{"id":5513,"date":"2021-03-13T21:17:40","date_gmt":"2021-03-13T21:17:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=5513"},"modified":"2021-03-13T21:20:53","modified_gmt":"2021-03-13T21:20:53","slug":"hyji-aq-fort-e-deshi-boten-sa-qe-e-dha-nje-te-vetmin-birin-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=5513","title":{"rendered":"HYJI AQ FORT E DESHI BOT\u00cbN, SA Q\u00cb E DHA NJ\u00cb T\u00cb VETMIN BIRIN E VET."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA IV E KREZHMEVE &#8211; Viti B<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">2 Kro 36, 14-16. 19-23; Ps 137 (136); Ef 2, 4-10; Gjn 3, 14-21<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"600\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/nicodemo2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-5516\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/nicodemo2.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/nicodemo2-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 93vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo e diel\u00eb e kat\u00ebrt e koh\u00ebs s\u00eb krezhmeve shpesh quhet\nedhe si e diela e g\u00ebzimit. Refreni i psalmit t\u00eb sot\u00ebm thot\u00eb: <em>\u00abKujtimi yt, o Zot, \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi yn\u00eb.\u00bb<\/em>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb ecje krezhmore, i krishteri \u00ebsht\u00eb i ftuar t\u00eb g\u00ebzohet. Mbase na duket e\n\u00e7uditshme t\u00eb flasim p\u00ebr g\u00ebzim n\u00eb koh\u00ebn e krezhmeve, duke qen\u00eb se jemi m\u00ebsuar ta\nv\u00ebm\u00eb theksin m\u00eb fort tek pendimi dhe keqardhja p\u00ebr m\u00ebkatet tona, sesa tek\ng\u00ebzimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb liturgjia e sotme na fton n\u00eb g\u00ebzim. E duhet t\u00eb\njet\u00eb patjet\u00ebr k\u00ebshtu, sepse, sikur ecja krezhmore, thellimi i jet\u00ebs son\u00eb me\nZotin, do ta linte pas dore g\u00ebzimin, do t\u00eb ishte shenj\u00eb se ende nuk e kemi\nkuptuar \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh me Zotin, i cili do pik\u00ebrisht lumturin\u00eb ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">G\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb cilin Fjala e Hyjit na flet sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\ng\u00ebzim q\u00eb nuk vjen nga ne, por nga fakti se Hyji \u00ebsht\u00eb i dashur me ne. Jezusi ia\nthoshte k\u00ebt\u00eb Nikodemit duke e theksuar me forc\u00eb: <em>\u00abHyji aq fort e deshi bot\u00ebn, sa q\u00eb e dha nj\u00eb t\u00eb vetmin Birin e vet\u2026 \u00bb<\/em>\nDuke th\u00ebn\u00eb <em>\u00abaq fort\u00bb<\/em>, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb\nthoshte se s\u2019ka ku t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dashuria e Hyjit ndaj nesh \u00ebsht\u00eb e dendur, e vrullshme, e\np\u00ebrhershme. I krishteri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ecje krezhmore, pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet ta ngul\u00eb\nshikimin e vet. Sh\u00ebn Pali na thot\u00eb se Hyji \u00ebsht\u00eb <em>\u00abi pasur me m\u00ebshir\u00eb\u00bb<\/em>. Pra nuk na g\u00ebzon fakti se ia kemi arritur t\u2019i\nmposhtim apo jo veset tona, por fakti q\u00eb shohim se gjithsesi \u00ebsht\u00eb dashuria e\nHyjit ndaj nesh ajo q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb. Sh\u00ebn Pali thot\u00eb se Ai na ka dashur\nat\u00ebher\u00eb kur ne <em>\u00abishim t\u00eb vdekur p\u00ebr shkak\nt\u00eb fajeve\u00bb<\/em>, kur ishim jasht\u00eb jet\u00ebs me T\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po kaq fort dhe po kaq bukur e thekson dashurin\u00eb e Hyjit\nndaj popullit t\u00eb Tij edhe leximi i par\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga libri i\ndyt\u00eb i Kronikave. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky lib\u00ebr i Shkrimit Shenjt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shpejt\u00eb\ne disa prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Izraelit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa q\u00eb kemi d\u00ebgjuar sot, flet p\u00ebr nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb\nvendimtare t\u00eb formimit t\u00eb k\u00ebtij populli. