{"id":7382,"date":"2021-11-18T07:52:01","date_gmt":"2021-11-18T07:52:01","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7382"},"modified":"2021-11-18T07:52:38","modified_gmt":"2021-11-18T07:52:38","slug":"une-jam-mbret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7382","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM MBRET."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXXIV GJAT\u00cb VITIT B<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">JEZU KRISHTI, MBRET I GJITH\u00cbSIS\u00cb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dan 7, 13-14; Ps 93 (92); Zb 1, 5-8); Gjn 18, 33-37<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Jezusi-me-ferraa.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7383\" width=\"562\" height=\"422\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Jezusi-me-ferraa.jpg 480w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Jezusi-me-ferraa-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Jezusi-me-ferraa-450x338.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 562px) 93vw, 562px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Katerin\u00eb nga Siena, Shenjt\u00ebresha e\nmadhe e shekullit XIV, thuhet se nj\u00eb her\u00eb iu shfaq Jezusi me dy kurora n\u00eb duar.\nN\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb mbante nj\u00eb kuror\u00eb prej ari, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetr\u00ebn nj\u00eb kuror\u00eb ferrash\ndhe e ftoi shenjt\u00ebresh\u00ebn q\u00eb t\u00eb zgjidhte se cil\u00ebn d\u00ebshironte t\u00eb merrte p\u00ebr vete.\nShenjtja Katerin\u00eb zgjodhi pik\u00ebrisht at\u00eb prej ferrash. Prandaj edhe tradita e\nkujton at\u00eb si shenjt\u00ebresh\u00ebn q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, kishte\ngjithnj\u00eb n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb kuror\u00eb ferrash t\u00eb padukshme, por q\u00eb d\u00ebshmohej n\u00eb forma t\u00eb\nndryshme se e kishte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo shenjt\u00ebresh\u00eb, e cila jetonte nj\u00eb\njet\u00eb shum\u00eb intime me Hyjin, zgjodhi pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb lloj kurore? Si ka mund\u00ebsi\nq\u00eb po ashtu kan\u00eb vepruar edhe shum\u00eb burra e gra t\u00eb cil\u00ebt me gjith\u00eb shpirt e\nndiqnin Jezusin n\u00eb jet\u00ebn e tyre? Arsyeja \u00ebsht\u00eb fakti se ata e kishin kuptuar\nm\u00ebnyr\u00ebn se si Jezusi mbret\u00ebron: duke pranuar <em>p\u00ebrvujt\u00ebrimin<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm kemi nj\u00eb pjes\u00eb e cila na e\nparaqet Jezusin pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje <em>p\u00ebrvujt\u00ebrimi<\/em>.\nPara Pilatit, Jezusi duket si nj\u00eb d\u00ebshtak, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nuk ngurron t\u00eb\npohoj\u00eb:<em> \u00abUn\u00eb jam Mbret.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjillin e Gjonit, na paraqiten shpesh biseda mes\nnjer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe Jezusit dhe ne aty mund t\u00eb shohim fare qart\u00eb <em>ndryshimin<\/em> e bot\u00ebkuptimit t\u00eb tyre me\nJezusin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrshembull, n\u00eb at\u00eb pjes\u00ebn ku flitet p\u00ebr bised\u00ebn e\nJezusit me Nikodemin, shohim se, kur Jezusi fliste p\u00ebr nj\u00eb lindje t\u00eb re \u2013 duke\nn\u00ebnkuptuar lindjen prej ujit dhe prej Shpirtit \u2013 Nikodemi filloi t\u00eb vriste\nmendjen se si ishte e mundur q\u00eb njeriu t\u00eb hynte s\u00ebrish n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs e t\u00eb\nlindte. Kur Jezusi i tha gruas samaritane se kishte nj\u00eb uj\u00eb q\u00eb ta shuante etjen\np\u00ebrgjithnj\u00eb \u2013 duke n\u00ebnkuptuar Hirin e fes\u00eb \u2013 gruaja filloi t\u00eb mendonte se b\u00ebhej\nfjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb uj\u00eb magjik. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu pra, edhe n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, kur Pilati d\u00ebgjon\nprej Jezusit fjal\u00ebt: <em>\u00abMbret\u00ebria ime nuk\n\u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj bote\u00bb<\/em>, menj\u00ebher\u00eb i duket e natyrshme t\u00eb pyes\u00eb: <em>\u00abPra ti qenke Mbret?\u00bb<\/em> Por m\u00ebnyra se si\nk\u00ebta dy persona e konceptonin mbret\u00ebrimin, ishte shum\u00eb e ndryshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pilati \u00ebsht\u00eb mbreti i asaj mbret\u00ebrie q\u00eb sundimin e vet e\nbazon mbi pushtetin dhe pasurin\u00eb. Kjo lloj mbret\u00ebrie e ka si t\u00eb natyrshme q\u00eb,\np\u00ebr hir t\u00eb pushtetit e t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb mos toleroj\u00eb asgj\u00eb, qoft\u00eb as jet\u00ebn e atij\nq\u00eb ia k\u00ebrc\u00ebnon ato. Nd\u00ebrsa Mbret\u00ebria e Jezusit, sundimin e vet e bazon mbi sh\u00ebrbimin\ndhe dashurin\u00eb. Kjo lloj Mbret\u00ebrie e ka si t\u00eb natyrshme q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb sh\u00ebrbimit\ne t\u00eb dashuris\u00eb, jo ta marr\u00eb jet\u00ebn e tjetrit, por ta mbroj\u00eb at\u00eb me \u00e7do kusht,\nedhe sikur kjo gj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte dhurimin e jet\u00ebs nga ana e Mbretit. Ja, kjo\n\u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si Jezusi mbret\u00ebron, e kjo lloj mbret\u00ebrie <em>nuk kalon kurr\u00eb<\/em>. \u00cbsht\u00eb e vetmja q\u00eb i reziston \u00e7do sfide. Pik\u00ebrisht\nk\u00ebt\u00eb lloj mbret\u00ebrie kan\u00eb zgjedhur edhe shenjt\u00ebrit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke u nisur nga kjo, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se <em>d\u00ebshtaku<\/em> i v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Pilati. K\u00ebshtu\nedhe ne, sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb jet\u00eb mund t\u00eb na shkoj\u00eb mendja t\u00eb themi se jemi\nfitimtar\u00eb, ngaq\u00eb shohim se n\u00eb duart tona po rritet pushteti e pasuria, t\u00eb mos\nngutemi t\u00eb dalim n\u00eb p\u00ebrfundimin se po triumfojm\u00eb. Mbase jemi <em>d\u00ebshtak\u00ebt<\/em> m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrkundrazi, ne duhet t\u00eb g\u00ebzohemi kur shohim se duart\ntona ofrohen p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer dhe kur jemi n\u00eb gjendje <em>t\u00eb dhurojm\u00eb vetveten<\/em>. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se jet\u00ebs son\u00eb po\ni japim dinjitetin e duhur, dinjitetin e bijve e bijave t\u00eb Hyjit, t\u00eb cil\u00ebt\nm\u00ebsojn\u00eb prej Atij q\u00eb sh\u00ebrbimin e ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, aq sa\np\u00ebruljen dhe vet\u00ebflijimin i quan si <em>kuror\u00ebn<\/em>\ne vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ai q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb kuror\u00eb t\u00eb Jezusit, do t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e\nprandaj edhe i bindet fjal\u00ebs s\u00eb Tij. Ja p\u00ebrse Jezusi thot\u00eb para Pilatit: <em>\u00abUn\u00eb jam mbret! E un\u00eb linda e erdha n\u00eb bot\u00eb\np\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kush e do t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai e d\u00ebgjon fjal\u00ebn time.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abKrishti i\nkryq\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb qendra e kultur\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e kultur\u00ebs s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u00bb<\/em>, \u2013 thoshte Papa Benedikti XVI.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por kjo fest\u00eb e sotme ka p\u00ebr q\u00ebllim edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr:\nJezusi jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb Mbreti i dashuris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe <em>Mbreti i gjith\u00ebsis\u00eb<\/em>. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu\nquhet edhe e&nbsp; kremtja e sotme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj leximi i par\u00eb e i dyt\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb ndrysh\u00ebm me\nUngjillin. Aty na tregohet pushteti i pamas\u00eb i Jezusit. Leximi i par\u00eb na flet\np\u00ebr nj\u00eb vegim t\u00eb Danielit profet i cili thot\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb po shikoja k\u00ebshtu n\u00eb vegimin e nat\u00ebs: kur qe, n\u00eb ret\u00eb e qiellit,\npo vinte dikush si Biri i njeriut. Arriti deri tek i Tejetlashti i motit dhe qe\nparaqitur para tij. Ai i dha pushtetin, nderin e mbret\u00ebrin\u00eb.\u00bb <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb i njohur n\u00eb tradit\u00ebn hebraike ky vegim\ni Danjelit profet, aq sa, qysh at\u00ebher\u00eb, fjal\u00ebt <em>\u00abBiri i njeriut\u00bb<\/em> do t\u00eb b\u00ebheshin sinonim i <em>Mesis\u00eb<\/em> q\u00eb pritej. Edhe Jezusi para sinedrit do t\u2019i citoj\u00eb k\u00ebto\nfjal\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar se vlenin p\u00ebr t\u00eb: <em>\u00abJu\ndo ta shihni Birin e njeriut duke ardhur n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb Hyjit t\u00eb\nGjith\u00ebpushtetsh\u00ebm e duke ardhur me re t\u00eb qiellit.\u00bb<\/em> Jezusi sapo u kishte pohuar\nse \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit e prandaj u tregon se n\u00eb T\u00eb po plot\u00ebsohej kjo profeci e\nBes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr. Prandaj, i t\u00ebrbuar nga ky guxim \u201ci tepruar\u201d i Jezusit, <em>\u00abkryeprifti i shqeu petkat e veta\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb menj\u00ebher\u00eb e pranuan se pik\u00ebrisht n\u00eb Jezusin\nplot\u00ebsohej kjo profeci. Prandaj leximi i dyt\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abJezu Krishti \u00ebsht\u00eb [&#8230;] Sunduesi i mbret\u00ebrve t\u00eb tok\u00ebs. [&#8230;] Ja, po\nvjen me re dhe do ta shoh\u00eb \u00e7do sy\u00bb<\/em>. Pastaj sjell fjal\u00ebt q\u00eb i thot\u00eb vet\u00eb\nJezusi: <em>\u00abUn\u00eb jam Alfa dhe Omega, Ai q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb, q\u00eb ishte dhe q\u00eb po vjen, i Gjith\u00ebpushtetshmi.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi \u00ebsht\u00eb Ai n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin \u00e7do gj\u00eb u krijua, dhe q\u00eb\nn\u00ebp\u00ebrmjet Tij mbahet n\u00eb jet\u00eb. Vet\u00eb Ati i amshuar ia ka dor\u00ebzuar Atij k\u00ebt\u00eb\nmbret\u00ebri. Ai \u00ebsht\u00eb Sunduesi i larmis\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb gjendet mbi tok\u00eb, si edhe i\nuniversit madh\u00ebshtor. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndoshta do t\u00eb na p\u00eblqente m\u00eb fort t\u00eb mendonim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nlloj mbret\u00ebrimi t\u00eb Jezusit duke e shk\u00ebputur nga ajo m\u00ebnyra e par\u00eb e mbret\u00ebrimit\nt\u00eb Tij q\u00eb pam\u00eb pak m\u00eb sip\u00ebr, por t\u00eb ruhemi fort nga ky tundim. Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>Mbret i dashuris\u00eb<\/em> e nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb\nedhe <em>Mbreti i gjith\u00ebsis\u00eb<\/em>. Nuk shkojn\u00eb\nnj\u00ebra pa tjetr\u00ebn. Dante Alighieri, poeti e shkrimtari m\u00eb i madh italian i\nshekullit XIV, e thoshte shum\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbi Zotin n\u00eb <em>\u00abKomedia Hyjnore\u00bb<\/em>: <em>\u00abDashuria q\u00eb l\u00ebviz diellin dhe yjet e tjera.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nga nj\u00ebra an\u00eb kjo na tregon se Jezusi e sundon gjith\u00ebsin\u00eb\nvet\u00ebm brenda logjik\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, edhe pse p\u00ebr ne kjo mbetet gjith\u00ebsesi e mistershme.