{"id":7486,"date":"2022-01-17T08:18:50","date_gmt":"2022-01-17T08:18:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7486"},"modified":"2022-01-17T08:18:51","modified_gmt":"2022-01-17T08:18:51","slug":"vendosa-ti-shkruaj-per-ty-i-perndritshmi-teofil","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7486","title":{"rendered":"VENDOSA T\u2019I SHKRUAJ P\u00cbR TY,  I P\u00cbRNDRITSHMI TEOFIL."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\"> E DIELA III GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Neh 8, 2-4. 5-6.8-10; Ps 19 (18); 1 Kor 12, 12-31; Lk 1, 1-4; 4, 14-21<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"338\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Jezusi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7487\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Jezusi.jpg 600w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Jezusi-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Jezusi-450x254.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 93vw, 600px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abLibrin e Ligjit t\u00eb Hyjit e lexonin pjes\u00eb-pjes\u00eb dhe ia shpejgonin kupti\u00admin,\nq\u00eb populli ta kuptonte mir\u00eb at\u00eb q\u00eb lexohej.\u00bb<\/em>, thot\u00eb leximi i par\u00eb kur p\u00ebrshkruan ato \u00e7aste\nsolemne kur populli i Izraelit, i sapo kthyer nga m\u00ebrgimi n\u00eb Babiloni, gjeti n\u00eb\nTempull librin e Ligjit t\u00eb Moisiut dhe vendosi ta lexoj\u00eb t\u00eb t\u00ebrin, <em>\u00abprej agimit deri n\u00eb mesdit\u00eb\u00bb<\/em>. E ne mund\nt\u00eb mendojm\u00eb se kishin vendosur t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb katekez\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb po lexohej, por\nsituata ishte m\u00eb e nd\u00ebrlikuar se kaq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">M\u00ebrgimi i dhimbsh\u00ebm n\u00eb Babiloni\nkishte zgjatur rreth pes\u00ebdhjet\u00eb vjet. Shum\u00eb prej atyre q\u00eb ishin nisur, kishin\nvdekur atje. Brezi i ri q\u00eb po rritej n\u00eb dh\u00e9 t\u00eb huaj, tashm\u00eb kishte filluar t\u00eb\nfliste edhe ai gjuh\u00ebn vendase, aramaishten. K\u00ebshtuq\u00eb, shumica e atyre q\u00eb po\nd\u00ebgjonin tekstin e Ligjit t\u00eb shkruar n\u00eb hebraisht, e kishin tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\nt\u00eb kuptonin gj\u00eb. Prandaj, atij q\u00eb lexonte n\u00eb hebraisht, i duhej her\u00eb pas here\nt\u00eb ndalej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthyesi ta b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb kuptimin e tekstit t\u00eb\nshenjt\u00eb. Nj\u00eb detaj ky n\u00eb dukje i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por q\u00eb do ta shohim pak m\u00eb\nposht\u00eb se sa bukur Provania Hyjnore do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb edhe at\u00eb rrethan\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nna b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb misterin e Birit t\u00eb Hyjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nd\u00ebrkaq nuk kemi si t\u00eb mos v\u00ebm\u00eb\nre te leximi i par\u00eb at\u00eb rreshtin q\u00eb thot\u00eb se <em>\u00abmbar\u00eb populli qante duke d\u00ebgjuar fjal\u00ebt e Ligjit\u00bb<\/em>. P\u00ebrball\u00eb\nzbulimit t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb veta si popull, ata preken thell\u00eb n\u00eb shpirt. Por preken\npo aq fort kur zbulojn\u00eb edhe padenj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebrball\u00eb pranis\u00eb Hyjnore. P\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb arsye Nehemia me shok\u00eb e pan\u00eb t\u00eb nevojshme ta ngush\u00ebllonin at\u00eb popull q\u00eb\nishte zhgrehur n\u00eb vaj: <em>\u00abMos jini t\u00eb\ntrishtuesh\u00ebm as mos qani!