{"id":4032,"date":"2020-10-30T22:40:39","date_gmt":"2020-10-30T22:40:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4032"},"modified":"2020-11-06T17:44:04","modified_gmt":"2020-11-06T17:44:04","slug":"hyjin-do-ta-shoh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4032","title":{"rendered":"HYJIN DO TA SHOH"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00cbRKUJTIMI I T\u00cb GJITH\u00cb BESIMTAR\u00cbVE T\u00cb VDEKUR (SHPIRTRAT E PURGATORIT) &#8211; 2 N\u00ebntor<\/p>\n\n\n\n<p>Jb 19, 1. 23-27; Ps 27 (26); Rom 5, 5-11; Gjn 6, 37-40<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"362\" height=\"477\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Purgator.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-4033\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Purgator.jpg 362w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Purgator-228x300.jpg 228w\" sizes=\"auto, (max-width: 362px) 93vw, 362px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb Kisha p\u00ebrkujton t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e vdekur. Keqkuptohet shpesh kjo dit\u00eb, sepse prej shum\u00eb kujt mendohet si nj\u00eb dit\u00eb zie, trishtimi e pik\u00ebllimi. Nuk ka kurrfar\u00eb kuptimi teologjik e liturgjik q\u00eb Kisha t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ku t\u00eb trishtohemi e t\u00eb m\u00ebrzitemi p\u00ebr t\u00eb vdekurit tan\u00eb t\u00eb dashur. Kjo e sotmja \u00ebsht\u00eb dit\u00eb lutjeje e, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe dit\u00eb shprese. Kjo pik\u00ebs\u00ebpari ngaq\u00eb n\u00eb lutje ne takojm\u00eb Hyjin e gjall\u00eb dhe, s\u00eb dyti, ngaq\u00eb i k\u00ebrkojm\u00eb Atij q\u00eb t\u2019u dhuroj\u00eb lumturin\u00eb e amshuar shpirtrave t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb kaluar nga kjo jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr q\u00eb e gjith\u00eb kjo nuk mund ta zhduk\u00eb dhimbjen p\u00ebr dashamir\u00ebt tan\u00eb t\u00eb vdekur. Tradita e Kish\u00ebs, e bazuar n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb, m\u00ebson se vdekja nuk ishte pjes\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb njeriut kur ai u krijua, por at\u00eb Hyji e lejoi p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkatit. Sh\u00ebn Ambrozi thoshte se Hyji e ka lejuar at\u00eb si <em>\u00abila\u00e7\u00bb<\/em>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb natyra njer\u00ebzore, e plagosur nga m\u00ebkati, t\u00eb mund t\u00eb lirohej nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb ngjalljes n\u00eb fundin e koh\u00ebve. Edhe pse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ila\u00e7 shum\u00eb t\u00eb mistersh\u00ebm dhe aspak t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u201cp\u00ebrdorur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, Hyji nuk e braktis njeriun as n\u00eb \u00e7astet e vdekjes. Hyji nuk do ta lejonte vdekjen n\u00ebse Ai nuk do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje ta zot\u00ebronte at\u00eb. Sh\u00ebn Augustini, kur tashm\u00eb ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, thoshte: <em>\u00abAi q\u00eb m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb arrij deri k\u00ebtu pa e humbur besimin tim, do t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb edhe n\u00eb ato \u00e7aste\u00bb<\/em>. Sh\u00ebn Fran\u00e7esku i Asizit thoshte <em>\u00abMotra vdekje\u00bb<\/em>, duke qen\u00eb se e shihte at\u00eb si der\u00ebn q\u00eb na mund\u00ebson hyrjen n\u00eb jet\u00ebn e pasosur me Hyjin dhe me shenj\u00adt\u00ebrit