{"id":248,"date":"2020-02-24T17:40:39","date_gmt":"2020-02-24T17:40:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=248"},"modified":"2020-02-28T06:10:21","modified_gmt":"2020-02-28T06:10:21","slug":"iu-afrua-tunduesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=248","title":{"rendered":"IU AFRUA TUNDUESI!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA I E KREZHMEVE &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"975\" height=\"586\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Tundimet.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-249\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Tundimet.jpg 975w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Tundimet-300x180.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Tundimet-768x462.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Tundimet-450x270.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><figcaption>Zan 2, 7-9; 3, 1-7; Ps 51 (50); Rom 5, 12-19; Mt 4, 1-11 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb i bukur ai rreshti ungjillor q\u00eb k\u00ebt\u00eb diel thot\u00eb se Jezusit, pasi e kaloi koh\u00ebn e tundimeve, <em>\u00abiu afruan engj\u00ebjt dhe i sh\u00ebrbenin\u00bb<\/em>. Por na duhet ta shohim m\u00eb posht\u00eb bukurin\u00eb e k\u00ebtij detaji, sepse m\u00eb par\u00eb Ungjilli na thot\u00eb se Jezusit <em>\u00abIu afrua tunduesi!\u00bb<\/em>. Prandaj, p\u00ebr t\u2019i kuptuar mir\u00eb k\u00ebta detaje ungjillore, na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb parashtes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fal\u00eb nj\u00eb tradite shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb Kish\u00eb, leximet\nliturgjike t\u00eb t\u00eb dielave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb krezhmeve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjedhura me shum\u00eb\nkujdes. E ve\u00e7an\u00ebrisht kjo vlen p\u00ebr vitin A. Kjo tradit\u00eb e ka zanafill\u00ebn e saj p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh\nme lindjen e katekumenatit n\u00eb Kish\u00eb. Me syrin sidomos kah katekumen\u00ebt, kah ata\nt\u00eb rritur q\u00eb do t\u00eb pag\u00ebzoheshin Nat\u00ebn e Pashk\u00ebs, Kisha i p\u00ebrzgjidhte me kujdes\nleximet liturgjike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbenin si katekezat e fundit p\u00ebr ata q\u00eb\nishin n\u00eb ecje drejt pag\u00ebzimit. E n\u00eb fakt, secila prej t\u00eb dielave t\u00eb k\u00ebsaj kohe\nkrezhmesh, ka nj\u00eb tematik\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn e krishter\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximet e sotme kan\u00eb si qend\u00ebr t\u00eb veten realitetin e tundimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb i Keqi sajon n\u00eb jet\u00ebn e besimtarit. Djalli ekziston dhe tundon e, tundimi m\u00eb dinak i tij, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ua mbush\u00eb mendjen e njer\u00ebzve p\u00ebr mosekzistenc\u00ebn e vet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb veproj\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re. Shkrimi Shenjt flet shpesh p\u00ebr djallin dhe p\u00ebr tundimet e tij. Edhe leximi i par\u00eb sot, marr\u00eb nga libri i Siracidit, thot\u00eb: <em>\u00abBiro, n\u00ebse do t\u2019i sh\u00ebrbesh Hyjit, q\u00ebndro n\u00eb drejt\u00ebsi e n\u00eb frik\u00eb dhe p\u00ebrgatite shpirtin t\u00ebnd p\u00ebr tundim\u00bb<\/em>. <em>\u00abP\u00ebrgatitu p\u00ebr tundim\u00bb<\/em>: kjo \u00ebsht\u00eb porosia q\u00eb Kisha nuk vonon t\u2019ua b\u00ebj\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ta ndjekin Hyjin. Edhe vet\u00eb Jezusit n\u00eb shkreti <em>\u00abiu afrua tunduesi\u00bb<\/em>, me q\u00ebllim q\u00eb ta largonte nga q\u00ebllimi i Tij sh\u00eblbimprur\u00ebs. Kur djallit i thoshte mendja se mund t\u00eb tundonte Jezusin, imagjinoni sa m\u00eb kollaj mendon se mund t\u00eb na tundoj\u00eb