{"id":258,"date":"2020-03-02T13:39:46","date_gmt":"2020-03-02T13:39:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=258"},"modified":"2021-04-05T18:31:40","modified_gmt":"2021-04-05T18:31:40","slug":"ndersa-po-zbrisnin-nga-mali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=258","title":{"rendered":"ND\u00cbRSA PO ZBRISNIN NGA MALI&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA II E KREZHMEVE &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"413\" height=\"526\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/c279a5c289993dfe61324a14b7bac5f3.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-259\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/c279a5c289993dfe61324a14b7bac5f3.jpg 413w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/c279a5c289993dfe61324a14b7bac5f3-236x300.jpg 236w\" sizes=\"auto, (max-width: 413px) 93vw, 413px\" \/><figcaption>Zan 12, 1-4; Ps 33 (32); 2 Tim 1, 8-10; Mt 17, 1-19 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb detaj i Ungjillit le t\u00eb na e t\u00ebrheq\u00eb sot v\u00ebmendjen ton\u00eb: <em>\u00abNd\u00ebrsa po zbrisnin nga mali&#8230;\u00bb<\/em>. P\u00ebrse t\u00eb zbrisnin nga mali, pas gjith\u00eb asaj madh\u00ebshtie t\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Jezusit? Detaj majft i vog\u00ebl, por q\u00eb na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi mjaft t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb \u00e7astin kur ndodhi shnd\u00ebrrimi i Jezusit dhe u shfaqen Moisiu dhe Elia duke folur me T\u00eb, Pjetrit nuk i erdhi gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb thoshte ve\u00e7se: <em>\u00abZot\u00ebri, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb rrim\u00eb k\u00ebtu&#8230;\u00bb<\/em>. Pjetri, duke par\u00eb gjith\u00eb at\u00eb sken\u00eb madh\u00ebshtore, mendonte se n\u00eb at\u00eb \u00e7ast po realizoheshin premtimet mesianike t\u00eb b\u00ebra Izraelit dikur. Prandaj mendonte se e mira e tij do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb rrinte atje n\u00eb mal, n\u00eb at\u00eb prani hyjnore. Pjetri ende nuk e kishte kuptuar se nuk kishin shkuar n\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar atje, por p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gati q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonin at\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti ishte parashikuar t\u00eb ndodhte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb Ungjillin e Mateut, rreshtat q\u00eb i paraprijn\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Jezusit, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata ku vet\u00eb Jezusi paralajm\u00ebroi mundimet, vdekjen dhe gjalljen e Tij, t\u00eb cilat s\u00eb shpejti do t\u00eb ndodhnin. Jezusi shqet\u00ebsohej p\u00ebr fen\u00eb e apostujve t\u00eb vet. Ata, p\u00ebrball\u00eb \u201cshkandullit\u201d t\u00eb kryqit, rrezikonin ta humbisnin besimin n\u00eb T\u00eb. E prandaj, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur, b\u00ebri k\u00ebt\u00eb mrekulli kaq t\u00eb madhe. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, Jezusi vendosi q\u00eb t&#8217;i lejonte t\u00eb ishin t\u00eb  pranish\u00ebm kur, p\u00ebr pak \u00e7aste Ai do ta hiqte velin q\u00eb e mbulonte lavdin\u00eb e Tij hyjnore. Interesante: madh\u00ebshtia e lumnis\u00eb s\u00eb parrizit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm <em>nj\u00eb vel lag<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb apostujt <em>duhej<\/em> q\u00eb t\u00eb zbrisnin nga mali, sepse i priste p\u00ebrballja me kryqin, p\u00ebrballje e cila ishte e mira e tyre e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe lavdin\u00eb e Krishtit do ta shihnin, madje shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se aq dhe n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, por m\u00eb par\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballeshin me kryqin, q\u00eb ta kuptonin mir\u00eb  se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dashuria e v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kryqit edhe ata do t\u00eb <em>kaliteshin<\/em> n\u00eb dashuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E kalitja n\u00eb dashuri, n\u00ebp\u00ebrmjet kryqit, u ndodh\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve. Ka