{"id":7131,"date":"2021-07-23T13:14:32","date_gmt":"2021-07-23T13:14:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7131"},"modified":"2021-07-23T13:17:07","modified_gmt":"2021-07-23T13:17:07","slug":"sakramentet-shelbimi-i-krishtit-qe-vjen-tek-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7131","title":{"rendered":"Sakramentet \u2013 Sh\u00eblbimi i Krishtit q\u00eb vjen tek ne"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"698\" height=\"1000\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/711luajL1L._AC_SL1000_.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7133\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/711luajL1L._AC_SL1000_.jpg 698w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/711luajL1L._AC_SL1000_-209x300.jpg 209w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/711luajL1L._AC_SL1000_-450x645.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 698px) 93vw, 698px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke qen\u00eb se para\npak jav\u00ebsh kemi kremtuar sakramentet e kungimit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb krezmimit, nuk e\ndi p\u00ebrse m\u00eb vinte shpesh n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebja k\u00ebto arsyetime q\u00eb po i rreshtoj k\u00ebtu\nposht\u00eb. Pra, se duket sikur feja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb m\u00eb fort nj\u00eb\n\u00e7\u00ebshtje mir\u00ebsjelljeje n\u00eb shoq\u00ebri dhe se ritualet fetare kan\u00eb maksimumi\nfunksionin q\u00eb t\u00eb zgjojn\u00eb disa ndjesi t\u00eb \u00ebmbla n\u00eb shpirt dhe vet\u00ebm aq.\nGjithashtu jo rrall\u00eb ndeshet edhe bindja se Kish\u00ebn e mban organizimi i saj i\nmadh n\u00eb bot\u00eb. Prandaj ndoshta Zoti vendos q\u00eb, her\u00eb pas here, t\u00eb na dhuroj\u00eb disa\nshenjt\u00ebr q\u00eb, me jet\u00ebn e tyre, tregojn\u00eb se feja \u00ebsht\u00eb bashkim i gjall\u00eb me\nKrishtin Zot, i cili na ka sh\u00eblbuar me jet\u00ebn, vdekjen dhe ngjalljen e vet dhe\nse sakramentet jan\u00eb bashkim i fuqish\u00ebm me Krishtin, i cili ashtu na prin drejt\nsh\u00eblbimit t\u00eb amshuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E till\u00eb \u00ebsht\u00eb,\np\u00ebrshembull, historia e mrekullueshme dhe tejet e dhimbshme e nj\u00eb frati t\u00eb\nthjesht\u00eb shkodran me emrin At\u00eb Karl Serreqi, i cili pranoi mundime t\u00eb pafundme\nvet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk pranoi t\u00eb tregonte at\u00eb q\u00eb kishte d\u00ebgjuar gjat\u00eb sakramentit\nt\u00eb rr\u00ebfimit. Ky djalosh, n\u00eb rinin\u00eb e tij, i pati r\u00ebn\u00eb mohit pasurive t\u00eb shumta\nq\u00eb kishte n\u00eb familjen e tij n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb veshur zhgunin e varfanjakut t\u00eb\nAsizit, Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut. Filloi t\u00eb sh\u00ebrbente si famullitar n\u00eb Raj\u00eb t\u00eb\nDukagjinit dhe njihej nga t\u00eb gjith\u00eb si njeri i thjesht\u00eb e i but\u00eb. Por nuk kaloi\nshum\u00eb koh\u00eb dhe qe arrestuar nga komunist\u00ebt, pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astin kur po\nrr\u00ebfente, n\u00eb fill t\u00eb vdekjes, nj\u00eb t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb ra gjat\u00eb nj\u00eb\nkryengritjeje kund\u00ebr komunizmit n\u00eb vitin 1946. Menduan se mund t\u00eb fshihte\nsekrete q\u00eb u vlenin e prandaj, me tortura e k\u00ebrc\u00ebnime, u p\u00ebrpoq\u00ebn ta b\u00ebnin t\u00eb\ntregonte, por nuk ia dol\u00ebn. Madje n\u00eb gjyq, para gjykat\u00ebsve dhe pupullit q\u00eb po i\nb\u00ebnin presione q\u00eb t\u00eb fliste, n\u00ebse donte t\u2019i falej jeta, ai tha: <em>\u00abUn\u00eb nji her\u00eb i kam ba betim Zotit, rr\u00ebfimi\nasht nji Sakrament q\u00eb bahet n\u00eb msheht\u00ebsi: ma par\u00eb vdes, sesa e nxjerr at\u00eb!\u00bb.