{"id":7597,"date":"2022-04-02T18:50:56","date_gmt":"2022-04-02T18:50:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7597"},"modified":"2022-04-02T18:52:25","modified_gmt":"2022-04-02T18:52:25","slug":"kam-qene-zene-prej-krishtit-jezus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7597","title":{"rendered":"KAM QEN\u00cb Z\u00cbN\u00cb PREJ KRISHTIT JEZUS."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA V E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 43, 16-21; Ps 126 (125); Fil 3, 8-14; Gjn 8, 1-11<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"672\" height=\"372\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gruaja-e-zene-ne-kuroreshkelje.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7598\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gruaja-e-zene-ne-kuroreshkelje.jpg 672w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gruaja-e-zene-ne-kuroreshkelje-300x166.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gruaja-e-zene-ne-kuroreshkelje-450x249.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 672px) 93vw, 672px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ekziston tundimi i holl\u00eb q\u00eb, kur d\u00ebgjojm\u00eb Fjal\u00ebn\ne Hyjit, t\u00eb shqet\u00ebsohemi m\u00eb fort q\u00eb at\u00eb t\u00eb mund ta d\u00ebgjojn\u00eb e t\u00eb kthehen ata\nnjer\u00ebz q\u00eb ne i konsiderojm\u00eb si m\u00ebkatar\u00eb. E k\u00ebshtu e ndjekim me afsh t\u00eb zemr\u00ebs\n\u00e7do fjal\u00eb, por me shpres\u00ebn q\u00eb t\u00eb kthehet ai tjetri e jo un\u00eb. Prandaj ndodh q\u00eb\nt\u00eb mos ua kuptojm\u00eb thell\u00ebsin\u00eb disa rreshtave v\u00ebrtet t\u00eb bukur t\u00eb Shkrimi Shenjt.\nNd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb padyshim edhe kjo fjali e Sh\u00ebn Palit q\u00eb d\u00ebgjuam sot n\u00eb leximin e\ndyt\u00eb: <em>\u00abVrapoj q\u00eb, n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb\nmund ta z\u00eb, sepse edhe vet\u00eb kam qen\u00eb i z\u00ebn\u00eb prej Krishtit Jezus\u00bb<\/em>. Aty ai\nshpreh t\u00ebr\u00eb vrullin e tij p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e krishter\u00eb, vrull i cili\ne kishte burimin n\u00eb Krishti Zot. Kur ky me plot urrejtje po <em>\u00abe salvonte\u00bb<\/em> Krishtin, Ai ia kishte\npushtuar zemr\u00ebn me m\u00ebshir\u00ebn e Tij t\u00eb pafund. Edhe ne ta pyesim veten n\u00ebse\nKrishti na e ka pushtuar zemr\u00ebn me dashurin\u00eb e m\u00ebshir\u00ebn Tij t\u00eb pamas\u00eb, t\u00eb cilat\nAi i tregon edhe kur ne nuk e meritojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr, Hyji pik\u00ebrisht\nk\u00ebshtu, duke ua d\u00ebshmuar dashurin\u00eb edhe kur ata nuk e meritonin, arrinte t\u2019i\nafronte izraelit\u00ebt kah vetja. Shumica e psalmeve burojn\u00eb nga zemra t\u00eb mbushura\nme haren\u00eb q\u00eb vinte nga nj\u00eb dashuri e till\u00eb. Psalmi i sot\u00ebm thot\u00eb: <em>\u00abKur Zoti i ktheu rob\u00ebrit e Sionit, na dukej\nsi t\u00eb ishim n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00bb<\/em>. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kthimin nga m\u00ebrgimi n\u00eb Babiloni,\nshenj\u00eb kjo se Hyji p\u00ebrs\u00ebri po e p\u00ebrkrahte k\u00ebt\u00eb popull q\u00eb nuk i ishte bindur\nfjal\u00ebs s\u00eb Tij dikur. Prandaj psalmi vazhdon:<em>\n\u00abV\u00ebrtet Zoti b\u00ebri p\u00ebr ne mrekulli e zemrat na u mbush\u00ebn me g\u00ebzim\u00bb<\/em>.