{"id":7615,"date":"2022-04-29T20:03:01","date_gmt":"2022-04-29T20:03:01","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7615"},"modified":"2022-04-29T20:03:17","modified_gmt":"2022-04-29T20:03:17","slug":"u-tregoi-duart-dhe-kraharorin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7615","title":{"rendered":"U TREGOI DUART DHE KRAHARORIN."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA II E PASHK\u00cbS &#8211; M\u00cbSHIRA HYJNORE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 5, 12-16; Ps 118 (117); Zb 1, 9-11.12-13.17-19; Gjn 20, 19-31<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"857\" height=\"1077\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7617\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21.jpg 857w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21-239x300.jpg 239w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21-815x1024.jpg 815w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21-768x965.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Meshiraa-21-450x566.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abOh, sa g\u00ebzim ka zemra ime p\u00ebr festimin e k\u00ebsaj t\u00eb Kremteje!&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb\ndit\u00eb, t\u00eb gjitha dyert e burimeve Hyjnore, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat rrjedhin hiret, jan\u00eb\nt\u00eb hapura\u00bb<\/em>.\nK\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb Jezusi ia tha Shenjtes Faustina Kovalska shekullin e\nkaluar, kur i zbuloi asaj se d\u00ebshironte q\u00eb Kisha, t\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs,\nta caktonte si t\u00eb diel\u00ebn e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore. Kisha e pranoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e\nk\u00ebtyre t\u00eb dukurave dhe Papa Gjoni Pali II e \u00e7oi n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb Jezusit\nm\u00eb 30. 04. 2000 duke th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abNga dita e\nsotme, n\u00eb mbar\u00eb Kish\u00ebn, kjo e diel e dyt\u00eb e Pashk\u00ebs, do t\u00eb quhet e Diela e\nM\u00ebshir\u00ebs Hyjnore\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi i pat th\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj\nrregulltareje polake edhe q\u00eb t\u2019i nxiste piktor\u00ebt t\u00eb realizonin nj\u00eb piktur\u00eb n\u00eb\np\u00ebrngjasim t\u00eb asaj q\u00eb ajo po shikonte n\u00eb at\u00eb \u00e7ast dhe, posht\u00eb saj, t\u00eb\nshkruheshin fjal\u00ebt: <em>\u00abJezus, un\u00eb besoj n\u00eb\nty\u00bb<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb Jezusi paraqitet me dor\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb ngritur lart dhe\nq\u00eb po jep bekimin e Tij. Jezusi ka ardhur t\u00eb na sjell bekimin e jo d\u00ebnimin. Ai\nka ardhur p\u00ebr t\u00eb na treguar dashurin\u00eb e Hyjit ndaj nesh e jo t\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe pjesa ungjillore q\u00eb d\u00ebgjuam\nsot, na tregon se si Jezusi i Ngjallur, kur u shfaqet apostujve, si\np\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb veten ka fjal\u00ebt: <em>\u00abPaqja\nme ju!\u00bb<\/em> Nuk ua p\u00ebrmend fare braktisjen q\u00eb ata i b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb mundimeve dhe\nvdekjes s\u00eb Tij, por u dhuron paqen vet. Ai vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb d\u00ebshiron, t\u00eb na dhuroj\u00eb bekimin\ne Tij, bekim i cili sjell paqen n\u00eb zemrat e besimtar\u00ebve t\u00eb Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb piktur\u00ebn e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore,\ndor\u00ebn e Tij t\u00eb majt\u00eb Jezusi e ka mbi kraharor. Prej aty dalin dy rreze t\u00eb\nm\u00ebdha, nj\u00ebra e bardh\u00eb e tjetra e kuqe, q\u00eb simbolizojn\u00eb ujin dhe gjakun q\u00eb rrodh\u00ebn\nnga kraharori i Tij kur ushtari ia shporoi at\u00eb me hesht\u00eb. Ky detaj, n\u00eb dukje i\nrast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Mundimet e Krishtit, ka n\u00eb vetvete nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe\nmistike. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs e kishin kuptuar k\u00ebt\u00eb dhe thoshin se uji \u00ebsht\u00eb simbol\ni Pag\u00ebzimit, nd\u00ebrsa gjaku \u2013 simbol i Eukaristis\u00eb. Nga Pag\u00ebzimi lind Kisha e nga\nEukaristia Kisha mbahet n\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nga kraharori i shporuar i\nJezusit t\u00eb vdekur, lindi Kisha. E, edhe k\u00ebtu, Et\u00ebrit e Kish\u00ebs shihnin di\u00e7ka\ntejet dometh\u00ebn\u00ebse: sikurse nga kraharori i Adamit t\u00eb fjetur, Hyji nxori Ev\u00ebn,\ngruan e tij, ashtu edhe nga kraharori i Jezusit tashm\u00eb n\u00eb gjumin e vdekjes\nlindi Kisha, Nusja e Krishtit. Rrezet q\u00eb n\u00eb fuguren e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore dalin\nnga kraharori i Jezusit, jan\u00eb simbol i gjith\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb fugure jan\u00eb mjaft t\u00eb\ndukshme edhe <em>plag\u00ebt e Jezusit<\/em>. Edhe\nn\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm Jezusi u tregon apostujve <em>plag\u00ebt e veta<\/em>: <em>\u00abJezusi u tha:\n\u2018Paqja me ju!\u2019. Si u tha k\u00ebshtu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nx\u00ebn\u00ebsit u\ng\u00ebzuan kur e pan\u00eb Zot\u00ebrin\u00eb.\u00bb<\/em> Shihet qart\u00eb se sot Liturgjia e Fjal\u00ebs\np\u00ebrpiqet ta mbaj\u00eb duksh\u00ebm lidhjen me fest\u00ebn e sotme. Edhe leximi i dyt\u00eb sot e\np\u00ebrshkruan Jezusin pak a shum\u00eb si\u00e7 e paraqet kjo fugure. Sh\u00ebn Gjoni thot\u00eb: <em>\u00abU solla ta shoh z\u00ebrin q\u00eb po fliste me mua;\nsi u ktheva, pash\u00eb shtat\u00eb shandan\u00eb t\u00eb art\u00eb dhe n\u00eb midis t\u00eb shandan\u00ebve dik\u00ebnd si\nBirin e njeriut, t\u00eb veshur me petk t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb ngjeshur me brez ari rreth\nparzm\u00ebs\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu, pra, lidhjet e sotme mes\nLiturgjis\u00eb s\u00eb Fjal\u00ebs dhe fest\u00ebs s\u00eb M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore jan\u00eb t\u00eb shumta dhe mjaft\ndometh\u00ebn\u00ebse. Vet\u00eb Jezusi i tha Shenjtes Faustin\u00eb se d\u00ebshironte q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb\nedhe meshtar\u00ebt t\u00eb flisnin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr M\u00ebshir\u00ebn e Tij dhe premtoi se nuk do\nt\u2019ua mungonte bekimet e hiret e veta atyre meshtar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb flisnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb\ndit\u00eb p\u00ebr M\u00ebshir\u00ebn Hyjnore. Sa bukur \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr mua si meshtar e p\u00ebr shum\u00eb\nbashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi meshtar\u00eb ta dim\u00eb se po realizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb Jezusit\ndhe se Ai, i prekur nga fakti se popullit t\u00eb Tij po i shpallet begatia e\nM\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij, siguron pranin\u00eb e Hirit t\u00eb vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">M\u00ebshira e Hyjnore del gjithnj\u00eb\nfitimtare. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku duket sikur m\u00ebshira \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, Hyji ngul k\u00ebmb\u00eb q\u00eb\nt\u00eb shpall\u00eb se pik\u00ebrisht M\u00ebshira \u00ebsht\u00eb forca e v\u00ebrtet\u00eb. M\u00ebshira e dashuria jon\u00eb\n(n\u00ebse m\u00ebsojn\u00eb nga M\u00ebshira dhe Dashuria e Hyjit) kurr\u00eb nuk mund t\u00eb humbasin e\nkurr\u00eb nuk do t\u00eb mbeten pa fryt. Kjo p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se Jezusi \u00ebsht\u00eb Ngjallur\nprej s\u00eb vdekuri dhe, si pasoj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i bashkohen M\u00ebshir\u00ebs e\nDashuris\u00eb s\u00eb Tij, jan\u00eb qysh tani pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb fitores s\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase, p\u00ebr t\u2019i kuptuar gjith\u00eb\nk\u00ebto, neve na duhet pak koh\u00eb. Ashtu si\u00e7 iu desh edhe Sh\u00ebn Tom\u00ebs apostull. Kur\napostujt e tjer\u00eb i than\u00eb se e kishin par\u00eb Jezusin e Ngjallur, ai e shprehu\nqart\u00eb dyshimin e vet: <em>\u00abPa e par\u00eb n\u00eb duart\ne tij vrag\u00ebn e gozhd\u00ebve e pa e v\u00ebn\u00eb gishtin tim n\u00eb vend t\u00eb gozhd\u00ebve; pa e sht\u00ebn\u00eb\ndor\u00ebn time n\u00eb kraharorin e tij, kurr\u00eb nuk besoj\u00bb<\/em>. Nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb\nmenj\u00ebher\u00eb se Toma e donte Jezusin m\u00eb pak se apostujt e tjer\u00eb. Toma,\np\u00ebrkundrazi, ishte mjaft guximtar. Kur Jezusi, para mundimeve dhe Vdekjes, mori\nvendimin e Tij q\u00eb t\u00eb nisej p\u00ebr Jerusalem, apostujt e tjer\u00eb i than\u00eb: <em>\u00abTani judenjt\u00eb desh\u00ebn t\u00eb t\u00eb vrasin me gur\u00eb e\nti p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb kthehesh atje?