{"id":7921,"date":"2022-05-26T14:06:34","date_gmt":"2022-05-26T14:06:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7921"},"modified":"2022-05-26T14:06:52","modified_gmt":"2022-05-26T14:06:52","slug":"ndersa-po-i-bekonte-u-ngjit-ne-qiell","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7921","title":{"rendered":"ND\u00cbRSA PO I BEKONTE, U NGJIT N\u00cb QIELL."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00cb NGJITURIT E JEZUSIT N\u00cb QIELL &#8211; SH\u00cbLBUEMI, Viti C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 1, 1-11; Ps 47 (46); Heb 9, 24-28. 10, 19-23; Lk 24, 46-53<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"710\" height=\"1024\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Shelbuemi-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7922\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Shelbuemi-1.jpg 710w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Shelbuemi-1-208x300.jpg 208w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Shelbuemi-1-450x649.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 710px) 93vw, 710px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nganj\u00ebher\u00eb, t\u00eb bindur p\u00ebr gjith\u00ebpushtet\u00ebsin\u00eb e Zotit,\nedhe ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabimin q\u00eb b\u00ebn\u00eb apostujt, si\u00e7 d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb.\nApostuj jan\u00eb s\u00eb bashku me Jezusin e Ngjallur e, kjo Ngjallje, i ka mbushur me\nbesimin se Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet Biri i Hyjit, por ende nuk e kishin kuptuar se\nsh\u00eblbimi, t\u00eb cilin Ai po p\u00ebrmbushte, ishte i nj\u00eb p\u00ebrmase tjet\u00ebr. I thon\u00eb: <em>\u00abZot\u00ebri, a thua do ta rip\u00ebrt\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nkoh\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Izraelit?\u00bb<\/em> Duke qen\u00eb se Hyji n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb popujve\nkishte zgjedhur Izraelin p\u00ebr t\u00eb thurur me t\u00eb historin\u00eb e sh\u00eblbimit, shum\u00eb\nizraelit\u00eb ishin t\u00eb bindur se kjo n\u00ebnkuptonte lart\u00ebsimin e k\u00ebtij populli mbi t\u00eb\ngjith\u00eb popujt e tjer\u00eb. Por Izraeli nuk ishte zgjedhur q\u00eb t\u00eb sundonte kombet,\npor t\u00eb ishte sh\u00ebrb\u00ebtori i tyre duke ua p\u00ebrcjellur t\u00eb gjith\u00ebve mesazhin\nsh\u00eblbimprur\u00ebs t\u00eb Hyjit. Apostujt nuk e kishin kuptuar ende k\u00ebt\u00eb. Edhe ne,\nshpesh, e keqkuptojm\u00eb sh\u00eblbimin q\u00eb na ka sjell\u00eb Jezusi dhe i drejtojm\u00eb atij\nk\u00ebrkesa q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbret\u00ebrit\u00eb e k\u00ebsaj bote e jo me Mbret\u00ebrin\u00eb e Hyjit:\n<em>\u00abMbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj bote\u00bb <\/em>(Gjn\n18, 36), i ishte p\u00ebrgjigjur Jezusi Pilatit e na p\u00ebrgjigjet edhe neve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, duke qen\u00eb se pyetja bazohej mbi nj\u00eb vizion t\u00eb\ngabuar, Jezusi ua korrigjon k\u00ebt\u00eb vizion dhe u thot\u00eb: <em>\u00abNuk \u00ebsht\u00eb puna juaj ta njihni koh\u00ebn dhe \u00e7astin q\u00eb Ati ia ka p\u00ebrcaktuar\npushtetit t\u00eb vet. Por ju do t\u00eb merrni fuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt, i cili do t\u00eb\nzbres\u00eb n\u00eb ju dhe ju do t\u00eb b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00ebt e mi n\u00eb Jerusalem, n\u00eb mbar\u00eb\nJuden\u00eb, n\u00eb Samari, madje dhe gjer n\u00eb skajin e bot\u00eb\u00bb<\/em>. Jezusi u sqaron se,\np\u00ebrmbushja e sh\u00eblbimit q\u00eb Ai ka ardhur t\u00eb realizoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb\nlidhjen mes Hyjit dhe njer\u00ebzve dhe k\u00ebt\u00eb do ta realizonte duke nd\u00ebrmjet\u00ebsuar\npara Atit t\u00eb vet q\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Tij