{"id":4028,"date":"2020-10-30T22:31:58","date_gmt":"2020-10-30T22:31:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4028"},"modified":"2020-10-31T06:32:08","modified_gmt":"2020-10-31T06:32:08","slug":"te-lumet-ju-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4028","title":{"rendered":"T\u00cb LUM\u00cbT JU!"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00cb GJITH\u00cb SHENJT\u00cbRIT &#8211; 1 N\u00ebntor<\/p>\n\n\n\n<p> Zb 7, 2-4. 9-14; Ps 24 (23); 1 Gjn 3, 1-3; Mt 5, 1-12 <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Te-gjithe.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-4029\" width=\"472\" height=\"334\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Te-gjithe.jpg 1019w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Te-gjithe-300x212.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Te-gjithe-768x543.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Te-gjithe-450x318.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 472px) 93vw, 472px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Kremtja e sotme \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kisha p\u00ebrkujton\nnj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb shenjt\u00ebrit e shenjt\u00ebreshat e Hyjit dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb\ne tyre t\u00eb fuqishme para Hyjit n\u00eb Parajs\u00eb. E k\u00ebt\u00eb sot Kisha e b\u00ebn duke iu\ndrejtuar jo vet\u00ebm atyre shenjt\u00ebr t\u00eb njohur zyrtarisht si t\u00eb till\u00eb, por edhe\nshum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb njohur ende e q\u00eb ndoshta nuk do t\u00eb\nnjihen kurr\u00eb publikisht: t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vdekur, t\u00eb cil\u00ebt patjet\u00ebr kan\u00eb\nqen\u00eb t\u00eb past\u00ebr n\u00eb shpirt; t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb ardhur e ikur\nnga kjo bot\u00eb pothuajse po r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy; t\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebt q\u00eb nuk e dim\u00eb se kan\u00eb\nvdekur p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb penduar sinqerisht n\u00eb fill\nt\u00eb vdekjes; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb jetuar duke ndjekur ndershm\u00ebrisht nd\u00ebrgjegjen\ne tyre, qofshin ata edhe jo t\u00eb krishter\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, pra, Kisha i\np\u00ebrkujton sot. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kjo e sotmja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e kremte e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ata q\u00eb ia kan\u00eb arritur lumturis\u00eb s\u00eb amshuar t\u00eb Parrizit, jan\u00eb v\u00eb\u00adllez\u00ebrit tan\u00eb dhe motrat tona, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb arritur tek sht\u00ebpia ku t\u00eb gjith\u00eb shpresojm\u00eb se, fal\u00eb M\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Hyjit, do t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb na pret, leximi i par\u00eb sot, i shk\u00ebputur nga libri i Zbules\u00ebs, na jep nj\u00eb ide t\u00eb vog\u00ebl. Shkruan Sh\u00ebn Gjoni: <em>\u00abPastaj pash\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb askush s\u2019mund t\u2019i num\u00ebronte, prej \u00e7do kombi, \u00e7do fisi, populli dhe gjuhe. Q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para fronit dhe para Qengjit, t\u00eb veshur me petka t\u00eb bardha e me palma n\u00eb dor\u00eb\u00bb<\/em>. Na p\u00ebrshkruhet <em>v\u00ebgimthi<\/em> kjo banes\u00eb e amshuar q\u00eb na pret. Themi <em>\u00abv\u00ebgimthi\u00bb<\/em> sepse t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e njeriut p\u00ebr ta shpjeguar Parajs\u00ebn, qoft\u00eb edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zbulesa t\u00eb mbinatyrshme, jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pakta