{"id":116,"date":"2019-12-27T18:59:34","date_gmt":"2019-12-27T18:59:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=116"},"modified":"2019-12-29T21:57:19","modified_gmt":"2019-12-29T21:57:19","slug":"jezusi-maria-jozefi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=116","title":{"rendered":"JEZUSI, MARIA, JOZEFI."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-text-align-left\">FAMILJA E SHENJT\u00cb E NAZARETIT &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/S.-Familja.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-117\" width=\"388\" height=\"566\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/S.-Familja.jpg 470w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/S.-Familja-205x300.jpg 205w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/S.-Familja-450x658.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 388px) 93vw, 388px\" \/><figcaption>Sir 3, 2-6.12-14; Ps 128 (127); Kol 3, 12-21; Mt 2, 13-15.19-23 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Me dhjetra jan\u00eb\nkongregatat rregulltare, fem\u00ebrore e mashkullore, q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb ken\u00eb si\nthemel t\u00eb karizm\u00ebs s\u00eb tyre pik\u00ebrisht p\u00ebrshpirt\u00ebrin\u00eb ndaj Familjes s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb\nNazaretit, Jezusit, Maris\u00eb dhe Jozefit. E kjo sidomos duke filluar nga shekulli\nXIX e k\u00ebtej. Me sa duket, njer\u00ebzit q\u00eb i jan\u00eb hapur veprimit t\u00eb Shpirtit Shenjt\nn\u00eb jet\u00ebn e tyre, kan\u00eb pranuar t\u00eb m\u00ebsohen nga Ai, me q\u00ebllim q\u00eb bot\u00ebs t\u2019i p\u00ebrcillnin\nfuqish\u00ebm mesazhin e ruajtjes s\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb familjes, kur tashm\u00eb bota kishte\nfilluar (dhe vazhdon) t\u00eb nxjerr\u00eb ligje e politika q\u00eb synim t\u00eb vetin kan\u00eb pik\u00ebrisht\nzbehjen e k\u00ebsaj shenjt\u00ebrie.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb\nfamilje t\u00eb krishtera tashm\u00eb ndodh\u00eb shpesh q\u00eb t\u00eb shohim n\u00eb mure apo mbi komodina\nfuguren e Familjes s\u00eb Shenjt\u00eb. Duan t\u00eb shprehin k\u00ebshtu se edhe ato familje kan\u00eb\nd\u00ebshir\u00eb t\u00eb lejojn\u00eb veprimin e hirit t\u00eb Hyjit brenda tyre, si\u00e7 lejuan Jezusi,\nMaria e Jozefi.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duhet t\u00eb\nkemi shum\u00eb kujdes kur themi se familja njer\u00ebzore duhet t\u00eb ket\u00eb si model Familjen\ne Shenjt\u00eb t\u00eb Nazaretit, sepse e dim\u00eb mir\u00eb se sa e \u201cnd\u00ebrlikuar\u201d ishte lidhja q\u00eb\nkishin mes tyre an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Thuajse sikur t\u2019u b\u00ebnim katekiz\u00ebm f\u00ebmij\u00ebve,\nna duhet t\u00eb kujtojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Maris\u00eb, por jo i\nJozefit, duke qen\u00eb se ngjizja e Birit t\u00eb Hyjit ndodhi p\u00ebr virtyt t\u00eb Shpirtit\nShenjt. P\u00ebr Marin\u00eb Kisha gjithnj\u00eb ka ngulur k\u00ebmb\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se ajo gjithnj\u00eb e\nka ruajtur virgj\u00ebrin\u00eb e saj. E Kisha k\u00ebt\u00eb detaj nuk ka mund\u00ebsi ta ket\u00eb theksuar\nkaq shum\u00eb pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb caktuar teologjike. Jozefi, nga ana e tij, gjendet\np\u00ebrball\u00eb thirrjes q\u00eb t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebshort