{"id":387,"date":"2020-04-09T06:58:26","date_gmt":"2020-04-09T06:58:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=387"},"modified":"2020-04-09T07:18:17","modified_gmt":"2020-04-09T07:18:17","slug":"beni-kete-ne-perkujtimin-tim-ju-dhashe-shembull-qe-te-beni-edhe-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=387","title":{"rendered":"B\u00cbNI K\u00cbT\u00cb N\u00cb P\u00cbRKUJTIMIN TIM!&#8230; &#8230; JU DHASH\u00cb SHEMBULL Q\u00cb T\u00cb B\u00cbNI EDHE JU."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E ENJTJA E MADHE &#8211;  DARKA E ZOTIT <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit-1024x599.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-388\" width=\"548\" height=\"320\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit-1024x599.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit-300x175.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit-768x449.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit-450x263.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Darka-e-fundit.jpg 1095w\" sizes=\"auto, (max-width: 548px) 93vw, 548px\" \/><figcaption>Dal 12, 1-8. 11-14; Ps 116 (115); 1 Kor 11, 23-26; Gjn 13, 1-15 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abB\u00ebni k\u00ebt\u00eb n\u00eb\np\u00ebrkujtimin tim!\u00bb<\/em> u tha Jezusi apostujve t\u00eb vet\nn\u00eb at\u00eb Dark\u00eb Pashke e kjo shprehje, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ritualit t\u00eb Pashk\u00ebs hebraike,\nnuk duhej t\u00eb thuhej. N\u00eb leximin e par\u00eb, Hyji e m\u00ebsoi Moisiun e Aronin se si\nduhej ta kremtonin nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs, duke u treguar edhe detajet q\u00eb u\nduhej t\u00eb ndiqnin p\u00ebr ngr\u00ebnien e saj. Ngr\u00ebnia duhej t\u2019i ngjante nj\u00eb kremtimi. E,\nn\u00eb fakt, kremtim ishte. N\u00eb fund t\u00eb shpjegimit se si duhet t\u00eb kremtohej kjo\ndark\u00eb kaq e ve\u00e7ant\u00eb, Hyji u thot\u00eb Moisiut, Aronit e mbar\u00eb Izraelit: <em>\u00abKijeni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtim dhe kremtojeni\nfest\u00eb n\u00eb nder t\u00eb Zotit brez pas brezi me sjellje fetare t\u00eb p\u00ebrhershme!\u00bb<\/em> E,\nqysh prej asaj nate, q\u00eb pararendte lirimin nga skllav\u00ebria e Egjiptit,\nizraelit\u00ebt duhej q\u00eb, \u00e7do vit, t\u2019i p\u00ebrmbaheshin asaj rregulloreje t\u00eb cil\u00ebn Hyji\nkishte p\u00ebrcaktuar, q\u00eb t\u00eb kremtonin edhe ata, n\u00eb fe, lirimin nga skllav\u00ebria. Kur\nkryefamiljari merrte buk\u00ebn e pabrume, duhej t\u00eb thoshte se ajo ishte p\u00ebrkujtim i\nbuk\u00ebs s\u00eb pabrume q\u00eb h\u00ebngr\u00ebn et\u00ebrit e tyre at\u00eb nat\u00eb kur do t\u00eb liroheshin nga\nskllav\u00ebria. Po ashtu edhe kur merrte kup\u00ebn me ver\u00eb, kryefamiljari duhej t\u00eb\nthoshte se ajo ver\u00eb p\u00ebrkujtonte g\u00ebzimin q\u00eb i kishte sjell\u00eb Izraelit fakti q\u00eb\nHyji, duke par\u00eb gjakun e qengjit mbi dyert e Izraelit\u00ebve, ua kishte kursyer t\u00eb\npar\u00eblindurit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, at\u00eb nat\u00eb, Jezusi duhet t\u2019i ket\u00eb mahnitur pa mas\u00eb\napostujt e vet kur, papritmas, i ndryshoi fjal\u00ebt e kremtimit. P\u00ebr buk\u00ebn tha se\ntashm\u00eb ajo ishte <em>\u00abTrupi i Tij\u00bb <\/em>e p\u00ebr\nver\u00ebn \u2013 <em>\u00abGjaku i Tij\u00bb<\/em>. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,\nduke th\u00ebn\u00eb <em>\u00abB\u00ebni k\u00ebt\u00eb\u00bb<\/em>, po b\u00ebnte edhe\ndy ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore: <em>\u00abB\u00ebni\u00bb<\/em> u\njepte pushtetin apostujve e pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre q\u00eb ta kremtonin edhe ata at\u00eb\nkremtim q\u00eb Ai po b\u00ebnte at\u00eb nat\u00eb, nd\u00ebrsa, duke th\u00ebn\u00eb <em>\u00abk\u00ebt\u00eb\u00bb<\/em>, u urdh\u00ebronte atyre q\u00eb t\u00eb mos e merrnin m\u00eb parasysh at\u00eb\nporosin\u00eb q\u00eb Hyji dikur ua kishte dh\u00ebn\u00eb Izraelit\u00ebve: <em>\u00abKijeni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe kremtojeni fest\u00eb!&#8230;\u00bb<\/em>, por u duhet t\u00eb <em>\u00abb\u00ebnin k\u00ebt\u00eb\u00bb<\/em> kremtim tani e tutje.\nTashm\u00eb, para syve t\u00eb tyre, apostujt shohin se po ndodhte nj\u00eb ndryshim epokal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb apostujt do t\u00eb kuptonin se Pashk\u00ebt e\nkremtuara m\u00eb par\u00eb nga Izraeli, ishin vet\u00ebm p\u00ebrgatitja q\u00eb Hyji po i b\u00ebnte k\u00ebtij\npopulli p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb<em> \u00abBes\u00eblidhje\nt\u00eb re e t\u00eb amshuar\u00bb<\/em> q\u00eb do t\u00eb realizohej n\u00eb Jezusin e q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohej\nn\u00eb Eukaristin\u00eb e Shenjt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb piktor\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb\nThemelimin e Eukaristis\u00eb, i paraqesin apostujt p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mahnitur ose,\nm\u00eb e pakta, n\u00eb mendime. Jezusi, at\u00eb nat\u00eb, po b\u00ebnte nj\u00eb ndryshim t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb\nritit nj\u00ebmij\u00eb e dyqind vje\u00e7ar t\u00eb Pashk\u00ebs. Si mund t\u00eb reagonin ndryshe?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por apostujt, nga ana tjet\u00ebr, e dinin se Jezusi nuk\nvepronte kurr\u00eb as nga krenaria e as nga egoizmi. Ia kishin d\u00ebgjuar fjal\u00ebt, ia\nkishin par\u00eb mrekullit\u00eb. Patjet\u00ebr q\u00eb e kuptonin se Jezusi ishte thell\u00ebsisht i\nvet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte. Juda do ta tradhtonte Jezusin, por jo ngaq\u00eb\nnuk ia dinte vler\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, Juda ishte i bindur se Jezusi duhej t\u00eb b\u00ebhej\nmbret i Izraelit, prandaj ua dor\u00ebzoi kryeprift\u00ebrinjve, duke menduar se, gjat\u00eb\natij ballafaqimi, Jezusi do ta shfaqte lavdin\u00eb e tij. Juda jo m\u00eb kot do t\u00eb\nvet\u00ebvritej kur do ta kuptonte se \u00e7far\u00eb marr\u00ebzie kishte b\u00ebr\u00eb, kur pa se Jezusin\npo e \u00e7onin drejt kryqit. Mund t\u00eb themi se ia dinte vler\u00ebn Jezusit, por mjerisht\n<em>nuk kishte kuptuar Zemr\u00ebn e Tij<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, at\u00eb nat\u00eb, apostujt pan\u00eb <em>gjeste t\u00eb reja<\/em> dhe d\u00ebgjuan <em>fjal\u00eb\nt\u00eb reja<\/em> n\u00eb lidhje me ritin e Pashk\u00ebs. Prandaj fjal\u00ebt e Jezusit do t\u00eb\np\u00ebrs\u00ebriteshin prej tyre e nga pasardh\u00ebsit e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sh\u00ebn Pali, n\u00eb\nleximin e dyt\u00eb, na e d\u00ebshmon edhe ai se ato fjal\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin, duke e\np\u00ebrshkruar Themelimin e Eukaristis\u00eb ashtu si\u00e7 e p\u00ebrshkruajn\u00eb edhe ungjijt\u00eb: <em>\u00abKy \u00ebsht\u00eb korpi im \u2013 p\u00ebr ju. B\u00ebni k\u00ebt\u00eb n\u00eb\np\u00ebrkujtimin tim!&#8230; Ky kelk \u00ebsht\u00eb Bes\u00eblidhja e re n\u00eb Gjakun tim. B\u00ebni k\u00ebt\u00eb,\ngjith\u00ebsaher\u00eb q\u00eb t\u00eb pini, n\u00eb p\u00ebrkujtimin tim!