{"id":5885,"date":"2021-04-11T06:26:28","date_gmt":"2021-04-11T06:26:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=5885"},"modified":"2021-04-11T06:26:55","modified_gmt":"2021-04-11T06:26:55","slug":"u-tregoi-duart-dhe-kraharorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=5885","title":{"rendered":"U TREGOI DUART DHE KRAHARORIN."},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA II E PASHK\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 4, 32-35; Ps 118 (117); 1 Gjn 5, 1-6; Gjn 20, 19-31<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"800\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/GESU-RISORTO-TOMMASO.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-5886\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/GESU-RISORTO-TOMMASO.jpg 400w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/GESU-RISORTO-TOMMASO-150x300.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 93vw, 400px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo e diel e par\u00eb pas s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit,\nka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs me emrin <em>\u00abE diela e M\u00ebshir\u00ebs Hyjinore\u00bb<\/em> dhe ky em\u00ebr iu diktua nga vet\u00eb Jezusi\nShenjtes polake, Faustina Kovalska, n\u00eb fillimet e shekullit t\u00eb kaluar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Padyshim q\u00eb kjo d\u00ebshir\u00eb e Jezusit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi.\nJezusi e porositi Mot\u00ebr Faustin\u00ebn q\u00eb t\u2019u thoshte njer\u00ebzve ta pikturonin nj\u00eb\nimazh t\u00eb Tijin ashtu si\u00e7 po e shikonte ajo. \u00ab<em>Cili piktor mund ta pikturoj\u00eb bukurin\u00eb t\u00ebnde, o Zoti im?\u00bb<\/em> \u2013 iu\np\u00ebrgjigj gati spontanisht shenjt\u00ebresha e \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pamja q\u00eb kishte ajo para syve, ishte Jezusi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me\ndor\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb ngritur n\u00eb form\u00eb bekimi, nd\u00ebrsa me dor\u00ebn e majt\u00eb tregonte\nkraharorin e Tij, nga i cili dilnin dy rreze ndri\u00e7uese: nj\u00ebra me ngjyr\u00eb t\u00eb\nbardh\u00eb e tjetra me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe. N\u00eb trupin e Jezusit t\u00eb Gjall\u00eb, pra, dukeshin\nqart\u00eb plag\u00ebt e q\u00eb ka marr\u00eb gjat\u00eb kryq\u00ebzimit. Posht\u00eb imazhit Jezusi e porosit q\u00eb\nt\u00eb shkruheshin fjal\u00ebt <em>\u00abJezus, un\u00eb besoj\nn\u00eb Ty.\u00bb <\/em>Nj\u00eb imazh t\u00eb till\u00eb besoj se e njohin tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sepse\ndevocioni ndaj M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore po rritet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm flitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur\npik\u00ebrisht p\u00ebr plag\u00ebt e Jezusit t\u00eb Ngjallur. <em>Plag\u00ebt<\/em>,\npra, jan\u00eb lidhja mes <em>liturgjis\u00eb s\u00eb Fjal\u00ebs<\/em>\ns\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diele dhe <em>fest\u00ebs<\/em> s\u00eb\nporositur nga Jezusi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Jezusi, edhe pas Ngjalljes s\u00eb Tij,\nvazhdonte t\u2019i kishte ato plag\u00eb? Nuk mund t\u00eb themi se kjo ishte e pashmangshme,\nsepse p\u00ebrndryshe Atij do t\u2019i ishte dashur t\u00eb kishte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb plag\u00eb t\u00eb\ntjera n\u00eb trup: plag\u00ebt e shumta t\u00eb kamxhik\u00ebve \u2013 e q\u00eb aso kohe nuk ishin thjesht\ndisa g\u00ebrvishtje apo t\u00eb nxira, por \u00e7arje t\u00eb forta n\u00eb mish \u2013, plag\u00ebt e shkaktuara\nnga pesha jo e vog\u00ebl e kryqit <em>q\u00eb e mbarti\nvet\u00eb<\/em> dhe plag\u00ebt e shkaktuara nga kurora e ferrave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrse, pra, k\u00ebto plag\u00eb? Mos vall\u00eb Trupi i Jezusit nuk\nishte edhe aq i Lavdish\u00ebm?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dometh\u00ebnia e k\u00ebtyre plag\u00ebve tregohet nga vet\u00eb gjestet e\nJezusit kur ky u shfaqet apostujve, si\u00e7 e d\u00ebgjuam n\u00eb Ungjill. Thot\u00eb Ungjilli se\npas p\u00ebrsh\u00ebndetjes <em>\u00abPaqja me ju!\u00bb<\/em>,\nJezusi <em>\u00abu tregoi duart dhe kraharorin\u00bb<\/em>.