{"id":403,"date":"2020-04-11T17:11:55","date_gmt":"2020-04-11T17:11:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=403"},"modified":"2020-04-11T17:12:14","modified_gmt":"2020-04-11T17:12:14","slug":"vraponin-te-dy-bashke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=403","title":{"rendered":"VRAPONIN T\u00cb DY BASHK\u00cb&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA E PASHK\u00cbS &#8211;  NGJALLJA E ZOTIT &#8211; Mesha e dit\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli-1024x611.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-404\" width=\"536\" height=\"320\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli-1024x611.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli-300x179.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli-768x458.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli-450x268.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/cristo-apare-agliapostoli.jpg 1511w\" sizes=\"auto, (max-width: 536px) 93vw, 536px\" \/><figcaption>Vap 10, 34. 37-43; Ps 118 (117); 1 Kor 5, 6-8; Gjn 20, 1-9 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb\nnj\u00eb detaj n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb na b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb:\npasi Maria Magdalen\u00eb vjen te Pjetri dhe te ai nx\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr e u thot\u00eb: <em>\u00abE kan\u00eb marr\u00eb Zot\u00ebrin\u00eb dhe nuk dijm\u00eb se ku e\nkan\u00eb v\u00ebn\u00eb.\u00bb<\/em>, k\u00ebta menj\u00ebher\u00eb dalin e nisen drejt varrit. E detaji \u00ebsht\u00eb ky: <em>\u00abVraponin t\u00eb dy bashk\u00eb&#8230;\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb\nshoh\u00ebsh dy burra kah vrapojn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakont\u00eb. Sot mbase vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr\nvendet e zhvilluara mund t\u2019i shoh\u00ebsh dhe e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e fizikut t\u00eb\ntyre, por n\u00eb vendet m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara kjo nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq \u201cn\u00eb mod\u00eb\u201d. Aq m\u00eb\ntep\u00ebr nuk ishte normale n\u00eb koh\u00ebn e Jezusit. T\u00eb shihje nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb vraponte, t\u00eb\nb\u00ebnte menj\u00ebher\u00eb t\u00eb mendoje se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb urgjente. Di\u00e7ka\ntjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq dhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mos e marr\u00ebsh parasysh at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb\nmendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr ty, t\u00eb shtynte e t\u00eb nguste. Lajmi q\u00eb mor\u00ebn at\u00eb dit\u00eb dy\naspotujt e Krishtit, p\u00ebrmbante n\u00eb vetvete di\u00e7ka shum\u00eb urgjente: t\u00eb gjenin ku\nishte trupi i M\u00ebsuesit t\u00eb tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb\np\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje sesa e madhe ishte dashuria e tyre p\u00ebr Jezusin. Ata\npatjet\u00ebr ende nuk besonin se Ai ishte ngjallur s\u00eb vdekuri, por gjithsesi nuk\nkan\u00eb mbetur krejt\u00ebsisht t\u00eb shkandulluar nga vdekja e Tij n\u00eb kryq. Sikur t\u00eb\nkishin mbetur ashtu, nuk do t\u2019u kishte interesuar m\u00eb trupi i vdekur i nj\u00eb\n\u201cmashtruesi\u201d. Ata p\u00ebrs\u00ebri vrapojn\u00eb