shum\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt si edhe at\u00eb\nshum\u00eb ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb et\u00ebrit e tjer\u00eb. E nuk besoj se k\u00ebsaj thirrjeje t\u00eb\nmistershme Jozefi mund t\u2019i jet\u00eb p\u00ebrgjigjur me prishaqef, p\u00ebrjet\u00ebsisht nd\u00ebrdyshas\ndhe i trishtuar. Ungjilli p\u00ebr t\u00eb thekson se ishte njeri shum\u00eb i drejt\u00eb dhe zem\u00ebrdhemshur,\nvirtyte k\u00ebto q\u00eb jo m\u00eb kot theksohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri, q\u00eb kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebto\ntipare kaq hyjnore brenda vetes.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb k\u00ebt\u00eb\nFamilje t\u00eb Mistershme e b\u00ebn model p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet njer\u00ebzore, pra, nuk\nduhet t\u00eb k\u00ebrkohet tek p\u00ebrb\u00ebrja e saj, por tek pika q\u00eb i bashkon t\u00eb tre k\u00ebta an\u00ebtar\u00eb\nt\u00eb shenjt\u00eb e, pika q\u00eb i bashkon, \u00ebsht\u00eb ngulitja e jet\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Hyjin. <\/p>\n\n\n\n<p>Tani e kuptojm\u00eb\nse Jezusi, Biri i Hyjit, i bashkohet natyr\u00ebs njer\u00ebzore vet\u00ebm nga dashuria q\u00eb\nburon nga m\u00ebrr\u00ebdh\u00ebnia e dashuris\u00eb q\u00eb buron mes Personave t\u00eb s\u00eb Shenjt\u00ebrushmes\nTrini. Tani e kuptojm\u00eb se Maria pranon ta sjell\u00eb n\u00eb drit\u00eb k\u00ebt\u00eb foshnje q\u00eb\nmrekullisht u ngjiz n\u00eb t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb pamas\u00eb e t\u00eb Pam\u00ebkat\nq\u00eb kishte ndaj Hyjit. Virgj\u00ebria e saj do t\u00eb ishte shprehje e fuqishme edhe n\u00eb\nvazhdim se ajo ishte krejt\u00ebsisht e zhytur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mister dashurie p\u00ebr Hyjin e\nvet. Tani e kuptojm\u00eb se Jozefi pranon t\u00eb jet\u00eb at\u00eb dhe bashk\u00ebshort kaq ndryshe\nnga et\u00ebrit dhe bashk\u00ebshort\u00ebt e tjer\u00eb, sepse e kupton se madh\u00ebshtia e thirrjes\nq\u00eb Hyji po i b\u00ebnte ishte pik\u00ebrisht q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhej shenj\u00eb e gjall\u00eb, edhe\nfizikisht, e at\u00ebsis\u00eb s\u00eb Hyjit dhe e faktit se jemi b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht p\u00ebr Hyjin.\nFeja e tij e gjall\u00eb n\u00eb Hyjin, nuk e ka lejuar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht i nd\u00ebrdysh\u00ebm\ndhe prishaqef p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision delikat dhe tep\u00ebr t\u00eb bukur. N\u00eb Ungjill e pam\u00eb se\nsi Jozefi, menj\u00ebher\u00eb, si Abrahami, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment apo murmurim\u00eb, i bindej\nurdhrave t\u00eb Hyjit p\u00ebr t\u2019u zhvendosur nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, m\u00eb gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb\nq\u00eb kjo gj\u00eb sillte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb leximin e dyt\u00eb\nd\u00ebgjuam se Sh\u00ebn Pali u drejtohet Kolosian\u00ebve me nj\u00eb seri porosish se si duhet t\u00eb\njet\u00eb familja njer\u00ebzore. Jan\u00eb t\u00eb gjitha porosi v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00ebmbla, t\u00eb mbushura me\nmen\u00e7uri e njer\u00ebzi, por me men\u00e7uri e njer\u00ebzi q\u00eb burojn\u00eb nga dashuria e p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb\nq\u00eb