{"id":7308,"date":"2021-09-27T09:34:12","date_gmt":"2021-09-27T09:34:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7308"},"modified":"2021-10-01T07:41:32","modified_gmt":"2021-10-01T07:41:32","slug":"cka-bashkoi-hyji-njeriu-te-mos-guxoje-te-ndaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7308","title":{"rendered":"\u00c7KA BASHKOI HYJI, NJERIU T\u00cb MOS GUXOJ\u00cb T\u00cb NDAJ\u00cb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXVII GJAT\u00cb VITIT B<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Zan 2, 18-24; Ps 128 (127); Heb 2, 9-11; Mk 10, 2-16<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/istockphoto-165691842-612x612-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7314\" width=\"421\" height=\"347\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/istockphoto-165691842-612x612-1.jpg 612w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/istockphoto-165691842-612x612-1-300x248.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/istockphoto-165691842-612x612-1-450x371.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 421px) 93vw, 421px\" \/><figcaption>A wooden cross threaded through two gold wedding rings.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i sot\u00ebm flet p\u00ebr martes\u00ebn dhe, p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar\nse fjal\u00ebt e Jezusit nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb doktrin\u00eb e strukturuar bukur, le t\u00eb\nshohim nga af\u00ebr jet\u00ebn e nj\u00eb katolikeje t\u00eb martuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e s\u00eb Lumes Viktoria Rasoamanarivo, nj\u00eb grua q\u00eb\njetoi kah fundi i shekullit XIX n\u00eb Madagaskar, thuhet se qe martuar me nj\u00eb\nburr\u00eb i cili shum\u00eb shpejt rezultoi se ishte shum\u00eb i shthurur: shkonte pothuajse\n\u00e7do nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb publike dhe jepej pas veseve nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat. Vinte n\u00eb\nsht\u00ebpi i dehur e patjet\u00ebr nuk do t\u00eb k\u00ebt\u00eb munguar as dhuna ndaj gruas. I shoqi,\nn\u00eb fakt, nuk ishte katolik, por ishin martuar n\u00eb Kish\u00eb me martes\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier,\nq\u00eb vlen p\u00ebr pal\u00ebn katolike. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vjehrri i s\u00eb Lumes Viktoria, ishte edhe kryeministri i\natij vendi. Ky, duke e par\u00eb se sa i padenj\u00eb ishte i biri tij p\u00ebr dashurin\u00eb e\nk\u00ebsaj gruaje, i thoshte ai vet\u00eb asaj: <em>\u00abNdaje!\nPo t\u00eb turp\u00ebron ty, mua dhe gjith\u00eb familjen.\u00bb<\/em> E betohej se do t\u00eb urdh\u00ebronte\nq\u00eb djali i tij t\u00eb mos varrosej n\u00eb varrez\u00ebn e familjes, gjest ky shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb\np\u00ebr banor\u00ebt e atij vendi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Madje edhe n\u00ebp\u00ebr qytet kishte filluar t\u00eb b\u00ebhej si pun\u00eb proverbi\nq\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb re, e cila mund t\u00eb mos shkonte mir\u00eb me t\u00eb shoqin, t\u2019i thoshin:\n<em>\u00abMos u b\u00ebj budallaqe si Viktoria\nRasoamanarivo e mos vuaj si ajo! Ndaje!