\nMrekullia q\u00eb k\u00ebtu paraqitet si e realizuar, ishte e parafolur me koh\u00eb nga Isaia\nprofet kur ishin ende n\u00eb m\u00ebrgim: <em>\u00abJa, po\nb\u00ebj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re: tani po lind\u00bb<\/em>, si\u00e7 d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb. Kjo\ndashuri falas e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete Izraelin. E, pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb <em>\u00abstil\u00bb<\/em> prej Hyji, sillet edhe Jezusi n\u00eb\nUngjillin e sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa ungjillore q\u00eb d\u00ebgjuam, \u00ebsht\u00eb mjaft e\nnjohur, por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr pak t\u00eb mendojm\u00eb se ajo ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb na tregoj\u00eb\nvet\u00ebm se Jezusi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkatin e kuror\u00ebshkeljes. Nuk duhet\nl\u00ebn\u00eb pa u theksuar, p\u00ebrkundrazi, ai rreshti q\u00eb thot\u00eb se skrib\u00ebt e farisenjt\u00eb ia\nsoll\u00ebn p\u00ebrpara Jezusit at\u00eb grua p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si Ai do ta gjykonte at\u00eb rast. E\nungjilltari menj\u00ebher\u00eb komenton: <em>\u00abFol\u00ebn\nk\u00ebshtu p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb, q\u00eb t\u00eb kishin p\u00ebr \u00e7ka ta padisnin\u00bb<\/em>. Kah vinte\ngjith\u00eb kjo urrejtje e k\u00ebtyre njer\u00ebz p\u00ebr Krishtin? Pse arrit\u00ebn ta shfryt\u00ebzonin\nme gjakftoht\u00ebsi befasuese deri edhe nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, jo edhe aq me d\u00ebshir\u00ebn\np\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por <em>\u00abq\u00eb t\u00eb\nkishin p\u00ebr \u00e7ka ta paditnin\u00bb<\/em> para Sinedrit? Prandaj, pra, m\u00eb fort duhet t\u00eb\nndalemi tek kjo frym\u00eb q\u00eb mbizot\u00ebronte p\u00ebrreth Jezusit n\u00eb ato \u00e7aste, sesa tek\nfalja e m\u00ebkatit t\u00eb kuror\u00ebshkel\u00ebses. Kjo frym\u00eb \u00ebsht\u00eb zjarri q\u00eb i jep tension\nkrejt k\u00ebsaj pjese ungjillore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Se ky tension kishte filluar me koh\u00eb, e tregojn\u00eb\nrreshtat e par\u00eb: <em>\u00abN\u00eb m\u00ebngjes, Jezusi\nerdhi prap\u00eb n\u00eb Tempull. Mbar\u00eb populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i m\u00ebsonte\u00bb<\/em>.\nSh\u00ebn Augustini komentonte se <em>\u00absikurse del\ndielli n\u00eb m\u00ebngjes, ashtu edhe Jezusi vjen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tempull n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb\nndri\u00e7uar me pranin\u00eb e me fjal\u00ebn e Tij\u00bb<\/em>. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe se k\u00ebt\u00eb\npjes\u00eb t\u00eb bukur ungjillore na e sjell vet\u00ebm Sh\u00ebn Gjoni e, ai, n\u00eb fillimin e\nUngjillit t\u00eb vet, thot\u00eb: <em>\u00abDrita e v\u00ebrtet\u00eb\nq\u00eb shndrit \u00e7do njeri, erdhi n\u00eb bot\u00eb&#8230; Erdhi nd\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt e t\u00eb tijt\u00eb nuk e\npranuan\u00bb<\/em> (Gjn 1, 10-11).