{"id":7893,"date":"2022-05-20T09:58:28","date_gmt":"2022-05-20T09:58:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7893"},"modified":"2022-05-20T09:58:46","modified_gmt":"2022-05-20T09:58:46","slug":"tempulli-i-saj-eshte-zoti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7893","title":{"rendered":"TEMPULLI I SAJ \u00cbSHT\u00cb ZOTI!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA VI E PASHK\u00cbS &#8211; Viti C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 15, 1-2.22-29; Ps 67 (66); Zb 21, 10-14.22-23; Gjn, 14, 23-29<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"999\" height=\"550\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/new_jerusalema.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7894\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/new_jerusalema.jpg 999w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/new_jerusalema-300x165.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/new_jerusalema-768x423.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/new_jerusalema-450x248.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa e marr\u00eb sot nga libri i\nZbules\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit apostull, edhe nj\u00eb her\u00eb na flet p\u00ebr bukurit\u00eb q\u00eb ai sheh\nn\u00eb vegim n\u00eb lidhje me lumturit\u00eb e amshuara t\u00eb Parrizit: <em>\u00abEngj\u00eblli m\u00eb kaloi n\u00eb shpirt n\u00eb maje t\u00eb nj\u00eb mali t\u00eb lart\u00eb dhe ma tregoi\nqytetin e shenjt\u00eb, Jerusalemin: po zbriste nga qielli, prej Hyjit. Shk\u00eblqente\nnga Lavdia e Hyjit\u00bb<\/em>. Pastaj fillon t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb detajet e k\u00ebtij qyteti.\nNd\u00ebr t\u00eb tjera ai thekson nj\u00eb detaj mjaft dometh\u00ebn\u00ebs: <em>\u00abN\u00eb qytet tempull nuk pash\u00eb: sepse tempulli i tij \u00ebsht\u00eb Zoti, Hyji, i\nGjith\u00ebpushtetshmi edhe Qengji. Qyteti s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr diell as p\u00ebr h\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nndri\u00e7uar, sepse e ndri\u00e7on Lavdia e Hyjit, kurse llamba e tij \u00ebsht\u00eb Qengji\u00bb<\/em>.\nPadyshim q\u00eb Sh\u00ebn Gjonit k\u00ebshtu Hyji i zbuloi fatin e mbram\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Tij:\nFati i saj \u00ebsht\u00eb Hyji, prandaj thot\u00eb se nuk kishte as drit\u00eb dielli, as drit\u00eb\nh\u00ebne e as tempull, sepse tashm\u00eb ajo gjendej e gjitha n\u00eb Hyjin, e shnd\u00ebrruar nga\nprania e Tij e gjall\u00eb. T\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Sh\u00ebn Pali e shpjegon me fjal\u00eb t\u00eb tjera\nshum\u00eb t\u00eb thella n\u00eb letrat e tij kur thot\u00eb se, n\u00eb Parajs\u00eb <em>\u00abHyji do t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u00bb<\/em> (1 Kor 15, 28). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe p\u00ebr\nt\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb thirrur t\u00eb \u201cpunojm\u00eb\u201d. Atje, n\u00eb lumturin\u00eb e pamas\u00eb dhe t\u00eb\npashprehshme t\u00eb jet\u00ebs me Hyjin, jemi t\u00eb thirrur t\u00eb kemi pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Shenjtes Katerin\u00eb nga\nSiena thuhet nj\u00eb ngjarje shum\u00eb interesante. Gjat\u00eb urat\u00ebs s\u00eb vet, ajo pati\np\u00ebrjetime aq t\u00eb forta emocionale, saq\u00eb ra e vdekur. T\u00eb gjith\u00eb menduan se vdiq,\npor pas pak kohe ajo u rikthye s\u00ebrish n\u00eb jet\u00eb dhe filloi t\u00eb tregonte se kishte\npar\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme, t\u00eb cilat nuk arrinte t\u2019i shprehte dot, por thoshte\nse Ati i amshuar i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb trupin e saj, ngaq\u00eb ende\nnuk kishte p\u00ebrfunduar misioni i saj n\u00eb tok\u00eb. Kur u kthye, thuhet se kaloi dit\u00eb\nt\u00eb t\u00ebra n\u00eb lot, ngaq\u00eb kishte d\u00ebshiruar t\u00eb mos largohej nga t\u00ebr\u00eb ajo bukuri. U\nkthye n\u00eb at\u00eb lumturi vet\u00ebm pas disa vjet\u00ebsh, shum\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb, por tashm\u00eb me\nmisionin e kryer. Ja, atje jemi t\u00eb thirrur t\u00eb shkojm\u00eb edhe ne. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por Sh\u00ebn Gjoni thekson edhe nj\u00eb\ndetaj tjet\u00ebr nga ky qytet: <em>\u00abMuret e\nqytetit kishin dymb\u00ebdhjet\u00eb themele e mbi to \u2013 emrat e dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujve t\u00eb\nQengjit\u00bb<\/em>. Ky qytet i lavdish\u00ebm, ky Jerusalem qiellor, \u00ebsht\u00eb Kisha e\nlavdishme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs fakti se, mbi dymb\u00ebdhjet\u00eb themelet e mureve\nt\u00eb k\u00ebtij qyteti, jan\u00eb t\u00eb shkruar emrat e dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujve t\u00eb Krishtit,\nQengjit t\u00eb Hyjit. Kur themi <em>Besojm\u00ebn<\/em>,\ngjithmon\u00eb themi <em>\u00abBesoj nj\u00eb Kish\u00eb t\u00eb\nvetme, shenjte, katolike dhe apostolike\u00bb<\/em>. Fjala <em>\u00abapostolike\u00bb<\/em> do t\u00eb thot\u00eb se ne i besojm\u00eb shpalljes s\u00eb Kish\u00ebs, e\ncila bazohet mbi shpalljen e dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujve. Pra, e t\u00ebr\u00eb doktrina q\u00eb\nKisha ka marr\u00eb nga Hyji, ka kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet shpalljes s\u00eb k\u00ebtyre dymb\u00ebdhjet\u00eb\nburrave (Juda do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej nga Matia). Numri \u201cdymb\u00ebdhjet\u00eb\u201d i fiseve prej\nt\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebhej Izraeli i dikursh\u00ebm, u z\u00ebvend\u00ebsua nga k\u00ebta dymb\u00ebdhjet\u00eb\nburra, t\u00eb cil\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se do t\u00eb merren nga Izraeli, por jo m\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nndalur vet\u00ebm brenda tij. Ata do ta p\u00ebrhapin shpalljen e Lajmit t\u00eb Mir\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr\nan\u00ebt e bot\u00ebs. Mbi k\u00ebt\u00eb shpallje do t\u00eb bazohet besimi i Kish\u00ebs, i Izraelit t\u00eb\nri. Dymb\u00ebdhjet\u00eb kryqet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebna n\u00eb kolonat apo muret e kishave t\u00eb\nkushtuara, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb tregojn\u00eb se ne jemi t\u00eb bazuar mbi predikimin e\ndymb\u00ebdhjet\u00eb apostujve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr t\u00eb ruajtur t\u00eb past\u00ebr Fjal\u00ebn\ne Jezusit, duhet medoemos t\u00eb ruhet e past\u00ebr edhe lidhja me t\u00eb d\u00ebrguarit e Tij.\nT\u00eb d\u00ebrguarit e Jezusit ishin apostujt, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb tyre\nipeshkvijt\u00eb me n\u00eb krye Pap\u00ebn, pasardh\u00ebsin e Sh\u00ebn Pjetrit. Po nuk u ruajt e\npast\u00ebr lidhja me ta, nuk do t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb as lidhja me Jezusin. Prandaj\nleximi i par\u00eb sot e tregon mjaft mir\u00eb se sa e qart\u00eb ishte nj\u00eb bindje e till\u00eb\nqysh n\u00eb Kish\u00ebn fillestare. N\u00eb Antioki kishte lindur nj\u00eb debat mjaft i ashp\u00ebr\nn\u00ebse duhej apo jo q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u2019i zbatonin disa rregullore q\u00eb ishin\nthemelore n\u00eb Ligjin e Moisiut, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ishte ve\u00e7an\u00ebrisht\nrrethprerja. Duke qen\u00eb se debati nuk kishte gjetur zgjidhje, kishin vendosur\nt\u2019ia parashtronin \u00e7\u00ebshtjen dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujve q\u00eb gjendeshin n\u00eb Jerusalem e\nashtu u b\u00eb. Pasi u shqyrtua prej tyre, ata mor\u00ebn si p\u00ebrgjigje se jo t\u00eb gjitha\nrregulloret e Ligjit duheshin zba\u00adtuar. As rrethprerja e as disa rregullore t\u00eb\ntjera. Por u k\u00ebshilluan t\u00eb zbatojn\u00eb disa rregullore q\u00eb, po t\u2019i shqyrtosh mir\u00eb,\nngjajn\u00eb m\u00eb fort si p\u00ebrkujdesje p\u00ebr jet\u00ebn, si ruajtje ndaj ndonj\u00eb s\u00ebmundjeje si\ndhe kund\u00ebr shkandujve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sot nuk e thot\u00eb pjesa e leximit\nt\u00eb par\u00eb, por m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb Veprat e Apostujve, vazhdohet duke th\u00ebn\u00eb se <em>\u00abkur (bashk\u00ebsia e Antiokis\u00eb) e lexuan\nletr\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr fjal\u00ebt ngush\u00eblluese\u00bb<\/em> (15, 31). Ajo\nbashk\u00ebsi e kishte kuptuar se, p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb qart\u00eb vullnetin e Jezusit Zot,\nduhej t\u2019u drejtoheshin apostujve. Jo vet\u00ebm kaq, por duhej edhe t\u00eb mjaftoheshin\nme p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u00eb merrnin prej tyre. Ja bashkimi me autoritetin kishtar.\nT\u00eb jesh i bashkuar me t\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm t\u2019i duartrokas\u00ebsh kur i sheh e\npastaj, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zbatimin e fjal\u00ebve t\u00eb tyre, t\u00eb justifikohesh duke\nth\u00ebn\u00eb se <em>\u00abun\u00eb kam bindjet e mia, e ata\nkan\u00eb bindjet e veta\u00bb<\/em>. A nuk b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu me Pap\u00ebn edhe shum\u00eb katolik\u00eb? E\nduartrokasin, e th\u00ebrrasin haresh\u00ebm me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb kur e shohin, por, p\u00ebr t\u00eb\nzbatuar porosit\u00eb e tij, nuk ngurrojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb <em>\u00abkam bindjet e mia politike, intelektuale, etjer\u00eb\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb kujdes kur\nbindjet tona kan\u00eb filluar t\u00eb orientohen dikah tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoriteti\nkishtar na thot\u00eb ndryshe. P\u00ebrshembull: n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb parlament diskutohet t\u00eb apro\u00advohet\napo jo ligji i abortit, nj\u00eb deputet katolik nuk mund t\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abAutoriteti kishtar flet kund\u00ebr abortit, por\nun\u00eb kam bindjet e mia si n\u00ebpun\u00ebs i shtetit\u00bb<\/em>. Fjala e autoritetit kishtar\nduhet t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb brenda vetes e t\u00eb korrigjojm\u00eb bindjet tona, t\u00eb\ncilat ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gabuara. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u00eb marrin nj\u00eb shembull tjet\u00ebr\nm\u00eb t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm: kur shkojm\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehemi, fjal\u00ebt, porosit\u00eb dhe k\u00ebshillat q\u00eb\nna thot\u00eb rr\u00ebfyesi, nuk duhet t\u2019i p\u00ebrjetojm\u00eb vet\u00ebm si k\u00ebshilla q\u00eb po na jep\nndonj\u00eb shok n\u00eb kafene, por si fjala e Kish\u00ebs q\u00eb, tani, po vjen tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nma ndri\u00e7uar si duhet situat\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjetoj. N\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs, kalon\nvullnesa e Zotit e kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm Jezusi u\nthot\u00eb apostujve: <em>\u00abShpirti Shenjt,\nMbrojt\u00ebs, t\u00eb cilin do t\u2019jua d\u00ebrgoj\u00eb Ati n\u00eb Em\u00ebr tim, Ai do