{"id":552,"date":"2020-05-09T07:14:50","date_gmt":"2020-05-09T07:14:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=552"},"modified":"2020-05-09T07:18:45","modified_gmt":"2020-05-09T07:18:45","slug":"une-jam-udha-e-verteta-dhe-jeta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=552","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM UDHA, E V\u00cbRTETA DHE JETA."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA V E PASHK\u00cbS &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/dddd.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-555\" width=\"526\" height=\"454\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/dddd.jpg 900w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/dddd-300x259.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/dddd-768x664.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/dddd-450x389.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 526px) 93vw, 526px\" \/><figcaption> Vap 6, 1-7; Ps 33 (32); 1 Pjt 2, 4-9; Gjn 14, 1-12  <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Veprave t\u00eb Apostujve, t\u00eb cilat i d\u00ebgjojm\u00eb pak nga pak n\u00eb t\u00eb dielat e k\u00ebsaj kohe Pashke, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohim zhvillimin e ngjarjeve t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sot aty na flitet p\u00ebr nj\u00eb detaj mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 ishte zgjedhja e shtat\u00eb diakon\u00ebve t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i ndihmonin apostujt n\u00eb mbar\u00ebshtimin e Hireve t\u00eb Zotit, duke qen\u00eb se, dita-dit\u00ebs, po shtohej numri i t\u00eb krishter\u00ebve. \u00cbsht\u00eb bukur t\u00eb shohim se si Kisha e Hyjit po zgjerohej p\u00ebrdit\u00eb, edhe pse p\u00ebrreth saj mbret\u00ebronte k\u00ebrc\u00ebnimi e p\u00ebrndjekja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por v\u00ebmendja jon\u00eb sot natyrsh\u00ebm t\u00ebrhiqet me vrull nga\nUngjilli, sepse aty Jezusi b\u00ebn disa pohime me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr veten e vet. S\u00eb\npari thot\u00eb <em>\u00abUn\u00eb jam Udha, e V\u00ebrteta dhe\nJeta.\u00bb<\/em> e pastaj thot\u00eb edhe <em>\u00abKush m\u00eb\nka par\u00eb mua, ka par\u00eb edhe Atin\u00bb<\/em>. Nj\u00ebri pohim m\u00eb madh\u00ebshtor se tjetri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, para se t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e secilit prej tyre, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shohim se k\u00ebto pohime nuk ishin t\u00eb parap\u00ebrgatitura nga Jezusi p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb si testament nx\u00ebn\u00ebsve, por u provokuan nga biseda e b\u00ebr\u00eb me apostujt e vet at\u00eb nat\u00eb para se t\u00eb vdiste. Ajo q\u00eb, p\u00ebrkundrazi, Jezusi duket sikur e ka p\u00ebrgatitur me koh\u00eb ta thot\u00eb dhe q\u00eb duket sikur e ka me merak, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb gati apostujt p\u00ebr shkandullin e kryqit q\u00eb pas pak do t\u00eb vinte. Na ngjall\u00eb shum\u00eb dashuri ajo q\u00eb Jezusi u thot\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb: <em>\u00abMos t\u2019ju shqet\u00ebsohet zemra!\u00bb<\/em>. Duket si puna e k\u00ebshillave q\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb u jep f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet, para se t\u00eb nisen p\u00ebr udh\u00eb. E, n\u00eb fakt, pak m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb Ungjillin e Gjonit, Jezusi i quan apostujt pik\u00ebrisht <em>\u00abF\u00ebmij\u00ebzit e mi\u00bb<\/em> (13, 33). Tani v\u00ebrtet q\u00eb p\u00ebr Jezusin po fillon udha e kryqit, por kjo udh\u00eb po fillon nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Tij. Prandaj, plot me ndjenja prind\u00ebrore, Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb merak p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi vazhdon: <em>\u00abBesoni\nn\u00eb Hyjin edhe n\u00eb mua besoni!\u00bb<\/em>, duke i ftuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb besim. Sa t\u00eb\nv\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u besuar do t\u2019u jen\u00eb dukur apostujve k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Jezusit kur\ndo ta ken\u00eb par\u00eb At\u00eb t\u00eb gozhduar n\u00eb kryq! Pastaj u thot\u00eb se largimi i Tij nga\nkjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i p\u00ebrkohsh\u00ebm. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb largim i domosdosh\u00ebm, sepse i\nduhet t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb vendin p\u00ebr ta: <em>\u00abN\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e Atit tim ka shum\u00eb banesa. Po t\u00eb mos kishte, a do t\u2019ju thosha: \u201cPo\nshkoj t\u2019ju b\u00ebj gati vendin\u201d? Kur t\u2019ju p\u00ebrgatis vendin, do t\u00eb vij prap\u00eb e do\nt\u2019ju marr tek un\u00eb q\u00eb, aty ku jam un\u00eb, t\u00eb jeni edhe ju. Ku un\u00eb shkoj, ju e dini\nrrug\u00ebn\u00bb<\/em>. Fjal\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb argumentuar\nekzistenc\u00ebn e Parajs\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por fjal\u00ebt <em>\u00abKu un\u00eb shkoj, ju e dini rrug\u00eb.!\u00bb<\/em> nuk ishin edhe aq t\u00eb qarta p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Tij. E prandaj Toma e pyet: <em>\u00abZot\u00ebri, ne s\u2019dim\u00eb ku po shkon. Si, pra, mund ta dim\u00eb udh\u00ebn?\u00bb<\/em>. E k\u00ebtu Jezusi b\u00ebn at\u00eb pohimin e Tij kaq t\u00eb bukur e madh\u00ebshtor, pohim i cili ka nxitur komente t\u00eb shumta n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta shpjeguar e kuptuar at\u00eb si duhet. Thot\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb jam Udha, e V\u00ebrteta dhe Jeta.\u00bb<\/em>. E ka zakon ky Sh\u00ebn Toma t\u00eb nxis\u00eb fjal\u00eb e gjeste madh\u00ebshtore nga Jezusi, si\u00e7 b\u00ebri pas Ngjadhjes ku Jezusi i tha: <em>\u00abPse po m\u00eb sheh, po beson. Lum ata q\u00eb nuk pan\u00eb e besojn\u00eb!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrball\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb Jezusit q\u00eb thot\u00eb <em>\u00abUn\u00eb jam Udha, e V\u00ebrteta dhe Jeta\u00bb<\/em>, p\u00ebrpjekja e par\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ku Jezusi kishte nd\u00ebr mend ta vinte theksin m\u00eb s\u00eb shumti. Me t\u00eb drejt\u00eb dikush b\u00ebn k\u00ebto arsyetime: Jezusi a \u00ebsht\u00eb <em>Udha<\/em>, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb e V\u00ebrteta dhe Jeta; a \u00ebsht\u00eb e <em>V\u00ebrteta<\/em>, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb Udha dhe Jeta; apo \u00ebsht\u00eb <em>Jeta<\/em>, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb Udha dhe e V\u00ebrteta? Ndoshta, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte nd\u00ebrmend Jezusi, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i meditojm\u00eb thell\u00eb fjal\u00ebt e Tij n\u00eb vetvete, sepse Ai \u00ebsht\u00eb <em>\u00abUdha, e V\u00ebrteta dhe Jeta\u00bb<\/em> jon\u00eb. Megjithat\u00eb, duket sikur p\u00ebrgjigjen e pyetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme e gjejm\u00eb n\u00eb vet\u00eb kontekstin e bised\u00ebs. Jezusi pak m\u00eb sip\u00ebr kishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abKu shkoj un\u00eb, ju e dini rrug\u00ebn.\u00bb<\/em>. K\u00ebto fjal\u00eb e kishin nxitur Tom\u00ebn t\u00eb pyeste: <em>\u00abSi mund ta dim\u00eb udh\u00ebn?\u00bb<\/em>. Kjo na b\u00ebn t\u00eb guxojm\u00eb t\u00eb themi se, n\u00eb pohimin e vet, Jezusi e ka v\u00ebn\u00eb theksin pik\u00ebrisht tek <em>Udha<\/em>. Ai \u00ebsht\u00eb e vetmja Udh\u00eb q\u00eb na \u00e7on tek Ati. E, n\u00eb fakt, fill pas k\u00ebtij pohimi Jezusi thot\u00eb: <em>\u00abAskush nuk shkon tek Ati pos n\u00ebp\u00ebr mua\u00bb<\/em>. Vet\u00ebm Jezusi, pra, \u00ebsht\u00eb <em>Udha<\/em> q\u00eb, n\u00eb Shpirtin Shenjt, na \u00e7on n\u00eb njohjen dhe n\u00eb bashkimin me Atin e vet. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb <em>Udh\u00eb<\/em> e till\u00eb ngaq\u00eb vet\u00ebm Ai \u00ebsht\u00eb e <em>V\u00ebrteta<\/em> dhe <em>Jeta<\/em>. E, p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ndjekur <em>t\u00eb<\/em> <em>v\u00ebrtet\u00ebn<\/em> dhe e kan\u00eb dashur realisht <em>jet\u00ebn<\/em>, edhe kur nuk e dinin, ishin duke ndjekur Jezusin, i cili \u00ebsht\u00eb e <em>V\u00ebrteta<\/em> dhe <em>Jeta<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por pjesa ungjillore nuk mbaron me kaq. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve kaq t\u00eb bukura dhe madh\u00ebshtore t\u00eb Jezusit, Filipit i duket e natyrshme t\u2019i b\u00ebj\u00eb Jezusit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb: <em>\u00abZot\u00ebri, na e d\u00ebfto Atin e na mjafton.