\u00bb<\/em> D\u00ebgjojn\u00eb, pra, e shohin gj\u00ebra\nt\u00eb reja, sepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Jezusi tashm\u00eb po themelonte <em>\u00abBes\u00eblidhjen e re\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb sot: Themelimin e Eukaristis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb\nkremtim ne fillojm\u00eb Tredit\u00ebshin e Pashk\u00ebs, kremtim i cili na zhyt n\u00eb misterin e\nMundimeve, Vdekjes dhe Ngjalljes s\u00eb Jezusit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, duke iu kthyer edhe nj\u00eb her\u00eb befasimit t\u00eb apostujve,\nende nuk kishte mbaruar me aq. N\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm na flitet p\u00ebr larjen e\nk\u00ebmb\u00ebve t\u00eb apostujve nga Jezusi. Jo pa dometh\u00ebnie Sh\u00ebn Gjoni nuk e tregon aspak\nn\u00eb Ungjillin e tij Themelimin e Eukaristis\u00eb, por tregon k\u00ebt\u00eb episod kaq t\u00eb\npazakont\u00eb, t\u00eb cilin, n\u00eb fakt, nuk e tregojn\u00eb asnj\u00eb prej tre ungjijve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u2019i marrim me radh\u00eb rreshtat e k\u00ebsaj pjese t\u00eb bukur\nungjillore, sidomos disa detaje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me disa fjal\u00eb deri edhe prek\u00ebse, aty thuhet se <em>\u00abJezusi, duke e ditur se i erdhi koha t\u00eb\nkaloj\u00eb prej k\u00ebsaj bote tek Ati, pasi i deshi t\u00eb vet\u00ebt \u2013 ata q\u00eb ishin n\u00eb bot\u00eb \u2013\ni deshi deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit\u00bb.<\/em> Me sa qet\u00ebsi tashm\u00eb Jezusi i \u00ebsht\u00eb <em>dor\u00ebzuar<\/em> vullnetit t\u00eb Atit t\u00eb Vet p\u00ebr\nsh\u00eblbimin e bot\u00ebs! Me sa p\u00ebrul\u00ebsi Ai i pranon mundimet dhe vdekjen! \u00c7far\u00eb kemi\nb\u00ebr\u00eb ne, njer\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb merituar q\u00eb Biri i Amshuar i Atit, t\u00eb na donte <em>\u00abderi n\u00eb pik\u00ebn e fundit\u00bb<\/em>?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Pjetri reagon duksh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb gjesti t\u00eb till\u00eb\np\u00ebrvujt\u00ebrimi nga ana e Jezusit: ishin sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt ata q\u00eb duhej t\u2019ia lanin\nk\u00ebmb\u00ebt Zot\u00ebris\u00eb e jo anasjelltas: <em>\u00abZot\u00ebri,\nti t\u00eb m\u2019i lash k\u00ebmb\u00ebt?\u00bb<\/em> Jezusi p\u00ebrpiqet ta qet\u00ebsoj\u00eb: <em>\u00ab\u00c7\u2019po b\u00ebj un\u00eb, ti tani nuk e kupton. Do ta kuptosh m\u00eb von\u00eb.\u00bb. <\/em>I\nduhej forca e Shpirtit Shenjt p\u00ebr ta kuptuar Jezusin. Por Pjetri nuk mund t\u00eb\npranoj\u00eb. Jezusi ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. Nuk ishte vet\u00ebm M\u00ebsues, por madje Pjetri\ne kishte shpallur me t\u00eb madhe se \u00ebsht\u00eb edhe <em>\u00abBiri\ni Hyjit t\u00eb gjall\u00eb\u00bb<\/em>: <em>\u00abNuk do t\u00eb m\u2019i\nlash k\u00ebmb\u00ebt kurr\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jet\u00eb!\u00bb<\/em>, ia pret shkurt Pjetri dhe mund ta\nimagjinojm\u00eb sa e <em>p\u00ebrmalluar<\/em> mund t\u00eb\nishte zemra e tij n\u00eb \u00e7astet kur i ka shqiptuar ato fjal\u00eb. Por Jezusi ia pret\nedhe m\u00eb shkurt: <em>\u00abN\u00ebse nuk do t\u00eb laj, nuk\ndo t\u00eb kesh pjes\u00eb me mua.\u00bb.<\/em> N\u00ebse nuk do t\u00eb pranonte edhe k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim t\u00eb\nfundit t\u00eb Jezusit dhe nuk do t\u00eb pranonte t\u00eb \u201clahej\u201d e pastrohej nga egoizmi,\nnuk mund t\u00eb quhej ndjek\u00ebs i Jezusit. E k\u00ebtu Pjetri, edhe m\u00eb i <em>p\u00ebrmalluar<\/em>, reagon me vrullin e\nzakonsh\u00ebm t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tij, zem\u00ebr e cila ishte lidhur pandash\u00ebm me M\u00ebsuesin e\nvet Hyjnor: <em>\u00abAt\u00ebher\u00eb, Zot\u00ebri, jo ve\u00e7\nk\u00ebmb\u00ebt e mia, por edhe duart, edhe kryet.