{"id":284,"date":"2020-03-17T14:52:09","date_gmt":"2020-03-17T14:52:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=284"},"modified":"2020-03-21T18:42:30","modified_gmt":"2020-03-21T18:42:30","slug":"erdha-ne-kete-bote-te-bej-gjyq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=284","title":{"rendered":"ERDHA N\u00cb K\u00cbT\u00cb BOT\u00cb T\u00cb B\u00cbJ GJYQ!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA IV E KREZHMEVE &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"800\" height=\"600\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/jesus-healing-08-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-287\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/jesus-healing-08-1.jpg 800w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/jesus-healing-08-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/jesus-healing-08-1-768x576.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/jesus-healing-08-1-450x338.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><figcaption>1 Sam 16, 1.4.6-7.10-13; Ps 23 (22); Ef 5, 8-14; Gjn 9, 1-41 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pastaj n\u00eb jet\u00eb, vjen \u00e7asti kur t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballesh\npatjet\u00ebr me drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs! Vjen \u00e7asti kur Zoti t\u00eb v\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb drit\u00eb\nshum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb drit\u00eb e cila jo domosdoshm\u00ebrisht i b\u00ebn njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb\nshohin, por q\u00eb t\u00eb verbohen edhe m\u00eb fort. \u00cbsht\u00eb karakteristika m\u00eb tipike e\nKrishtit, Drit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, i cili i shfaqet njeriut si n\u00eb faqet e\nUngjillit, ashtu edhe n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij. E, kur kjo drit\u00eb\nb\u00ebhet e pranishme, t\u00eb detyron <em>t\u00eb mbash\nq\u00ebndrim<\/em>: ose t\u2019i hapesh asaj, q\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh edhe m\u00eb qart\u00eb, ose t\u2019i mbyllesh\nshk\u00eblqimit t\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019u verbuar k\u00ebshtu edhe m\u00eb fort. Jan\u00eb t\u00eb shumta faqet e\nUngjillit q\u00eb na e shtjellojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por pjesa e sotme ungjillore\nduket sikur merret vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje: <em>\u00abErdha\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb b\u00ebj gjyq: q\u00eb t\u00eb shohin ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr e t\u00eb verbohen ata\nq\u00eb shohin\u00bb <\/em>\u2013 thot\u00eb Jezusi. Ky <em>\u00abgjyq\u00bb<\/em>\ni ashp\u00ebr k\u00ebtu na tregohet jo teorikisht, por me nj\u00eb histori konkrete; me nj\u00eb\nhistori ku personazhet q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb <em>t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime<\/em> e <em>t\u00eb marrin vendime<\/em> p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj Drite\nq\u00eb \u00ebsht\u00eb Jezusi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb parev\u00eb q\u00eb iu duhesh t\u00eb mbanin q\u00ebndrim e t\u00eb merrnin vendimin n\u00ebse lejonin p\u00ebrvujt\u00ebrisht t\u00eb shndriteshin nga Jezusi, qen\u00eb apostujt t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb verb\u00ebrit q\u00eb kishte lindur i till\u00eb, i b\u00ebn\u00eb Jezusit at\u00eb pyetjen q\u00eb njer\u00ebzit e kan\u00eb zakon ta b\u00ebjn\u00eb shpesh n\u00eb k\u00ebsi rastesh: <em>\u00abRabbi, kush m\u00ebkatoi, ky apo prind\u00ebrit e tij, q\u00eb lindi i verb\u00ebr?