{"id":4056,"date":"2020-11-04T16:13:21","date_gmt":"2020-11-04T16:13:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4056"},"modified":"2020-11-04T16:43:29","modified_gmt":"2020-11-04T16:43:29","slug":"qe-te-deshmoni-para-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4056","title":{"rendered":"Q\u00cb T\u00cb D\u00cbSHMONI PARA TYRE\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00cb GJITH\u00cb SHENJT\u00cbRIT DHE T\u00cb LUM\u00cbT E SHQIP\u00cbRIS\u00cb &#8211; 5 N\u00ebntor<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"> 1 Mak, 1, 41-45; 56-63; Ps 65, 1-4; 8-12; Zb 7, 9-17; Mt 10, 16-22; 26-33 <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"430\" height=\"421\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/maritr.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-4057\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/maritr.jpeg 430w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/maritr-300x294.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 430px) 93vw, 430px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abDo t\u00eb jesh ipeshkv\u00ebv dhe, sapo t\u00eb mbush\u00ebsh tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet t\u00eb epikospatit t\u00ebnd, do t\u00eb vdes\u00ebs martir\u00bb<\/em>, i kishte th\u00ebn\u00eb At\u00eb Vin\u00e7enc Prennushit n\u00eb Gjermani, n\u00eb vitin 1928, mistikja Tereza Neumann e Konnersreuthit. N\u00eb vitin 1936 profecia e par\u00eb u v\u00ebrtetua kur ai qe shuguruar ipeshk\u00ebv dhe ne mund ta imagjinojm\u00eb leht\u00eb se, t\u00eb pranonte episkopatin, At\u00eb Vin\u00e7enci e kishte kuptuar se donte t\u00eb thoshte edhe t\u00eb shkonte drejt martirizimit: <em>\u00abDo t\u00eb isha shum\u00eb fatlum po t\u00eb vdisja martir i fes\u00eb, por nuk arrij ta mendoj se n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash kjo do <\/em>t<em>\u00eb<\/em> <em>ndodh\u00eb\u00bb<\/em>, thoshte ai ndo\u00adnj\u00ebher\u00eb. Me ardhjen e komunizmit e kuptoi se po afrohej realizimi i profecis\u00eb. U arrestua n\u00eb arqipeshk\u00ebvin\u00eb e tij n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 1947 dhe vdiq pas dy vjet\u00ebsh n\u00ebn tortura \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb burgjet e tmerr\u00adshme komuniste, fiks tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas shugurimit t\u00eb tij ipeshkvnor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjithnj\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje kjo profeci dhe, me t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb pyesim se si ka mund\u00ebsi q\u00eb Zoti, mbasi e parashikoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr ta ndaluar ardhjen e komunizmit? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjendet p\u00ebrgjigjja k\u00ebsaj pyetjeje e, madje, t\u00eb plot\u00eb nuk do t\u00eb mund ta gjejm\u00eb kurr\u00eb at\u00eb, por, duke iu afruar misterit t\u00eb Krishtit, edhe ajo merr disi drit\u00eb. Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb do ta kemi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb duke iu afruar pik\u00ebrisht edhe figur\u00ebs s\u00eb mistikes gjermane q\u00eb e b\u00ebri at\u00eb profeci.