{"id":7336,"date":"2021-10-20T06:47:14","date_gmt":"2021-10-20T06:47:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7336"},"modified":"2021-10-21T06:31:17","modified_gmt":"2021-10-21T06:31:17","slug":"aty-per-aty-pa-dhe-u-vu-te-udhetoje-mbas-jezusit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7336","title":{"rendered":"ATY P\u00cbR ATY PA DHE U VU T\u00cb UDH\u00cbTOJ\u00cb MBAS JEZUSIT."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXX GJAT\u00cb VITIT B<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jer 31, 7-9; Ps 126 (125) Heb 5, 1-6; Mk 10, 46-53<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/image4-1-640x400zzz.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7337\" width=\"526\" height=\"328\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/image4-1-640x400zzz.jpg 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/image4-1-640x400zzz-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/image4-1-640x400zzz-450x281.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 526px) 93vw, 526px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr, por mjaft i dendur p\u00ebr\nnga p\u00ebrmbajtja. Historia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet, \u00ebsht\u00eb e pasur me detaje shum\u00eb\ndometh\u00ebn\u00ebse, ku secili detaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb vete: turma q\u00eb shkon pas\nJezusit, por q\u00eb nuk e di se Ai po shkon drejt kryqit; nj\u00eb i verb\u00ebr i detyruar\nt\u00eb b\u00ebrtas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mposhtur turm\u00ebn e cila, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ndihmon t\u00eb shkoj\u00eb\npas Jezusit, por q\u00eb madje i thot\u00eb t\u00eb hesht\u00eb; britma e Bartimeut t\u00eb verb\u00ebr: <em>\u00abJezus,\nBiri i Davidit, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u00bb<\/em>;\nsh\u00ebrimi t\u00eb cilin ai e fiton p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Jezusin dhe fakti q\u00eb\nvihet n\u00eb ecje pas Tij menj\u00ebher\u00eb. Shtoju t\u00eb gjitha k\u00ebtyre detajeve edhe faktin\nse, n\u00eb Ungjillin e Markut, kjo \u00ebsht\u00eb mrekullia e fundit q\u00eb Jezusi b\u00ebn para\nMundimeve, Vdekjes dhe Ngjalljes s\u00eb Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb gjitha k\u00ebto detaje e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pjese ungjillore shum\u00eb\nt\u00eb njohur dhe shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr tradit\u00ebn e krishter\u00eb. Por le t\u2019i marrim ata\nme radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">S\u00eb pari, t\u00eb shohim se si pas Jezusit po shkonte <em>\u00abnj\u00eb turm\u00eb e madhe\npopulli\u00bb<\/em>, por q\u00eb shihet se Jezusin nuk e\nkishte kuptuar ende. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si k\u00ebtu n\u00eb Ungjill, ashtu edhe n\u00eb dit\u00ebt tona jan\u00eb t\u00eb shumta turmat q\u00eb shkojn\u00eb pas Jezusit, por jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb nuk e ndjekin p\u00ebr interes. Jezusi tashm\u00eb kishte fituar nj\u00eb fam\u00eb t\u00eb madhe, ishte shum\u00eb i njohur p\u00ebr mrekullit\u00eb e \u00e7do lloji q\u00eb b\u00ebnte. Turmat kishin filluar ta kuptonin se, t\u00eb rrish pran\u00eb Tij, ishte gjithnj\u00eb me leverdi. Por ata q\u00eb rrijn\u00eb pran\u00eb Tij me k\u00ebto q\u00ebllime, u ngjajn\u00eb atyre q\u00eb, me bilet\u00eb t\u00eb lotaris\u00eb n\u00eb dor\u00eb, rrin\u00eb para ekranit t\u00eb televizorit n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shum\u00ebn e d\u00ebshiruar dhe, kur k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e fusin n\u00eb xhep, bilet\u00ebn e hedhin n\u00eb koshin t\u00eb mbeturinave. Edhe Jezusi shpesh rrezikon t\u00eb jet\u00eb i trajtuar ashtu. