{"id":7610,"date":"2022-04-16T15:26:07","date_gmt":"2022-04-16T15:26:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7610"},"modified":"2022-04-16T15:27:01","modified_gmt":"2022-04-16T15:27:01","slug":"mos-kini-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7610","title":{"rendered":"MOS KINI FRIK\u00cb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">NGJALLJA E ZOTIT &#8211; VIGJILJA &#8211; Viti C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Zan 1, 1 \u2013 2, 2; Ps 104 (103); Dal 14, 15 \u2013 15, 1; Dal 15,\n1-6. 17-18; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 54, 5-14; Ps 30 (29); Ez 36, 16-28; Ps 42 (41); Rom 6, 3-11; Ps 118 (117); Lk 24, 1-12<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"622\" height=\"715\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ngjallja.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7611\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ngjallja.jpg 622w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ngjallja-261x300.jpg 261w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ngjallja-450x517.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 622px) 93vw, 622px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur ungjijt\u00eb flasin p\u00ebr Ngjalljen e Jezusit, kan\u00eb\ndisa ndryshime n\u00eb detajet q\u00eb sjellin. Patjet\u00ebr q\u00eb disa detaje tejet t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme nuk ndryshojn\u00eb: fakti se Jezusin e Ngjallur disa gra dhe pastaj\nedhe apostujt <em>e kan\u00eb takuar realisht<\/em>,\nfaktin se Ngjallja ndodhi <em>\u00abt\u00eb par\u00ebn dit\u00eb\nt\u00eb jav\u00ebs\u00bb<\/em>, pra dit\u00ebn e diel, faktin se <em>varri\nu gjet bosh<\/em> at\u00eb dit\u00eb nga apostujt dhe <em>ushtar\u00ebt<\/em>\nq\u00eb e kishin ruajtur prej disa dit\u00ebsh e net\u00ebsh varrin q\u00eb askush t\u00eb mos e villte\ntrupin e Jezusit t\u00eb kryq\u00ebzuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, si\u00e7 tham\u00eb, \u00ebsht\u00eb interesant fakti se n\u00eb disa\ndetaje ungjilltar\u00ebt nuk p\u00ebrputhen n\u00eb tregimet e tyre. Kjo p\u00ebr dy arsye shum\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme: e para, p\u00ebr faktin se ungjilltar\u00ebt i shkruajn\u00eb ungjijt\u00eb e tyre t\u00eb\npakt\u00ebn rreth 30 vjet pasi kishin ndodhur k\u00ebto ngjarje dhe, e dyta, p\u00ebr faktin\nse ata tashm\u00eb e shohin teologjikisht gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. E secila prej\nk\u00ebtyre dy arsye, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi v\u00ebrtet prek\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E para, pra fakti se ungjilltar\u00ebt i shkruajn\u00eb\nk\u00ebto ngjarje shum\u00eb von\u00eb, vjen nga fakti se, fillimisht, apostujve dhe t\u00eb gjith\u00eb\natyre q\u00eb e kishin takuar Jezusin e Ngjallur, nuk u interesonte edhe aq q\u00eb t\u2019i\nshkruanin ato ngjarje, por t\u2019i shpallnin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Kish\u00ebn e Gjall\u00eb t\u00eb\nHyjit t\u00eb Gjall\u00eb. <em>Kerigma<\/em> ishte\n\u201cshqet\u00ebsimi\u201d i par\u00eb i tyre, sepse ajo ka nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb veten tek nd\u00ebrgjegjet t\u00eb\ncilave u drejtohet. Apo\u00adstujt, pra, s\u00eb bashku me t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb, donin