\u00bb<\/em>. Dhe, vazhdojn\u00eb me fjal\u00eb prek\u00ebse: <em>\u00abShkoni. Mos u trishtoni, sepse g\u00ebzimi i\nZotit \u00ebsht\u00eb fuqia juaj\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ajo dit\u00eb do t\u00eb ishte e\npaharrueshme p\u00ebr Izraelin, sepse aty do t\u00eb fillonin t\u00eb nd\u00ebrmerreshin shum\u00eb\nreforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb litur\u00adgjin\u00eb, teologjin\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn e popullit t\u00eb\nzgjedhur e gjith\u00e7ka kishte si qend\u00ebr t\u00eb veten Ligjin e Hyjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye\nedhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb b\u00ebhej pak a shum\u00eb k\u00ebshtu gjithnj\u00eb n\u00eb Izraeli: gjat\u00eb\nlutjes n\u00eb sinagog\u00eb apo n\u00eb Tempull, ishte nj\u00eb \u00e7ast kur personi i ngarkuar p\u00ebr\nmbar\u00ebvajtjen e liturgjis\u00eb th\u00ebrriste nga populli dik\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb far\u00eb\nnjohurie mbi Shkrimin Shenjt dhe i jepte t\u00eb lexonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shkrimin\nShenjt e t\u2019ia shpjegonte at\u00eb d\u00ebgjuesve. Ungjilli i sot\u00ebm na tregon se k\u00ebshtu\nndodhi edhe at\u00eb dit\u00eb kur n\u00eb sinagog\u00eb ishte Jezusi ai q\u00eb e ftuan t\u00eb lexonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi e kishte zakon t\u00eb shkonte\ngjithnj\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb, por at\u00eb dit\u00eb ngjarjet do t\u00eb merrnin nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb\npazakont\u00eb: ai q\u00eb dukej si nj\u00eb lexim i zakonsh\u00ebm, do t\u00eb pasohej nga nj\u00eb shpjegim\ni jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Jezusi lexoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb profetit Isai q\u00eb p\u00ebrshkruante\ntiparet q\u00eb do t\u00eb kishte Mesia i premtuar dhe misioni q\u00eb Ai do t\u00eb kryente.\nShpjegimi q\u00eb, para ardhjes s\u00eb Jezusit, menj\u00ebher\u00eb i pasonte asaj pjese, ishte\nnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta treguar me fjal\u00eb t\u00eb tjera at\u00eb profeci dhe p\u00ebr ta p\u00ebr\u00adgatitur\npopullin q\u00eb t\u2019i hapej asaj q\u00eb Mesia do t\u00eb b\u00ebnte kur t\u00eb vinte n\u00eb mes tyre. Por\nJezusi veproi krejt ndryshe. Ai thjesht tha: <em>\u00abSot shkoi n\u00eb vend kjo pjes\u00eb e Shkrimit Shenjt q\u00eb e d\u00ebgjuat me vesh\u00ebt\ntuaj.\u00bb<\/em> Jezusi nuk flet p\u00ebr ardhjen e Mesis\u00eb, por thot\u00eb se Mesia \u00ebsht\u00eb\ntashm\u00eb aty, para syve t\u00eb tyre. Vazhdimi i Ungjillit na tregon se fillimisht t\u00eb\npranishmit <em>\u00abmrekulloheshin\u00bb<\/em> nga\nbukuria e fjal\u00ebve t\u00eb Jezusit, por pastaj, t\u00eb shkandulluar nga pretendimi i Tij\nse \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Ai Mesia, emocionet e tyre ndryshuan rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe desh\u00ebn\nta vrisnin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po \u00e7far\u00eb kishte lexuar Jezusi\nat\u00eb dit\u00eb? Asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se at\u00eb q\u00eb Ai realisht <em>ishte<\/em> e q\u00eb realisht kishte filluar <em>t\u00eb b\u00ebnte<\/em>: <em>\u00abShpirti i Zotit\n\u00ebsht\u00eb mbi mua, sepse Ai m\u00eb shuguroi. Ai m\u00eb d\u00ebrgoi t\u2019u kumtoj t\u00eb vobekt\u00ebve\nUngjillin, t\u2019u shpall rob\u00ebrve lirimin, t\u00eb verb\u00ebrve drit\u00ebn e syve; t\u2019i l\u00ebshoj n\u00eb\nliri t\u00eb ndrydhurit, t\u00eb shpall vitin e Hirit t\u00eb Zotit.\u00bb<\/em> Nuk \u00ebsht\u00eb hapsira\nk\u00ebtu t\u00eb merremi me shpjegimin e secil\u00ebs prej k\u00ebtyre fjal\u00eb t\u00eb bukura, por vet\u00ebm\npo themi se sa i dashur ishte misioni i Mesis\u00eb: Ai, plot me Shpirtin e Zotit,\ndo t\u00eb merrej me brisht\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore, ato t\u00eb v\u00ebrtetat. \u00cbsht\u00eb me vend ajo q\u00eb\nthoshte, n\u00eb lidhje me misionin e Jezusit, teologu gjerman Johannes Baptist Metz: <em>\u00abN\u00eb Ungjill, shikimi i par\u00eb i Jezusit nuk\nndalet tek m\u00ebkati, por gjithmom\u00eb tek vuajtja e njeriut.