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tereza Neumann e Konnersreuthit, e shpallur tashm\u00eb Sh\u00ebrb\u00ebtore e Hyjit, kishte n\u00eb trupin e saj Varr\u00ebt e Krishtit, t\u00eb shfaqura qysh se ishte 28-vje\u00e7are. Kur vinte e Enjtja e Madhe, Tereza hynte, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb tregimin e Mundimeve t\u00eb Krishtit, mes vuajtje t\u00eb m\u00ebdha. Nga Varr\u00ebt i kullonte shum\u00eb gjak e, nd\u00ebrkaq, ajo q\u00eb njihte vet\u00ebm dialektin e saj dhe pak gjermanisht, fillonte t\u00eb fliste rrejdhsh\u00ebm aramaisht, greqisht e latinisht, duke p\u00ebrs\u00ebritur dialogjet e mundimeve t\u00eb Krishtit. N\u00eb or\u00ebn 15.00 t\u00eb s\u00eb Premtes s\u00eb Madhe binte n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe zgjohej, e fresk\u00ebt, e lumtur dhe me Varr\u00ebt e mbyllura, m\u00ebngjesin e s\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve. Krishti i Vdekur e i Ngjallur b\u00ebhej duksh\u00ebm i pranish\u00ebm \u00e7do vit n\u00eb trupin e saj t\u00eb brisht\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E mrekullia nuk mbaronte k\u00ebtu, sepse ajo, qysh se mori dhurat\u00ebn e Varr\u00ebve t\u00eb Krishtit, nuk hante e nuk pinte m\u00eb asgj\u00eb, por ushqehej vet\u00ebm me Kungimin e Shenjt\u00eb t\u00eb cilin e merrte n\u00eb Mesh\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes. Jetoi ashtu p\u00ebr 36 vjet, deri sa vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 64-vje\u00e7are, n\u00eb vitin 1962, nga nj\u00eb atak kardiak. Aq fam\u00eb kishte fituar Tereza, saq\u00eb edhe ushtar\u00ebt nazist\u00eb i kishin folur p\u00ebr t\u00eb deri edhe Hitlerit e thuhet se ky ia kishte pak drojen profecive t\u00eb dala nga goja saj. Dukej sikur Jezusi, n\u00eb \u00e7astet kur verb\u00ebria e urrejtjes naziste po mbillte shkat\u00ebrrim e vdekje, donte t\u2019u jepte atyre edhe nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Tij, me shpres\u00ebn se mund t\u00eb ktheheshin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e atyre viteve, duke e par\u00eb se urrejtja njer\u00ebzore kishte plane gjakatare, Hyji u k\u00ebrkoi disa njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin shenja t\u00eb gjalla t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Birit t\u00eb Tij t\u00eb kryq\u00ebzuar. Duke e par\u00eb se mrekullit\u00eb nuk kan\u00eb efekt mbi diktator\u00ebt e gjakatar\u00ebt, Hyji u k\u00ebrkon disa miqve t\u00eb vet q\u00eb t\u00eb ofrohen si fli, me shpres\u00ebn ekstreme q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb arrij\u00eb kthimin e tyre, duke qen\u00eb se shum\u00eb her\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ne njer\u00ebzit t\u00eb kthehemi kah e mira vet\u00ebm kur e shohim se deri ku mund t\u00eb arrijm\u00eb me t\u00eb keqen ton\u00eb. Edhe vet\u00eb Jezusi pranoi t\u00eb b\u00ebhej <em>Fli pajtuese<\/em> p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, duke u b\u00ebr\u00eb <em>\u00abshenj\u00eb p\u00ebr at\u00eb brezni\u00bb<\/em> (Lk 11, 30), pra p\u00ebr ata njer\u00ebz mbi t\u00eb cil\u00ebt mrekullit\u00eb e Tij nuk kishin asnj\u00eb efekt kthimi. Prandaj Ai ua k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim p\u00ebr sh\u00eblbimin e bot\u00ebs edhe dishepujve t\u00eb tij besnik\u00eb, duke profetizuar: <em>\u00abJa, un\u00eb po ju d\u00ebrgoj porsi delet n\u00eb mes ujqish\u2026 P\u00ebr shkakun tim do t\u2019ju qesin para sundimtar\u00ebve e mbret\u00ebrve, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoni para tyre e para pagan\u00ebve\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sot p\u00ebrkujtojm\u00eb jo vet\u00ebm martir\u00ebt e periudh\u00ebs komuniste, por edhe t\u00eb gjith\u00eb Shenjt\u00ebrit dhe t\u00eb Lum\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrgjat\u00eb shekujve. Sa t\u00eb shumt\u00eb ishin edhe tek ne ata miq t\u00eb Krishtit q\u00eb pranuan t\u00eb b\u00ebheshin <em>\u00abshenja\u00bb<\/em> t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Tij p\u00ebr breznit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat jetuan dhe vdiq\u00ebn! T\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr martir\u00ebt e pafund t\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb Rom\u00ebs, p\u00ebr edhe m \u00eb  shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb q\u00ebndruan gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve otomane dhe dhan\u00eb jet\u00ebn masivisht apo zgjodh\u00ebn t\u00eb strehoheshin n\u00eb fsheht\u00ebsit\u00eb e maleve m\u00eb t\u00eb egra vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u larguar nga Krishti. Ata jan\u00eb shum\u00eb, patjet\u00ebr, por shum\u00eb d\u00ebshmi historike n\u00eb lidhje m\u00eb ta na kan\u00eb humbur. Megjithat\u00eb na ka mbetur e gjall\u00eb trash\u00ebgimia e fes\u00eb s\u00eb tyre dhe lidhja e fort\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb popull me shum\u00eb prej tyre. Por, p\u00ebr 38 martir\u00ebt periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb edhe turma t\u00eb t\u00ebra q\u00eb vuajt\u00ebn p\u00ebr Krishtin n\u00eb ato vite, ekzistojn\u00eb aq shum\u00eb d\u00ebshmi, saq\u00eb sot na ndihmojn\u00eb t\u00eb meditojm\u00eb gjer\u00ebsisht mbi jet\u00ebn dhe vde\u00adkjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me ardhjen e komunizmit n\u00eb vitin 1945, me vullnet t\u00eb hekurt, Enver Hoxha me shok\u00eb synuan t\u00eb merrnin kontrollin absolut mbi t\u00eb gjitha shtresat shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtij q\u00ebllimi i sh\u00ebrbente edhe p\u00ebrpjekja e tyre q\u00eb ta ndanin Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri nga lidhja e saj me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb. Filloi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej k\u00ebshtu ajo klim\u00eb tmerri q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb Izraelin e shekullit t\u00eb dyt\u00eb para Krishtit, si\u00e7 d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb, ku duhej q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt q\u00eb gjendeshin n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e mbretit helen Antiok Epifani, t\u00eb praktikonin ritet fetare t\u00eb diktuara prej tij. Hebraizmi u shpall besim i ndaluar, duke qen\u00eb se mbreti nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr zbulesa e p\u00ebr patriark\u00eb hebrenj, sikurse as n\u00eb Shqip\u00ebri komunist\u00ebt nuk desh\u00ebn t\u2019ia dinin p\u00ebr Krishtin e as p\u00ebr Kish\u00ebn. <em>\u00abKush t\u00eb mos e d\u00ebgjoj\u00eb fjal\u00ebn e mbretit Antiok, d\u00ebnohet me vdekje\u00bb<\/em>, thoshte vendimi i Antiokut e nuk vonuan t\u00eb shp\u00ebrthenin p\u00ebrndjekje mizore n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb pafajsh\u00ebm: <em>\u00abNj\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Izrael qen\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm e q\u00ebndroi e fort\u00eb\u2026 m\u00eb par\u00eb zgjodh\u00ebn vdekjen se ta prishnin bes\u00eblidhjen e shenjt\u00eb\u00bb<\/em>. <em>\u00abJemi n\u00eb mes t\u00eb p\u00ebrndjekjes&#8230; Do t\u00eb jemi martir\u00eb&#8230; Zoti na dhasht\u00eb forc\u00ebn!&#8230;\u00bb<\/em>, u kishte th\u00ebn\u00eb me lot\u00eb dhimbjeje edhe Imzot Vin\u00e7enci disa Motrave Saleziane q\u00eb kishin shkuar ta takonin n\u00eb Durr\u00ebs, pak dit\u00eb pasi ai e kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb komuniste p\u00ebr ta shk\u00ebpuste Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri nga bashkimi me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kurr\u00eb gabimin q\u00eb ta ndajm\u00eb k\u00ebt\u00eb\nmartirizim nga jeta e tyre. Ata q\u00eb pranuan t\u00eb b\u00ebhen <em>\u00abshenj\u00eb\u00bb<\/em> e Krishtit me vdekjen e tyre, ishin <em>\u00abshenj\u00eb\u00bb<\/em> e Tij edhe