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk kishin as f\u00ebmij\u00eb, por Viktoria nuk e pranonte\nndarjen. Me plot p\u00ebrvujt\u00ebri thoshte: <em>\u00abMartesa\ne krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb e pandashme. Ka qen\u00eb themeluar prej Hyjit dhe \u00ebsht\u00eb e bekuar\nnga Kisha. Njer\u00ebzit nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb pushteti mbi t\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Viktoria ishte nj\u00eb grua me nj\u00eb shpirt t\u00eb thell\u00eb lutjeje\ne, shum\u00eb shpesh, lutej edhe p\u00ebr kthimin e t\u00eb shoqit. E Hyji i d\u00ebgjoi lutjet\nsaja. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb publike ku shkonte, i shoqi nj\u00eb nat\u00eb ra i dehur nga kati i\ndyt\u00eb, duke marr\u00eb plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse. Agonia e tij zgjati disa dit\u00eb e,\nnd\u00ebrkoh\u00eb, Viktoria i sh\u00ebrbente me ngroht\u00ebsi tejet t\u00eb madhe, duke i folur p\u00ebr\ndashurin\u00eb q\u00eb ajo kishte ushqyer gjithnj\u00eb ndaj tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I mall\u00ebngjyer thell\u00eb nga gjith\u00eb kjo p\u00ebrkujdesje, nj\u00eb dit\u00eb\ni shoqi i k\u00ebrkoi pag\u00ebzimin. I \u00e7uan fjal\u00eb meshtarit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm, por ai po\nvononte t\u00eb vinte p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb. I shoqi filloi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej edhe m\u00eb\nfort dhe Viktoria e pa veten t\u00eb detyruar q\u00eb ta pag\u00ebzonte ajo vet\u00eb, nga frika se\nmos do t\u00eb vdiste para se t\u00eb vinte meshtari. E kishte dashur gjithnj\u00eb si\nbashk\u00ebshorte e tij e tani Provania Hyjnore po lejonte q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhej edhe n\u00ebn\u00eb\ne tij p\u00ebr jet\u00ebn e amshuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo grua, nuk kishte shikuar edhe aq kah i shoqi p\u00ebr martes\u00ebn\ne saj, por kah Krishti i Kryq\u00ebzuar, i cili na ka dashur me nj\u00eb dashuri t\u00eb\npand\u00ebrprer\u00eb, edhe kur ne nuk e meritonim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, pa filluar ende t\u00eb hyjm\u00eb t\u00eb kuptimin e teksteve\nt\u00eb Shkrimit Shenjt sot, duhet t\u00eb jemi t\u00eb bindur se, po nuk u kuptua se edhe\nmartesa e t\u00eb krishterit \u00ebsht\u00eb brenda logjik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb <em>zhytjeje<\/em>, pra t\u00eb nj\u00eb <em>\u00abpag\u00ebzimi\u00bb<\/em>\nn\u00eb realitetin e Hyjit, do t\u00eb ishte e kot\u00eb t\u00eb vazhdohej me shpjegime t\u00eb tjera.\nNuk do t\u00eb vononim e do ta vinim re se nuk jemi fort larg as ne nga logjika q\u00eb\npat\u00ebn farisenjt\u00eb q\u00eb at\u00eb dit\u00eb vendos\u00ebn ta <em>\u00absprovonin\u00bb<\/em>\nJezusin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si e mendonte mbi \u00e7\u00ebshtjet e teologjis\u00eb s\u00eb martes\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por le t\u2019i afrohemi pak m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj pjese tejet t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme ungjillore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Aty farisenjt\u00eb hapin nj\u00eb debat me Jezusin, debat t\u00eb\ncilin, n\u00eb fakt, <em>e fillojn\u00eb mbrapsht<\/em>,\nsepse i b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pyetje e cila n\u00eb vetvete ka shum\u00eb mang\u00ebsi: <em>\u00abA ka leje burri ta l\u00ebshoj\u00eb gruan?