{"id":3005,"date":"2020-08-23T21:17:39","date_gmt":"2020-08-23T21:17:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=3005"},"modified":"2020-08-29T10:29:42","modified_gmt":"2020-08-29T10:29:42","slug":"nese-ndokush-do-te-vije-pas-meje-le-ta-mohoje-vetveten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3005","title":{"rendered":"N\u00cbSE NDOKUSH DO T\u00cb VIJ\u00cb PAS MEJE,  LE TA MOHOJ\u00cb VETVETEN!"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XXII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p>Jer 20, 7-9; Ps 63 (62); Rom 12, 1-2; Mt 16, 21-27<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"660\" height=\"414\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ddd.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3007\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ddd.jpg 660w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ddd-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ddd-450x282.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 660px) 93vw, 660px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb diel\u00ebn e kaluar kemi d\u00ebgjuar pjes\u00ebn e Ungjillit ku Jezusi i jep Pjetrit nj\u00eb pushtet t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm, aq sa ta quaj\u00eb at\u00eb <em>\u00abShk\u00ebmb\u00bb<\/em> p\u00ebr Kish\u00ebn e Tij dhe t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb <em>\u00ab\u00e7el\u00ebsat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit\u00bb<\/em>. E, menj\u00ebher\u00eb pas atyre fjal\u00ebve madh\u00ebshtore t\u00eb Jezusit, vjen pjesa e sotme ungjillore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Jezusi i thot\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtij Pjet\u00ebr <em>\u00abShporru meje, he djall!\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb rreshtat e tij t\u00eb par\u00eb Ungjilli i sot\u00ebm na tregon se Jezusi kishte filluar t\u2019ua thoshte hapstas apsotujve <em>\u00abse i duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Jerusalem, t\u00eb vuante shum\u00eb prej an\u00ebs s\u00eb pleqve, t\u00eb kryeprift\u00ebrinj\u00ebve e t\u00eb skrib\u00ebve, se do ta vrasin e t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb do t\u00eb ngjallej\u00bb. <\/em>K\u00ebto fjal\u00eb kishin qen\u00eb arsyeja e turbullimit t\u00eb Pjetrit. Fjal\u00ebt<em> \u00abdo t\u00eb ngjallej\u00bb<\/em> Pjetri me shok\u00eb duhet t\u2019i ken\u00eb kuptuar si t\u00eb th\u00ebna ashtu n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb mund t\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me ngjalljen n\u00eb fundin e koh\u00ebve. Por fjal\u00ebt q\u00eb paralajm\u00ebronin mundimet dhe vdekjen e Jezusit, Pjetri nuk mund t\u2019i pranonte. Prandaj e sheh si urgjente q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Jezusin t\u00eb ndryshoj\u00eb mendim: <em>\u00abAt\u00ebher\u00eb Pjetri e ndau ve\u00e7mas e filloi ta qortoj\u00eb: \u201cMos e thasht\u00eb Zoti, Zot\u00ebri! Ty s\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb!\u201d\u00bb<\/em> Shpesh, t\u00eb gjith\u00eb ne, jemi m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se Zoti p\u00ebr ta mbrojtur madh\u00eb\u00adshtin\u00eb e Tij. Por, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb besojm\u00eb se Zoti \u00ebsht\u00eb i madh, duhet t\u2019ia l\u00ebm\u00eb Atij edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si d\u00ebshiron ta zbuloj\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e vet. Prandaj k\u00ebtu Jezusi e qorton Pjetrin shum\u00eb ashp\u00ebr: <em>\u00abShporru meje, he djall! Je shkandull p\u00ebr mua, sepse nuk i ke nd\u00ebr mend pun\u00ebt e Hyjit, por pun\u00ebt e njer\u00ebzve!