{"id":3372,"date":"2020-09-19T20:20:48","date_gmt":"2020-09-19T20:20:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=3372"},"modified":"2020-09-24T08:30:36","modified_gmt":"2020-09-24T08:30:36","slug":"cili-prej-te-dyve-e-kreu-vullnetin-e-tet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3372","title":{"rendered":"CILI PREJ T\u00cb DYVE E KREU VULLNETIN E T\u2019ET?"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XXVI GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p>Ez 18, 25-28; Ps 25 (24); Fil 2, 1-11; Mt 21, 28-32<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"700\" height=\"524\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Jezusi-po.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3377\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Jezusi-po.jpg 700w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Jezusi-po-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Jezusi-po-450x337.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 93vw, 700px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar sh\u00ebmb\u00eblltyra\nq\u00eb Jezusi tregon n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, saq\u00eb na vjen natyrsh\u00ebm t\u00eb pyesim n\u00ebse\nishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e nevojshme ta tregonte at\u00eb apo jo. Po t\u00eb marrim cilindo\nf\u00ebmij\u00eb, besoj se do t\u00eb dinte t\u2019i p\u00ebrgjigjej sakt\u00eb pyetjes q\u00eb Jezusi n\u00eb fund u\nb\u00ebri t\u00eb pranish\u00ebmve. Por, vet\u00eb fakti q\u00eb, gjithsesi, Jezusi e tregoi nj\u00eb\nsh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb se Atij i qenka dashur t\u00eb zbriste\nderi n\u00eb vog\u00eblsira t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi tregon se si nj\u00eb baba u k\u00ebrkon secilit\nprej dy bijve t\u00eb vet q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb vresht. I pari i tha se nuk\ndonte, por pastaj ndryshoi mendim e shkoi, nd\u00ebrsa i dyti i tha se po shkonte\nmenj\u00eb\u00adher\u00eb, por pastaj ndryshoi mendim e nuk shkoi. Pyetjes s\u00eb Jezusit <em>\u00abCili prej t\u00eb dyve e kreu vullnetin e t\u2019et?\u00bb<\/em>,\ne thash\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i ishim p\u00ebrgjigjur sakt\u00eb, si\u00e7 iu p\u00ebrgjigjen\nbashk\u00ebbiseduesit e Tij: <em>\u00abI pari\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por pyetja e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes,\nnuk \u00ebsht\u00eb pse Jezusi arrin t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb till\u00eb kaq t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nkuptuar: pyetja e v\u00ebretet\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi me bijt\u00eb q\u00eb ndryshuan mendim\nndaj t\u00eb Atit, nj\u00ebri p\u00ebr mir\u00eb e tjetri p\u00ebr keq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi vet\u00eb e shpjegon k\u00ebt\u00eb n\u00eb vazhdimin e pjes\u00ebs s\u00eb sotme ungjillore: <em>\u00abP\u00ebrnj\u00ebmend po ju them: tagrambledh\u00ebsit e laviret para jush hyjn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Hyjit. Sepse erdhi Gjoni nd\u00ebr ju udh\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e ju nuk i besuat, tagrambledh\u00ebsit e laviret i besuan, nd\u00ebrsa ju, edhe pasi i pat\u00eb k\u00ebta, nuk u penduat p\u00ebr t\u2019i besuar\u00bb<\/em>. E kuptojm\u00eb k\u00ebshtu se cilat kategori njer\u00ebzish simbolizokan secili prej dy djemve n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebll\u00adtyr\u00eb: i pari simbolizon ata q\u00eb, fillimisht, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00ebkatare, por, kur n\u00eb jet\u00eb u jepet rasti t\u00eb takohen me ftes\u00ebn e Zotit p\u00ebr kthim, pendohen dhe ndryshojn\u00eb stil jete. I dyti simbolizon ata q\u00eb nga ana e jashtme duket sikur i thon\u00eb \u201cpo\u201d Hyjit, por pastaj p\u00ebrbrenda nuk e kan\u00eb dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ndaj Tij dhe nuk i hapen planeve t\u00eb Tij. E k\u00ebta ishin sidomos krer\u00ebt fetar\u00eb t\u00eb Izraelit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Jo rast\u00ebsisht Ungjilli fillon me fjal\u00ebt: <em>\u00abJezusi u tha kryeprift\u00ebrinjve dhe kryetar\u00ebve t\u00eb popullit&#8230;\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ajo kategoria e par\u00eb e njer\u00ebzve, q\u00eb dikur jetonte\nn\u00eb m\u00ebkate e pastaj kthehet kah Hyji, na b\u00ebn t\u00eb shpresojm\u00eb se kthimi gjithnj\u00eb\n\u00ebsht\u00eb i mundur. Edhe shkenca e psikologjis\u00eb e konfirmon se njeriu (p\u00ebr mir\u00eb apo\np\u00ebr keq) mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, edhe