{"id":225,"date":"2020-02-16T18:38:58","date_gmt":"2020-02-16T18:38:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=225"},"modified":"2020-02-17T21:02:07","modified_gmt":"2020-02-17T21:02:07","slug":"duani-armiqte-tuaj-lutuni-per-ata-qe-ju-salvojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=225","title":{"rendered":"DUANI ARMIQT\u00cb TUAJ, LUTUNI P\u00cbR ATA Q\u00cb JU SALVOJN\u00cb!"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA E VII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"870\" height=\"773\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Jezusi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-226\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Jezusi.jpg 870w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Jezusi-300x267.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Jezusi-768x682.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Jezusi-450x400.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><figcaption> Lev 19, 1-2.17-18; Ps 103 (102); 1 Kor 3, 16-23; Mt 5, 38-48 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Para se t\u00eb pushkatohej nga komunist\u00ebt at\u00eb m\u00ebngjes me shi t\u00eb dat\u00ebs 11 mars 1948 pran\u00eb varrez\u00ebs s\u00eb Rrmajit n\u00eb Shkod\u00ebr, k\u00ebto ishin fjal\u00ebt e fundit q\u00eb tha At\u00eb Mati Prendushi, aso kohe Minist\u00ebr Provincial i Et\u00ebrve Fran\u00e7eskan\u00eb: <em>\u00abJam i pafajsh\u00ebm. Po vdes n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs sime. Rrnoft Krishti Mbret, rrnoft\u00eb Papa, rrnofshin katolik\u00ebt, rrnoft\u00eb Shqipnia. Ua baj hallall gjyqit dhe atyne q\u00eb do t\u00eb shtijn\u00eb mbi trupat ton\u00eb t\u00eb pafafsh\u00ebm\u00bb<\/em>. E, p\u00ebr ta plot\u00ebsuar p\u00ebrngjasimin e tij me Krishtin, edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, menj\u00ebher\u00eb pasi ishte shqiptuar vendimi me vdekje p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr Imzot Frano Gjinin, p\u00ebr At\u00eb Ciprian Nik\u00ebn, Dom Nikoll\u00eb Ded\u00ebn e dymb\u00ebdhjet\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, frati i dashur kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb gjest shum\u00eb prek\u00ebs. N\u00eb at\u00eb gjyq kishte d\u00ebshmuar rrejsh\u00ebm kund\u00ebr tyre edhe Dom Ndoc Sahat\u00e7ija, duke mb\u00ebshtetur akuz\u00ebn e shpikur se gjoja At\u00eb Matia me shok\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb synonte rr\u00ebzimin e pushtetit komunist. Kjo d\u00ebshmi e rreme ua kishte mund\u00ebsuar komunist\u00ebve argumentimin e d\u00ebnimit me vdekje t\u00eb hierark\u00ebve t\u00eb lart\u00eb katolik\u00eb dhe, k\u00ebta t\u00eb fundit, i kishte b\u00ebr\u00eb ta p\u00ebrjetonin nga af\u00ebr trishtimin e Krishtit kur qe tradh\u00ebtuar nga Juda apostull. Megjithat\u00eb, n\u00eb ato \u00e7aste ekstreme, At\u00eb Matia e ngriti z\u00ebrin dhe b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb papritur: <em>\u00abZotni gjykat\u00ebs, mbasi na nuk do t\u00eb shihemi ma nd\u00ebrmjet vedit n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb me k\u00ebta vllazen e shok\u00eb, a na lejoni t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetemi e t\u2019ia marrim hallallin shoqishojt?\u00bb<\/em>. <em>\u00abVet\u00ebm pes\u00eb minuta!