ne! M\u00ebgjithat\u00eb kjo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb arsye frike p\u00ebr ne, por vet\u00ebdij\u00ebsimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase e keni pyetur veten ndonj\u00ebher\u00eb se p\u00ebrse djalli <em>tundon<\/em> dhe se \u00e7far\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie gjen ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb tijin? Arsyeja e tundimeve t\u00eb djallit nuk duhet k\u00ebrkuar tek urrejtja e tij ndaj nesh, por tek xhelozia dhe urretja q\u00eb ka ndaj Hyjit. D\u00ebshiron t\u2019i tregoj\u00eb Hyjit se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se Ai. E ka filluar k\u00ebshtu ferrin e vet dhe ka mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull xhelozie, nga e cila nuk do t\u00eb dal\u00eb m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po k\u00ebnaq\u00ebsi, a ndjen? Jo, aspak. N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vetin, At\u00eb Gabriele Amorth, ekzor\u00e7ist me fam\u00eb bot\u00ebrore, tregon se nj\u00eb her\u00eb po b\u00ebnte nj\u00eb ekzor\u00e7iz\u00ebm e, gjat\u00eb ritit, ai i tha djallit: <em>\u00abDil prej k\u00ebtu e shko n\u00eb ferr. Atje t\u00eb presin mundimet e tua!\u00bb<\/em>. \u00c7udit\u00ebrisht djalli i dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje:<em> \u00abUn\u00eb vuaj m\u00eb shum\u00eb k\u00ebtu, sesa n\u00eb ferr\u00bb<\/em>. <em>\u00abPo p\u00ebrse rri k\u00ebtu at\u00ebher\u00eb?\u00bb<\/em> \u2013 kishte vazhduar ekzor\u00e7isti. <em>\u00abSepse dua t\u00eb b\u00ebj keq!\u00bb<\/em> \u2013 ia kishte kthyer djalli. Pra, duke qen\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb krenaris\u00eb se vet, djalli e ka humbur parajs\u00ebn, nuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se keq. Prandaj Jezusi e quan at\u00eb pa m\u00ebdyshje <em>\u00abI Ligu&#8230;, i Keqi&#8230;, vrastar njer\u00ebzish qysh n\u00eb fillim&#8230;, rrenacak dhe babai i rren\u00ebs\u00bb<\/em>. P\u00ebrkufizime t\u00eb tilla q\u00eb Biri i Hyjit i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr djallin, duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendohen fort ata q\u00eb merren me rite satanike e me magji t\u00eb tjera, sepse nuk do t\u00eb dalin kurr\u00eb t\u00eb fituar prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb e dim\u00eb se djalli v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb humbi pafaj\u00ebsin\u00eb e m\u00ebparshme, por nuk humbi inteligjenc\u00ebn e tij. Kjo ngaq\u00eb Hyji i jep dhuratat e veta, por nuk i merr m\u00eb kurr\u00eb ato, edhe kur krijesa i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr keq. Prandaj duhet ta dim\u00eb mir\u00eb se djalli ka nj\u00eb inteligjenc\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se e jona. Plus k\u00ebsaj, ka edhe aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb fantazin\u00eb ton\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb qenie shpirt\u00ebrore. Vet\u00ebm n\u00eb vullnetin ton\u00eb nuk mund t\u00eb veproj\u00eb. Kur Hyji ka zgjedhur t\u00eb mos ket\u00eb pushtet mbi vullnetin ton\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr djalli q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb krijes\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shtrohemi kurr\u00eb n\u00eb bisedime me t\u00eb, por t\u2019ia mbydhim shtigjet e veprimit. Po hym\u00eb n\u00eb bisedime me t\u00eb, zor se do t\u00eb dalim fitimtar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi i par\u00eb na b\u00ebn t\u00eb shohim se Eva, n\u00eb fillimet e njer\u00ebzimit, b\u00ebri pik\u00ebrisht gabimin e \u201cbisedimeve\u201d me djallin. Ky gabimi i saji do t\u00eb provokonte edhe r\u00ebnien n\u00eb m\u00ebkat. P\u00ebr t\u2019i filluar k\u00ebto bisedime me Even, djalli nuk p\u00ebrdori g\u00ebnjeshtrat, por <em>gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetat<\/em>: <em>\u00abV\u00ebrtet\u00eb Hyji ju urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb mos hani prej asnj\u00eb peme t\u00eb kopshtit?