{"id":628,"date":"2020-05-21T07:55:05","date_gmt":"2020-05-21T07:55:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=628"},"modified":"2020-05-23T07:19:34","modified_gmt":"2020-05-23T07:19:34","slug":"une-jam-me-ju-gjithmone-deri-ne-te-sosur-te-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=628","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM ME JU GJITHMON\u00cb, DERI N\u00cb T\u00cb SOSUR T\u00cb BOT\u00cbS!"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00cb NGRITURIT E JEZUSIT N\u00cb QIELL &#8211; SH\u00cbLBUEMI &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"633\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-1024x633.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-630\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-1024x633.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-300x185.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-768x475.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-1536x949.jpg 1536w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2-450x278.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Qiell2.jpg 1979w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><figcaption>Vap 1, 1-11; Ps 47 (46); Ef 1, 17-23; Mt 28, 16-20 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thuhet se nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb meshtar vendosi t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb\ntakoj\u00eb disa minator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt punonin n\u00eb disa miniera t\u00eb larg\u00ebta, ku askush\nnuk shkonte t\u00eb fliste p\u00ebr Krishtin. Kur arriti atje, thirri nj\u00ebrin prej\npun\u00ebtor\u00ebve dhe i tha: <em>\u00abA e njihni Jezu\nKrishtin?\u00bb. <\/em>E meshtari kuptoi shum\u00eb nga p\u00ebrgjigjja e pat\u00ebkeq e pun\u00ebtorit: <em>\u00abJo, nuk e njoh! Ndoshta nuk punon k\u00ebtu!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ka n\u00eb bot\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk dijn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Krishtin! T\u00eb mos shkojm\u00eb larg: edhe k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ku krishterimi \u00ebsht\u00eb predikuar q\u00eb prej dy mij\u00eb vjet\u00ebsh nga vet\u00eb Sh\u00ebn Pali, ka shum\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk po flas p\u00ebr rastet kur e mohojn\u00eb Krishtin apo e tallin At\u00eb, por p\u00ebr rastet ku nuk v\u00ebrtet nuk dihet asgj\u00eb rreth Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm u thot\u00eb apostujve t\u00eb vet: <em>\u00abShkoni e b\u00ebni nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mi t\u00eb gjith\u00eb popujt.\u00bb<\/em>. Sot q\u00eb kremtojm\u00eb Ngjitjen e Krishtit n\u00eb Qiell, kjo ftes\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet se kjo e kremte e sotme thekson n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb faktin se Jezusi na ka paraprir\u00eb n\u00eb at\u00eb lavdi t\u00eb cil\u00ebn edhe ne shpresojm\u00eb se do ta shijojm\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por kjo e kremte thekson jo pak edhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet tjet\u00ebr: k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb Jezusi ka l\u00ebn\u00eb Kish\u00ebn e vet q\u00eb ta vazhdoj\u00eb misionin e Tij, edhe pse kurr\u00eb Ai nuk e l\u00eb at\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sikur t\u00eb mos e kuptonim k\u00ebt\u00eb, nuk do t\u00eb arrinim ta kuptonim as bised\u00ebn interesante q\u00eb zhvillohet n\u00eb mes Jezusit dhe apostujve dit\u00ebn kur Ai do t\u00eb ngjitej n\u00eb Qiell. Nd\u00ebrsa ishin duke ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb (mister m\u00eb vete: Jezusi i Ngjallur vazhdon t\u00eb ushqehet me ushqimet e k\u00ebsaj bote!), apostujt i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje: <em>\u00abZot\u00ebri, a thua do ta rip\u00ebrt\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Izraelit?