{"id":7480,"date":"2022-01-04T17:31:51","date_gmt":"2022-01-04T17:31:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7480"},"modified":"2022-01-04T17:32:57","modified_gmt":"2022-01-04T17:32:57","slug":"ndersa-po-lutej-u-hap-qielli-dhe-shpirti-shenjt-zbriti-mbi-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7480","title":{"rendered":"ND\u00cbRSA PO LUTEJ, U HAP QIELLI  DHE SHPIRTI SHENJT ZBRITI MBI T\u00cb."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">PAG\u00cbZIMI I ZOTIT \u2013 Viti C<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"538\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/battesimo11.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7481\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/battesimo11.jpg 400w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/battesimo11-223x300.jpg 223w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 93vw, 400px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 42, 1-4.6-7; Ps 29 (28); Vap 10, 34-38; Lk 3, 15-16.21-22<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i Sh\u00ebn Luk\u00ebs sjell nj\u00eb detaj dometh\u00ebn\u00ebs kur\np\u00ebrshkruan pag\u00ebzimin e Jezusit nga Gjoni. Patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb duket e \u00e7udit\u00adshme\nq\u00eb Jezusi t\u00eb pag\u00ebzohet, por k\u00ebsaj po i kthehemi pas pak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Detaji i Ungjillit q\u00eb d\u00ebgjuam sot \u00ebsht\u00eb ky: <em>\u00abNd\u00ebrsa (Jezusi) po lutej, u hap qielli dhe\nShpirti Shenjt zbriti mbi t\u00eb.\u00bb<\/em> Pasi mori pag\u00ebzimin nga Gjoni, me sa duket\nJezusi qenka larguar diku aty pran\u00eb n\u00eb heshtje p\u00ebr t\u2019u lutur. Aty, <em>\u00abnd\u00ebrsa po lutej\u00bb<\/em>, Shpirti Shenjt zbret\nduksh\u00ebm mbi T\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb Ungjilltar\u00ebt flasin p\u00ebr qiellin q\u00eb hapet e p\u00ebr\nShpirtin Shenjt q\u00eb zbret mbi Jezusin n\u00eb trajt\u00eb p\u00ebllumbi, por nuk e thon\u00eb se e\ngjith\u00eb kjo paska ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs kur Jezusi qenka shk\u00ebputur t\u00eb lutet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Biblist\u00ebt mendojn\u00eb se, k\u00ebshtu, Sh\u00ebn Luka ka\ndashur t\u00eb theksoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e lutjes. Kaq shum\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi lutja, saq\u00eb vet\u00ebm\naty mbi ne mund t\u00eb veproj\u00eb Shpirti Shenjt, ashtu sikurse filloi t\u00eb vepronte\nfuqish\u00ebm edhe mbi natyr\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb Jezusit qysh pas pag\u00ebzimit t\u00eb tij. E, n\u00eb\nfakt, pas pag\u00ebzimit Jezusi e filloi veprimtarin\u00eb e tij publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb librin e Daljes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj shum\u00eb interesant\ndhe shum\u00eb i bukur n\u00eb lidhje me Moisiun. Aty thuhet se, kur Moisiu po ulej nga\nmali Sinai me dy rrasat prej guri ku Zoti i kishte shkruar urdh\u00eb\u00adrimet, ai,\nMoisiu, <em>\u00abnuk e dinte se fytyra e tij\nl\u00ebshonte rreze p\u00ebr shkak t\u00eb bisedimit me Zotin\u00bb<\/em> (34, 29). Mbar\u00eb Izraeli e\nvuri re qart\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por Moisiu, p\u00ebrvujt\u00ebrisht i vuri fytyr\u00ebs nj\u00eb vel, t\u00eb\ncilin e hiqte vet\u00ebm <em>\u00abkur hynte t\u00eb fliste\np\u00ebrs\u00ebri me Zotin\u00bb<\/em> (34, 35), p\u00ebr t\u00eb mos i b\u00ebr\u00eb t\u00eb mah\u00adniteshin m\u00eb tep\u00ebr se\nduhej me at\u00eb shk\u00eblqim kalimtar, por t\u2019i shtynte t\u00eb mendonin vet\u00ebm p\u00ebr\nshk\u00eblqimin e lavdis\u00eb s\u00eb Hyjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb drit\u00eb e ngjashme thuhet se ndonj\u00eb her\u00eb shihej\nedhe n\u00eb fytyr\u00ebn e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut t\u00eb Asizit kur ky dilte nga lutja. T\u00eb