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi \u00ebsht\u00eb duke shkuar p\u00ebr n\u00eb Jerusalem, si\u00e7 e tregojn\u00eb\npjes\u00ebt q\u00eb i paraprijn\u00eb tregimit t\u00eb sot\u00ebm, por asnj\u00ebri prej ndjek\u00ebsve t\u00eb Tij nuk\ndo t\u00eb arrinte ta imagjinonte se atje, n\u00eb Jerusalem, vet\u00ebm pas pak dit\u00ebsh, smira\nnjer\u00ebzore do ta kryq\u00ebzonte At\u00eb si nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase do t\u00eb dukeshin tep\u00ebr t\u00eb zymta k\u00ebto supozime q\u00eb po\nb\u00ebjm\u00eb rreth turm\u00ebs, por, po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu, si do t\u00eb mund t\u2019i kuptonim\nndryshe disa sjellje t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb ajo b\u00ebn, edhe pse supozonte se po ndiqte Jezusin?\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Aty, n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i verb\u00ebr q\u00eb po lyp.\nAskush nga turma nuk u p\u00ebrpoq ta merrte p\u00ebr krah\u00ebsh e ta ndihmonte t\u00eb shkoj\u00eb\ntek Jezusi, emrin e t\u00eb cilit ai po e th\u00ebrriste. Jo vet\u00ebm kaq, por disa madje u\np\u00ebrpoq\u00ebn edhe t\u2019ia mbyllnin goj\u00ebn: \u00abShum\u00ebkush\ne qortonte t\u00eb heshtte.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po shkojn\u00eb pas Jezusit, por p\u00ebr t\u00eb varfrin e nevojtarin\nnuk interesohen. Madje edhe e pengojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb kah Jezusi. Jan\u00eb t\u00eb shumta\nedhe turmat e sotme q\u00eb shkojn\u00eb pas Jezusit, por nga Ai nuk kan\u00eb kuptuar se\nduhet t\u2019u gjenden pran\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si shembull mund t\u00eb marrim at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb mjediset tona familjare. Sa e sa pleq jan\u00eb t\u00eb vetmuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta e f\u00ebmij\u00ebt e tyre pak duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr ta. Mbase k\u00ebrkimi i nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb v\u00ebrtet i ka detyruar t\u00eb marrin rrug\u00ebt e bot\u00ebs, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb moshuarit duhen harruar. Edhe nga larg mund t\u00eb gjenden forma p\u00ebrkujdesjeje ndaj tyre. \u00a0 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr format e p\u00ebrkujdesjes q\u00eb mund t\u00eb tregojm\u00eb ndaj njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb gjenden n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebrreth nesh. Po nuk u kujdes\u00ebm p\u00ebr nevojtarin, me aq mund\u00ebsi sa kemi, si mund t\u00eb mendojm\u00eb se realisht po ndjekim Jezusin n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb?  Do t\u00eb ishte e pavend t\u00eb quheshin t\u00eb krishter\u00eb ata q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, p\u00ebrball\u00eb indiferenc\u00ebs dhe penges\u00ebs s\u00eb turm\u00ebs ndaj tij, Bartimeu prap\u00eb se prap\u00eb <em>\u00abb\u00ebrtiste edhe m\u00eb fort\u00bb<\/em>. Nganj\u00ebher\u00eb lutja jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt (njer\u00ebzit apo djalli) na thon\u00eb t\u00eb heshtim. Lutja k\u00ebrkon edhe k\u00ebmb\u00ebngulje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo britm\u00eb e Bartimeut, pastaj, \u00ebsht\u00eb edhe plot me dometh\u00ebnie n\u00eb formulimin e saj. Ai i drejtohet Jezusit duke i th\u00ebn\u00eb <em>\u00abBiri i Davidit\u00bb<\/em>. Izraeli besonte \u2013 i m\u00ebsuar nga Shkrimet e Shenjta \u2013 se Mesia do t\u00eb vinte nga fisi i Davidit, mbretit t\u00eb lavdish\u00ebm. K\u00ebshtu, pra, Bartimeu njeh n\u00eb Jezusin Mesin\u00eb e premtuar nga Hyji dhe beson se Jezusi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguari i shum\u00ebpritur i Hyjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E i k\u00ebrkon t\u00eb ket\u00eb m\u00ebshir\u00eb: <em>\u00abJezusi, Biri i Davidit, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u00bb<\/em> Kjo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb, tregon se aso kohe mbizot\u00ebronte bindja se verb\u00ebria ishte ndonj\u00eb mallkim q\u00eb Zoti ia \u00e7onte dikujt p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb b\u00ebra nga ai apo nga ndonj\u00eb