e engj\u00ebjt e Tij. T\u00eb gjith\u00ebve na vjen gati vetvetiu q\u00eb t\u2019ia kemi lakmi nj\u00eb fe t\u00eb till\u00eb k\u00ebtij shenjti shum\u00eb t\u00eb dashur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, kjo shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb me Zotin n\u00eb Parajs\u00eb, nuk na b\u00ebn t\u00eb jetojm\u00eb jasht\u00eb realitetit t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes son\u00eb, por na zhyt n\u00eb t\u00eb edhe m\u00eb fort, edhe pse me nj\u00eb shpirt tjet\u00ebr, me shpirtin e fes\u00eb: <em>\u00abEcni me k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr tok\u00eb e me zem\u00ebr banoni n\u00eb qiell!\u00bb<\/em>, u thoshte Dom Bosko t\u00eb rinjve n\u00eb oratorin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe n\u00eb leximin e par\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb Jobi q\u00eb na thot\u00eb disa fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura feje, t\u00eb cilat me afsh t\u00eb zemr\u00ebs d\u00ebshironte q\u00eb secili njeri t\u2019i besonte ngultas: <em>\u00abE di se gjall\u00eb e kam Shpaguesin, Ai i fundit p\u00ebrmbi dh\u00e9 do t\u00eb ngritet e, pas k\u00ebsaj l\u00ebkure q\u00eb ma rrop\u00ebn n\u00eb mishin tim, Hyjin do ta shoh. Un\u00eb vet\u00eb At\u00eb do ta shikoj e p\u00ebr syt\u00eb e mi s\u2019do t\u00eb jet\u00eb i huaj\u00bb<\/em>. Jobi beson me plot bindje se, pas vdekjes, nj\u00eb realitet tjet\u00ebr vazhdon. E nuk e ka fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr shpirtin, por edhe p\u00ebr <em>\u00abmishin\u00bb<\/em>. I beson kaq ngultas k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta Jobi, saq\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb fen\u00eb e tij ta kishin t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e t\u00eb gjitha breznive: <em>\u00abPo t\u00eb shkruheshin fjal\u00ebt e mia, t\u00eb sh\u00ebnoheshin n\u00eb ndonj\u00eb lib\u00ebr, n\u00eb gur t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebr amshim t\u00eb gdhendeshin me dalt\u00eb hekuri e me plumb\u00bb<\/em>. Jobi e beson fort at\u00eb q\u00eb psalmisti i sot\u00ebm e thot\u00eb kaq \u00ebmb\u00ebl: <em>\u00abBesoj se do t\u2019i shijoj t\u00eb mirat e Zotit n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E kjo siguri se do t\u2019i shijojm\u00eb t\u00eb mirat e Parajs\u00ebs, nuk bazohet n\u00eb meritat tona, por n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e pakufishme t\u00eb Zotit. Shenjtja Elizabet\u00eb e Trinis\u00eb thoshte: <em>\u00abUn\u00eb besoj se do ta shoh Zotin n\u00eb Parajs\u00eb, por k\u00ebt\u00eb siguri nuk e kam fal\u00eb meritave t\u00eb mia, por fal\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb pakufi t\u00eb Hyjit\u00bb<\/em>. E, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Sh\u00ebn Pali ai q\u00eb, n\u00eb leximin e dyt\u00eb, e thot\u00eb shum\u00eb bukur se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb dashuria dhe m\u00ebshira e pakufishme e Hyjit u shfaqen ndaj nesh: <em>\u00abHyji e d\u00ebftoi dashurin\u00eb e vet ndaj nesh k\u00ebshtu: nd\u00ebrsa ne ende ishim m\u00ebkatar\u00eb, Krishti vdiq p\u00ebr ne\u00bb<\/em>. Por edhe m\u00eb fort \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezusi Ai q\u00eb n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm e tregon zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb madhe ndaj kujdo q\u00eb i afrohet Atij: <em>\u00abAt\u00eb q\u00eb vjen tek un\u00eb, s\u2019do ta qes jasht\u00eb, sepse zbrita prej qiellit jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vullnetin