raste kur Hyji i b\u00ebn disa p\u00ebrjashtime, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb besojm\u00eb se Ai mundet gjith\u00e7ka, por rruga e zakonshme \u00ebsht\u00eb ajo e kryqit. E kryqi merr forma t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Dik\u00eb mund ta trondis\u00eb nj\u00eb rast vdekjeje, e mbase edhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb. Dikush mbase \u00ebsht\u00eb i sulmuar nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, aq sa nuk i ndahen ila\u00e7et dhe rendja sa n\u00eb nj\u00eb der\u00eb spitali tek nj\u00eb tjet\u00ebr. Dikush mbase vuan padrejt\u00ebsit\u00eb e t\u00eb pangopurve me para. Jan\u00eb \u00e7aste kryqi, \u00e7aste shkandulli. Fjala \u201cshkandull\u201d vjen nga greqishtja e vjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cpenges\u00eb\u201d. Kryqi, pra, mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb \u201cpenges\u00eb\u201d reale p\u00ebr t\u00eb besuar n\u00eb dashurin\u00eb e Hyjit dhe n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E shnd\u00ebrrimi ishte nj\u00eb <em>madh\u00ebshti<\/em> n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e tregon jo vet\u00ebm shfaqja e Moisiut dhe e Elis\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt simbolizojn\u00eb se n\u00eb Jezusin p\u00ebrmbushet gjith\u00e7ka kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Ligji (i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Moisiu) dhe profet\u00ebt (t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Elia) \u2013 por edhe z\u00ebri i Atit q\u00eb vjen nga reja: <em>\u00abKy \u00ebsht\u00eb Biri im i dashur, t\u00eb cilin e kam p\u00ebrzem\u00ebr. At\u00eb d\u00ebgjoni!\u00bb<\/em>. Ati k\u00ebshtu apostujve dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimit po u zbulonte edhe nj\u00eb  her\u00eb me shum\u00eb  dashamir\u00ebsi, se nuk kishte d\u00ebrguar n\u00eb bot\u00eb thjesht nj\u00eb  profet, por vet\u00eb  Birin e Tij t\u00eb dashur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrball\u00eb shkandullit t\u00eb kryqit, pra, apostujt dhe ne, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se madh\u00ebshtia hyjnore prap\u00ebseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm <em>nj\u00eb vel larg<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Z\u00ebri i dashur i Atit erdhi menj\u00ebhere pasi q\u00eb Pjetri kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn e tij q\u00eb, e gjith\u00eb ajo bukuri, t\u00eb mos kishte fund kurr\u00eb: <em>\u00abZot\u00ebri, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb rrijm\u00eb k\u00ebtu: n\u00ebse do ti, po i ngreh k\u00ebtu tri tenda: nj\u00eb p\u00ebr ty, nj\u00eb p\u00ebr Moisiun e nj\u00eb p\u00ebr Elin\u00eb\u00bb<\/em>. E ne mund ta kuptojm\u00eb leht\u00eb Pjetrin q\u00eb b\u00ebn si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb torte t\u00eb madhe dhe i shtrin krah\u00ebt q\u00eb ta zaptoj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00ebn p\u00ebr vete. T\u00eb gjith\u00eb do ta kishim lakmi nj\u00eb lumni t\u00eb till\u00eb. Megjithat\u00eb, lavdin\u00eb hyjnore, Pjetri do ta shijonte, por m\u00eb par\u00eb i duhej t\u00eb m\u00ebsonte se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dashuria dhe, p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb, duhej t\u2019i vinte n\u00eb ndihm\u00eb kryq\u00ebzimi i Jezusit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb shohim se edhe n\u00eb \u00e7astin kur Hyji e filloi historin\u00eb e Tij me popullin e Izraelit, e filloi me pranin\u00eb e mistershme t\u00eb <em>kryqit<\/em>. K\u00ebshtu mund ta cil\u00ebsojm\u00eb ftes\u00ebn q\u00eb Hyji i b\u00ebn Abrahamit sot n\u00eb leximin e par\u00eb: <em>\u00abDil prej vendit t\u00ebnd dhe prej v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb sate, e prej sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb babait t\u00ebnd, n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb do t\u00eb ta tregoj&#8230;. Do ta b\u00ebj t\u00eb madh emrin t\u00ebnd\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky premtim i fundit, q\u00eb siguron madh\u00ebshtin\u00eb e ardhshme t\u00eb Abrahamit, duket sikur nuk \u00ebsht\u00eb fort n\u00eb sintoni me ftes\u00ebn fillestare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb Abrahamin, ky premtim do t\u00eb realizohej pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb, sepse asnj\u00eb njeri n\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i nderuar m\u00eb fort se ai. Abrahami nderohet jo vet\u00ebm nga ne t\u00eb krishter\u00ebt, por edhe nga hebrenjt\u00eb dhe mysliman\u00ebt, pra nga tre besimet q\u00eb njihen si <em>besime abrahamike<\/em> dhe q\u00eb, t\u00eb marra s\u00eb bashku, p\u00ebrfshijn\u00eb gati gjym\u00ebn e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Asnj\u00eb njeri nuk ka kaq shum\u00eb nderim sa Abrahami. Por, e gjith\u00eb kjo lavdi, Abrahamit do t\u2019i vinte vet\u00ebm pas \u201ckryqit\u201d, pas asaj ftese t\u00eb Hyjit q\u00eb mbart\u00eb n\u00eb vetvete kaq shum\u00eb detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebs\u00ebpari v\u00ebm\u00eb re se, duke iu drejtuar Abrahamit, Hyji nuk b\u00ebn ndonj\u00eb <em>prezantim<\/em> t\u00eb vetin (e k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Hyji po i drejtohej Abrahamit), por fillon me nj\u00eb urdh\u00ebr: <em>\u00abDil\u00bb<\/em>. Mund t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb kjo sjellje <em>me pak takt<\/em> nga ana e Hyjit, por me Abrahamin Hyji po b\u00ebnte at\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ai e b\u00ebn me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tyre. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit aty, n\u00eb Shenjt\u00ebroren e nd\u00ebrgjegjes, Hyji i fton si me urdh\u00ebres\u00eb  gjithnj\u00eb q\u00eb <em>\u00abt\u00eb dalim\u00bb<\/em> nga e keqja e t\u00eb vihen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs. Nuk ishte ende koha q\u00eb Hyji t\u2019ia prezantonte Abrahamit veten si Trini e Njini. M\u00eb par\u00eb i duhej ta shk\u00ebpuste at\u00eb  duksh\u00ebm nga realiteti ku ishte. M\u00eb von\u00eb pastaj, me an\u00eb t\u00eb profet\u00ebve,  Hyji do t\u00eb zbulonte se gjithnj\u00eb k\u00ebshtu vepronte me ata q\u00eb i kishte p\u00ebr zem\u00ebr. Profet\u00ebve u fliste me k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb e Izraelit: <em>\u00abDo ta shpie n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb e do t\u2019i flas zemr\u00ebs s\u00eb saj\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pastaj Hyji i p\u00ebrshkruan Abrahamit \u201cshkret\u00ebtir\u00ebn\u201d n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po e ftonte t\u00eb shkonte. Duke i th\u00ebn\u00eb <em>\u00abDil prej vendit t\u00ebnd dhe prej v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb sate, e prej sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb babait t\u00ebnd\u00bb<\/em>, po e ftonte q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga pasurit\u00eb materiale dhe nga p\u00ebrzem\u00ebrsit\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta familjare q\u00eb kishte. Dhe, e gjith\u00eb kjo, p\u00ebr t\u00eb shkuar <em>\u00abn\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb do t\u00eb ta tregoj\u00bb<\/em>, pra pa i treguar as <em>cakun<\/em> e udh\u00ebtimit t\u00eb tij. Hyji i b\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb Abrahamit se e vetmja siguri q\u00eb zot\u00ebron \u00ebsht\u00eb <em>premtimi i hyjnor<\/em>. E Abrahami do ta kaloj\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij \u201ci kapur fort\u201d pas premtimit t\u00eb Hyjit. Kjo <em>shpres\u00eb kund\u00ebr \u00e7do shprese<\/em> q\u00eb vazhdimisht iu k\u00ebrkua n\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb ishte kryqi i Abrahamit, vendi i p\u00ebrsosjes s\u00eb tij n\u00eb fen\u00eb e ngjall\u00eb n\u00eb Hyjin e gjall\u00eb. Prandaj Abrahami \u00ebsht\u00eb quajtur <em>ati n\u00eb fe<\/em> i t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe Abrahamit, pra, iu desh <em>\u201ct\u00eb zbriste nga mali\u201d<\/em>, p\u00ebr ta kuptuar se Hyji me t\u00eb cilin kishte t\u00eb b\u00ebnte nuk ishte si hyjnit\u00eb e pagan\u00ebve. E tani edhe Abrahami \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb at\u00eb <em>mal t\u00eb lum<\/em> q\u00eb \u00ebsht\u00eb parajsa, p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar n\u00eb amshim me Hyjin e gjall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj as ne t\u00eb mos na vij\u00eb turp