{"id":2921,"date":"2020-08-17T12:46:26","date_gmt":"2020-08-17T12:46:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=2921"},"modified":"2020-08-20T14:37:46","modified_gmt":"2020-08-20T14:37:46","slug":"ti-je-mesia-biri-i-hyjit-te-gjalle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=2921","title":{"rendered":"TI JE MESIA \u2013 BIRI I HYJIT T\u00cb GJALL\u00cb."},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XXI GJAT\u00cb VITIT &#8211; A<\/p>\n\n\n\n<p>Is 22, 19-23; Ps 138 (137); Rom 11, 33-36; Mt 16, 13-21<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/unnamed-1aa.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2923\" width=\"381\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/unnamed-1aa.jpg 314w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/unnamed-1aa-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 381px) 93vw, 381px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i sot\u00ebm mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e, secila prej tyre, fillon me dy pyetjet q\u00eb Jezusi u b\u00ebn apostujve t\u00eb Tij. E para \u00ebsht\u00eb: <em>\u00ab\u00c7\u2019thon\u00eb njer\u00ebzit, kush \u00ebsht\u00eb Biri i njeriut?\u00bb<\/em>, nd\u00ebrsa e dyta: <em>\u00abPo ju, \u00e7\u2019thoni: kush jam un\u00eb?\u00bb<\/em>. Secila prej k\u00ebtyre pyetje ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse t\u00eb gjith\u00ebve Jezusi na pyet se \u00e7far\u00eb dim\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt rreth Tij dhe, pastaj, \u00e7far\u00eb mendojm\u00eb ne vet\u00eb n\u00eb lidhje me T\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pyetjes s\u00eb par\u00eb apostujt iu p\u00ebrgjigjen: <em>\u00abDisa thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb Gjon Pag\u00ebzuesi; do t\u00eb tjer\u00eb Elia; do t\u00eb tjer\u00eb Jeremia ose nj\u00eb nd\u00ebr profet\u00eb\u00bb<\/em>. Njer\u00ebzit kishin opinione nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb lidhje me Jezusin. K\u00ebshtu edhe sot, po t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb studim n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb rreth opinio\u00adneve q\u00eb ekzistojn\u00eb rreth Personit t\u00eb Jezusit, do t\u00eb merrnim gjithfar\u00eb lloj p\u00ebrgjigjesh. Disa e mbajn\u00eb Jezusin p\u00ebr nj\u00eb profet t\u00eb madh, disa e mbajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri me moral t\u00eb lart\u00eb, disa e mbajn\u00eb si nj\u00eb filantrop t\u00eb madh, q\u00eb ka promovuar vlera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e njeriut. Por ka edhe prej atyre q\u00eb e mbajn\u00eb at\u00eb p\u00ebr mashtrues apo heretik i besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Izraelit. Shum\u00eb besojn\u00eb se trupin e Tij t\u00eb vdekur e fsheh\u00ebn apostujt dhe sot Kisha e di se ku mund t\u00eb jet\u00eb i fshehur. T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb, pastaj, ata q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim deri edhe ekzi\u00adstenc\u00ebn e Tij. Me nj\u00eb fjal\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr Jezusin, aq m\u00eb shum\u00eb opinione t\u00eb ndryshme do t\u00eb gjesh mbi t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por kjo pyetje e Jezusit nuk duhet kufizuar vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Pyetja e Jezusit na ndihmon edhe t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb kemi m\u00ebsuar ne nga t\u00eb tjer\u00ebt mbi Jezusin: \u00e7far\u00eb na kan\u00eb m\u00ebsuar prind\u00ebrit, kat\u00ebkist\u00ebt, motrat, famullitari, librat e katekizmit, Kisha. Pra Jezusi d\u00ebshiron q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e fes\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dhuruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, e gjith\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, sepse t\u00eb gjith\u00ebve Jezusi, her\u00ebt a von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, na v\u00eb n\u00eb situata ku do t\u00eb na duhet t\u2019i japim p\u00ebrgjigjen ton\u00eb personale pyetjes s\u00eb Tij t\u00eb dyt\u00eb: <em>\u00abPo ju, \u00e7\u2019thoni: kush jam un\u00eb?