p\u00ebr ta gjetur trupin e Tij q\u00eb e mendojn\u00eb t\u00eb\nvdekur. Edhe pse e kan\u00eb par\u00eb kah vdiste mbi kryq, prap\u00eb nuk kan\u00eb dyshuar p\u00ebr\nv\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e dashuris\u00eb q\u00eb Ai kishte pasur ndaj tyre, prap\u00eb nuk u \u00ebsht\u00eb zhdukur\najo <em>flak\u00eb e shenjt\u00eb<\/em> t\u00eb cil\u00ebn fjal\u00ebt e\nTij kan\u00eb ngjallur brenda tyre, prap\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb u zhdukur bindja se Ai ishte\nv\u00ebrtet\u00eb i d\u00ebrguari i Hyjit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebr ta Kryqi ishte i\npakuptuesh\u00ebm, nj\u00eb mister, por jo <em>shkandull<\/em>.\nKy <em>vrapim<\/em> i tyre&nbsp; b\u00ebn t\u00eb shfaqet t\u00ebr\u00eb dashuria e tyre p\u00ebr\nJezusin, edhe pse (sipas tyre) ishte i vdekur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abVraponin t\u00eb\ndy bashk\u00eb&#8230; \u00bb<\/em>: dy burra, me mosh\u00eb t\u00eb ndryshme\nnj\u00ebri prej tjetrit. Pjetri dhe nx\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb <em>nx\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr<\/em> t\u00eb ishte vet\u00eb Ungjilltari\nq\u00eb e tregon k\u00ebt\u00eb histori, Gjoni, e ky mendohet se ishte mjaft i ri, prandaj\narrin i pari t\u00eb varri. Por t\u00eb dy, kush m\u00eb shpejt e kush m\u00eb ngadal\u00eb, <em>vrapojn\u00eb drejt nj\u00eb caku t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/em>.\nAta nuk e dinin se ky cak (at\u00eb dit\u00eb e n\u00eb vazhdim, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre)\ndo t\u00eb ishte edhe pika e tyre e nisjes p\u00ebr nj\u00eb <em>vrapim<\/em> tjet\u00ebr.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj\nUngjilli thot\u00eb se apostujt hyn\u00eb n\u00eb varr. Pjetri hyri i pari. Pastaj hyri edhe <em>\u00abai nx\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr\u00bb<\/em> dhe <em>\u00abpa e besoi\u00bb<\/em>. P\u00ebrse thuhet se <em>\u00abbesoi\u00bb<\/em>? \u00c7far\u00eb <em>\u00abpa\u00bb<\/em>? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pa\nat\u00eb q\u00eb kishte par\u00eb edhe Pjetri. Ungjilli thot\u00eb: <em>\u00abNd\u00ebrkaq mb\u00ebrriti edhe Simon Pjetri q\u00eb po\nvinte pas tij dhe hyri n\u00eb varr. I pa p\u00eblhurat e v\u00ebna dhe riz\u00ebn q\u00eb pati qen\u00eb n\u00eb\nkrye t\u00eb Jezusit. <\/em><em>Kjo nuk ishte me p\u00eblhura, por ve\u00e7mas e\npalosur n\u00eb nj\u00eb vend.<\/em><em>\u00bb<\/em>. Pik\u00ebrisht <em>pozicioni<\/em> <em>i k\u00ebtyre p\u00eblhurave<\/em>\nishte i \u201c\u00e7uditsh\u00ebm\u201d: prej tyre kishte dal\u00eb nj\u00eb trup njeriu, por nuk linte vend\np\u00ebr t\u00eb menduar se, p\u00ebr nxjerrjen e tij prej atyre p\u00eblhurave q\u00eb mb\u00ebshtillnin\nkrejt trupin, mund t\u00eb kishte dor\u00eb nj\u00eb person i dyt\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera,\np\u00eblhurat <em>nuk ishin t\u00eb zgjidhura<\/em>, por\nishin ashtu si\u00e7 kishin qen\u00eb me trupin e Jezusit brenda, ve\u00e7se t\u00eb shfryra.\nPraktikisht Jezusi kishte dal\u00eb prej k\u00ebtyre p\u00eblhurave pa i zgjidhur ato. Trupi i\nTij i Ngjallur ka dep\u00ebrtuar p\u00ebrmes tyre. Pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Ungjillit tregojn\u00eb\nse Jezusi pas Ngjalljes s\u00eb Tij hynte n\u00eb dhom\u00ebn ku gjendeshin apostujt, edhe pse\ndyert e sht\u00ebpis\u00eb ishin t\u00eb mbyllura. Trupi i Tij tashm\u00eb ishte i mbushur me\nlavdin\u00eb e Ngjalljes dhe nuk ishte krejt si\u00e7 kishte qen\u00eb para saj. K\u00ebshtu ka\nkaluar edhe p\u00ebrmes p\u00eblhurave. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E vetmja cop\u00eb q\u00eb dallohej se mbi t\u00eb kishte\nv\u00ebn\u00eb dor\u00eb nj\u00eb njeri, ishte <em>\u00abriza q\u00eb pat\nqen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Jezusit\u00bb<\/em>. E ungjilltari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb cop\u00eb thot\u00eb jo pa q\u00ebllim: <em>\u00abKjo nuk ishte me p\u00eblhura, por ve\u00e7mas e\npalisur n\u00eb nj\u00eb vend.\u00bb<\/em>. N\u00ebse nj\u00eb hajdut do t\u00eb kishte hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb\ntrupin e Jezusit, nuk kishte asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u2019ia hiqte riz\u00ebn nga koka e aq m\u00eb\ntep\u00ebr nuk i shkon e bija e mendjes t\u00eb ulet e ta palos\u00eb at\u00eb. Prandaj, i vetmi\nshpjegim i logjiksh\u00ebm i gjith\u00eb asaj q\u00eb po shikonin apostujt, ishte se Trupi i\nJezusit kishte dal\u00eb mrekulluesh\u00ebm nga ato p\u00eblhura dhe, vet\u00eb Jezusi, kishte\npalosur riz\u00ebn q\u00eb kishte pasur n\u00eb kok\u00eb dhe e kishte l\u00ebn\u00eb aty, para se t\u00eb\nlargohej i gjall\u00eb nga varri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebrisht kjo ishte gj\u00ebja q\u00eb e kuptuan\napostujt kur pan\u00eb at\u00eb pozicion t\u00eb pazakont\u00eb p\u00eblhurash. <em>Pan\u00eb<\/em> dhe <em>besuan<\/em> se\nv\u00ebrtet\u00eb Jezusi ishte Ngjallur s\u00eb vdekuri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ata do\nt\u00eb vraponin pastaj p\u00ebr t\u2019ua treguar t\u00eb gjith\u00ebve, duke rendur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e\nbot\u00ebs. Vrapimin do ta p\u00ebrfundonin vet\u00ebm me\nvdekjen e tyre. Ve\u00e7se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>vrapim t\u00eb\ndyt\u00eb<\/em>, nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kufom\u00ebs s\u00eb Jezusit t\u00eb vdekur, por n\u00eb\nshpalljen e Ngjalljes s\u00eb k\u00ebtij Jezusi, i cili ua kishte pushtuar zemr\u00ebn qysh me\nkoh\u00eb, qysh gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Tij publike, por q\u00eb, pastaj, do t\u2019ua pushtonte\nedhe m\u00eb fort zemr\u00ebn kur do ta takonin t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri, duke e par\u00eb, duke\ne d\u00ebgjuar, duke e prekur dhe duke ngr\u00ebn\u00eb e pir\u00eb me T\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn\nPjetri do ta shpall\u00eb tashm\u00eb Jezusin e Ngjallur pa frik\u00eb. Leximi i par\u00eb sot na\nsjell nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Veprave t\u00eb Apostujve ku \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Pjetri ai q\u00eb shkon\nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb romaku me emrin Kornel dhe i shpall se Krishti \u00ebsht\u00eb\nNgjallur: <em>\u00abHyji\ne ngjalli t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb dhe b\u00ebri q\u00eb t\u00eb d\u00ebftohet i gjall\u00eb, jo mbar\u00eb popullit n\u00eb\np\u00ebrgjith\u00ebsi, por d\u00ebshmitar\u00ebve prej Hyjit t\u00eb paracaktuar, neve q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb\nkemi ngr\u00ebn\u00eb e kemi pir\u00eb pasi u ngjall prej s\u00eb vdekurish. Ai edhe na urdh\u00ebroi\nt\u2019i predikojm\u00eb popullit e t\u2019i japim d\u00ebshmi se Jezusi prej Hyjit \u00ebsht\u00eb caktuar\nGjykat\u00ebs i t\u00eb gjall\u00ebve e i t\u00eb vdekurve.