{"id":706,"date":"2020-05-24T18:12:48","date_gmt":"2020-05-24T18:12:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=706"},"modified":"2020-05-27T05:23:52","modified_gmt":"2020-05-27T05:23:52","slug":"si-shpirti-shenjt-i-shndriste-te-shpreheshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=706","title":{"rendered":"SI SHPIRTI SHENJT I SHNDRISTE T\u00cb SHPREHESHIN."},"content":{"rendered":"\n<p>RR\u00cbSHAJ\u00cbT &#8211; MESHA E DIT\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"389\" height=\"512\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/unnamed2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-719\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/unnamed2.jpg 389w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/unnamed2-228x300.jpg 228w\" sizes=\"auto, (max-width: 389px) 93vw, 389px\" \/><figcaption>Vap 2, 1-11; Ps 104 (103); 1 Kor 12, 3-7.12-13; Gjn 20, 19-23 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sot Kisha kremton dit\u00eblindjen e saj. Kisha lind kur\np\u00ebrshkohet nga Hiri Hyjnor dhe e p\u00ebr\u00e7on at\u00eb, kur d\u00ebshmon e kur shpall. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, para se t\u2019i kthehemi k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave, na duhet\nt\u00eb b\u00ebjm\u00eb dy parashtesa t\u00eb vogla, nj\u00ebra teologjike e tjera gjuh\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndonj\u00ebri nga teolog\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb e quan Shpirtin Shenjt\n<em>\u00abi harruari i madh\u00bb<\/em>. Me k\u00ebt\u00eb duan t\u00eb\ntheksojn\u00eb faktin se n\u00eb tradit\u00ebn e teologjis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb flitet shum\u00eb p\u00ebr\nAtin, flitet po aq shum\u00eb p\u00ebr Birin, por flitet shum\u00eb pak dhe shum\u00eb p\u00ebrciptazi\np\u00ebr Shpirtin Shenjt. Madje flitet pa mas\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Marin\u00eb, Zoj\u00ebn e Bekuar,\nsesa p\u00ebr Shpirtin Shenjt. E prandaj teolog\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb sikur kan\u00eb filluar ta\nkorrigjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj dhe, t\u00eb bazuar n\u00eb Shkrimin Shenjt, kan\u00eb shkruar tekste\nt\u00eb nj\u00eb thell\u00ebsie v\u00ebrtet t\u00eb madhe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Shpirti Shenjt ishte premtimi i\nmadh q\u00eb Jezusi u b\u00ebri apostujve nat\u00ebn para se t\u00eb arrestohej. Jezusi arriti deri\naty sa t\u2019u thoshte: <em>\u00ab\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju\nq\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoj, sepse, po s\u2019shkova, Mbrojt\u00ebsi nuk do t\u00eb vij\u00eb te ju, kurse, po\nshkova, do ta d\u00ebrgoj te ju.\u00bb<\/em>. Duket sikur k\u00ebshtu d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb se\nprania e Shpirtit Shenjt qenka m\u00eb e fort\u00eb se prania e Tij fizike n\u00eb mes tyre.\nJan\u00eb fjal\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb forta, por po e shohim se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb duhen kuptuar.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, parashtesa e dyt\u00eb, ajo gjuh\u00ebsorja, \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb\ngjuh\u00ebn shqipe, temri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb pak i \u00e7uditsh\u00ebm: <em>Rr\u00ebshaj\u00ebt<\/em>. Normalisht kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb\naspak me gjarp\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, por nuk dihet se si ka hyr\u00eb n\u00eb\ngjuh\u00ebn shqipe nj\u00eb term i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Por po\nua l\u00ebm\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebve ta zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem e t\u00eb na e shpjegojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb term tjet\u00ebr i p\u00ebrdorur nganj\u00ebher\u00eb nga liturgjia \u00ebsht\u00eb ai i <em>Pes\u00ebdhjetores<\/em>, por nuk p\u00ebrdoret edhe aq shum\u00eb. Ky term ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ta p\u00ebrkthej\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb tremin <em>Pentecoste<\/em> me prejardhje nga greqishtja e vjet\u00ebr, q\u00eb tregon se kjo fest\u00eb kremtohet <em>pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb<\/em> pas fest\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve. Megjithat\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe aq t\u00eb kuptojm\u00eb se si ka hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim ky term n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr t\u00eb kremtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb besimit ton\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb dom\u00ebth\u00ebnien e asaj q\u00eb po kremtojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tham\u00eb se sot kremtojm\u00eb dit\u00eblindjen e Kish\u00ebs. Le t\u2019i hedhim\nnj\u00eb shikim t\u00eb shpejt\u00eb leximeve t\u00eb sotme e do ta kuptojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e\nv\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb na tregohet se si ndodhi ardhja e Shpirtit Shenjt mbi apostujt. Pjesa e treguar nga Sh\u00ebn Luka na thot\u00eb se apostujt ishin t\u00eb bashkuar n\u00eb po at\u00eb vend ku Jezusi kishte ngr\u00ebn\u00eb dark\u00ebn e fundit me ta. Papritmas u d\u00ebgjua nj\u00eb zhurm\u00eb si <em>\u00abushtim\u00eb nga qielli\u00bb<\/em>, <em>\u00absi shungullim\u00eb e er\u00ebs s\u00eb fort\u00eb\u00bb <\/em>q\u00eb erdhi dhe e mbushi sht\u00ebpin\u00eb ku gjendeshin apostujt me t\u00eb tjer\u00ebt. Pastaj <em>\u00abu duk\u00ebn gjuh\u00eb, si t\u00eb ishin zjarri, q\u00eb u ndan\u00eb e zun\u00eb vend nga nj\u00eb mbi secilin prej tyre\u00bb<\/em>. E k\u00ebtu t\u00eb gjith\u00eb u mbush\u00ebn me Shpirtin Shenjt dhe filluan t\u00eb flisnin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, <em>\u00abashtu si Shpirti Shenjt i shndriste t\u00eb shpreheshin\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pa dashur t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb analizimin e t\u00eb gjitha detajeve t\u00eb k\u00ebtij teksti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, le t\u00eb shohim vet\u00ebm nj\u00eb prej k\u00ebtyre detajeve: tregimi menj\u00ebher\u00eb vazhdon duke na th\u00ebn\u00eb se n\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Jerusalem gjendeshin njer\u00ebz q\u00eb kishin ardhur <em>\u00abprej t\u00eb gjitha kombeve t\u00eb bot\u00ebs\u00bb<\/em>. Kishin ardhur kaq shum\u00eb sepse donin t\u00eb festonin dit\u00ebn kur Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb Moisiut Dhjet\u00eb Urdh\u00ebrimet, <em>pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb<\/em> pasi q\u00eb kishin kaluar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Detin e Kuq, duke u liruar k\u00ebshtu nga skllav\u00ebria e Egjiptit. E gjith\u00eb kjo turm\u00eb q\u00eb u gjend n\u00eb qytet, pra, kur d\u00ebgjoi zhurm\u00ebn, rendi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019ndodhi. E teksti thot\u00eb: <em>\u00absecili i d\u00ebgjonte duke folur n\u00eb gjuh\u00ebn e vet\u00bb<\/em>. M\u00eb par\u00eb thuhej se apostujt ishin t\u00eb mbledhur n\u00eb vendin e Dark\u00ebs s\u00eb fundit, pra, se ishin <em>brenda<\/em>, kurse tani thuhet se t\u00eb gjith\u00eb <em>\u00abi d\u00ebgjonin duke folur\u00bb<\/em>. Lind pyetja: <em>Ku shkuan muret?<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase me dashje Sh\u00ebn Luka e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb kalim nga apostuj e\nmbyllur brenda, tek turma q\u00eb d\u00ebgjon, p\u00ebr t\u00eb treguar se fryti m\u00eb i bukur q\u00eb po\nsillte Shpirti Shenjt ishte pik\u00ebrisht \u201cshembja\u201d e mureve, heqja e pengesave t\u00eb\nndryshme n\u00eb mes t\u00eb popujve, bashkimi. Tashm\u00eb popujt po ftoheshin drejt nj\u00eb\nbashkimi t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht <em>E gjith\u00ebmbarshme<\/em>\ndo t\u00eb thot\u00eb <em>Katolike<\/em>. Kjo \u00ebsht\u00eb\nKisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjill, Jezusi i Ngjallur do t\u2019u dhuroj\u00eb Shpirtin\nShenjt apostujve qysh dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u shfaqet: <em>\u00abMerrni Shpirtin Shenjt! Atyre q\u00eb ua falni m\u00ebkatet, u falen, e atyre