t\u2019jua m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb\ngjitha dhe do t\u2019ju p\u00ebrkujtoj\u00eb gjith\u00e7ka un\u00eb ju thash\u00eb\u00bb<\/em>. Pra, apostujt do t\u00eb\nforcohen nga Shpirtit Shenjt e, k\u00ebshtu, kur t\u2019u predikojn\u00eb popujve, do t\u00eb dijn\u00eb\nt\u00eb predikojn\u00eb at\u00eb q\u00eb Jezusi u ka th\u00ebn\u00eb. Autoriteti i tyre ka p\u00ebr themel jo m\u00eb\nLigjin e Moisiut, por forc\u00ebn e Shpirtit Shenjt. Shpesh, n\u00eb Veprat e Apostujve,\napostujt shprehen duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb solemne: <em>\u00abNe dhe Shpirti Shenjt kemi vendosur q\u00eb &#8230; \u00bb<\/em>. Ky Shpirt ka vepruar\ndhe vazhdon t\u00eb veproj\u00eb edhe n\u00eb pasardh\u00ebsit e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpirti Shenjt, pastaj, do ta\nndihmoj\u00eb gjithnj\u00eb Kish\u00ebn e Tij q\u00eb t\u2019i kuptoj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Fjal\u00ebt e\nKrishtit: <em>\u00abAi do t\u2019jua m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha\ndhe do t\u2019ju p\u00ebrkujtoj\u00eb gjith\u00e7ka un\u00eb ju thash\u00eb\u00bb<\/em>. T\u00eb ndihmuar nga Shpirti\nShenjt, do t\u00eb b\u00ebhemi edhe ne zbatues t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb Jezusit e, edhe n\u00eb ne, do t\u00eb\nrealizohet ajo fjal\u00eb shum\u00eb e bukur q\u00eb thot\u00eb Jezusi sot n\u00eb Ungjill: <em>\u00abN\u00ebse ndokush m\u00eb do, ai do t\u00eb ma mbaj\u00eb\nfjal\u00ebn, Ati im do ta duaj\u00eb, tek ai do t\u00eb vijm\u00eb dhe tek ai do t\u00eb banojm\u00eb\u00bb<\/em>.\nKisha, duke zbatuar Fjal\u00ebn e Krishtit, fillon t\u00eb jet\u00eb Tempull i gjall\u00eb i Hyjit\nqysh k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb dhe, n\u00eb fundin e koh\u00ebve, ajo do ta zbuloj\u00eb se, m\u00eb fort se <em>t\u00eb ishte e banuar nga Zoti<\/em>, ishte ajo\nvet\u00eb q\u00eb <em>kishte banuar n\u00eb Zotin<\/em>. Aty\ndo t\u00eb zbulohet haptas se vet\u00eb Hyji \u00ebsht\u00eb Tempulli i saj: <em>\u00abN\u00eb qytet tempull nuk pash\u00eb, sepse tempulli i saj \u00ebsht\u00eb Zoti, Hyj, i Gjith\u00ebpushtetshhmi\ndhe Qengji\u00bb<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Gjoni n\u00eb leximin e dyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb\nKish\u00ebn e lavdishme t\u00eb cil\u00ebn Sh\u00ebn Gjoni e p\u00ebrshkruan n\u00eb vegimin e tij, duhet t\u00eb\np\u00ebrpiqemi t\u00eb jemi pjes\u00eb e gjall\u00eb e Kish\u00ebs shtegtare n\u00eb tok\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e\nthemeluar n\u00eb predi\u00adkimin e apostujve, predikim i cili \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb\npasardh\u00ebsit e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019ia k\u00ebrkojm\u00eb Hyjit k\u00ebt\u00eb Hir\nv\u00ebrtet t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ecjen ton\u00eb drejt shenjt\u00ebris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA VI E PASHK\u00cbS &#8211; Viti C Vap 15, 1-2.22-29; Ps 67 (66); Zb 21, 10-14.22-23; Gjn, 14, 23-29 Pjesa e marr\u00eb sot nga libri i Zbules\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit apostull, edhe nj\u00eb her\u00eb na flet p\u00ebr bukurit\u00eb q\u00eb ai sheh n\u00eb vegim n\u00eb lidhje me lumturit\u00eb e amshuara t\u00eb Parrizit: \u00abEngj\u00eblli m\u00eb kaloi &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7893\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;TEMPULLI I SAJ \u00cbSHT\u00cb ZOTI!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-7893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7895,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7893\/revisions\/7895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}