{"id":6705,"date":"2021-05-08T17:20:13","date_gmt":"2021-05-08T17:20:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=6705"},"modified":"2021-05-08T17:20:58","modified_gmt":"2021-05-08T17:20:58","slug":"sikurse-ati-me-ka-dashur-mua-ashtu-edhe-une-ju-kam-dashur-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=6705","title":{"rendered":"SIKURSE ATI M\u00cb KA DASHUR MUA, ASHTU EDHE UN\u00cb JU KAM DASHUR JU."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA VI E PASHK\u00cbS &#8211; Viti B<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 10, 25-27. 34-35. 44-48; Ps 98 (97); 1 Gjn 4, 7-10; Gjn 15, 9-17<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/primo-p72.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6706\" width=\"540\" height=\"371\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/primo-p72.jpg 415w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/primo-p72-300x206.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 540px) 93vw, 540px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb term t\u00eb cilin ne njer\u00ebzit e\np\u00ebrs\u00ebrisim m\u00eb s\u00eb shumti, patjet\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb termi <em>\u00abdashuri\u00bb<\/em>. Gjithashtu edhe n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb term q\u00eb\nshpjegohet n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri termi <em>\u00abdashuri\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Flasim shum\u00eb shpesh p\u00ebr dashurin\u00eb dhe, sa her\u00eb q\u00eb flasim,\npriremi t\u00eb gjejm\u00eb edhe <em>p\u00ebrkufizimin<\/em> e\nduhur p\u00ebr t\u00eb. Nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjoja sikur e kan\u00eb gjetur k\u00ebt\u00eb\np\u00ebrkufizim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb epoka t\u00eb ndryshme, mund ta v\u00ebrejm\u00eb leht\u00eb se sa fort\nnjer\u00ebzit jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr arritjen e di\u00e7kaje q\u00eb ishin t\u00eb bindur se ia vlente t\u00eb\nishte e dashur mbi gjith\u00e7ka. E pik\u00ebrisht <em>\u201cdashuria\nndaj njer\u00ebzimit\u201d<\/em> ka qen\u00eb shpesh edhe <em>karemi<\/em>\nn\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit sundimtar\u00ebt e ndrysh\u00ebm i kan\u00eb joshur e mashtruar turmat. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur nazizmi i udh\u00ebhequr nga Hilteri po b\u00ebnte shfarosjet\nmasive t\u00eb hebrenjve, nuk thoshte se po \u00e7onte n\u00eb vend antisemitizmin e tij t\u00eb\nt\u00ebrbuar, por fliste p\u00ebr nj\u00eb <em>sh\u00ebrbim t\u00eb\nmir\u00eb<\/em> q\u00eb po i b\u00ebnte njer\u00ebzimit duke e pastruar at\u00eb nga nj\u00eb rac\u00eb jo e past\u00ebr.\nNga ana e tij, edhe komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb duhej \u201cn\u00ebna parti\u201d,\nsepse ajo po e nxirrte vendin nga err\u00ebsira e shum\u00eb ideve <em>prapanike<\/em>. Edhe kapitalizmi i sot\u00ebm b\u00ebn \u00e7mosin q\u00eb t\u2019ua mbush\u00eb\nmendjen njer\u00ebzve se konsumizmi \u00ebsht\u00eb <em>burimi\ni lumturis\u00eb<\/em>. Por pas k\u00ebsaj <em>\u201cdashurie\np\u00ebr njer\u00ebzimin\u201d<\/em> fshihen interesa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr \u201cprofesionist\u00ebt\u201d e dashuris\u00eb\nq\u00eb, <em>f\u00ebllig\u00ebshtin\u00eb<\/em> q\u00eb kan\u00eb n\u00eb shpirt,\nduan ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb duket si <em>dashuri<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjithkush, pra, q\u00eb flet p\u00ebr dashurin\u00eb, ka nj\u00ebkoh\u00ebsisht\nedhe pretekstin q\u00eb t\u00eb jap\u00eb \u00e7el\u00ebsin e duhur t\u00eb interpretimit t\u00eb saj: t\u00eb na\ntregojn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb burimi i dashuris\u00eb, se k\u00eb dhe si duhet t\u00eb duam. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, meq\u00eb paskemi kaq shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta interpretuar\ntermin \u201cdashuri\u201d dhe, meq\u00eb me kalimin e koh\u00ebs zbulohet se sa t\u00eb rreme ishin\ninterpretimet e disave, a nuk qenka e mundur t\u00eb gjendet \u00e7el\u00ebsi i duhur i k\u00ebtij\ninterpretimi?