\u00bb<\/em> Jezusi, vet\u00eb Hyj, kishte\nfilluar ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb me koh\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi e tani do t\u00eb fillonte ta b\u00ebnte edhe\nm\u00eb bujsh\u00ebm publikisht. \u00c7\u2019nevoj\u00eb kishte, pra, q\u00eb t\u00eb shpjegonte? I mjaftonte\nthjesht t\u00eb ishte aty. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, para Jezusit e pas Tij, ishin t\u00eb\ndetyruar t\u2019i shpjegonin Shkrimet, por Ai jo. Ai thjesht i p\u00ebrmbushte Ato.\nPatjet\u00ebr q\u00eb edhe Jezusi do t\u2019i shpjegonte Shkrimet e Shenjta disa her\u00eb, por p\u00ebr\nT\u00eb populli do t\u00eb thoshte se <em>\u00abm\u00ebson si ai\nq\u00eb ka autoritet e jo porsi skrib\u00ebt e tyre\u00bb<\/em> (Mt 7, 29), pra, edhe shpjegimi\ni Jezusit kishte nuanca t\u00eb tjera: nuanca Hyjnore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tani mund t\u2019i kthehemi s\u00ebrish\natij detajit t\u00eb leximit t\u00eb par\u00eb q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr: <em>\u00abLibrin e Ligjit t\u00eb Hyjit e lexonin pjes\u00eb-pjes\u00eb dhe ia shpejgonin\nkuptimin, q\u00eb populli ta kuptonte mir\u00eb at\u00eb q\u00eb lexohej\u00bb<\/em>. Gjith\u00eb ajo pun\u00eb <em>p\u00ebrkthimi<\/em> e <em>shpjegimi<\/em> q\u00eb b\u00ebhej nga njer\u00ebzit e caktuar gjat\u00eb leximit t\u00eb Ligjit,\ntani, n\u00eb Ungjill, po b\u00ebhet nga Jezusi. Por jo m\u00eb duke p\u00ebrkthyer nga hebraishtja\nn\u00eb aramaisht, sepse nuk ishte m\u00eb e nevojshme, por Jezusi po e <em>p\u00ebrkthente <\/em>e po e <em>shpjegonte<\/em> me pranin\u00eb e vet misionin e Mesis\u00eb s\u00eb premtuar. Nga <em>t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm<\/em>, po e b\u00ebnte at\u00eb <em>t\u00eb duksh\u00ebm<\/em> e <em>t\u00eb preksh\u00ebm<\/em>: <em>\u00abSot shkoi n\u00eb\nvend kjo pjes\u00eb e Shkrimit Shenjt q\u00eb e d\u00ebgjuat me vesh\u00ebt tuaj.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi i par\u00eb na thot\u00eb se\npopulli <em>\u00abqante\u00bb<\/em> i prekur n\u00eb shpirt\np\u00ebrball\u00eb Ligjit. Mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb nga gjith\u00eb kjo bujari e zemr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre\nnjer\u00ebz p\u00ebrball\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Hyjit. Ata, duke d\u00ebgjuar fjal\u00ebt e Ligjit t\u00eb Hyjit, u\ndesh q\u00eb t\u2019i ngush\u00ebllonte Nehemia me shok\u00eb. Po ne, sa e lejojm\u00eb veten t\u00eb prekemi\nnga fjal\u00ebt e Jezusit, i cili na fton n\u00eb nj\u00eb bujari t\u00eb zemr\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb\nmadhe? Megjithat\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ia kan\u00eb lejuar vetes t\u00eb\nndryshojn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ndonj\u00eb fjale t\u00eb Jezusit n\u00eb Ungjill. Ungjilli shpesh\nishte m\u00ebsuar deri edhe p\u00ebrmend\u00ebsh prej disave. Ungjilli ishte dashuria e\npadisku\u00adtueshme e t\u00eb gjith\u00eb shenjt\u00ebrve: <em>\u00abUn\u00eb\nnuk gjej m\u00eb asgj\u00eb n\u00eb librat e tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb Ungjill. Ky lib\u00ebr m\u00eb mjafton\u00bb<\/em>,\nthoshte Shenjtja Terez\u00eb e Lizjes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke lexuar Ungjillin, Shpirti\nShenjt ka arritur t\u2019i b\u00ebj\u00eb shum\u00eb shenjt\u00ebr q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se cili ishte misioni\ni tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre dhurata nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, si\u00e7 i p\u00ebrshkruan shum\u00eb\nbukur Sh\u00ebn Pali n\u00eb leximin e dyt\u00eb. Edhe sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb mrekulli e till\u00eb,\nfal\u00eb forc\u00ebs s\u00eb Shpirtit Shenjt, vazhdon t\u00eb ndodh\u00eb, sepse n\u00eb Ungjill \u00ebsht\u00eb\nJezusi ai q\u00eb flet. Edhe fizikanti i famsh\u00ebm Albert Ajnshtajn e kishte v\u00ebn\u00eb re\nk\u00ebt\u00eb: <em>\u00abAskush nuk mund ta lexoj\u00eb\nUngjillin e t\u00eb mos e ndjej\u00eb aty pranin\u00eb reale t\u00eb Jezusit. Personaliteti i tij\npulson n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli ka prodhuar Shenjt\u00ebr,\npor edhe qytet\u00ebrime: <em>\u00abUngjilli \u00ebsht\u00eb\nburimi nga ku ka buruar qytet\u00ebrimi yn\u00eb.