n\u00eb krahasim me at\u00eb \u00e7ka Parajsa \u00ebsht\u00eb. N\u00eb fakt, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ide shpreh Sh\u00ebn Gjoni edhe n\u00eb leximin e dyt\u00eb: <em>\u00abT\u00eb dashur, tani jemi f\u00ebmij\u00ebt e Hyjit, por \u00e7ka do t\u00eb jemi ende nuk u zbulua. Kaq dim\u00eb: kur t\u00eb shfaqet do t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb ngjash\u00ebm me T\u00eb, sepse do ta shohim ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Kush e ka k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb n\u00eb T\u00eb, b\u00ebhet i past\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ai i past\u00ebr\u00bb<\/em>. Thelb\u00ebsore, pra, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e shpirtit, n\u00ebse duam t\u00eb bashkohemi me Hyjin n\u00eb Parajs\u00eb. M\u00eb shum\u00eb, ne njer\u00ebzit, nuk arrij\u00adm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Jezusi, n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, duke folur p\u00ebr lumturit\u00eb, nuk shpjegon se si \u00ebsht\u00eb parasja, por se si shkohet atje. Pik\u00ebs\u00ebpari, Jezusi, nd\u00ebrsa flet p\u00ebr lumturit\u00eb,\u00a0 p\u00ebrshkruan aty vetveten, sepse Ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb <em>\u00abskamnor n\u00eb shpirt, i but\u00eb, i m\u00ebshirsh\u00ebm, i past\u00ebr, paqedash\u00ebs\u00bb<\/em>. K\u00ebshtu, ne e kuptojm\u00eb se zbatimi i lumturive \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00ebse ato jan\u00eb si p\u00ebrgjigje dashurie ndaj Jezusit e jo edhe aq si sforcim i yni. <em>\u00abUn\u00eb nuk jam e aft\u00eb p\u00ebr virtyte: virtyti im \u00ebsht\u00eb Jezusi\u00bb<\/em>, thoshte Shenjtja Terez\u00eb e Jezusit F\u00ebmij. K\u00ebshtu, duke ndjekur Jezusin, do t\u00eb dim\u00eb edhe ne t\u00eb jemi ashtu si do Ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi thot\u00eb: <em>\u00abLum skamnor\u00ebt n\u00eb shpirt, sepse e tyre \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebria e qiejve!\u00bb<\/em> Jezusi vet\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>\u00abMbret\u00ebria e qiejve\u00bb<\/em> dhe nuk nguron t\u00eb pohoj\u00eb se tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb bashkuar me T\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur n\u00eb shpirt nga \u00e7do e mir\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se me Zotin. Kjo lumturi p\u00ebrfshin edhe ata njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pasur dhe pasurin\u00eb e tyre e p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, pa e adhuruar at\u00eb n\u00eb shpirt dhe pa i harruar vlerat e v\u00ebrteta njer\u00ebzore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi thot\u00eb edhe disa lumturi t\u00eb tjera q\u00eb na duken t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u pranuar: <em>\u00abLum ata q\u00eb qajn\u00eb, sepse do t\u00eb ngush\u00ebllohen! Lum ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb but\u00eb, sepse do ta trash\u00ebgojn\u00eb tok\u00ebn! Lum ata q\u00eb kan\u00eb uri e etje p\u00ebr drejt\u00ebsi, sepse do t\u00eb ngihen!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bota, q\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e Bibl\u00ebs n\u00ebnkupton at\u00eb realitet ku nuk nderohet Hyji, m\u00ebson t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ajo i quan fatkeq\u00eb ata q\u00eb Jezusi i quan t\u00eb lum\u00eb. Prandaj Kisha e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta shpall\u00eb Ungjillin e Jezusit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shpritrat t\u00eb mos birren duke ndjekur m\u00ebsime t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00eblbim. Bota quan vler\u00eb hakmarrjen, kurse Jezusi thot\u00eb <em>\u00ablum t\u00eb m\u00ebshirshmit\u00bb<\/em>; bota i shtremb\u00ebron nd\u00ebrgjegjet me m\u00ebsimet e saj, duke e quajtur t\u00eb keqen t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb mir\u00ebn t\u00eb keqe, kurse Jezusi m\u00ebson ndershm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes duke th\u00ebn\u00eb <em>\u00abLum ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb past\u00ebr n\u00eb zem\u00ebr, sepse do ta shohin Hyjin!