{"id":4667,"date":"2020-12-02T10:07:49","date_gmt":"2020-12-02T10:07:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4667"},"modified":"2020-12-02T10:07:49","modified_gmt":"2020-12-02T10:07:49","slug":"ti-shohim-gjerat-nga-ana-e-zotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4667","title":{"rendered":"T\u2019I SHOHIM GJ\u00cbRAT NGA ANA E ZOTIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"240\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/3-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-4670\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>(Botuar n\u00eb gazet\u00ebn e famullis\u00eb, numri i muajit shtator 2020.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndoshta pak veta e dine se i Lumi Dom Ejll Deda ka qen\u00eb famullitar n\u00eb Rranxa n\u00eb vitet 1943-1947. Dom Ejlli do t\u00eb vdiste n\u00eb infermierin\u00eb e nj\u00ebrit prej burgjeve komuniste t\u00eb Shkodr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb torturave t\u00eb shumta dhe munges\u00ebs s\u00eb mjekimeve, por gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb Dom Ejlli e kishte pritur e madje edhe nxitur, sepse n\u00eb predikimet e veta filloi t\u00eb fliste haptas kund\u00ebr komunizmit. Mund ta imagjinojm\u00eb leht\u00eb se sa shum\u00eb komunistat \u201cvonuan\u201d t\u00eb arrestojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb k\u00ebtu m\u00eb intereson t\u00eb sjell disa rreshta t\u00eb shkruar prej vet\u00eb atij n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar v\u00ebllai t\u00eb vet pak para se t\u00eb shugurohej meshtar: <em>\u00abGjith\u00e7ka asht n\u00eb duert e Zotit. Zoti e din at\u00eb q\u00eb asht e mir\u00eb e at\u00eb q\u00eb asht e keqe p\u00ebr ne, sepse na i shikojm\u00eb gjanat prej k\u00ebtu posht\u00eb, nd\u00ebrsa Ai i sheh ndryshe prej qiellit. Her\u00ebn e fundit q\u00eb kam shkue te Mark Jaku, kam takue \u00c7ilen q\u00eb po qendiste. N\u00ebse un\u00eb do ta kisha pa kah ana e mrapme q\u00ebndisjen e \u00c7iles, do ta kisha pa at\u00eb shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtueme, por tue e pa kah ana e mbar\u00eb, ajo qendisje ishte nji mrekulli. K\u00ebshtu asht edhe kah ana e Zotit\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Qysh\nn\u00eb fillimin e n\u00ebntorit q\u00eb u botua numri i fundit i gazet\u00ebs s\u00eb famullis\u00eb, n\u00eb\nShqip\u00ebri e n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb ndodhur gj\u00ebra q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihemi t\u00eb\ngjith\u00ebve shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl e shum\u00eb t\u00eb turbulluar. M\u00eb par\u00eb ishte termeti i r\u00ebnd\u00eb\nn\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb u mori jet\u00ebn 51 njer\u00ebzve dhe u shkat\u00ebrroi banesat shum\u00eb e shum\u00eb\nt\u00eb tjer\u00ebve, por e gjith\u00eb kjo plag\u00eb e madhe, sikur u la n\u00eb harres\u00eb nga plaga\ntjet\u00ebr q\u00eb goditi mbar\u00eb bot\u00ebn me p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19. Izolimi\npothujase i plot\u00eb q\u00eb zgjati p\u00ebr rreth dy muaj, ishte di\u00e7ka e pa precedent p\u00ebr\nsecilin prej nesh, shtoji k\u00ebsaj edhe frik\u00ebn e ankthin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb\nt\u00eb ardhmen. E ky ankth e kjo frik\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe sot e\nk\u00ebsaj dite, me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e kufizimet e tjera n\u00eb l\u00ebvizje e n\u00eb qarkullim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjith\u00eb\nk\u00ebt\u00eb, pastaj, e kan\u00eb shoq\u00ebruar e vazhdojn\u00eb ta shoq\u00ebrojn\u00eb edhe shum\u00eb pyejte e\nngurrime