shumta\njan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb edhe mbi shum\u00eb shenjt\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, mbase jo me kaq intensitet,\nshihej se u shndriste fytyra pasi dilnin nga lutja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por nuk \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb, detyrimisht, fytyra t\u00eb\nrrezatoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb brend\u00ebsia e njeriut ajo q\u00eb patjet\u00ebr p\u00ebrt\u00ebrihet. Ja se si e\ntregon nj\u00eb biograf efektin e lutjes n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb Nderueshmit Mar\u00e7el Kandia, nj\u00eb\nsip\u00ebrmarr\u00ebsi italian t\u00eb shekullit XX q\u00eb, pasi shiti gjith\u00e7ka, u nis si misionar\nlaik p\u00ebr n\u00eb Brazil, ku nd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb spital shum\u00eb t\u00eb madh: <em>\u00ab<\/em><em>Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb\nveprimtari, aq m\u00eb shum\u00eb Mar\u00e7eli e ndjente nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb lutej dhe q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\nt\u00eb luteshin&#8230; Shkonte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e Karmelit p\u00ebr \u201cor\u00ebn e lutjes\u201d gjat\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebs dukej se nuk ekzistonte asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebse e th\u00ebrrisnin p\u00ebr\nndonj\u00eb gj\u00eb urgjente, ai gati nuk arrinte t\u2019i d\u00ebgjonte, aq i p\u00ebrq\u00ebndruar ishte\ndhe vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte. Pastaj ngrihej nga banka e tij dhe thoshte shum\u00eb i\nk\u00ebnaqur: \u201cTani po largohem i k\u00ebnaqur, sepse lutja m\u00eb ka forcuar\u201d\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abShikojeni\nat\u00eb e do t\u00eb ndri\u00e7oheni!\u00bb<\/em>, thot\u00eb\npsalmi (33, 6) e, Libri i Urtis\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abDrita e syve g\u00ebzon shpirtin, z\u00ebri\ni mir\u00eb maj eshtrat\u00bb<\/em> (15, 30),\nduke p\u00ebrmendur k\u00ebshtu pasojat e nj\u00eb\np\u00ebrt\u00ebritjeje e drite t\u00eb till\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb atij q\u00eb kultivon intimitetin me\nHyjin. E ne mund ta kuptojm\u00eb,\nat\u00ebher\u00eb, se sa paqe duhet t\u00eb ken\u00eb ndikuar tek t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebta njer\u00ebz, fytyra dhe\nsyt\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve merrnin drit\u00eb nga takimi i v\u00ebrtet\u00eb me Hyjin n\u00eb lutjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe shkencat e sotme psikologjike e vler\u00ebsojn\u00eb\nshum\u00eb vler\u00ebn e meditimit e t\u00eb lutjes, sepse i japin trurit mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb\nrip\u00ebrt\u00ebrihet e t\u00eb motivohet. Por, sa e gjall\u00eb b\u00ebhet lutja jon\u00eb kur v\u00ebrtet e besojm\u00eb\nse aty takohemi me Hyjin-Trini, tek i cili afrohemi p\u00ebrmes misterit t\u00eb\nNgjalljes s\u00eb Krishtit! N\u00eb lutje, shkojm\u00eb gjithnj\u00eb e menj\u00ebher\u00eb tek ky thelb, tek\nkjo qend\u00ebr e gjith\u00e7kaje. Prej aty, pastaj, merr kuptim e drit\u00eb gjith\u00e7ka, edhe\nkryqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shkuam larg nga kundrimi i s\u00eb kremtes s\u00eb sotme,\npor na i frym\u00ebzoi t\u00eb gjitha k\u00ebto ai detaji i Jezusit q\u00eb lutej. Le t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb\nedhe ne, pra, nga Jezusi dhe nga shenjt\u00ebrit e tij, q\u00eb t\u2019i gjejm\u00eb koh\u00eb lutjes n\u00eb\njet\u00ebn ton\u00eb! Nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi n\u00ebse do ta kemi apo jo n\u00eb fytyr\u00eb at\u00eb\ndrit\u00ebn q\u00eb kishte Moisiu, Sh\u00ebn Fran\u00e7esku e shenjt\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb\nedhe fal\u00eb liris\u00eb s\u00eb Hirit Hyjnor q\u00eb zgjedh ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb dukshme nganj\u00ebher\u00eb