familjar i veti. Bartimeu \u00ebsht\u00eb i bindur se nga Jezusi mund t\u00eb fitonte m\u00ebshir\u00eb. E, n\u00eb fakt, Jezusi, me jet\u00ebn dhe veprat e Tij, po e tregonte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ishte <em>i m\u00ebshirsh\u00ebm<\/em>. Jezusi mish\u00ebronte n\u00eb vetvete at\u00eb q\u00eb Hyji n\u00eb leximin e par\u00eb thoshte p\u00ebr vete: <em>\u00abJa un\u00eb po i kthej nga toka e Veriut, do t\u2019i bashkoj nga skajet e tok\u00ebs: nd\u00ebr ta jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr e t\u00eb shqep\u00ebt [&#8230;], sepse jam babai i Izraelit, Efraimi \u00ebsht\u00eb djali im i madh.\u00bb<\/em> Jezusi me jet\u00ebn e Tij po tregonte fytyr\u00ebn at\u00ebrore t\u00eb Hyjit. Edhe leximi i dyt\u00eb thot\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit, kryeprifti q\u00eb n\u00eb amshim nd\u00ebrmjet\u00ebson tek Hyji p\u00ebr ne. Ai e realizon v\u00ebrtet at\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeprift duhej t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb Izrael: t\u00eb ishte <em>\u00abn\u00eb gjendje t\u00eb ket\u00eb dhembshuri p\u00ebr ata q\u00eb nuk din\u00eb dhe g\u00ebnjehen\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi pra \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit q\u00eb ka m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ne.\nPrandaj kjo lutje (\u00ab<em>Jezus, Biri i Hyjit, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u00bb<\/em>)\n\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e dashur n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs dhe praktikohet shum\u00eb, sidomos\nn\u00eb kishat bizantine. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E i verb\u00ebri, fal\u00eb fes\u00eb dhe lutjeve t\u00eb tij k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, e fitoi Hirin q\u00eb k\u00ebrkonte. Jezusi ia kthen drit\u00ebn e syve dhe ia tregon edhe arsyen p\u00ebrse e fitoi k\u00ebt\u00eb hir: <em>\u00abShko lirisht! Feja jote t\u00eb shp\u00ebtoi.\u00bb <\/em>Sikur t\u00eb kishim edhe ne pak m\u00eb shum\u00eb fe, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb na ndodhnin shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb mrekulli n\u00eb jet\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Hyji disave ua jep dhurat\u00ebn e mrekullive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb ne do t\u00eb kishim hire m\u00eb t\u00eb shumta, sikur t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb fe. T\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb nga feja e Bartimeut. Do ta shohim se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duket se historia mbaron k\u00ebtu, por jo. Jezusi i tha: <em>\u00abShko\nlirisht!\u00bb<\/em>, por ai <em>nuk shkoi<\/em>. Ungjilli thot\u00eb: <em>\u00abAty p\u00ebr aty pa e u vu t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb mbas Jezusit.\u00bb<\/em> Pasi e fitoi drit\u00ebn e syve, fitoi edhe <em>drit\u00ebn e brendshme t\u00eb fes\u00eb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Do t\u00eb na dukej shum\u00eb normale sikur Bartimeu t\u00eb kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet e t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn q\u00eb kishte \u00ebnd\u00ebrruar, por nuk b\u00ebri ashtu. Ai e kuptoi se jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb e kishte duke q\u00ebndruar me Jezusin dhe duke i p\u00ebrngjar\u00eb Atij. Sh\u00ebrimi i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb i b\u00ebri Jezusi, nuk i shkoi kot, sepse i b\u00ebri t\u00eb mundur mrekullin\u00eb tjet\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb madhe: <em>ndjekjen e Jezusit<\/em>. Fundi i k\u00ebsaj historie t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb treguar nga Ungjilli, na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se aty filloi nj\u00eb histori tjet\u00ebr shum\u00eb e gjat\u00eb e Bartimeut n\u00eb ndjekje t\u00eb Jezusit. K\u00ebt\u00eb histori ne nuk e njohim, sepse