\u00bb<\/em>. Kjo pyetje tregon shpres\u00ebn q\u00eb kishin apostujt se, nj\u00eb dit\u00eb, Hyji do ta lironte Izraelin nga zgjedha e pushtuesve dhe do t\u2019ia zbardhte atij faqen para t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb shpres\u00eb pak si tep\u00ebr materialiste kjo e tyre, por jo edhe aq e shtremb\u00ebr, si\u00e7 p\u00ebrpiqet t\u00eb theksoj\u00eb ndokush. N\u00eb fund t\u00eb fundit kjo shpres\u00eb tregonte fen\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb Izraelit n\u00eb Hyjin, bindjen se askush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se Ai. Apostujt (e kjo \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore), duke ia drejtuar Jezusit k\u00ebt\u00eb pyetje, tregojn\u00eb haptas bindjen e tyre se Jezusi \u00ebsht\u00eb Hyj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, n\u00eb fakt, kjo lloj k\u00ebrkese nuk ishte e plot\u00eb: apostujve do t\u2019u duhet t\u00eb shkojn\u00eb edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb misterin e Krishtit. Prandaj Jezusi iu p\u00ebrgjigj i prer\u00eb: <em>\u00abNuk \u00ebsht\u00eb puna juaj ta njihni koh\u00ebn dhe momentin q\u00eb Ati ia ka p\u00ebrcaktuar pushtetit t\u00eb vet. Por ju do t\u00eb merrni fuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt, i cili do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb ju, dhe ju do t\u00eb b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00ebt e mi n\u00eb Jerusalem, n\u00eb mbar\u00eb Juden\u00eb, na Samari, madje dhe gjer n\u00eb skajin e bot\u00ebs.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abNuk \u00ebsht\u00eb puna juaj\u00bb<\/em>: Jezusi d\u00ebshiron t\u2019i largoj\u00eb aspotujt nga kureshtja e tep\u00ebrt. E, n\u00eb fakt, i krishteri duhet t\u00eb ruhet nga nj\u00eb kureshtje tep\u00ebrt n\u00eb lidhje me llojin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Hyjit n\u00eb jet\u00ebn e tij e n\u00eb jet\u00ebn e bot\u00ebs. Apostujt, si edhe mbar\u00eb Izraeli \u2013 e tham\u00eb \u2013 prisnin \u00e7astin kur do t\u2019i zbardhej fytyra k\u00ebtij populli, pritje kjo shum\u00eb e drejt\u00eb, por, <em>kur<\/em> dhe <em>si<\/em> do t\u00eb ndodhte kjo, i takonte vet\u00ebm Hyjit ta dinte n\u00eb plot\u00ebsi. Mbase natyra jon\u00eb njer\u00ebzore e ka t\u00eb pamundur ta kuptoj\u00eb dhe mbase i sjell\u00eb <em>m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm se dobi <\/em>n\u00ebse Hyji ia zbulon koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e atij \u00e7asti, prandaj edhe Hyji, n\u00eb dashurin\u00eb e n\u00eb urtin\u00eb e Tij, nuk e sheh me vend t\u00eb na e zbuloj\u00eb at\u00eb. Besimtari, nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb i thirrur q\u00eb t\u00eb jap\u00eb d\u00ebshmi e t\u00eb shpall\u00eb Ungjillin: <em>\u00abJu do t\u00eb b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00ebt e mi\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shum\u00eb prej nesh duam t\u2019i japim mend Hyjit, d\u00ebshirojm\u00eb ta nxisim At\u00eb q\u00eb ta shoh\u00eb gjendjen ton\u00eb. Dikush lutet p\u00ebr sh\u00ebndetin e vet, dikush d\u00ebshiron t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb Hyjit se \u00e7far\u00eb Ai duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, dikush i paraqet atij projekte e plane, n\u00eb t\u00eb cilat Hyji patjet\u00ebr u dashka t\u00eb hedh\u00eb firm\u00ebn e vet. E, kur k\u00ebto nuk ndodhin, as q\u00eb u shkon nd\u00ebr mend se mbase Hyji po u p\u00ebshp\u00ebrit n\u00eb vesh di\u00e7ka tjet\u00ebr. Po u thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb puna e tyre kjo. Po u thot\u00eb se, edhe pse k\u00ebrkesa t\u00eb tilla jan\u00eb shprehje e besimit n\u00eb gjith\u00ebpushtet\u00ebsin\u00eb e Tij, prap\u00ebseprap\u00eb ato nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb na \u00e7uar kah sh\u00eblbimi: <em>\u00abBesojn\u00eb edhe djajt\u00eb dhe dridhen\u00bb<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Jakobi n\u00eb Letr\u00ebn e tij (2, 19). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ta kuptojm\u00eb drejt\u00eb: ne edhe t\u00eb lutemi e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb hire t\u00eb ndryshme jo vet\u00ebm q\u00eb mundemi, por edhe duhet. Vet\u00eb Jezusi thot\u00eb n\u00eb Ungjill <em>\u00abLypni e do t\u2019ju jepet.