t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjen e vullnetshme t\u00eb njeriut n\u00eb\nv\u00ebshtir\u00ebsimin e k\u00ebsaj situate. Si n\u00eb rastin e t\u00ebrmetit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ashtu\nedhe n\u00eb rastin e pandemis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb \u201cram\u00eb dakord\u201d menj\u00ebher\u00eb se, sikur\np\u00ebrgjegj\u00ebsia njer\u00ebzore t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e lart\u00eb kur \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb,\ngj\u00ebrat do t\u00eb kishin shkuar shum\u00eb ndryshe e me m\u00eb pak pasoja. Pra, at\u00eb ndjenj\u00ebn\ne vog\u00eblsis\u00eb dhe kufizimit q\u00eb natyra na e impononte vetvetiu, k\u00ebtu e\np\u00ebrkeq\u00ebsonte dhe vazhdon ta p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb edhe ndjenja e pafuqis\u00eb p\u00ebrball\u00eb makineris\u00eb\ns\u00eb fuqishme t\u00eb pushtetit q\u00eb ka nj\u00eb pakic\u00eb njer\u00ebzish n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb na e\nv\u00ebshtir\u00ebsuar jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb\nun\u00eb k\u00ebtu dua t\u2019ju bashk\u00ebndaj m\u00ebnyr\u00ebn se si jam p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrballoj\npersonalisht gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Me gjith\u00eb turbullimin e pashmangsh\u00ebm e me gjith\u00eb\nkujdesin q\u00eb shpesh nd\u00ebrrmerrnim t\u00eb gjith\u00eb, kur pyesja veten se p\u00ebrse Zoti e\nlejonte gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, e vetmja p\u00ebrgjigje q\u00eb gjeja brenda vetes ishte fakti se\nedhe Jezusi, Biri i Hyjit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri dhe ka hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e bot\u00ebs,\npik\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebsaj bote me mij\u00ebra kufizime.&nbsp;\nPatjet\u00ebr se edhe para dymij\u00eb vitesh, edhe pse n\u00eb forma t\u00eb tjera,\nkufizimet ishin t\u00eb pranishme si nga natyra, ashtu edhe nga pushtetar\u00ebt e bot\u00ebs\nq\u00eb ua v\u00ebshtir\u00ebsonin jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtve. Madje edhe mbi vet\u00eb Jezusin r\u00ebnduan t\u00eb\ndyja k\u00ebto lloj kufizimesh, aq sa edhe Ai pranoi t\u00eb ndihej krejt\u00ebsisht i vog\u00ebl\nsi secili prej nesh kur, n\u00eb kryq, jo i ftohur nga dashuria p\u00ebr Atin, por ngaq\u00eb\nndihej thell\u00ebsisht njeri nevojtar p\u00ebr drit\u00eb e ngush\u00ebllim prej s\u00eb Larti, i\ndrejtohej Atit me fjal\u00eb <em>\u00abHyji im, Hyji\nim, p\u00ebrse hoqe dor\u00eb prej meje?\u00bb<\/em> Mua kjo bashk\u00ebndarje e vuajtjes son\u00eb deri\nn\u00eb fund nga ana e Jezusit m\u00eb ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb mos e shoh si di\u00e7ka t\u00eb re k\u00ebt\u00eb\nrealitet kufizimesh aktuale, por t\u00eb p\u00ebrpiqem ta shoh at\u00eb si vendin ku Hyji\ngjith\u00ebsesi \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb arrij\u00eb sh\u00eblbimin tim e sh\u00eblbimin t\u00ebnd. Patjet\u00ebr se e\ngjith\u00eb kjo nuk e fshin detyr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb secilit prej nesh n\u00eb shoq\u00ebri:\np\u00ebrderisa Hyji arriti ta nxirrte sh\u00eblbimin ton\u00eb nga e keqja m\u00eb e madhe q\u00eb mund\nt\u00eb ndodhte, si\u00e7 ishte vrasja e Birit t\u00eb Tij, imagjinoni sa shum\u00eb t\u00eb mira Ai\nmund t\u2019i nxjerr\u00eb nga gj\u00ebrat e mira. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jam\ni g\u00ebzuar q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb ver\u00eb arrit\u00ebm t\u2019i zhvillonim veprimtarit\u00eb verore, duke\nqen\u00eb se ngurrimi n\u00ebse duheshin b\u00ebr\u00eb apo jo nuk ishte i vog\u00ebl. Disa prej k\u00ebtyre\nveprimtari, do t\u2019i lexoni n\u00eb faqet n\u00eb vijim. U ndjeva mjaft i ngush\u00eblluar nga\np\u00ebrgjigjja e mir\u00eb e shum\u00eb animator\u00ebve, t\u00eb rinjve dhe f\u00ebmij\u00ebve me pjes\u00ebmarrjen e\ntyre n\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre veprimtari, sepse e shihnim t\u00eb gjith\u00eb nga af\u00ebr se\nsa t\u00eb nevojshme e kemi t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar, t\u00eb bindur se, n\u00eb mesin ton\u00eb, kemi\nHyjin e gjall\u00eb q\u00eb vepron gjithj\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb edhe ne t\u2019i\nb\u00ebjm\u00eb arsyetimet q\u00eb b\u00ebnte Dom Ejlli kur p\u00ebrpiqej ta shikonte realitetin nga ana\ne Hyjit, sepse vet\u00ebm ashtu mund t\u2019i shohim shenjat e pranis\u00eb s\u00eb Hyjit t\u00eb gjall\u00eb\nn\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb na prij\u00eb drejt sh\u00eblbimit t\u00eb amshuar, edhe n\u00eb mesin\ne kaq shum\u00eb kufizimeve natyrore e njer\u00ebzore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom\nEjlli, me lutje t\u00eb vazhdueshme e me fe, p\u00ebrpiqej ta shihte gjithnj\u00eb realitetin\nkah ana e Zotit e prandaj edhe i duronte me aq forc\u00eb shpirt\u00ebrore torturat. Nj\u00eb\nbashk\u00ebvuajt\u00ebs i tij mysliman do t\u00eb d\u00ebshmonte m\u00eb von\u00eb se ai e Dom Ejlli kishin\nqen\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb lidhur shpin\u00eb p\u00ebr shpin\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin kur hetuesit i pat\u00ebn\nhedhur n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb uj\u00ebrash t\u00eb zeza n\u00eb burgun ku ishin. E d\u00ebshmitari tregonte: <em>\u00abDom Ejlli, ngaq\u00eb ishte m\u00eb i gjat\u00eb se un\u00eb,\nm\u00eb ngrinte p\u00ebr krahu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zhytesha krejt. Lutej vazhdimisht dhe\nm\u00eb jepte guxim duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cAsllan, mos ki frik\u00eb dhe lutu edhe ti me lutjet\ne tua.\u201d\u00bb<\/em>. Ndoshta ngaq\u00eb kishte nj\u00eb shpirt t\u00eb till\u00eb feje q\u00eb e shtynte t\u00eb\nishte njeri i lutjes e i fes\u00eb edhe n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira dhe ngaq\u00eb i shihte\nedhe kund\u00ebrshtit\u00eb e kufizimet si nj\u00eb <em>qendisje<\/em>\ne mistershme dhe sh\u00eblbimprur\u00ebse e Hyjit, nj\u00ebri prej besimtar\u00ebve t\u00eb famullis\u00eb s\u00eb\nRranxave ka l\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb, duke marr\u00eb shkas edhe nga emri i tij:\n<em>\u00abErdhi si engj\u00ebll e si engj\u00ebll iku\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom\nDritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Botuar n\u00eb gazet\u00ebn e famullis\u00eb, numri i muajit shtator 2020. Ndoshta pak veta e dine se i Lumi Dom Ejll Deda ka qen\u00eb famullitar n\u00eb Rranxa n\u00eb vitet 1943-1947. Dom Ejlli do t\u00eb vdiste n\u00eb infermierin\u00eb e nj\u00ebrit prej burgjeve komuniste t\u00eb Shkodr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb torturave t\u00eb shumta dhe munges\u00ebs s\u00eb mjekimeve, por gjith\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4667\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;T\u2019I SHOHIM GJ\u00cbRAT NGA ANA E ZOTIT&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-4667","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-famullia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4667"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4667\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4671,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4667\/revisions\/4671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}