{"id":3465,"date":"2020-09-27T20:04:44","date_gmt":"2020-09-27T20:04:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=3465"},"modified":"2020-09-27T20:16:57","modified_gmt":"2020-09-27T20:16:57","slug":"vreshtaret-mosmirenjohes-e-vrastare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3465","title":{"rendered":"VRESHTAR\u00cbT MOSMIR\u00cbNJOH\u00cbS E VRASTAR\u00cb."},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XXVII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p>Is 5, 1-7; Ps 80 (79); Fil 4, 6-9; Mt 21, 33-43<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Vreshtaret.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-3466\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Vreshtaret.png 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Vreshtaret-300x169.png 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Vreshtaret-450x253.png 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 93vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebmb\u00eblltyra e treguar nga Jezusi sot n\u00eb Ungjill,\nnuk u drejtohet t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve. Megjithat\u00eb, nga ana\ntjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00ebve na m\u00ebson di\u00e7ka me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi e tregon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb n\u00eb lidhje me ata d\u00ebgjues t\u00eb vet q\u00eb po thurnin plane vrastare kundrejt Tij. K\u00ebshtu ua nxjerr t\u00eb pah t\u00eb keqen q\u00eb e ndrynin p\u00ebrbrenda. Jo m\u00eb kot pjesa ungjillore sot fillon me fjal\u00ebt: <em>\u00abJezusi u tha kryeprift\u00ebrinjve, kryetar\u00ebve dhe pleqve t\u00eb popullit\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebmb\u00eblltyra, n\u00eb fakt, flet pik\u00ebrisht p\u00ebr disa vreshtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Zot\u00ebria i tyre u besoi vreshtin. Ua kishte besuar at\u00eb vresht t\u00eb \u00e7muar dhe kishte r\u00ebn\u00eb dakord me ta q\u00eb fites\u00ebn ta ndanin p\u00ebr gjysm\u00eb kur do t\u00eb vinte koha e vjeljes. Por vreshtar\u00ebt, kur Zot\u00ebria u d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e vet q\u00eb t\u2019i jepnin <em>\u00abfrytin q\u00eb i takonte\u00bb<\/em>, duke u hyr\u00eb shpirti i pangop\u00ebsis\u00eb, desh\u00ebn t\u00eb ndalnin p\u00ebr vete gjith\u00e7ka. Prandaj jo vet\u00ebm q\u00eb i nis\u00ebn duar bosh sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, por disa prej tyre i rrah\u00ebn e madje edhe i vran\u00eb. E kuptojm\u00eb se ku d\u00ebshiron t\u00eb dal\u00eb kjo histori: Zot\u00ebria p\u00ebrfaq\u00ebson Zotin, vreshti p\u00ebrfaq\u00ebson popullin e Izraelit (<em>\u00abVreshtin nga Egjipti e nxore\u00bb<\/em>, thot\u00eb psalmi i sot\u00ebm), vreshtar\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kryetar\u00ebt e popullit, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt simbolizojn\u00eb profet\u00ebt e t\u00eb drejt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb Izrael, kurse i biri i zot\u00ebris\u00eb simbolizon Jezusin, Birin e Atit, i cili po u q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb, praktikisht, Jezusi po ua\np\u00ebrplaste n\u00eb fytyr\u00eb sjelljen e tyre t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebrball\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb fetare q\u00eb\nu \u00ebsht\u00eb besuar. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i jen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Hyjit p\u00ebr gjith\u00e7ka kan\u00eb e ta\ndrejtojn\u00eb popullin me ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebrball\u00eb Tij, kan\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb\nshikim tejet tok\u00ebsor t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tyre. Do t\u00eb thonim sot: jan\u00eb p\u00ebrzier tep\u00ebr\nme shpirtin e bot\u00ebs. Nuk arsyetojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr\u00adball\u00eb Hyjit n\u00eb nd\u00ebrgjegjet e tyre,\npor p\u00ebrball\u00eb vetvetes: nga ndjenja e mir\u00ebnjohjes dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb\nkaluar n\u00eb at\u00eb t\u00eb \u201cpushtimit\u201d t\u00eb vreshtit t\u00eb Hyjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye profet\u00ebt e t\u00eb\ndrejt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardhur nd\u00ebr shekuj p\u00ebr t\u2019ua kujtuar se duhej q\u00eb Hyjit t\u2019i\nkthehej <em>\u00abfryti q\u00eb i takonte\u00bb<\/em>, kan\u00eb\nvuajtur dhe kan\u00eb qen\u00eb vrar\u00eb prej tyre. I nj\u00ebjti fat tani po sajohej nga ata\nedhe kundrejt Birit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyji nuk do t\u00eb arrinte ta mblidhte plot\u00ebsisht frytin q\u00eb d\u00ebshironte. N\u00eb leximin e par\u00eb na tregohet se \u00e7far\u00eb fryti Hyji priste nga Izraeli: <em>\u00abPriste t\u2019i b\u00ebnte rrush, por ai b\u00ebri vet\u00ebm larushk\u00bb<\/em>. E n\u00eb fund e shpjegon: <em>\u00abPrita t\u00eb ushtrojn\u00eb virtytet, kur qe, vet\u00ebm paudh\u00ebsi; drejt\u00ebsin\u00eb prita, ja ofshamat\u00bb<\/em>. Mungesa e mir\u00ebnjohjes p\u00ebr pozit\u00ebn q\u00eb kan\u00eb drejtuesit e popullit t\u00eb Izraelit, si edhe mung\u00ebsa e ndjenj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegjesis\u00eb nga ana e tyre, kan\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e sh\u00eblbimit. Edhe pse Hyji vazhdimisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i \u201carnoj\u00eb\u201d shqyerjet e shkaktuara nga zem\u00ebrngurt\u00ebsia e tyre, gjithsesi disa d\u00ebme kishin mbetur t\u00eb pariparueshme. Prandaj p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre para Zotit ishte tejet e lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, n\u00eb fakt, drejtuesit shpirt\u00ebror\u00eb kan\u00eb mbi vete\nk\u00ebt\u00eb lavdi e k\u00ebt\u00eb barr\u00eb: lavdia p\u00ebrb\u00ebhet nga pozita q\u00eb Hyji u ka besuar, por\npik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb edhe barra t\u00eb cil\u00ebn, po nuk dijt\u00ebn ta mbartin me dashuri,\ndo t\u2019u humbas\u00eb sh\u00eblbimin atyre dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Sh\u00ebn Gjon Maria Vianeit, famullitarit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Arsit n\u00eb Franc\u00eb, tregohen shum\u00eb episode n\u00eb t\u00eb cilat ai p\u00ebrpiqej t\u2019i shmangej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pasurit nj\u00eb famulli. Jo se nuk e donte misionin e tij (lutej dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr famullin\u00eb e tij, aq sa edhe djalli shpesh vinte ta shp\u00ebrqendronte), jo se nuk i p\u00ebrkushtohej sh\u00ebrbe\u00adsave (rr\u00ebfente deri n\u00eb 15 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb) e as se nuk ishte i p\u00ebrshpirt\u00adsh\u00ebm (kur kremtonte mesh\u00ebn e kur lutej, nj\u00ebr\u00ebzit i prekte pa mas\u00eb m\u00ebnyra se si i b\u00ebnte), por ajo q\u00eb e shqet\u00ebsonte n\u00eb shpirt, ishte ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ndiente para Zotit p\u00ebr shpirtrat q\u00eb i ishin besuar. Nj\u00eb nat\u00eb thuhet se e ndaluan disa besimtar\u00eb t\u00eb famullis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa ai po p\u00ebrpiqej t\u00eb largohej nga famullia. Detyra e famullitarit e frik\u00ebsonte p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndjente se ka para Zotit. Por besimtar\u00ebt, mes lot\u00ebve, iu lut\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos i braktiste e qe vet\u00ebm dashuria e pamas\u00eb q\u00eb kishte ndaj tyre ajo q\u00eb e motivoi t\u00eb ndryshonte mendim e t\u00eb p\u00ebrkushtohej edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, vet\u00ebdija se nj\u00eb dit\u00eb Zoti do t\u2019i k\u00ebrkonte r\u00ebnd\u00eb llogari p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ishte shum\u00eb e qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb meshtar, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur pajtori i t\u00eb gjith\u00eb meshtar\u00ebve e famullitar\u00ebve n\u00eb Kish\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu ishte dashur t\u00eb arsyetonin edhe k\u00ebta\nkryeprift\u00ebrinj, kryetar\u00eb e pleq t\u00eb popullit, t\u00eb cil\u00ebve Jezusi ua drejtoi k\u00ebt\u00eb\nsh\u00ebmb\u00ebll\u00adtyr\u00eb. Por ndjenja e mir\u00ebnjohjes dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tek ata tashm\u00eb\nishte zhdukur fare dhe i kishte l\u00ebn\u00eb vendin intrigave politike, me q\u00ebllim\nsundimin e popullat\u00ebs. Kushdo q\u00eb i ftonte t\u00eb ktheheshin pak tek \u201cshpirt\u00ebrorja\u201d,\np\u00ebr ta ishte njeri i rreziksh\u00ebm q\u00eb duhej zhdukur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Jezusi ua tregoi fundin q\u00eb i priste: <em>\u00abPrandaj po ju them: juve do t\u2019ju hiqet dore Mbret\u00ebria e Hyjit e do t\u2019i jepet nj\u00eb populli q\u00eb i prodhon frytet e saj\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abNj\u00eb populli tjet\u00ebr\u00bb<\/em>: N\u00ebse ata do t\u2019i ishin hapur fjal\u00ebs s\u00eb Jezusit, do t\u00eb kishin pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb bashkoheshin n\u00eb misionin e Jezusit n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vreshtit t\u00eb Zotit, q\u00eb tashm\u00eb nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm Izraeli, por e gjith\u00eb bota. Por ata nuk u gjet\u00ebn t\u00eb denj\u00eb, prandaj Ai ua hoqi dore drejtimin e vreshtit. Vreshtin do ta drejtonin ata q\u00eb, p\u00ebr bot\u00ebn e p\u00ebr k\u00ebta kryetar\u00eb, do t\u00eb mbaheshin si t\u00eb fundmit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po \u00e7far\u00eb na m\u00ebson t\u00eb gjith\u00ebve ne e t\u00ebr\u00eb kjo histori? A ka lidhje me ne kjo sjellje kaq e parregullt e k\u00ebtyre drejtues mosmir\u00ebnjoh\u00ebs? Po, besoj se ka, sepse t\u00eb gjith\u00eb ne, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, kemi nga nj\u00eb \u201cvresht\u201d t\u00eb cilin Hyji na e ka besuar. Nj\u00eb kryefamiljar, p\u00ebrshembull, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb plot me ndjenj\u00ebn e mir\u00ebnjohjes e t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u201cvreshtin\u201d q\u00eb Zoti i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb duar. Nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij, por e Dikujt tjet\u00ebr e, n\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve, duhet ta ket\u00eb mir\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ka kryefamiljar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb jan\u00eb plot me\nfal\u00ebnderim e me ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie e k\u00ebta jan\u00eb \u201cvreshtar\u00ebt\u201d q\u00eb Hyji d\u00ebshiron.\nK\u00ebta jo thjesht lejojn\u00eb, por edhe e mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb familja e tyre t\u00eb rritet duke\nk\u00ebrkuar Hyjin dhe vullnetin e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpesh harrojm\u00eb t\u2019i themi Hyjit \u201cfaleminderit\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cfaleminderit\u201d ka qen\u00eb fjala q\u00eb m\u00eb s\u00eb pari prind\u00ebrit tan\u00eb jan\u00eb p\u00ebr\u00adpjekur t\u00eb na e m\u00ebsojn\u00eb. Kemi kaq shum\u00eb arsye p\u00ebr ta mbushur zemr\u00ebn me fal\u00ebnderime ndaj Zotit e ndaj t\u00eb tjer\u00ebve sa q\u00eb, shpesh, nuk ia kemi iden\u00eb. Po ta mendosh, jemi krijesa q\u00eb, p\u00ebr nga vet\u00eb natyra, shk\u00ebputemi shum\u00eb von\u00eb nga var\u00ebsia ndaj prind\u00ebrve. N\u00ebse nj\u00eb qengji, p\u00ebrshembull, i nevojitet jo m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, ne njer\u00ebzve na duhet t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit. Kjo m\u00eb e pakta: po t\u00eb folurit, po ushqimi, po banesa, po edukimi, po arsimimi (e ky i fundit madje tani sa vjen e shtohet)? Kush na ka ndihmuar t\u2019i kemi? S\u2019e kemi