\u00bb<\/em>. E ne, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qortim t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Jezusit, na duhet t\u00eb ndalemi pak m\u00eb gjat\u00eb, sepse secila fjal\u00eb meriton nj\u00eb medi\u00adtim m\u00eb t\u00eb thelluar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fjal\u00ebt e Jezusit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip <em>\u00abShporru meje\u00bb<\/em>, n\u00eb origjinalin grek jan\u00eb sakt\u00ebsisht <em>\u00abDil pas meje\u00bb<\/em>. Patjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrkthyesi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrceptojm\u00eb dinamik\u00ebn emocionale t\u00eb ngjarjeve dhe nuk gabon n\u00eb k\u00ebt\u00eb, por, duke iu p\u00ebrmbajtur fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb qortimit t\u00eb Jezusit, m\u00ebsojm\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe: Jezusi i thot\u00eb Pjetrit q\u00eb t\u00eb dal\u00eb pas Tij, pra t\u00eb vihet edhe ai n\u00eb ndjekje t\u00eb Jezusit, i cili po shkon drejt misterit t\u00eb Vdekjes dhe Ngjalljes s\u00eb Tij. N\u00ebse nga nj\u00ebra an\u00eb Pjetri sapo ishte veshur me nj\u00eb pushtet t\u00eb pazakont\u00eb, ai duhet ta dij\u00eb se at\u00eb pushtet e ka jo p\u00ebr t\u00eb sunduar si t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e k\u00ebsaj bote, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer e p\u00ebr t\u00eb dhuruar vetveten si M\u00ebsuesi i tij Hyjnor. N\u00ebse Jezusi i kushtohet Atit si Fli p\u00ebr sh\u00eblbimin e bot\u00ebs, ashtu duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Pjetri dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb. Pushteti i tyre \u00ebsht\u00eb pushtet i Kryqit e jo i shpat\u00ebs. Prandaj edhe Sh\u00ebn Pali thot\u00eb n\u00eb leximin e dyt\u00eb: <em>\u00abPo ju p\u00ebrbej me m\u00ebshir\u00ebn e Hyjit, o v\u00ebllez\u00ebr, ta kushtoni trupin tuaj fli t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb p\u00eblqyeshme Hyjit\u00bb<\/em>. Edhe Sh\u00ebn Pjetri, i madhi, kishte ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, prandaj Jezusi i thot\u00eb q\u00eb t\u00eb vihej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rresht me nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi u quan <em>\u00abdjall\u00bb<\/em>,\nfjal\u00eb greke q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb <em>\u00abp\u00ebr\u00e7ar\u00ebs\u00bb<\/em>.\nPjetri, edhe pse jo me q\u00ebllim t\u00eb lig, ishte futur si <em>p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs<\/em> n\u00eb mes t\u00eb Jezusit dhe Atit, si edhe n\u00eb mes t\u00eb Jezusit dhe\nnjer\u00ebzimit q\u00eb duhej sh\u00eblbuar. Prandaj Jezusi i thot\u00eb edhe se <em>\u00abje shkandull p\u00ebr mua\u00bb<\/em>: edhe fjala <em>\u00abshkandull\u00bb<\/em> vjen nga greqishtja e vjet\u00ebr\ndhe do t\u00eb thot\u00eb <em>penges\u00eb<\/em>. Pjetri po\nb\u00ebhej <em>penges\u00eb<\/em> q\u00eb Jezusi ta \u00e7onte n\u00eb\nvend planin sh\u00eblbimprur\u00ebs t\u00eb Atit. E Jezusi vazhdoi n\u00eb qortimin e Tij: <em>\u00abNuk i ke n\u00eb mend pun\u00ebt e Hyjit, por pun\u00ebt e\nnjer\u00ebzve!\u00bb<\/em>. Ne njer\u00ebzit arsyetojm\u00eb shum\u00eb shpesh duke u bazuar tek interesat\ntona t\u00eb ngushta personale e jo n\u00ebn logjik\u00ebn e dashuris\u00eb e t\u00eb dhurimit t\u00eb\npainteres, si\u00e7 arsyeton Hyji. P\u00ebrs\u00ebri edhe k\u00ebtu na vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb fjal\u00ebt e\nSh\u00ebn Palit: <em>\u00abMos iu p\u00ebrshtatni m\u00eb\nparimeve t\u00eb shekullit, por shnd\u00ebrrojeni e rip\u00ebrt\u00ebriteni mendjen tuaj q\u00eb ta\ndalloni vullnetin e Hyjit!