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjetri kishte folur, por patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat emocione\ni kishin edhe apostujt e tjer\u00eb q\u00eb nuk kishin gjetur guxim t\u00eb flisnin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ka edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr shum\u00eb interesant: kur\nungjilltari tregon se Jezusi <em>\u00abu ngrit nga\ndarka\u00bb<\/em> p\u00ebr t\u00eb filluar larjen e k\u00ebmb\u00ebve, thot\u00eb se <em>\u00abhoqi petkun e sip\u00ebrm, mori nj\u00eb peshqir dhe u ngjesh\u00bb<\/em>. Pastaj\nfilloi larjen e k\u00ebmb\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abPeshqiri\u00bb<\/em> vihej nga sh\u00ebrb\u00ebtori pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest sh\u00ebrbimi.\nPor, kur Jezusi e p\u00ebrfundon larjen e k\u00ebmb\u00ebve, ungjilltari thot\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb: <em>\u00abPasi ua lau k\u00ebmb\u00ebt, mori petkun e sip\u00ebrm t\u00eb\nvetin, u ul prap\u00eb n\u00eb tryez\u00eb e tha&#8230; \u00bb<\/em>. Nuk thot\u00eb se Jezusi <em>e hoqi peshqirin<\/em>, shenj\u00ebn e sh\u00ebrbimit.\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb pa dometh\u00ebnie, sepse Jezusi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pas pak do t\u00eb shkonte\np\u00ebrball\u00eb mundimeve. <em>Sh\u00ebrbimi i Jezusit\np\u00ebr sh\u00eblbimin e njer\u00ebzve ende nuk kishte p\u00ebrfunduar<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pasi ua lau k\u00ebmb\u00ebt apostujve t\u00eb vet t\u00eb dashur, Jezusi\nvet\u00eb, si nj\u00eb At\u00eb i dashur, ua shpjegon dometh\u00ebnien e atij gjesti: <em>\u00abJu dhash\u00eb shembull q\u00eb, sikurse ju b\u00ebra un\u00eb\njuve, t\u00eb b\u00ebni edhe ju.\u00bb<\/em>. Sa t\u00eb thella jan\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve apostuj\nt\u00eb cil\u00ebve Jezusi u kishte dh\u00ebn\u00eb <em>pushtetin\nq\u00eb t\u00eb kremtonin Eukaristin\u00eb<\/em> kur u kishte th\u00ebn\u00eb <em>\u00abB\u00ebni k\u00ebt\u00eb\u00bb<\/em>, tani <em>u urdh\u00ebron\nedhe sh\u00ebrbimin<\/em> sipas shembullit t\u00eb Tij: <em>\u00abB\u00ebni\nedhe ju\u00bb<\/em>. N\u00eb fakt, nuk mund t\u00eb ndahet kremtimi i Eukaristis\u00eb nga sh\u00ebrbimi\nq\u00eb i detyrohemi nj\u00ebri-tjetrit, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb edhe ne q\u00eb t\u00eb duam <em>\u00abderi n\u00eb pik\u00ebn e fundit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00c7far\u00eb nate ishte ajo nat\u00eb?! Sa gj\u00ebra t\u00eb pazakonta apostujt po shikonin me syt\u00eb e tyre e po d\u00ebgjonin me vesh\u00ebt e tyre?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ENJTJA E MADHE &#8211; DARKA E ZOTIT \u00abB\u00ebni k\u00ebt\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtimin tim!\u00bb u tha Jezusi apostujve t\u00eb vet n\u00eb at\u00eb Dark\u00eb Pashke e kjo shprehje, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ritualit t\u00eb Pashk\u00ebs hebraike, nuk duhej t\u00eb thuhej. N\u00eb leximin e par\u00eb, Hyji e m\u00ebsoi Moisiun e Aronin se si duhej ta kremtonin nat\u00ebn e par\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=387\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;B\u00cbNI K\u00cbT\u00cb N\u00cb P\u00cbRKUJTIMIN TIM!&#8230; &#8230; JU DHASH\u00cb SHEMBULL Q\u00cb T\u00cb B\u00cbNI EDHE JU.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-387","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=387"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":390,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/387\/revisions\/390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}