\u00bb<\/em>, por vet\u00ebm Toma u dha atyre kurajo duke u\nth\u00ebn\u00eb: <em>\u00abT\u00eb shkojm\u00eb edhe ne t\u00eb vdesim\nbashk\u00eb me t\u00eb!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Arsyeja e ngurrimit t\u00eb Tom\u00ebs i\nka rr\u00ebnj\u00ebt diku tjet\u00ebr: tek v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb besuar se dikush mund t\u00eb\nNgjallet s\u00eb vdekuri. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo edhe v\u00ebshtir\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00eb neve? A nuk\n\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebrball\u00eb vdekjes duket sikur dor\u00ebzohemi? Jo dor\u00ebzimi apo\ntrishtimi i natyrsh\u00ebm, por mbase edhe r\u00ebnia e d\u00ebshp\u00ebrimi pa kthim mbrapa. N\u00eb\nk\u00ebto raste, d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt na japin mbi Jezusin e Ngjallur as ne shpesh\nnuk e marrim aspak parasysh, duke qen\u00eb se vdekja na ngjan me nj\u00eb per\u00ebndi t\u00eb\ngjith\u00ebpushtetshme. K\u00ebshtu ishte edhe p\u00ebr Tom\u00ebn apostull. Prandaj ai k\u00ebrkon nj\u00eb\nshenj\u00eb t\u00eb bindshme, p\u00ebrndryshe nuk beson: <em>\u00abPa\ne par\u00eb n\u00eb duar t\u00eb tij vrag\u00ebn e gozhdave e pa e v\u00ebn\u00eb gishtin tim n\u00eb vend t\u00eb\ngozhdave; pa e sht\u00ebn\u00eb dor\u00ebn time n\u00eb kraharorin e tij, kurr\u00eb nuk besoj.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi duket sikur e pranon\nsfid\u00ebn e k\u00ebtij apostulli t\u00eb brisht\u00eb. Ai p\u00ebrs\u00ebri u shfaqet apostujve mbas tet\u00eb\ndit\u00ebsh e, at\u00eb dit\u00eb, me ta ishte edhe Toma. Pasi t\u00eb gjith\u00ebve u drejtohet me\np\u00ebrsh\u00ebndetjen e Tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl <em>\u00abPaqja me\nju!\u00bb<\/em> (p\u00ebrs\u00ebri nuk i qorton, por u dhuron paqen), th\u00ebrret pran\u00eb vetes Tom\u00ebn\ne i thot\u00eb: <em>\u00abShtjere gishtin t\u00ebnd k\u00ebtu e\nqe, shihi duart e mia! Ma jep dor\u00ebn t\u00ebnde e shtjere n\u00eb kraharorin tim dhe mos\nji njeri q\u00eb s\u2019beson, por besimtar!\u00bb<\/em>. M\u00ebshira Hyjnore p\u00ebrkulet mbi\nbrisht\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore, me q\u00ebllim q\u00eb at\u00eb ta ngrej\u00eb lart e ta zhys\u00eb n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb\nme Hyjin e vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jan\u00eb pik\u00ebrisht kjo p\u00ebrkulje e\nM\u00ebshir\u00ebs Hyjnore mbi t\u00eb dhe k\u00ebto plag\u00eb t\u00eb Jezusit q\u00eb Tom\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb\nvet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb pak q\u00eb Jezusin ta quaj\u00eb <em>\u00abZot\u00ebri\u00bb<\/em>, si\u00e7 e quanin deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb apostujt, por e quan\nedhe <em>\u00abHyj\u00bb<\/em>, sepse vet\u00ebm Hyji mund t\u00eb\njet\u00eb kaq i m\u00ebshir\u00adsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb njeriut dhe kaq i fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb vdekjes.\nPrandaj p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abZot\u00ebria im dhe Hyji\nim!