{"id":1163,"date":"2020-06-21T14:27:46","date_gmt":"2020-06-21T14:27:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=1163"},"modified":"2020-06-28T18:11:29","modified_gmt":"2020-06-28T18:11:29","slug":"ti-je-pjeter-vrapimin-e-kreva","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1163","title":{"rendered":"TI JE PJET\u00cbR&#8230; VRAPIMIN E KREVA."},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>SHENJT\u00cbRIT PJETRI E PALI &#8211; 29 Qershor<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"555\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2-1024x555.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1164\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2-1024x555.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2-300x163.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2-768x416.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2-450x244.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Pietro-e-Paolo-2.jpg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><figcaption>Vap 12, 1-11; Ps 34 (33); 2 Tim 4, 6-8. 17-18; Mt 16, 13-19 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">D\u00ebshmi shum\u00eb t\u00eb hershme tregojn\u00eb se e kremtja e k\u00ebtyre dy shenjt\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj kremtohej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 29 qershor, fal\u00eb t\u00eb nj\u00eb bindjeje q\u00eb ekzistonte qysh her\u00ebt se ata qen\u00eb martirizuar t\u00eb dy n\u00eb po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb. Megjithat\u00eb studiuesit bashk\u00ebkohor\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebnave, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb fort t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por d\u00ebshmi arkeologjike v\u00ebrtetojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb fort se, qysh n\u00eb fillimet e ikonografis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb, Sh\u00ebn Pjetri e Sh\u00ebn Pali paraqiteshin s\u00eb bashku, krah p\u00ebr krah. Me sa duket, t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb, t\u00eb bindur se qysh gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre Pjetri e Pali ishin shum\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb fe me nj\u00ebri-tjetrin, e kishin p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb besonin se edhe n\u00eb lavdin\u00eb e Parrizit duhet t\u00eb ken\u00eb hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nga vjen kjo d\u00ebshir\u00eb kaq e fort\u00eb e Kish\u00ebs, qysh n\u00eb fillimet e saj, p\u00ebr t\u2019i kujtuar gjithmon\u00eb bashk\u00eb k\u00ebta dy Apostuj t\u00eb m\u00ebdhenj? E pra, po t\u00eb shohim tekstet biblike, nuk rezulton q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb q\u00ebndruar edhe aq shum\u00eb koh\u00eb bashk\u00eb. Edhe burime t\u00eb tjera jasht\u00eb biblike nuk na thon\u00eb se ata e predikuan s\u00eb bashku Ungjillin e, si\u00e7 e tham\u00eb, as se u martirizuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, as n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend e as n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. E dim\u00eb se Sh\u00ebn Pjetrin e kryq\u00ebzuan me kok\u00eb posht\u00eb, nd\u00ebrsa Sh\u00ebn Palin e d\u00ebnuan me prerjen e kok\u00ebs. Ata patjet\u00ebr kishin edhe nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb madhe fizike n\u00eb disa periudha t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, por jo edhe aq. Nga vjen, pra, kjo d\u00ebshir\u00eb e Kish\u00ebs p\u00ebr t\u2019i lutur nj\u00ebher\u00ebsh?