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duhet ta themi se skrib\u00ebt e farisenjt\u00eb nuk ishin\nt\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ngurt\u00eb ndaj Jezusit, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar t\u00eb mendojm\u00eb. Ata q\u00eb Jezusi i\n\u201csulmon\u201d shpesh, jan\u00eb paria e tyre, ata q\u00eb e njihnin mir\u00eb Shkrimin Shenjt dhe\nq\u00eb duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb hapur ndaj <em>\u00ab<\/em>s<em>henjave\u00bb<\/em> q\u00eb Jezusi po b\u00ebnte. Kur\nUngjilli thot\u00eb <em>\u00abt\u00eb tijt\u00eb nuk e pranuan\u00bb<\/em>\ne ka fjal\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori njer\u00ebzish. K\u00ebta, q\u00eb ishin m\u00ebsuesit\nfetar\u00eb t\u00eb popullit n\u00eb tempull, nuk arrinin ta kap\u00ebrdinin posht\u00eb faktin se ky i\npanjohur q\u00eb vinte nga Galileja, po t\u00ebrhiqte pas vetes turmat: <em>\u00abMbar\u00eb populli shkonte tek ai\u00bb<\/em>. N\u00ebn\njustifikimin se d\u00ebshironin t\u2019i ruanin traditat e shenjta, ata do t\u00eb b\u00ebnin\n\u00e7mosin ta \u00e7onin n\u00eb vend synimin q\u00eb smira e tyre e pap\u00ebrmbajtshme ua diktonte.\nKur Jezusin do ta \u00e7ojn\u00eb para Pilatit, ky, si politikan q\u00eb ishte, e kuptoi se\nishte smira ajo q\u00eb i shtynte k\u00ebta njer\u00ebz: <em>\u00abPilati\ne dinte se kryeprift\u00ebrinjt\u00eb e kishin dor\u00ebzuar prej smire\u00bb<\/em>, (Mk 15, 10). Ja,\npra, e shohim p\u00ebrs\u00ebri se \u00ebsht\u00eb kjo <em>\u00absmir\u00eb\u00bb<\/em>\nn\u00eb sfond q\u00eb i jep tension e dinamiz\u00ebm gjith\u00eb k\u00ebsaj pjese. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Jezusin e pyesin: <em>\u00abM\u00ebsues, kjo grua u zu nd\u00ebrsa po b\u00ebnte m\u00ebkatin e kuror\u00ebshkeljes. N\u00eb\nLigj Moisiu na urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb k\u00ebtillat t\u00eb vriten me gur\u00eb. Po ti \u00e7ka thua?\u00bb<\/em>\nN\u00ebse Jezusi do t\u00eb thoshte q\u00eb ta falnin, do t\u00eb shprehej haptas kund\u00ebr Ligjit t\u00eb\nMoisiut. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb populli nuk do ta pranonte. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse do t\u00eb\nthoshte q\u00eb ta vrisnin, do t\u00eb shfuqizonte gjith\u00eb predikimet e Tij rreth faljes\ndhe m\u00ebshir\u00ebs Hyj\u00adnore. Turma, pastaj, do t\u00eb ishte m\u00eb mosbesuese n\u00eb ndjekjen e\npredikimeve t\u00eb Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, Urtis\u00eb Hyjnore, askush nuk mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb\nball\u00eb. Fillimisht Jezusi p\u00ebrkulet e fillon t\u00eb shkruaj\u00eb me gisht n\u00eb dh\u00e9. Askush\nnuk mund ta dij\u00eb me siguri se \u00e7far\u00eb po shkruante at\u00eb dit\u00eb Jezusi, por,\ngjithsesi, duke qen\u00eb se <em>\u00abShkrimi Shenjt\nshpjegohet nga vet\u00eb Shkrimi Shenjt\u00bb<\/em> (si\u00e7 thoshin Et\u00ebrit e Kish\u00ebs), mund t\u00eb\nhamend\u00ebsojm\u00eb di\u00e7ka. Jeremia profet thot\u00eb k\u00ebshtu: <em>\u00abO Zot&#8230;, n\u00eb pluhur do t\u00eb shkruhen ata q\u00eb nga ti largohen\u00bb<\/em> (17,\n13). Ndoshta Jezusi po shkruante n\u00eb pluhur emrat e atyre q\u00eb po i ngrinin\nkurthin. Por, po i shkruan <em>n\u00eb pluhur<\/em>:\nFjal\u00ebn e vet Hyji ia kishte dh\u00ebn\u00eb dikur Izraelit duke e p\u00ebrjet\u00ebsuar <em>n\u00eb rrasa guri<\/em>, nd\u00ebrsa emrat e m\u00ebkatar\u00ebve\nAi i shkruan <em>n\u00eb pluhur<\/em>, q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb\nmund t\u00eb fshihen shpejt, sapo t\u00eb fryj\u00eb puhiza m\u00eb e leht\u00eb e pendimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mund t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe krejt\nndryshe. Ky rast e tregon qart\u00eb se sa e \u00e7uditshme dhe e cek\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb\ndrejt\u00ebsia njer\u00ebzore: nuk do fort mend t\u00eb kuptosh se aty kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk\nshkonte, sepse, v\u00ebrtet soll\u00ebn kuror\u00ebshkel\u00ebsen ta gjykonte, por mungonte\nkuror\u00ebshkel\u00ebsi. A nuk \u00ebsht\u00eb Ligji i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb? Me sa duket,\nJezusi e sheh se ishte e kot\u00eb t\u00eb flitej p\u00ebr drejt\u00ebsi me ta, sepse vet\u00ebm\ndrejt\u00ebsia nuk u interesonte atyre q\u00eb kishin n\u00eb zem\u00ebr m\u00eb fort <em>shpjegimin e Ligjit<\/em> sesa <em>vet\u00eb Ligjin<\/em>, i cili thoshte <em>\u00abMos vra!\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ata vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje. E Jezusi\np\u00ebrgjigjen ua jep: <em>\u00abKush \u00ebsht\u00eb prej jush\npa m\u00ebkat, le ta qes\u00eb i pari gurin n\u00eb t\u00eb!\u00bb<\/em>. Shum\u00eb e thjesht\u00eb kjo p\u00ebrgjigje,\npor edhe tep\u00ebr e thell\u00eb: Jezusi po i p\u00ebrmbahej zemr\u00ebs s\u00eb Ligjit, q\u00eb m\u00ebsonte se\nt\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00ebkatar\u00eb p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Hyjnore e, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb,\nnuk mund ta kund\u00ebr\u00adshtonin. Vet\u00eb e lyp\u00ebn p\u00ebrgjigjen, tani le ta mbyllin goj\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, nga ana tjet\u00ebr, Jezusit, t\u00eb cilit i\nintereson sh\u00eblbimi i amshuar i t\u00eb gjith\u00ebve, i fton fuqish\u00ebm edhe ata q\u00eb t\u00eb\nshohin brenda vetes, m\u00eb par\u00eb se t\u00eb shohin brenda t\u00eb tjer\u00ebve. Kishin ardhur aty\nt\u00eb mbushur me <em>\u00absmir\u00eb\u00bb<\/em> e, k\u00ebndej,\nhiqeshin si t\u00eb drejt\u00eb. A nuk ishte e nevojshme q\u00eb t\u2019i hapnin pak syt\u00eb? T\u00eb\ngjith\u00ebve Jezusi na thot\u00eb q\u00eb ta shohim vetveten, para se t\u00eb shpejtojm\u00eb t\u00eb japim\nsentenca e gjykime mbi nd\u00ebrgjegjet e t\u00eb tjer\u00ebve. E tham\u00eb edhe n\u00eb fillim se sa i\npranish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky tundim tek t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pastaj Ungjilli vazhdon, jo pa ironi, me\nfjal\u00ebt: <em>\u00abAta, kur e d\u00ebgjuan p\u00ebrgjigjen,\nnis\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb largohen, duke filluar prej m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrve\u00bb<\/em>. <em>\u00ab&#8230; Duke filluar prej m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrve\u00bb<\/em>,\nsepse pik\u00ebrisht<em> t\u00eb vjetrit<\/em> kishin m\u00eb\nshum\u00eb m\u00ebkate.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">At\u00ebher\u00eb Jezusi mbeti vet\u00ebm me gruan e akuzuar.\nKush mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb ndjenjat e asaj gruaje n\u00eb ato \u00e7aste? Ajo po priste vdekjen\nnga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast. Megjithat\u00eb, befas, gjith\u00e7ka mori nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb askush nuk e\npriste m\u00eb. <em>\u00abJezusi i afrohet\u00bb<\/em>: asaj\nq\u00eb po priste <em>vdekjen<\/em>, po i afrohet\nJezusi <em>\u00abRruga e V\u00ebrteta dhe Jeta\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abGrua,\nku jan\u00eb ata? Askush nuk t\u00eb d\u00ebnoi?