\u00bb<\/em>. Por p\u00ebr Jezusin kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e natyrshme. E natyrshme, p\u00ebrkundrazi, Jezusit i duket di\u00e7ka tjet\u00ebr: <em>\u00abO Filip, kaq shum\u00eb koh\u00eb jam me ju e nuk m\u00eb njohe ende? Kush m\u00eb ka par\u00eb mua, ka par\u00eb edhe Atin. Si thua pra: \u201cNa e d\u00ebfto Atin!\u201d? Po a nuk beson se un\u00eb jam n\u00eb Atin e Ati \u00ebsht\u00eb n\u00eb mua?\u00bb<\/em>. Duke q\u00ebndruar pran\u00eb Jezusit, njeriu kupton fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Hyjit At\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb dashuri, m\u00ebshir\u00eb dhe p\u00ebrvujt\u00ebri pa fund. <em>\u00abAi<\/em> \u00ebsht\u00eb <em>Sh\u00ebmb\u00ebllesa e Hyjit t\u00eb papash\u00ebm\u00bb<\/em> (Kol 1, 15), thot\u00eb Sh\u00ebn Pali n\u00eb letrat e tij p\u00ebr Jezusin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndoshta pas pyetjes s\u00eb Filipit fshihet nj\u00eb ide shum\u00eb e gabuar mbi Hyjin, ide t\u00eb cil\u00ebn mund ta kemi edhe shum\u00eb prej nesh. Shpesh kemi iden\u00eb se Hyji \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb b\u00ebn spektak\u00ebl, por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Hyji shpesh rri shum\u00eb i fshehur, shum\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote, t\u00eb cil\u00ebn Ai vet\u00eb e ka krijuar. Aq fort rri n\u00eb prapasken\u00eb, saq\u00eb pranon edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb dikush ta mohoj\u00eb. At\u00ebher\u00eb dikush mund t\u00eb pyes\u00eb se pse, pra, Hyji nd\u00ebrhyn n\u00eb disa raste me an\u00eb t\u00eb mrekullive, duke ndyshuar ligjet e natyr\u00ebs? A mos e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u dukur her\u00eb pas here? Apo nd\u00ebrhyn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar t\u00eb keqen e p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer t\u00eb mir\u00ebn? As p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn e as p\u00ebr tjetr\u00ebn arsye, por nd\u00ebrhyn sepse \u00ebsht\u00eb <em>dashuri<\/em>. \u00cbsht\u00eb i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, por <em>n\u00eb dashuri<\/em>. <em>\u00abBesoj n\u00eb Hyjin, Atin e Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm\u00bb<\/em> themi kur shpallim <em>Besojm\u00ebn<\/em>. \u00cbsht\u00eb i <em>Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm<\/em>, por si <em>At\u00eb<\/em>. E kjo veti (t\u00eb Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, por <em>n\u00eb dashuri<\/em>) vlen p\u00ebr t\u00eb Tre Personat Hyjnor\u00eb. E nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshe, sepse jan\u00eb bashkim Dashurie. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi, nuk b\u00ebn asgj\u00eb jasht\u00eb po k\u00ebsaj logjike t\u00eb dashuris\u00eb nd\u00ebrtrinitare. Kurr\u00eb. N\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb veten, n\u00eb \u00e7do gjest, n\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje, t\u00eb thjesht\u00eb apo t\u00eb bujshme, Ai kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga logjika e dashuris\u00eb. N\u00eb asnj\u00ebrin prej k\u00ebtyre rasteve Ai nuk ka reshtur s\u00eb zbuluari fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Atit t\u00eb vet, n\u00eb Shpirtin Shenjt. Edhe gjesti m\u00eb spontan q\u00eb Jezusi mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu mbi tok\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb p\u00ebrditshme, ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i motivuar nga kjo shtys\u00eb dashurie nd\u00ebrtrinitare. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si pra, mundet Filipi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb? Ai ende nuk e paska v\u00ebn\u00eb re se Jezusi s\u2019b\u00ebn kurr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb zbuloj\u00eb fytyr\u00ebn e Atit. Kaq shum\u00eb koh\u00eb kan\u00eb kaluar bashk\u00eb e nuk e paska kuptuar ende? Apo ndoshta Filipi ka gabim iden\u00eb e Atit? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po pse t\u00eb \u00e7uditemi kaq shum\u00eb me Filipin e shkret\u00eb? U b\u00ebn\u00eb dymij\u00eb vjet krishterim n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs e, n\u00eb shumic\u00ebn prej tyre, ende nuk jan\u00eb zhdukur idet\u00eb pagane mbi Hyjin. Edhe k\u00ebtyre popuj Jezusi do t\u2019u thoshte i habitur: <em>\u00abKaq shum\u00eb koh\u00eb jam me ju e nuk m\u00eb njoh\u00ebt ende?