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase jo edhe aq nga af\u00ebrsia e tyre fizike, por m\u00eb fort nga ajo q\u00eb k\u00ebta dy Apostuj p\u00ebrfaq\u00ebsuan qysh her\u00ebt p\u00ebr Kish\u00ebn. Patjet\u00ebr q\u00eb af\u00ebrsia fizike q\u00eb e kan\u00eb pasur n\u00eb disa periudha ka ndikuar q\u00eb t\u00eb imagjinoheshin \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d, por kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ve\u00e7se <em>shtysa<\/em> p\u00ebr t\u00eb kup\u00adtuar di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb q\u00eb Provania Hyjnore u kishte besuar atyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i shohim m\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebta dy Shenjt\u00ebr kaq t\u00eb dashur e\nkaq t\u00eb nderuar nga Kisha n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjetri, kur takoi Krishtin n\u00eb jet\u00ebn e tij, ishte nj\u00eb peshkatar i thjesht\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb Jezusi b\u00ebri at\u00eb mrekullin\u00eb e famshme t\u00eb peshkimit q\u00eb flitet n\u00eb fillimet e Ungjillit dhe, pas saj, i k\u00ebrkoi Pjetrit q\u00eb ta ndiqte, duke i th\u00ebn\u00eb se do ta b\u00ebnte <em>\u00abpeshkatar njer\u00ebzish\u00bb<\/em>. E Pjetri e ndoqi. N\u00eb pjes\u00ebn e sotme ungjillore na tregohet \u00e7asti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e Pjetrit gjat\u00eb koh\u00ebs para mundimeve t\u00eb Krishtit: kur Jezusi i pyet apostujt se kush mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb Ai, Pjetri nd\u00ebrhyn i pari dhe shpall: <em>\u00abTi je Mesia \u2013 Biri i Hyjit t\u00eb gjall\u00eb\u00bb<\/em>. E Jezusi, e d\u00ebgjuam, iu p\u00ebrgjigj se nj\u00eb pohim t\u00eb till\u00eb Pjetri po e thoshte ngaq\u00eb Ati qiellor ia kishte frym\u00ebzuar. Madje aty i ndryshon edhe emrin, duke i besuar pastaj edhe nj\u00eb mision t\u00eb caktuar: <em>\u00abEdhe un\u00eb po t\u00eb them: Ti je Pjet\u00ebr, Shk\u00ebmb, dhe mbi k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmb un\u00eb do ta nd\u00ebrtoj Kish\u00ebn time dhe dyert e Ferrit s\u2019do t\u00eb ngadh\u00ebnjejn\u00eb kund\u00ebr saj. Ty do t\u2019i jap \u00e7el\u00ebsat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit\u2026\u00bb<\/em>. Jan\u00eb fjal\u00eb kaq madh\u00ebshtore, saq\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar struktur\u00ebn e ardhshme t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Krishtit. P\u00ebrgjat\u00eb shekujve kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe themeli i debateve t\u00eb pafundme teolo\u00adgjike. Shum\u00eb her\u00eb disa jan\u00eb munduar t\u2019i anashkalojn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Krishtit, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re kishtare dhe ia kan\u00eb arritur q\u00ebllimit, por ky ishte gabim i r\u00ebnd\u00eb, sepse Kisha e Krishtit \u00ebsht\u00eb \u00ad<em>\u00abkatolike e apostolike\u00bb<\/em> e k\u00ebt\u00eb e garanton bashkimi me Pjetrin e pa\u00adsar\u00ad\u00addh\u00ebsit e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00ebri prej Et\u00ebrve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Kish\u00ebs, Sh\u00ebn Ambrozi i\nMilanos, duke iu referuar Sh\u00ebn Pjetrit dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, thoshte n\u00eb\nshekullin IV: <em>\u00abKu \u00ebsht\u00eb Pjetri, aty \u00ebsht\u00eb\nKisha.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb nj\u00eb takim ekumenik n\u00eb mes t\u00eb shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kishave e t\u00eb bashk\u00ebsive t\u00eb tjera t\u00eb krishtera t\u00eb organizuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, Shenjti Papa Pali VI pati th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb: <em>\u00abProblemi jam un\u00eb\u00bb<\/em>. Pra, nuk kemi kah shkojm\u00eb: n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb bashkimin n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve, nuk mund ta anashkalojm\u00eb vullnetin e Krishtit p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb tok\u00eb Pjetrin e, pas tij, pasardh\u00ebsit e tij. Tashm\u00eb Papa Francesku \u00ebsht\u00eb sot pasardh\u00ebsi i 266-t\u00eb i Sh\u00ebn Pjetrit e, pa bashkim me t\u00eb, nuk ka Kish\u00eb t\u00eb Krishtit. Vet\u00ebm n\u00eb bashkim me k\u00ebt\u00eb pasardh\u00ebs, Kisha mund t\u00eb jet\u00eb e sigurt\u00eb se ka n\u00eb duart e saja thesarin e plot\u00eb t\u00eb hireve q\u00eb Krishti na ka fituar. Vet\u00ebm duke q\u00ebndruar e bashkuar me k\u00ebt\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb Pjetrit, Kisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta shpall\u00eb e ta d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb plot\u00ebsi se Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>\u00abMesia, Biri i Hyjit t\u00eb gjall\u00eb!