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fryt\ni <em>vrapimit <\/em>t\u00eb tij jan\u00eb patjet\u00ebr <em>Kishat<\/em> q\u00eb ai duhet t\u00eb ket\u00eb themeluar si\nedhe dy letrat q\u00eb ua shkroi k\u00ebtyre Kishave. E vrapimin e tij Pjetri do ta\np\u00ebrfundonte n\u00eb Rom\u00eb, atje ku do t\u00eb martirizohej s\u00eb bashku me shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb\nt\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vitin 64. N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij vrapimi ai do t\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i jepte\nnderimin e fundit Atij q\u00eb ia kishte pushtuar zemr\u00ebn e q\u00eb Ngjalljen e t\u00eb cilit e\nkishte shpallur kudo pa m\u00ebdyshje. Pjetri k\u00ebrkoi q\u00eb kryqin, n\u00eb t\u00eb cilin do ta\ngozhdonin, ta sillnin me kok\u00eb posht\u00eb, shenj\u00eb se d\u00ebshironte t\u00eb vdiste duke e\nnderuar e adhuruar Zotin e vet t\u00eb dashur, Jezu Krishtin. Mbase pik\u00ebrisht nj\u00eb\nmartirizim i till\u00eb ishte shenj\u00eb se Krishti i Ngjallur po e shfaqte s\u00ebrish\npushtetin e Tij mbi vdekjen, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky apostull i Tij ta p\u00ebrdorte edhe\nat\u00eb, vdekjen, si nj\u00eb rast n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u2019ia shprehte dashurin\u00eb e tij Zotit\nt\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nd\u00ebrsa\nGjoni apostull do ta predikonte Krishtin n\u00eb zonat e Turqis\u00eb s\u00eb sotme. Ai do t\u00eb\njet\u00eb i vetmi apostull q\u00eb do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme, por pas nj\u00eb jete\nt\u00eb kaluar mes shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive. Edhe atij do t\u2019i duhej ta shpallte Krishtin e\nNgjallur n\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb vazhdueshme me p\u00ebrndjekjet e ashpra q\u00eb ushtrit\u00eb romake\nushtronin edhe n\u00eb ato zona kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Por nuk do t\u2019ia ndalnin kurr\u00eb\nvrapimin. Ky vrapim, i filluar n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, do t\u00eb jap\u00eb frytet e veta: p\u00ebrve\u00e7\nthemelimit t\u00eb bashk\u00ebsive t\u00eb krishtera q\u00eb ai patjet\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb, jan\u00eb\nedhe Ungjilli i tij tejet i thell\u00eb, tri letrat e tij t\u00eb drejtuara Kishave t\u00eb\nndryshme dhe Zbulesa, libri i fundit i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Re. Kur <em>vrapohet<\/em> p\u00ebr t\u00eb shpallur Ngjalljen e\nKrishtit, frytet gjithnj\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po\nne, sa prej k\u00ebtij <em>vrapimi<\/em> kemi n\u00eb\njet\u00ebn ton\u00eb? N\u00ebse v\u00ebrtet besojm\u00eb n\u00eb Ngjalljen e Krishtit, do t\u00eb shihet edhe\nvrulli q\u00eb merr jeta jon\u00eb. Jeta merr nj\u00eb hov, burimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht\nJezusi i Ngjallur. Ai na b\u00ebn t\u00eb mos shohim se \u00e7\u2019do t\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb <em>vrapim<\/em> (p\u00ebrshembull kur shohin\nse lutemi, se marrim pjes\u00eb n\u00eb mesh\u00eb, se rr\u00ebfehemi, se praktikojm\u00eb mir\u00ebsin\u00eb dhe\nbamir\u00ebsin\u00eb, se arrijm\u00eb t\u00eb falim edhe armikun, se nuk ngjitemi pas paras\u00eb apo\npas pushtetit, se