Sh\u00ebn Pali ka p\u00ebr Krishtin e q\u00eb pretendon q\u00eb edhe Kolosian\u00ebt ta ken\u00eb, n\u00ebse\nduan t\u00eb jet\u00eb t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00eb fund e\nmbyll me porosi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me familjen dhe ku nuk mungon\nk\u00ebmb\u00ebngulja e Sh\u00ebn Palit q\u00eb, secil\u00ebn prej porosive t\u00eb tij, ta lidh\u00eb fort me fen\u00eb\ne gjall\u00eb n\u00eb Zotin: <em>\u00abJu gra, d\u00ebgjoni burrat\ntuaj ashtu si ka hije n\u00eb Zotin. Ju burra, duani grat\u00eb tuaja dhe mos jini me to\nt\u00eb vrazhd\u00ebt! Ju f\u00ebmij\u00eb, d\u00ebgjoni prind\u00ebrit n\u00eb gjith\u00e7ka, sepse kjo gj\u00eb i p\u00eblqen\nZotit. Ju et\u00ebr, mos i d\u00ebshp\u00ebroni f\u00ebmij\u00ebt tuaj q\u00eb t\u00eb mos e humbin guximin.\u00bb<\/em>\nDashuria, nderimi e respekti i nd\u00ebrsjell\u00ebt mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, duhet t\u00eb\nket\u00eb si forc\u00eb t\u00eb veten fen\u00eb e gjall\u00eb n\u00eb Hyjin. <\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebn Pali gjith\u00eb\nk\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebnte duke u nisur nga devocioni i tij p\u00ebr Familjen e Shenjt\u00eb t\u00eb\nNazaretit, sepse, e tham\u00eb, nj\u00eb devocioni till\u00eb filloi t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb\nKish\u00eb shum\u00eb m\u00eb von\u00eb. Por Sh\u00ebn Pali i jepte ato porosi duke iu p\u00ebrmbajtur tradit\u00ebs\nm\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dashuria p\u00ebr Hyjin e dashuria\np\u00ebr familjen lidheshin mrekulluesh\u00ebm mes tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim\nk\u00ebtu nj\u00eb detaj, i cili patjet\u00ebr vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst kuptohet si duhet. N\u00eb\nUrdh\u00ebrimin e kat\u00ebrt Hyjit i thot\u00eb Izraelit: <em>\u00abNderoje\nbab\u00ebn t\u00ebnd e n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde, q\u00eb ta kesh jet\u00ebn e gjat\u00eb p\u00ebrmbi tok\u00ebn q\u00eb do ta jap\u00eb\nZoti, Hyji yt\u00bb<\/em> (Dal 20, 12). Zoti e lidh\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn ndaj prind\u00ebrve, me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb\nn\u00eb tok\u00ebn e premtuar. Kjo nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb se, t\u00eb jesh i d\u00ebgjuesh\u00ebm ndaj\nprind\u00ebrve dashka t\u00eb thot\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi, por se Hyji i garantoi brezave pasardh\u00ebs\nse, n\u00ebse ata do t\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm ndaj prind\u00ebrve t\u00eb tyre, do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb\njen\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm ndaj Hyjit, sepse ata, prind\u00ebrit, do\nt\u2019u m\u00ebsojn\u00eb edhe dashurin\u00eb ndaj Fjal\u00ebs s\u00eb Hyjit. Pastaj, duke ruajtur fen\u00eb e\ngjall\u00eb, do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e premtuar sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Hyjit.