tim, por vullnetin e Atij q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi. E vullneti i Atij q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humb\u00eb asnj\u00eb prej atyre q\u00eb m\u00eb dha, por t\u2019i ringjall n\u00eb dit\u00ebn e fundit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke u nxitur nga kjo zem\u00ebrgjer\u00ebsi bujare e Hyjit,\nat\u00ebher\u00eb edhe ne le t\u00eb lutemi edhe m\u00eb fort p\u00ebr shpirtrat e t\u00eb dashurve tan\u00eb. Jo\nvet\u00ebm p\u00ebr ta, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata shpirtra q\u00eb n\u00eb Purgator presin ta\nshohin Hyjin. Kjo lutje e b\u00ebr\u00eb me fe t\u00eb gjall\u00eb, do t\u00eb na bashkoj\u00eb me ta m\u00eb\nshum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Lulet dhe qirinjt\u00eb q\u00eb sjellim her\u00eb pas here tek\nvarret, jan\u00eb shprehje e bukuris\u00eb s\u00eb fes\u00eb dhe e drit\u00ebs q\u00eb i jep njeriut feja e\ngjall\u00eb, k\u00ebtu e n\u00eb amshim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpirtrat e Purgatorit kan\u00eb nevoj\u00eb sidomos p\u00ebr lutjet tona plot fe e, Hyji, n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Tij t\u00eb pamas\u00eb, pratjet\u00ebr q\u00eb i merr parasysh urat\u00ebt tona. Kisha \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm e prandaj ndihmon shum\u00eb t\u00eb lutemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Shenjt\u00ebrit luten p\u00ebr ne e p\u00ebr shpirtrat e Purgatorit, shpirtrat e Purgatorit luten p\u00ebr ne e ne p\u00ebr ta. E gjith\u00eb kjo me q\u00ebllimin q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin q\u00eb Krishti na e ka mund\u00ebsuar m\u00eb Vdekjen dhe Ngjalljen e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs, shum\u00eb shenjt\u00ebrve Zoti u ka dh\u00ebn\u00eb hirin t\u00eb ken\u00eb vegime t\u00eb Purgatorit. Nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb padyshim shum\u00eb e \u00e7muar ajo q\u00eb shkruante n\u00eb ditarin e saj Shenjtja italiane, Veronika Xhuliani, nj\u00eb rregulltare q\u00eb jetoi n\u00eb shekullin XVIII. Ja disa nga d\u00ebshmit\u00eb e saj: <em>\u00abPash\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb Zoti Ai q\u00eb i d\u00ebrgon shpirtrat n\u00eb Purgator, por \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shpirti ai q\u00eb shkon atje. Kur shpirti e sheh mir\u00ebsin\u00eb e pafundme t\u00eb Zotit dhe fyerjet q\u00eb i kan\u00eb shkaktuar m\u00ebkatet, ai shkon menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Purgator, i gatsh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe me d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i afrohet nj\u00eb Hyji kaq t\u00eb mir\u00eb, sepse n\u00eb qiell nuk mund t\u00eb hyj\u00eb asgj\u00eb e papast\u00ebr\u00bb<\/em>. E, n\u00eb faqe t\u00eb tjera t\u00eb ditarit t\u00eb saj, shentj\u00ebresha fliste k\u00ebshtu p\u00ebr mundimet e shpirtrave n\u00eb Purgator: <em>\u00abVuajtjet n\u00eb Purgator jan\u00eb kaq t\u00eb m\u00ebdha, saq\u00eb asnj\u00eb inteligjenc\u00eb njer\u00ebzore nuk mund t\u2019i kuptoj\u00eb ato\u2026 Pa p\u00ebrfunduar mir\u00eb nj\u00eb vuajtje, fillon nj\u00eb tjet\u00ebr edhe m\u00eb e fort\u00eb\u2026 \u00c7\u2019jan\u00eb vuajtjet e martir\u00ebve n\u00eb krahasim me vuajtjet e Purgatorit? Asgj\u00eb. Sikur nj\u00eb shpirti t\u2019i jepej mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb tok\u00eb, ai do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte t\u00eb gjitha martirizimet m\u00eb t\u00eb dhimbshme, ve\u00e7 t\u00eb mos shkonte n\u00eb Purgator. Ah sikur t\u00eb mund t\u2019i thoja mbar\u00eb bot\u00ebs: B\u00ebni pendes\u00eb, b\u00ebni pendes\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos shkoni n\u00eb Purgator!