{"id":7462,"date":"2021-12-12T15:57:28","date_gmt":"2021-12-12T15:57:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7462"},"modified":"2021-12-12T15:58:05","modified_gmt":"2021-12-12T15:58:05","slug":"ai-vete-do-te-jete-paqja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7462","title":{"rendered":"AI VET\u00cb DO T\u00cb JET\u00cb PAQJA."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA IV E ARDHJES &#8211; Viti C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mik 5, 1-4; Ps 80 (79); Heb 10, 5-10; Lk 1, 39-48<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"634\" height=\"599\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Maria-e-Elizabeta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7463\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Maria-e-Elizabeta.jpg 634w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Maria-e-Elizabeta-300x283.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Maria-e-Elizabeta-450x425.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 634px) 93vw, 634px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes kemi d\u00ebgjuar\nn\u00eb leximin e par\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e cila do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb e famshme p\u00ebr Izraelin: <em>\u00abE ti, o Betlehem \u2013 Efrat\u00eb, i vog\u00ebl nd\u00ebr\nbajraqet e Judes\u00eb, prej teje do t\u00eb m\u00eb dal\u00eb ai q\u00eb do ta sundoj\u00eb Izraelin\u00bb<\/em>.\nFama e k\u00ebsaj pjese u nxit nga fakti se ajo, jo vet\u00ebm q\u00eb fliste p\u00ebr ardhjen e\nMesis\u00eb s\u00eb premtuar, por tregonte edhe vendin: Mesia do t\u00eb dilte nga Betlehemi.\nEdhe kryeprift\u00ebrinjt\u00eb e skrib\u00ebt e njihnin mir\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Mikes\u00eb profet,\nprandaj, kur gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tre dijetar\u00ebve, Herodi i pyeti ata p\u00ebr vendin se\nku do t\u00eb lindte Mesia, ata i cituan pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Mikeja duke vazhduar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr ardhjen e Mesis\u00eb,\nthot\u00eb: <em>\u00abZanafilla e tij prej koh\u00ebve t\u00eb\nhershme, prej dit\u00ebve t\u00eb amshimit\u00bb<\/em>. Dhe p\u00ebrfundon: <em>\u00ab[At\u00ebher\u00eb] Do t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi, sepse Ai do t\u00eb jet\u00eb i madh skaj m\u00eb\nskaj t\u00eb vendit: e Ai \u2013 ai vet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb paqja!\u00bb<\/em>. K\u00ebto jan\u00eb fjali shum\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme, sepse na tregojn\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb objekti i pritjes s\u00eb Izraelit:\nishte dikush q\u00eb e kishte zanafill\u00ebn prej amshimit dhe se ai do t\u00eb ishte paqja e\npopullit t\u00eb vet. Izraeli nuk priste pak, sepse Hyji nuk kishte premtuar pak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pritja e Izraelit ishte gati-gati e ankthshme n\u00eb lidhje\nme koh\u00ebn kur Hyji do ta realizonte at\u00eb q\u00eb kishte premtuar. Prandaj, sa her\u00eb q\u00eb\ndilte nga mesi i tyre ndonj\u00eb njeri me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta dhe mbi t\u00eb cilin shihej\nse vepronte Hiri i Hyjit, shum\u00ebkush nuk vononte t\u00eb mendonte se mos ndoshta ai\nduhej t\u00eb ishte Mesia. Madje, n\u00eb mes t\u00eb shum\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb \u00e7do \u00e7ifti t\u00eb ri n\u00eb\nIzrael, ishte edhe shpresa se mos ndoshta pik\u00ebrisht ata do ta kishin fatin q\u00eb\nHyji t\u2019i zgjedhte si prind\u00ebrit e Mesis\u00eb s\u00eb premtuar. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto detaje e\nb\u00ebnin pritjen e Izraelit t\u00eb ishte plot pasion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb librat e Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr, libri m\u00eb\npoetik \u00ebsht\u00eb ai i K\u00ebng\u00ebs s\u00eb K\u00ebng\u00ebve. Aty flitet p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb\nmes t\u00eb t\u00eb fejuarit dhe s\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij. Ishte nj\u00eb prej librave q\u00eb fillimisht\nshihej me shum\u00eb ngurrim nga tradita hebraike dhe pastaj ajo e krishter\u00eb, duke\nqen\u00eb se m\u00eb fort ngjante si p\u00ebrshkrimi i historis\u00eb s\u00eb dy t\u00eb dashuruarve e jo\nedhe aq si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb besimi n\u00eb Hyjin. Por hezitimet u kap\u00ebrcyen kur u kuptua\nse i fejuari simbolizonte Hyjin dhe e fejuara Izraelin. Disa rreshta t\u00eb k\u00ebtij\nlibri tregojn\u00eb se si e fejuara plot ankth kishte dal\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb fejuarit\nt\u00eb vet, duke qen\u00eb k\u00ebshtu sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e Izraelit, i cili plot ankth e pasion\nishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Hyjit dhe priste me padurim takimin e plot\u00eb me T\u00eb, i bindur\nse <em>\u00abAi vet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb paqja\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E tani mund ta kuptojm\u00eb m\u00eb leht\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm. Aty\nflitet p\u00ebr vizit\u00ebn q\u00eb Maria i b\u00ebn kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb saj Elizabet\u00ebs. Detaji q\u00eb\npatjet\u00ebr na b\u00ebn p\u00ebrshtypje jan\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb Elizabeta i thot\u00eb Maris\u00eb: <em>\u00abJa, se, posa z\u00ebri i p\u00ebrsh\u00ebndetjes sate\narriti n\u00eb vesh\u00ebt e mi, foshnja prej hareje k\u00ebrceu n\u00eb kraharorin tim.\u00bb<\/em> Z\u00ebri\ni Maris\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i asaj q\u00eb mbart n\u00eb kraharor vet\u00eb Hyjin e b\u00ebr\u00eb njeri. Jo\nvet\u00ebm shpirti, por edhe mishi i Maris\u00eb \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i bashkuar me Personin\ne dyt\u00eb t\u00eb s\u00eb Shenjt\u00ebrueshmes Trini. Prandaj, kudo q\u00eb ajo shkon, \u00e7on Hyjin. Edhe\nvet\u00eb trupi i saj p\u00ebr\u00e7on Hyjin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Foshnja e Elizabet\u00ebs, Gjon Pag\u00ebzuesi, do t\u00eb jet\u00eb profeti\ni fundit i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr, i fundit nd\u00ebr ata q\u00eb prisnin me afsh Mesin\u00eb.\nPrandaj ai g\u00ebzon e k\u00ebrcen prej hares\u00eb. G\u00ebzimi i Gjonit ende n\u00eb kraharorin e s\u00eb\n\u00ebm\u00ebs, kur d\u00ebgjon z\u00ebrin e Maris\u00eb (t\u00eb asaj, pra, q\u00eb p\u00ebr\u00e7on pranin\u00eb e Hyjit-Njeri)\np\u00ebrfaq\u00ebson g\u00ebzimin e mbar\u00eb Izraelit kur merr vesh se Hyji \u00ebsht\u00eb pran\u00eb tij. K\u00ebtu\ne fejuara g\u00ebzon se e gjeti t\u00eb fejuarin t\u00eb cilin e priste prej shekujsh. G\u00ebzimi\ni Gjonit p\u00ebrfaq\u00ebson g\u00ebzimin e Izraelit, por g\u00ebzimi i Izraelit p\u00ebrfaq\u00ebson edhe\ng\u00ebzimin e mbar\u00eb njer\u00ebzimit. Njer\u00ebzimi mund t\u00eb galdoj\u00eb, sepse i erdhi pran\u00eb Hyji\ni vet, Drita q\u00eb e sh\u00ebndrit jet\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Deri k\u00ebtu kuptuam gjestin e Elizabet\u00ebs dhe t\u00eb foshnj\u00ebs s\u00eb\nsaj. Por p\u00ebr Marin\u00eb kemi ende p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson Kish\u00ebn, pjes\u00eb e s\u00eb\ncil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe ajo vet\u00eb. Kisha ka n\u00eb vetvete Jezusin, t\u00eb cilin vrapon p\u00ebr\nt\u2019ia \u00e7uar bot\u00ebs q\u00eb po e pret, sikurse Maria <em>\u00abme\nnxitim\u00bb<\/em> shkoi tek Elizabeta dhe f\u00ebmija i saj. Ky \u00ebsht\u00eb misioni i vet\u00ebm i\nKish\u00ebs: t\u2019i jap\u00eb bot\u00ebs Krishtin, t\u00eb cilin e ka n\u00eb jet\u00ebn e vet, apo m\u00eb sakt\u00eb, me\nt\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e bashkuar, si nj\u00eb trup i vet\u00ebm. Gjesti i Maris\u00eb, q\u00eb\nshkon tek Elizabeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb nxit\u00ebs p\u00ebr secilin prej nesh. Ajo shkon t\u00eb\nbashk\u00ebndaj\u00eb g\u00ebzimin me t\u00eb cilin ajo vet\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur. K\u00ebshtu edhe ne, n\u00ebse\njemi t\u00eb mbushur me pranin\u00eb e Hyjit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00ebse pohojm\u00eb se kjo prani\n\u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi i jet\u00ebs son\u00eb, nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa \u201cvrapuar\u201d q\u00eb k\u00ebt\u00eb prani Hyjnore\nt\u2019ia p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bota pret Krishtin. Kisha duhet t\u2019ia \u00e7oj\u00eb At\u00eb. P\u00ebrse ka\nshum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb paqen, q\u00eb jan\u00eb vras\u00ebs, hajdut\u00eb, imoral\u00eb,\nidhujtar\u00eb, ateist\u00eb? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se t\u00eb till\u00eb ka shum\u00eb edhe p\u00ebr faktin se nuk\nduan t\u00eb dijn\u00eb p\u00ebr paqen, drejt\u00ebsin\u00eb e kuptimin e jet\u00ebs, por ka t\u00eb till\u00eb edhe\np\u00ebr faktin se shum\u00eb prej tyre nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb ta njohin Krishtin, nga\nq\u00eb nuk i ka folur askush p\u00ebr T\u00eb. <em>\u00abKeni heshtur mjaft. Ka ardhur koha ta hapni goj\u00ebn. B\u00ebrtisni n\u00eb\nnj\u00ebqindmij\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme! Un\u00eb e shoh se, nga t\u00eb q\u00ebndruarit n\u00eb heshtje,\nbota \u00ebsht\u00eb kalbur.<\/em> shkruante e madhja Shenjtja Katerin\u00eb e Sien\u00ebs n\u00eb\nshekullin XIV, p\u00ebr t\u2019i nxitur t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb t\u00eb ungjillzonin sa m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bota ka nevoj\u00eb ta njoh\u00eb Krishtin e, prandaj, ka nevoj\u00eb\nedhe p\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb si Maria. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz plot me Hyjin e plot me zell\np\u00ebr ta shpallur At\u00eb kudo. Kush ka zellin q\u00eb Krishtin t\u2019ia \u00e7oj\u00eb bot\u00ebs, i gjen\nedhe m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebtij q\u00ebllimi, duke shfryt\u00ebzuar n\u00eb maksimum ato\nmund\u00ebsi q\u00eb Provania Hyjnore i v\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn, e cila nuk resht s\u00eb shpalluri\nKrishtin, plot\u00ebsimin e premtimeve q\u00eb Hyji i kishte b\u00ebr\u00eb Izraelit, por edhe\ng\u00ebzimin e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Kisha p\u00ebr bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb si kripa. Vet\u00eb Jezusi e ka\nkrahasuar at\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Ajo, duke i \u00e7uar Krishtin bot\u00ebs, i jep asaj\nshijen e duhur dhe e ruan nga prishja e m\u00ebkatit.