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vet\u00eb Sh\u00ebn Pali thot\u00eb diku n\u00eb letrat e veta se, pasi kishte kaluar tri vjet n\u00eb Damask, pas kthimit t\u00eb tij kah Jezu Krishti, para se t\u00eb fi\u00adllonte predikimin e tij, kishte shkuar t\u00eb takonte m\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht Pjetrin, si p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej tij \u201cmandatin\u201d e predikimit. Thot\u00eb Sh\u00ebn Pali: <em>\u00abE vet\u00ebm pas tri vjet\u00ebsh u ngjita n\u00eb Jerusalem, p\u00ebr t\u2019u njoftuar me Kef\u00ebn (Pjetrin) e ndenja te ai pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb.\u00bb<\/em> (Gal 1, 18).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Lidhja me Pjetrin e pasardh\u00ebsit e tij \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, vet\u00eb Krishti e ka dashur at\u00eb. Kujdes, prandaj, kur ngutemi t\u00eb dalim n\u00eb p\u00ebrllogaritje shum\u00eb tok\u00ebsore kur flasim p\u00ebr struktur\u00ebn e Kish\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se edhe pasardh\u00ebsit e Pjetrit e t\u00eb apostujve kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb meta njer\u00ebzore (e p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb nuk kan\u00eb munguar edhe shkandujt e p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb nga ana e tyre), por kujdes kur duam shk\u00ebputjen prej tyre. Kjo do t\u00eb ishte vet\u00ebvrasje e Kish\u00ebs. Le ta pyesim veten, s\u00eb paku, n\u00ebse lutemi ndonj\u00eb her\u00eb p\u00ebr Pap\u00ebn, sikurse pam\u00eb n\u00eb leximin e par\u00eb se b\u00ebnin t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb kur luteshin p\u00ebr Pjetrin n\u00eb burg, aq sa fituan lirimin e tij t\u00eb mrekulluesh\u00ebm! \u00c7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr Pap\u00ebn, p\u00ebr ipeshkvinjt\u00eb, p\u00ebr meshtar\u00ebt, p\u00ebr Kish\u00ebn? A dim\u00eb vet\u00ebm t\u2019i sulmojm\u00eb e t\u2019i gjykojm\u00eb ata apo p\u00ebrpiqemi edhe ne q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb? E, nd\u00ebrsa shum\u00eb veta pyesin pa u thelluar fort <em>\u00ab\u00c7far\u00eb b\u00ebn Kisha p\u00ebr mua?\u00bb<\/em>, kardinali i men\u00e7ur i Milanos, kardinal Martini, ua kthente: <em>\u00abKam edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit p\u00ebr ty: \u00c7far\u00eb b\u00ebn ti p\u00ebr Kish\u00ebn?\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tani t\u00eb shohim pak Sh\u00ebn Palin. Ai \u00ebsht\u00eb quajtur shpesh <em>\u00abApostulli\u00bb<\/em>, nj\u00eb term q\u00eb duket sikur e v\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb apostujt e tjer\u00eb. Madje disa kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se, duke qen\u00eb se ai e predikoi aq shum\u00eb Ungjillin, ishte pik\u00ebrisht ai themeluesi i krishterimit. P\u00ebrfundime shum\u00eb t\u00eb gabuara, ta merr mendja, por q\u00eb fshehin n\u00eb vetvete nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr: Sh\u00ebn Pali ishte apostulli q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e p\u00ebrhapi Ungjillin e Krishtit jasht\u00eb Izraelit. Letrat e tij jan\u00eb nj\u00eb thesar i v\u00ebrtet\u00eb teologjik e moral e, n\u00eb ta, mund t\u00eb shihet shum\u00eb qart\u00eb edhe dashuria e pamas\u00eb q\u00eb ky njeri pati p\u00ebr Jezu Krishtin. M\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebrndjek\u00ebs i betuar i t\u00eb krishter\u00ebve, por pasi takoi Krishtin n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr Damask, do t\u00eb ndryshonte gjith\u00e7ka. Do t\u00eb nd\u00ebrmerrte udh\u00ebtime shum\u00eb t\u00eb gjata p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur Ungjillin, udh\u00ebtime