n\u00eb jet\u00eb. Kur i k\u00ebrkuan poetit ton\u00eb komb\u00ebtar At\u00eb\nGjergj Fisht\u00ebs q\u00eb t\u00eb jepte mendimin e tij n\u00ebse Imzot Vin\u00e7enc Prennushi ishte\napo jo i denj\u00eb p\u00ebr shugurimin ipeshkvnor, ai ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar k\u00ebta rreshta: <em>\u00abP\u00ebr jet\u00eb shembullore, gjan\u00ebsi kulture e\nzell apostolik, askush n\u00eb klerin shekullar e rregulltar n\u00eb Shqipni nuk mund t\u00eb\nmatet me t\u00ea n\u2019at\u00eb dinjitet. I zellsh\u00ebm n\u00eb rr\u00ebfyestore, goj\u00ebtar edhe i\npregatitun n\u00eb predikim, ai ka mbyll\u00eb grindje, ka \u00e7armatos\u00eb me autoritetin e\nprestigjin e vet personal shum\u00eb hakmarrje, jo vet\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb\nzakonsh\u00ebm, por edhe n\u00eb mes t\u00eb familjeve ma fisnike t\u00eb Shkodr\u00ebs. Prandej asht\nidhulli i Shkodr\u00ebs: edhe vet\u00eb muhamedan\u00ebt, po t\u00eb ishte e mundun, do ta\nzgjidhshin at\u00eb\u2026 Ai me t\u00eb drejt\u00eb mbahet edhe ma i miri nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt\nshqiptar\u00eb.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ipeshkvi tjet\u00ebr q\u00eb u vra nga komunist\u00ebt pik\u00ebrisht ngaq\u00eb nuk pranoi shk\u00ebputjen nga Vatikani, ishte edhe Imzot Frano Gjini. P\u00ebr tet\u00eb muaj me radh\u00eb ai qe torturuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme, p\u00ebr ta bi\u00adndur q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga Selia Apostolike, aq m\u00eb tep\u00ebr kur n\u00eb ato vite atij i ra edhe barra e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte Delegat Apostolik. E shan\u00eb, e zhyt\u00ebn n\u00eb uj\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb deri n\u00eb qaf\u00eb, e rrah\u00ebn, e fut\u00ebn n\u00eb ko\u00adrrent elektrik, e lan\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, posht\u00eb thonjve i ngul\u00ebn kunja pishash dhe ia ndez\u00ebn ato. T\u00eb gjitha po i p\u00ebsonte kur tashm\u00eb kishte mbushur 60 vjet. Meq\u00eb as ashtu nuk u p\u00ebrkul, e d\u00ebnuan me pushkatim. E pra, p\u00ebr Imzot Franon, kur Selia e Shenjt\u00eb pyeti Delegatin Apostolik t\u00eb koh\u00ebs n\u00ebse ishte i denj\u00eb p\u00ebr dinjitetin e ipeshkvit, ai kishte shkruar k\u00ebto rreshta: <em>\u00abImzot Gjini\u2026 e njeh shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe, at\u00eb italiane dhe franceze; ka kultur\u00ebn e duhur, g\u00ebzon vler\u00ebsimin e popullit, edhe t\u00eb ortodoks\u00ebve dhe muhamedan\u00ebve. Nuk p\u00ebrzihet n\u00eb politik\u00eb\u00bb<\/em>. T\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh fakti se k\u00ebta njer\u00ebz, me shpirt t\u00eb mir\u00eb e me bagazh t\u00eb lart\u00eb intelektual, vuajt\u00ebn gjith\u00eb ato mizori vet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk donin t\u00eb ndaheshin nga Krishti. E, t\u00eb shk\u00ebputeshin nga bashkimi me Pap\u00ebn, donte t\u00eb thoshte t\u00eb shk\u00ebputeshin nga Krishti, sepse pastaj \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb merren hiret dhe prania e Krishtit Sh\u00eblbues me an\u00eb t\u00eb sakramenteve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fret\u00ebrit edhe kleri shekullar i atyre viteve jetonin p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb kushte t\u00eb varfra, si shumica e popullat\u00ebs. Shum\u00eb shpesh ishin edhe m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Po p\u00ebrmendim vet\u00ebm t\u00eb Lumit Dom Ded\u00eb Planin, i cili pak muaj pasi qe shuguruar meshtar, u d\u00ebrgua n\u00eb Gimaj t\u00eb Shal\u00ebs s\u00eb Dukagjinit. P\u00ebr disa vite, aq e mjer\u00eb