q\u00eb\nnuk ua falni, nuk u falen\u00bb<\/em>. Kjo \u00ebsht\u00eb Rr\u00ebshaja sipas Sh\u00ebn Gjonit. Nuk ka\nkund\u00ebrshtim mes k\u00ebtij tregimi dhe atij t\u00eb Veprave t\u00eb Apostujve: Jezusi e di se\npa ndihm\u00ebn e Shpirtit Shenjt, nuk do t\u00eb mund ta besojn\u00eb e ta d\u00ebshmojn\u00eb\nNgjalljen e Tij. K\u00ebtu Jezusi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me apostujt dhe k\u00ebshtu na b\u00ebn t\u00eb\nkuptojm\u00eb se vet\u00ebm apostujt dhe pasardh\u00ebsit e tyre (papa e ipeshkvinjt\u00eb) do t\u00eb\njen\u00eb n\u00eb Kish\u00eb garant\u00ebt e faljes ose mos faljes, s\u00eb m\u00ebkateve. Nj\u00eb autoritet t\u00eb\ntill\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt. Kur Shpirti Shenjt do t\u00eb zbres\u00eb dit\u00ebn e\nRr\u00ebshaj\u00ebve, do t\u2019i gjej\u00eb apostujt s\u00eb bashku me Marin\u00eb e me disa nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb\ntjer\u00eb. K\u00ebshtu mund t\u00eb themi se dh\u00ebnia e Shpirtit Shenjt q\u00eb b\u00ebn Jezusi dit\u00ebn kur\nu Ngjall, ishte n\u00eb lidhje me pushtetin e apostujve p\u00ebr t\u00eb falur m\u00ebkatet, nd\u00ebrsa\ndit\u00ebn e Rr\u00ebshaj\u00ebs Dhurata e Shpirtit Shenjt kishte t\u00eb b\u00ebnte me Kish\u00ebn n\u00eb\nt\u00ebr\u00ebsi, duke e mbushur at\u00eb me t\u00eb gjitha dhuratat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb <em>Kish\u00eb<\/em>. K\u00ebtu ishin t\u00eb mbushur t\u00eb gjith\u00eb\nme drit\u00ebn e Tij e <em>secili ndihmonte secilin<\/em>:\n<em>\u00abashtu si Shpirti Shenjt i shndriste\u00bb<\/em>.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Pali, n\u00eb leximin e dyt\u00eb, hyn m\u00eb n\u00eb detaje t\u00eb k\u00ebsaj <em>shndritjeje <\/em>q\u00eb Shpirti Shenjt b\u00ebn n\u00eb secilen gjymtyr\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, askush q\u00eb flet n\u00ebn ndikimin e Shpirtit t\u00eb Hyjit, nuk thot\u00eb \u201cQoft\u00eb mallkuar Jezusi!\u201d, por edhe askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb as \u201cJezusi \u00ebsht\u00eb Zot.\u201d, ve\u00e7se n\u00ebn veprimin e Shpirtit Shenjt\u00bb.<\/em> Pra ungjillizimi (q\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb shpalljen e Krishtit t\u00eb Ngjallur) \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Shpirtit Shenjt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>vep\u00ebr<\/em> Ai e shndrit secilin an\u00ebtar t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn e vet, sipas aft\u00ebsive t\u00eb ndryshme q\u00eb i jep secilit. Thot\u00eb Sh\u00ebn Pali: <em>\u00abDhuratat jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por Shpirti Shenjt \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.\u00bb.<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpirti Shenjt \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i nxiti apostujt t\u00eb predikonin\ndit\u00ebn e Rr\u00ebshaj\u00ebve. Ai i ka ndihmuar n\u00eb predikimin e tyre jo vet\u00ebm apostujt,\npor edhe t\u00eb gjith\u00eb predikuesit e historis\u00eb. Ai ka shndritur teolog\u00ebt, ka\nmbushur me zell misionar\u00ebt, ka nxitur t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb t\u00eb bashkoheshin n\u00eb lutje\nn\u00eb forma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, ka frym\u00ebzuar themeluesit e kongregatave, ka\nforcuar martir\u00ebt. Plus k\u00ebsaj, edhe t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e ndryshme q\u00eb njeriu ka,\nshpirt\u00ebrore, intelektuale e fizike, jan\u00eb dhurat\u00eb e Tij, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb\ngjith\u00ebve. <em>\u00abN\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetmin Shpirt Shenjt,\nt\u00eb gjith\u00eb jemi pag\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb trup i vet\u00ebm.\u00bb<\/em> &#8211; thot\u00eb Sh\u00ebn Pali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jo vet\u00ebm kaq, por Shpirti Shenjt realizon n\u00eb Kish\u00eb edhe efektet e Pashk\u00ebs, pra t\u00eb Vdekjes e t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit. T\u00eb gjitha sakramentet kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb na zhysin n\u00eb k\u00ebt\u00eb mister sh\u00eblbimprur\u00ebs e kjo ndodh vet\u00ebm fal\u00eb forc\u00ebs s\u00eb Shpirtit Shenjt. Sh\u00ebn Ireneu, qysh n\u00eb shekullin e dyt\u00eb thoshte di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb bukur: <em>\u00abBiri i mish\u00ebruar dhe Shpirti Shenjt jan\u00eb dy duart me t\u00eb cilat Ati vepron n\u00eb historin\u00eb e sh\u00eblbimit.