<\/em>\nE d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe vdiq n\u00eb burgun e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Burrelit,\npas tet\u00eb vitesh mundime t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb\nkrishter\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Dukagjinit, b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje fakti\nse nj\u00eb Frat kishte dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn vet\u00ebm ngaq\u00eb nuk pranonte t\u2019i p\u00ebrmendte m\u00eb ato\nm\u00ebkate t\u00eb cilat M\u00ebshira Hyjnore i kishte fshir\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb nga shpirti i atij\nq\u00eb ishte rr\u00ebfyer. E sot ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e 38 Martir\u00ebve t\u00eb Lum\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur Kisha\nkremton <em>sakramentet<\/em>, \u00ebsht\u00eb Krishti vet\u00eb\nAi q\u00eb vepron n\u00eb ato \u00e7aste e kjo e v\u00ebrtet\u00eb meriton dashuri dhe respekt t\u00eb\npafund\u00ebm nga ne. Njihej edhe para Krishtit termi <em>\u00absakrament\u00bb<\/em>, sepse p\u00ebr bot\u00ebn latine n\u00eb koh\u00ebn e Rom\u00ebs quhej k\u00ebshtu\nbetimi q\u00eb nj\u00eb ushtar e b\u00ebnte para ndonj\u00eb flamuri apo stendardi t\u00eb perandoris\u00eb,\np\u00ebr t\u00eb shprehur ashtu besnik\u00ebrin\u00eb e tij ndaj perandorit. Me marrjen e\nsakramenteve, t\u00eb krishter\u00ebt hynin tashm\u00eb, pra, n\u00eb \u201cperandorin\u00eb\u201d e Hyjit-Trini.\nPik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb term (<em>sacramentum<\/em>)\nzgjodh\u00ebn m\u00eb von\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer termin grek <em>mysterion<\/em>, term t\u00eb cilin n\u00eb shqip e\np\u00ebrkthejm\u00eb me fjal\u00ebn <em>mister<\/em>. E ne\njemi m\u00ebsuar ta p\u00ebrdorim fjal\u00ebn <em>mister<\/em>\nkur duam t\u00eb themi se nj\u00eb gj\u00eb e caktuar nuk mund t\u00eb kuptohet, por n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb\ne sakt\u00eb. Duke e huazuar termin <em>mister<\/em>\nnga besimet pagane, Kisha fillimisht n\u00ebnkuptonte ritet e sakramenteve q\u00eb filloi\nt\u00eb kremtonte, por jo vet\u00ebm. N\u00eb ato rite, Kisha ishte e bindur se njeriu hynte\nn\u00eb kontakt me jet\u00ebn e Trinis\u00eb Shenjte e kjo fal\u00eb vepr\u00ebs sh\u00eblbimprur\u00ebse t\u00eb\nKrishtit. Por pastaj pik\u00ebrisht me termin <em>mister<\/em>\nKisha kuptonte edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: zbulimin e nj\u00eb <em>plani sh\u00eblbues<\/em> nga ana e Hyjit, plan i\ncili nuk do t\u00eb ishte kuptuar kurr\u00eb nga njeriu, sikur Hyji t\u00eb mos ia kishte\nzbuluar at\u00eb falas. Pra, n\u00eb rrafshin e fes\u00eb, termi <em>mister<\/em> nuk qenka ndonj\u00eb fjal\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e paqart\u00eb, por i\nreferohet pik\u00ebrisht veprave q\u00eb Hyji ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sh\u00eblbimin ton\u00eb, vepra t\u00eb cilat\ne kan\u00eb arritur kulmin e tyre n\u00eb Jezu Krishtin, Birin e Hyjit t\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj me t\u00eb\ndrejt\u00eb Kisha gjithnj\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se vet\u00eb Jezu Krishti \u00ebsht\u00eb <em>sakrament<\/em> (apo <em>mister<\/em>)\np\u00ebr njer\u00ebzimin, n\u00eb kuptimin se vet\u00ebm n\u00eb Jezu Krishtin Hyji na e ka zbuluar\nplanin e tij sh\u00eblbimprur\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Sh\u00ebn Pali shkruante: <em>\u00abM\u2019u dha hiri t\u2019ua shpall pagan\u00ebve pasurin\u00eb\ne pashqyrtueshme t\u00eb Krishtit e t\u00eb b\u00ebj t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb para t\u00eb gjith\u00ebve se si\nvihet n\u00eb veprim Misteri i mbajtur fshehur qysh prej amshimit n\u00eb mendjen e\nHyjit\u2026 i zbatuar n\u00ebp\u00ebr Jezu Krishtin, Zot\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.\u00bb <\/em>(Ef 3, 8-11). Me\nmish\u00ebrimin, jet\u00ebn, fjal\u00ebt, veprimet, mundimet, vdekjen n\u00eb kryq dhe ngjalljen e Tij,\nJezu Krishti na ka zbuluar fytyr\u00ebn e Trinis\u00eb Shenjte dhe planin e mrekulluesh\u00ebm\nt\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka ndaj nesh. Edhe gjestet n\u00eb dukje m\u00eb spontane t\u00eb Jezusit,\nrealizonin gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb zbules\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb e, t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrmes natyr\u00ebs\ns\u00eb tij njer\u00ebzore. Prandaj edhe ka dashur q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur te brezat e\nm\u00ebvonsh\u00ebm, t\u00eb themelonte Kish\u00ebn e Tij, e cila pastaj duhej ta vazhdonte nd\u00ebr\nbreza