{"id":4681,"date":"2020-12-07T10:24:06","date_gmt":"2020-12-07T10:24:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4681"},"modified":"2020-12-22T16:36:38","modified_gmt":"2020-12-22T16:36:38","slug":"jezusi-e-verteta-ne-mes-nesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4681","title":{"rendered":"JEZUSI \u2013 E V\u00cbRTETA N\u00cb MES NESH"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-small-font-size\"><em>Numri 23 i gazet\u00eb s\u00eb famullis\u00eb (Dhjetor 2020)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb shekullin XIX dikujt n\u00eb Franc\u00eb i shkoi n\u00eb mend t\u00eb sajonte nj\u00eb legjend\u00eb shum\u00eb interesante. E legjenda \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abNj\u00eb dit\u00eb u takuan s\u00eb bashku e V\u00ebrteta dhe\nG\u00ebnjeshtra. G\u00ebnjeshtra e p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe i tha \u201cDit\u00eb e bukur sot. A\ndalim sh\u00ebtitje?\u201d E V\u00ebrteta hodhi nj\u00eb sy rrotull, v\u00ebshtroi qiellin dhe me t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb dita ishte e bukur. Ec\u00ebn pak s\u00eb bashku dhe arrit\u00ebn pran\u00eb nj\u00eb pusi t\u00eb\nmadh plot me uj\u00eb. G\u00ebnjeshtra zhyti dor\u00ebn n\u00eb uj\u00eb dhe u kthye e i tha s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs:\n\u201cUji qenka i past\u00ebr e i ngroht\u00eb. Po sikur t\u00eb hyjm\u00eb e t\u00eb lahemi?\u201d P\u00ebrs\u00ebri, e\nV\u00ebrteta ishte dyshuese. E provoi vet\u00eb me dor\u00eb, por ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte i\nngroht\u00eb. U fut\u00ebn, pra, t\u00eb dyja n\u00eb uj\u00eb dhe notuan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>Kur papritmas G\u00ebnjeshtra doli me t\u00eb shpejt\u00eb nga uji,\nveshi rrobat e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs dhe u zhduk. E V\u00ebrteta doli me nxitim nga pusi ashtu\ne zhveshur, por G\u00ebnjeshtra ishte larguar me rrobat e saj. Provoi t\u00eb vishte\nrrobat e G\u00ebnjeshtr\u00ebs, por nuk i rrinin. K\u00ebshtuq\u00eb filloi t\u00eb vraponte kudo p\u00ebr ta\ngjetur G\u00ebnjeshtr\u00ebn e t\u00eb merrte rrobat e saj. Por nuk po e gjente. Njer\u00ebzit q\u00eb e\nshikonin t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn ashtu t\u00eb zhveshur dhe e hidhnin v\u00ebshtrimin diku tjet\u00ebr ose\nnga turpi, ose nga indinjata pse kishte dal\u00eb ashtu lakuriq. Kurse G\u00ebnjeshtra\ntashm\u00eb kishte marr\u00eb dhen\u00eb dhe, e veshur me rrobat e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, po sh\u00ebtiste e\nshkujdesur kudo dhe askush nuk shqet\u00ebsohej prej saj. Nd\u00ebrsa t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn\nlakuriqe t\u00eb gjith\u00eb e shikonin shtremb\u00ebr, e p\u00ebrqeshnin dhe madje e urrenin. Qysh\nprej asaj kohe thuhet se njer\u00ebzit filluan ta duan m\u00eb shum\u00eb G\u00ebnjeshtr\u00ebn q\u00eb hiqej\nsi e V\u00ebrtet\u00eb, sasa t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn lakuriqe.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Qarkullonte aq\nshum\u00eb kjo legjend\u00eb n\u00eb shekullin XIX, saq\u00eb disa piktor\u00eb filluan ta shprehin edhe\nme artin e tyre. Nd\u00ebr ta edhe piktori francez Jean-L\u00e9on G\u00e9r\u00f4me n\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb\nt\u00eb vet\u00ebn t\u00eb vitit 1896. E interesant \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb e shpik\u00ebn\npik\u00ebrisht n\u00eb Franc\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Franca kishte rreth nj\u00eb\nshekull q\u00eb kishte kaluar koh\u00ebn e revolucionit t\u00eb saj t\u00eb famsh\u00ebm, por me \u00e7mimin\ne tmerrsh\u00ebm t\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb viktimave t\u00eb pafajshme. Pati disa ide t\u00eb \u00e7muara,\npatjet\u00ebr, por n\u00eb at\u00eb <em>revolucion