\u00bb<\/em> Jezusi do t\u2019i korrigjoj\u00eb qet\u00ebsisht: <em>\u00abNuk m\u00ebkatoi as ky as prind\u00ebrit e tij, por ndodhi k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebftohen veprat e Hyjit\u00bb<\/em>. \u00c7do vuajtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb mister, njohjen e t\u00eb cilit e zot\u00ebron vet\u00ebm i Gjith\u00ebpushtetshmi. Njeriut i duhet vet\u00ebm q\u00eb, me plot dashuri ndaj Hyjit t\u00eb vet e ndaj njeriut-v\u00eblla q\u00eb po vuan, t\u00eb vihet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb k\u00ebtij plani t\u00eb mistersh\u00ebm e , nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb vihet edhe n\u00eb sh\u00ebrbim dashurie. <em>\u00abK\u00ebtu misteri i vuajtjes, shndritet nga misteri i dashuris\u00eb\u00bb<\/em>, tha Papa Gjon Pali II kur vizitoi n\u00eb Kalkut\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej sht\u00ebpive t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve q\u00eb kishte themeluar N\u00ebn\u00eb Tereza.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">S\u00eb pari na duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb re n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm se Jezusi nuk e sh\u00ebron k\u00ebt\u00eb t\u00eb verb\u00ebr <em>prej asgj\u00ebje<\/em>, pa bashk\u00ebpunimin e tij, por i k\u00ebrkon atij besim n\u00eb fjal\u00ebn e Tij, duke i th\u00ebn\u00eb, pasi ia kishte lyer syt\u00eb me balt\u00eb: <em>\u00abShko e lahu n\u00eb banj\u00ebn Siloam\u00bb<\/em>. Balta t\u00eb kujton krijimin e Adamit <em>prej dheut t\u00eb tok\u00ebs<\/em> n\u00eb fillimin e bot\u00ebs. Duke p\u00ebrs\u00ebritur gjestet e Krijuesit, Jezusi po i sfidonte ata q\u00eb i rrinin p\u00ebrreth, duke i ftuar ata n\u00eb besueshm\u00ebri ndaj Personit t\u00eb Tij, ndaj nj\u00eb Hyji t\u00eb veshur plot e p\u00ebrplot me p\u00ebrvujt\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, pasi ndodhi sh\u00ebrimi i t\u00eb verb\u00ebrit, skena, n\u00eb dukje e qet\u00eb e plot \u00ebmb\u00eblsi, mori shum\u00eb shpejt ngjyra e dinamika nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Reagimet e atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mrekulli t\u00eb till\u00eb jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmit. Ka prej atyre q\u00eb nuk vonojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb deri edhe se ai njeri nuk ishte i verbri i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ishin m\u00ebsuar t\u00eb shinin gjithnj\u00eb, por ishte <em>\u00abnj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrngjan atij\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk e di a do t\u00eb kisha dashur t\u00eb isha at\u00eb dit\u00eb aty: nga nj\u00ebra an\u00eb ndoshta kjo mrekulli do t\u00eb ma kishte shtuar afrimin tim me Jezusin, por nuk e di n\u00ebse edhe un\u00eb do t\u00eb kisha qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shpjegime t\u00eb tjera p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi. Duhet t\u00eb dim\u00eb mir\u00eb, madje ta dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, se mrekullit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se i kthejn\u00eb gjithnj\u00eb njer\u00ebzit kah Zoti. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shpesh her\u00eb mrekullit\u00eb e shtojn\u00eb fen\u00eb e disave, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe krejt e kund\u00ebrta. Mrekullit\u00eb jan\u00eb si puna e er\u00ebs n\u00eb lidhje me nj\u00eb vark\u00eb: n\u00ebse varka i ka velat e hapura, at\u00ebher\u00eb era ka \u00e7far\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb, por n\u00ebse jo, era nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb. Ashtu edhe mrekullia: n\u00ebse njeriu i ka hapur \u201cvelat\u201d e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vet p\u00ebr ta k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebr ta pranuar at\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebsisht, at\u00ebher\u00eb