t\u00eb\nflisnin p\u00ebr nj\u00eb ngjarje e cila u kishte shnd\u00ebrruar jet\u00ebn pa m\u00eb t\u00eb voglin\ndyshim. Pastaj, vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb, menduan t\u00eb fillonin t\u00eb shkruanin ndonj\u00eb gj\u00eb\nrreth atyre ngjarjeve aq madh\u00ebshtore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Arsyeja e dyt\u00eb, pra, fakti se ungjilltar\u00ebt e\nshohin tashm\u00eb teolo\u00adgjikisht Ngjalljen e Jezusit, ka r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe sepse\nna b\u00ebn t\u00eb shohim nga af\u00ebr ndryshimin e <em>mendimeve\nteologjike<\/em> q\u00eb kishin k\u00ebta hebrenj q\u00eb, shum\u00eb besimtar\u00eb si\u00e7 ishin, tashm\u00eb,\nn\u00ebn drit\u00ebn e Ngjalljes s\u00eb Jezusit Zot, i shohin nga nj\u00eb perspektiv\u00eb krejt\ntjet\u00ebr, e paima\u00adgjinueshme m\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjitha traditat hebreje dhe t\u00eb gjitha\nShkrimet e Shenjta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u00eb marrim nj\u00eb shembull, t\u00eb shk\u00ebputur nga\nUngjilli q\u00eb sapo d\u00ebgjuam. N\u00eb ndryshim me ungjijt\u00eb e tjer\u00eb sinoptik\u00eb, Sh\u00ebn Luka\nthot\u00eb se grave, kur ato hyn\u00eb n\u00eb varr dhe nuk e gjet\u00ebn aty trupin e Jezusit, iu\nshfaq\u00ebn dy engj\u00ebj: <em>\u00abKur qe, p\u00ebrngjat\ntyre, u paraqit\u00ebn dy burra t\u00eb veshur me petka t\u00eb ndritshme\u00bb<\/em>. Edhe Sh\u00ebn\nGjoni thot\u00eb se Maria Magdalen\u00eb <em>\u00abpa dy\nengj\u00ebj t\u00eb veshur me petka t\u00eb bardha, ndenjur n\u00eb at\u00eb vend ku qe trupi i Jezusit\u00bb<\/em>.\nSh\u00ebn Mateu e Sh\u00ebn Marku flasin p\u00ebr nj\u00eb engj\u00ebll. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb b\u00ebhemi skrupoloz\u00eb e t\u00eb ndihemi\nt\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb numrin e sakt\u00eb t\u00eb engj\u00ebjve q\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb \u00e7ast n\u00eb\nvarr, sepse, gjithsesi, duke qen\u00eb se prania e engj\u00ebjve gjithnj\u00eb n\u00ebnkupton\npranin\u00eb e Hyjit, n\u00eb sh\u00ebrbimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb cilit engj\u00ebjt jan\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb\nungjilltar\u00ebt kan\u00eb dashur t\u00eb theksojn\u00eb se n\u00eb at\u00eb varr nuk ishte m\u00eb prania e nj\u00eb\nkufome t\u00eb vdekur, por prania e Hyjit t\u00eb gjall\u00eb. Prandaj edhe fjal\u00ebt e engj\u00ebjve\nn\u00eb ungjijt\u00eb sinoptik\u00eb shpallin <em>\u00abAi u\nngjall\u00bb<\/em>. <em>\u00abPse e k\u00ebrkoni t\u00eb Gjallin\nnd\u00ebr t\u00eb vdekur?\u00bb<\/em>, pyesin m\u00eb par\u00eb engj\u00ebjt n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ajo q\u00eb ungjilltar\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb theksojn\u00eb kur\nflasin p\u00ebr <em>dy engj\u00ebj<\/em>, ka lidhje me\nfaktin se, mbi Ark\u00ebn e Bes\u00eblidhjes, brenda s\u00eb cil\u00ebs ruheshin dy pllakat prej\nguri me dhjet\u00eb urdh\u00ebrimet, Bibla na thot\u00eb se ishin gdhendur <em>dy kerubin\u00eb<\/em>. N\u00eb Librin e Daljes (25,\n17-21) Zoti e porosit Moisiun se si duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gdhendur k\u00ebta <em>dy engj\u00ebj<\/em> mbi ark\u00eb. Pozicioni n\u00eb t\u00eb\ncilin ata duhej t\u00eb gjendeshin, duhej t\u00eb dukej si nj\u00eb <em>fron<\/em>: <em>froni p\u00ebr Hyjin e\nGjall\u00eb<\/em>. Prandaj edhe Hyji i thot\u00eb Moisut: <em>\u00abAty do t\u00eb takohem me ty\u00bb <\/em>(Dal 25, 22). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ungjilltar\u00ebt, kur flasin\np\u00ebr pranin\u00eb e <em>dy engj\u00ebjve<\/em> q\u00eb\ngjendeshin n\u00eb vendin ku m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb trupi i vdekur i Jezusit, duan t\u00eb\nthon\u00eb se tashm\u00eb aty ishte prania e Hyjit t\u00eb Gjall\u00eb dhe se, n\u00eb Jezusin e Vdekur\ne t\u00eb Ngjallur e jo n\u00eb Ark\u00ebn e Bes\u00eblidhjes, Hyji i thot\u00eb njeriut: <em>\u00abAty do t\u00eb takohem me ty\u00bb<\/em>. Arka e\nBes\u00eblidhjes kishte qen\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e Jezusit t\u00eb Vdekur e t\u00eb Ngjallur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kemi d\u00ebgjuar shum\u00eb lexime n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb.\nShpeshher\u00eb shpallen t\u00eb gjitha leximet q\u00eb liturgjia propozon. Ne sonte kemi\nve\u00e7uar disa prej tyre, duke qen\u00eb se liturgjia e pranon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Tani,\nt\u00eb m\u00ebsuar nga ungjilltar\u00ebt q\u00eb t\u2019i shohim n\u00ebn drit\u00ebn e Jezusit t\u00eb Vdekur e t\u00eb\nNgjallur t\u00eb gjitha ngjarjet e sh\u00eblbimit t\u00eb ndodhura n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr,\nmund ta hedhim shikimin ton\u00eb kah leximet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Krijimi \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb e historis\u00eb s\u00eb\nsh\u00eblbimit, q\u00eb e ka marr\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e vet n\u00eb Sh\u00eblbimin e realizuar nga Jezu\nKrishti. Kalimi i Izraelit nga skllav\u00ebria e Egjiptit n\u00eb liri, q\u00eb u realzua me\nkalimin e mrekulluesh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Detin e Kuq, sh\u00ebmb\u00ebllente kalimin e Krishtit nga\nVdekja n\u00eb Jet\u00eb. Profecit\u00eb e ndryshme t\u00eb b\u00ebra nd\u00ebr shekuj, t\u00eb gjitha u plot\u00ebsuan\nn\u00eb Krishtin. Fjal\u00ebt e Isais\u00eb profet q\u00eb d\u00ebgjuam sonte: <em>\u00abE madhe do t\u00eb jet\u00eb lumturia e bijve t\u00eb tu\u00bb<\/em>, plot\u00ebsohen n\u00eb g\u00ebzimin\ne apostujve kur takojn\u00eb Krishtin e Ngjalllur. N\u00ebp\u00ebrmjet Ezekielit profet Hyji\nkishte premtuar: <em>\u00abUn\u00eb do ta shenjt\u00ebroj\nemrin tim t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm, t\u00eb cilin ju e \u00e7nderuat nd\u00ebr popuj\u00bb<\/em> dhe ashtu\nb\u00ebri kur Ngjalli Birin e vet pasi ishte tradh\u00ebtuar e dor\u00ebzuar p\u00ebr vdekje nga\npopulli i Izraelit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">At\u00ebher\u00eb, duke m\u00ebsuar ta shohim krejt vepr\u00ebn e\nHyjit n\u00ebn drit\u00ebn e Krishtit t\u00eb Ngjallur, do t\u00eb duhej t\u00eb kuptonim se edhe jet\u00ebn\nton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme mund ta shohim n\u00ebn k\u00ebt\u00eb drit\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Sh\u00ebn Pali na\nthot\u00eb sonte: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, po a nuk e dini\nse t\u00eb gjith\u00eb sa jemi pag\u00ebzuar n\u00eb Jezu Krishtin, jemi pag\u00ebzuar n\u00eb vdekjen e tij?