\nPor Bes\u00eblidhja e Vjet\u00ebr na tregon se k\u00ebtij urdh\u00ebrimi t\u00eb Hyjit jo t\u00eb gjith\u00eb\nizraelit\u00ebt iu bind\u00ebn dhe filluan t\u00eb largohen nga feja e gjall\u00eb, sidomos krer\u00ebt\npolitik\u00eb e fetar\u00eb. Prandaj u pllakosi edhe m\u00ebrgimi i dhimsh\u00ebm n\u00eb Babiloni e\nshum\u00eb luftra t\u00eb tjera. Sikur t\u00eb kishin d\u00ebgjuar Hyjin, do ta kishin g\u00ebzuar edhe\ntok\u00ebn e premtuar me m\u00eb shum\u00eb leht\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu e kuptojm\u00eb\nedhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e mrekullueshme t\u00eb Siracidit t\u00eb men\u00e7ur: <em>\u00abD\u00ebgjoni, o bij, m\u00ebsimin e bab\u00ebs dhe ashtu veproni q\u00eb t\u00eb sh\u00eblboheni\u00bb<\/em>.\nE lidh\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn me sh\u00eblbimin. <\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj shton\nedhe disa k\u00ebshilla po aq t\u00eb mrekullueshme: <em>\u00abKush\nnderon bab\u00ebn, i shp\u00ebrblen m\u00ebkatet\u00bb<\/em>. D\u00ebgjesa ndaj prind\u00ebrve qenka si nj\u00eb sakrament\nq\u00eb fiton edhe faljen e m\u00ebkateve. Jo vet\u00ebm kaq, por edhe i parandalon ata dhe fiton\nbekimin hyjnor: <em>\u00abRuhet prej tyre dhe do t\u00eb\nt\u2019i d\u00ebgjohet urata\u00bb<\/em>. Nuk ka dal\u00eb as nuk ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb jasht\u00eb mode\nfakti q\u00eb, d\u00ebgjesa plot nderim ndaj prind\u00ebrve, f\u00ebmij\u00ebt i shp\u00ebton nga sa e sa\nrreziqe n\u00eb jet\u00eb. Ka prind\u00ebr t\u00eb ngutsh\u00ebm dhe me zem\u00ebr t\u00eb ngusht\u00eb edhe ndaj f\u00ebmij\u00ebve\nt\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por jan\u00eb kaq t\u00eb rrall\u00eb saq\u00eb nuk ia vlen t\u00eb rrezikohet\nleht\u00eb mosp\u00ebrfillja e fjal\u00ebs s\u00eb tyre, sepse pasojat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb\npariparueshme. Nuk t\u00eb mbron askush si zemra e prindit. Bota nuk ia shtrin\nkollaj dor\u00ebn atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, nd\u00ebrsa prindi f\u00ebmij\u00ebs po. Prandaj nuk e\nhedh\u00eb gj\u00eb posht\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb vjen pas: <em>\u00abAi\nq\u00eb nderon n\u00ebn\u00ebn, \u00ebsht\u00eb porsi ai q\u00eb grumbullon visare\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>E, fjala q\u00eb mua\npersonalisht ma nguc\u00eb fantazin\u00eb, \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb vijon: <em>\u00abKush e nderon bab\u00ebn e vet, n\u00eb f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb g\u00ebzim\u00bb<\/em>. T\u00eb shumt\u00eb\njan\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb ankohen se f\u00ebmija i tyre nuk i d\u00ebgjon, por nga ana tjet\u00ebr nuk\ni vret aspak nd\u00ebrgjegja p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata vet\u00eb i kan\u00eb trajtuar dhe i\ntrajtojn\u00eb prind\u00ebrit e tyre kur tashm\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb plakur e n\u00eb nevoj\u00eb. \u00c7uditen\nse nga u ka dalur ky f\u00ebmij\u00eb kaq i pabindur, por nuk e kupton se \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb\nq\u00eb, me mungesat ndaj prind\u00ebrve t\u00eb vet, ia ka fotografuar n\u00eb mendjen m\u00ebnyr\u00ebn e\nmbrapsht\u00eb se si trajtohet prindi. Kurse f\u00ebmija i kujdessh\u00ebm ndaj fjal\u00ebs s\u00eb\nprindit, me shum\u00eb siguri ka n\u00eb mendje m\u00ebnyr\u00ebn e bukru se si prindi i tij e ka\ntrajtuar prindin e vet. Prandaj <em>\u00abKush e\nnderon bab\u00ebn e vet, n\u00eb f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb g\u00ebzim\u00bb<\/em>, sepse do t\u2019ia shoh\u00eb\nfrytet nderimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size\">Prandaj vijn\u00eb\nedhe