{"id":1160,"date":"2020-06-21T14:17:33","date_gmt":"2020-06-21T14:17:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=1160"},"modified":"2020-06-22T17:36:54","modified_gmt":"2020-06-22T17:36:54","slug":"nuk-do-ti-humbe-shperblimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1160","title":{"rendered":"NUK DO T\u2019I HUMB\u00cb SHP\u00cbRBLIMI."},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XIII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Perche\u0301-il-Signore-Gesu\u0300-e\u0300-venuto-a-compiere-la-Sua-opera-nella-carne.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-1161\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Perche\u0301-il-Signore-Gesu\u0300-e\u0300-venuto-a-compiere-la-Sua-opera-nella-carne.png 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Perche\u0301-il-Signore-Gesu\u0300-e\u0300-venuto-a-compiere-la-Sua-opera-nella-carne-300x169.png 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Perche\u0301-il-Signore-Gesu\u0300-e\u0300-venuto-a-compiere-la-Sua-opera-nella-carne-450x253.png 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 93vw, 640px\" \/><figcaption>2 Mbr 4, 8-11. 14-16; Ps 89 (88); Rom 6, 3-4. 8-11; Mt 10, 37-42 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Faustina Kovalska, tregohet se si n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb periudhe Motrat e Kuvendit t\u00eb saj e kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit q\u00eb mund t\u00eb paraqiteshin n\u00eb dyert e tyre e t\u2019u jepte atyre mikpritjen e p\u00ebrkujdesjen e par\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ndodhi q\u00eb erdhi nj\u00eb i varf\u00ebr e kjo e mori me shum\u00eb dashamir\u00ebsi dhe e futi n\u00eb mjediset e kuvendit. Me p\u00ebrvujt\u00ebri e dashuri t\u00eb sinqert\u00eb, filloi ta pyeste rreth gjendjes s\u00eb tij e k\u00ebshtu, pas ndonj\u00eb ore, i varf\u00ebri u largua shum\u00eb i ngush\u00eblluar. Shenjtja Faustin\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj kishte vegime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Jezusi i shfaqej shpesh n\u00eb ato fillim vite t\u00eb shekullit XX. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo, shenjt\u00ebresha s\u00eb cil\u00ebs Jezusi i besoi ta porosiste Kish\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapte kultin e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore. Dhe ja, duke iu kthyer historis\u00eb s\u00eb takimit t\u00eb saj me at\u00eb t\u00eb varf\u00ebrin, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, iu shfaq p\u00ebrs\u00ebri Jezusi e i tha: <em>\u00abIsha un\u00eb ai q\u00eb erdha dje.\u00bb<\/em>. Shenjt\u00ebresha e pyeti: <em>\u00abPo p\u00ebrse erdhe ashtu?\u00bb<\/em>. E Jezusi: <em>\u00abE lash\u00eb qiellin e lavdish\u00ebm, sepse doja t\u00eb rrija me ty p\u00ebrvujt\u00ebrisht, p\u00ebr ta shijuar m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb madhe\u00bb<\/em>. Me p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb e mikpritjen e saj, ajo kishte mall\u00eb\u00adngjyer Zemr\u00ebn e vet\u00eb Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb sot d\u00ebgjuam se, me p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb e me mikpritjen e saj, nj\u00eb grua bujare preku zemr\u00ebn e profetit Elize. E pra, ajo nuk e njihte se ishte profet. Thjesht i dhimbsej kah e shikonte tek kalonte pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb shoqit q\u00eb jo vet\u00ebm ta ushqenin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre sa her\u00eb q\u00eb kalonte andej pari, por arrit\u00ebn t\u2019i nd\u00ebrtonin edhe nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb ku t\u00eb mund t\u00eb pushonte. Profeti, kur m\u00ebsoi se ajo nuk e kishte g\u00ebzimin e nj\u00eb f\u00ebmije, e thirri dhe i tha: <em>\u00abN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, sot nj\u00eb vit, djalin do ta shtr\u00ebngosh n\u00eb parzm\u00ebn t\u00ebnde.\u00bb<\/em>. E gruaja kuptoi k\u00ebshtu se, me mikpritjen e saj, kishte mikpritur nj\u00eb njeri t\u00eb Hyjit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm thot\u00eb: <em>\u00abKush e pranon profetin se \u00ebsht\u00eb profet, do t\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblimin q\u00eb i takon profetit; kush e pranon t\u00eb drejtin pse \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblimin q\u00eb i takon t\u00eb drejtit.