dobin\u00eb\ne lutjes, por, gjithsesi, t\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se kurr\u00eb lutja nuk do t\u00eb na l\u00ebr\u00eb\npa drit\u00ebn e shpirtit, pa <em>\u00abdrit\u00ebn e syve\u00bb<\/em>,\nsi\u00e7 thoshte Libri i Urtis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E tham\u00eb edhe n\u00eb fillim se gj\u00ebja q\u00eb mund t\u00eb na\n\u00e7udis\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb se edhe Jezusi \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar. Duhet ta dim\u00eb se,\nPag\u00ebzimi q\u00eb jepte Gjoni, nuk ishte si pag\u00ebzimi q\u00eb do t\u00eb jepnin m\u00eb von\u00eb apostujt\nt\u00eb m\u00ebsuar nga Krishti i Ngjallur. Pag\u00ebzimi i Gjonit ishte nj\u00eb ritual zhytjeje\nn\u00eb uj\u00eb, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit Gjoni i ftonte njer\u00ebzit t\u00eb zhyteshin n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb\nre me Hyjin, n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Gjoni i ftonte t\u2019i hapeshin\nShpirtit t\u00eb Hyjit i cili i kishte folur Izraelit me an\u00eb t\u00eb Ligjit t\u00eb Moisiut\ndhe me an\u00eb t\u00eb shum\u00eb Profet\u00ebve. Gjoni, n\u00eb fakt, nuk po b\u00ebnte asgj\u00eb t\u00eb re, por\nthjesht po ftonte q\u00eb t\u2019i hapeshin me gjith\u00eb forc\u00ebn e shpirtit asaj q\u00eb Hyji\ngjithnj\u00eb kishte d\u00ebshmuar m\u00eb par\u00eb. Prandaj, ajo q\u00eb b\u00ebn Jezusi, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb\nduhej ta b\u00ebnte \u00e7do Izaelit i mir\u00eb: t\u2019i n\u00ebnshtrohej Ligjit dhe t\u00eb Profet\u00ebve.\nK\u00ebshtu kuptohet p\u00ebrgjigjja e Jezusit kur, sipas Ungjillit t\u00eb Matuet, Gjoni\ndeshi t\u2019i kund\u00ebrshtonte ta pag\u00ebzonte dhe i kishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abMua me duhet t\u00eb pag\u00ebzohem prej teje e ti vjen tek un\u00eb?\u00bb<\/em> e Jezusi i\nishte p\u00ebrgjigjur: <em>\u00abL\u00ebre tani! Sepse\nk\u00ebshtu na ka hije t\u00eb kryejm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me vullnetin e Hyjit.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante t\u00eb dim\u00eb edhe se apostujt,\nn\u00eb predikimet e tyre, ishin gjithnj\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb theksonin se Gjon Pag\u00eb\u00adzuesi\nnuk ishte Mesia, por ai q\u00eb kishte ardhur t\u2019i p\u00ebrgatiste udh\u00ebn Mesis\u00eb. Prandaj\nedhe t\u00eb kat\u00ebr ungjilltar\u00ebt nuk e l\u00ebn\u00eb pa e theksuar qysh n\u00eb fillim t\u00eb ungjijve\nt\u00eb tyre k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo e kishte nj\u00eb arsye: personi i Gjonit ishte v\u00ebrtet\ni pazakont\u00eb. Ai, me pendesat e veta, me predikimet e tij t\u00eb fuqishme, si edhe\nme martirizimin e tij, kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb thella n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e\nIzraelit. Thuhet, madje, se deri n\u00eb shekullin e tret\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb Izrael\nbashk\u00ebsi q\u00eb mendonin se Gjoni ishte Mesia i pritur. K\u00ebshtu, pra, mund ta\nimagjinojm\u00eb leht\u00eb shqet\u00ebsimin e ungjilltar\u00ebve q\u00eb t\u00eb kuptohej drejt\u00eb misioni i\nk\u00ebtij njeriu t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ungjilli i sot\u00ebm thot\u00eb: <em>\u00abPasi populli priste me shpres\u00eb dhe pasi t\u00eb gjith\u00eb mendonin n\u00eb zemrat e\nveta p\u00ebr Gjonin: a mos \u00ebsht\u00eb sh\u00ec ky Mesia, k\u00ebndej Gjoni mori fjal\u00ebn e u tha t\u00eb\ngjith\u00ebve: \u201cUn\u00eb v\u00ebrtet, po ju pag\u00ebzoj me uj\u00eb, por po vjen nj\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se un\u00eb,\nt\u00eb cilit un\u00eb nuk jam i denj\u00eb as t\u2019ia zgjidh lidh\u00ebsat e sandaleve t\u00eb tija. Ai do\nt\u2019ju pag\u00ebzoj\u00eb me Shpirtin Shenjt e me zjarr\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjoni, ky djalosh tejet karizmatik, turmave t\u00eb\nmagjepsura nga