{"id":399,"date":"2020-04-11T17:07:07","date_gmt":"2020-04-11T17:07:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=399"},"modified":"2020-04-11T20:12:59","modified_gmt":"2020-04-11T20:12:59","slug":"ai-nuk-eshte-ketu-u-ngjall-sikurse-tha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=399","title":{"rendered":"U NGJALL, SIKURSE THA."},"content":{"rendered":"\n<p>RINGJALLJA E ZOTIT &#8211;  VIGJILJA <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gesu-risorto-basmagi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-400\" width=\"478\" height=\"213\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gesu-risorto-basmagi.jpg 900w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gesu-risorto-basmagi-300x134.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gesu-risorto-basmagi-768x343.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/gesu-risorto-basmagi-450x201.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 478px) 93vw, 478px\" \/><figcaption>Zan 1, 1 \u2013 2, 2; Ps 104 (103); Zan 22, 1-18; Ps 16 (15); Dal 14, 15 \u2013 15, 1; Dal 15, 1-6. 17-18; Is 54, 5-14; Ps 30 (29); Is 55, 1-11; Is 12, 2-6; Bar 3, 9-15. 32 \u2013 4, 4; Ps 19 (18); Ez 36, 16-28; Ps 42 (41); Rom 6, 3-11; Ps 118 (117); Mt 28, 1-10<br> &nbsp; <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Matta El Meskin, nj\u00eb murg i njohur egjiptian i Kish\u00ebs\nKopte, shkruante n\u00eb shekullin e kaluar: <em>\u00abNj\u00eb\nmik m\u00eb pyeti nj\u00eb her\u00eb: \u201cT\u00eb lutem q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb son\u00eb, m\u00eb thuaj ndonj\u00eb\nfjal\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb njeriu i ri\u201d. Iu p\u00ebrgjigja: \u201cNgjallja.\u201d\u00bb<\/em>. N\u00eb rinin\u00eb e\ntij, Matta El Meskin e pati filluar jet\u00ebn murgj\u00ebrore duke pas hequr dor\u00eb nga\nshum\u00eb t\u00eb mira materiale q\u00eb zot\u00ebronte. M\u00eb von\u00eb, kur tashm\u00eb ishte meshtar, fal\u00eb\nshum\u00eb dhuntive intelektuale e shpirt\u00ebrore q\u00eb e karakterizonin, qe ftuar disa\nher\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr disa detyra t\u00eb larta kishtare, t\u00eb cilat ai vazhdimisht\ni refuzonte, duke dashur q\u00eb t\u2019i q\u00ebndronte k\u00ebshtu besnik nj\u00eb premtimi q\u00eb i\nkishte dh\u00ebn\u00eb Zotit se gjithnj\u00eb do t\u2019i kushtohej lutjes, meditimit, pendes\u00ebs dhe\nstudimit. Por as n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk qe l\u00ebn\u00eb i qet\u00eb, sepse qe akuzuar deri edhe p\u00ebr\nherezi nga disa prelat\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Kopte, akuza t\u00eb cilat buronin vet\u00ebm nga disa\nzili e keqkuptime, sepse, n\u00eb fakt, shkrimet e tij jan\u00eb \u00e7muar gjithnj\u00eb t\u00eb sakta e t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm m\u00eb von\u00eb p\u00ebr teologjin\u00eb e Kish\u00ebs Kopte, aq sa jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa\ngjuh\u00eb t\u00eb ndryshme. E mbylli jet\u00ebn n\u00eb vitin 2006, n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, duke\nl\u00ebn\u00eb pas shkrime e d\u00ebshmi jete shum\u00eb t\u00eb vyera. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb mes t\u00eb shum\u00eb shembujve q\u00eb mund t\u00eb zgjidhnim n\u00eb jet\u00ebt e\nnjer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm, p\u00ebrmend\u00ebm vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb murg t\u00eb nderuar, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb\nse, edhe ata q\u00eb e ndjekin n\u00eb shpirt Krishtin e vdekur e t\u00eb ngjallur, jetojn\u00eb si\nt\u00eb ngjallur, edhe pse n\u00eb mesin e kryqeve t\u00eb k\u00ebsaj bote, deri sa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb\nkrejt\u00ebisht n\u00eb lavdin\u00eb e Ngjalljes s\u00eb Krishtit Zot. Duke par\u00eb jet\u00ebn e shum\u00eb\nshenjt\u00ebrve, v\u00ebm\u00eb re se ka qen\u00eb pik\u00ebrisht bindja se kishin pran\u00eb Jezusin e\ngjall\u00eb, i cili vazhmisht jo vet\u00ebm i mbante me Hirin e Tij dhe i nxite p\u00ebr vepra\nt\u00eb ndryshme, por n\u00eb disa raste edhe e shfaqte duksh\u00ebm k\u00ebt\u00eb prani t\u00eb veten me\nmrekulli e hire t\u00eb ve\u00e7anta. Nga kjo <em>Prani\ne bekuar<\/em>, pastaj, shenjt\u00ebrit merrnin gjithnj\u00eb jet\u00eb, edhe n\u00eb mesin e nj\u00ebmij\u00eb\nkryqeve e v\u00ebshtir\u00ebsive. Nga kjo prani, ishin n\u00eb gjendje t\u2019ia nisnin gjithnj\u00eb\nnga fillimi, kur ishte e nevojshme, t\u00eb bindur se asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk ka forc\u00eb m\u00eb\nshum\u00eb se Krishti i Ngjallur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, q\u00eb <em>t\u2019ia nisin\nedhe nj\u00eb her\u00eb nga fillimi<\/em>, Krishti i Ngjallur u k\u00ebrkon edhe apostujve n\u00eb\nUngjillin q\u00eb d\u00ebgjuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb. Apostujve u k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb nga\nJudeja n\u00eb Galile, sepse atje do ta takonin Krishtin e Ngjallur. Madje pjesa\nungjillore e p\u00ebrmend dy her\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb engj\u00eblli i Zotit ai q\u00eb\ne v\u00eb n\u00eb dukje at\u00eb. Grave, t\u00eb trembura sa nuk ka pas gjith\u00eb asaj skene madh\u00ebshtore\nq\u00eb pan\u00eb kur engj\u00eblli <em>\u00ab<\/em><em>rrokullisi gurin e varrit<\/em><em>\u00bb<\/em> t\u00eb Jezusit, engj\u00eblli u drejtohet p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar e\nporositur: <em>\u00abJu mos u trembni! E di se k\u00ebrkoni Jezusin e kryq\u00ebzuar.\nAi nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. U ngjall sikurse tha. Ejani e shikoni vendin ku qe v\u00ebn\u00eb e\npastaj nxitoni t\u00eb shkoni e tregoni nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij: u ngjall s\u00eb vdekuri dhe,\nja, po shkon para jush n\u00eb Galile! Atje do ta shihni. Ja, ju tregova!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezusi q\u00eb u del p\u00ebrpara k\u00ebtyre gra q\u00eb\nishin larguar nga varri <em>\u00abme frik\u00eb e nj\u00ebher\u00ebsh\nme g\u00ebzim t\u00eb madh\u00bb<\/em> dhe i p\u00ebrshendet: <em>\u00abJu\nfalem!\u00bb<\/em>. Pastaj u thot\u00eb: <em>\u00abMos kini\nfrik\u00eb! Shkoni e lajm\u00ebroni v\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Galile. Atje do t\u00eb m\u00eb\nshohin\u00bb<\/em>. Apostujt e kishin takuar\nKrishtin n\u00eb fillimet e jet\u00ebs s\u00eb tij publike pik\u00ebrisht n\u00eb Galile: tani u duhej t\u00eb\nshkonin s\u00ebrish atje, q\u00eb t\u00eb mund ta takonin t\u00eb Ngjallur, p\u00ebr t\u00eb filluar k\u00ebshtu\nnj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe n\u00eb jet\u00ebn e mbar\u00eb bot\u00ebs. Vet\u00ebm tani, pasi ishin\np\u00ebrballuar me \u201cshkandullin\u201d e Kryqit dhe me Lavdin\u00eb e Ngjalljes s\u00eb Tij, mund t\u00eb\nfillonin nj\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb re n\u00eb bashkim me Birin e Hyjit t\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E nuk do t\u00eb ishte fjal\u00eb \u201csa p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb\u201d fakti se tani\npo fillonin <em>nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re<\/em>. P\u00ebr\napostujt tani merrte jet\u00eb t\u00eb re gjith\u00e7ka. Ne sot mbase nuk\narrijm\u00eb m\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb guximin e apostujve dhe t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb\nq\u00eb, urdh\u00ebrimin <em>\u00abT\u00eb bjer\u00eb nd\u00ebrmend ta shenjt\u00ebrosh dit\u00ebn e shtun\u00eb!