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn kur populli\nizraelit filloi t\u00eb largohej keqas nga Hyji, aq sa <em>\u00abi p\u00ebrqeshnin lajm\u00ebtar\u00ebt e Hyjit, i b\u00ebnin n\u00eb asgj\u00eb fjal\u00ebt e tij dhe i\nvinin n\u00eb loj\u00eb profet\u00ebt e tij\u00bb<\/em>. K\u00ebshtu, p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb gabuara\nq\u00eb Izraeli ndiqte kur nuk e d\u00ebgjonte z\u00ebrin e Zotit, provokoi luftra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb\ncilat i soll\u00ebn shakt\u00ebrrim dhe pastaj edhe m\u00ebrgim n\u00eb tok\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb\nBabilonis\u00eb. Se sa trishtim i kishte shkaktuar popullit ky m\u00ebrgim, e pasqyron\nshum\u00eb mir\u00eb edhe psalmi i sot\u00ebm: <em>\u00abMbi\nlumenj t\u00eb Babilonit, atje rrinim e lotonim. \/ &#8230; Po si mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb\nk\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj?\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bibla mbase \u00ebsht\u00eb i vetmi lib\u00ebr n\u00eb bot\u00eb ku, ata q\u00eb e\nshkruajn\u00eb, nuk l\u00ebn\u00eb pa treguar t\u00eb k\u00ebqijat e veta. Ai q\u00eb i ka shkruar k\u00ebta\nrreshta n\u00eb lidhje me mosbindjen e popullit t\u00eb Izraelit, ishte patjet\u00ebr nj\u00eb\nizraelit edhe ai vet\u00eb, por, prap\u00eb se prap\u00eb, nuk ngurron t\u2019i <em>rreshtoj\u00eb<\/em> pabesnik\u00ebrit\u00eb e popullit t\u00eb\nvet. Thot\u00eb shprehimisht: <em>\u00abN\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb\ngjith\u00eb krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve si dhe populli mbar\u00eb i shumuan pabesnik\u00ebrit\u00eb e\nveta\u2026\u00bb<\/em> Nuk thot\u00eb <em>\u00abdisa\u00bb<\/em>, por <em>\u00abmbar\u00eb populli\u00bb<\/em>. Madje edhe vet\u00eb\nudh\u00ebheq\u00ebsit e tij shpirt\u00ebror\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb thirrur edhe m\u00eb fort t\u2019i\nq\u00ebndronin besnik\u00eb Hyjit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fjal\u00ebt q\u00eb pasojn\u00eb, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb forta: <em>\u00ab\u2026duke i ndjekur f\u00eblliq\u00ebsi\u00eb e pagan\u00ebve&#8230; \u00bb<\/em>.\nS\u2019kishte si ta thoshte ndryshe se populli hebre kishte arritur k\u00ebshtu kulmin e\nmosmir\u00ebnjohjes s\u00eb vet ndaj Zotit, ndaj Atij Zoti i cili e kishte p\u00ebrzgjedhur\nk\u00ebt\u00eb popull n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb. Tani Izraeli po i kthehej\njet\u00ebs pagane, jet\u00ebs pa Zotin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po shkonte edhe m\u00eb tej, sepse po dhunonte\nedhe Tempullin: <em>\u00ab\u2026duke e dhunuar Sht\u00ebpin\u00eb\ne Zotit, q\u00eb vet\u00eb Zoti e kishte shuguruar n\u00eb Jeruzalem\u00bb<\/em>. Tempulli, kjo\ngaranci e pranis\u00eb s\u00eb Hyjit n\u00eb mesin e popullit t\u00eb vet, tashm\u00eb po shp\u00ebrfillej e\ndhunohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abE pra, Zoti, Hyji i et\u00ebrve t\u00eb tyre ua d\u00ebrgonte me kujdes dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb\nlajm\u00ebtar\u00ebt e vet p\u00ebr t\u2019i qortuar, sepse i dhimbsej populli i vet dhe banesa e\nvet.\u00bb<\/em> Hyji ishte p\u00ebrpjekur n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb t\u2019i ftonte\nn\u00eb kthim. Por ata nuk d\u00ebgjuan. K\u00ebshtu q\u00eb e keqja nga e cila nuk desh\u00ebn t\u00eb\nhiqnin dor\u00eb, shum\u00eb shpejt u ra kok\u00ebs me ardhjen e luft\u00ebrave dhe m\u00ebrgimit t\u00eb\ntmerrsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por as at\u00ebher\u00eb Hyji nuk do ta harronte dashurin\u00eb ndaj\ntyre: vite m\u00eb von\u00eb, Zoti frym\u00ebzoi Kirin, (mbretin e famsh\u00ebm t\u00eb Babilonis\u00eb, t\u00eb\ncilin historia do ta njihte si <em>\u00abKiri i\nMadh\u00bb<\/em>), q\u00eb t\u2019i linte t\u00eb lir\u00eb popujt t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta. Ky\nvendim u pa menj\u00ebher\u00eb si nj\u00eb mrekulli dhe si shenj\u00eb e dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit. Habia\ne Izraelit ishte e madhe. Aq sa, n\u00eb nj\u00eb psalm, thuhet: <em>\u00abKur Zoti i ktheu rob\u00ebrit e Sionit, na dukej si t\u00eb ishim n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.