{"id":7489,"date":"2022-01-21T17:54:11","date_gmt":"2022-01-21T17:54:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7489"},"modified":"2022-01-21T17:54:49","modified_gmt":"2022-01-21T17:54:49","slug":"dashuria-nuk-kerkon-interesin-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7489","title":{"rendered":"DASHURIA NUK K\u00cbRKON INTERESIN E VET."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA IV GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jer 1, 4-5. 17-19; Ps 71 (70); 1 Kor 12, 31 \u2013 13, 13; Lk 4, 21-30<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/2581273F-4D04-48CC-9F1B-BF46C1D525001.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7490\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/2581273F-4D04-48CC-9F1B-BF46C1D525001.jpeg 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/2581273F-4D04-48CC-9F1B-BF46C1D525001-300x169.jpeg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/2581273F-4D04-48CC-9F1B-BF46C1D525001-450x253.jpeg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 93vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nga pjesa e Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm\nbesoj se mund t\u00eb nxjerrim pa dyshim nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si\nshpesh funksionon kjo bot\u00eb. Mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se, sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb\nnj\u00eb diktatur\u00eb n\u00eb cilindo vend t\u00eb bot\u00ebs, aq m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb edhe patriotizmi q\u00eb\npushtetar\u00ebt e atyre vendeve propagandojn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E themi k\u00ebt\u00eb sepse, shkaku i\nv\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb sinagog\u00ebn e Narazetit at\u00eb dit\u00eb plasi sherri kund\u00ebr\nJezusit kur u tha: <em>\u00abSot shkoi n\u00eb vend kjo\npjes\u00eb e Shkrimit Shenjt q\u00eb e d\u00ebgjuat me vesh\u00ebt tuaj.\u00bb<\/em>, ishin patjet\u00ebr edhe\nato fjal\u00eb n\u00eb vetvete, por sidomos ishte edhe fakti se Jezusi po refuzonte t\u00eb\nb\u00ebnte aty mrekulli t\u00eb shumta, si\u00e7 kishin d\u00ebgjuar se kishte b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb vendet\ne tjera. Vet\u00eb Sh\u00ebn Luka e thekson se, fillimisht, t\u00eb pranishmit e admironin\nJezusin kur filloi t\u00eb fliste, aq sa <em>\u00abu\nmrekullonin p\u00ebr fjal\u00ebt e bukura q\u00eb dilnin prej goj\u00ebs s\u00eb tij\u00bb<\/em>, por tregimit\nt\u00eb tij ungjilltari i jep nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme kur thekson se, n\u00eb mes t\u00eb\nt\u00eb pranish\u00ebmve, filloi t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritej nj\u00eb pyetje n\u00eb dukje e pafajshme: <em>\u00abVall\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb ky biri i Jozefit?\u00bb<\/em>.\nFakti q\u00eb Jezusi menj\u00ebher\u00eb reagon me ato fjal\u00eb q\u00eb duken sikur k\u00ebrkojn\u00eb <em>t\u2019i shtojn\u00eb benzin\u00eb zjarrit<\/em>, na l\u00eb t\u00eb\nkuptojm\u00eb se pyetja q\u00eb ata shtronin, kishte p\u00ebr q\u00ebllim ta nxiste Jezusin t\u00eb\nb\u00ebnte ndonj\u00eb mrekulli n\u00eb favor t\u00eb tyre, duke qen\u00eb se, me ta, pretendonin q\u00eb Ai\nkishte lidhje gjaku. <em>\u00abMe siguri do t\u00eb ma\nthonin at\u00eb fjal\u00eb: \u201cMjek, sh\u00ebro veten! Gjith\u00e7ka b\u00ebre, si d\u00ebgjuam, n\u00eb Kafarnaum,\nb\u00ebj edhe k\u00ebtu, n\u00eb vendin t\u00ebnd!\u00bb<\/em>, u thot\u00eb pa vones\u00eb Jezusi. E pastaj u\np\u00ebrmend dy shembuj nga Bes\u00eblidhja e Vjet\u00ebr (sh\u00ebrimin e Naaminit sirian dhe\npranin\u00eb e bekuar t\u00eb Elis\u00eb profet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vejush\u00ebs n\u00eb Sarept\u00eb t\u00eb\nSidonis\u00eb), p\u00ebr t\u2019u treguar se nuk e kishte nd\u00ebrmend t\u2019u rrinte aspak gati\ntekave t\u00eb tyre e t\u2019u b\u00ebnte mrekulli sipas qefit t\u00eb tyre. Donin t\u2019ia mbushinin\nmendjen se patriotizmi t\u00eb cilin Jezusi duhej ta kishte, duhej t\u00eb d\u00ebshmohej\nfaktikisht n\u00eb dobi t\u00eb