t\u2019i dhurohej Shpirti Shenjt. K\u00ebshtu, Kisha do\nt\u00eb kishte forc\u00ebn q\u00eb ta d\u00ebshmonte Ngjalljen e Krishtit <em>\u00abgjer n\u00eb skajin e bot\u00ebs\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pyetja e apostujve rreth lavdis\u00eb s\u00eb Izraelit, edhe pse\njo krejt e sakt\u00eb, gjithsesi shpreh nj\u00eb pyetje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb njeriut:\nKur do t\u00eb shndris\u00eb lavdia e Zotit mbi popullin e Tij? A nuk e themi shpesh edhe\nne: kur do t\u00eb marr\u00eb fund padrejt\u00ebsia, kur do t\u00eb shp\u00ebrblehet i drejti, kur do t\u00eb\nvij\u00eb mbret\u00ebria e paqes dhe e mir\u00ebsis\u00eb, si edhe deri kur do t\u00eb na duhet t\u00eb\np\u00ebsojm\u00eb pasojat e egoizmit q\u00eb e g\u00ebrryen natyr\u00ebn njer\u00ebzore, brenda nesh e\np\u00ebrreth nesh? T\u00eb gjitha k\u00ebtyre pyetjeve Jezusi na u p\u00ebrgjigjet: <em>\u00abNuk ju takon juve ta njihni koh\u00ebn dhe\n\u00e7astin q\u00eb Ati ia ka p\u00ebrcaktuar pushtetit t\u00eb vet\u00bb<\/em>. Ai, p\u00ebrkundrazi, u k\u00ebrkon\napostujve q\u00eb, me forc\u00ebn e Shpirtit Shenjt, t\u00eb jen\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e Tij <em>\u00abgjer n\u00eb skajin e bot\u00ebs\u00bb<\/em>. Duke na k\u00ebrkuar\nt\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00ebt e Tij, Jezusi na fton q\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb bot\u00eb me po at\u00eb\ndashuri (p\u00ebr Atin e p\u00ebr njer\u00ebzit) me t\u00eb cil\u00ebn veproi Ai. Jo vet\u00ebm q\u00eb ta shpallim k\u00ebt\u00eb lloj dashurie, por edhe ta zbatojm\u00eb e\nta d\u00ebshmojm\u00eb at\u00eb. Ne e pyesim se kur do t\u00eb marr\u00eb\nfund padrejt\u00ebsia e Ai na thot\u00eb: <em>\u00abTi mos\nb\u00ebj padrejt\u00ebsi!\u00bb<\/em>; ne i lutemi q\u00eb t\u2019i zhduk\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb e Ai na thot\u00eb: <em>\u00abTi duaje armikun t\u00ebnd!\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve Jezusi ngjitet n\u00eb qiell: <em>\u00abKur i tha k\u00ebto fjal\u00eb, nd\u00ebr sy t\u00eb tyre u\nngjit n\u00eb qiell dhe nj\u00eb re ua zuri para syve t\u00eb tyre\u00bb<\/em>. E, Letra e drejtuar\nHebrenjve, shpjegon arsyen e ngjitjes s\u00eb Jezusit n\u00eb qiell: <em>\u00abKrishti hyri n\u00eb Shenjt\u00ebroren e Shenjt\u00ebroreve n\u00eb qiell, q\u00eb tani t\u00eb\nnd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr ne para fytyr\u00ebs s\u00eb Hyjit\u00bb<\/em>. Ky \u00ebsht\u00eb misteri q\u00eb kremtojm\u00eb\nsot. Jezusi nuk \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb qiell p\u00ebr t\u00eb na braktisur e as nuk na d\u00ebrgon\nn\u00eb bot\u00eb duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, por Ai ngjitet n\u00eb qiell p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar\ngjithnj\u00eb para Atit t\u00eb amshuar p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb na mbush\u00eb gjithnj\u00eb me Shpirtin\nShenjt, si edhe p\u00ebr t\u00eb na e v\u00ebrtetuar se edhe ne, edhe fizikisht, do ta g\u00ebzojm\u00eb\nnj\u00eb dit\u00eb lavdin\u00eb e Ngjalljes s\u00eb Tij. Ai na parapriu atje ku edhe ne do t\u00eb\nshkojm\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Pali e thot\u00eb shpesh n\u00eb letrat e tij se Krishti\n\u00ebsht\u00eb Kryet e Kish\u00ebs e k\u00ebshtu, Kisha, \u00ebsht\u00eb Trupi i Tij. Prandaj, atje ku \u00ebsht\u00eb\nKryet, do t\u00eb jet\u00eb edhe Trupi. N\u00eb Jezusin e Ngjitur n\u00eb qiell \u00ebsht\u00eb realizuar ajo\nq\u00eb p\u00ebrpiqeshin ta realizonin vazhdimisht prift\u00ebrinj\u00eb e Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr,\ndometh\u00ebn\u00eb lidhjen e njeriut me Hyjin, por nuk ia dilnin dot asnj\u00ebher\u00eb ta\nrealizonin plot\u00ebsisht, sepse edhe ata vet\u00eb ishin m\u00ebkatar\u00eb. E gjith\u00eb veprimtaria\ne tyre ishte m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Hyji po e p\u00ebrgatiste popullin e zgjedhur q\u00eb t\u00eb\nkuptonte misterin e Prift\u00ebris\u00eb s\u00eb amshuar t\u00eb Krishtit, Birit t\u00eb vet, i cili\ntashm\u00eb do ta krijonte realisht mund\u00ebsin\u00eb e lidhjes mes Hyjit dhe njer\u00ebzve.