ishte gjendja e tij ekonomike, saq\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb dielave kremtonte mesh\u00ebn p\u00ebr popull, rr\u00ebfente e pastaj, kur largohej populli, ai aty hante dhe flinte. Gjendja nuk qe m\u00eb e mir\u00eb as kur u d\u00ebrgua n\u00eb famulli t\u00eb tjera n\u00eb male e ashtu ai sh\u00ebrbeu p\u00ebr rreth 20 vjet, derisa qe zbritur n\u00eb Shirok\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1941, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur pas pak me flin\u00eb e tij t\u00eb fundit: kishte d\u00ebshmuar deri at\u00ebher\u00eb Krishtin <em>Bari<\/em>, tani i duhej t\u00eb d\u00ebshmonte Krishtin <em>Fli<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb mes shembujve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marrim, ia vlen t\u00eb shihet m\u00eb nga af\u00ebr edhe fran\u00e7eskani At\u00eb Karl Serreqi, t\u00eb cilit i qe k\u00ebrkuar q\u00eb ta d\u00ebshmonte fuqish\u00ebm <em>Krishtin e M\u00ebshirsh\u00ebm<\/em>. Ky djalosh, n\u00eb rinin\u00eb e tij, i pati r\u00ebn\u00eb mohit pasurive t\u00eb shumta q\u00eb kishte n\u00eb familjen e tij n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb veshur zhgunin e varfanjakut t\u00eb Asizit, Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut. Qe arrestuar n\u00eb \u00e7astin kur po rr\u00ebfente, n\u00eb fill t\u00eb vdekjes, nj\u00eb t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, i cili ra gjat\u00eb nj\u00eb kryengritjeje kund\u00ebr komunizmit. Komunist\u00ebt menduan se mund t\u00eb fshihte sekrete q\u00eb u vlenin e prandaj, me tortura e k\u00ebrc\u00ebnime, desh\u00ebn t\u2019ia nxirrnin ato sekrete, por ai nuk pranoi. Madje n\u00eb gjyq, para gjykat\u00ebsve dhe pupullit q\u00eb po i b\u00ebnin presione q\u00eb t\u00eb fliste, tha: <em>\u00abUn\u00eb nji her\u00eb i kam ba betim Zotit, rr\u00ebfimi asht nji Sakrament q\u00eb bahet n\u00eb msheht\u00ebsi: ma par\u00eb vdes, sesa e nxjerri at\u00eb!\u00bb<\/em> E d\u00ebnuan p\u00ebrjet\u00eb dhe vdiq n\u00eb burgun e tmerr\u00adsh\u00ebm t\u00eb Burrelit, pas tet\u00eb vitesh. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebt t\u00eb krishter\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje fakti se dikush e dha jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrmendur m\u00eb ato m\u00ebkate t\u00eb cilat M\u00ebshira Hyjnore i kishte fshir\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga shpirti i atij q\u00eb ishte rr\u00ebfyer.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">S\u00eb Lumes Marie Tuci, postulantes Stigmatine, Krishti i k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebhej <em>\u00abshenj\u00eb\u00bb<\/em> e gjall\u00eb e Kish\u00ebs, Nuses s\u00eb Krishtit, e cila ia dhuron Atij t\u00ebr\u00eb dashurin\u00eb e vet, n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e fes\u00eb. Koloneli q\u00eb administronte burgun ku u ndry Maria, deshi ta shfryt\u00ebzonte rinin\u00eb e trupit t\u00eb saj, por ajo ishte e vendosur q\u00eb t\u00eb mos e tradhtonte Dh\u00ebndrin e saj Hyjnor. Do t\u00eb b\u00ebhej e famshme tortura q\u00eb ky kolonel i rezervoi asaj, kur e futi n\u00eb nj\u00eb thes me nj\u00eb mace dhe i goditi pa m\u00ebshir\u00eb, derisa Maria u gjakos e gjitha nga t\u00eb g\u00ebrvishturat e maces. Por edhe me shum\u00eb tortura e keqtrajtime t\u00eb tjera q\u00eb zgjat\u00ebn rreth 15 muaj, ai e lodhi aq shum\u00eb trupin e saj energjik, saq\u00eb \u00e7oi n\u00eb fill t\u00eb vdekjes. N\u00eb spitalin e Shkodr\u00ebs, tashm\u00eb e shp\u00ebrfytyruar nga torturat, Maria tha: <em>\u00abFal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb po vdes e lir\u00eb\u00bb<\/em>, duke shprehur k\u00ebshtu jo vet\u00ebm g\u00ebzimin e saj se po vdiste jasht\u00eb burgut, por edhe g\u00ebzimin se e kishte ruajtur <em>lirin\u00eb e shpirtit<\/em>. Koloneli ia kishte shkat\u00ebrruar trupin, por jo shpirtin, duke v\u00ebrtetuar fjal\u00ebt e Krishtit n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: <em>\u00abMos i druani ata q\u00eb vrasin trupin e nuk mund t\u00eb vrasin shpirtin!