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke lexuar Ungjillin e sot\u00ebm, duket sikur qenka e\nmundur. Thot\u00eb Jezusi: <em>\u00abSikurse Ati m\u00eb ka\ndashur mua, ashtu edhe un\u00eb ju kam dashur ju.\u00bb<\/em> Jezusi na thot\u00eb se <em>Burimi<\/em> absolut i dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb Ati i\nTij e kjo dashuri kalon n\u00ebp\u00ebr Jezusin \u2013 n\u00ebp\u00ebr <em>Zemr\u00ebn e Tij<\/em> \u2013 dhe vjen tek ne. Ja, ky \u00ebsht\u00eb burimi i dashuris\u00eb s\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk jemi ne, pra, burimi i dashuris\u00eb e as ideologjit\u00eb e\nndryshme q\u00eb ne njer\u00ebzit mund t\u00eb krijojm\u00eb: Burimi \u00ebsht\u00eb Ati q\u00eb ia dhuron\ndashurin\u00eb e vet Birit n\u00eb Shpirtin Shenjt (prej t\u00eb cil\u00ebve gjithashtu merr\ndashuri) e kjo dashuri arrin tek ne vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Zemr\u00ebs s\u00eb Jezusit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja pra, pika e pagabueshme e nisjes nga ku njeriu mund t\u00eb\nkuptoj\u00eb si duhet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria: Zemra e Jezu Krishtit. Prej saj\nm\u00ebsojm\u00eb t\u00eb zhytemi edhe ne n\u00eb <em>p\u00ebrqafimin\ne mrekulluesh\u00ebm t\u00eb dashuris\u00eb trinitare<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi vazhdon: <em>\u00abDuani\nnj\u00ebri-tjetrin sikurse un\u00eb ju desha ju!\u00bb <\/em>Po at\u00eb dashuri q\u00eb Ati ia ka dhuruar\nBirit e q\u00eb Biri ia dhuron apostujve t\u00eb vet, tani Jezusi u k\u00ebrkon apostujve q\u00eb\nt\u2019ia dhurojn\u00eb edhe nj\u00ebri-tjetrit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dhe thot\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs edhe p\u00ebrkufizimin m\u00eb t\u00eb\nlart\u00eb t\u00eb <em>dashuris\u00eb s\u00eb past\u00ebr<\/em>: <em>\u00abDashuria m\u00eb e madhe q\u00eb dikush mund t\u00eb\ntregoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb jet\u00ebn e vet p\u00ebr miqt\u00eb e vet.<\/em>\u00bb Nj\u00ebkoh\u00ebsisht,\nJezusi paralajm\u00ebron k\u00ebshtu edhe dhurimin e vetvetes q\u00eb do ta b\u00ebnte nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas\nn\u00eb kryq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E vazhdon me fjal\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00ebmbla: <em>\u00abJu jeni miqt\u00eb e mi, n\u00ebse b\u00ebni \u00e7ka ju urdh\u00ebroj un\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ne jemi miqt\u00eb e Tij kur i mbajm\u00eb urdh\u00ebrimet e Tija, por\nkjo miq\u00ebsi nuk ka filluar si nism\u00eb jona. Prandaj edhe Sh\u00ebn Gjoni na thot\u00eb n\u00eb\nletr\u00ebn e tij: <em>\u00abJo se ne e kemi dashur\nHyjin por Ai na dashur ne dhe e ka dhuruar Birin e vet si fli pajtuese p\u00ebr\nm\u00ebkatet tona.\u00bb<\/em> \u00cbsht\u00eb kjo dashuri e Hyjit e treguar n\u00eb Birin, pra, q\u00eb \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb <em>modeli i dashuris\u00eb<\/em> <em>p\u00ebr ne<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb, Sh\u00ebn Pjetri dhe disa t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb\ntjer\u00eb hebrenj q\u00eb ishin me t\u00eb, b\u00ebhen d\u00ebshmitar\u00eb se dashuria e Hyjit \u00ebsht\u00eb <em>nj\u00eblloj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit<\/em>. Kur Sh\u00ebn\nPjetri e kupton se Hyji, fal\u00eb nj\u00eb vegimi, kishte dashur q\u00eb Ungjilli t\u2019i predikohej\nedhe nj\u00eb ushtaraku romak, menj\u00ebher\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abTani\nme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah.\u00bb<\/em> Pasi Pjetri i\nmbaron fjal\u00ebt e veta, edhe mbi ata zbret dhurata e Shpirtit Shenjt, duke i\nv\u00ebrtetuar k\u00ebshtu edhe m\u00eb fort fjal\u00ebt q\u00eb Sh\u00ebn Pjetri sapo i kishte th\u00ebn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu apostujt do ta kuptojn\u00eb se m\u00ebshira e Hyjit e\ntreguar n\u00eb Jezu Krishtin, duhej t\u2019i predikohej t\u00eb gjith\u00eb popujve, sepse, n\u00eb\nfakt, kjo m\u00ebshir\u00eb ishte e gatshme t\u2019i pranonte t\u00eb gjith\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nga kjo ka lindur krishterimi. Nga kjo ka lindur Kisha e\ngjithmbarshme. Nuk ka nj\u00eb besim tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta ket\u00eb n\u00eb vetvete aft\u00ebsin\u00eb\np\u00ebr t\u2019i p\u00ebrqafuar pa dallim t\u00eb gjith\u00eb popujt. Kjo ngaq\u00eb asnj\u00eb besim tjet\u00ebr nuk\nbazohet n\u00eb Zemr\u00ebn e Jezusit, nga e cila ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb\ndashuria e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abT\u00eb dashur<\/em> \u00ad\u2013 thot\u00eb plot but\u00ebsi Sh\u00ebn\nGjoni \u2013 <em>ta duam nj\u00ebri tjetrin, sepse\ndashuria vjen nga Hyji dhe, secili q\u00eb ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe\nHyjin e njeh&#8230; Hyji \u00ebsht\u00eb dashuri.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe zemra e k\u00ebtij apostulli t\u00eb dashur \u00ebsht\u00eb e brumosur\nme dashurin\u00eb q\u00eb i ka d\u00ebshmuar M\u00ebsuesi i vet Hyjnor. Prandaj fton \u00ebmb\u00eblsisht q\u00eb\nt\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb mos heqin dor\u00eb kurr\u00eb nga dashuria si\u00e7 na e ka m\u00ebsuar Hyji n\u00eb\nBirin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pa Zotin, pra, njeriu nuk arrin ta gjej\u00eb kurr\u00eb si duhet\nm\u00ebnyr\u00ebn e sakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur. N\u00eb shekullin XVIII, intelektuali i shquar i\nFranc\u00ebs, Volteri, shkruante: <em>\u00abN\u00ebse Zoti\nnuk do t\u00eb ekzistonte, do t\u00eb na duhej ta shpiknim. Por e gjith\u00eb natyra na e thot\u00eb\nme t\u00eb madhe se Ai ekziston.\u00bb<\/em> Volteri, n\u00eb fakt, ishte deist: besonte se\nekzistonte nj\u00eb Zot, por nuk besonte se ky Zot mund t\u00eb njihej nga njeriu. Nuk\nvonoi shum\u00eb e ky intelektual u shpreh shum\u00eb ashp\u00ebr edhe kund\u00ebr Kish\u00ebs, e cila\nm\u00ebsonte se Hyji na \u00ebsht\u00eb zbuluar dhe se me Fjal\u00ebn e Tij e shndrit mendjen e\nzemr\u00ebn e njeriut. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Volteri e shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb asaj kohe (q\u00eb\nkishin arritur t\u00eb pranonin ekzistenc\u00ebn e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb Hyjit, por q\u00eb,\nnga ana tjet\u00ebr, i kund\u00ebrviheshin Kish\u00ebs), gabonin n\u00eb faktin se, p\u00ebr t\u00eb njohur\nHyjin n\u00eb vetvete, nuk niseshin nga Zemra e past\u00ebr e Jezusit, por ndaleshin tek\nshkandulli q\u00eb mund t\u2019u ket\u00eb shkaktuar zemra e disa t\u00eb krishter\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por vet\u00ebm n\u00eb Jezusin mund ta gjejm\u00eb M\u00ebsuesin e duhur t\u00eb\ndashuris\u00eb. K\u00ebshtu, duke e perifrazuar at\u00eb shprehjen Volterit q\u00eb sapo e cituam,\ndo t\u00eb mund t\u00eb thoshim: <em>\u00abN\u00ebse Jezusi nuk\ndo t\u00eb na e kishte m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria, do t\u00eb na duhej ta shpiknim\nvet\u00eb nj\u00eb dashuri si ajo q\u00eb Jezusi predikoi e d\u00ebshmoi. Por historia e njer\u00ebzimit\nna e thot\u00eb me t\u00eb madhe se kush ka ndjekur Jezusin, ka m\u00ebsuar t\u00eb doj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn\nm\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb mundshme.