\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dhimbjeve pastruese, shpirtrat kan\u00eb edhe nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh, t\u00eb cilin nuk e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me t\u00eb gjitha g\u00ebzimet e k\u00ebsaj bote dhe ky \u00ebsht\u00eb siguria q\u00eb kan\u00eb se ata nj\u00eb dit\u00eb do ta shohin Zotin e do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb T\u00eb. Por kjo shenjt\u00ebresh\u00eb lutej shum\u00eb p\u00ebr shpirtrat e Purgatorit. Thuhet se u lut shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb atin, kur pa n\u00eb vegim se ai ishte n\u00eb Purgator. Hyji, m\u00eb von\u00eb, b\u00ebri q\u00eb s\u00ebrish ta shihte at\u00eb n\u00eb vegim, por k\u00ebsaj here n\u00eb Parajs\u00eb. Po ashtu ajo veproi edhe kur n\u00eb Purgator pa Pap\u00ebn Klementi XI, kur pa edhe nj\u00ebr\u00ebn prej simotrave t\u00eb saja dhe shum\u00eb e shum\u00eb shpirtra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i kishte takuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Shenjt\u00ebresha lutej dhe b\u00ebnte pendes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata e Zoja e Bekuar i b\u00ebhej ndihm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Madje Shenjt\u00ebresha i k\u00ebrkoi Hyjit q\u00eb, edhe pse ajo ishte ende n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrjetonte n\u00eb shpirtin e saj t\u00eb gjitha vuajtjet q\u00eb meritonin ata shpirtra n\u00eb Purgator, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ata t\u00eb hynin n\u00eb Parajs\u00eb sa m\u00eb par\u00eb: <em>\u00abNgjituni n\u00eb qiell ju! Un\u00eb do t\u00eb rri un\u00eb k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb vuaj p\u00ebr ju\u00bb<\/em>, thoshte Shenjt\u00ebresha e p\u00ebrvujt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">M\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha lutjet e tjera, \u00ebsht\u00eb Mesha e\nShenjt\u00eb ajo q\u00eb u sjell dobi t\u00eb madhe shpirtrave t\u00eb Purgatorit, sepse aty nuk\njan\u00eb m\u00eb flit\u00eb tona, por Flia e p\u00ebrsosur e Jezusit, Birit t\u00eb Hyjit, q\u00eb dhurohet p\u00ebr\nsh\u00eblbimin ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja nj\u00eb d\u00ebshmi nga Sh\u00ebn Gjon Maria Vianei n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai k\u00ebtu flet p\u00ebr vete, edhe pse flet n\u00eb veten e tret\u00eb: <em>\u00abNj\u00eb her\u00eb nj\u00eb prift pati dhimbjen q\u00eb t\u00eb humbiste nj\u00eb mik t\u00eb vetin t\u00eb cilin e kishte shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr e prandaj lutej shum\u00eb p\u00ebr pushimin e amshuar t\u00eb shpirtit t\u00eb tij. Nj\u00eb dit\u00eb ai iu shfaq dhe i tha se ishte n\u00eb Purgator dhe se po vuante shum\u00eb. At\u00ebher\u00eb ai prift e kushtoi Flin\u00eb e Shenjt\u00eb t\u00eb Mesh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vdekurin e tij t\u00eb dashur. Kur erdhi \u00e7asti i shugurimit, e mori Hosten nd\u00ebr duar dhe tha: \u201cAt\u00eb i shenjt\u00eb dhe i amshuar, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim: ju merrni shpirtin e mikut tim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Purgator, nd\u00ebrsa un\u00eb po mbaj Trupin e Birit t\u00ebnd n\u00eb duar e mia. Prandaj, o At\u00eb i mir\u00eb dhe i m\u00ebshirsh\u00ebm, lirojeni mikun tim dhe