\u00bb<\/em>, ia priti shkurt gjykat\u00ebsi. E k\u00ebtu At\u00eb Matia b\u00ebri nj\u00eb gjest v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb papritur. U soll nga Dom Ndoci e i tha: <em>\u00abDom Ndoc, un\u00eb jam tue t\u00eb fal me gjith\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjitha shpifjet q\u00eb ke ba kundra meje dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Edhe do t\u2019i lutem Zotit q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ty e t\u00eb fal\u00eb Zoti ashtu si\u00e7 po t\u00eb fali un\u00eb\u00bb<\/em>. E pastaj iu afrua dhe e p\u00ebrqafoi at\u00eb t\u00eb parin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I fali armiqt\u00eb e tij. Fali edhe tradh\u00ebtarin dhe e siguroi at\u00eb se do t&#8217;i lutej Zotit p\u00ebr t&#8217;i fituar edhe faljen e Tij. Sh\u00ebn Fran\u00e7esku i Asizit prej qiellit duhet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frat shkodran: <em>\u00abTani kam edhe nj\u00eb frat tjet\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00bb<\/em>, si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb kur mori vesh se, n\u00eb Marok, ishin martirizuar p\u00ebr fe pes\u00eb fret\u00ebr t\u00eb tij. Ku i shkoi n\u00eb vesh ai lajm, Varfanjaku i Asizit kishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abTani kam pes\u00eb fret\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb gjith\u00eb shenjt\u00ebrit i jan\u00eb hapur urtis\u00eb s\u00eb Jezusit q\u00eb na\nka m\u00ebsuar e d\u00ebshmuar se kulmi i dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb duash e t\u00eb fal\u00ebsh edhe\narmiqt\u00eb. <em>\u00abDuani armiqt\u00eb tuaj, lutuni p\u00ebr\nata q\u00eb ju salvojn\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e Atit tuaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell\u00bb<\/em> ka m\u00ebsuar\nJezusi, nd\u00ebrsa mbi kryq i \u00ebsht\u00eb lutur Atit t\u00eb vet: <em>\u00abFali, o At\u00eb, se nuk din\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dashuria p\u00ebr armikun \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi m\u00eb origjinal i Jezusit. Shum\u00eb studiues jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta krahasojn\u00eb Ungjillin me shkrimet e tjera biblike e jo biblike t\u00eb koh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb par\u00eb se gjenden shum\u00eb p\u00ebrngjasime n\u00eb mes tyre. Por \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se urdhri i dashuris\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb nuk gjendet n\u00eb asnj\u00ebrin prej atyre shkrime. Vet\u00ebm Jezusi e ka th\u00ebn\u00eb at\u00eb: <em>i pari dhe i vetmi<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, kjo \u00ebsht\u00eb <em>risia e krishter\u00eb<\/em>: dashuria duhet t\u00eb shtrihet aq fort, saq\u00eb ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb p\u00ebrqafimin e saj edhe armikun. Dihet se armiku mbetet <em>armik<\/em> e jo <em>mik<\/em>. Ai nuk \u00ebsht\u00eb as i \u00ebmb\u00ebl e as i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u dashur dhe nuk t\u00eb b\u00ebn kurr\u00eb t\u00eb ndihesh mir\u00eb, sepse t\u00eb ka l\u00ebnduar e mbase vazhdon t\u00eb t\u00eb l\u00ebndoj\u00eb. Armiku mbetet <em>armik<\/em> e Jezusi e dinte k\u00ebt\u00eb. Por gjithsesi Ai urdh\u00ebron dashurin\u00eb dhe lutjen p\u00ebr t\u00eb: <em>\u00abLutuni p\u00ebr ata q\u00eb ju salvojn\u00eb\u00bb<\/em>. Sa lutemi ne p\u00ebr armiqt\u00eb tan\u00eb? Sa i k\u00ebrkojm\u00eb Hyjit q\u00eb t\u2019i shndris\u00eb edhe ata me hirin e vet e t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e duhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur n\u00eb spital, n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7ast kthjellt\u00ebsie, Shenjtes Maria Goreti kat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are, shpejtuan t\u2019i japin Kungimin e Shenjt\u00eb, e pyet\u00ebn m\u00eb par\u00eb n\u00ebse d\u00ebshironte ta falte Aleksandrin, djaloshin q\u00eb e kishte therrur p\u00ebr vdekje me nj\u00eb biz. Ajo fillimisht u turbullua kur ia d\u00ebgjoi emrin, por pastaj u p\u00ebrgjigj se e falte dhe se i lutej edhe Hyjit q\u00eb ta falte at\u00eb. Nuk vonoi dhe vdiq. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sa lutemi ne q\u00eb Hyji t\u2019ua fal\u00eb armiqve tan\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb? Tep\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrgatitur na gjen n\u00eb shpirt t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb pyetje e till\u00eb dhe shpesh nuk dim\u00eb si t\u2019i p\u00ebrgjigjemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shum\u00eb utopike pastaj na duket edhe ajo shprehja tjet\u00ebr e njohur e Jezusit: <em>\u00abAtij q\u00eb t\u00eb bie shuplak\u00eb faqes s\u00eb djatht\u00eb, ktheja edhe tjetr\u00ebn\u00bb<\/em>. Na duket e parealizueshme, por Jezusi ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu kur ushtar\u00ebt po e rrahnin dhe po e p\u00ebrqeshnin At\u00eb. Ai, q\u00eb gjith\u00ebsin\u00eb e ka n\u00eb dor\u00ebn e vet, nuk ua ktheu me t\u00eb keqe t\u00eb keqen q\u00eb po i b\u00ebnin, por pranoi p\u00ebrvujt\u00ebrimin. Utopike? Jo, por zem\u00ebr e madhe. <em>\u00abJa kjo Zem\u00ebr q\u00eb aq shum\u00eb i ka dashur njer\u00ebzit, por prej t\u00eb cil\u00ebve ka marr\u00eb vet\u00ebm fyerje\u00bb<\/em>, i tha Jezusi Shenjtes Margerit\u00eb Alakok kur, n\u00eb shekullin XVII, iu shfaq me Zemr\u00ebn e Tij n\u00eb dor\u00eb. Duke pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb bashkuar me Jezusin, do t\u00eb dijm\u00eb edhe ne t\u00eb kemi nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, kur ta v\u00ebm\u00eb re se e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb till\u00eb n\u00eb jet\u00eb, na duhet t\u00eb shkojm\u00eb tek Jezusi p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn i s\u00ebmuri me mjekun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, ja sa thjesht\u00eb Jezusi e shpjegon arsyen p\u00ebrse\nduhet t\u2019i duam edhe armiqt\u00eb: <em>\u00abPo qe se i\ndoni vet\u00ebm ata q\u00eb ju duan, \u00e7far\u00eb shp\u00ebrblimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb meritoni? Pse a nuk\nb\u00ebjn\u00eb kaq edhe tagrambledh\u00ebsit?\u00bb<\/em> Kishte t\u00eb drejt\u00eb fizikanti i njohur\nfrancez Blejz Paskal kur thoshte: <em>\u00abJezu\nKrishti ka th\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb thjesht\u00eb, saq\u00eb duket se\nnuk i ka menduar fjal\u00ebt q\u00eb thoshte, por i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb sakt\u00eb, saq\u00eb\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se i ka menduar ato. Kjo thjesht\u00ebsi dhe qart\u00ebsi nj\u00ebher\u00ebsh\nnga ana e Jezusit, jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me <em>thjesht\u00ebsi<\/em> e <em>qart\u00ebsi<\/em> t\u00eb admirueshme, pra, Jezusi u thot\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve se prej tyre pret q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb se pagan\u00ebt: <em>\u00ab\u00c7far\u00eb shp\u00ebrblimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb meritoni?\u00bb<\/em> N\u00ebse duam shp\u00ebrblime t\u00eb ve\u00e7anta, duhet t\u00eb jemi edhe ne t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e jo si e gjith\u00eb bota. Por t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebhemi jo n\u00eb saj\u00eb t\u00eb forcave tona, por n\u00eb saj\u00eb t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb na vjen prej Jezusit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpesh her\u00eb deri edhe p\u00ebr ndonj\u00eb hat\u00ebrmbetje t\u00eb thjesht\u00eb e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta hapim zemr\u00ebn e ta largojm\u00eb urrejtjen dhe shpesh ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb devijojm\u00eb rrug\u00eb apo t\u00eb reagojm\u00eb keq kur takojm\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt mendojm\u00eb se na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi. Deri edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj Biri i Hyjit i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar: <em>\u00abN\u00ebse i p\u00ebrsh\u00ebdetni vet\u00ebm v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, \u00e7far\u00eb b\u00ebni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? A nuk b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe pagan\u00ebt?