mrekullia thjesht do ta shtyj\u00eb at\u00eb me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es k\u00ebrkimi. Por, n\u00ebse n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij njeriu nuk e kalit vetveten n\u00eb k\u00ebrkimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb shpejt edhe ai do t\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb gjej\u00eb shpjegime e justifikime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr mrekullit\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ndodhin n\u00eb jet\u00eb. <em>Hyji kthen m\u00ebkatar\u00ebt, por jo kok\u00ebfort\u00ebt<\/em>. Ka shum\u00eb m\u00ebkatar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb till\u00eb nga <em>padija<\/em> e jo ngaq\u00eb <em>zgjedhin<\/em> t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb. Gabojm\u00eb n\u00ebse e krahasojm\u00eb Sh\u00ebn Palin, para se t\u00eb kthehej, me farisenjt\u00eb e kryeprift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden sot n\u00eb Ungjill. <em>\u00abVeproja nga padija\u00bb \u00ad\u00ad<\/em>&#8211; shpjegonte Sh\u00ebn Pali kur fliste p\u00ebr gjendjen e tij t\u00eb dikurshme prej p\u00ebrndjek\u00ebsi t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve (1 Tim 1, 13). Kur Sauli (Sh\u00ebn Pali) do t\u00eb d\u00ebgjonte z\u00ebrin e Jezusit, do t\u00eb kthehej, kurse farisenjt\u00eb e Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm, p\u00ebrball\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb qart\u00eb, gjet\u00ebn shpjegime t\u00eb tjera. Sa keq \u00ebsht\u00eb kur heqim dor\u00eb nga k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb shpjegimi i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u2019i jepet faktit q\u00eb paria e farisenjve nuk e pranuan mrekullin\u00eb e sh\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb verb\u00ebrit. Madje arrit\u00ebn t\u00eb gjenin edhe <em>justifikimin teologjik<\/em> p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ai sh\u00ebrim nuk ishte vep\u00ebr e Hyjit: Jezusi nuk kishte respektuar pushimin e s\u00eb shtun\u00ebs kur kishte marr\u00eb n\u00eb duar balt\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn i kishte sh\u00ebruar syt\u00eb t\u00eb verb\u00ebrit. <em>Na ruajt\u00eb Zoti nga teolog\u00ebt q\u00eb hiqen m\u00eb teolog\u00eb se vet\u00eb Zoti<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj u \u00ebsht\u00eb dashur edhe prind\u00ebrve t\u00eb t\u00eb sh\u00ebruarit q\u00eb <em>t\u00eb mbanin q\u00ebndrim<\/em> p\u00ebrball\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb djalit t\u00eb tyre. Ata publikisht e pranojn\u00eb se i sh\u00ebruari \u00ebsht\u00eb i biri i tyre q\u00eb u kishte lindur i verb\u00ebr, por nuk pranojn\u00eb t\u00eb shtyhen m\u00eb tutje <em>p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb judenjve<\/em>, t\u00eb cil\u00ebt kishin dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga sinagoga kushdo q\u00eb e pranonte Jezusin p\u00ebr Mesi. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej nj\u00eb i krishter\u00eb me shkish\u00ebrim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por <em>q\u00ebndrimin<\/em> m\u00eb prek\u00ebs e mbajti vet\u00eb i sh\u00ebruari. Ai nuk pranoi kurr\u00ebsesi ta mohonte apo ta zbehte origjin\u00ebn e sh\u00ebrimit t\u00eb tij. E pohonte publikisht para popullit t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb e rrethonte dhe vazhdoi ta pohonte at\u00eb edhe n\u00eb \u201cgjyqin\u201d q\u00eb farisenjt\u00eb shpejt e shpejt improvizuan kund\u00ebr tij. Kur farisenjt\u00eb desh\u00ebn t\u2019ia impononin q\u00eb ta pranonte se Jezusi kishte m\u00ebkatuar kur kishte marr\u00eb balt\u00ebn n\u00eb duar, ai iu p\u00ebrgjigj prerazi: <em>\u00abA \u00ebsht\u00eb m\u00ebkatar s\u2019e di: nj\u00eb