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por t\u00eb krishter\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb t\u00eb bashkuar mir\u00eb me\nKrishtin, p\u00ebrndryshe e p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb At\u00eb gabim. <em>\u00abM\u00eb\nka ndihmuar Zoti dhe mora hak shum\u00eb shpejt\u00bb<\/em>, m\u00eb ka rastisur t\u00eb d\u00ebgjoja nj\u00eb\nher\u00eb nj\u00eb t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb kishte vrar\u00eb dik\u00eb p\u00ebr hakmarrje. Nuk mund t\u00eb mos e\nthem se m\u00eb befasoi jo pak kjo munges\u00eb e plot\u00eb pendese p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb,\npor edhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb shihja nga af\u00ebr se si, edhe ato pak gj\u00ebra q\u00eb ai njeri mund\nt\u2019i kishte m\u00ebsuar p\u00ebr krishterimin, ia kishin shpjeguar mbrapsht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj nevojitet t\u00eb kultivojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb\nintimitet real e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me Krishtin, duke e l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb egoizmin ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb kryerjen e vullnes\u00ebs s\u00eb Hyjit, duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb prej\nKrishtit, i cili i ofrohet krejt\u00ebsisht Atit. Letra e drejtuar Hebrenjve, nga ku\n\u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur leximi i dyt\u00eb sot, citon nj\u00eb psalm t\u00eb cilin autori i k\u00ebsaj\nLetre e sheh t\u00eb realizuar krejt\u00ebsisht n\u00eb Krishtin. Fjal\u00ebt e psalmit <em>\u00abFli e kush ti nuk deshe, por ma b\u00ebre gati\ntrupin\u00bb<\/em> dhe <em>\u00abJa, po vij p\u00ebr t\u00eb kryer\nvullnetin t\u00ebnd!\u00bb<\/em> autori i Letr\u00ebs i sheh si profeci t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte\nJezusi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, kur, vullnetin e tij njer\u00ebzor, do t\u2019ia n\u00ebnshtronte\nplot\u00ebsisht vullnetit t\u00eb Atit t\u00eb vet. E, autori i shenjt\u00eb, jep at\u00ebher\u00eb\nshpjegimin e vet solemn: <em>\u00abN\u00eb fuqi t\u00eb\nk\u00ebtij vullneti kemi qen\u00eb shenjt\u00ebruar me an\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb Jezu Krishtit nj\u00ebher\u00eb\ne p\u00ebrgjithmon\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur edhe ne t\u2019i ofrohemi Hyjit k\u00ebshtu \u2013 si Jezusi \u2013\nat\u00ebher\u00eb edhe ne do t\u00eb jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur drejt shenjt\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb na\nlind\u00eb edhe neve etja e shenjt\u00eb q\u00eb, k\u00ebt\u00eb Jezus, t\u2019ia \u00e7ojm\u00eb bot\u00ebs. At\u00ebher\u00eb Hyji\ndo t\u00eb na p\u00ebrdor\u00eb edhe ne si Marin\u00eb e, edhe z\u00ebri yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues i\nz\u00ebrit t\u00eb Krishtit. Pastaj, ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, do t\u00eb galdojn\u00eb\n(si Gjoni ende i palindur) kur do t\u00eb ndjejn\u00eb pran\u00eb tyre Jezusin, At\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>\u00abvet\u00eb Paqja jon\u00eb\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar q\u00eb, edhe p\u00ebr ne, t\u00eb na nxjerr\u00eb prej Hyjit Hirin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Tij n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA IV E ARDHJES &#8211; Viti C Mik 5, 1-4; Ps 80 (79); Heb 10, 5-10; Lk 1, 39-48 K\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes kemi d\u00ebgjuar n\u00eb leximin e par\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e cila do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb e famshme p\u00ebr Izraelin: \u00abE ti, o Betlehem \u2013 Efrat\u00eb, i vog\u00ebl &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7462\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;AI VET\u00cb DO T\u00cb JET\u00cb PAQJA.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[11],"class_list":["post-7462","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-ardhjes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7462"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7465,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7462\/revisions\/7465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}