\u00bb<\/em>. E Eva ra n\u00eb kurthin e tij. E dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se si p\u00ebrfundoi ky djalog: frytin e pem\u00ebs t\u00eb cilin Eva deri n\u00eb ato \u00e7aste e refuzonte prerazi, pas bised\u00ebs me tunduesin ajo filloi ta shihte si <em>\u00abt\u00eb bukur p\u00ebr t\u2019u par\u00eb dhe pem\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme p\u00ebr t\u00eb fituar dijen\u00bb<\/em>. \u00cbsht\u00eb rasti kur, m\u00ebkati, tek e fundit nuk na duket edhe aq i keq. Por <em>\u00abn\u00eb tundime fiton ai q\u00eb ia mbath\u00eb\u00bb<\/em>, m\u00ebsonte me shum\u00eb urti shpirt\u00ebrore Sh\u00ebn Fran\u00e7esku i Salesit. Edhe vet\u00eb Krishti, Biri i Hyjit, ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb taktik\u00eb t\u00eb <em>ikjes<\/em> nga tunduesi, duke ia mbyllur atij goj\u00ebn me p\u00ebrdorimin e sakt\u00eb t\u00eb Shkrimit Shenjt. Me k\u00ebt\u00eb <em>\u00abrrenacak dhe baba t\u00eb rren\u00ebs\u00bb<\/em> Jezusi ka qen\u00eb i prer\u00eb. Pjesa e sotme e Ungjillit na e p\u00ebrshkruan shum\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke lexuar Ungjillin e sot\u00ebm v\u00ebm\u00eb re se djalli e tundon Jezusin n\u00eb lidhje me tre aspekte q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme: u tundon n\u00eb lidhje me <em>buk\u00ebn e p\u00ebrditshme<\/em>, n\u00eb lidhje me <em>prov\u00ebn n\u00ebse Hyji na do apo jo<\/em>, si edhe n\u00eb lidhje me <em>idhujtarin\u00eb q\u00eb premton pushtet<\/em>. Secili prej k\u00ebtyre lloj tundimesh b\u00ebhet i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e secilit prej nesh dhe p\u00ebr secilin lloj tundimi do t\u00eb ishte bukur dhe e nevojshme sikur t\u00eb ndaleshim gjat\u00eb e t\u2019i meditonim. Megjithat\u00eb mbase \u00ebsht\u00eb m\u00eb urgjente t\u00eb meditojm\u00eb mbi <em>taktikat<\/em> q\u00eb djalli p\u00ebrdor, sesa mbi <em>p\u00ebrmbajtjen<\/em> e tundimit n\u00eb vetvete. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i sot\u00ebm na b\u00ebn t\u00eb shohim shum\u00eb qart\u00eb se, taktikave t\u00eb tunduesit, u kund\u00ebrvihen prerazi taktikat e Jezusit. Si\u00e7 kishte provuar me njer\u00ebzit e par\u00eb, ashtu edhe me Jezusin djalli p\u00ebrdor mashtrimin e <em>gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetave<\/em>, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb \u201cbisedime\u201d me T\u00eb: nuk i thot\u00eb <em>\u00abTi nuk je Biri i Hyjit\u00bb<\/em>, por<em> \u00abN\u00ebse je Biri i Hyjit, b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, apo b\u00ebj at\u00eb\u00bb<\/em>. Por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet Jezusi ia pret shkurt dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb interesantja, citon gjithnj\u00eb Shkrimin Shenjt. Sa metod\u00eb e bukur kjo e Jezusit p\u00ebr t\u2019i ikur tundimeve t\u00eb t\u00eb Keqit. Personalisht kam bindjen se disa fraza t\u00eb Shkrimin Shenjt\u00eb q\u00eb na kujtohen n\u00eb \u00e7astet e tundimit, disa porosi t\u00eb ndonj\u00eb drejtuesi shpirt\u00ebror, ndonj\u00eb shprehje e bukur shpirt\u00ebrore q\u00eb mund t\u00eb kemi lexuar apo d\u00ebgjuar diku, jan\u00eb <em>nxitimi i Zotit<\/em> p\u00ebr t\u00eb na ardhur n\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb t\u2019i shmangemi kurtheve t\u00eb t\u00eb Ligut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tundimit t\u00eb djallit q\u00eb Jezusi ta siguronte buk\u00ebn e goj\u00ebs\nduke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb mrekulli, mrekulli e cila n\u00eb at\u00eb rast ishte e provokuar nga v\u00ebnia\nn\u00eb kriz\u00eb e identitetit t\u00eb Tij prej Biri t\u00eb Hyjit, Jezusi i p\u00ebrgjigjet me\nbesimin e gjall\u00eb q\u00eb ka n\u00eb Atin e vet. E k\u00ebt\u00eb e shpreh me fjal\u00ebt e thjeshta t\u00eb\nShkrimit Shenjt: <em>\u00abNjeriu nuk jeton vet\u00ebm\nprej buke, por prej \u00e7do fjale q\u00eb del nga goja e Hyjit.