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thuhet nj\u00eb her\u00eb se gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb\nkomandant (nuk e di i cilit prej vendeve n\u00eb konflikt) ra i plagosur n\u00eb luft\u00eb. E\nshtruan n\u00eb nj\u00eb spital ku sh\u00ebrbenin disa Motra. Atij nuk i interesonte besimi\ndhe, si pasoj\u00eb, nuk e shihnin kurr\u00eb t\u00eb lutej \u2013 as kur filloi t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb \u2013\ne as t\u00eb lexonte Bibl\u00ebn q\u00eb e kishte n\u00eb dhom\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por filloi t\u00eb ndodhte nj\u00eb mrekulli: Motra infermiere\nhynte n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb bised\u00eb me p\u00ebrmbajtje fetare, i\nlinte nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebrbimit plot delikates\u00eb e\ndashuri q\u00eb i b\u00ebnte. Nj\u00eb dit\u00eb ajo hyri n\u00eb dhom\u00eb dhe, \u00e7udit\u00ebrisht, e pa tek po\nlexonte Bibl\u00ebn. E pyeti: <em>\u00abKush ta mbushi\nmendjen q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ta hap\u00ebsh Bibl\u00ebn?\u00bb<\/em> E ai iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abIshit ju, mot\u00ebr, ishit ju.\u00bb<\/em> Kishte\nfilluar t\u00eb mendonte p\u00ebr Burimin nga i cili kjo Mot\u00ebr e dashur e merrte\ndashurin\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb tregonte ndaj tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abJu nuk m\u00eb zgjodh\u00ebt mua<\/em>&nbsp; \u2013 thot\u00eb Jezusi \u2013 <em>por un\u00eb ju zgjodha ju dhe ju caktova t\u00eb shkoni e t\u00eb jepni fryt e fryti\njuaj t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb.\u00bb<\/em> Jezusi d\u00ebshiron q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij ta d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb bot\u00eb\nk\u00ebt\u00eb dashuri q\u00eb ai ua ka m\u00ebsuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb mendojm\u00eb se, kur Jezusi po i thoshte\nk\u00ebto fjal\u00eb at\u00eb nat\u00eb para se t\u00eb arrestohej, p\u00ebrjashta e sundonte bot\u00ebn me dor\u00eb t\u00eb\nhekurt perandoria romake, e cila pushtetin e vet e bazonte n\u00eb luft\u00ebra e terror.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por Jezusi beson t\u00eb forca e pamposhtur e dashuris\u00eb q\u00eb Ai\npo i m\u00ebsonte bot\u00ebs. Kjo ngaq\u00eb dashuria q\u00eb Jezusi m\u00ebson ka vetin\u00eb q\u00eb njeriut\nt\u2019ia ngop\u00eb zemr\u00ebn, sikurse ishte e ngopur me dashurin\u00eb e Atit t\u00eb vet edhe Zemra\nJezusit: <em>\u00abJua thash\u00eb k\u00ebto, q\u00eb g\u00ebzimi im\nt\u00eb jet\u00eb n\u00eb ju e g\u00ebzimi juaj t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb.\u00bb<\/em> Jezusi, i ngopur Ai vet\u00eb me\ndashurin\u00eb e Atit t\u00eb vet, e mposhti bot\u00ebn, m\u00ebkatin, djallin dhe vdekjen. Edhe\nne, n\u00ebse <em>\u00abq\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb dashurin\u00eb e Tij\u00bb<\/em>\ndo t\u00eb ngall\u00ebnjejm\u00eb si Ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abUn\u00eb jam e paaft\u00eb p\u00ebr virtyte; virtyti im \u00ebsht\u00eb Jezusi\u00bb<\/em> \u2013 thoshte Shenjtja Terez\u00eb e Jezusit F\u00ebmij\u00eb, e cila ishte bindur se vet\u00ebm Jezusi mund t\u2019ia m\u00ebsonte njeriut se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria e virtytet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA VI E PASHK\u00cbS &#8211; Viti B Vap 10, 25-27. 34-35. 44-48; Ps 98 (97); 1 Gjn 4, 7-10; Gjn 15, 9-17 N\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb term t\u00eb cilin ne njer\u00ebzit e p\u00ebrs\u00ebrisim m\u00eb s\u00eb shumti, patjet\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb termi \u00abdashuri\u00bb. Gjithashtu edhe n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb term q\u00eb shpjegohet n\u00eb m\u00ebnyra &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=6705\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;SIKURSE ATI M\u00cb KA DASHUR MUA, ASHTU EDHE UN\u00cb JU KAM DASHUR JU.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-6705","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6705"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6708,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6705\/revisions\/6708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}