\u00bb<\/em>, thosht\u00eb filozofi i madh gjerman,\nEmanuel Kant. Ndoshta nuk e dinit se k\u00ebta mendimtar\u00eb t\u00eb njohur kishin th\u00ebn\u00eb edhe\nfjal\u00eb t\u00eb tilla p\u00ebr Ungjillin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, n\u00eb mes t\u00eb shum\u00eb t\u00eb\nm\u00ebdhenjve q\u00eb jan\u00eb shprehur p\u00ebr bukurin\u00eb e Ungjillit, shk\u00eblqen m\u00ebnyra e bukur\ndhe sakt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shprehur Sh\u00ebn Fran\u00e7eksu i Asizit kur thoshte: <em>\u00abPredikoje Ungjillin n\u00eb \u00e7do \u00e7ast. Po qe e\nnevojshme, p\u00ebrdor edhe fjal\u00ebt!\u00bb<\/em> Kjo sepse m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta\np\u00ebrshkruar dobin\u00eb dhe bukurin\u00eb e Ungjillit, \u00ebsht\u00eb ta jetosh At\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, sikurse pas kthimit nga\nm\u00ebrgimi, Izraeli pati si qend\u00ebr t\u00eb shum\u00eb <em>reformave<\/em>\nt\u00eb veta liturgjike e teologjike librin e Ligjit t\u00eb Hyjit, ashtu edhe neve\nshpesh do t\u00eb na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb <em>reforma<\/em>\nt\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, duke pasur si qend\u00ebr Jezusi, Birin e Hyjit, i cili\nna flet n\u00eb faqet e Ungjillit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se e kemi p\u00ebr detyr\u00eb ta njohim\nUngjillin, sepse ashtu njohim Jezusin. <em>\u00abKush\nnuk njeh Shkrimin Shenjt, nuk njeh Krishtin.\u00bb<\/em>, thoshte Sh\u00ebn Jeronimi,\nM\u00ebsues i Kish\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe vet\u00eb ungjilltar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\narsye e kan\u00eb shkruar Ungjillin: q\u00eb ne t\u00eb njohim m\u00eb nga af\u00ebr misterin e\nKrishtit. E thot\u00eb qart\u00eb Sh\u00ebn Luka n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: <em>\u00abVendosa t\u2019i shkruaj p\u00ebr ty, i p\u00ebrndritshmi Teofil\u00bb<\/em>. E, kur m\u00ebsojm\u00eb\nse fjala <em>\u00abTeofil\u00bb<\/em> do t\u00eb thot\u00eb <em>\u00abMik i Hyjit\u00bb<\/em>, at\u00ebher\u00eb e kuptojm\u00eb se\nUngjilli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr ty e p\u00ebr mua, n\u00ebse duam <em>t\u00eb lidhim miq\u00ebsi me Jezusin<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu, si pasoj\u00eb, n\u00ebse duam ta\nmbajm\u00eb t\u00eb fort\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi ton\u00ebn me Jezusin, duhet t\u00eb mbajm\u00eb t\u00eb fort\u00eb edhe\nlidhjen ton\u00eb me Ungjillin!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA III GJAT\u00cb VITIT C Neh 8, 2-4. 5-6.8-10; Ps 19 (18); 1 Kor 12, 12-31; Lk 1, 1-4; 4, 14-21 \u00abLibrin e Ligjit t\u00eb Hyjit e lexonin pjes\u00eb-pjes\u00eb dhe ia shpejgonin kupti\u00admin, q\u00eb populli ta kuptonte mir\u00eb at\u00eb q\u00eb lexohej.\u00bb, thot\u00eb leximi i par\u00eb kur p\u00ebrshkruan ato \u00e7aste solemne kur populli i Izraelit, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7486\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;VENDOSA T\u2019I SHKRUAJ P\u00cbR TY,  I P\u00cbRNDRITSHMI TEOFIL.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-7486","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7486"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7486\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7488,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7486\/revisions\/7488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}