\u00bb<\/em>. K\u00ebtu t\u00eb gjith\u00ebve na duhet t\u00eb formu\u00adlojm\u00eb besimin ton\u00eb jo si me t\u00eb d\u00ebgjuar, por ashtu si e ndjejm\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb shpirt. Patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb gjith\u00ebve na vjen natyrsh\u00ebm t\u2019i p\u00ebrgjigjemi Jezusit me formulat q\u00eb kemi m\u00ebsuar nga ata q\u00eb na e kan\u00eb trash\u00ebguar fen\u00eb, por e gjith\u00eb kjo na k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohet me fe e besim t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb shpirt. P\u00ebrball\u00eb opinioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebrball\u00eb formulave t\u00eb m\u00ebsuara nga tradita e fes\u00eb s\u00eb trash\u00ebguar, neve na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhjet tona t\u00eb fes\u00eb. E ndodh\u00eb jo rrall\u00eb q\u00eb, pik\u00ebriksht k\u00ebtu, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb nevoje t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta feje, shum\u00ebkush t\u00ebrhiqet pas dhe fillon t\u00eb largohet nga Jezusi me jet\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, shum\u00eb shpesh, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pyetjeje t\u00eb till\u00eb kaq personale, shum\u00ebkush arrin edhe t\u2019i p\u00ebrgjigjet Jezusit me plot bindje ashtu si iu p\u00ebrgjigj edhe Simon Pjetri at\u00eb dit\u00eb: <em>\u00abTi je Mesia \u2013 Biri i Hyjit t\u00eb gjall\u00eb!\u00bb<\/em> e, k\u00ebtu pastaj fillon nj\u00eb proces shenjt\u00ebrie i p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrgjigjja e Simon Pjetrit i p\u00eblqeu aq shum\u00eb Jezusit at\u00eb dit\u00eb, aq sa iu drejtua me k\u00ebto fjal\u00eb: <em>\u00abI lumi ti, o Simon, biri i Jon\u00ebs, sepse k\u00ebt\u00eb nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell!\u00bb<\/em>. Jezusi i thot\u00eb secilit prej nesh <em>\u00abI lumi ti!\u00bb<\/em>, kur ne e shpallim me fjal\u00eb e me vepra besimin ton\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit t\u00eb gjall\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb shohim se nj\u00eb besim i till\u00eb qenka i zbuluar nga Ati qiellor e jo nga mishi e gjaku. <em>\u00abMishi e gjaku\u00bb<\/em> jan\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb t\u00eb foluri t\u00eb asaj kohe q\u00eb n\u00ebnkuptonin dob\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore, ato prirje m\u00ebkatare q\u00eb njeriu i ndjen brenda vetes s\u00eb tij. Pra, k\u00ebto prirje mposhten nga Hiri i Atit qiellor kur ne na p\u00ebrshkon feja e gjall\u00eb n\u00eb Jezusin, Birin e Hyjit t\u00eb gjall\u00eb. Patjet\u00ebr se kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Ati qiellor e zhduk\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb kur shpallim besimin se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit, por do t\u00eb thot\u00eb se Ati qiellor, me dashurin\u00eb e Tij, e mb\u00ebshtet at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb ne nga m\u00ebkati i rrjedhsh\u00ebm dhe na ndihmon t\u2019i afrohemi Birit t\u00eb Tij, i cili \u00ebsht\u00eb <em>\u00absh\u00ebmb\u00ebllesa e Hyjit t\u00eb papash\u00ebm, i Par\u00eblinduri \u2013 para \u00e7do krijese. Sepse n\u00eb T\u00eb u krijua \u00e7do gj\u00eb, n\u00eb qiell e n\u00eb dhe, \u00e7ka shihet e \u00e7ka nuk shihet: qoft\u00eb Tronet, qoft\u00eb Zot\u00ebrimet, qoft\u00eb Principatet, qoft\u00eb Pushtetet \u2013 gjith\u00e7ka u krijua n\u00ebp\u00ebr T\u00eb e p\u00ebr T\u00eb.