\nT\u00eb nj\u00ebjtin gjest e p\u00ebrs\u00ebrit edhe me Tom\u00ebn dyshues. Ky gjest tregon q\u00eb tashm\u00eb\nplag\u00ebt e Jezusit jan\u00eb <em>d\u00ebshmia<\/em> se ai\nJezus t\u00eb cilin k\u00ebta e kishin par\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb kryq para pak dit\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb i\nnj\u00ebjti me at\u00eb q\u00eb ata po shohin me syt\u00eb e tyre. Jezusi d\u00ebshironte t\u2019i bindte se\nNgjallja e tij kishte ndodhur realisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E kjo gj\u00eb i g\u00ebzon nx\u00ebn\u00ebsit: i g\u00ebzon fakti se Ngjallja e\nJezusit \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Kaq fort do t\u2019ua pushtonte zemr\u00ebn kjo e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb\ncil\u00ebn u b\u00ebn\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb, saq\u00eb \u2013 me ndihm\u00ebn e Hyjit \u2013 nuk do t\u00eb kishin m\u00eb frik\u00eb\nta shpallnin, edhe sikur kjo t\u2019u rrezikonte jet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos besuar n\u00eb Ngjalljen\nreale t\u00eb Jezusit \u2013&nbsp; e flen\u00eb nd\u00ebrgjegjen e\ntyre duke th\u00ebn\u00eb se trupi i Jezusit t\u00eb vdekur mund t\u00eb jet\u00eb <em>vjedhur<\/em> e fshehur nga vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebt pastaj kan\u00eb\ndal\u00eb t\u00eb predikonin \u201cp\u00ebrrall\u00ebn\u201d e Ngjalljes s\u00eb Tij, si mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tyrin, kur shohin se, p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebsaj \u201cp\u00ebrralle\u201d, apostujt <em>kan\u00eb derdhur gjakun<\/em> e tyre? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ngjallja e Jezusit \u00ebsht\u00eb reale. Apostujt e pan\u00eb Jezusin e\nNgjallur, e prek\u00ebn, h\u00ebngr\u00ebn me t\u00eb. Kjo tashm\u00eb ishte burimi i pafund i g\u00ebzimit\nt\u00eb tyre. Kjo ngjallje ua mbushi jet\u00ebn me energji t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">G\u00ebzimi real i shkaktuar nga Ngjallja e Jezusit, mund t\u00eb\npreket me dor\u00eb tek bashk\u00ebsia e par\u00eb e krishter\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Veprat e\nApostujve sot na e p\u00ebrshkruajn\u00eb me fjal\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prek\u00ebse: <em>\u00abN\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e besimtar\u00ebve mbret\u00ebronte nj\u00eb p\u00ebrkim i plot\u00eb.\u00bb<\/em> Kaq i\nplot\u00eb ishte p\u00ebrkimi, saq\u00eb <em>\u00abaskush nuk e\nquante t\u00eb veten \u00e7kado q\u00eb kishte, por nd\u00ebr ta gjith\u00e7ka ishte e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00bb<\/em>\nTa merr mendja se asgj\u00eb nuk e konsideronin m\u00eb gj\u00eb t\u00eb veten, p\u00ebrderisa p\u00ebr ta e\nvetmja gj\u00eb q\u00eb ua kishte pushuar zemrat, ishte Jezusi i Ngjallur dhe d\u00ebshira p\u00ebr\nta d\u00ebshmuar at\u00eb: <em>\u00abApostujt, me fuqi t\u00eb\nmadhe, jepnin d\u00ebshmi mbi ngjalljen e Zot\u00ebris\u00eb Jezus.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb tek plag\u00ebt e Jezusit, t\u00eb\ncilat ishin dhe jan\u00eb garancia e Ngjalljes s\u00eb t\u00eb Kryq\u00ebzuarit. Papa Benedikti, me\nstilin e tij t\u00eb mpreht\u00eb, thoshte edhe se plag\u00ebt e Jezusit jan\u00eb edhe <em>\u00abshprehja e jashtme e identitetit t\u00eb Tij t\u00eb\nbrendsh\u00ebm\u00bb<\/em>. Pra plag\u00ebt e Jezusit shprehin <em>identitetin<\/em> <em>e Personit t\u00eb Jezusit<\/em>,\ndometh\u00ebn\u00eb shprehin <em>identitetin e Hyjit<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">&nbsp;E mund ta kuptojm\u00eb\nleht\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb ky identitet: <em>M\u00ebshira<\/em>.\nPlag\u00ebt e Jezusit nuk jan\u00eb treguesi i asaj q\u00eb ne i kemi b\u00ebr\u00eb Hyjit duke e\nkryq\u00ebzuar at\u00eb; nuk jan\u00eb d\u00ebshmi padie p\u00ebr krimin q\u00eb njer\u00ebzimi ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr\nHyjit, por jan\u00eb d\u00ebshmi e asaj q\u00eb Hyji ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb njer\u00ebzimit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebrisht, ngaq\u00eb Jezusi \u00ebsht\u00eb kaq i m\u00ebshirsh\u00ebm, kur u\nshfaqet apostujve, nuk u thot\u00eb: <em>\u00abPo ku\nshkuat? A nuk ju thash\u00eb?\u00bb<\/em>, por u thot\u00eb: <em>\u00abPaqja\nme ju!\u00bb<\/em>, duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se tashm\u00eb e ka falur tradhtin\u00eb e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po ashtu sillet edhe me Tom\u00ebn <em>dyshues<\/em>: \u00ebsht\u00eb M\u00ebshira e Tij ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrkulet mbi dob\u00ebsin\u00eb\ne k\u00ebtij biri t\u00eb vetin p\u00ebr t\u2019ia hapur syt\u00eb e fes\u00eb. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb M\u00ebshire t\u00eb till\u00eb\nToma gjunj\u00ebzohet dhe shpall: <em>\u00abZot\u00ebria im\ndhe Hyji im!\u00bb<\/em>. N\u00eb nj\u00eb shpallje kaq t\u00eb bukur t\u00eb fes\u00eb s\u00eb vet, Tom\u00ebn nuk e ka\n\u00e7uar hulumtimi i tij e as d\u00ebshmia e fort\u00eb dhe e hareshme e apostujve, gj\u00ebra\nndaj t\u00eb cilave ai qe treguar indiferent, por e \u00e7oi p\u00ebrkulja e m\u00ebshirshme e\nJezusit mbi dob\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke shikuar kah plag\u00ebt e Jezusit, pra, le t\u00eb mbushemi\nedhe ne me shpres\u00eb brenda nesh dhe ta le shohim edhe dob\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet\nplag\u00ebve t\u00eb Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjithashtu, sa her\u00eb q\u00eb plag\u00ebt e Jezusit mund t\u00eb na duken\nsi di\u00e7ka e rendit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mosin e t\u00eb kthehemi n\u00eb shpirtin ton\u00eb p\u00ebr\nt\u2019u ballafaquar me ato plag\u00eb, sepse vet\u00ebm ballafaqimi me to na tregon jo vet\u00ebm\nidentitetin e Jezusit si Hyj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por edhe si njeri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Do t\u00eb\nthot\u00eb se ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe identitetin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb njeriut, \u00ebsht\u00eb dashuria,\ndhurimi i vetvetes dhe falja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e dyt\u00eb sot d\u00ebgjuam disa rreshta t\u00eb shk\u00ebputur\nnga nj\u00ebra prej letrave t\u00eb Sh\u00ebn Gjonit. Ai, duke dashur t\u2019i nxis\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt\nt\u00eb cil\u00ebvu u drejtohet q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se <em>\u00abJezusi\n\u00ebsht\u00eb Mesia i lindur prej Hyjit\u00bb<\/em>, menj\u00ebher\u00eb shpjegon se si ne mund t\u00eb\nbashkohemi me ata q\u00eb realisht besojn\u00eb n\u00eb Ngjalljen e Tij: <em>\u00abDashuria ndaj Hyjit \u00ebsht\u00eb kjo: q\u00eb ne t\u2019i zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e Hyjit.\u00bb\n<\/em>Kur ne besojm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se Jezusi e ka mposhtur vjekjen dhe m\u00ebkatin, at\u00ebher\u00eb\ndo ta kemi t\u00eb leht\u00eb ta mposhtim edhe egoizmin ton\u00eb dhe tundimet e t\u00eb Keqit q\u00eb\nna shtyjn\u00eb t\u00eb urrejm\u00eb: <em>\u00abUrdh\u00ebrimet e tija\nnuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Sepse, gjith\u00e7ka lind prej Hyjit, ngadh\u00ebnjen mbi bot\u00ebn. Dhe\nkjo \u00ebsht\u00eb fitorja q\u00eb e mundi bot\u00ebn: feja jon\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tep\u00ebr t\u00eb bukur e dometh\u00ebn\u00ebs k\u00ebto rreshta: n\u00ebse Jezusi, i\nlinduri prej Hyjit, e mundi bot\u00ebn dhe vdekjen, at\u00ebher\u00eb edhe ne, p\u00ebrmes fes\u00eb s\u00eb\ngjall\u00eb, mund t\u2019i zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e dashuris\u00eb q\u00eb Zoti na m\u00ebson, sepse edhe\nk\u00ebto urdh\u00ebrime kan\u00eb lindur prej Hyjit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel t\u00eb <em>\u00abM\u00ebshir\u00ebs\nHyjnore\u00bb<\/em>, pra, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga Jezusi q\u00eb edhe ne t\u00eb na b\u00ebj\u00eb <em>t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm<\/em> me nj\u00ebrit-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thoshte Papa Sh\u00ebn Gjon Pali II: <em>\u00abJasht\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Hyjit, nuk ka asnj\u00eb tjet\u00ebr burim shprese p\u00ebr qeniet njer\u00ebzore.\u00bb<\/em> E ishte pik\u00ebrisht ky Pap\u00eb i madh ai q\u00eb e zyrtarizoi n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb kremten e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA II E PASHK\u00cbS Vap 4, 32-35; Ps 118 (117); 1 Gjn 5, 1-6; Gjn 20, 19-31 Kjo e diel e par\u00eb pas s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit, ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs me emrin \u00abE diela e M\u00ebshir\u00ebs Hyjinore\u00bb dhe ky em\u00ebr iu diktua nga vet\u00eb Jezusi Shenjtes polake, Faustina &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=5885\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;U TREGOI DUART DHE KRAHARORIN.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-5885","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5887,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5885\/revisions\/5887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}