\u00bb<\/em>. K\u00ebtu mbase godet si nj\u00eb grusht n\u00eb stomak dhe na fton p\u00ebr kthim t\u00eb vazhduesh\u00ebm kjo th\u00ebnie e bukur e Shenjtes Terez\u00eb t\u00eb Lizjes\u00eb: <em>\u00abZemra e Jezusit trishtohet m\u00eb fort p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb pap\u00ebrsosm\u00ebrive t\u00eb vogla t\u00eb miqve t\u00eb Tij, se sa p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve, edhe t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb armiqve t\u00eb Tij.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abKush m\u00eb ka par\u00eb\nmua, ka par\u00eb edhe Atin.\u00bb<\/em> vazhdon Jezusi,\nduke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb njohim Hyjin, na duhet patjet\u00ebr\nt\u00eb njohim Jezusin. Nj\u00eb pohim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb\ninteresohemi edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr njohjen e Jezusit. Prandaj duhet t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb\npas dore leximin e Shkrimit Shenjt. <em>\u00abT\u00eb\nmos njoh\u00ebsh Shkrimin Shenjt, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos njoh\u00ebsh Krishtin.\u00bb<\/em>, thoshte\nSh\u00ebn Jeronimi n\u00eb shekulllin V. Aty, n\u00eb faqet e Shkrimit Shenjt, e ve\u00e7an\u00ebrisht\nn\u00eb Ungjill, ne do ta njohim m\u00eb nga af\u00ebr se kush \u00ebsht\u00eb Jezusi. K\u00ebshtu, do t\u00eb\nreshtim s\u00eb th\u00ebni marr\u00ebzira pagane mbi Hyjin. E, n\u00eb fakt, nuk mund t\u2019u v\u00ebm\u00eb em\u00ebr\ntjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se <em>marr\u00ebzira pagane<\/em>\ndisa ideve q\u00eb flasin p\u00ebr Hyjin si p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb nd\u00ebshkon, si Ai t\u00eb cilit i soset\ndurimi apo si dikush q\u00eb rri atje lart dhe sheh me mosp\u00ebrfillje spektaklet e\nbot\u00ebs son\u00eb e shum\u00eb ide t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme me k\u00ebto. Si pasoj\u00eb, do t\u00eb reshtnim\ns\u00eb th\u00ebni edhe <em>marr\u00ebzira pagane<\/em> mbi\nnjeriun. Nuk \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb thuhet: <em>\u00abM\u00eb\ntrego se \u00e7\u2019ide ke p\u00ebr Hyjin e un\u00eb do t\u00eb t\u00eb them se \u00e7\u2019ide ke p\u00ebr njeriun.\u00bb<\/em>. Prandaj\nfrancezi i njohur Blejz Paskal thoshte: <em>\u00abJo\nvet\u00ebm q\u00eb nuk e njohim Hyjin p\u00ebrve\u00e7 se n\u00ebp\u00ebrmjet Jezu Krishtit, por nuk mund ta\nnjohim as veten p\u00ebrve\u00e7 se n\u00ebp\u00ebrmjet Jezu Krishtit.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe Sh\u00ebn Pjetri, n\u00eb leximin e dyt\u00eb, na nxit q\u00eb ta njohim\nJezusin e t\u2019i afrohemi Atij: <em>\u00abFort t\u00eb\ndashur, afrohuni Krishtit, Gurit t\u00eb gjall\u00eb, nj\u00ebmend t\u00eb p\u00ebrbuzur prej njer\u00ebzve,\npor t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm para Hyjit, q\u00eb edhe ju, si gur\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb\nnd\u00ebrtoheni Sht\u00ebpi shpirt\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb meshtar\u00ed e shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb kushtuar\nfli shpirt\u00ebrore, q\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb Hyjit n\u00ebp\u00ebr Jezu Krishtin!\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fjal\u00eb t\u00eb bukura, q\u00eb do t\u00eb meritonin nj\u00eb homeli m\u00eb vete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA V E PASHK\u00cbS &#8211; VITI A Pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Veprave t\u00eb Apostujve, t\u00eb cilat i d\u00ebgjojm\u00eb pak nga pak n\u00eb t\u00eb dielat e k\u00ebsaj kohe Pashke, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohim zhvillimin e ngjarjeve t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sot aty na flitet p\u00ebr nj\u00eb detaj mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=552\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;UN\u00cb JAM UDHA, E V\u00cbRTETA DHE JETA.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-552","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=552"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":556,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552\/revisions\/556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}