\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pyetja e tyre e \u00e7al\u00eb, na b\u00ebn t\u00eb shohim nga af\u00ebr rrymat\nteologjike q\u00eb aso kohe ishin zhvilluar n\u00eb Izrael. E, n\u00eb fakt, biblist\u00ebt pohojn\u00eb\nse n\u00eb at\u00eb kohe n\u00eb Izrael mbizot\u00ebronin kryesisht dy rryma teologjike n\u00eb lidhje\nme martes\u00ebn: nj\u00ebra q\u00eb lejonte ndarjen vet\u00ebm kur gruaja b\u00ebnte kuror\u00ebshkelje dhe\ntjetra q\u00eb arrinte ta pranonte ndarjen edhe thjesht n\u00ebse burri nuk e donte m\u00eb\nat\u00eb grua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, si nj\u00ebra, ashtu edhe tjetra rrym\u00eb, kishin shkuar\nshum\u00eb larg atij urdh\u00ebrimi q\u00eb u thoshte prerazi: <em>\u00abMos b\u00ebj kuror\u00ebshkelje!\u00bb<\/em> Prandaj edhe ajo pyetje e farisenjve\ns\u2019kishte arsye t\u00eb b\u00ebhej fare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Plus k\u00ebsaj, pyetja <em>\u00abA\nka leje burri ta l\u00ebshoj\u00eb gruan?\u00bb<\/em>, tregon se as q\u00eb diskutohej n\u00ebse ishte e\nmundur apo jo q\u00eb <em>\u00abgruaja ta l\u00ebshonte\nburrin\u00bb<\/em>, duke pasqyruar k\u00ebshtu vler\u00ebsimin e pakt\u00eb q\u00eb i rezervohej gruas n\u00eb\nat\u00eb mend\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vet\u00ebm tani e kuptojm\u00eb arsyen e nj\u00eb reagimi n\u00eb dukje kaq\nt\u00eb vrazhd\u00eb nga Jezusi. Kur farisenjt\u00eb i thon\u00eb se Moisiu e kishte lejuar q\u00eb t\u00eb\nndahej gruaja, duke u mjaftuar q\u00eb <em>\u00abt\u00eb\nshkruhej letra e ndarjes e t\u00eb l\u00ebshohej\u00bb<\/em>, Jezusi u p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abAt\u00eb rregullore e shkroi Moisiu p\u00ebr arsye t\u00eb\nkryene\u00e7\u00ebsis\u00eb suaj.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebs <em>\u00abkryene\u00e7\u00ebsi\u00bb<\/em>,\norigjinali grek p\u00ebrdor fjal\u00ebn <em>\u00abzem\u00ebrngurt\u00ebsi\u00bb<\/em>.\n<em>Zemra<\/em> p\u00ebr bibl\u00ebn n\u00ebnkupton bot\u00ebn e\nbrendshme t\u00eb njeriut, at\u00eb q\u00eb ne sot e quajm\u00eb <em>\u00abnd\u00ebrgjegje\u00bb<\/em>. Pra Jezusi v\u00eb n\u00eb dukje se ishte nd\u00ebrgjegjja e\nnjeriut, e plagosur nga m\u00ebkati, ajo q\u00eb duhej sh\u00ebruar. Vet\u00ebm k\u00ebshtu njeriu mund\nt\u00eb b\u00ebhej s\u00ebrish i aft\u00eb t\u2019i hapej dashuris\u00eb martesore, ashtu si\u00e7 e kishte\nmenduar Hyji n\u00eb krijim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj sot n\u00eb leximin e par\u00eb kemi d\u00ebgjuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb\nlibrit t\u00eb Zanafill\u00ebs e cila flet pik\u00ebrisht p\u00ebr krijim e burrit e t\u00eb gruas.\nQ\u00ebllimi i k\u00ebsaj pjese nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq historik, por m\u00eb fort teologjik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E t\u00ebr\u00eb pjesa duket sikur kulmon n\u00eb at\u00eb <em>\u00abklithjen\u00bb<\/em> e hareshme t\u00eb Adamit kur ky\ngjendet p\u00ebrball\u00eb Ev\u00ebs s\u00eb sapokrijuar: <em>\u00abKjo\n\u00ebsht\u00eb tash ashti i eshtrave t\u00eb mi dhe mishi i mishit tim!