k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr sh\u00eblbimi. E, edhe k\u00ebtu, si p\u00ebr ta vazhduar p\u00ebrvujt\u00ebrimin e Tij\ndhe p\u00ebr t\u00eb mos e thyer lirin\u00eb ton\u00eb e p\u00ebr t\u00eb mos e sforcuar shum\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb\nnjer\u00ebzore, Krishti ka dashur t\u00eb vij\u00eb tek ne p\u00ebrvujt\u00ebrisht, duke e m\u00ebsuar Kish\u00ebn\nq\u00eb, p\u00ebr kremtimin e sakramenteve, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb disa element\u00eb krejt t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb\nnatyr\u00ebs (ujin, vajin, buk\u00ebn, ver\u00ebn). Por, n\u00ebn k\u00ebto rituale t\u00eb thjeshta, e\ntham\u00eb, \u00ebsht\u00eb Krishti Ai q\u00eb, me fuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt, vazhdon t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb\nKish\u00ebn. E thot\u00eb shum\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb Koncili II i Vatikanit: <em>\u00abKrishti \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Kish\u00ebn e tij dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb\nve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb veprimet liturgjike. \u00cbsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb flin\u00eb e mesh\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb personin\ne mbar\u00ebshtuesit, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb, pasi e ka dhuruar nj\u00eb her\u00eb\nvetveten mbi kryq, vazhdon ta dhuroj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb personin e mbar\u00ebshtuesit, qoft\u00eb\nedhe n\u00eb eukaristi. Ai \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb sakramenteve, aq sa, kur\ndikush pag\u00ebzon, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Krishti ai q\u00eb pag\u00ebzon. \u00cbsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebn e\ntij, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb flet kur Kisha lexon Shkrimin Shenjt. S\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb\ni pranish\u00ebm kur Kisha lutet dhe l\u00ebvdon, Ai q\u00eb ka premtuar: \u201cKu jan\u00eb dy ose tre\ntre t\u00eb bashkuar n\u00eb emrin tim, aty jam edhe un\u00eb, midis tyre.\u201d (Mt 18, 20)\u00bb\n(Sacrosanctum Concilium nr. 7)<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, kur t\u2019i afrohemi sakramenteve apo kur tani t\u00eb lexojm\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj gazete se n\u00eb famullin\u00eb ton\u00eb jan\u00eb kremtuar sakramente, t\u00eb mos mendojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr emocionin e \u00ebmb\u00eblsis\u00eb q\u00eb ngjallin k\u00ebto rituale t\u00eb organizuara bukur, por p\u00ebr Jezu Krishtin i cili edhe sot vazhdon t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e vet dhe ta shenjt\u00ebroj\u00eb at\u00eb. Prandaj edhe e fal\u00ebnderojm\u00eb Krishtin q\u00eb, her\u00eb pas here, na dhuron shenjt\u00ebr si At\u00eb Karl Serreqin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb na e kujtojn\u00eb se ky veprim sh\u00eblbues i Tij duhet marr\u00eb shum\u00eb seriozisht dhe duhet pranuar me fe t\u00eb madhe edhe at\u00ebher\u00eb kur keqkuptohet apo p\u00ebr\u00e7mohet nga bota. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke qen\u00eb se para pak jav\u00ebsh kemi kremtuar sakramentet e kungimit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb krezmimit, nuk e di p\u00ebrse m\u00eb vinte shpesh n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebja k\u00ebto arsyetime q\u00eb po i rreshtoj k\u00ebtu posht\u00eb. Pra, se duket sikur feja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb m\u00eb fort nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mir\u00ebsjelljeje n\u00eb shoq\u00ebri dhe se ritualet &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7131\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;Sakramentet \u2013 Sh\u00eblbimi i Krishtit q\u00eb vjen tek ne&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-7131","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-famullia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7131"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7134,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7131\/revisions\/7134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}