tyre, pik\u00ebs\u00ebpari, e pastaj n\u00eb favor t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb\np\u00ebrreth. Por Jezusi refuzon ta ushqej\u00eb at\u00eb lloj dashurie q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb <em>pushtuese<\/em> e jo <em>liruese<\/em>. Prandaj refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb mrekulli, sepse at\u00ebher\u00eb do t\u2019i\nb\u00ebnte ta humbisnin <em>mrekullin\u00eb q\u00eb \u00e7do\nmrekulli ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb arrij\u00eb<\/em>: bashkimin bij\u00ebsor me Hyjin dhe dashurin\u00eb\ne p\u00ebnj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb mes nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00ebse nuk ishte pik\u00ebrisht kjo\ngj\u00ebja q\u00eb mendonin e q\u00eb intuita e Jezusit e kishte p\u00ebrceptuar, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb\nfjal\u00ebt e Jezusit <em>\u00abi mbush\u00ebn me zem\u00ebrim t\u00eb\ngjith\u00eb ata q\u00eb ishin n\u00eb sinagog\u00eb\u00bb<\/em> dhe desh\u00ebn <em>\u00abt\u2019ia thenin qaf\u00ebn n\u00eb gremin\u00eb\u00bb<\/em>? Kur e pan\u00eb se Jezusi nuk u\nn\u00ebnshtrohej, dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin e shpejt\u00eb se Ai duhej eliminuar. Edhe Zoti\nduhej t\u00eb hynte brenda k\u00ebsaj rregulle t\u00eb tyre. Patriotizmi ishte thjesht\npretekst p\u00ebr t\u00eb fshehur egoizmin e tyre t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Prandaj tham\u00eb se, sa m\u00eb e\nmadhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb, aq m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb patriotizmi q\u00eb prej pushtetar\u00ebve\nt\u00eb vendit propagandohet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hilteri e filloi ngjitjen e tij\nt\u00eb shpejt\u00eb drejt pushtetit duke luajtur mbi ndjenj\u00ebn patriotike t\u00eb gjerman\u00ebve\ndhe duke u premtuar atyre se, shum\u00eb shpejt, do t\u2019ia kthente Gjermanis\u00eb lavdin\u00eb\nq\u00eb bota ia kishte hequr duarsh me Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Pastaj, n\u00eb forma t\u00eb\nndryshme, nazist\u00ebt filluan p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i maskuar q\u00ebllimet e tyre edhe me\nlart\u00ebsimin e ideologjis\u00eb s\u00eb tyre gati n\u00eb nj\u00eb religjion t\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb. Qe\ntep\u00ebr von\u00eb kur gjerman\u00ebt e kuptuan se kjo propagand\u00eb mashtruese fshihte n\u00eb\nvetvete q\u00ebllime tejet egoiste dhe vrastare, q\u00ebllime t\u00eb cilat u kuptuan\nplot\u00ebsisht vet\u00ebm kur Hitleri me shok\u00eb filloi t\u2019i vinte flak\u00ebn bot\u00ebs me fillimin\ne Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e dim\u00eb shum\u00eb\nmir\u00eb se, meq\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb nuk pranuan q\u00eb veten dhe Zotin t\u2019i vinin n\u00eb\nsh\u00ebrbim t\u00eb lid\u00ebrve komunist\u00eb, u shpall\u00ebn menj\u00ebher\u00eb armiq t\u00eb popullit. Si ata,\nashtu edhe Zoti, u d\u00ebnuan me vdekje <em>n\u00eb\nem\u00ebr t\u00eb popullit<\/em> e t\u00eb atdheut. E paradoksi ishte se, pik\u00ebrisht ata q\u00eb e\nmbanin veten p\u00ebr et\u00ebr t\u00eb kombit, nuk e kishin p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb eliminonin bijt\u00eb e\nvet, n\u00ebse k\u00ebta bij nuk u p\u00ebrshtateshin skemave t\u00eb tyre mendore. Prandaj\np\u00ebrndjekja kund\u00ebr Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte aq e r\u00ebnd\u00eb, sepse\najo, e m\u00ebsuar nga M\u00ebsuesi i saj Hyjnor, nuk pranonte t\u00eb mbyllej brenda kufinjve\nt\u00eb nj\u00eb vendi, por d\u00ebshironte t\u00eb mbetej Universale, Katolike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mes shembujve t\u00eb pafund q\u00eb mund\nt\u00eb marrim, po ve\u00e7ojm\u00eb k\u00ebtu t\u00eb Lumin Imzot Frano Gjinin, at\u00eb q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai, p\u00ebrve\u00e7 se ipeshk\u00ebv i\nOroshit e m\u00eb von\u00eb edhe i Lezh\u00ebs, qe caktuar nga Selia e Shenjt\u00eb si Delegat\nApostolik i Vatikanit. Si i till\u00eb, pra, Imzot Frano e priste se shum\u00eb shpejt\nkomunist\u00ebt do t\u00eb sulmonin pik\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb parin. E ashtu ndodhi n\u00eb vitin 1946.