\u00bb<\/em>. Jemi shum\u00eb t\u00eb tunduar ta kuptojm\u00eb fjal\u00ebn <em>\u00abshp\u00ebrblim\u00bb<\/em> n\u00eb nj\u00eb nivel vet\u00ebm shpirt\u00ebror, por gabojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb gjithnj\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblime vet\u00ebm materiale, por <em>si materiale ashtu edhe shpirt\u00ebrore<\/em>. E kjo p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se ne jemi <em>njer\u00ebz<\/em> e jo <em>engj\u00ebj<\/em>: engj\u00ebjt, meq\u00eb jan\u00eb qenie vet\u00ebm shpirt\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb natyrisht q\u00eb marrin shp\u00ebrblime vet\u00ebm shpirt\u00ebrore. Por ne jemi persona shpirt\u00ebror\u00eb e material\u00eb, prandaj kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja llojet e shp\u00ebrblimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Jezusi nuk d\u00ebshiron t\u2019ia zbeh\u00eb fuqin\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb\nTij q\u00eb i cituam m\u00eb sip\u00ebr. Madje shton edhe: <em>\u00abKush\nia jep ndonj\u00ebrit prej k\u00ebtyre t\u00eb vegj\u00eblve madje nj\u00eb got\u00eb uji t\u00eb fresk\u00ebt pse\n\u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi im, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them: nuk do t\u2019i humb\u00eb shp\u00ebrblimi\u00bb<\/em>.\nZemra e Zotit sikur u p\u00ebrmalloka kur shikon mikpritjen mbi tok\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr\nkur mikpritja b\u00ebhet n\u00eb Emrin e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb arsyetim logjik na b\u00ebn t\u00eb themi edhe se, kush nuk e ushtron mikpritjen, dashka t\u00eb thot\u00eb se humbiska edhe shp\u00ebrblimet. Kushedi, mbase ngaq\u00eb Zoti n\u00ebp\u00ebr shekuj e ka bekuar gjithnj\u00eb mikpritjen me shp\u00ebrblime, n\u00eb shum\u00eb popuj t\u00eb bot\u00ebs ajo \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb vler\u00eb tejet e madhe e si nj\u00eb gj\u00eb tejet e shenjt\u00eb. N\u00eb popullin ton\u00eb ekzistojn\u00eb shprehje e zakone kaq t\u00eb bukura, saq\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngulura thell\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen e shum\u00ebkujt, si p\u00ebrshembull ajo shprehja e njohur q\u00eb gjendet n\u00eb kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit: <em>\u00abSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e Zotit dhe e mikut\u00bb<\/em>. Apo ajo tjetra q\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abBurri nuk \u00ebsht\u00eb askund m\u00eb i dob\u00ebt se n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet\u00bb<\/em>, duke n\u00ebnkuptuar se, edhe po qe se miku t\u00eb r\u00ebndon me ndonj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, je moralisht e detyruar t\u00eb mos reagosh, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn streh\u00ebn t\u00ebnde. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr se virtyti i maturis\u00eb nuk duhet shuar asnj\u00ebher\u00eb,\nsepse, duke p\u00ebrfituar nga besimi yt tek mikpritja, dikush mund t\u00eb thur\u00eb plane\ndashakeqe ndaj teje, ndaj familjes sate e ndaj rrethit t\u00ebnd shoq\u00ebror. Edhe\nSiracidi porosiste n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr: <em>\u00abN\u00ebse\ndo t\u00eb fitosh nj\u00eb mik, fitoje n\u00eb prov\u00eb dhe mos i beso tep\u00ebr leht\u00eb!\u00bb. <\/em>Por kjo\nnuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb mbyllemi ndaj bot\u00ebs me at\u00eb bindjen q\u00eb shum\u00ebkush e\nka se, gjoja, sot askush nuk t\u00eb do m\u00eb. Vet\u00eb Siracidi, q\u00eb sapo e cituam, thot\u00eb\npak m\u00eb posht\u00eb: <em>\u00abMiku besnik, mbrojtje e\nfort\u00eb: kush e gjen, fiton visar. Miku besnik s\u2019mund t\u00eb \u00e7mohet, as s\u2019mund t\u00eb\npeshohet vlera e tij.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mikpritja \u00ebsht\u00eb e bukur, \u00ebsht\u00eb pasuri. Mikpritja ta hap zemr\u00ebn, t\u2019i pasuron horizontet e jet\u00ebs e miqt\u00eb zihen vet\u00ebm duke i mikpritur. E, k\u00ebshtu, mund t\u00eb kesh <em>\u00abmiq t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb\u00bb<\/em>, si\u00e7 thot\u00eb ajo shprehja tjet\u00ebr popullore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bibla tregon se edhe n\u00eb Izrael ishte zhvilluar nj\u00eb tradit\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mikpritjes. Mbi k\u00ebt\u00eb trung t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb krishter\u00ebt kan\u00eb vazhduar pastaj ta ruajn\u00eb vler\u00ebn e mikpritjes. Edhe Sh\u00ebn Pali u shkruante t\u00eb krishter\u00ebve: <em>\u00abUshtroni mikpritjen\u00bb. <\/em>Letra e drejtuar Hebrenjve po ashtu shkruan: <em>\u00abMos e lini pas dore mikpritjen, sepse me an\u00eb t\u00eb saj, disa, pa e ditur, i prit\u00ebn engj\u00ebjt!\u00bb<\/em>. Sh\u00ebn Pjetri n\u00eb letrat e tij thot\u00eb edhe: <em>\u00abJini mikprit\u00ebs pa murmurime kundrejt shoqi-shoqit!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb mikpritja t\u00eb lidhet patjet\u00ebr me banes\u00ebn t\u00ebnde. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kesh nj\u00eb zem\u00ebr mikprit\u00ebse. Mikpritjen mund ta d\u00ebshmosh edhe n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Imagjinoje p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur je vet\u00eb i dyti me nj\u00eb shok t\u00ebndin dhe je duke b\u00ebr\u00eb me t\u00eb ndonj\u00eb bised\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Papritmas afrohet edhe nj\u00eb i tret\u00eb dhe ndoshta, me t\u00eb drjet\u00eb, t\u00eb duhet ta ndryshosh rrjedh\u00ebn e bised\u00ebs. Patjet\u00ebr q\u00eb ka njer\u00ebz t\u00eb bezdissh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqesh t\u2019i nis\u00ebsh me dy-tri fjal\u00eb shpejt e shpejt, por, n\u00ebse sistematikisht jemi t\u00eb prirur t\u2019i nisim ashtu, t\u2019i heqim qafe tipat q\u00eb nuk na p\u00eblqejn\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se zemra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mbyllur ndaj risis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na sjell\u00eb tjetri. Plus k\u00ebsaj, n\u00ebse me mikun me t\u00eb cilin po flisje me plot \u00ebndje, nuk arrin ta p\u00ebrfshish n\u00eb bised\u00eb edhe nj\u00eb <em>t\u00eb tret\u00eb<\/em>, do t\u00eb thot\u00eb se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon as n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me at\u00eb mikun t\u00ebnd. Por, e p\u00ebrs\u00ebrisim, humbja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb pasuria q\u00eb tjetri mund t\u00eb na sillte. Qoft\u00eb edhe pasuri vet\u00ebm shpirt\u00ebrore apo intelektuale, pa hyr\u00eb n\u00eb ato materiale. T\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, madje, jan\u00eb pik\u00ebisht ato shp\u00ebrblimet shpirt\u00ebrore e intelektuale p\u00ebr t\u00eb cilat ti e un\u00eb kemi m\u00eb fort nevoj\u00eb. Edhe k\u00ebtu mund t\u00eb themi se <em>\u00abhumbi shp\u00ebrblimi\u00bb<\/em> q\u00eb ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, atyre q\u00eb nisen n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb miq t\u00eb rinj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tij, Jezusi u garanton: <em>\u00abKush ju pranon ju, m\u00eb pranon mua e, kush m\u00eb pranon mua, pranon at\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi mua\u00bb<\/em>. Garanci q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrte\u00adtuar nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, ata q\u00eb duan t\u00eb nisen n\u00eb emrin e Krishtit, nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb t\u00eb shfaqen gjithnj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebn shenjat e Krishtit, p\u00ebrndryshe ajo garancia t\u00eb cil\u00ebn Ai e siguronte, nuk do t\u2019i shoq\u00ebroj\u00eb: <em>\u00abKush e do t\u00eb atin e t\u2019\u00ebm\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se mua, nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr mua. Kush e do djalin apo vajz\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se mua, nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr mua\u00bb<\/em>. Ata q\u00eb do t\u00eb donin t\u2019i mbanin dy shalqinj n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, k\u00ebtu do t\u00eb ndiheshin patjet\u00ebr keq, sepse Jezusi k\u00ebrkon nj\u00eb dashuri t\u00eb pamas\u00eb ndaj Tij, dashuri e cila nuk e heq dashurin\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt, por e korrigjon dhe e pastron at\u00eb. Dishepullit t\u00eb Krishtit i k\u00ebrkohet edhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet gati ta mohoj\u00eb vetveten p\u00ebr dashuri t\u00eb Tij, por pik\u00ebrisht k\u00ebshtu ai e fiton vetveten, sepse, kushdo q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb me k\u00ebt\u00eb dishepull, do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb shoh\u00eb n\u00eb t\u00eb Krishtin Zot. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky, pra, \u00ebsht\u00eb kushti i Jezusit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron ta ndjek\u00eb e ta shpall\u00eb At\u00eb. Po iu p\u00ebrmbajt k\u00ebtij kushti, kushdo q\u00eb do ta mir\u00ebpres\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb Krishtin dhe <em>\u00abnuk do ta humbas\u00eb shp\u00ebrblimin\u00bb<\/em> e k\u00ebsaj mikpritjeje. Po ashtu, kushdo q\u00eb mir\u00ebpret dik\u00eb, me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u2019i p\u00ebrngjaj\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Krishtit q\u00eb na ka mir\u00ebpritur bujarisht t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb Zemr\u00ebn e vet, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb vet\u00eb Krishtin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XIII GJAT\u00cb VITIT A N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Faustina Kovalska, tregohet se si n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb periudhe Motrat e Kuvendit t\u00eb saj e kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit q\u00eb mund t\u00eb paraqiteshin n\u00eb dyert e tyre e t\u2019u jepte atyre mikpritjen e p\u00ebrkujdesjen e par\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ndodhi q\u00eb erdhi nj\u00eb i &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1160\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;NUK DO T\u2019I HUMB\u00cb SHP\u00cbRBLIMI.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-1160","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1160"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1175,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1160\/revisions\/1175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}