personaliteti dhe jeta e tij, u thot\u00eb se ai ishte vet\u00ebm nj\u00eb\nveg\u00ebl n\u00eb duart e Provanis\u00eb, p\u00ebr ta ndihmuar popullin q\u00eb t\u2019i hapej Krishtit, i\ncili tashm\u00eb ishte n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Izraelit. P\u00ebrvujt\u00ebria e Gjonit na josh\ne na nxit edhe ne q\u00eb t\u2019i drejtojm\u00eb kah Krishti ata njer\u00ebz q\u00eb Provania Hyjnore\nna v\u00eb pran\u00eb, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se jo ne, por Krishti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i jep sh\u00eblbimin\nbot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Na mahnit e na josh p\u00ebrvujt\u00ebria e Gjonit, por,\nshum\u00eb m\u00eb shum\u00eb na mahnit e na josh p\u00ebrvujt\u00ebria e Krishtit, q\u00eb, si\u00e7 e pam\u00eb,\nvihet n\u00eb rresht me t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e Izraelit, p\u00ebr t\u00eb treguar bindjen e Tij\nndaj Atit t\u00eb vet. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb dim\u00eb se, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb planetin, vendi ku\nndodhi pag\u00ebzimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pikat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00ebn nivelin e detit. K\u00ebtu, <em>gjeografia b\u00ebhet teologji<\/em>: Jezusi\np\u00ebrvujt\u00ebrohet pafund\u00ebsisht shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na lart\u00ebsuar edhe ne n\u00eb jet\u00ebn me\nHyjin. <em>\u00abJa, Sh\u00ebrb\u00ebtori im, q\u00eb un\u00eb e\np\u00ebrkrah, i Zgjedhuri im, n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebnaqet shpirti im&#8230; Ai s\u2019do ta thyej\u00eb as\nkallamin e cop\u00ebtuar, s\u2019do ta ndal\u00eb as fitilin tymues dhe, pa u trembur, ai do\nta shpall\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn\u00bb<\/em>, \u2013 thot\u00eb leximi par\u00eb, duke profetizuar mbi\np\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb dhe misionin e Birit t\u00eb Hyjit q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb bot\u00eb. Sh\u00ebn Pjetri,\nn\u00eb predikimin e tij, q\u00eb e d\u00ebgjaum tek leximi i dyt\u00eb, e p\u00ebrshkruan Jezusin si <em>\u00abAi q\u00eb e p\u00ebrshkoi vendin duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e\nduke sh\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00ebn pushtet t\u00eb djallit\u00bb<\/em>. K\u00ebshtu,\nai p\u00ebrvujt\u00ebrim i Jezusit n\u00eb Jordan, do t\u00eb ishte fillimi i nj\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrimi q\u00eb\ndo t\u00eb kulminonte n\u00eb kryq, e q\u00eb, bot\u00ebs do t\u2019i sillte sh\u00eblbimin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi na sjell sh\u00eblbimin duke na zhytur n\u00eb Hirin\ne Tij, por edhe duke na m\u00ebsuar forc\u00ebn e p\u00ebrvujt\u00ebris\u00eb e t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb. Por na\nm\u00ebson edhe forc\u00ebn e lutjes, q\u00eb e theksuam n\u00eb fillim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PAG\u00cbZIMI I ZOTIT \u2013 Viti C Is 42, 1-4.6-7; Ps 29 (28); Vap 10, 34-38; Lk 3, 15-16.21-22 Ungjilli i Sh\u00ebn Luk\u00ebs sjell nj\u00eb detaj dometh\u00ebn\u00ebs kur p\u00ebrshkruan pag\u00ebzimin e Jezusit nga Gjoni. Patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb duket e \u00e7udit\u00adshme q\u00eb Jezusi t\u00eb pag\u00ebzohet, por k\u00ebsaj po i kthehemi pas pak. Detaji i Ungjillit q\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7480\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ND\u00cbRSA PO LUTEJ, U HAP QIELLI  DHE SHPIRTI SHENJT ZBRITI MBI T\u00cb.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-7480","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7480"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7480\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7482,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7480\/revisions\/7482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}