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">I k\u00ebrkuan ta shk\u00ebpuste Kish\u00ebn\nKatolike n\u00eb Shqip\u00ebri nga autoriteti i Pap\u00ebs, por ai nuk pranoi. Arrestimi nuk\nvonoi t\u00eb ndodhte, me akuz\u00ebn kryesore se ishte <em>\u00abspiun i Vatikanit\u00bb<\/em>. Akuz\u00eb qesharake, patjet\u00ebr, por p\u00ebr komunist\u00ebt\nishte akuz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i hapur der\u00ebn edhe dhjetra shpifjeve t\u00eb tjera\nq\u00eb \u00e7onin drejt d\u00ebnimit me vdekje. E pik\u00ebrisht me vdekje u d\u00ebnua edhe ky\nipeshk\u00ebv i pafajsh\u00ebm nga gjyqi fals q\u00eb iu b\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit e pyet\u00ebn\nse cilat ishin fjal\u00ebt e fundit, ai tha: <em>\u00abE\nndjej vedin t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr gjith\u00e7ka akuzohem&#8230; T\u00eb gjitha d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb prut\u00eb,\njan\u00eb false. Un\u00eb po vdes, sepse u qendrova besnik ligjeve t\u00eb Zotit dhe u\nkund\u00ebrshtova ligjeve tueja, t\u00eb cilat jan\u00eb kund\u00ebr Zotit dhe popullit ton\u00eb.\nRrnoft\u00eb Shqipnia dhe Rrnoft\u00eb Krishti Mbret!\u00bb<\/em>. E, nat\u00ebn kur po e shoq\u00eb\u00adronin\nat\u00eb e 18 t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb tjer\u00eb drejt varrezave t\u00eb Rrmajit n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u2019i\npushkatuar, ai p\u00ebrvujt\u00ebrisht lutej dhe p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte zem\u00ebr nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb\ngjith\u00ebve me fjal\u00ebt: <em>\u00abQ\u00ebndro me guxim, se\npo vdes p\u00ebr Krishtin!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abAspak mos u tremb para tyre!\u00bb<\/em>, i kishte th\u00ebn\u00eb Zoti Jeremis\u00eb profet kur po e d\u00ebrgonte\nn\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb caktuar e ai ashtu kishte b\u00ebr\u00eb. Jezusi nuk u tremb aspak para <em>dashuris\u00eb pushtuese<\/em> q\u00eb kishin d\u00ebgjuesit\ne Tij dhe refuzoi t\u2019ua ushqente at\u00eb <em>ego\nt\u00eb s\u00ebmur\u00eb<\/em>. I Lumi Imzot Frano Gjini u jepte kurajo vetes e shok\u00ebve t\u00eb vet\nme fjal\u00ebt <em>\u00abQ\u00ebndro me guxim\u00bb<\/em>, kur po\nrefuzonte t\u00eb vihej n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb keqes dhe po vdiste <em>\u00abp\u00ebr Krishtin\u00bb<\/em>, p\u00ebr At\u00eb q\u00eb i ka m\u00ebsuar bot\u00ebs dashurin\u00eb e p\u00ebrnj\u00eb\u00admendt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebtu tani \u00ebsht\u00eb vendi t\u2019i hedhim\npak syt\u00eb tan\u00eb mbi tekstin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb shkruar nga Sh\u00ebn Pali e q\u00eb e\nd\u00ebgjuam n\u00eb leximin e dyt\u00eb, tekst n\u00eb t\u00eb cilin ai p\u00ebrshkruan dashurin\u00eb e\np\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb: <em>\u00abDashuria \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb,\n\u00ebsht\u00eb e dhimbshme&#8230;, nuk krenohet&#8230;, nuk k\u00ebrkon interesin e vet&#8230; Arsyeton\ngjith\u00e7ka, beson gjith\u00e7ka, shpreson gjith\u00e7ka, duron gjith\u00e7ka. Dashuria nuk\nmbaron kurr\u00eb.\u00bb<\/em> N\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb d\u00ebgjuam sot, Sh\u00ebn Pali nuk e\np\u00ebrmend askund emrin e Jezusit, por, n\u00eb fakt, n\u00eb secil\u00ebn fjal\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, ai po\np\u00ebrshkruan vet\u00eb Jezusin, sepse Jezusi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Dashuria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">At\u00eb dit\u00eb n\u00eb Nazaret desh\u00ebn ta\nvrisnin Jezusin, sepse ishin t\u00eb kapluar r\u00ebnd\u00eb nga nj\u00eb egoiz\u00ebm i s\u00ebmur\u00eb, i cili\nedhe Zotin kishte d\u00ebshir\u00eb ta pushtonte, ose p\u00ebrndryshe do ta zhdukte. Nuk ia\ndol\u00ebn ta vrisnin, sepse ende nuk kishte ardhur koha kur Jezusi do ta