nuk flitet m\u00eb askund n\u00eb ungjij p\u00ebr t\u00eb, por do t\u00eb mund ta imagjinonim leht\u00eb n\u00ebse edhe ne do t\u00eb viheshim n\u00eb ndjekje t\u00eb Jezusit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndoshta prandaj Provania Hyjnore nuk ka dashur q\u00eb t\u00eb flitej m\u00eb p\u00ebr Bartimeun n\u00eb vazhdim, sepse Bartimeu tani duhet t\u00eb jemi secili prej nesh. Mrekullit\u00eb e ndryshme q\u00eb Jezusi b\u00ebn n\u00eb ne \u00e7do dit\u00eb, ishte dashur t\u00eb na \u00e7onin n\u00eb ndjekjen e Jezusit. <em>\u00abFeja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb kesh devocion ndaj nj\u00eb shenjt\u00ebroreje, por \u00ebsht\u00eb shtegtim i pafund i zemr\u00ebs\u00bb<\/em>, shkruante n\u00eb shekullin e kaluar rabini polako-amerikan, Abraham Joshua Heschel. Ndjekja e Jezusit me fe t\u00eb gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb mrekullia e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Jezusi d\u00ebshiron t\u00eb realizoj\u00eb te secili njeri q\u00eb i shkon pas. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb Ungjillin e Markut kjo \u00ebsht\u00eb mrekullia e fundit q\u00eb b\u00ebn Jezusi n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij publike. Sh\u00ebn Marku d\u00ebshiron t\u00eb na thot\u00eb se t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb e Jezusit kishin k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim: t\u2019i p\u00ebrgatisnin nx\u00ebn\u00ebsit e tij ta ndjekin At\u00eb n\u00eb <em>\u00abudh\u00ebn\u00bb<\/em> e Tij drejt Kryqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb edhe ne Jezusit: q\u00eb t\u00eb na jap\u00eb drit\u00ebn e\nv\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shpirtit, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb pas Tij. Feja e gjall\u00eb n\u00eb Jezusin,\ndo t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb turmat q\u00eb mund t\u00eb na pengojn\u00eb t\u00eb rendim pas\ntij dhe do t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrngjajm\u00eb Atij q\u00eb shkon drejt kryqit, drejt\nsakrific\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr Atin dhe p\u00ebr ne. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb mos vlej\u00eb edhe p\u00ebr ne ajo th\u00ebnia provokuese e Ni\u00e7es, filozofit t\u00eb njohur gjerman n\u00eb shekullit XIX: <em>\u00abN\u00eb fund t\u00eb fundit, ka ekzistuar vet\u00ebm nj\u00eb i krishter\u00eb e edhe ai vdiq n\u00eb kryq.\u00bb<\/em> Ni\u00e7e njihet si nj\u00ebri prej kritik\u00ebve m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr i krishterimit, por kjo th\u00ebnie e tij tregon se ai e vler\u00ebsonte Jezusin (edhe pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij). Megjithat\u00eb, me sa duket, ai ishte i shkandulluar nga hipokrizia e atyre q\u00eb pohonin se ishin t\u00eb krishter\u00eb, por q\u00eb me jet\u00ebn e tyre nuk e ndiqnin Jezusin deri n\u00eb kryq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXX GJAT\u00cb VITIT B Jer 31, 7-9; Ps 126 (125) Heb 5, 1-6; Mk 10, 46-53 Ungjilli i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr, por mjaft i dendur p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja. Historia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet, \u00ebsht\u00eb e pasur me detaje shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, ku secili detaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb vete: turma q\u00eb shkon pas &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7336\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ATY P\u00cbR ATY PA DHE U VU T\u00cb UDH\u00cbTOJ\u00cb MBAS JEZUSIT.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[17],"class_list":["post-7336","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7336"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7336\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7345,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7336\/revisions\/7345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}