\u00bb<\/em> Mbase nuk na vjen mir\u00eb ta mendojm\u00eb k\u00ebshtu, por kjo fjali e Jezusit na b\u00ebn ta shohim m\u00eb nga af\u00ebr se sa her\u00eb kemi d\u00ebshmuar se jemi <em>pagan\u00eb<\/em> n\u00eb jet\u00eb, pa i l\u00ebn\u00eb hapsir\u00eb Krishtit q\u00eb t\u00eb na ndryshoj\u00eb p\u00ebrbrenda t\u00eb na e mbush\u00eb me pranin\u00eb e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon n\u00eb ju?\u00bb<\/em>, u thoshte Sh\u00ebn Pali Korintian\u00ebve e na thot\u00eb edhe ne n\u00eb leximin e dyt\u00eb. Jemi t\u00eb banuar nga prania e Hyjit p\u00ebr shkak t\u00eb pag\u00ebzimit e t\u00eb sakramenteve t\u00eb tjera q\u00eb kemi marr\u00eb, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb urrejta dhe krenaria t\u00eb na largojn\u00eb nga Krishti e t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e bot\u00ebs? <em>\u00abN\u00eb qoft\u00eb se ndokush prej jush kujton se \u00ebsht\u00eb i men\u00e7ur sipas parimeve t\u00eb shekullit, le t\u00eb b\u00ebhet i marr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i urt\u00eb\u00bb<\/em>, na m\u00ebson p\u00ebrs\u00ebri Sh\u00ebn Pali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;\u00abJini, pra t\u00eb p\u00ebrkryer si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer edhe Ati juaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell!\u00bb<\/em>, thot\u00eb Jezusi n\u00eb Ungjill. N\u00eb leximin e par\u00eb Zoti i thot\u00eb izraelit\u00ebve: <em>\u00abJini t\u00eb shenjt\u00eb, sepse un\u00eb jam i shenjt\u00eb\u00bb<\/em>. E menj\u00ebher\u00eb vazhdon duke urdh\u00ebruar dashurin\u00eb e nd\u00ebrsjellt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve: <em>\u00abMos e urre n\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde v\u00ebllan\u00eb t\u00ebnd&#8230;. Mos u hakmerr&#8230; Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd porsi vetveten\u00bb<\/em>. E gjith\u00eb kjo n\u00ebnkupton se, n\u00ebse duam t\u2019i p\u00ebrngjajm\u00eb Hyjit n\u00eb <em>p\u00ebrkryem\u00ebrin\u00eb<\/em>  dhe <em>shenjt\u00ebrin\u00eb<\/em> e Tij, na duhet t\u00eb duam nj\u00ebri-tjetrin e t\u00eb shmangim urrejtjen. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, fal\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb Zemr\u00ebs s\u00eb Tij, Jezusi e dallon\nmir\u00ebsin\u00eb e Atit t\u00eb vet edhe tek dielli q\u00eb lind \u00e7do dit\u00eb dhe tek shiu q\u00eb bie: <em>\u00abAi b\u00ebn t\u00eb lind\u00eb dielli i tij mbi t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb\ne mbi t\u00eb mir\u00ebt e b\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb shi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebt e p\u00ebr t\u00eb padrejt\u00ebt\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abDielli\u00bb<\/em>: M\u00eb 13 tetor t\u00eb vitit 1917, n\u00eb mrekullin\u00eb q\u00eb vulosi pranimin nga Kisha p\u00ebr t\u00eb shfaqurat e Zoj\u00ebs n\u00eb Fatima t\u00eb Portugalis\u00eb, tre barinjve t\u00eb vegj\u00ebl dhe gjasht\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb lugin\u00eb plot lluc\u00eb, at\u00eb dielli u dielli si t\u00eb ishte nj\u00eb lod\u00ebr n\u00eb duart e Zotit. T\u00eb gjith\u00eb e pan\u00eb me syt\u00eb e tyre se si dielli sillej vrullsh\u00ebm rreth vetes e q\u00eb pastaj sikur u v\u00ebrsul mbi ta. T\u00eb tmerruar kujtuan se erdhi fundi i bot\u00ebs, por nuk i gjeti gj\u00eb. Vun\u00eb re, p\u00ebrkundrazi, se rrobat e tyre t\u00eb lagura nga shiu q\u00eb po binte vrullsh\u00ebm deri para pak \u00e7astesh, si dhe t\u00ebr\u00eb ajo lugin\u00eb e