gj\u00eb e di: kam qen\u00eb i verb\u00ebr e tani shoh\u00bb<\/em>. Madje kur ata fillojn\u00eb ta fyejn\u00eb, ai sikur merr jet\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. <em>\u00abKur jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkuar, g\u00ebzohen, thuajse po marrin jet\u00eb\u00bb<\/em> &#8211; thoshte p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb shekullin e dyt\u00eb autori i <em>Letr\u00ebs s\u00eb drejtuar Dionjetos<\/em>. Po, <em>\u00abi krishter\u00eb\u00bb<\/em> kishte filluar t\u00eb b\u00ebhej tani i sh\u00ebruari. Farisenjt\u00eb e kishin hetuar k\u00ebt\u00eb, prandaj i than\u00eb: <em>\u00abTi je nx\u00ebn\u00ebs i tij\u00bb<\/em>. Drita e syve q\u00eb kishte marr\u00eb, i kishte hapur nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb shpirt: drit\u00ebn e besimit n\u00eb Personin e Jezusit si Biri i Hyjit. I krishteri \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb i till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, p\u00ebrball\u00eb p\u00ebr\u00e7mimit plot krenari t\u00eb farisenjve q\u00eb i thon\u00eb <em>\u00abNe e dim\u00eb se Hyji ka folur me Moisiun e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk dim\u00eb as prej kah \u00ebsht\u00eb!\u00bb <\/em>\u00a0ai, si p\u00ebr ta ndezur me dashje edhe m\u00eb fort t\u00ebrbimin e tyre, u p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abShi kjo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme: ju s\u2019dini as prej kah \u00ebsht\u00eb, e mua m\u00eb dha drit\u00ebn e syve!&#8230;. Po t\u00eb mos ishte ky njeri prej Hyjit, s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb!\u00bb.<\/em> Farisenjt\u00eb e t\u00ebrbuar p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegjeje t\u00eb till\u00eb \u00e7\u2019armatuese, nuk arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ta qesnin p\u00ebrjashta me arroganc\u00eb. <em>Arroganca<\/em> p\u00ebrball\u00eb mrekullis\u00eb s\u00eb ndodhur, shpreh <em>vendimin<\/em> p\u00ebr t\u00eb mos iu hapur s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u2019i mbrojn\u00eb idet\u00eb e tyre<em> me arroganc\u00eb<\/em>, me tallje, me shp\u00ebrfillje e me dhun\u00eb (qoft\u00eb ajo edhe vet\u00ebm verbale), jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me k\u00ebta farisenj\u00eb <em>t\u00eb verbuar n\u00eb shpirt<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pasi t\u00eb sh\u00ebruarin e qiten p\u00ebrjashta, at\u00ebher\u00eb Jezusi, edhe Ai <em>i p\u00ebrjashtuari<\/em> nga t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e k\u00ebsaj bote, mori vendimin q\u00eb t\u2019i dilte atij p\u00ebrpara e t\u2019i thoshte, si p\u00ebr ta verifikuar n\u00ebse kishte ndodhur apo jo sh\u00ebrimi i v\u00ebrtet\u00eb i shpirtit t\u00eb tij: <em>\u00abA beson ti n\u00eb Birin e njeriut?\u00bb<\/em>. <em>\u00abBiri i njeriut\u00bb<\/em> ishte nj\u00ebri prej titujve q\u00eb Bes\u00eblidhja e Vjet\u00ebr i jepte Atij t\u00eb cilin e prisnin si Mesin\u00eb e premtuar. E i sh\u00ebruari e shpalli me shum\u00eb bindje fen\u00eb e tij tashm\u00eb t\u00eb pjekur <em>\u00abBesoj, o Zot\u00bb<\/em> dhe ra p\u00ebrmbys para Jezusit. Drita e Jezusit e kishte prekur shpirtin e tij dhe tani ai bie p\u00ebrmbys para Jezusit, si p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i tiji. Nj\u00eb ecje e mundimshme ajo e tija, q\u00eb u desh t\u00eb piqej edhe m\u00eb fort nga kund\u00ebrshtimi e arroganca e t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb k\u00ebsaj bote, por q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb ecje e v\u00ebrtet\u00eb feje, nj\u00eb ecje drejt drit\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I krishteri nuk mund ta shoh\u00eb ndryshe veten p\u00ebve\u00e7se n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm: nj\u00eb ecje drejt Drit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb gj\u00eb e vetme me T\u00eb. N\u00eb leximin e dyt\u00eb, Sh\u00ebn Pali, i thell\u00eb si gjithnj\u00eb, u thot\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Efesit: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, dikur ishit err\u00ebsir\u00eb, por tani jeni drit\u00eb n\u00eb Zot\u00ebrin\u00eb\u00bb.