\nMe an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit, pra, bashk\u00eb me T\u00eb jemi varrosur n\u00eb vdekje q\u00eb, sikurse\nKrishti u ngjall n\u00eb lavdin\u00eb e Atit prej t\u00eb vdekurve, po ashtu edhe ne t\u00eb\njetojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e re\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, kur t\u00eb dalim sonte nga kisha, le t\u00eb\ndalim edhe ne ashtu si dol\u00ebn at\u00eb nat\u00eb grat\u00eb nga varri bosh, <em>\u00abme frik\u00eb e nj\u00ebher\u00ebsh me g\u00ebzim t\u00eb madh\u00bb<\/em>\ndhe t\u00eb nxitojm\u00eb edhe ne, si ato, p\u00ebr t\u2019ia shpallur Ngjalljen kujdo q\u00eb takojm\u00eb\nn\u00eb jet\u00eb. Por ne le t\u00eb dalim nga ky kremtim Eukaristik jo me vet\u00ebdijen se kemi\ntakuar <em>dy engj\u00ebjt<\/em>, por me vet\u00ebdijen\nse kemi takuar <em>At\u00eb<\/em> t\u00eb cilin dy\nengj\u00ebjt e shpall\u00ebn me pranin\u00eb dhe me fjal\u00ebt e tyre: <em>Jezu Krishtin, Zotin ton\u00eb, t\u00eb Vdekur e t\u00eb Ngjallur<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli sonte p\u00ebrfundon duke th\u00ebn\u00eb se, kur grat\u00eb\nishin rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar tek nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u treguar p\u00ebr gjith\u00eb ato ngjarje\nq\u00eb kishin par\u00eb, vet\u00eb Jezusi i Gjall\u00eb u del p\u00ebrpara dhe, nd\u00ebr t\u00eb tjera, u thot\u00eb <em>\u00abMos kini frik\u00eb!\u00bb<\/em>. Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb\nka arsye t\u00eb na thot\u00eb t\u00eb mos kemi frik\u00eb, prandaj ta rr\u00ebnjosim krejt jet\u00ebn ton\u00eb\nn\u00eb Vdekjen e Ngjalljen e Tij. E pam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr se, n\u00eb Krishtin e Ngjallur nga\nVdekja, Hyji i thot\u00eb njeriut: <em>\u00abAty do t\u00eb\ntakohem me ty\u00bb<\/em>. Prandaj ta dim\u00eb se asgj\u00eb nuk mund t\u00eb na largoj\u00eb nga ky\ntakim me Hyjin e Gjall\u00eb e t\u00eb V\u00ebrtet\u00eb, sepse asgj\u00eb e askush nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb\nmbi T\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thot\u00eb Papa Fran\u00e7esku: <em>\u00abMe Jezu Krishtin q\u00eb \u00ebsht\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri, dashuria ka mposhtur urretjen, jeta ka mposhtur vdekjen, drita ka d\u00ebbuar err\u00ebsir\u00ebn\u00bb<\/em>. Ta d\u00ebgjojm\u00eb edhe ne, pra, Jezusin e Ngjallur q\u00eb shpesh, <em>shum\u00eb shpesh<\/em>, na thot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb: <em>\u00abMos kini frik\u00eb\u00bb<\/em>!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGJALLJA E ZOTIT &#8211; VIGJILJA &#8211; Viti C Zan 1, 1 \u2013 2, 2; Ps 104 (103); Dal 14, 15 \u2013 15, 1; Dal 15, 1-6. 17-18; Is 54, 5-14; Ps 30 (29); Ez 36, 16-28; Ps 42 (41); Rom 6, 3-11; Ps 118 (117); Lk 24, 1-12 Kur ungjijt\u00eb flasin p\u00ebr Ngjalljen e Jezusit, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7610\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;MOS KINI FRIK\u00cb!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-7610","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7610"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7610\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7613,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7610\/revisions\/7613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}