\u00bb<\/em> ta modifikonin at\u00eb dhe, si dit\u00eb shenjt\u00ebrimi, t\u00eb mbahej\ndita <em>\u00abpas s\u00eb shtun\u00ebs\u00bb<\/em>, dita kur ishte\nNgjallur Jezu Krishti. Mbase nuk arrijm\u00eb ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb leht\u00eb as v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb\nq\u00eb t\u00eb ken\u00eb as bindjen se tashm\u00eb, me Krishtin e Vdekur e t\u00eb Ngjallur, duhej t\u00eb\nkuptohej ndryshe e gjith\u00eb liturgjia madh\u00ebshtore q\u00eb zhvillohej n\u00eb Izrael deri n\u00eb\nat\u00eb \u00e7ast. I nj\u00ebjti guxim i ka shoq\u00ebruar ata p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re\nedhe Shkrimet e Shenjta, duke i par\u00eb ato si etapat e mrekullueshme t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitjeje\nq\u00eb Ati i amshuar, n\u00eb Shpirtin Shenjt, po i b\u00ebnte populllit t\u00eb Izraelit p\u00ebr t\u00eb\nkuptuar misterin e Vdekjes e Ngjalljes s\u00eb Birit t\u00eb Hyjit t\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I d\u00ebgjuam leximet liturgjike t\u00eb k\u00ebsaj nate. Jan\u00eb t\u00eb shumta\ndhe jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb shk\u00ebputura nga disa etapa tejet ky\u00e7e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb\npopullit t\u00eb zgjedhur. Krijimi, Bes\u00eblidhja e Hyjit me Abrahamin, dalja e\nIzraelit nga skllav\u00ebria e Egjiptit, fjal\u00ebt ngush\u00eblluese e profetike t\u00eb Isais\u00eb,\nBarukut e Ezekielit, q\u00eb i jepnin zem\u00ebr popullit t\u00eb munduar nga periudha e gjat\u00eb\ne m\u00ebrgimit n\u00eb Babiloni, psalmet e ndryshme q\u00eb i thurnin lavde k\u00ebtyre vepra madh\u00ebshtore\nt\u00eb Hyjit t\u00eb gjall\u00eb: t\u00eb gjitha k\u00ebto pjes\u00eb biblike e shum\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb syt\u00eb e\napostujve dhe t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb, viheshin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Drite t\u00eb re q\u00eb \u00ebsht\u00eb\nKrishti i Ngjallur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur, pra, t\u00eb dijm\u00eb se, p\u00ebr parin\u00eb\nfetare t\u00eb hebraizmit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb sekt\nshum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, i cili po e d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb, sipas tyre, m\u00ebsimin e sh\u00ebndosh\u00eb\nfetar q\u00eb u ishte trash\u00ebguar prej shekujsh. Prandaj, n\u00eb vitin 95 pas Krishtit, u\nmbajt i ashtuquajturi Koncili i Jamnias nga paria fetare e hebraizmit dhe, nd\u00ebr\nvendimet e tjera q\u00eb ai koncil mori, d\u00ebnoi edhe krishterimin me k\u00ebto fjal\u00eb: <em>\u00abP\u00ebr ata q\u00eb e mohojn\u00eb fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mos\npast\u00eb shpres\u00eb; le t\u00eb hiqet p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb dit\u00ebt tona mbret\u00ebria e krenaris\u00eb dhe\nle t\u00eb shuhen p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh nazaretasit dhe heretik\u00ebt; le t\u00eb hiqen nga\nlibri i t\u00eb gjall\u00ebve dhe t\u00eb mos shkruhet emri i tyre me at\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve. I\nbekuar je ti, Jahve, q\u00eb i p\u00ebrkul krenar\u00ebt!