idesh<\/em>\nu hodh\u00ebn edhe sythet e para t\u00eb komunizmit dhe masoneria, e fuqishme si\u00e7 ishte\nqysh n\u00eb ata vite, e shtriu ndikimin e saj edhe m\u00eb fort n\u00eb bot\u00eb, ndikim t\u00eb cilin\nsidomos n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb e ndjejm\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm. Aty lindi termi \u201ciluminiz\u00ebm\u201d,\np\u00ebr t\u00eb treguar se tani kishte ardhur koha e <em>ndri\u00e7imit<\/em>\nt\u00eb mendjes njer\u00ebzore dhe me shum\u00eb dashakeq\u00ebsi u shkoi nd\u00ebrmend q\u00eb ta etiketonin\nme termin \u201cmesjet\u00eb\u201d nj\u00eb hark kohor rreth nj\u00ebmij\u00eb vje\u00e7ar, t\u00eb cilin e\npropaganduan si nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb prapambetur, si koh\u00eb kur njer\u00ebzimi\nkishte b\u00ebr\u00eb regres t\u00eb madh n\u00eb krahasim me koh\u00ebt e arta t\u00eb mendimit t\u00eb\nlasht\u00ebsis\u00eb greke. K\u00ebshtu, koha e quajtur \u201ciluminiz\u00ebm\u201d, qe koha kur u fillua\np\u00ebrhapja e disa ideve mashtruese q\u00eb ndez\u00ebn n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb zinxhir t\u00eb gjat\u00eb\nluftrash, varf\u00ebrish dhe vdekjesh. U shpresua se gj\u00ebrat do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin\nkur Napoleon Bonaparti mori pushtetin, por edhe ai e mbushi Europ\u00ebn (dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb)\nme luftra, duke mbjedh\u00eb kudo vdekje e varf\u00ebri. Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj, pra, e kishin\nv\u00ebn\u00eb re mir\u00eb arstist\u00ebt se g\u00ebnjeshtra tashm\u00eb kishte veshur rrobat e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\ndhe po sillej lirisht kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ne e dim\u00eb\nshum\u00eb mir\u00eb se jo vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb shekull g\u00ebshnjeshtrat kishin filluar t\u00eb paraqiteshin\nsi t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb bot\u00eb: gjithnj\u00eb njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00eb e tragjik dhe e ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e\nJezusit ishte e pranishme kjo betej\u00eb n\u00eb mes s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjshtr\u00ebs. Madje\nmund t\u00eb themi <em>\u201caq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e\nJezusit\u201d<\/em>, sepse Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb e V\u00ebrteta. N\u00eb Ungjill \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjali q\u00eb\nJezusit u thot\u00eb disa judenjve: <em>\u201cJu\nk\u00ebrkoni t\u00eb m\u00eb vritni, mua q\u00eb ju fola t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb e d\u00ebgjova prej Hyjit\u201d<\/em>.\nE n\u00eb fakt me mrekullit\u00eb e tij Jezusi e v\u00ebrtetonte se \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit, por\nparia fetare prap\u00ebseprap\u00eb nuk deshi ta d\u00ebgjonte, sepse i shqet\u00ebsonte gjith\u00eb ajo\nfam\u00eb q\u00eb po e rrethonte At\u00eb dita-dit\u00ebs. E vran\u00eb me mendimin se do ta hiqnin\nqafe, por gabuan, sepse me Ngjalljen e tij Jezusi d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e <em>V\u00ebrteta<\/em>, por edhe <em>Jeta<\/em>: <em>\u201cUn\u00eb jam Udha, e\nV\u00ebrteta dhe Jeta\u201d<\/em> u kishte th\u00ebn\u00eb Jezusi apostujve t\u00eb vet nj\u00eb nat\u00eb para se\nta kryq\u00ebzonin. E disa vite m\u00eb par\u00eb Jezusi u kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve edhe k\u00ebto\nfjal\u00eb: <em>\u201cE V\u00ebrteta do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb njer\u00ebz t\u00eb\nlir\u00eb\u201d<\/em>, si p\u00ebr t\u00eb na nxitur t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shk\u00ebputemi nga k\u00ebrkimi i s\u00eb\nV\u00ebrtet\u00ebs. Sa bukur do t\u00eb ishte sikur t\u00eb mos t\u00ebrhiqeshim