\u00bb <\/em>(126,\n1) Kthimi s\u00ebrish n\u00eb tok\u00ebn e Izraelit, ishte shenja se Zoti e kishte falur\npopullin e vet dhe se po e ftonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb jet\u00ebn me T\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Cili ishte, pra, g\u00ebzimi i popullit t\u00eb Izraelit? Nuk ishte\nhistoria e tij, nuk ishin b\u00ebmat e tij, por <em>besnk\u00ebria<\/em>\n<em>e Hyjit<\/em> n\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr\nt\u00eb. Kjo dashuri e Hyjit ndaj nesh \u00ebsht\u00eb <em>\u00abkrenaria\ne shenjt\u00eb\u00bb<\/em> t\u00eb cil\u00ebn askush nuk duhet t\u00eb na e heq\u00eb. Edhe Jezusi e thekson: <em>\u00abN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Hyji nuk e d\u00ebrgoi Birin q\u00eb ta\nd\u00ebnoj\u00eb bot\u00ebn, por q\u00eb bota t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo dashuri e Hyjit do t\u00eb tregohej m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb mundimet\ndhe vdekjen e Jezusit p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb. Prandaj Jezusi thot\u00eb: <em>\u00abSikurse Moisiu e lart\u00ebosi gjarprin n\u00eb\nshkreti, po ashtu duhet t\u00eb lart\u00ebsohet edhe Biri i njeriut, q\u00eb kushdo t\u00eb besoj\u00eb\nn\u00eb t\u00eb, ta ket\u00eb jet\u00ebn e pasosur.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, n\u00eb fakt, gjat\u00eb ecjes s\u00eb popullit t\u00eb Izraelit n\u00eb\nshkreti, thuhet se nj\u00eb sulm i tmerrsh\u00ebm gjarp\u00ebrinjsh filloi t\u00eb vriste shum\u00eb\nnjer\u00ebz n\u00eb popull. Kur Moisiu iu lut Zotit t\u2019i shp\u00ebtonte, Zoti e porositi at\u00eb q\u00eb\nt\u00eb punonte nj\u00eb gjarp\u00ebr prej metali e ta vinte n\u00eb nj\u00eb dru, q\u00eb kushdo ta\nshikonte, t\u00eb sh\u00ebrohej. E ashtu ndodhi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ungjillore, na zbulon se ai gjest i\nMoisiut, paska qen\u00eb nj\u00eb <em>sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb<\/em> e\nasaj q\u00eb do t\u00eb realizonte Jezusi. Kushdo q\u00eb do t\u00eb shihte me fe Jezusin e\nkryq\u00ebzuar, do t\u00eb sh\u00ebrohej nga <em>helmi i\negoizmit<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, Nikodemit, Jezusi nuk do t\u2019i fliste vet\u00ebm p\u00ebr\ndashurin\u00eb e Hyjit p\u00ebr bot\u00ebn, por edhe p\u00ebr <em>seriozitetin<\/em>\nme t\u00eb cilin njeriut i k\u00ebrkohet <em>q\u00eb t\u2019i\np\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj dashurie<\/em>. I thot\u00eb: <em>\u00abKush\nbeson n\u00eb t\u00eb <\/em>(n\u00eb Birin)<em>, nuk d\u00ebnohet,\nnd\u00ebrsa kush nuk beson, ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar q\u00eb tani, pse nuk besoi n\u00eb Emrin e\nNj\u00eblindurit, Birit t\u00eb Hyjit.\u00bb<\/em> Njeriu duhet ta marr\u00eb seriozisht t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\ndashuri q\u00eb Hyji ka treguar p\u00ebr bot\u00ebn, aq sa ka d\u00ebrguar Birin e vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E serioziteti i p\u00ebrgjigjes s\u00eb njeriut tregohet nga veprat\nq\u00eb ai b\u00ebn. Thot\u00eb Sh\u00ebn Jakobi n\u00eb letr\u00ebn e tij: <em>\u00abFeja, n\u00ebse nuk i ka veprat, \u00ebsht\u00eb e vdekur n\u00eb vetvete&#8230; A do ta\nkuptosh, more qyqar, se feja pa vepra \u00ebsht\u00eb e pafrytshme?\u00bb<\/em> Prandaj Jezusi\nvazhdon n\u00eb bised\u00ebn e Tij me Nikodemin duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e veprave t\u00eb\nmira: <em>\u00abDrita erdhi n\u00eb bot\u00eb, por njer\u00ebzit\nm\u00eb tep\u00ebr desh\u00ebn terrin se drit\u00ebn, sepse veprat i kishin t\u00eb k\u00ebqija.