\u00bb<\/em>, por duhet t\u00eb kemi kujdes q\u00eb t\u00eb mos kaplohemi nga ajo fryma q\u00eb na nxit t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i japim mend Hyjit apo t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb thjesht kureshtje e tepruar. K\u00ebto nuk jan\u00eb puna jon\u00eb. Pun\u00eb e jona, kryesisht, qenka q\u00eb t\u00eb japim d\u00ebshmi t\u00eb krishter, t\u2019i p\u00ebrngjajm\u00eb Krishtit dhe ta p\u00ebrhapim sa m\u00eb shum\u00eb Fjal\u00ebn e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sa shum\u00eb prej nesh t\u00eb krishter\u00ebve e kemi ndonj\u00eb rast p\u00ebr ta d\u00ebshmuar Krishtin (e un\u00eb jam i bindur se \u201cndonj\u00eb rast\u201d i fort\u00eb vjen p\u00ebr secilin), por i kthejm\u00eb shpin\u00ebn k\u00ebsaj mund\u00ebsie! Sa shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00ebrhiqen mbrapsht nga d\u00ebshmia e krishter\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrqeshjes nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre! Sa shum\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb, t\u00eb marr\u00eb mendsh nga ajo q\u00eb mund t\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, b\u00ebjn\u00eb m\u00ebkate t\u00eb m\u00ebdha e deri edhe mizore! Sa shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb kan\u00eb raste t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb me pasurit\u00eb q\u00eb Hyji u v\u00eb n\u00eb duart e tyre, por lakmia e tep\u00ebrt i \u00e7on ata q\u00eb &#8220;t\u2019ia v\u00ebn\u00eb tap\u00ebn&#8221; nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tyre! Ta dim\u00eb mir\u00eb se, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb Ungjillit, askush n\u00eb bot\u00eb nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb ne mund ta kishim b\u00ebr\u00eb me d\u00ebshmin\u00eb ton\u00eb, por q\u00eb e lam\u00eb pa b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi i ngritur n\u00eb qiell pret prej t\u00eb krishter\u00ebve\nd\u00ebshmin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota ta njoh\u00eb Jezusin, t\u2019i besoj\u00eb Atij dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb\nnga egoizmi e nga m\u00ebkati: <em>\u00abShkoni e b\u00ebni\nnx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mi t\u00eb gjith\u00eb popujt! Pag\u00ebzoni n\u00eb Em\u00ebr t\u00eb Atit e t\u00eb Birit e t\u00eb\nShpirtit Shenjt! M\u00ebsoni t\u00eb zbatojn\u00eb gjith\u00e7ka ju kam urdh\u00ebruar!\u00bb<\/em>. K\u00ebto jan\u00eb\nporosit\u00eb e fundit t\u00eb Jezusit para s\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet nga toka e t\u00eb ngjitet n\u00eb\nQiell, para syve t\u00eb mahnitur t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po n\u00eb \u00e7far\u00eb bazohet gjith\u00eb kjo ugjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi? Bazohet n\u00eb faktin se jemi Kish\u00eb, Trupi i Krishtit. Do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me indentitetin ton\u00eb si Trup, sikur t\u00eb mos vazhdonim misionin e Krishtit, Kreut t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, pik\u00ebrisht se jemi Trupi i Krishtit, nuk duhet ta shohim jet\u00ebn si\u00e7 e shohin pagan\u00ebt. Nuk jemi gjymtyr\u00eb t\u00eb nj\u00eb Trupi t\u00eb mjer\u00eb, por t\u00eb nj\u00eb Trupi t\u00eb thirrur q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb lavdin\u00eb, po at\u00eb lavdi q\u00eb g\u00ebzon edhe Koka. P\u00ebr ta arritur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb na e mund\u00ebson Shpirti Shenjt. N\u00eb leximin e par\u00eb Jezusi u thoshte apostujve se, Ai q\u00eb do t\u2019i ndihmonte n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tyre, do t\u00eb ishte Shpirti Shenjt: <em>\u00abJu do t\u00eb merrni fuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt, i cili do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb ju, dhe ju do t\u00eb b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00ebt e mi\u00bb<\/em>. Nd\u00ebrsa n\u00eb leximin e dyt\u00eb Sh\u00ebn Pali uron q\u00eb, Hyji At\u00eb, Efesian\u00ebve t\u2019u dhuroj\u00eb <em>\u00abShpirtin e dijes e t\u00eb zbules\u00ebs\u00bb<\/em>, pra Shpirtin Shenjt. \u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb, rolin e Shpirtit Shenjt, Sh\u00ebn Pali nuk e lidh me ndihm\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin, por me <em>\u00abnjohjen e Hyjit dhe kuptimin e shpres\u00ebs s\u00eb madhe\u00bb<\/em>: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, Hyji i Zotit ton\u00eb Jezu Krishtit, Ati i Lavdis\u00eb, t\u2019ju jap\u00eb Shpirtin e dijes e t\u00eb zbules\u00ebs p\u00ebr ta njohur A\u00eb; t\u2019ju jap\u00eb syve t\u00eb zemr\u00ebs tuaj drit\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund ta kuptoni shpres\u00ebn e madhe q\u00eb e jep thirrja e tij, begatin\u00eb e pakufishme t\u00eb trash\u00ebgimit t\u00eb tij nd\u00ebr shenjt\u00ebr, dhe madh\u00ebrin\u00eb e pamas\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij kundrejt nesh q\u00eb besojm\u00eb&#8230; \u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra, Shpirt Shenjt na e mund\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb <em>njohjen e Hyjit<\/em> dhe <em>d\u00ebshmin\u00eb<\/em> <em>e krishter\u00eb<\/em>, por\nedhe <em>kuptimin e shpres\u00ebs s\u00eb madhe<\/em>, e\ncila \u00ebsht\u00eb shpresa e bashkimit t\u00eb lumtur me Hyjin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, ajo q\u00eb na mbetet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta lejojm\u00eb veten t\u00eb drejtohemi nga veprimi i Shpirtit Shenjt. Ai do t\u00eb na jap\u00eb forc\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb <em>d\u00ebshmi<\/em> dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do ta mbaj\u00eb n\u00eb ne t\u00eb ndezur <em>shpres\u00ebn e madhe<\/em> se, nj\u00eb dit\u00eb, edhe ne do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb at\u00eb lavdi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn na ka paraprir\u00eb Krishti i Ngjallur. Madje pik\u00ebrisht Ngjitja e Krishtit n\u00eb Qiell mund\u00ebson edhe zbritjen e Shpirtit Shenjt mbi Kish\u00ebn e Tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Jezusi u thoshte apostujve nj\u00eb nat\u00eb para se t\u00eb p\u00ebsonte: <em>\u00ab\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb shkoj, sepse, po s\u2019shkova, Mbrojt\u00ebsi nuk do t\u00eb vij\u00eb te ju, kurse, po shkova, do ta d\u00ebrgoj te ju.\u00bb<\/em> (Gjn 16, 7). Bashkimin me Hyjin, t\u00eb cilin Izraeli gjithnj\u00eb e kishte d\u00ebshiruar e synuar me zbatimin e Ligjit dhe me ritet e tjera t\u00eb kultit, tani do ta realizonte Jezusi i vdekur e i ngjallur duke u ngjitur tek Ati i vet dhe, prej atje, nga gjiri i s\u00eb Shenjt\u00ebrueshmes Trini ku tani gjendet edhe me natyr\u00ebn e Tij njer\u00ebzore, do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb q\u00eb Ati t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb mbi Kish\u00ebn e Tij Shpirtin Shenjt, p\u00ebr ta zhytur edhe at\u00eb n\u00eb shentj\u00ebrin\u00eb e n\u00eb lavdin\u00eb e dashuris\u00eb nd\u00ebrtrinitare. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, gjat\u00eb k\u00ebsaj jete, koh\u00eb <em>d\u00ebshmie<\/em> dhe <em>shprese t\u00eb madhe<\/em>, kemi sigurin\u00eb se Jezusi i Ngjallur na rri\ngjithnj\u00eb pran\u00eb, me forc\u00ebn e Shpirtit Shenjt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abUn\u00eb jam me ju gjithmon\u00eb, deri n\u00eb t\u00eb sosur t\u00eb bot\u00ebs!\u00bb<\/em>, thot\u00eb Jezusi p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e t\u00eb gjitha breznive, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjithnj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebson p\u00ebr d\u00ebrgimin e Shpirtit Shenjt, t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr shenjt\u00ebrimin ton\u00eb. Prandaj edhe ne t\u00eb mos ngurrojm\u00eb n\u00eb <em>d\u00ebshmin\u00eb<\/em> dhe n\u00eb <em>shpres\u00ebn<\/em> ton\u00eb, sepse bota pret edhe ajo t\u00eb zhytet n\u00eb p\u00ebrqafimin e dashuris\u00eb nd\u00ebrtrinitare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00cb NGRITURIT E JEZUSIT N\u00cb QIELL &#8211; SH\u00cbLBUEMI &#8211; VITI A Thuhet se nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb meshtar vendosi t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb takoj\u00eb disa minator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt punonin n\u00eb disa miniera t\u00eb larg\u00ebta, ku askush nuk shkonte t\u00eb fliste p\u00ebr Krishtin. Kur arriti atje, thirri nj\u00ebrin prej pun\u00ebtor\u00ebve dhe i tha: \u00abA e njihni Jezu &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=628\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;UN\u00cb JAM ME JU GJITHMON\u00cb, DERI N\u00cb T\u00cb SOSUR T\u00cb BOT\u00cbS!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-628","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":631,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/628\/revisions\/631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}