t\u00eb cilat shpesh e \u00e7uan n\u00eb mundime e p\u00ebrndjekje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. E, edhe pse n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, ai shkruante shpesh letra plot m\u00ebsime e nxitje p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb e ndryshme q\u00eb kishte themeluar. Madje edhe kur ishte n\u00eb burg vazhdonte t\u00eb merakosej p\u00ebr p\u00ebrhapjen e Ungjillit. Disa nga letrat e tij jan\u00eb shkruar pik\u00ebrisht nga burgu. Do t\u2019i dhuronte Kish\u00ebs edhe shum\u00eb shprehje v\u00ebrtet t\u00eb mrekullueshme si <em>\u00abUn\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka p\u00ebr Ungjillin.\u00bb<\/em>;<em> \u00abP\u00ebr mua Krishti \u00ebsht\u00eb jet\u00eb e vdekja fites\u00eb.\u00bb<\/em>;<em> \u00abKam qen\u00eb kapur nga Krishti.\u00bb<\/em>;<em> \u00abJetoj, por jo m\u00eb un\u00eb: n\u00eb mua jeton Krishti.\u00bb<\/em>. Vuajtjet e p\u00ebsuara p\u00ebr Krishtin ishin v\u00ebrtet t\u00eb pamasa, derisa qe d\u00ebnuar me prerjen e kok\u00ebs, por, kur po e ndiente se po i afrohej fundi, i shkroi mikut t\u00eb vet Timoteut k\u00ebta rreshta t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt i d\u00eb\u00adgjuam sot: <em>\u00abGjaku im po derdhet n\u00eb nder t\u00eb Hyjit dhe koha t\u00eb nisem p\u00ebr at\u00eb jet\u00eb arriti! Luft\u00ebn e mir\u00eb e luftova, vrapimin e kreva, fen\u00eb e ruajta. Qysh tash m\u00eb pret gati kurora e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb at\u00eb Dit\u00eb do t\u00eb ma jap\u00eb Zoti, Gjykat\u00ebsi i drejt\u00eb\u00bb<\/em>. Nuk ia imponoi askujt me dhun\u00eb Ungjillin e Krishtit, sepse e vetmja arm\u00eb q\u00eb kishte, ishte dashuria e tij e pamas\u00eb p\u00ebr Krishtin, feja e tij e gjall\u00eb dhe zelli p\u00ebr shpirtrat. K\u00ebto t\u00eb fundit, Provania Hyjnore, donte nga Sh\u00ebn Pali, p\u00ebr t\u00eb na treguar t\u00eb gjith\u00ebve se deri ku mund t\u00eb arrij\u00eb dashuria p\u00ebr Krishtin e p\u00ebr shpalljen e Ungjillit t\u00eb tij.  <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sh\u00ebn Pjetri tregon <em>bashkimin brenda Kish\u00ebs<\/em>, Sh\u00ebn Pali tregon <em>nevoj\u00ebn e shpalljes s\u00eb Ungjillit<\/em> nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt. T\u00eb dyja k\u00ebto duhen ruajtur deri edhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit m\u00eb t\u00eb madh, deri n\u00eb vdekje. Prandaj mbase Kisha ka dashur gjithnj\u00eb ta imagjinoj\u00eb se ata e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, si p\u00ebr t\u00eb shprehur se, si shpallja e Jezu Krishtit n\u00eb bot\u00eb pa bashkimin brenda Kish\u00ebs, si edhe bashkimi brenda Kish\u00ebs pa shpalljen e zellshme t\u00eb Jezu Krishtit, Birit t\u00eb Hyjit, jan\u00eb gabime t\u00eb cilat t\u00eb krishter\u00ebt duhet t\u00eb ruhen gjithnj\u00eb fort q\u00eb t\u00eb mos i b\u00ebjn\u00eb, sepse gjithnj\u00eb tundimi p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb bashkimin dhe shpalljen \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHENJT\u00cbRIT PJETRI E PALI &#8211; 29 Qershor D\u00ebshmi shum\u00eb t\u00eb hershme tregojn\u00eb se e kremtja e k\u00ebtyre dy shenjt\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj kremtohej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 29 qershor, fal\u00eb t\u00eb nj\u00eb bindjeje q\u00eb ekzistonte qysh her\u00ebt se ata qen\u00eb martirizuar t\u00eb dy n\u00eb po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb. Megjithat\u00eb studiuesit bashk\u00ebkohor\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa t\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=1163\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;TI JE PJET\u00cbR&#8230; VRAPIMIN E KREVA.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-1163","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1163"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1223,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1163\/revisions\/1223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}