un\u00eb po ju ofroj Birin tuaj, m\u00eb t\u00eb gjitha meritat e Mundimeve dhe Vde\u00adkjes s\u00eb Tij\u201d. K\u00ebrkesa e tij qe plot\u00ebsuar. N\u00eb fakt, n\u00eb \u00e7astin e lart\u00ebsimit t\u00eb Hostes, ai e pa shpirtin e mikut t\u00eb tij krejt\u00ebsisht t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm nga lavdia q\u00eb po ngjitej n\u00eb qiell. Hyji e kishte pranuar shk\u00ebmbimin. Prandaj, kur ne duam q\u00eb t\u00eb lirojm\u00eb nga Purgatori ndonj\u00eb shpirt q\u00eb e kemi p\u00ebr zem\u00ebr, le t\u00eb veprojm\u00eb k\u00ebshtu. T\u2019ia ofrojm\u00eb Hyjit, s\u00eb bashku me Flin\u00eb e Shenjt\u00eb, Birin e Tij t\u00eb dashur, me t\u00eb gjitha meritat e Mundimeve dhe Vdekjes s\u00eb Tij. Nuk do t\u00eb na refuzoj\u00eb\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr se k\u00ebto vegime, t\u00eb cilat Hyji n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e vet ia ka dhuruar disa shenjt\u00ebrve jo p\u00ebr t\u00eb na futur frik\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00ebve mbi k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta, kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb shtjellim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb teologjik, por thelb\u00ebsoren e kuptojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: Mesha e Shenjt\u00eb, lutja dhe pendesa, pa kaluar n\u00eb tepri e n\u00eb fanatizma si dhe duke u konsultuar gjithnj\u00eb me ndonj\u00eb drejtues shpirt\u00ebror apo me rr\u00ebfyesin, i ndihmojn\u00eb shpirtrat e Purgatorit q\u00eb t\u2019i afrohen sa m\u00eb par\u00eb lumturis\u00eb s\u00eb Parajs\u00ebs. Prandaj, pra, kjo dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pik\u00ebllimi, por \u00ebsht\u00eb kryesisht dit\u00eb lutjeje dhe shprese, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb ftuar q\u00eb ta rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb fen\u00eb ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb bashkimi edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, n\u00eb Hyjin e gjall\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Atin e t\u00eb gjith\u00ebve, i cili d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne nj\u00eb dit\u00eb ta arrijm\u00eb sh\u00eblbimin e amshuar. Thot\u00eb Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: <em>\u00abPo, ky \u00ebsht\u00eb vullneti i Atit tim, q\u00eb, kushdo sheh Birin dhe beson n\u00eb T\u00eb, ta ket\u00eb jet\u00ebn e pasosur e un\u00eb do ta ringjall n\u00eb dit\u00ebn e fundit\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbRKUJTIMI I T\u00cb GJITH\u00cb BESIMTAR\u00cbVE T\u00cb VDEKUR (SHPIRTRAT E PURGATORIT) &#8211; 2 N\u00ebntor Jb 19, 1. 23-27; Ps 27 (26); Rom 5, 5-11; Gjn 6, 37-40 N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb Kisha p\u00ebrkujton t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e vdekur. Keqkuptohet shpesh kjo dit\u00eb, sepse prej shum\u00eb kujt mendohet si nj\u00eb dit\u00eb zie, trishtimi e pik\u00ebllimi. Nuk ka kurrfar\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4032\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;HYJIN DO TA SHOH&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-4032","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4032","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4032"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4032\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4038,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4032\/revisions\/4038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}