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta martir\u00eb vdiq\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb <em>\u00abRrnoft\u00eb Krishti Mbret!\u00bb<\/em>, duke i th\u00ebn\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, xhelat\u00ebve t\u00eb vet dhe t\u00eb gjith\u00eb brezave, se i vetmi Mbret i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjekur \u00ebsht\u00eb Krishtit, i cili mbret\u00ebron me dashuri t\u00eb pakufishme. Fal\u00ebn edhe armiqt\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se dashurin\u00eb e m\u00ebsuar nga M\u00ebsuesi Hyjnor nuk e kishin larguar nga zemrat as aty. Shum\u00eb prej tyre n\u00eb fjal\u00ebt e fundit than\u00eb edhe <em>\u00abRrnoft Shqipnia!\u00bb<\/em>, duke d\u00ebshmuar se, si\u00e7 e kishin dashur Krishtin me zem\u00ebr t\u00eb pandar\u00eb, po ashtu e kishin dashur edhe vendin e tyre e po vazhdonin ta donin deri n\u00eb ato \u00e7astet e fundit, edhe pse dukej se mundi i tyre po u shkonte d\u00ebm. Krishtit, t\u00eb cilit po ia besonin heroikisht shpirtrat, po ia besonin edhe p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00eb dashur, me shpres\u00ebn e fes\u00eb se mundi i tyre do t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb bekim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrball\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb tilla, pyetja q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes \u00ebsht\u00eb: a pranojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi edhe ne p\u00ebr breznin\u00eb e sotme <em>\u00abshenja\u00bb<\/em> t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Krishtit? A e kemi zellin q\u00eb t\u2019ia \u00e7ojm\u00eb Krishtin, me fjal\u00eb e me d\u00ebshmi, brezave t\u00eb sot\u00ebm? Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb fashme fjal\u00ebt e t\u00eb Lumit \u00c7iprian Nika q\u00eb, n\u00eb burg, kur tashm\u00eb komunizmi kishte filluar t\u00eb shkat\u00ebrronte kishat, tha: <em>\u00abKishat do t\u2019i bajm\u00eb edhe ma t\u00eb bukura\u00bb<\/em>. Por gabimisht shepsh  l\u00ebm\u00eb pa cituar edhe fjal\u00ebt e tjera q\u00eb ai kishte th\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb para tyre: <em>\u00abDuhet t\u00eb ruejm\u00eb rinin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i d\u00ebmtohen vlerat morale e fetare!\u00bb<\/em>. Meraku i tij i par\u00eb ishin njer\u00ebzit, sidomos rinia, q\u00eb t\u00eb bashkoheshin me Krishtin. P\u00ebr t\u00eb nxitur k\u00ebt\u00eb bashkim e dha d\u00ebshmin\u00eb e tij deri n\u00eb pushkatim. Nj\u00eb her\u00eb, kur e soll\u00ebn gati t\u00eb vdekur n\u00eb qeli pas torturave, At\u00eb \u00c7ipriani i tha shokut t\u00eb tij t\u00eb burgut: <em>\u00abN\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kam nji mision ma shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt: m\u00eb duhet me ndez\u00eb drit\u00ebn kudo q\u00eb ajo rrezikon t\u00eb shuhet. Vuejtja sigurisht nuk asht e kandshme, por fisnikron fitoren e arritun\u00bb. <\/em>Ishte i sigurt se, n\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Tij, do t\u00eb hynte n\u00eb fitoren e Krishtit t\u00eb Ngjallur q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abKushdo pranon para njer\u00ebzve se \u00ebsht\u00eb i imi, edhe un\u00eb do