pse me v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00eb \u00e7do lloj moshe. N\u00eb\nlidhje me kthimin kah e mira, pra, mund t\u00eb shpresojm\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim,\nn\u00eb ndryshim, n\u00eb kthim. Jo vet\u00ebm kaq, por kjo sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb na e kujton edhe\nnj\u00ebher\u00eb se gjithnj\u00eb mund ta \u201cfitojm\u00eb\u201d faljen e sinqert\u00eb nga Hyji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb her\u00eb tregohet se nj\u00eb vajz\u00eb shkoi t\u00eb rr\u00ebfehej te Sh\u00ebn Filip Neri e, mes lot\u00ebve, nuk gjente ngush\u00ebllim p\u00ebr m\u00ebkatet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Shenjti p\u00ebrpiqej ta qet\u00ebsonte, por nuk ia dilte. N\u00eb fund ai vendosi t\u00eb nd\u00ebrhynte prerazi me stilin e tij sa komik aq edhe serioz: <em>\u00abM\u00eb fal nj\u00eb sekond\u00eb: M\u00eb thuaj, p\u00ebr k\u00eb ka ardhur Jezusi n\u00eb bot\u00eb?\u00bb. \u00abP\u00ebr m\u00ebkatar\u00ebt\u00bb<\/em> iu p\u00ebrgjigj ajo.<em> \u00abHe pra<\/em>\u00bb, ia ktheu Shenjti, duke ia dal\u00eb me kaq q\u00eb ta qart\u00ebsonte dhe qet\u00ebsonte menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kurse ajo kategoria e dyt\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb, nga ana\ne jashtme, duket sikur i dhurohen krejt\u00ebsisht Hyjit, por p\u00ebrbrenda jan\u00eb shum\u00eb\nlarg Tij, na b\u00ebn t\u00eb ruhemi t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb\ntill\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi si ai djali i dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb atit i tha\nse po shkonte n\u00eb vresht, por pastaj nuk shkoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi po i ftonte krer\u00ebt e popullit q\u00eb t\u00eb ktheheshin. Hyji po realizonte n\u00eb Jezusin planin e Tij sh\u00eblbimprur\u00ebs dhe atyre u duhej t\u2019i hapeshin k\u00ebtij plani. Kishte ardhur koha kur edhe atyre Hyji po u k\u00ebrkonte t\u00eb punonin n\u00eb vreshtin e Tij. Por ata, edhe pse p\u00ebrball\u00eb popullit dukej se ishin njer\u00ebz t\u00eb kushtuar Hyjit, n\u00eb shpirt ndrynin nj\u00eb kund\u00ebrshtim sistematik ndaj ftes\u00ebs s\u00eb Tij p\u00ebr kthim. Si ka mu\u00adnd\u00ebsi q\u00eb njeriu mund t\u00eb jet\u00eb kaq kontradiktor? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ne, edhe pse ndoshta p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe i kemi th\u00ebn\u00eb Hyjit \u201cPo\u201d, nuk vonojm\u00eb t\u00eb ndyshojm\u00eb mendim? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Besoj se p\u00ebrgjigjen mund ta gjejm\u00eb te leximi i par\u00eb: <em>\u00abK\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: \u201cJu that\u00eb: \u2018Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb udha e Zotit\u2019. D\u00ebgjoni, pra, sht\u00ebpia e Izraelit: A thua m\u00ebnyra e sjelljes sime v\u00ebrtet\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e mir\u00eb? Apo m\u00eb par\u00eb m\u00ebnyra e veprimit tuaj \u00ebsht\u00eb e keqe?\u201d\u00bb<\/em>. Zoti po i thot\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb ka filluar <em>\u201ct\u00eb ndryshoj\u00eb mendim\u201d<\/em> e t\u00eb largohet prej Tij, se ka filluar t\u00eb doj\u00eb t\u00eb keqen n\u00eb zemr\u00ebn e vet, prandaj edhe po largohet. Tani mund t\u00eb kuptojm\u00eb gjith\u00e7ka: arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn largoheshin nga Hyji ata q\u00eb nga ana e jashtme dukeshin kaq t\u00eb devotsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb se nuk e kishin kultivuar n\u00eb shpirt bindjen se Hyji \u00ebsht\u00eb miku i tyre. Kishin kultivuar ndonj\u00eb lloj dashurie \u201cndryshe\u201d p\u00ebr Hyjin (frik\u00eb, servi\u00adliz\u00ebm, interes), por jo dashuri bij\u00ebsore. Prandaj djali i dyt\u00eb ndryshon mendim e nuk shkon n\u00eb vresht kur i ati ia k\u00ebrkon: sepse nuk e do t\u00eb atin, p\u00ebrve\u00e7 se me ndonj\u00eb interes e, sa t\u2019i jepet rasti, i kthen shpin\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me k\u00ebto fjal\u00eb, Jezusi na porosit t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes, sepse nuk mjaftojn\u00eb gjestet e jashtme p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb t\u00eb jemi v\u00ebrtet n\u00eb Hir t\u00eb Zotit. Ne, nga ana e jashtme, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb m\u00ebdha, por duhet t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes q\u00eb t\u2019i shoq\u00eb\u00adroj\u00adm\u00eb ato edhe me shpirt. Nga ana e jashtme mund t\u00eb b\u00ebhemi