\u00bb<\/em>; bota krijon strategji q\u00eb nxisin urrejtjen, krijon arm\u00eb nga m\u00eb vrastaret dhe shp\u00ebrthen luftra shkat\u00ebrruese, kurse Jezusi thot\u00eb <em>\u00abLum paqedash\u00ebsit, sepse do t\u00eb quhen bijt\u00eb e Hyjit!\u00bb<\/em> E, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb ta shp\u00ebrfillim shpirtin dashakeq t\u00eb bot\u00ebs dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb ta ndjekim Jezusin i cili na m\u00ebson t\u00eb duam deri edhe armikun, Ai thot\u00eb: <em>\u00abT\u00eb lum\u00ebt ju kur t\u2019ju shajn\u00eb e t\u2019ju salvojn\u00eb p\u00ebr shkakun tim&#8230; G\u00ebzohuni e galdoni, sepse i madh do t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrblimi juaj n\u00eb qiell!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gj\u00ebja q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh \u00ebsht\u00eb se bota, e cila m\u00ebson se duhet zhdukur Hyji nga jeta e p\u00ebrditshme, si edhe shpres\u00ebn e nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejme pas vdekjes, nd\u00ebrkaq mbjell\u00eb vet\u00ebm urretje, ambicje e vdekje, kurse Zoti, q\u00eb m\u00ebson t\u00eb dhurojm\u00eb dashuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e pasosur, mbjell edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb paqe, mir\u00ebqenie e harmoni. Prandaj duhet shp\u00ebrfillur m\u00ebsimi i bot\u00ebs. Prandaj duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7mosin q\u00eb t\u2019i afrojm\u00eb njer\u00ebzit kah Krishti e sidomos brezat e rinj q\u00eb t\u00eb dijn\u00eb ta nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn mbi dashurin\u00eb q\u00eb m\u00ebson Jezusi e jo mbi parimet dashakeqe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb burg, edhe i Lumi At\u00eb \u00c7iprian Nika, thuhet se kishte pik\u00ebrisht merakun e brezave t\u00eb rinj, me frik\u00ebn se mos diktatura komuniste, q\u00eb sapo kishte ngulur rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb shtremb\u00ebronte nd\u00ebrgjegjet e tyre. N\u00eb vitin 1946, kur ai ishte Guardian i fret\u00ebrve, qe arrestuar me akuz\u00ebn e rreme se gjoja po organizonte kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtetit popullor. Vet\u00eb komunist\u00ebt i fsheh\u00ebn disa arm\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut n\u00eb Gjuhadol t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe vet\u00eb ata b\u00ebn\u00eb gjoja se i gjet\u00ebn ato, duke sajuar k\u00ebshtu argumentin e mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i hiqnin qafe ata klerik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i konsideronin si t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr ta, duke qen\u00eb se i ndri\u00e7onin nd\u00ebrgjegjet e njer\u00ebzve n\u00eb lidhje me mashtrimet komuniste. Nj\u00eb familjari q\u00eb shkoi ta takonte n\u00eb burg dhe i tha se tashm\u00eb komunist\u00ebt kishin filluar t\u00eb mbyllnin kisha e kuvende, At\u00eb \u00c7ipriani iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abMos u ban marak se kishat e kompanjelat kan\u2019 me i prish tana, por nuk ka randsi, se ato jan\u00eb gurit e tullash, por duhet t\u00eb ruejm\u2019 rinin\u00eb mos t\u00eb prishet nga vlerat morale e fetare, se kishat i bajm\u2019 edhe ma t\u2019bukra\u00bb<\/em>. Sot ato fjal\u00ebt <em>\u00abkishat i bajm\u00eb edhe ma t\u2019bukra\u00bb<\/em>, t\u00eb th\u00ebna nga ai