\u00bb<\/em> Jezusi\nshpjegon k\u00ebshtu arsyen p\u00ebrse njer\u00ebzit do ta vrisnin m\u00eb von\u00eb, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb\nkryq: p\u00ebr shkak se do t\u00eb parap\u00eblqenin m\u00eb fort err\u00ebsir\u00ebn e egoizmit t\u00eb tyre se\nsa mir\u00ebnjohjen dhe bujarin\u00eb ndaj Hyjit. <em>\u00abKushdo\nq\u00eb b\u00ebn t\u00eb keqen, e urren drit\u00ebn dhe nuk del n\u00eb drit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zbulohen veprat\ne tija, kurse ai q\u00eb e v\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai del n\u00eb drit\u00eb, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb\nballafaqe se veprat e tij u b\u00ebn\u00eb si\u00e7 thot\u00eb Hyji.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi b\u00ebn k\u00ebtu edhe nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb mes\nDrit\u00ebs, s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs dhe Personit t\u00eb Tij. \u00cbsht\u00eb misteri i mrekulluesh\u00ebm i Birit\nt\u00eb Hyjit, <em>\u00abDrit\u00eb prej Drite\u00bb<\/em> (si\u00e7\nthemi n\u00eb <em>\u00abBesoj\u00bb<\/em>) dhe <em>\u00abe V\u00ebrteta\u00bb<\/em> e b\u00ebr\u00eb njeri (si\u00e7 e thot\u00eb\nvet\u00eb Jezusi n\u00eb Ungjill). Prandaj, kushdo zgjedh veprat e mira, ai zgjedh\nJezusin, <em>Drita<\/em> n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn njeriu\nmund t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn si duhet n\u00eb bot\u00eb. E kushdo zgjedh t\u00eb <em>vert\u00ebt\u00ebn<\/em>, ai zgjedh Jezusin, <em>\u00abe V\u00ebrteta\u00bb<\/em> q\u00eb ka ardhur n\u00eb mes nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ecje krezhmore, jemi t\u00eb thirrur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\nzgjedhjen ton\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb kalimit nga err\u00ebsira e egoizmit n\u00eb Drit\u00ebn e\ndashuris\u00eb s\u00eb Jezusit, nga jeta me mashtrime e g\u00ebnjeshtra q\u00eb na dikton urretja,\ntek <em>\u00abe V\u00ebrteta\u00bb<\/em> q\u00eb \u00ebsht\u00eb Jezusi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky kalim nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i mundur, sepse\nHyji nuk na k\u00ebrkon gj\u00ebra q\u00eb ne nuk mund t\u2019i realizojm\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb kalim i mundur, duhet ta dijm\u00eb se\n\u00ebsht\u00eb edhe i domosdosh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb urgjente t\u00eb dalim nga jeta m\u00ebkatare, p\u00ebrndryshe\ndo t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb edhe ne n\u00eb at\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ra Izraeli, si\u00e7 pam\u00eb n\u00eb\nleximin e par\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Hyji na fal n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e tij, por pasojat e\nm\u00ebkatit, gjithsesi ,do t\u00eb ndihen gjat\u00eb n\u00eb ne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Plot men\u00e7uri, aktori i njohur italian Roberto Benigni, n\u00eb\nnj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb veten, thoshte: <em>\u00abT\u00eb\nfillojm\u00eb nj\u00eb ecje t\u00eb re na frik\u00ebson, por pas \u00e7do hapi q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb, e kuptojm\u00eb\nse sa e rrezikshme ishte t\u00eb mos kishim l\u00ebvizur fare.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ecja krezhmore k\u00ebrkon kalimin e haresh\u00ebm nga jeta e m\u00ebkatit tek jeta e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs me Zotin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA IV E KREZHMEVE &#8211; Viti B 2 Kro 36, 14-16. 19-23; Ps 137 (136); Ef 2, 4-10; Gjn 3, 14-21 Kjo e diel\u00eb e kat\u00ebrt e koh\u00ebs s\u00eb krezhmeve shpesh quhet edhe si e diela e g\u00ebzimit. Refreni i psalmit t\u00eb sot\u00ebm thot\u00eb: \u00abKujtimi yt, o Zot, \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi yn\u00eb.\u00bb N\u00eb k\u00ebt\u00eb ecje &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=5513\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;HYJI AQ FORT E DESHI BOT\u00cbN, SA Q\u00cb E DHA NJ\u00cb T\u00cb VETMIN BIRIN E VET.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-5513","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5513"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5513\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5517,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5513\/revisions\/5517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}