n\u00eb k\u00ebrkimin dhe\nzbatimin e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb jet\u00eb. Sa dinjitet dhe kuptim do t\u00eb merrte jeta jon\u00eb dhe\njeta e atyre q\u00eb na rrethojn\u00eb! Plus q\u00eb do t\u2019i kursenim vetes edhe shum\u00eb e shum\u00eb\nbrejtje t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. E, duke e ditur se e V\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezusi, e\nkuptojm\u00eb se sa bukur \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos reshtim s\u00eb ndjekuri Jezusin, edhe kur bota e\np\u00ebrqesh At\u00eb dhe e refuzon, e ndikuar nga g\u00ebnjeshtrat q\u00eb mbajt\u00eb petkun e s\u00eb\nV\u00ebrtet\u00ebs. Atyre judenjve q\u00eb tham\u00eb se d\u00ebshironin ta vrisnin, Jezusi ua thoshte\nhaptas se k\u00ebshtu po i linin fush\u00eb t\u00eb lir\u00eb veprimi djallit n\u00eb mendjet e tyre.\nAi, me g\u00ebnjeshtrat e veta, po i kund\u00ebrvinte me Jezusin, t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn: <em>\u201cBabai i juaj \u00ebsht\u00eb djalli\u2026 N\u00eb t\u00eb nuk ka t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb\u2026 Sa her\u00eb rren, flet prej natyr\u00ebs s\u00eb vet, sepse \u00ebsht\u00eb rrenacat dhe babai\ni rren\u00ebs\u201d<\/em>. E th\u00ebn\u00eb shkurt: kush zgjedh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, zgjedh Jezusin; kush\nzgjedh g\u00ebnjeshtr\u00ebn, zgjedh djallin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E thash\u00eb gjith\u00eb\nk\u00ebt\u00eb duke marr\u00eb shkas nga fakti se, n\u00eb faqet e k\u00ebtij numri t\u00eb gazet\u00ebs do t\u00eb\nktet\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb lidhje me famullitarin e Rranxave, Dom Zef Gilaj, t\u00eb\nmbledhura me rastin e 20-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim. Dom Zefi jetoi\ndhe veproi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur g\u00ebnjeshtra t\u00eb m\u00ebdha po sundonin bot\u00ebn dhe haptas e\np\u00ebrqeshnin Krishtin. Madje n\u00eb Shqip\u00ebri e dim\u00eb se besimi n\u00eb Krishtin arriti t\u00eb\nquhej deri edhe krim. Por Dom Zefi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ai vazhduan t\u2019i\nbesonin Krishtit, Birit t\u00eb Hyjit t\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri. Sa shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb famulli\n(dhe m\u00eb gjer\u00eb) p\u00ebrfituan bekime e drit\u00eb nga ky bashkim i p\u00ebrvujt\u00eb e i\nq\u00ebndruesh\u00ebm i Dom Zefit me Krishtin!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i besojm\u00eb,\npra, edhe ne Jezusit, vet\u00eb e V\u00ebrteta n\u00eb mesin ton\u00eb. Ta duam At\u00eb dhe t\u00eb mos\nmashtrohemi nga g\u00ebnjeshtar\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb djalli i nxit t\u00eb hiqen si Mesi n\u00eb\ntok\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri 23 i gazet\u00eb s\u00eb famullis\u00eb (Dhjetor 2020) N\u00eb shekullin XIX dikujt n\u00eb Franc\u00eb i shkoi n\u00eb mend t\u00eb sajonte nj\u00eb legjend\u00eb shum\u00eb interesante. E legjenda \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: \u00abNj\u00eb dit\u00eb u takuan s\u00eb bashku e V\u00ebrteta dhe G\u00ebnjeshtra. G\u00ebnjeshtra e p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe i tha \u201cDit\u00eb e bukur sot. A dalim sh\u00ebtitje?\u201d &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4681\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;JEZUSI \u2013 E V\u00cbRTETA N\u00cb MES NESH&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-4681","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-famullia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4681"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4746,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4681\/revisions\/4746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}