\u00bb<\/em>. Pra, Biri ka kryer vepr\u00ebn sh\u00eblbimprur\u00ebse, kurse Shpirti Shenjt b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. Pa Shpirtin Shenjt Kisha \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb trup i vdekur: i ka t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt, por nuk ka jet\u00ebn. Sikurse n\u00eb fillimin e historis\u00eb njer\u00ebzore <em>\u00abnjeriu u b\u00eb qenie e gjall\u00eb\u00bb <\/em>vet\u00ebm kur Hyji <em>\u00abi shtiu frym\u00ebn e jet\u00ebs\u00bb<\/em>, ashtu edhe ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Krishtin e Ngjallur, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr Hirin e Shpirtit Shenjt, p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Krishtin e p\u00ebr ta shpallur At\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim kremtojm\u00eb sot dit\u00eblindjen e Kish\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim Krishti u thot\u00eb apostujve: <em>\u00ab\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoj.\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, si\u00e7 tham\u00eb n\u00eb fillim, prap\u00ebseprap\u00eb, Ai ka qen\u00eb <em>\u00abi harruari i madh\u00bb<\/em>. Por mbase k\u00ebt\u00eb \u201cq\u00ebndrim n\u00eb harres\u00eb\u201d Shpirti Shenjt nuk e ka pasur edhe aq problem. Ndonj\u00eb teolog tjet\u00ebr me t\u00eb drejt\u00eb e krahason rolin e Shpirtit Shenjt me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb gruaje n\u00eb sht\u00ebpi: edhe pse t\u00eb qenit kryefamiljar i lihet p\u00ebrgjith\u00ebsisht burrit, pothuajse gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebna ajo q\u00eb kalon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn. Ajo e ushqen at\u00eb, e m\u00ebson t\u00eb ec\u00eb, e m\u00ebson t\u00eb flas\u00eb dhe zakonisht merret m\u00eb shum\u00eb se i ati p\u00ebr edukimin e tij. E, nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebna nuk e ka problem q\u00eb drejtimi i familjes t\u2019i njihet babait. Kjo ngaq\u00eb \u201cmeraku\u201d i saj jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, mbar\u00ebvajtja e familjes, dhurimi i dashuris\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve e jo q\u00eb t\u00eb duket. K\u00ebshtu edhe Shpirti Shenjt, duke vazhduar t\u00eb jet\u00eb Hyj i barabart\u00eb me Atin e me Birin, e shfaq pik\u00ebrisht k\u00ebshtu \u201cat\u00ebsin\u00eb\u201d (apo \u201cam\u00ebsin\u00eb\u201d) e vet: duke zgjedhur q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrisht si n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj edhe tek ndjek\u00ebsorja q\u00eb d\u00ebgjuam, thuhen k\u00ebta rreshta v\u00ebrtet t\u00eb \u00ebmb\u00ebl: <em>\u00abEja, o At\u00eb, p\u00ebr nevojtar\u00eb; \/ eja, ti n\u2019dhanti bujar;\/ eja, ti q\u00eb mendjet shndrit!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbSHAJ\u00cbT &#8211; MESHA E DIT\u00cbS Sot Kisha kremton dit\u00eblindjen e saj. Kisha lind kur p\u00ebrshkohet nga Hiri Hyjnor dhe e p\u00ebr\u00e7on at\u00eb, kur d\u00ebshmon e kur shpall. Por, para se t\u2019i kthehemi k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave, na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dy parashtesa t\u00eb vogla, nj\u00ebra teologjike e tjera gjuh\u00ebsore. Ndonj\u00ebri nga teolog\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb e quan Shpirtin &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=706\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;SI SHPIRTI SHENJT I SHNDRISTE T\u00cb SHPREHESHIN.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-706","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=706"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":725,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/706\/revisions\/725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}