lejonte\nk\u00ebt\u00eb, por gj\u00ebrat do t\u00eb r\u00ebndoheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrreth Jezusit\npik\u00ebrisht nga njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, nga njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb egoiz\u00ebm t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe q\u00eb\nzgjedhin t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb gjithnj\u00eb vet\u00ebm <em>dashuri\npushtuese<\/em>. Por, e thot\u00eb Sh\u00ebn Pali, <em>\u00abdashuria\n\u00ebsht\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb&#8230; nuk k\u00ebrkon interesin e vet\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe ne shpeshher\u00eb, n\u00eb lutjet\ntona, i k\u00ebrkojm\u00eb Zotit q\u00eb Ai t\u00eb realizoj\u00eb planet tona. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi shum\u00eb\nt\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb Jezusit mrekulli, sepse vet\u00eb Ai na e ka porositur\nk\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb Ungjill, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se kemi edhe detyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i hapemi <em>mrekullis\u00eb q\u00eb<\/em>, si\u00e7 e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, <em>\u00e7do mrekulli d\u00ebshiron t\u00eb realizoj\u00eb<\/em>:\ndashurin\u00eb bij\u00ebsore ndaj Hyjit dhe dashurin\u00eb e p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb mes nesh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kuptuam shum\u00eb gj\u00ebra nga reagimi\ni atyre njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb dit\u00eb gati desh e vran\u00eb Jezusin. Duke analizuar\nat\u00eb reagim, ngjan sikur kemi punuar n\u00eb laborator n\u00eb nivel mikroskopik, por kemi\nzbuluar s\u00ebmundje q\u00eb mund t\u00eb marrin p\u00ebrmasa globale. Kjo sepse jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb\ndiktator\u00ebt q\u00eb e maskojn\u00eb me patriotiz\u00ebm egoizmin e tyre t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe vazhdojn\u00eb\nt\u00eb dhunojn\u00eb e t\u00eb varf\u00ebrojn\u00eb popuj. Patriotizmi \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e bukur dhe e shenjt\u00eb,\nsepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e zgjeruar e zbatimit t\u00eb urdh\u00ebrit <em>\u00abNdero prind\u00ebrit e tu!\u00bb<\/em>, por, kur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb patriotizmit prodhohet\nvet\u00ebm varf\u00ebri, dhun\u00eb dhe vdekje, do t\u00eb thot\u00eb se ai ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret\nthjesht si mask\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar lig\u00ebsi nga m\u00eb t\u00eb urryeshmet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>Jemi b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb diktator\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb<\/em>, sepse shum\u00eb prej nesh, shpesh,\nk\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm interesin ton\u00eb personal. Prandaj kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Jezusin, q\u00eb t\u00eb\nna e dhuroj\u00eb Hirin e Tij e t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Dashuria. P\u00ebrndryshe do t\u00eb l\u00ebm\u00eb\npas nesh shum\u00eb <em>viktima<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA IV GJAT\u00cb VITIT C Jer 1, 4-5. 17-19; Ps 71 (70); 1 Kor 12, 31 \u2013 13, 13; Lk 4, 21-30 Nga pjesa e Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm besoj se mund t\u00eb nxjerrim pa dyshim nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si shpesh funksionon kjo bot\u00eb. Mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7489\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;DASHURIA NUK K\u00cbRKON INTERESIN E VET.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-7489","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7489"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7489\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7491,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7489\/revisions\/7491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}