\nPor nga ana tjet\u00ebr na tregon se nuk duhet ta humbasim besimin se Hiri i Tij do\nt\u00eb na mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb, sado t\u00eb brisht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihemi dhe mund t\u00eb\njemi. Edhe at\u00ebher\u00eb kur gjith\u00e7ka p\u00ebrreth nesh na thot\u00eb se nuk ia vlen ta ndjekim\nlogjik\u00ebn e Jezusit, t\u00eb mos harrojm\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb logjika e t\u00eb\nGjith\u00ebpushtetshmit: Ai mban n\u00eb dor\u00eb gjith\u00ebsin\u00eb e nuk po qenka n\u00eb gjendje ta\ngjej\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje edhe p\u00ebr situat\u00ebn t\u00ebnde! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, kur n\u00eb lutjen ton\u00eb i k\u00ebrkojm\u00eb Hyjit ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje\nspektakolare, t\u00eb mos harrojm\u00eb se Ai \u00ebsht\u00eb mbreti i dashuris\u00eb e i p\u00ebrvujt\u00ebris\u00eb.\nBrenda k\u00ebsaj logjike duhet t\u00eb jet\u00eb edhe urata jon\u00eb. Edhe neve na duhet t\u00eb\npranojm\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb dhe mundimin q\u00eb k\u00ebshtu mbret\u00ebrojm\u00eb s\u00eb bashku me T\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj mbret\u00ebrimi t\u00eb Jezusit n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb bot\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb marrim pjes\u00eb edhe n\u00eb Mbret\u00ebrimin\ne Tij n\u00eb lumturin\u00eb e Parrizit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E kremtja e sotme d\u00ebshiron t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se jemi\nt\u00eb thirrur t\u00eb kemi dashuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ashtu si\u00e7 na ka m\u00ebsuar Jezusi.\nUrrejtja dhe mashtrimet jan\u00eb t\u00eb kufizuara, t\u00eb rreme, edhe n\u00ebse p\u00ebr pak koh\u00eb\nduket sikur po triumfojn\u00eb. Jezusi, Mbreti i Gjith\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb me\npushtetin e Vet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tek vetja ata q\u00eb i q\u00ebndruan besnik\u00eb n\u00eb provat e\nndryshme t\u00eb k\u00ebsaj jete. Pra kjo e kremte d\u00ebshiron t\u00eb na e forcoj\u00eb fen\u00eb dhe\nshpres\u00ebn ton\u00eb. K\u00ebshtu na i p\u00ebrt\u00ebrin edhe forcat tona p\u00ebr t\u00eb dashur m\u00eb shum\u00eb Hyjin\ne nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nx\u00ebn\u00ebsve, pra edhe ne, Jezusi u ka th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abJu jeni miqt\u00eb e mi.\u00bb<\/em> Shesim shpesh mend\nkur kemi ndonj\u00eb njeri t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb ndonj\u00eb post politik apo kushedi se \u00e7far\u00eb. Pse\nt\u00eb mos na e g\u00ebzoj\u00eb zemr\u00ebn fakti q\u00eb kemi Mik vet\u00eb Mbretin e Gjith\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dometh\u00ebnia e madhe q\u00eb ka n\u00eb vetvete kjo e kremte e sotme,\ne shoq\u00ebroft\u00eb gjithnj\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb \u00e7do situat\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXXIV GJAT\u00cb VITIT B JEZU KRISHTI, MBRET I GJITH\u00cbSIS\u00cb Dan 7, 13-14; Ps 93 (92); Zb 1, 5-8); Gjn 18, 33-37 N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Katerin\u00eb nga Siena, Shenjt\u00ebresha e madhe e shekullit XIV, thuhet se nj\u00eb her\u00eb iu shfaq Jezusi me dy kurora n\u00eb duar. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb mbante nj\u00eb kuror\u00eb prej &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7382\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;UN\u00cb JAM MBRET.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[17],"class_list":["post-7382","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7384,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7382\/revisions\/7384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}