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Adami duket sikur n\u00eb at\u00eb \u00e7ast b\u00ebhet poet. E, n\u00eb fakt,\nklithja e tij e hareshme ngjan me klithjen e nj\u00eb t\u00eb dashuruari: \u00e7do i dashuruar\nb\u00ebhet poet. N\u00eb epok\u00ebn e sotme, klithm\u00ebn e tij do ta d\u00ebgjonim n\u00eb format si <em>\u00abshpirti im binjak\u00bb<\/em>, <em>\u00abkuptimi i jet\u00ebs sime\u00bb<\/em>, <em>\u00abgjysma tjet\u00ebr e imja\u00bb<\/em>, ejt., por jan\u00eb\nt\u00eb gjitha shprehje e t\u00eb nj\u00ebjtit realitet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria mes\nburrit e gruas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por kujdes: Adami arrinte t\u00eb ishte kaq poet, ngaq\u00eb ishte\nende mir\u00eb me Zotin. Kaq \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, saq\u00eb Adami, pasi t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb m\u00ebkat\ndhe pasi Hyji ta pyes\u00eb <em>\u00abP\u00ebrse e b\u00ebr\u00eb\nk\u00ebt\u00eb?\u00bb<\/em>, do t\u00eb shqiptoj\u00eb fjal\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb pashpirta: <em>\u00abGruaja q\u00eb ma dhe p\u00ebr shoqe, ajo m\u00eb dha frut prej pem\u00ebs dhe h\u00ebngra.\u00bb<\/em>\nNj\u00ebsoj si t\u2019i thoshte Hyjit: <em>\u00abKe faj ti\nq\u00eb e krijove, se un\u00eb do t\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb rregull pa t\u00eb!\u00bb<\/em> Me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb,\nAdami <em>ftohet<\/em> i t\u00ebri n\u00eb dashuri si\nndaj Hyjit, ashtu edhe ndaj gruas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Derisa njeriu t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb me Hyjin e vet, at\u00ebher\u00eb do ta\nkuptoj\u00eb si duhet edhe martes\u00ebn, por, po u largua nga <em>Hyji-Trini<\/em>, martesa menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb deformime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fatkeq\u00ebsisht, shoq\u00ebria p\u00ebrreth nesh, jo gjithmon\u00eb ndihmon\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse shpesh rrjetet sociale dhe ekranet televizive u ofrojn\u00eb\nbrezave t\u00eb rinj modele t\u00eb deformuara n\u00eb lidhje me martes\u00ebn. Shpesh her\u00eb arrihet\nderi aty saq\u00eb edhe degradimi moral t\u00eb reklamohet si pjekuri. Dhe, sikur e\ngjith\u00eb kjo t\u00eb mos mjaftonte, n\u00eb disa vende edhe vet\u00eb ligji i mbron k\u00ebto\ndegradime. Sidomos n\u00eb kultur\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs po ndodhin gjith\u00eb\nk\u00ebto deformime, nga ana tjet\u00ebr e saj vazhdohet q\u00eb gruaja t\u00eb zhvler\u00ebsohet ashtu\nsi\u00e7 zhvler\u00ebsohej nga mend\u00ebsia hebraike e koh\u00ebs s\u00eb Jezusit. Ndoshta edhe m\u00eb zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po ku \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e gjith\u00eb k\u00ebtyre problemeve? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb tek <em>\u00abzem\u00ebrngurt\u00ebsia\u00bb<\/em>\np\u00ebrball\u00eb Hyjit. Prandaj duhet ta dijm\u00eb se kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ndalemi tek ajo q\u00eb\nthot\u00eb <em>\u00abbota\u00bb<\/em>, q\u00eb thon\u00eb <em>\u00abtraditat\u00bb<\/em>, q\u00eb thot\u00eb <em>\u00abshumica\u00bb<\/em>, sepse jan\u00eb t\u00eb prekura nga <em>\u00abzem\u00ebrngurt\u00ebsia\u00bb<\/em> q\u00eb sjell egoizmi i\nm\u00ebkatit. Duhet hedhur shikimi tek krijimi, tek ai <em>plan fillestar<\/em> t\u00eb cilin Hyji kishte p\u00ebr martes\u00ebn qysh se krijoi\nnjer\u00ebzimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00c7ifti i krishter\u00eb duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se at\u00eb dit\u00eb q\u00eb\nmartohet, po fillon nj\u00eb lidhje t\u00eb pashk\u00ebputshme, <em>\u00abderi sa vdekja t\u00eb mos i