madhe plot lluc\u00eb, ishin thar\u00eb plot\u00ebsisht. T\u00eb nes\u00ebrmen nj\u00eb gazetar, ateist deri n\u00eb ato \u00e7aste, do t\u00eb shkruante: <em>\u00abGj\u00ebra mahnit\u00ebse: vall\u00ebzim i diellit n\u00eb Fatima, fiks n\u00eb mesdit\u00eb\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abShiu\u00bb<\/em>: N\u00eb jet\u00ebn e Sh\u00ebn Dominikut, themeluesit t\u00eb njohur t\u00eb Urdhrit t\u00eb Predikuesve (Dominikan\u00ebve), thuhet se, nd\u00ebrsa nj\u00eb dit\u00eb po ecte n\u00ebp\u00ebr pyll me bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit e tij, kudo p\u00ebrreth binte shi, por aty ky ishte Sh\u00ebn Dominiku, nuk binte. E, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, Hyji b\u00ebnte q\u00eb, kudo q\u00eb shkelte k\u00ebmba e k\u00ebtij meshtari me shpirt tejet t\u00eb past\u00ebr, toka t\u00eb thahej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Provania e Hyjit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb, n\u00eb disa raste, fjal\u00ebt e Ungjillit t\u00eb realizohen n\u00eb \u00e7do germ\u00eb t\u00eb tyren.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyji, pra, mund t&#8217;i drejtoj\u00eb si do vet\u00eb si <em>diellin<\/em>, ashtu edhe <em>shiun<\/em>, por fakti q\u00eb pothuajse gjithnj\u00eb lejon q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dobi si t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve ashtu edhe t\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebve, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb tejet e fuqishme e mir\u00ebsis\u00eb dhe e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb pakufi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dashuria p\u00ebr armikun dhe lutja p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti me solemn n\u00eb t\u00eb cilin ne mund t\u2019i p\u00ebrngjajm\u00eb Atit ton\u00eb qiellor. \u00cbsht\u00eb rasti m\u00eb solemn n\u00eb t\u00eb cilin ne mund t\u2019i p\u00ebrgjajm\u00eb Jezu Krishtit, i cili u lut p\u00ebr ata q\u00eb po e kryq\u00ebzonin. Lutjen e Jezusit p\u00ebr falje t\u00eb armiqve t\u00eb Tij, Ati qiellor e ka gjithnj\u00eb para sysh. Kjo ne njer\u00ebzve na sjell sh\u00eblbimin. Por Ati qiellor do t\u00eb ket\u00eb gjithashtu parasysh edhe t\u00eb gjitha lutjet p\u00ebr falje t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb padrejt\u00ebsi, kur t\u00eb vij\u00eb \u00e7asti i gjyqit t\u00eb mbram\u00eb p\u00ebr p\u00ebrndjek\u00ebsit e tyre. Kjo ishte edhe arsyeja p\u00ebrse At\u00eb Matia e shum\u00eb martir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, para \u00e7astit t\u00eb martirizimit, i falnin tradh\u00ebtar\u00ebt dhe vras\u00ebsit e tyre, si edhe luteshin p\u00ebr ta, duke nd\u00ebrmjet\u00ebsuar k\u00ebshtu p\u00ebr sh\u00eblbimin e tyre t\u00eb amshuar. Si Jezusi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA E VII GJAT\u00cb VITIT A Para se t\u00eb pushkatohej nga komunist\u00ebt at\u00eb m\u00ebngjes me shi t\u00eb dat\u00ebs 11 mars 1948 pran\u00eb varrez\u00ebs s\u00eb Rrmajit n\u00eb Shkod\u00ebr, k\u00ebto ishin fjal\u00ebt e fundit q\u00eb tha At\u00eb Mati Prendushi, aso kohe Minist\u00ebr Provincial i Et\u00ebrve Fran\u00e7eskan\u00eb: \u00abJam i pafajsh\u00ebm. Po vdes n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs sime. &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=225\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;DUANI ARMIQT\u00cb TUAJ, LUTUNI P\u00cbR ATA Q\u00cb JU SALVOJN\u00cb!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-225","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=225"}],"version-history":[{"count":9,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":238,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/225\/revisions\/238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}