si <em>\u201cgrusht n\u00eb stomak\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb\ngjith\u00eb prind\u00ebrit fjal\u00ebt: <em>\u00abLavdia e\nnjeriut varet nga nderi i bab\u00ebs s\u00eb tij, n\u00ebna e pander \u00ebsht\u00eb turpi i t\u00eb birit\u00bb<\/em>,\nsepse e ftojn\u00eb prindin ta peshoj\u00eb mir\u00eb sjelljen e vet, sepse kjo nuk do t\u00eb\nkaloj\u00eb pa pasoja p\u00ebr lumturin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebs. N\u00ebse f\u00ebmija e ka p\u00ebr\ndetyr\u00eb q\u00eb ta lidh\u00eb nderimin ndaj prind\u00ebrve me nderimin ndaj Hyjit, aq m\u00eb tep\u00ebr\nprindi e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta shoh\u00eb misionin e vet prej prindi si \u201cdelegim\u201d q\u00eb i \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb nga Hyji, Ati i amshuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Familja e\nShenjt\u00eb e Nazaretit e ndihmon edhe sot familjen njer\u00ebzore ta ruaj\u00eb identitetin\ne vet, sepse e ndihmon t\u00eb ruaj\u00eb bashkimin me Hyjin e vet. Jezusi vet\u00eb ka dashur\nt\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga am\u00ebsia dhe at\u00ebsia e Jozefit, p\u00ebr ta kuptuar, si njeri, at\u00ebsin\u00eb e\nAtit t\u00eb vet. K\u00ebshtu \u00ebmb\u00eblsisht na siguron se d\u00ebgjesa ndaj prind\u00ebrve shpie tek\nHyji At\u00eb. Bekimi dhe hiri i Tij i begatsh\u00ebm nuk do t\u2019i mungojn\u00eb kurr\u00eb atij q\u00eb\nangazhohet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Maria dhe\nJozefi, nga ana e tyre, e kan\u00eb pranuar \u201cdelegimin\u201d e dashur q\u00eb Ati i amshuar u\nka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision tep\u00ebr t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe delikat. N\u00eb rastin e tyre, si martesa\nashtu edhe t\u00eb qenit prind\u00ebr, ishte plot mister dhe patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i\npap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, por, nga feja e tyre dhe nga bashkimi i tyre i vazhduesh\u00ebm me\nvullnetin hyjnor, ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb gjithnj\u00eb shum\u00eb. Plus k\u00ebsaj, mund t\u00eb jemi\nt\u00eb sigurt\u00eb edhe se nd\u00ebrmjet\u00ebsimi i tyre i vazhduesh\u00ebm nga Qielli nuk do t\u2019i\nmungoj\u00eb kurr\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Hyjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FAMILJA E SHENJT\u00cb E NAZARETIT &#8211; VITI A Me dhjetra jan\u00eb kongregatat rregulltare, fem\u00ebrore e mashkullore, q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb ken\u00eb si themel t\u00eb karizm\u00ebs s\u00eb tyre pik\u00ebrisht p\u00ebrshpirt\u00ebrin\u00eb ndaj Familjes s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Nazaretit, Jezusit, Maris\u00eb dhe Jozefit. E kjo sidomos duke filluar nga shekulli XIX e k\u00ebtej. Me sa duket, njer\u00ebzit q\u00eb i &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=116\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;JEZUSI, MARIA, JOZEFI.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[13],"class_list":["post-116","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-krishtlindje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=116"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/116\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/116\/revisions\/140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}