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I shkreti Pjet\u00ebr, sa shum\u00eb gj\u00ebra i ndodh\u00ebn at\u00eb dit\u00eb! Por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kur ndjek\u00eb Jezusin: Ai ka th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abKujt iu besua shum\u00eb, prej tij do t\u00eb k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb\u00bb<\/em> (Lk 12, 48). Qortimet q\u00eb Jezusi i drejton Pjetrit, patjet\u00ebr se nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj me qortimet q\u00eb Ai ia drejtonte skrib\u00ebve e farisenjve kur i akuzonte p\u00ebr hipokrizi, por gjith\u00ebsesi jan\u00eb nxitje p\u00ebr t\u2019u ruajtur nga <em>shpirti i bot\u00ebs<\/em> e p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar <em>n\u00eb ndjekje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Jezusit<\/em>. E dim\u00eb se shum\u00eb prej pasadh\u00ebsve t\u00eb Pjetrit, mjerisht, do t\u00eb njihen  nd\u00ebr shekuj edhe si njer\u00ebz t\u00eb mbushur me shkanduj e deri edhe me krime. Kjo ngaq\u00eb k\u00ebt\u00eb qortim plot seriozitet q\u00eb Jezusi i b\u00ebri Pjetrit at\u00eb dit\u00eb, nuk e kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar plot\u00ebsisht dhe kan\u00eb pranuar t\u00eb p\u00ebrzihen me <em>shpirtin e bot\u00ebs<\/em>, me <em>\u00abparimet e shekullit\u00bb<\/em>. Kush d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb bari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezusit, duhet ta p\u00ebrshkoj\u00eb edhe ai me fe dhe dashuri Udh\u00ebn e Kryqit t\u00eb M\u00ebsuesit t\u00eb vet Hyjnor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja nj\u00eb p\u00ebrshkrim shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm, por i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujtuar, n\u00eb lidhje me t\u00eb Lumin Dom Ejll Deda, i cili d\u00ebshmoi t\u00eb kishte nj\u00eb zem\u00ebr prej bariu t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ky djalosh shkodran u shugurua meshtar n\u00eb vitin 1943 dhe menj\u00ebher\u00eb qe caktuar famullitar n\u00eb Rranxa-Bushat t\u00eb Shkodr\u00ebs. Punoi aty me shum\u00eb zell n\u00eb vitet e para, por gj\u00ebrat filluan t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoheshin kur, n\u00eb vitin 1945, n\u00eb Shqip\u00ebri nguli rr\u00ebnj\u00eb diktatura komuniste. Ai sistem iu v\u00ebrsul t\u00eb gjitha rangjeve intelektuale e, nd\u00ebr to, nuk kishte si t\u00eb mungonte edhe kleri katolik. Dom Ejllit filluan t\u2019i b\u00ebnin presione q\u00eb t\u00eb rrinte n\u00eb heshtje e t\u00eb mos fliste kund\u00ebr sistemit, n\u00ebse nuk donte t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb burgjet e Shkodr\u00ebs, atje ku tashm\u00eb po dergjeshin shum\u00eb prej bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij meshtar\u00eb. Por nuk e dinin se n\u00eb zemr\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij djaloshi tridhjet\u00ebvje\u00e7ar kishte filluar t\u00eb digjte pik\u00ebrisht kjo <em>zili e shenjt\u00eb<\/em> p\u00ebr ata v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb vet q\u00eb po e d\u00ebshmonin Krishtin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb themi se po p\u00ebrs\u00ebriteshin ato rreshtat e Jeremis\u00eb profet q\u00eb d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb: <em>\u00abN\u00eb zemr\u00ebn time u ndez nj\u00eb zjarr i furish\u00ebm, i ndryr\u00eb n\u00eb eshtrat e mi: u mundova ta mposht, por s\u2019munda\u00bb<\/em>. Dikush prej besimtar\u00ebve t\u00eb