\u00bb<\/em> N\u00eb t\u00eb gjitha ato\nraste ku p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb jemi t\u00eb tunduar ta sigurojm\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb\nkriz\u00eb identitetin ton\u00eb prej t\u00eb krishter\u00ebsh, mund t\u00eb p\u00ebrgjigjemi edhe ne me\nfjal\u00eb t\u00eb tilla feje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por duhet t\u00eb kemi kujdes q\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb ta citojm\u00eb mir\u00eb, sepse edhe djalli filloi ta citonte at\u00eb, por p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb liga. Pasi e \u00e7oi Jezusin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb Tempullit, i tha: <em>\u00abN\u00ebse je Biri i Hyjit, hidhu posht\u00eb, sepse Shkrimi Shenjt thot\u00eb: \u201cP\u00ebr ty Hyji do t\u2019u urdh\u00ebroj\u00eb engj\u00ebjve t\u00eb vet, dhe ata do t\u00eb mbajn\u00eb para duarsh, q\u00eb k\u00ebmba jote t\u00eb mos vritet n\u00eb ndonj\u00eb gur\u201d!\u00bb<\/em> Me t\u00eb drejt\u00eb disa e kan\u00eb quajtur djallin <em>majmuni i Hyjit<\/em>, n\u00eb kuptimin q\u00eb p\u00ebrpiqet gjithnj\u00eb t\u00eb imitoj\u00eb Hyjin. Pasi e vuri re se taktika e Krishtit ishte p\u00ebrdorimi i Shkrimit Shennt, at\u00ebher\u00eb e p\u00ebrdori edhe ai. Por djalli ka harruar se parimi kryesor i Hyjit \u00ebsht\u00eb <em>dashuria pa kushte<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sikur Jezusi t\u00eb hillej, do t\u00eb ishte si t\u00eb thoshte: <em>\u00abPo e b\u00ebj prov\u00eb n\u00ebse Ati m\u00eb do\u00bb<\/em>, gj\u00eb e cila do t\u00eb ishte fyerje ndaj Atit t\u00eb vet. Si nuk e dashka Ati? Prandaj Jezusi nuk ka nd\u00ebr mend ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim dashurin\u00eb e Atit e t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Atij ndonj\u00eb prov\u00eb dashurie. Prandaj mashtruesit i p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abPorse Shkrimi Shenjt\u00eb thot\u00eb edhe: \u2018Mos e sprovo Zotin, Hyjin t\u00ebnd!<\/em>&#8220;\u300bKy parim i Jezusit, pra parimi i dashuris\u00eb s\u00eb past\u00ebr, m\u00ebson edhe citimin e sakt\u00eb t\u00eb Shkrimit Shenjt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Djalli pastaj vazhdoi me tundimin e tret\u00eb, ku hiqet si i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm. Pasi e \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb mal shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe ia tregon mbret\u00ebrit\u00eb e k\u00ebsaj bote, i tha: <em>\u00abT\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u2019i jap ty n\u00ebse bie p\u00ebrbys para meje e m\u00eb adhuron\u00bb<\/em>. Gjith\u00ebpushtet\u00ebsia e djallit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm <em>fasad\u00eb<\/em>, sado e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ajo mund t\u00eb duket. I Gjith\u00ebpushtetshmi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Hyji. Ne na duhet vet\u00ebm t\u00eb jemi t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i besuar asaj fasade t\u00eb rreme t\u00eb djallit e t\u00eb mos e l\u00ebkundim besimin e gjall\u00eb n\u00eb Zotin. Pastaj koha vet\u00eb do ta v\u00ebrtetoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb Zoti ai q\u00eb e mban dhe e drejton historin\u00eb, edhe pse mes v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb i shkakton keqp\u00ebrdorimi i liris\u00eb son\u00eb. <em>\u00abHyji shkruan drejt, n\u00eb rreshtat e shtr\u00ebmb\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzve\u00bb<\/em>, predikonte n\u00eb shekullin XVIII ipeshkvi francez, Jacques Bossuet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Jezusi \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebtu i prer\u00eb: <em>\u00abIk, o