t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb Hyj t\u00eb till\u00eb:<em> \u00abFort i dashur, mos t\u00eb vij\u00eb marre ta d\u00ebshmosh Zotin ton\u00eb, as mua t\u00eb burgosurin e tij, por hiq keq me mua p\u00ebr Ungjill, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb fuqin\u00eb e Hyjit\u00bb<\/em> \u2013 i thot\u00eb Sh\u00ebn Pali Timoteut. Ia thot\u00eb nd\u00ebrsa ai vet\u00eb, Sh\u00ebn Pali, ishte <em>\u00abi burgosur i Krishtit\u00bb<\/em>. Sh\u00ebn Pali e kishte kuptuar Krishtin: burgu q\u00eb po p\u00ebsonte p\u00ebr Ungjill, nuk ishte harres\u00eb e Hyjit e nuk iu b\u00eb atij <em>shkandull<\/em>, por e dinte se ai ishte rasti i tij <em>p\u00ebr<\/em> <em>t\u2019u<\/em> <em>p\u00ebrsosur n\u00eb dashuri <\/em>ndaj Hyjit dhe ndaj atyre q\u00eb e kishin burgosur. Ky rast, e shum\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, ishin p\u00ebr Sh\u00ebn Palin \u201czbritja e tij nga mali\u201d, para se edhe ai t\u00eb ngjitej p\u00ebrfundimisht n\u00eb malin e lumturis\u00eb s\u00eb amshuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur Hyji t\u00eb na th\u00ebrras\u00eb edhe ne \u201ct\u00eb zbresim nga mali\u201d, t\u00eb mos e humbasim fen\u00eb, por t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se na erdhi radha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosemi n\u00eb dashuri. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u2019i ngjitemi \u201cmalit\u201d t\u00eb lumturis\u00eb s\u00eb parrizit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ne nuk jemi vet\u00ebm, sepse na mb\u00ebshtjell\u00eb me dashurin\u00eb dhe hirin e vet e Shenjt\u00ebrueshmja Trini. Ja se si e tregon Ungjilli i sot\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn se si e Shenjt\u00ebrueshmja Trini i mb\u00ebshtolli me dashurin\u00eb dhe me hirin e vet apostujt, para se ata t\u00eb p\u00ebrballeshin me \u201c<em>shkandullin<\/em>\u201d e kryqit. Fillimisht <em>\u00abi mbuloi nj\u00eb re e shndritshme\u00bb<\/em>, simbol i Shpirtit Shenjt, i cili e mbulon me pranin\u00eb e Tij t\u00eb bekuar besimtarin, p\u00ebr ta ndihmuar n\u00eb ndjekjen e Krishtit t\u00eb Vdekur e t\u00eb Ngjallur. Pastaj u d\u00ebgjua z\u00ebri i Atit q\u00eb u tha: <em>\u00abKy \u00ebsht\u00eb Biri im i dashur, t\u00eb cilin e kam p\u00ebrzem\u00ebr. At\u00eb d\u00ebgjoni\u00bb<\/em>, duke i ftuar k\u00ebshtu apostujt q\u00eb t\u2019i zinin bes\u00eb vepr\u00ebs dhe fjal\u00ebs s\u00eb Birit t\u00eb Tij, sepse n\u00eb T\u00eb Ati do ta shp\u00ebtonte njer\u00ebzimin. Pastaj \u00ebsht\u00eb Jezusi, vet\u00eb Biri, Ai q\u00eb <em>\u00abu afrua, i preku e tha: \u201c\u00c7ohuni e mos u trembni!\u201d\u00bb<\/em>, duke u dh\u00ebn\u00eb dashamir\u00ebsisht zem\u00ebr q\u00eb ta vazhdonin pa frik\u00eb ecjen e tyre pas Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, <em>\u00abnd\u00ebrsa po zbriznin nga mali\u00bb<\/em> p\u00ebr ta vazhduar ecjen e tyre n\u00eb fe, Jezusi u tha se ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb, nd\u00ebrkaq, ta mbanin sekret at\u00eb q\u00eb kishin par\u00eb, sepse p\u00ebrndryshe do t\u00eb kekuptohej krejt\u00ebsisht personi i Tij dhe vepra e Tij, n\u00ebse nuk ndodhte m\u00eb par\u00eb Vdekja dhe Ngjallja e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb edhe ne nga dashuria dhe nga hiri i t\u00eb Shenjt\u00ebrueshmes Trini, ta vazhdojm\u00eb ecjen ton\u00eb pas Jezusit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA II E KREZHMEVE &#8211; VITI A Nj\u00eb detaj i Ungjillit le t\u00eb na e t\u00ebrheq\u00eb sot v\u00ebmendjen ton\u00eb: \u00abNd\u00ebrsa po zbrisnin nga mali&#8230;\u00bb. P\u00ebrse t\u00eb zbrisnin nga mali, pas gjith\u00eb asaj madh\u00ebshtie t\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Jezusit? Detaj majft i vog\u00ebl, por q\u00eb na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi mjaft t\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=258\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ND\u00cbRSA PO ZBRISNIN NGA MALI&#8230;&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-258","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=258"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":268,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/258\/revisions\/268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}