famullis\u00eb nj\u00eb her\u00eb i tha: <em>\u00abDom Ejll, shkurtoje pak predikimin, sepse ti e sheh situat\u00ebn, ki ma shum\u00eb kujdes, sepse p\u00ebrndryshe do t\u00eb t\u00eb arrestojn\u00eb edhe ty e famullia jon\u00eb do t\u00eb mbes\u00eb pa meshtar\u00bb<\/em>. Dom Ejlli u ngrit nga vendi, u ul n\u00eb gjunj\u00eb dhe iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abJo, p\u00ebrkundrazi, un\u00eb i kam zgjat\u00eb predikimet e veprimtarit\u00eb e mia, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kem fatin e shok\u00ebve t\u00eb mi martir\u00eb n\u00eb burgje\u00bb<\/em>. <em>\u00abDuhet t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr ne, se po na len n\u00eb nji situat\u00eb k\u00ebsisoji\u00bb<\/em>, ia kishte pritur bashk\u00ebbiseduesi. <em>\u00abK\u00ebt\u00eb e lam\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit\u00bb<\/em>, iu p\u00ebrgjigj famullitari, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se grigja q\u00eb i ishte besuar nuk ishte e tija, por ishte <em>\u00abn\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit\u00bb<\/em>. Famullitarit tani i takonte ta d\u00ebshmonte me jet\u00eb se ajo bish\u00eb e eg\u00ebr pa Zot ishte e gjitha nj\u00eb mashtrim i madh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7 dhe kishte vet\u00ebm kat\u00ebr vjet q\u00eb ishte shugu\u00adruar, kur edhe at\u00eb e arrestuan. E torturuan keqas n\u00eb burgjet e Shkodr\u00ebs, aty ku m\u00eb n\u00eb fund u bashkua me bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe, pas shum\u00eb mundimesh e keqtrajtimesh, u la t\u00eb vdiste n\u00eb infermierin\u00eb e burgut pa asnj\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00c7do bari duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb shpirt ndjenjat e Bariut t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti dhe t\u00eb vihet n\u00eb ndjekje t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb pas Tij: <em>\u00abN\u00ebse ndokush do t\u00eb vij\u00eb pas meje, le ta mohoj\u00eb vetveten, le ta marr\u00eb kryqin e vet e l\u00eb t\u00eb vij\u00eb pas meje!\u00bb<\/em>. Me k\u00ebto fjal\u00eb e me k\u00ebto qortime, Jezusi d\u00ebshironte t\u2019i m\u00ebsonte Pjetrin dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb se n\u00eb \u00e7m\u00ebnyr\u00eb duhej ta drejtonin m\u00eb von\u00eb grigj\u00ebn e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb mes t\u00eb tjerash, Jezusi thot\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kurr\u00eb nuk i bie posht\u00eb men\u00e7uria q\u00eb mbart: <em>\u00ab\u00c7\u2019dobi ka njeriu n\u00ebse e fiton mbar\u00eb bot\u00ebn, por e humb jet\u00ebn\u00bb<\/em>. Jepemi pas shum\u00eb gj\u00ebrave n\u00eb jet\u00eb, por jo pas vet\u00eb jet\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb harrojm\u00eb t\u2019i japim jet\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs. E mbushim jet\u00ebn me gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb vler\u00eb, me gj\u00ebra q\u00eb na largojn\u00eb nga vetvetja, nga nj\u00ebri-tjetri, nga Hyji dhe pastaj, mjerisht, v\u00ebm\u00eb re se jeta jon\u00eb nuk ka kuptimin dhe as shijen e duhur. Mund ta pushtojm\u00eb edhe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, por p\u00ebrvoja njer\u00ebzore ka m\u00ebsuar se, kur njeriu shkon n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, fillon ta pyes\u00eb veten se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e bot\u00ebs e, n\u00eb ato \u00e7aste ekstreme, do t\u00eb ndihemi keq n\u00ebse nuk do t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigje. Feja pastaj na m\u00ebson se