t\u00eb pranoj para Atit tim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell, se jam i tij\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u2019i besohemi, pra, nd\u00ebrmjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb fuqishme n\u00eb qiell, q\u00eb edhe ne ta kuptojm\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb Krishti na k\u00ebrkon t\u00eb jemi <em>\u00abshenja\u00bb<\/em> t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Tij sh\u00eblbuese n\u00eb bot\u00eb! Edhe pse jemi gjithnj\u00eb nevojtar\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn e Tij, Krishti edhe sot na thot\u00eb miq\u00ebsisht <em>\u00abD\u00ebshmoni para tyre\u00bb<\/em> dhe b\u00ebhuni <em>\u00abshenj\u00eb\u00bb<\/em> kthimi. <em>Feja e gjall\u00eb<\/em> gjithnj\u00eb do t\u00eb na ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohemi me Krishtin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb <em>\u00abshenja\u00bb<\/em> t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, n\u00eb lidhje me <em>fen\u00eb<\/em>, duke iu drejtuar djallit q\u00eb e tundonte q\u00eb ta braktiste fen\u00eb, Imzot Vin\u00e7enc Prennushi, virtuoz n\u00eb poezi, na ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar k\u00ebta rreshta t\u00eb cilat pastaj ai i d\u00ebshmoi heroikisht kur djall\u00ebzia komuniste deshi v\u00ebrtet t\u2019ia shkulte fen\u00eb nga zemra: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00abJan\u00eb do dit qi\nm\u2019flet, e t\u2019ndjeva\u2026 <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Larg i mbrapsht\u00eb,\nhiqmu meje: <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kje\u00e7\u00eb i pasun, n\u2019skam\nu ktheva; <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; po a p\u00ebr keq thue do t\u2019dal feje?! <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Hiqmu sysh, \u00e7ka rrin\ntuj prit\u00eb? <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk jam msue kuj me iu\nshit\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pse, o i mallkuem, ti\ndon me m\u2019hjek\u00eb <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; zemret mue kaq dhanti?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; A s\u2019e din se un di me\ndek\u00eb <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; p\u00ebr fe shejte, qi un\nndryj n\u2019gji?!&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po, ma mir\u00eb shtat\u00eb\npash nen dhe,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; se me bjerrun shejten\nFe!&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mos t\u2019shof ma, pse\nshejten Fe, <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; s\u2019ma zhgul\u00eb zemret gja mi dhe!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00cb GJITH\u00cb SHENJT\u00cbRIT DHE T\u00cb LUM\u00cbT E SHQIP\u00cbRIS\u00cb &#8211; 5 N\u00ebntor 1 Mak, 1, 41-45; 56-63; Ps 65, 1-4; 8-12; Zb 7, 9-17; Mt 10, 16-22; 26-33 \u00abDo t\u00eb jesh ipeshkv\u00ebv dhe, sapo t\u00eb mbush\u00ebsh tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet t\u00eb epikospatit t\u00ebnd, do t\u00eb vdes\u00ebs martir\u00bb, i kishte th\u00ebn\u00eb At\u00eb Vin\u00e7enc Prennushit n\u00eb Gjermani, n\u00eb vitin 1928, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4056\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;Q\u00cb T\u00cb D\u00cbSHMONI PARA TYRE\u2026&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-4056","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4056"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4061,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4056\/revisions\/4061"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}