\u00bb<\/em>. Toma <em>i zuri dhe i kaloi<\/em>\napostujt e tjer\u00eb <em>n\u00eb ecjen e tij t\u00eb fes\u00eb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tani Toma e kupton se fjal\u00ebn e\nfundit nuk e ka vdekja, por Hyji. Ai mund t\u00eb fitoj\u00eb mbi vdekjen. Tashm\u00eb as Toma\ne as apostujt e tjer\u00eb nuk do ta ken\u00eb m\u00eb frik\u00eb vdekjen, sepse e dijn\u00eb se ajo\n\u00ebsht\u00eb e mposhtur nga Jezusi i Ngjallur. Tashm\u00eb apostujt do t\u00eb dalin haptas\nn\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Jerusalemit e t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpallur se Jezusi \u00ebsht\u00eb\nHyj. K\u00ebsaj shpalljeje vet\u00eb Jezusi do t\u2019i bashk\u00ebngjis\u00eb shenjat e fitores s\u00eb Tij\nmbi vdekjen \u2013 mrekullit\u00eb \u2013 q\u00eb k\u00ebshtu ta ftoj\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr kthim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi i par\u00eb sot flet p\u00ebr\nmrekullit\u00eb e shumta q\u00eb b\u00ebnin apostujt, sidomos Sh\u00ebn Pjetri: <em>\u00abI qitnin n\u00eb tregje t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe i vinin\nn\u00eb vigje e n\u00eb shtroja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, duke kaluar Pjetri aty pari, s\u00eb paku hija\ne tij t\u2019i binte ndonj\u00ebrit prej tyre&#8230;. T\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebroheshin.\u00bb<\/em> Por ai flet\nedhe p\u00ebr mrekullin\u00eb e bashkimit q\u00eb ekzistonte n\u00eb mes t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb: <em>\u00abT\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, si me marr\u00ebveshje, e\nkishin zakon t\u00eb bashkohen n\u00eb Tremin e Salominit&#8230; Populli u jepte nderim.\u00bb<\/em>\nT\u00eb dyja k\u00ebto, sh\u00ebrimet dhe bashkimi n\u00eb mes tyre, jan\u00eb <em>mrekullit\u00eb<\/em> q\u00eb Jezusi i Ngjallur, vet\u00eb M\u00ebshira Hyjnore, i realizon\ndhe ia jep bot\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ftuar n\u00eb kthim. K\u00ebshtu Jezusi e fton bot\u00ebn q\u00eb ta flak\u00eb\ntutje m\u00ebnyr\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb menduarit e t\u00eb shikoj\u00eb kah i Ngjalluri, duke iu\nhapur edhe ajo M\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb pambarim, M\u00ebshir\u00eb e cila mezi pret t\u00eb zbrazet\nme boll\u00ebk mbi t\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zhyten n\u00eb miq\u00ebsi me Hyjin e\ntyre, miq\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn djalli p\u00ebrpiqet t\u00eb na e paraqes\u00eb si penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb\nton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abU tregoi duart dhe kraharorin.\u00bb<\/em>, thot\u00eb Ungjilli i sot\u00ebm p\u00ebr Jezusin q\u00eb iu shfaq\napostujve. Edhe Shenjtes Faustin\u00eb, Jezusi i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb nxiste q\u00eb t\u00eb\nrealizohej ajo piktur\u00eb ku paraqiteshin duksh\u00ebm <em>duart<\/em> dhe <em>kraharori<\/em> i Tij\ni shporuar. Plag\u00ebt e Jezusit nuk jan\u00eb padia q\u00eb Ai b\u00ebn para Atit p\u00ebr kryq\u00ebzimin\nq\u00eb i b\u00ebm\u00eb ne njer\u00ebzit, por jan\u00eb <em>shenja<\/em>\ndhe <em>garancia<\/em> e dashuris\u00eb s\u00eb pafund q\u00eb\nAi ka p\u00ebr secilin prej nesh. <em>\u00abBija ime,\nfoli mbar\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr M\u00ebshir\u00ebn Time, q\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimi ta njoh\u00eb M\u00ebshir\u00ebn Time\nt\u00eb Paimagjinueshme&#8230;\u00bb<\/em>, i kishte th\u00ebn\u00eb Jezusi Shenjtes Faustin\u00eb. Dhe ka\nshtuar: <em>\u00abNjer\u00ebzimi nuk do t\u00eb gjej\u00eb paqe\nderisa nuk do t\u2019i afrohet me besim M\u00ebshir\u00ebs sime\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA II E PASHK\u00cbS &#8211; M\u00cbSHIRA HYJNORE Vap 5, 12-16; Ps 118 (117); Zb 1, 9-11.12-13.17-19; Gjn 20, 19-31 \u00abOh, sa g\u00ebzim ka zemra ime p\u00ebr festimin e k\u00ebsaj t\u00eb Kremteje!&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, t\u00eb gjitha dyert e burimeve Hyjnore, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat rrjedhin hiret, jan\u00eb t\u00eb hapura\u00bb. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb Jezusi ia &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7615\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;U TREGOI DUART DHE KRAHARORIN.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-7615","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7615"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7615\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7618,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7615\/revisions\/7618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}