shum\u00eb m\u00eb keq do t\u00eb ndihemi pas vdekjes, kur do ta v\u00ebm\u00eb re se humb\u00ebm edhe lumturin\u00eb e amshuar. \u00c7\u2019na vlejti ta pushtonim t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, n\u00ebse humb\u00ebm jet\u00ebn?! K\u00ebto fjal\u00eb mbi jet\u00ebn e pasosur nuk jan\u00eb sa p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb. Edhe pjesa e sotme ungjillore na sjell fjal\u00ebt e Jezusit pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb: <em>\u00abDo t\u00eb vij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Biri i njeriut n\u00eb lavdin\u00eb e Atit t\u00eb vet bashk\u00eb me engj\u00ebjt e vet dhe at\u00ebher\u00eb do t\u2019i paguaj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sipas veprave t\u00eb tyre\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u2019i besohemi, pra, edhe ne, mendimeve t\u00eb\nJezusit. Ta lejojm\u00eb edhe ne veten t\u00eb ndizemi n\u00eb shpirt nga dashuria p\u00ebr\nJezusin, ashtu si\u00e7 u ndez n\u00eb shpirt Jeremia profet kur, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast shkurajimi,\ndeshi t\u00eb mos e ndiqte m\u00eb Zotin, por ndryshoi mendim kur Zoti ia ngrohu p\u00ebrs\u00ebri\nzemr\u00ebn me dashurin\u00eb e vet. T\u2019i besohemi m\u00ebsimeve t\u00eb Jezusit, sepse ato na \u00e7ojn\u00eb\ndrejt sh\u00eblbimit, edhe n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ato mund t\u00eb na duken t\u00eb papranueshme,\nsi\u00e7 iu duk\u00ebn Pjetrit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja se \u00e7far\u00eb i shkruante Dom Ejlli v\u00ebllait t\u00eb tij kur ishte ende seminarist, pak para shugurimit: <em>\u00abGjith\u00e7ka asht n\u00eb duert e Zotit. Zoti e din at\u00eb q\u00eb asht e mir\u00eb e at\u00eb q\u00eb asht e keqe p\u00ebr ne, sepse ne i shikojm\u00eb gjanat prej k\u00ebtu posht\u00eb, nd\u00ebrsa Ai i sheh ndryshe prej qiellit. Her\u00ebn e fundit q\u00eb kam shkue te Mark Jaku kam takue \u00c7ilen q\u00eb po qendiste. N\u00ebse un\u00eb do ta kisha pa kah ana e prapme q\u00ebndisjen e \u00c7iles, do ta kisha pa at\u00eb shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtume, por tue e pa kah ana e mbar\u00eb, ajo qendisje ishte nji mrekulli. K\u00ebshtu asht edhe kah ana e Zotit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndoshta ngaq\u00eb Dom Ejlli kishte nj\u00eb shpirt t\u00eb till\u00eb feje, nj\u00ebri prej besimtar\u00ebve t\u00eb famullis\u00eb ku sh\u00ebrbeu ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb, duke marr\u00eb shkas edhe nga vet\u00eb emri i tij: <em>\u00abErdhi si engj\u00ebll e si engj\u00ebll iku\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXII GJAT\u00cb VITIT A Jer 20, 7-9; Ps 63 (62); Rom 12, 1-2; Mt 16, 21-27 T\u00eb diel\u00ebn e kaluar kemi d\u00ebgjuar pjes\u00ebn e Ungjillit ku Jezusi i jep Pjetrit nj\u00eb pushtet t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm, aq sa ta quaj\u00eb at\u00eb \u00abShk\u00ebmb\u00bb p\u00ebr Kish\u00ebn e Tij dhe t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb \u00ab\u00e7el\u00ebsat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit\u00bb. E, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3005\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;N\u00cbSE NDOKUSH DO T\u00cb VIJ\u00cb PAS MEJE,  LE TA MOHOJ\u00cb VETVETEN!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-3005","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3005"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3291,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3005\/revisions\/3291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}