\u00bb<\/em>. Prandaj Sh\u00ebn Justini, filozofi\ni krishter\u00eb q\u00eb u martirizua rreth vitit 165, shkruante n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tijin\nduke iu drejtuar nj\u00eb hebreu: <em>\u00abJu, n\u00eb\nsinagogat tuaja, i mallkoni ata q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ai d\u00ebnim e shum\u00eb d\u00ebnime t\u00eb tjera q\u00eb nd\u00ebr shekuj i jan\u00eb\ndh\u00ebn\u00eb e vazhdojn\u00eb t\u2019u jepen t\u00eb krishter\u00ebve, vijn\u00eb nga ata q\u00eb nuk e pranojn\u00eb\nNgjalljen e Jezu Krishtit nga vdekja, ngjallje t\u00eb cil\u00ebn Papa Benedikti XVI e p\u00ebrkufizonte\nme fjal\u00ebt <em>\u00abfakt i ri kozmik\u00bb<\/em>. E, edhe\nnga ana shkencore, p\u00ebrball\u00eb <em>\u00abnj\u00eb fakti t\u00eb\nri\u00bb<\/em>, duhet t\u00eb dalim edhe n\u00eb <em>p\u00ebrfundime\nt\u00eb reja<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dhe ja, <em>p\u00ebrfundimi<\/em>\nn\u00eb t\u00eb cilin del natyrsh\u00ebm Sh\u00ebn Pali, kur e v\u00eb jet\u00ebn e vet p\u00ebrball\u00eb Krishtit t\u00eb\nVdekur e t\u00eb Ngjallur: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, po a nuk\ne dini se t\u00eb gjith\u00eb sa jemi pag\u00ebzuar n\u00eb Jezu Krishtin, jemi pag\u00ebzuar n\u00eb vdekjen\ne tij? Me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit, pra, bashk\u00eb me T\u00eb jemi varrosur n\u00eb vdekje q\u00eb,\nsikurse Krishti u ngjall n\u00eb lavdin\u00eb e Atit prej t\u00eb vdekurve, po ashtu edhe ne t\u00eb\njetojm\u00eb jet\u00ebn e re.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abEdhe ne t\u00eb jetojm\u00eb jet\u00ebn e re.\u00bb<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Pali p\u00ebrball\u00eb <em>\u00abfaktit t\u00eb ri\u00bb<\/em> t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit. <em>T\u00eb kishin nj\u00eb fillim t\u00eb ri<\/em> n\u00eb jet\u00ebn e tyre po u k\u00ebrkonte Jezusi i\nNgjallur apostujve t\u00eb vet kur u \u00e7oi fjal\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb Galile p\u00ebr ta takuar. <em>\u00abNjeriu i ri \u00ebsht\u00eb Ngjallja.\u00bb<\/em>, thoshte\nMatta El Meskin n\u00eb dit\u00ebt tona, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje atyre filozofive q\u00eb, qysh\nme Ni\u00e7en e m\u00eb pas me komunizmin n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebrpiqeshin t\u00eb krijonin <em>njeriun e ri<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>Njeriu i ri \u00ebsht\u00eb Krishti i Ngjallur<\/em>: n\u00eb T\u00eb, edhe ne p\u00ebrterihemi e rinohemi vazhdimisht, edhe\npse n\u00eb mes t\u00eb kryqeve t\u00eb k\u00ebsaj bote t\u00eb kufizuar. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Krishtin e\nNgjallur edhe ne e bashk\u00eb me ne edhe mbar\u00eb gjith\u00ebsia, do t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet e do t\u00eb rinohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RINGJALLJA E ZOTIT &#8211; VIGJILJA Matta El Meskin, nj\u00eb murg i njohur egjiptian i Kish\u00ebs Kopte, shkruante n\u00eb shekullin e kaluar: \u00abNj\u00eb mik m\u00eb pyeti nj\u00eb her\u00eb: \u201cT\u00eb lutem q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb son\u00eb, m\u00eb thuaj ndonj\u00eb fjal\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb njeriu i ri\u201d. Iu p\u00ebrgjigja: \u201cNgjallja.\u201d\u00bb. N\u00eb rinin\u00eb e tij, Matta El Meskin &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=399\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;U NGJALL, SIKURSE THA.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-399","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=399"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/399\/revisions\/406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}