\u00bb<\/em> (Kol 1, 16). Sepse <em>\u00abn\u00eb T\u00eb na zgjodhi para krijimit t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb pap\u00ebrlyer para Tij n\u00eb dashuri\u00bb<\/em> (Ef 1, 4). Jan\u00eb k\u00ebto shprehje shum\u00eb solemne t\u00eb Sh\u00ebn Palit, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar misterin e vendimit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu afruar Jezu Krishtit e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuar <em>(t\u00eb zhytur)<\/em> n\u00eb T\u00eb. Prandaj Jezusi sheh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Simon Pjetrit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb till\u00eb feje, nd\u00ebrhyrjen e Atit t\u00eb vet qiellor, i cili e shtyu kah Biri i Tij k\u00ebt\u00eb apostull: <em>\u00abAskush s\u2019mund t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb, po qe se Ati, q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi, nuk e t\u00ebrheq\u00bb<\/em>, shpjegon Jezusi n\u00eb Ungjillin e Gjonit (6, 44).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, fjal\u00ebt e Jezusit, nga fjal\u00eb q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, fillojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb fjal\u00eb t\u00eb cilat vlejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Simon Pjetrin dhe p\u00ebr pasardh\u00ebsit e tij: <em>\u00abEdhe un\u00eb po t\u00eb them: Ti je Pjet\u00ebr \u2013 Shk\u00ebmb dhe mbi k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmb un\u00eb do ta nd\u00ebrtoj Kish\u00ebn time dhe dyert e Ferrit s\u2019do t\u00eb ngadh\u00ebnjejn\u00eb kund\u00ebr saj\u00bb<\/em>. Jezusi k\u00ebtu ia ndryshoi \u201czyr\u00adtarisht\u201d emrin Simonit n\u00eb Pjet\u00ebr: <em>\u00abKefa\u00bb<\/em> \u00ebsht\u00eb fjala aramaike e p\u00ebrdorur nga Jezusi, e cila n\u00eb greqishten e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer <em>Pjet\u00ebr<\/em>, <em>Shk\u00ebmb<\/em>. Jezusi tregon k\u00ebtu vullnetin e Tij q\u00eb k\u00ebtij apostulli t\u2019i jepte pushtet t\u00eb pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb <em>Shk\u00ebmbin<\/em> mbi t\u00eb cilin do t\u00eb nd\u00ebrtonte m\u00eb von\u00eb Kish\u00ebn e Tij t\u00eb gjall\u00eb. Patjet\u00ebr q\u00eb nuk ishte fjala edhe aq p\u00ebr Simonin si njeri, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr apostujt e p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai ishte i thirrur t\u00eb b\u00ebhej si <em>Shk\u00ebmbi<\/em> mbi t\u00eb cilin ata t\u00eb mund ta themelonin d\u00ebshmin\u00eb e fes\u00eb s\u00eb tyre dhe mbar\u00ebshtimin e Hireve Hyjnore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi vazhdoi: <em>\u00abTy do t\u2019i jap \u00e7el\u00ebsat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit: gjith\u00e7ka t\u00eb lidh\u00ebsh mbi tok\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e lidhur edhe n\u00eb qiell e gjith\u00e7ka t\u00eb zgjidh\u00ebsh mbi tok\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e zgjidhur edhe n\u00eb qiell\u00bb<\/em>. K\u00ebto fjal\u00eb me pesh\u00eb kaq madh\u00ebshtore, jan\u00eb edhe shprehja e qart\u00eb e vullnetit t\u00eb Jezusit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb tok\u00eb nga Pjetri dhe nga pasardh\u00ebsit e tij. Nuk ka p\u00ebrse t\u00eb na habis\u00eb ky vendim i Jezusit, sepse i p\u00ebrshtatet shum\u00eb mir\u00eb natyr\u00ebs son\u00eb njer\u00ebzore. Ne njer\u00ebzit e kemi t\u00eb nevojshme t\u00eb kontaktojm\u00eb dik\u00eb q\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pushtet m\u00eb t\u00eb madh: e kemi t\u00eb nevojshme t\u00eb zgjedhim nj\u00eb mbret, nj\u00eb president apo nj\u00eb deputet, p\u00ebr t\u00eb na e b\u00ebr\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebrfaq\u00ebsimin