djall\u00eb, sepse Shkrimi Shenjt\u00eb thot\u00eb: \u201cAdhuro Zotin, Hyjin t\u00ebnd, dhe sh\u00ebrbeji vet\u00ebm Atij\u201d\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu, pra, me bindjen e prer\u00eb bij\u00ebsore q\u00eb Jezusi pati\nndaj Atit t\u00eb vet, na u hap edhe neve rruga e sh\u00eblbimit: <em>\u00abV\u00ebrtet\u00eb, sikurse me pad\u00ebgjes\u00ebn e nj\u00ebrit m\u00ebkatuan t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit <\/em>\u2013\nthot\u00eb Sh\u00ebn Pali sot n\u00eb Letr\u00ebn e drejtuar Romak\u00ebve \u2013 <em>po ashtu, me d\u00ebgjes\u00ebn e Nj\u00ebrit, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb\ndrejt\u00eb\u00bb<\/em>. Atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuar dhe katekumen\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ecje drejt\npag\u00ebzimit, pra, Kisha u thot\u00eb se mund t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe ata n\u00eb fitoren e\nKrishtit mbi tundimin, por vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb edhe ata \u201ctaktik\u00ebn\u201d e\ndashuris\u00eb q\u00eb vet\u00eb Krishti na ka m\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abAt\u00ebher\u00eb djalli e la dhe ja, u afruan engj\u00ebjt dhe i sh\u00ebrbenin\u00bb<\/em>, p\u00ebrfundon Ungjilli i sot\u00ebm me at\u00eb rreshtin q\u00eb e cituam q\u00eb n\u00eb fillim. Mua personalisht m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb ky rresht, sepse m\u00ebson dy gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E para \u00ebsht\u00eb se <em>\u00abdjalli e la\u00bb <\/em>Jezusin dhe u largua nga Ai. <em>\u00abN\u00ebnshtrohuni Hyjit! Kund\u00ebrshtoni djallit dhe do t\u00eb largohet prej jush!\u00bb<\/em>, porosit Sh\u00ebn Jakobi (4, 7). Djalli largohet her\u00ebt a von\u00eb, sepse e ka pushtetin e kufizuar nga Gjith\u00ebpushtet\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb e Hyjit. E dyta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb se, pran\u00eb Jezusit, <em>\u00abu afruan engj\u00ebjt dhe i sh\u00ebrbenin\u00bb<\/em>. <em>\u00abEngj\u00ebjt na e kan\u00eb lakmi se mund t\u00eb vuajm\u00eb p\u00ebr Hyjin, sepse Hyji e meriton t\u00eb vuajm\u00eb p\u00ebr T\u00eb\u00bb<\/em>, thosht\u00eb Sh\u00ebn Piu nga Pietrel\u00e7ina. Djalli deshi ta mashtronte Jezusin duke i premtuar se engj\u00ebjt do t\u00eb shpejtonin t\u2019i vinin n\u00eb ndihm\u00eb n\u00ebse Ai pranonte t\u00eb hillej nga maja e tempullit, por Jezusi e dinte se engj\u00ebjt jan\u00eb <em>krijesa t\u00eb dashura<\/em> e nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u2019i tundosh e t\u2019i m\u00ebrzit\u00ebsh ata me prova t\u00eb tilla. Engj\u00ebjt joshen vet\u00ebm nga dashuria q\u00eb tregojm\u00eb p\u00ebr Hyjin. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ata mund t\u00eb na <em>afrohen<\/em> e t\u00eb na <em>sh\u00ebrbejn\u00eb<\/em> me lutjet e tyre n\u00eb dobi t\u00eb sh\u00eblbimit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA I E KREZHMEVE &#8211; VITI A \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb i bukur ai rreshti ungjillor q\u00eb k\u00ebt\u00eb diel thot\u00eb se Jezusit, pasi e kaloi koh\u00ebn e tundimeve, \u00abiu afruan engj\u00ebjt dhe i sh\u00ebrbenin\u00bb. Por na duhet ta shohim m\u00eb posht\u00eb bukurin\u00eb e k\u00ebtij detaji, sepse m\u00eb par\u00eb Ungjilli na thot\u00eb se Jezusit \u00abIu afrua &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=248\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;IU AFRUA TUNDUESI!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[15],"class_list":["post-248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-i-pakategorizuar","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=248"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":256,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/248\/revisions\/256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}