\nLetra e drejtuar Hebrenjve q\u00eb d\u00ebgjuam sot na thot\u00eb: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, duke pasur hyrje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shenjt\u00ebroren e Shenjt\u00ebroreve n\u00eb\nfuqi t\u00eb gjakut t\u00eb Jezusit, n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb na e hapi\nKrishti me an\u00eb t\u00eb tisit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb korpi i tij; dhe duke pasur nj\u00eb Prift t\u00eb\nshk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Hyjit: t\u2019i afrohemi me zem\u00ebr t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr, me\nfe t\u00eb plot\u00eb, me shpirt t\u00eb pastruar nga nd\u00ebrgjegjja e keqe dhe me trup t\u00eb lar\u00eb\nme uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abPrift i shk\u00eblqyesh\u00ebm\u00bb<\/em> \u00ebsht\u00eb Jezusi, sepse e mund\u00ebsoi m\u00eb n\u00eb fund lidhjen ton\u00eb me Hyjin. Por shton\nedhe: <em>\u00abT\u2019i afrohemi me zem\u00ebr t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr <\/em>(dashuria)<em>, me fe t\u00eb plot\u00eb <\/em>(feja)<em>&#8230;, dhe me trup t\u00eb lar\u00eb me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr <\/em>(pag\u00ebzimi)<em>\u00bb<\/em>: sakramentet, dashuria dhe feja e\ngjall\u00eb na mund\u00ebsojn\u00eb lidhjen me Hyjin dhe na b\u00ebjn\u00eb qysh tani t\u00eb kemi pjes\u00eb n\u00eb\nlavdin\u00eb e Krishtit t\u00eb Ngjallur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por kjo let\u00ebr sot p\u00ebrfundon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb\ninteresante: <em>\u00abTa ruajm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundshme\nd\u00ebshmin\u00eb e shpres\u00ebs, sepse Ai q\u00eb i dha premtimet, \u00ebsht\u00eb besnik!\u00bb<\/em> <em>\u00abD\u00ebshmin\u00eb e shpes\u00ebs\u00bb<\/em>: nd\u00ebrsa jemi <em>duke<\/em> <em>shpresuar<\/em>\nse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb realizohen n\u00eb ne premtimet e Jezusit, \u00ebsht\u00eb e pashmang\u00adshme\nq\u00eb kjo t\u00eb mos <em>d\u00ebshmohet<\/em> me jet\u00ebn\nton\u00eb. N\u00ebse, p\u00ebrshembull, un\u00eb jam duke pritur q\u00eb pas nj\u00eb ore t\u00eb takoj nj\u00eb njeri\nt\u00eb cilin ka koh\u00eb q\u00eb e pres, kjo fillon t\u00eb vihet re edhe p\u00ebrjashta meje. K\u00ebshtu,\npra, n\u00ebse v\u00ebrtet presim q\u00eb t\u00eb realizohen n\u00eb ne premtimet e Jezusit, \u00ebsht\u00eb\npasoja m\u00eb e natyrshme q\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>shpres\u00eb<\/em>\nta shprehim edhe me jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme me <em>dashuri<\/em>, <em>fe<\/em> dhe <em>marrjen e sakramenteve<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj t\u00eb ruhemi q\u00eb t\u00eb mos na e plog\u00ebshtojn\u00eb shpres\u00ebn\nv\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ndryshme (t\u00eb pritura apo t\u00eb papritura), q\u00eb jeta mund t\u00eb na\nrezervoj\u00eb dhe kurr\u00eb t\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dob\u00ebsohet kjo shpres\u00eb e jona se nj\u00eb\ndit\u00eb do t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb bashk\u00eb me Krishtin! Kur kjo shpres\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe, e madhe\ndo t\u00eb jet\u00eb edhe d\u00ebshmia e jet\u00ebs son\u00eb. Prandaj: <em>\u00abTa ruajm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundshme d\u00ebshmin\u00eb e shpres\u00ebs!