e pushtetit t\u00eb sovranit q\u00eb, n\u00eb k\u00ebto raste, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb populli. Patjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi mbetet njeri i thjesht\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por tashm\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i veshur me pushtetin e dh\u00ebn\u00eb nga populli. N\u00eb rastin e Pjetrit e t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtet q\u00eb vjen drejtp\u00ebrdrejt nga Zoti. E nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e Hireve Hyjnore e jo njer\u00ebzore. Edhe zgjedhja e nj\u00eb Pape nuk b\u00ebhet nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, por nga kardinal\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb formim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb teologjik dhe q\u00eb jan\u00eb ndier t\u00eb thirrur nga Zoti n\u00eb ecjen e tyre drej meshtaris\u00eb. Pra, zgjedhja e nj\u00eb Pape, b\u00ebhet nga njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb aty p\u00ebr vullnet t\u00eb Zotit e t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr q\u00eb edhe Pjetri e Pap\u00ebt n\u00eb vazhdim do t\u00eb mbeten krejt\u00eb\u00adsisht njer\u00ebz, por tashm\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb veshur me nj\u00eb pushtet t\u00eb paza\u00adkont\u00eb, aq sa vendimet e tyre n\u00eb tok\u00eb, i miraton edhe Hyji: <em>\u00abGjith\u00e7ka t\u00eb lidh\u00ebsh mbi tok\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e lidhur edhe n\u00eb qiell e gjith\u00e7ka t\u00eb zgjidh\u00ebsh mbi tok\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e zgjidhur edhe n\u00eb qiell\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb kalim pushteti nga paria fetare e koh\u00ebs tek k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, Hyji e kishte b\u00ebr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, edhe pse p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr. Leximi i par\u00eb na e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb, ky kalim pushteti n\u00eb duart e Pjetrit e t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Tij, nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur do t\u00eb ndryshoj\u00eb, sepse Bes\u00eblidhja e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Jezusit \u00ebsht\u00eb <em>\u00abe amshuar\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fakti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohemi nga Papa, na leht\u00ebson shum\u00eb gj\u00ebra: n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb opinione mbi Personin e Jezusit, na mjafton q\u00eb t\u00eb mbahemi brenda asaj q\u00eb na m\u00ebson Kisha Katolike me n\u00eb krye Pap\u00ebn dhe mund t\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se jemi n\u00eb Hirin e Zotit. T\u00eb gjith\u00eb ne katolik\u00ebt, me n\u00eb krye Pap\u00ebn, d\u00ebshmojm\u00eb nj\u00ebz\u00ebri se Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>\u00abMesia, Biri i Hyjit t\u00eb gjall\u00eb\u00bb<\/em>. Jo vet\u00ebm kaq, por arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb si duhet edhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me teologjin\u00eb, memoralin e krishter\u00eb dhe me m\u00ebsimin shoq\u00ebror t\u00eb Kish\u00ebs, gj\u00ebra t\u00eb cilat, jasht\u00eb bashkimit me Pap\u00ebn, rrezikojm\u00eb t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb gabim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">&nbsp;N\u00eb shekullin IV, Sh\u00ebn Ambrozi, ipeshkvi i madh i Milanos, shkruante: <em>\u00abKu \u00ebsht\u00eb Pjetri, aty \u00ebsht\u00eb Kisha\u00bb<\/em>. N\u00eb shekulli XX, meshtari italian, Sh\u00ebn Luigji Orione, m\u00ebsonte: <em>\u00abBesojma jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Papa, morali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Papa; dashuria jon\u00eb, zemra jon\u00eb, arsyeja e jet\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb Papa. P\u00ebr ne Papa \u00ebsht\u00eb Jezu Krishti: t\u00eb duash Pap\u00ebn dhe t\u00eb duash Jezusin, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb; t\u00eb d\u00ebgjosh dhe t\u00eb ndjek\u00ebsh Pap\u00ebn, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh e t\u00eb ndjek\u00ebsh Jezu Krishtin; t\u2019i sh\u00ebrbesh Pap\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbesh Jezu Krishtit; t\u00eb jap\u00ebsh jet\u00ebn p\u00ebr Pap\u00ebn, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh jet\u00ebn p\u00ebr Jezu Krishtin\u00bb. <\/em>Duken t\u00eb tepruara shprehje t\u00eb tilla dashurie p\u00ebr Pap\u00ebn, por le ta imagjinojm\u00eb se si mund ta kemi plot\u00ebsin\u00eb e Hireve Hyjnore n\u00eb sakramente e n\u00eb m\u00ebsimet e fes\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb shk\u00ebputeshim nga bashkimi real me Pap\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj ne n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u2019ua dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nder\u00eb martir\u00ebve tan\u00eb q\u00eb nuk u shk\u00ebputen nga ky bashkim n\u00eb koh\u00ebn kur komunist\u00ebt ua k\u00ebrkonin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Kish\u00eb komb\u00ebtare. Imzot Frano Gjini, kur n\u00eb vitin 1946 i k\u00ebrkuan ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, si ipeshk\u00ebv dhe si Delegat Apostolik q\u00eb ishte, u p\u00ebrgjigjej: <em>\u00abUn\u00eb nuk do ta ndaj kurr\u00eb<\/em> <em>grigj\u00ebn time nga Selia Shenjte. Nuk do ta baj kurr\u00eb, derisa t\u00eb kem jet\u00eb\u00bb<\/em>. E torturuan sa nuk thuhet p\u00ebr tet\u00eb muaj rresht, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00ebn t\u00eb dridhurat e korrentit elektrik, duke e futur n\u00eb uj\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb, duke i ngulur kunja pishe n\u00ebn thonj e duke ia ndezur ata, duke e l\u00ebn\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra e duke shpifur dhe shar\u00eb kund\u00ebr tij gjith\u00e7ka, por ai nuk pranoi. Kur, para pushkatimit, i k\u00ebrkuan t\u00eb thoshte fjal\u00ebt e fundit, ai edhe aty e b\u00ebri d\u00ebshmin\u00eb e fes\u00eb se vet n\u00eb Krishtin, n\u00eb bashkim me Pap\u00ebn: <em>\u00abRrnoft\u00eb Krishti Mbret, Feja katolike e katolik\u00ebt n\u00eb bot\u00eb! Rrnoft\u00eb Papa! Gjaku e trupi jem mbeten k\u00ebtu, por shpirti e zemra jeme jan\u00eb te Papa. Rrnoft\u00eb Shqipnia!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">S\u00eb bashku me Pjetrin e me Pasardh\u00ebsit e tij, ne mund ta shpallim e ta jetojm\u00eb n\u00eb plot\u00ebsi fen\u00eb ton\u00eb n\u00eb Jezu Krishtin: <em>\u00abBirin e Hyjit t\u00eb gjall\u00eb\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXI GJAT\u00cb VITIT &#8211; A Is 22, 19-23; Ps 138 (137); Rom 11, 33-36; Mt 16, 13-21 Ungjilli i sot\u00ebm mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e, secila prej tyre, fillon me dy pyetjet q\u00eb Jezusi u b\u00ebn apostujve t\u00eb Tij. E para \u00ebsht\u00eb: \u00ab\u00c7\u2019thon\u00eb njer\u00ebzit, kush \u00ebsht\u00eb Biri i njeriut?\u00bb, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=2921\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;TI JE MESIA \u2013 BIRI I HYJIT T\u00cb GJALL\u00cb.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-2921","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2921"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2921\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2976,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2921\/revisions\/2976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}