ndaj\u00eb\u00bb<\/em>. At\u00eb dit\u00eb ata kan\u00eb filluar t\u00eb jen\u00eb\nnj\u00eb trup i vet\u00ebm, ashtu si\u00e7 e cil\u00ebsonte Ev\u00ebn Adami para se t\u00eb m\u00ebkatonte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe Jezusi e citon librin e Zanafill\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abNjeriu do ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb atin dhe t\u2019\u00ebm\u00ebn e vet\ndhe do t\u00eb jetoj\u00eb bashk\u00eb me gruan e vet e do t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb trup i vet\u00ebm.\u00bb<\/em>\nDhe, me autoritetin e Vet Hyjnor, Jezusi <em>e\nvulos<\/em> t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abPrandaj,\n\u00e7ka bashkoi Hyji, njeriu t\u00eb mos guxoj\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me Mundimet, Vdekjen e Ngjalljen e Tij, Jezusi i ka\nm\u00ebsuar njer\u00ebzimit se ila\u00e7i kund\u00ebr krenaris\u00eb dhe egoizmit \u00ebsht\u00eb Misteri i Kryqit:\ndashuria e pakufi ndaj Hyjit, falja ndaj fyerjeve, durimi dhe besnik\u00ebria deri\nn\u00eb vdekje. Njer\u00ebzimi tashm\u00eb e ka s\u00ebrish mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb nga <em>\u00abzem\u00ebrngurt\u00ebsia\u00bb<\/em> tek <em>\u00abzem\u00ebrgjer\u00ebsia\u00bb<\/em>. Sikur ky kalim t\u00eb ndodhte\ntek t\u00eb martuarit, martes\u00ebs do t\u2019i sh\u00ebroheshin shum\u00eb plag\u00eb. Ajo e Lumja q\u00eb\np\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim, e v\u00ebrtetoi k\u00ebt\u00eb me jet\u00ebn e saj, si\u00e7 e kan\u00eb v\u00ebrtetuar e\nvazhdojn\u00eb ta v\u00ebrtetojn\u00eb n\u00eb heshtje edhe shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, neve q\u00eb jemi t\u00eb prirur <em>t\u2019i komplikojm\u00eb gj\u00ebrat e thjeshta<\/em>, Jezusi na e kujton se duhet ta\nruajm\u00eb gjithnj\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e zemr\u00ebs. Prandaj Ai e p\u00ebrfundon gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb debat\nduke th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abKush nuk e pranon Mbret\u00ebrin\u00eb\ne Hyjit porsi f\u00ebmija i vog\u00ebl, nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb t\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po nuk e ruajt\u00ebm past\u00ebrtin\u00eb e zemr\u00ebs p\u00ebrball\u00eb Hyjit-Trini, edhe ne, si farisenjt\u00eb, do t\u2019i formulojm\u00eb mbrapsht pyetjet e ankesat q\u00eb mund t\u2019i drejtojm\u00eb Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXVII GJAT\u00cb VITIT B Zan 2, 18-24; Ps 128 (127); Heb 2, 9-11; Mk 10, 2-16 Ungjilli i sot\u00ebm flet p\u00ebr martes\u00ebn dhe, p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar se fjal\u00ebt e Jezusit nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb doktrin\u00eb e strukturuar bukur, le t\u00eb shohim nga af\u00ebr jet\u00ebn e nj\u00eb katolikeje t\u00eb martuar. N\u00eb jet\u00ebn e s\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7308\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;\u00c7KA BASHKOI HYJI, NJERIU T\u00cb MOS GUXOJ\u00cb T\u00cb NDAJ\u00cb!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[17],"class_list":["post-7308","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7308"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7315,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7308\/revisions\/7315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}