iden\u00eb sa gabojm\u00eb kur mendojm\u00eb se i kemi fituar t\u00eb gjitha \u201cme forcat tona\u201d. Ishte dashur ta brumosnim zemr\u00ebn ton\u00eb me fal\u00ebnderime e me ndjenja p\u00ebrgjegj\u00ebsie, por mjerisht nuk ndodh rrall\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb arroganc\u00eb e n\u00eb mendje\u00admadh\u00ebsi. E, k\u00ebshtu, nuk japim frytet q\u00eb ishte dashur t\u2019i jepnim n\u00eb jet\u00eb e as nuk ua leht\u00ebsojm\u00eb dh\u00ebnien e k\u00ebtyre fryteve as t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb <em>na jan\u00eb besuar<\/em> n\u00eb jet\u00eb. P\u00ebrfundojm\u00eb edhe ne t\u00eb jemi \u201cvreshtar\u00eb\u201d mosmir\u00ebnjoh\u00ebs e t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr k\u00ebtu duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. Bashk\u00ebsit\u00eb q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebsuar, nuk jan\u00eb pron\u00eb e tyre, por jan\u00eb <em>\u00abpopull i Zotit\u00bb<\/em>. Sh\u00ebn Augustini e shprehte shum\u00eb bukur \u201cdri\u00addhjen\u201d e shpirtit t\u00eb tij si bari: <em>\u00abN\u00ebse m\u00eb mundon ajo \u00e7ka jam p\u00ebr ju, m\u00eb ngush\u00ebllon ajo \u00e7ka jam me ju. Sepse p\u00ebr ju jam ipeshk\u00ebv, me ju jam i krishter\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb em\u00ebr rreziku, i dyti-shp\u00ebtimi\u00bb<\/em>. Kushtet e b\u00ebra, shugurimi, nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shenjt. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Hyji jep edhe Hirin e gjendjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn je, por kjo nuk e p\u00ebrjashton betej\u00ebn e p\u00ebrdit\u00adshme me egoizmin, me ambicjet, me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe me krenarin\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebto mbartja e p\u00ebrditshme e kryqit n\u00eb ndjekje t\u00eb Jezusit. Nuk ndodh\u00eb rrall\u00eb q\u00eb t\u00eb ndeshim t\u00eb kushtuar e t\u00eb shuguruar q\u00eb nuk u vjen era as t\u00eb krishter\u00eb. Ajo \u201cdridhja\u201d e shpirtit q\u00eb kishte Sh\u00ebn Augustini dhe Sh\u00ebn Gjon Maria Vianei, do t\u2019i ndihmonte fort q\u00eb t\u00eb mos kthehen edhe ata n\u00eb pushtues t\u00eb vreshtit q\u00eb u \u00ebsht\u00eb besuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E ja se si Sh\u00ebn Pali na e kujton shum\u00eb \u00ebmb\u00ebl t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb leximin e dyt\u00eb se \u00e7far\u00eb frytesh pret Hyji nga ne: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, mundohuni t\u00eb keni p\u00ebr zem\u00ebr gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, &#8230; e ndershme, e drejt\u00eb, e past\u00ebr, e shenjt\u00eb, e denj\u00eb p\u00ebr dashuri, e denj\u00eb p\u00ebr lavdi, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb virtyt\u00bb <\/em>E na jep k\u00ebt\u00eb garanci:<em> \u00abDhe, Hyji q\u00eb jep paqen, do t\u00eb jet\u00eb me ju\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXVII GJAT\u00cb VITIT A Is 5, 1-7; Ps 80 (79); Fil 4, 6-9; Mt 21, 33-43 Sh\u00ebmb\u00eblltyra e treguar nga Jezusi sot n\u00eb Ungjill, nuk u drejtohet t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve. Megjithat\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00ebve na m\u00ebson di\u00e7ka me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Jezusi e tregon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb n\u00eb lidhje &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=3465\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;VRESHTAR\u00cbT MOSMIR\u00cbNJOH\u00cbS E VRASTAR\u00cb.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-3465","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3465"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3465\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3469,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3465\/revisions\/3469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}