{"id":4924,"date":"2021-02-06T20:24:15","date_gmt":"2021-02-06T20:24:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=4924"},"modified":"2021-02-06T20:24:36","modified_gmt":"2021-02-06T20:24:36","slug":"i-mjeri-une-nese-nuk-e-predikoj-ungjillin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4924","title":{"rendered":"I MJERI UN\u00cb N\u00cbSE NUK E PREDIKOJ UNGJILLIN!"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA V GJAT\u00cb VITIT B<\/p>\n\n\n\n<p>Job 7, 1-4. 6-7; Ps 146 (143); 1 Kor 9, 16-19. 22-23; Mk 1, 29-39<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"296\" height=\"512\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/3531a1f1c0f8c12e2c218f8d0a059a46.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-4925\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/3531a1f1c0f8c12e2c218f8d0a059a46.png 296w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/3531a1f1c0f8c12e2c218f8d0a059a46-173x300.png 173w\" sizes=\"auto, (max-width: 296px) 93vw, 296px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sot leximet e shenjta d\u00ebshirojn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb\nndryshe nga sa jemi m\u00ebsuar, t\u00eb na v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb vuajtjes. \u00cbsht\u00eb e\nv\u00ebrtet\u00eb se vuajtja nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e pranishme n\u00eb jet\u00ebn e njeriut dhe jo \u00e7do\nher\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dend\u00ebsi, por deri diku secilit i duhet, her\u00ebt a von\u00eb,\nta pij\u00eb kelkun e hidhur t\u00eb vuajtjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jobi \u00ebsht\u00eb personazhi m\u00eb i famsh\u00ebm i Bes\u00eblidhjes s\u00eb\nVjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrballjen e tmerrshme q\u00eb atij i takoi t\u00eb ket\u00eb me vuajtjen. Bibla\nthot\u00eb se djalli k\u00ebrkoi lejen prej Zotit q\u00eb ta tundonte k\u00ebt\u00eb njeri i cili kishte\nnj\u00eb fe v\u00ebrtet t\u00eb madhe. Ai Lutej, ofronte fli rregullisht, u m\u00ebsonte f\u00ebmij\u00ebve\nt\u00eb kishin besim n\u00eb Hyjin e gjall\u00eb, por prap\u00ebseprap\u00eb arriti \u00e7asti kur edhe atij\niu desh t\u00eb p\u00ebrballej me misterin e vuajtjes: i humbi pasurit\u00eb e shumta q\u00eb\nkishte, i vdiq\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e, n\u00eb fund, n\u00eb mishin e tij u shfaq s\u00ebmundja\ne tmerrshme e g\u00ebrbul\u00ebs, s\u00ebmundje e cila shkakton n\u00eb njeriun dhimbje shum\u00eb t\u00eb\nforta e q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjit\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kurim tjet\u00ebr nuk kishte p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz,\nve\u00e7se t\u2019i ve\u00e7onin diku larg qendrave t\u00eb banuara e atje t\u00eb prisnin vdekjen. P\u00ebr\nm\u00eb tep\u00ebr kjo s\u00ebmundje shihej edhe si nd\u00ebshkim i Hyjit p\u00ebr ndonj\u00eb m\u00ebkat. Pra, jo\nvet\u00ebm q\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli njeriu e shihte mishin e tij tek i kalbej p\u00ebrdit\u00eb, por i\nduhej gjithashtu q\u00eb <em>me shum\u00eb<\/em> <em>turp<\/em> t\u00eb ndahej edhe nga pjesa tjet\u00ebr e\nshoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb kulmin e k\u00ebsaj dhimbjeje q\u00eb tashm\u00eb, pra, po e\np\u00ebrvolonte trup e shpirt, Jobi nuk duron dot m\u00eb dhe fillon t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb kah Hyji\ne t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Atij llogari. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankim t\u00eb Jobit lindin edhe fjal\u00ebt q\u00eb\nsot d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb t\u00eb cilat shprehin nj\u00eb gjendje t\u00eb tmerrshme: <em>\u00abVall\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb luft\u00eb mbi tok\u00eb jeta e\nnjeriut?\u00bb<\/em> Kam p\u00ebrshtypjen se, duke i d\u00ebgjuar k\u00ebto fjal\u00eb, secilit tani po i\nvjen spontane q\u00eb ta pohoj\u00eb me kok\u00eb se \u00ebsht\u00eb dakord. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jobi vazhdon edhe m\u00eb tmerrsh\u00ebm: <em>\u00abN\u00ebse bie t\u00eb fle, pyes veten: kur do t\u00eb ngrihem?\u00bb<\/em> \u00cbsht\u00eb e tmerrshme\nt\u00eb biesh n\u00eb shtroj\u00eb e t\u00eb mos arrish t\u00eb flesh. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme jo edhe aq kur\nthjesht njeriu nuk ndjen gjum\u00eb, por kur e ndjen se \u00ebsht\u00eb i lodhur sa m\u00eb s\u2019ka e\nmegjithat\u00eb brenda vetes ndien se i ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb mendimesh,\nndjenjash, ankthesh, dhimbjesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe m\u00eb keq: Jobi thot\u00eb se as gjat\u00eb dit\u00ebs nuk gjen paqe.\nAi, me ankth, pohon se pret mbr\u00ebmjen, me shpres\u00ebn q\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjej\u00eb paqe.\nJobi i mjer\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth i tmerrsh\u00ebm vicioz, nga i cili i duket se nuk\ngjen dalje. E gjendja r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje, i\nduhet t\u00eb p\u00ebrballet edhe me <em>heshtjen e\nmistershme t\u00eb Zotit<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por cila \u00ebsht\u00eb lidhja q\u00eb kjo pjes\u00eb e Bes\u00eblidhjes s\u00eb\nVjet\u00ebr q\u00eb flet mbi k\u00ebt\u00eb dhimbje t\u00eb madhe t\u00eb Jobit, mund t\u00eb ket\u00eb me Ungjillin e\nsot\u00ebm? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb fakt, n\u00eb Ungjill shohim se Jezusi p\u00ebrballet me\nvuajtjen, por duke e mundur at\u00eb. Megjithat\u00eb, kam p\u00ebrshtypjen se pjesa e sotme\nungjillore nuk d\u00ebshiron t\u00eb na e p\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtu v\u00ebmendjen ton\u00eb! \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka\ntjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb re! Duhet t\u00eb shohim se si \u00ebsht\u00eb e mbushur nj\u00eb dit\u00eb e\nJezusit?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa e Ungjillit fillon duke na th\u00ebn\u00eb se Jezusi doli nga\nsinagoga dhe, menj\u00ebher\u00eb, shkoi tek sht\u00ebpia e Simonit dhe e Andreut. Aty sh\u00ebroi\nvjehrr\u00ebn e Simonit. Edhe m\u00eb: mbar\u00eb qyteti u mblodh para der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku\ngjendej. Pra Jezusi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Tij nuk kishte m\u00eb edhe aq shum\u00eb\nkoh\u00eb p\u00ebr vete. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po t\u00eb nes\u00ebrmen? Edhe aty veprimtaria e Jezusit \u00ebsht\u00eb\ntejet e dendur: duke e par\u00eb se turmat nuk i linin koh\u00eb t\u00eb lutej, Jezusi vendosi\nt\u2019i hiqte or\u00eb gjumit e t\u00eb zgjohej m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u2019u lutur. E, kur nx\u00ebn\u00ebsit e\ngjejn\u00eb n\u00eb lutje, u thot\u00eb: <em>\u00abEjani t\u00eb\nshkojm\u00eb gjetiu, n\u00eb fshatrat e af\u00ebrme, q\u00eb t\u00eb predikoj edhe atje. Prandaj edhe\nerdha.\u00bb.<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u201c<em>Agjenda<\/em>\u201d e\nJezusit ishte plot e p\u00ebrplot. Nj\u00eb rresht tjet\u00ebr i Ungjillit t\u00eb Markut thot\u00eb se Jezusi\nme apostujt, n\u00eb nj\u00eb fare pike, <em>\u00abs\u2019kishin\nkoh\u00eb as t\u00eb hanin, aq shum\u00eb njer\u00ebz vinin e shkonin aty ku ishin\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, si\u00e7 ndodh shpesh, ne replikojm\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se Jezusi\ntek e fundit \u00ebsht\u00eb Hyj, pra e kishte kollaj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po njeri, a e besojm\u00eb se ishte? Ishte n\u00eb <em>\u00abgjith\u00e7ka i ngjash\u00ebm me ne\u00bb<\/em>, na e kujton\nShkrimi Shenjt. Si rrjedhoj\u00eb at\u00ebher\u00eb e kuptojm\u00eb se edhe ai, si\u00e7 mund t\u00eb ndiente\ng\u00ebzimin, ashtu edhe mund t\u00eb binte pr\u00e9 e lodhjes, e s\u00ebmundjeve, e stresit, e\nhidh\u00ebrimit, e trishtimit, e betej\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb brenda mendjes\nnjer\u00ebzore kur gjendet p\u00ebrball\u00eb pyetjeve q\u00eb s\u2019t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjesh paqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por shohim se, edhe pse Jezusi \u00ebsht\u00eb i rrethuar me kaq\nshum\u00eb lodhje fizike p\u00ebrreth vetes, brenda mendjes s\u00eb Tij ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr:\nd\u00ebshira q\u00eb t\u00eb kryente at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte ardhur n\u00eb bot\u00eb, d\u00ebshira t\u00eb kryente\nvullnetin e Atit te vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur ne vendosim t\u00eb kryejm\u00eb vullnes\u00ebn e Zotit, vuajtjet nuk\nzhduken, por, p\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb na shtohen edhe m\u00eb shum\u00eb. Hyji nuk na i heq\nstreset. Ah, sa leht\u00eb do t\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb t\u00eb ishim t\u00eb krishter\u00eb! Por di\u00e7ka\ntjet\u00ebr mund t\u00eb ndodh\u00eb brenda nesh: t\u2019i shohim me syrin e fes\u00eb si s\u00ebmundjet,\nashtu edhe streset, pik\u00ebllimet e vuajtjet e tjera. Mund t\u00eb arrihet deri aty sa vuajtja\nnjer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrjetohet edhe si mision. Mjafton t\u00eb shohim jet\u00ebn e Jezusit dhe\nat\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebrve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr se, po t\u00eb mos ishte ndihma e Hirit t\u00eb Hyjit n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb mes, nuk do t\u2019ia dilnim kurr\u00eb, por ndihma e Hyjit pret edhe bashk\u00ebpunimin\nton\u00eb, pret edhe fen\u00eb ton\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jobi nuk gabon q\u00eb i k\u00ebrkon llogari Hyjit (madje n\u00eb fund\nHyji e p\u00ebrg\u00ebzon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb), por gjith\u00ebsesi gjendej di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Jobi\nkishte nevoj\u00eb p\u00ebr kthim: ta shihte vuajtjen jo si mallkim, por si pjes\u00eb e\nmistershme e ecjes drejt Hyjit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjill, Jezusi nuk sheh edhe aq vuajtjen e vet, por\nsheh vuajtjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Po ashtu edhe Sh\u00ebn Pali n\u00eb letr\u00ebn e tij thot\u00eb at\u00eb\nshprehjen e tij t\u00eb famshme: <em>\u00abI mjeri un\u00eb\nn\u00ebse nuk e shpall Ungjillin.\u00bb <\/em>Jo se nuk kishte \u201cplag\u00eb\u201d e vuajte Sh\u00ebn Pali,\npor gjithsesi ai kishte vendosur t\u00eb b\u00ebnte si Jezusi: t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb sh\u00ebronte\nplag\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve. Kur do t\u00eb bindemi se <em>plag\u00ebt\ntona do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohen vet\u00ebm kur do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb merremi me shum\u00eb\ndashuri me plag\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve<\/em>?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ting\u00ebllon i \u00e7uditsh\u00ebm nj\u00eb arsyetim i till\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb vuajtje. I duket si fyerje. Por realiteti i p\u00ebrditsh\u00ebm e\nv\u00ebrteton se shum\u00eb nga plag\u00ebt e njeriut sh\u00ebrohen pik\u00ebrisht k\u00ebshtu. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb ka q\u00eblluar t\u00eb takoj shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb\nreja q\u00eb kishin ardhur nga vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jepnin ndonj\u00eb\nndihm\u00eb modeste n\u00eb ungjillizim apo n\u00eb sh\u00ebrbim vullnetar. Por shum\u00eb shpesh kam\nd\u00ebgjuar prej goj\u00ebs s\u00eb tyre fjal\u00eb si: <em>\u00abU\nnisa me iden\u00eb q\u00eb t\u00eb jepja un\u00eb di\u00e7ka, por tani po kthehem me bindjen se kam\nmarr\u00eb un\u00eb vet\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb.\u00bb <\/em>Kishin marr\u00eb shum\u00eb dashuri, shum\u00eb\nmir\u00ebnjohje, shum\u00eb d\u00ebshmi jete&#8230; E, n\u00eb fund, e kishin v\u00ebn\u00eb re se kishin qen\u00eb\nleht\u00ebsuar edhe n\u00eb plag\u00ebt e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">&nbsp;Pastaj ka edhe nj\u00eb\nfaktor tjet\u00ebr q\u00eb nuk duhet ta n\u00ebnvler\u00ebsojm\u00eb: ne njer\u00ebzit shum\u00eb shpesh priremi\nta zmadhojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrimin ton\u00eb p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb na ka\nndodhur. E teprojm\u00eb aq shum\u00eb, saq\u00eb jo rrall\u00eb pastaj arrijm\u00eb t\u00eb justifikojm\u00eb\nedhe m\u00ebkatet e r\u00ebnda. Prandaj n\u00eb disa raste <em>\u00ebsht\u00eb\nv\u00ebrtet<\/em> <em>urgjente<\/em> t\u00eb dalim nga\nrrethi vicioz i ankesave e t\u00eb jepemi pas shpalljes s\u00eb Ungjillit e pas nevojave\nt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Fran\u00e7eska Saverio Kabrinit, e cila u\nquajt ndryshe edhe <em>\u00abShenjt\u00ebresha e\nitalian\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb\u00bb<\/em> (p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb mrekullushme q\u00eb ajo b\u00ebri\nn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e emigrant\u00ebve italian\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb nga fundi i shekullit XIX e\nderisa vdiq n\u00eb fillimin e shekullit XX), thuhet nj\u00eb detaj shum\u00eb interesant. Ose\nm\u00eb sakt\u00eb, e tregon ajo vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb sajen: <em>\u00abKur vizitoj ndonj\u00eb sht\u00ebpi ton\u00ebn<\/em> (\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb ku\nkishte Motrat e Kongregat\u00ebs s\u00eb themeluar prej saj) <em>dhe shoh fytyra t\u00eb zgjatura dhe v\u00ebrej nj\u00eb hije lodhjeje, dembelizmi apo\nhumori t\u00eb keq, nuk i k\u00ebrkoj nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs: \u2018\u00c7far\u00eb ke apo \u00e7far\u00eb nuk ke?\u2019\nNgre n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re q\u00eb t\u2019i detyroj\u00eb motrat t\u00eb dalin prej vetes s\u00eb\ntyre.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sikur t\u00eb gjith\u00eb epror\u00ebt e Instituteve Rregulltare t\u00eb\nkishin k\u00ebt\u00eb kriter pedagogjik, vet\u00ebm Zoti mund ta dij\u00eb se \u00e7\u2019veprimtari\nungjillizimi do t\u00eb shp\u00ebrthente n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shenjt\u00ebrit na m\u00ebsojn\u00eb se nuk duhet t\u00eb jemi prej atyre q\u00eb\nu shkon jeta duke l\u00ebpir\u00eb plag\u00ebt e veta, por na ftojn\u00eb <em>fuqish\u00ebm<\/em> t\u00eb rr\u00ebnjosemi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shpalljen e Krishtin.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, <em>ankes\u00ebs<\/em> s\u00eb Jobit n\u00eb leximin e par\u00eb i p\u00ebrgjigjet <em>vrulli<\/em> i Jezusit n\u00eb Ungjill p\u00ebr t\u00eb kryer vullnetin e Atit, si edhe <em>zelli<\/em> i Sh\u00ebn Palit e i shum\u00eb shentj\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e njer\u00ebzve. Vuajtja \u00ebsht\u00eb e pashmangshme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, por ajo mund t\u00eb shihet ndryshe e, deri diku, ajo mund t\u00eb leht\u00ebsohet edhe me vet\u00eb faktin se fillojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb pik\u00ebrisht nga ato rrethana p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar e shpall\u00eb Ungjillin, si edhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA V GJAT\u00cb VITIT B Job 7, 1-4. 6-7; Ps 146 (143); 1 Kor 9, 16-19. 22-23; Mk 1, 29-39 Sot leximet e shenjta d\u00ebshirojn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb ndryshe nga sa jemi m\u00ebsuar, t\u00eb na v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb vuajtjes. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se vuajtja nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e pranishme n\u00eb jet\u00ebn e &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=4924\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;I MJERI UN\u00cb N\u00cbSE NUK E PREDIKOJ UNGJILLIN!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[17],"class_list":["post-4924","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4924"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4926,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4924\/revisions\/4926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}