jemi t\u00eb matur n\u00eb gjykimet e fjal\u00ebt tona, se vendimet i marrim\nvet\u00ebm duke u bazuar tek besimi yn\u00eb n\u00eb Zotin, se as vdekjet e fatkeq\u00ebsit\u00eb nuk na\ne shuajn\u00eb shpres\u00ebn e haren\u00eb n\u00eb jet\u00eb), por t\u00eb shohim vet\u00ebm drejt Tij, drejt\nJet\u00ebs. N\u00ebse nuk ndodh k\u00ebshtu, do t\u00eb thot\u00eb se ende nuk besojm\u00eb n\u00eb Ngjalljen e\nTij, do t\u00eb thot\u00eb se ende jemi <em>\u00abbrum\u00eb i\nvjet\u00ebr\u00bb<\/em>, si\u00e7 thot\u00eb Sh\u00ebn Pali sot n\u00eb leximin e dyt\u00eb: <em>\u00abPastrohuni prej tharmit t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni brum\u00eb i ri!\u00bb<\/em>. E ja\n\u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo m\u00eb konkretisht: <em>\u00abLe t\u00eb kremtojm\u00eb, jo me tharmin e vjet\u00ebr, as me tharmin e zemr\u00ebs\ns\u00eb keqe e t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb, por me buk\u00ebn e pabrume t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb e t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs!\u00bb<\/em>. Ai q\u00eb nuk ka ndryshuar jet\u00ebn, q\u00eb vazhdon sipas nj\u00eb zemre\nt\u00eb keqe, q\u00eb thur plane pa marr\u00eb parasysh se \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb, q\u00eb sjell t\u00eb\nkeqen n\u00eb shoq\u00ebri e q\u00eb nuk lufton me vetveten p\u00ebr t\u00eb kultivuar past\u00ebrtin\u00eb e\nzemr\u00ebs n\u00eb jet\u00eb, d\u00ebshmon qart\u00eb se nuk beson n\u00eb Krishtin e Ngjallur. Ndoshta me\nfjal\u00eb nuk e mohon k\u00ebt\u00eb Ngjallje, por me jet\u00eb \u2013 po.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb Jezusit, pra, q\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb edhe ne t\u2019i besojm\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij prej s\u00eb vdekuri. T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kjo Ngjallje e Tija ta pushtoj\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ta nxis\u00eb edhe brenda nesh at\u00eb zjarrin e shenjt\u00eb q\u00eb pastaj do t\u00eb na shtyj\u00eb <em>\u00abt\u00eb vrapojm\u00eb\u00bb<\/em> p\u00ebr ta shpallur e d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb Ngjallje. Pastaj, kur t\u00eb vij\u00eb edhe p\u00ebr ne mbarimi i k\u00ebtij vrapimi, Ai do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij. K\u00ebto d\u00ebshira qofshin <em>brumi i ri<\/em> q\u00eb e brumos t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA E PASHK\u00cbS &#8211; NGJALLJA E ZOTIT &#8211; Mesha e dit\u00ebs \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detaj n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb na b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: pasi Maria Magdalen\u00eb vjen te Pjetri dhe te ai nx\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr e u thot\u00eb: \u00abE kan\u00eb marr\u00eb Zot\u00ebrin\u00eb dhe nuk dijm\u00eb se ku e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb.\u00bb, k\u00ebta &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=403\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;VRAPONIN T\u00cb DY BASHK\u00cb&#8230;&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-403","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=403"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/403\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/403\/revisions\/405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}