<\/em> Nuk u thot\u00eb <em>\u00abishit n\u00eb err\u00ebsir\u00eb,&#8230; jeni n\u00eb drit\u00eb\u00bb, <\/em>por <em>\u00abishit err\u00ebsir\u00eb,&#8230; jeni drit\u00eb\u00bb<\/em>. E heq at\u00eb <em>\u00abn\u00eb\u00bb<\/em>, sepse t\u00eb pag\u00ebzuarit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb <em>nj\u00eb<\/em> me Krishtin-Drit\u00eb. <em>\u00abDeri sa t\u00eb jem n\u00eb bot\u00eb, jam drita e bot\u00ebs\u00bb<\/em>, thot\u00eb Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm. K\u00ebshtu, duke u bashkuar me Krishtin, t\u00eb krishter\u00ebt b\u00ebhen edhe ata vet\u00eb drit\u00eb e bot\u00ebs dhe i p\u00ebshtjellojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u201cfort\u00ebt\u201d e bot\u00ebs. E, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb vetmen \u201carm\u00eb\u201d t\u00eb cil\u00ebn askush nuk mund t\u2019ua marr\u00eb: faktin se Krishtin e kan\u00eb takuar n\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe e kan\u00eb p\u00ebrjetuar sh\u00ebrimin e syve t\u00eb shpirtit q\u00eb Ai u ka sjell\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tek <em>\u00absh\u00ebrimi i syve t\u00eb shpirtit\u00bb<\/em> jan\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb krishter\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb fundit, tek shpirti i njeriut\njan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar edhe syt\u00eb e vet\u00eb Hyjit: <em>\u00ab<\/em><em>Mos shiko fytyr\u00ebn e\ntij dhe lart\u00ebsin\u00eb e shtatit t\u00eb tij, sepse e kam p\u00ebrjashtuar. Un\u00eb nuk gjykoj\nsipas pamjes s\u00eb njer\u00ebzve: njeriu sheh \u00e7ka duket p\u00ebrjashta, kurse Zoti v\u00ebren\nzemr\u00ebn<\/em><em>\u00bb<\/em>, d\u00ebgjuam se Zoti i\nthoshte Samuelit profet n\u00eb leximin e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vjen \u00e7asti, pra, kur \u00e7do njeriu i k\u00ebrkohet t\u00eb vendos\u00eb se me \u00e7far\u00eb sysh d\u00ebshiron ta shoh\u00eb vetveten, tjetrin, bot\u00ebn dhe Hyjin. <em>\u00abErdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb b\u00ebj gjyq\u00bb<\/em>, d\u00ebgjuam se thoshte Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: kjo sepse, her\u00ebt a von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, Hyji i del p\u00ebrball\u00eb njeriut dhe e \u201cdetyron\u201d at\u00eb t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb <em>t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA IV E KREZHMEVE &#8211; VITI A E pastaj n\u00eb jet\u00eb, vjen \u00e7asti kur t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballesh patjet\u00ebr me drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs! Vjen \u00e7asti kur Zoti t\u00eb v\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb drit\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb drit\u00eb e cila jo domosdoshm\u00ebrisht i b\u00ebn njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shohin, por q\u00eb t\u00eb verbohen edhe m\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=284\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ERDHA N\u00cb K\u00cbT\u00cb BOT\u00cb T\u00cb B\u00cbJ GJYQ!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-284","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=284"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":298,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/284\/revisions\/298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}