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundur brenda nesh Shpirti Shenjt,\nt\u00eb cilin Jezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm e quan <em>\u00abPremtimi\ni Atit tim\u00bb<\/em>. Duhet edhe bashk\u00ebpunimi yn\u00eb, patjet\u00ebr, por pa ndihm\u00ebn e Tij\nnuk do t\u00eb ishte asgj\u00eb e mundur. N\u00eb leximin e par\u00eb pam\u00eb se Jezusi i Ngjallur u\nkishte th\u00ebn\u00eb apostujve: <em>\u00abJu do t\u00eb merrni\nfuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt\u00bb<\/em>. Edhe n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm p\u00ebrs\u00ebritet ky premtim\ni Jezusit: <em>\u00abDhe, ja, un\u00eb do ta d\u00ebrgoj mbi\nju Premtimin e Atit tim. Q\u00ebndroni, prandaj, n\u00eb qytet deri q\u00eb t\u00eb visheni me\nFuqin\u00eb prej s\u00eb Larti\u00bb<\/em>. Shpirti Shenjt e m\u00ebson Kish\u00ebn t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb <em>d\u00ebshmin\u00eb e shpres\u00ebs<\/em> s\u00eb saj dhe t\u00eb gjej\u00eb <em>forma gjithnj\u00eb t\u00eb reja<\/em> p\u00ebr ta d\u00ebshmuar\nk\u00ebt\u00eb shpres\u00eb. Shpirti Shenjt e ndihmon Kish\u00ebn edhe n\u00eb lutjen e saj, duke e\nm\u00ebsuar t\u00eb lutet <em>\u00abashtu si do Hyji\u00bb<\/em>\n(Rom 8, 27) e jo t\u00eb fiksohet pas tekave dhe kurioziteteve njer\u00ebzore. Ai do t\u00eb\ndij\u00eb t\u2019i nd\u00ebrthur\u00eb brenda nesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme<em> shpres\u00ebn<\/em> me <em>d\u00ebshmin\u00eb e\nshpres\u00ebs<\/em>. Duke na d\u00ebrguar Shpirtin Shenjt, i cili na zhyt n\u00eb jet\u00ebn Hyjnore,\nJezusi tregon se \u00ebsht\u00eb <em>\u00abPrift i\nshk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Hyjit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e bukur, pastaj, edhe m\u00ebnyra se si\nUngjilli i sot\u00ebm e tregon k\u00ebt\u00eb <em>Prift\u00ebri\nt\u00eb amshuar t\u00eb Jezusit<\/em>, i cili gjithnj\u00eb na dhuron Shpirti Shenjt p\u00ebr t\u00eb na\nshenjt\u00ebruar e p\u00ebr t\u00eb na forcuar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb ton\u00eb. Ungjilltari tregon: <em>\u00abAt\u00ebher\u00eb Jezusi i mori me vet deri n\u00eb\nBetani, i \u00e7oi duart dhe i bekoi. E nd\u00ebrsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u\nngjit n\u00eb qiell\u00bb<\/em>. Gjesti i fundit i Jezusit, para se t\u00eb zhduket nga shikimi\ni apostujve t\u00eb Tij, \u00ebsht\u00eb <em>shtrirja e\nduarve<\/em>, <em>bekimi<\/em>. Duket sikur ato\nduar t\u00eb shtrira t\u00eb Jezusit <em>vazhdojn\u00eb t\u00eb\nmbeten ende ashtu<\/em>, si p\u00ebr t\u00eb siguruar pranin\u00eb e Tij t\u00eb vazhdueshme n\u00eb mesin\ne Kish\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb dashur. Ai gjithnj\u00eb <em>nd\u00ebrmjet\u00ebson<\/em>\npara Atit t\u00eb vet q\u00eb Kish\u00ebs t\u00eb mos i mungoj\u00eb kurr\u00eb bekimi, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb mos i\nmungoj\u00eb kurr\u00eb Hiri i Shpirtit Shenjt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00cb NGJITURIT E JEZUSIT N\u00cb QIELL &#8211; SH\u00cbLBUEMI, Viti C Vap 1, 1-11; Ps 47 (46); Heb 9, 24-28. 10, 19-23; Lk 24, 46-53 Nganj\u00ebher\u00eb, t\u00eb bindur p\u00ebr gjith\u00ebpushtet\u00ebsin\u00eb e Zotit, edhe ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabimin q\u00eb b\u00ebn\u00eb apostujt, si\u00e7 d\u00ebgjuam n\u00eb leximin e par\u00eb. Apostuj jan\u00eb s\u00eb bashku me Jezusin e Ngjallur e, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7921\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ND\u00cbRSA PO I BEKONTE, U NGJIT N\u00cb QIELL.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[12],"class_list":["post-7921","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-shenjterit-dhe-festat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7921"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7921\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7923,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7921\/revisions\/7923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}