\u00bb<\/em>,\ni thot\u00eb Jezusi. <em>\u00abAskush, Zot\u00ebri\u00bb<\/em>, i\np\u00ebrgjigjet gruaja. E quan <em>\u00abZot\u00ebri\u00bb<\/em>,\nterm i cili, n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr, i rezervohej vet\u00ebm Hyjit. \u00cbsht\u00eb\ninteresante t\u00eb shohim k\u00ebtu se, akuzuesit e saj, ata q\u00eb e studionin me zell\nLigjin dhe pretendonin se po e mbronin at\u00eb, nuk kishin arritur t\u00eb takonin n\u00eb\nLigj Hyjin e gjall\u00eb e t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm. Kurse kjo grua, pasi kaloi n\u00ebp\u00ebr err\u00ebsir\u00ebn\ne m\u00ebkatit, tani, e shndritur nga falja e pamas\u00eb, e sheh n\u00eb Jezusin M\u00ebshir\u00ebn\nHyjnore. Ky <em>\u00abstil\u00bb<\/em> prej Hyji nga ana\ne Jezusit e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb grua t\u00eb kuptoj\u00eb se ka pran\u00eb at\u00eb Hyj i cili vazhdimisht Izraelin\ne kishte joshur me dashurin\u00eb dhe m\u00ebshir\u00ebn e Tij t\u00eb pamas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi, duke e pranuar autoritetin prej Hyji q\u00eb\nkjo grua i njeh, i p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abAs un\u00eb\nnuk po t\u00eb d\u00ebnoj. Shko, por mbas tashit mos m\u00ebkato m\u00eb!\u00bb<\/em>. Edhe k\u00ebtu Sh\u00ebn\nAugustini komenton: <em>\u00abJezusi d\u00ebnon\nm\u00ebkatin, por jo m\u00ebkataren\u00bb<\/em>. Njeriu vlen shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shuma e t\u00eb gjitha\nm\u00ebkateve t\u00eb tija, sepse asgj\u00eb nuk mund t\u2019ia heq\u00eb atij p\u00ebrngjasimin q\u00eb ka me\nHyjin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyji e arriti k\u00ebt\u00eb grua atje ku askush nuk\nmendonte se mund t\u00eb kishte m\u00eb shpres\u00eb. Prandaj, edhe ajo, v\u00ebshtir\u00eb se duhet t\u00eb\nket\u00eb vazhduar t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn m\u00ebkatare q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe ajo, po t\u2019i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Letra q\u00eb\nSh\u00ebn Pali ua drejtoi Filipian\u00ebve, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb me zemr\u00ebn\nplot: <em>\u00abVrapoj q\u00eb, n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb mund\nta z\u00eb, sepse edhe vet\u00eb kam qen\u00eb z\u00ebn\u00eb prej Krishtit Jezus\u00bb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA V E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti C Is 43, 16-21; Ps 126 (125); Fil 3, 8-14; Gjn 8, 1-11 Ekziston tundimi i holl\u00eb q\u00eb, kur d\u00ebgjojm\u00eb Fjal\u00ebn e Hyjit, t\u00eb shqet\u00ebsohemi m\u00eb fort q\u00eb at\u00eb t\u00eb mund ta d\u00ebgjojn\u00eb e t\u00eb kthehen ata njer\u00ebz q\u00eb ne i konsiderojm\u00eb si m\u00ebkatar\u00eb. E k\u00ebshtu e ndjekim &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7597\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;KAM QEN\u00cb Z\u00cbN\u00cb PREJ KRISHTIT JEZUS.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-7597","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7599,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7597\/revisions\/7599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}