n\u00eb koh\u00ebn kur torturohej mizorisht, ne i shohim si profeci, sepse v\u00ebrtet tashm\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00ebrish kisha shum\u00eb t\u00eb bukura, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb t\u2019i shohim si profeci edhe fjal\u00ebt e tjera, ato q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb ruhen brezat e rinj nga m\u00ebsimet e rreme q\u00eb ua shtr\u00ebmb\u00ebrojn\u00eb nd\u00ebrgjegjet, sepse Krishti e ka derdhur gjakun p\u00ebr t\u00eb sh\u00eblbuar shpirtrat e jo kisha prej tullash. Prandaj nuk duhet t\u00eb reshtim s\u00eb shpalluri Ungjillin e Krishtit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke u kthyer tek libri i Zbules\u00ebs, Sh\u00ebn Gjoni thot\u00eb: <em>\u00abAt\u00ebher\u00eb nj\u00ebri nga udh\u00ebheq\u00ebsit mori fjal\u00ebn dhe m\u00eb pyeti: \u201cK\u00ebta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb veshur me petka t\u00eb bardha, kush jan\u00eb dhe nga kan\u00eb ardhur?\u201d Un\u00eb u p\u00ebrgjigja: \u201cImzot, ti e di.\u201d Dhe ai m\u00eb tha: \u201cK\u00ebta jan\u00eb ata q\u00eb erdh\u00ebn nga prova e madhe; i lan\u00eb petkat dhe i pastruan n\u00eb gjakun e Qengjit\u201d\u00bb<\/em>. N\u00eb lumturin\u00eb e Parajs\u00ebs, pra, arrijn\u00eb ata q\u00eb e l\u00ebn\u00eb veten t\u00eb pastrohen me Gjakun e Qengjit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se i hapen m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Hyjit q\u00eb na \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb Jezu Krishtin, Birin e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por thot\u00eb edhe se k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb ardhur edhe nga <em>\u00abprova e madhe\u00bb<\/em>, pra, ata q\u00eb nuk e humb\u00ebn fen\u00eb p\u00ebrball\u00eb tundimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb shkaktuara nga brisht\u00ebsia njer\u00ebzore, nga bota dhe nga i Keqi. T\u00eb gjitha k\u00ebta tundime, shenjt\u00ebrit i kan\u00eb shmangur duke mos e humbur kurr\u00eb fen\u00eb dhe duke vazhduar t\u00eb jen\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb bashkuar me Krishtin, Qengjin e m\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb Hyjit, n\u00eb sigurin\u00eb e fes\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb bashkohen p\u00ebrgjithnj\u00eb me T\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri edhe k\u00ebtu po citojm\u00eb t\u00eb Lumin At\u00eb \u00c7iprian Nik\u00ebn. Thuhet se, pasi e kishin torturuar keqas, e soll\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb qelin\u00eb e burgut, gjysm\u00eb t\u00eb vdekur. Pasi e mori pak veten, shoku i tij i qelis\u00eb, i zem\u00ebruar me at\u00eb q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb, i tha: <em>\u00abAta jan\u00eb maskarej dhe t\u00eb vrasin\u00bb<\/em>. Frati 47 vje\u00e7ar iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abKe t\u00eb drejt\u00eb, biri im, ashtu asht, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kam nji mision ma shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt: duhet t\u00eb ndez drit\u00ebn kudo q\u00eb ajo rrezikon t\u00eb shuhet. Vuejtja sigurisht nuk asht e kandshme, por fisnikron fitoren e arritun\u00bb<\/em>. E, kur qe d\u00ebnuar me vdekje, pas tet\u00eb muajsh hetuesie t\u00eb shoq\u00ebruar me tortura e shpifje \u00e7njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrngjar\u00eb deri n\u00eb fund Jezusit, i cili i ka m\u00ebsuar nx\u00ebn\u00ebsit e Tij q\u00eb t\u2019i duan deri edhe armiqt\u00eb, fjal\u00ebt e fundit q\u00eb ai tha para pushkatimit ishin: <em>\u00abRrnoft\u00eb Krishit Mbret e i falim anmiqt\u00eb tan\u00eb! Shqipnia nuk vdes me ne\u00bb<\/em>. K\u00ebta e shum\u00eb shenjt\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, pra, jan\u00eb ata q\u00eb, n\u00eb \u00ab<em>prov\u00ebn e madhe\u00bb <\/em>\u00a0t\u00eb vuajtjeve, e ruajt\u00ebn fen\u00eb dhe tani g\u00ebzojn\u00eb me Hyjin n\u00eb Parajs\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Bernardi abat thoshte: <em>\u00abKur mendoj p\u00ebr shenjt\u00ebrit, e ndjej se digjem nga d\u00ebshirat e m\u00ebdha\u00bb<\/em>. E tregonte se sa i lumtur ndihej kur mendonte se atje po e presin shum\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra q\u00eb i kan\u00eb paraprir\u00eb n\u00eb at\u00eb atdhe qiellor. Sh\u00ebn Domenik Savio, i cili vdiq n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are, kur e d\u00ebgjonte Don Boskon t\u00eb fliste p\u00ebr Parajs\u00ebn, mbushej aq shum\u00eb me g\u00ebzim dhe d\u00ebshir\u00eb brenda vetes, saq\u00eb trupi i tij i brisht\u00eb nuk e duronte gjith\u00eb at\u00eb hare dhe i binte t\u00eb fik\u00ebt. E ky djalosh shenjt ishte\u00a0 i bindur se kuptimi i\u00a0 jet\u00ebs s\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht shenjt\u00ebria. Prandaj thoshte: <em>\u00abUn\u00eb duhet, mundem dhe dua t\u00eb b\u00ebhem shenjt\u00bb<\/em>. Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb tashm\u00eb e shpallur Shenjt\u00ebresh\u00eb nga Kisha, e cila lindi n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr prej t\u00eb cil\u00ebve i vdiq\u00ebn shum\u00eb t\u00eb njom\u00eb, thoshte <em>\u00abDo t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb kisha shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i rrisja p\u00ebr qiellin\u00bb<\/em>. Jan\u00eb fjal\u00ebt e Shenjtes Zelia Guerin, n\u00ebna e Shenj\u00adtes Terez\u00eb t\u00eb Jezusit F\u00ebmij q\u00eb e cituam edhe m\u00eb sip\u00ebr, e cila u b\u00eb edhe nj\u00ebra prej shenjt\u00ebreshave m\u00eb t\u00eb njohura e m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb Kish\u00ebs. Kjo n\u00ebn\u00eb, me etjen e saj p\u00ebr Parajs\u00ebn, p\u00ebr veten por edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj, \u00ebsht\u00eb shembull shum\u00eb i bukur se si prind\u00ebrit duhet ta ken\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr sh\u00eblbimin e amshuar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i besohemi lutjes s\u00eb fuqishme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb engj\u00ebjve dhe shenj\u00adt\u00ebrve, me n\u00eb krye Mbret\u00ebresh\u00ebn e tyre, Virgj\u00ebr\u00ebn Mari, q\u00eb t\u00eb na nxjerrin prej Hyjit hirin e q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fe gjat\u00eb provave t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb kemi n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb mund t\u00eb bashkohemi me Hyjin Trini, me ta dhe me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb at\u00eb lumturi t\u00eb pasosur q\u00eb na pret. Sidomos n\u00eb lidhje me sh\u00eblbimin e amshuar e kishte fjal\u00ebn Jezusi kur thoshte: <em>\u00abT\u00eb lum\u00ebt ju!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00cb GJITH\u00cb SHENJT\u00cbRIT &#8211; 1 N\u00ebntor Zb 7, 2-4. 9-14; Ps 24 (23); 1 Gjn 3, 1-3; Mt 5, 1-12 E Kremtja e sotme \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kisha p\u00ebrkujton nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb shenjt\u00ebrit e shenjt\u00ebreshat e Hyjit dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb fuqishme para Hyjit n\u00eb Parajs\u00eb. E k\u00ebt\u00eb sot Kisha e &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4028\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;T\u00cb LUM\u00cbT JU!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-4028","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4028"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4036,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4028\/revisions\/4036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}