pri\u00ad\u00adft\u00eb\u00adrinj, t\u00eb kushtuar e t\u00eb kushtuara, mund t\u00eb marrim t\u00eb gjitha sakra\u00ad\u00admentet rregullisht, mund t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb Mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs, si\u00e7 na porosit Urdh\u00ebri i tret\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundur q\u00eb, p\u00ebrbrenda nesh, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mos shoq\u00ebrohen me shpirtin e duhur. Hyji mund t\u00eb paraqitet n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ftuar q\u00eb t\u00eb rritemi n\u00eb dashuri ndaj Tij e ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u2019ia kthejm\u00eb shpin\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu do ta shohim me syt\u00eb tan\u00eb se vetes son\u00eb i paskemi veshur thjesht nj\u00eb mask\u00eb. Mask\u00eb e bukur, me pamje engj\u00ebjsh, por q\u00eb gjith\u00adsesi \u00ebsht\u00eb mask\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb shpirti yn\u00eb i v\u00ebretet\u00eb. E do t\u00eb mund t\u00eb na ndodh\u00eb t\u00eb takojm\u00eb shum\u00eb k\u00ebsi maskash p\u00ebrreth nesh. Thoshte shkrimtari italian Luixhi Pirandelo, q\u00eb n\u00eb vitin 1934 pati fituar edhe \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi: <em>\u00abDuke e paguar shtrenjt\u00eb ti vet\u00eb, do t\u00eb m\u00ebsosh n\u00eb jet\u00eb se ke p\u00ebr t\u00eb takuar m\u00eb shum\u00eb maska se sa fytyra\u00bb<\/em>. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi shum\u00eb shpesh si t\u00eb \u201cdyzuar\u201d n\u00eb ne, pra si me dy lloj jet\u00ebsh, ajo e brendshmja dhe ajo q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019u tregojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. E kjo deri diku \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb normale, p\u00ebrndryshe rr\u00ebfimi, p\u00ebrshembull, s\u2019do t\u00eb kishte arsye t\u00eb mbetej kaq absolutisht sekret.\u00a0 Por nuk \u00ebsht\u00eb normale kur n\u00eb jet\u00eb, sistematikisht, zgjedhim kund\u00ebr\u00adshtimin n\u00eb shpirt ndaj s\u00eb mir\u00ebs dhe, nga ana tjet\u00ebr, shtiratemi para t\u00eb tjer\u00ebve si t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po ta v\u00ebrejm\u00eb mir\u00eb, Jezusi ka folur shum\u00eb pak her\u00eb n\u00eb lidhje me papast\u00ebrtit\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e seksualitetit, tep\u00ebr pak ka folur n\u00eb lidhje me vrasjet, pak m\u00eb shum\u00eb ka folur p\u00ebr kujdesin ndaj rendjes s\u00eb tepruar pas paras\u00eb, por ka folur kushedi se sa her\u00eb kund\u00ebr hipokrizis\u00eb p\u00ebrball\u00eb Hyjit. Kjo sepse, kur njeriu p\u00ebrpiqet n\u00eb shpirt t\u00eb kultivoj\u00eb dashurin\u00eb e sinqert\u00eb ndaj Hyjit, jeta e tij morale do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet vetvetiu pak nga pak. E prandaj Sh\u00ebn Pali n\u00eb leximin e dyt\u00eb sot ngul\u00eb k\u00ebmb\u00eb sidomos q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb kultivojn\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb e t\u00eb heqin dor\u00eb nga mendjemadh\u00ebsia: <em>\u00abMos b\u00ebni asgj\u00eb p\u00ebr kryelart\u00ebsi, as p\u00ebr mendje t\u00eb madhe, por, me p\u00ebrvujt\u00ebri, mbani nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb t\u00eb madh se veten. Mos k\u00ebrkoni vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebn tuaj, por edhe t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve! Kini n\u00eb ju po ato ndjenja q\u00eb ishin n\u00eb Krishtin Jezus!&#8230;\u00bb<\/em>. E ndjenjat n\u00eb Jezusin ishin p\u00ebrvujt\u00ebria dhe sinqeriteti p\u00ebrball\u00eb Atit t\u00eb vet e p\u00ebrball\u00eb njer\u00ebzve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXVI GJAT\u00cb VITIT A Ez 18, 25-28; Ps 25 (24); Fil 2, 1-11; Mt 21, 28-32 \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar sh\u00ebmb\u00eblltyra q\u00eb Jezusi tregon n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, saq\u00eb na vjen natyrsh\u00ebm t\u00eb pyesim n\u00ebse ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e nevojshme ta tregonte at\u00eb apo jo. Po t\u00eb marrim cilindo &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3372\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;CILI PREJ T\u00cb DYVE E KREU VULLNETIN E T\u2019ET?&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-3372","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3372"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3407,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3372\/revisions\/3407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}