u00eb mund t\u00eb kishin shkuar ndryshe n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore sikur njer\u00ebzit t\u2019i ishin hapur m\u00ebshir\u00ebs dhe dashuris\u00eb. E thot\u00eb apo nuk e thot\u00eb, bota gjithsesi i jep t\u00eb drejt\u00eb Gjonit, q\u00eb d\u00ebshmoi dhe shpalli se duhet t\u2019i hapemi m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb pakufi t\u00eb Hyjit, q\u00eb na \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb Birin e Tij, Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u ngjall p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LINDJA E SH\u00cbN GJON PAG\u00cbZUESIT &#8211; 24 Qershor \u00abElizabeta, kush\u00ebrira jote, n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e saj, pret t\u2019i lind\u00eb djal\u00eb\u2026 \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjashtin muaj\u00bb, i kishte th\u00ebn\u00eb Kryengj\u00eblli Gabriel Virgj\u00ebr\u00ebs Mari dhe, m\u00eb von\u00eb, Kisha do t\u00eb bazohej pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr ta kremtuar lindjen e Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit gjasht\u00eb muaj para lindjes s\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1157\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;GJON \u00cbSHT\u00cb EMRI I TIJ.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-1157","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1157","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1157"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1157\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1197,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1157\/revisions\/1197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}