{"id":7934,"date":"2022-06-02T07:20:28","date_gmt":"2022-06-02T07:20:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=7934"},"modified":"2022-06-02T07:20:45","modified_gmt":"2022-06-02T07:20:45","slug":"shpirti-shenjt-mbrojtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7934","title":{"rendered":"SHPIRTI SHENJT \u2013 MBROJT\u00cbS."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">RR\u00cbSHAJ\u00cbT   &#8211; Viti C  (Mesha e dit\u00ebs)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"> Vap 2, 1-11; Ps 104 (103); Rom 8, 8-17; Gjn 14, 15-16. 23-26 <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"676\" height=\"405\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rreshajet-1122.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-7935\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rreshajet-1122.jpg 676w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rreshajet-1122-300x180.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Rreshajet-1122-450x270.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 676px) 93vw, 676px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abI krishteri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga trupi, shpirti dhe Shpirti Shenjt\u00bb<\/em>, shkruante n\u00eb shekullin III\nTertualiani, nj\u00ebri prej Et\u00ebrve m\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb Kish\u00ebs. Mbi Kish\u00ebn e sapo\nthemeluar nga Jezu Krishti ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb zbriste Shpirti Shenjt, p\u00ebr\nt\u2019i b\u00ebr\u00eb dishepujt e Krishtit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb plot\u00ebsi. Shpirti Shenjt, Personi\ni Tret\u00eb i s\u00eb Shenjt\u00ebrueshmes Trini, e zhyt t\u00eb krishterin n\u00eb misterin pashkor\ndhe e ndihmon at\u00eb n\u00eb ecjen e tij drejt lumturis\u00eb s\u00eb amshuar t\u00eb Parajs\u00ebs.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">&nbsp;Prandaj, autori i ndjek\u00ebsores q\u00eb sapo d\u00ebgjuam,\ni drejtohet Shpirtit Shenjt me fjal\u00eb tejet t\u00eb \u00ebmbla e t\u00eb dashura: <em>\u00abTi nd\u00ebr zemra si mik vjen\u00bb<\/em>. Shpesh ne\nkemi frik\u00eb se, sikur ta linim veten t\u00eb udh\u00eb\u00adhiqeshim nga Hiri i Shpirtit\nShenjt, do t\u00eb ishim m\u00eb pak t\u00eb lumtur. Por autori i k\u00ebsaj ndjeksoreje v\u00ebrtet t\u00eb\nbukur na m\u00ebson se prania e Shpirtit Shenjt \u00ebsht\u00eb prania e nj\u00eb miku tejet t\u00eb\n\u00ebmb\u00ebl p\u00ebr njeriun: <em>\u00ab\u00c7ka \u00ebsht\u00eb t\u2019shtremb\u00ebt\n\u2013 \u00ebmb\u00ebl drejto\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pa Shpirtin Shenjt, nuk mund t\u00eb\necim n\u00eb fe. <em>\u00abShpirti Shenjt b\u00ebn q\u00eb t\u00eb\nlindin k\u00ebrkuesit e Hyjit\u00bb<\/em>, shkruan teologu italian Giovanni Vannucci. Puna\nq\u00eb b\u00ebn Shpirti Shenjt brenda nesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, e but\u00eb dhe e \u00ebmb\u00ebl.\nPor ka vetin\u00eb q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb jet\u00eb edhe e pathyeshme. Ai \u00ebsht\u00eb si puna e\nnj\u00eb tekniku televizioni, q\u00eb, kur hyn t\u00eb riparoj\u00eb d\u00ebmtimet e p\u00ebsuara, nuk futet\nme \u00e7eki\u00e7 apo me kaz\u00ebm, por me mjete t\u00eb vogla e t\u00eb imta dhe, rezultati i pun\u00ebs,\ndel tejet i bukur e i q\u00ebndruesh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">A nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shum\u00eb\nt\u00eb rinj e t\u00eb reja kan\u00eb frik\u00eb q\u00eb t\u2019i hapen Hirit t\u00eb k\u00ebtij Shpirti, sidomos kur\nb\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn afektive? Mendojn\u00eb se Ai nuk do t\u2019i lejoj\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur.\nSugjerimet q\u00eb Shpirti Shenjt mund t\u2019u b\u00ebj\u00eb \u00ebmb\u00eblsisht n\u00eb nd\u00ebrgje\u00adgjen e tyre,\nkan\u00eb frik\u00eb se do t\u2019ua heqin lumturin\u00eb e lirin\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Sh\u00ebn Gjon\nMaria Vianei, shenjti q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb me thjesh\u00ebsin\u00eb dhe shenjt\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb\nFranc\u00ebn e shekullit XIX, thoshte: <em>\u00abAt\u00eb q\u00eb\njan\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Shpirti Shenjt, i kan\u00eb idet\u00eb e sakta; kjo shpjegon arsyen\npse shum\u00eb t\u00eb pashkolluar dijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb arsimuarit\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk kemi pse t\u00eb kemi frik\u00eb nga\nShpirti Shenjt, sepse Ai nuk vjen si armik, por si <em>mik<\/em> i njeriut, qoft\u00eb ky i ri apo i moshuar. Ai \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i\nmir\u00eb, m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe m\u00eb i domosdosh\u00ebm. Sh\u00ebn Pali na e thot\u00eb shum\u00eb bukur\nsot se sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: <em>\u00abJu nuk\nkeni marr\u00eb shpirtin q\u00eb ju b\u00ebn rob\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb trembeni, por keni\nmar\u00eb Shpirtin q\u00eb ju b\u00ebn bij t\u00eb adoptimit, n\u00eb saje t\u00eb t\u00eb cilit th\u00ebrrasim: Abba!\nO At\u00eb!\u00bb<\/em>. Kush jeton si bir i Hyjit b\u00ebhet v\u00ebrtet i lir\u00eb: i lir\u00eb nga frikat e\nndryshme n\u00eb jet\u00eb, nga d\u00ebshira p\u00ebr pushtet, nga etja p\u00ebr para, nga etja p\u00ebr\nfam\u00eb, nga format e ndryshme t\u00eb egoizmit dhe nga frika e vdekjes. \u00cbsht\u00eb i lir\u00eb\nngaq\u00eb e kupton se asgj\u00eb nuk krahasohet me faktin se ka nj\u00eb Hyj t\u00eb cilit mund\nt\u2019i drejtohet me fjal\u00ebn <em>Abba (O At\u00eb)<\/em>,\ndhe me t\u00eb cilin nj\u00eb dit\u00eb pret t\u00eb takohet <em>\u00abfaqe-faqas\u00bb<\/em>.\nKjo \u00ebsht\u00eb pasuria dhe liria m\u00eb e madhe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thuhet se nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb nj\u00eb\nfshat, jetonte nj\u00eb njeri q\u00eb i lutej vazhdimisht Hyjit q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb pasur.\nLutej e lutej, derisa nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, Hyji iu p\u00ebrgjigj e i tha q\u00eb t\u00eb\nngritej menj\u00ebher\u00eb e t\u00eb dilte jasht\u00eb fshatit. Atje, rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme t\u00eb madhe, do\nt\u00eb takonte nj\u00eb eremit, i cili e kalonte jet\u00ebn duke u lutur n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb\npabanuara. Duhej t\u2019i k\u00ebrkonte atij at\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb ai e kishte gjetur dit\u00ebn e\nm\u00ebparshme pran\u00eb nj\u00eb lumi. U ngrit dhe, plot nxitim, vrapoi p\u00ebr jasht\u00eb fshatit.\nShkoi pran\u00eb asaj pem\u00ebs s\u00eb madhe dhe vuri re nj\u00eb njeri t\u00eb shtrir\u00eb. E thirri dhe\nai u zgjua. Kur iu afrua, ky i tha: <em>\u00abSapo\nm\u00eb foli Zoti n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe m\u00eb tha se ti duhet t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh at\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb ke\ngjetur dje pran\u00eb nj\u00eb lumi\u00bb<\/em>. Eremiti, krejt i qet\u00eb, hapi strajc\u00ebn e tij t\u00eb\nvarf\u00ebr dhe nxori nj\u00eb gur t\u00eb \u00e7muar q\u00eb ishte shum\u00eb i madh. I tha: <em>\u00abPo, ja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur shum\u00eb i \u00e7muar dhe\nshum\u00eb i bukur. Merre!\u00bb<\/em>. Fshatari, me syt\u00eb q\u00eb i shk\u00eblqenin, ia rr\u00ebmbeu nga\ndora gurin e \u00e7muar dhe vrapoi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjith\u00eb dit\u00ebn rrinte p\u00ebrball\u00eb\natij guri duke shikuar bukurin\u00eb e tij dhe duke menduar shtigjet e m\u00ebdha q\u00eb\ntashm\u00eb po i hapeshin n\u00eb jet\u00eb. Erdhi mbr\u00ebmja, e vuri gurin pran\u00eb shtratit t\u00eb vet\ndhe ra t\u00eb flinte. Por gjumi as q\u00eb i afrohej syve t\u00eb tij. Sillej e p\u00ebshtillej\nn\u00ebp\u00ebr shtrat, duke menduar gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte me gjith\u00eb at\u00eb\npasuri. Si t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto mendime, i vet\u00ebtiu nj\u00eb tjet\u00ebr tejet i\ntmerrsh\u00ebm: Po sikur gurin t\u2019ia vidhnin? Po sikur, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019ia\nvjedhur, ta vrisnin edhe at\u00eb. E gjumi u tret edhe m\u00eb fort. Kaloi nj\u00eb nat\u00eb,\nkaluan dy, tri&#8230; por nuk po gjente paqe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Befas, ja ku i erdhi nj\u00eb mendim\nq\u00eb ia qet\u00ebsoi mendjen dhe shpirtin. Doli nga sht\u00ebpia me gurin n\u00eb dor\u00eb, shkoi\np\u00ebrs\u00ebri tek ajo pema e madhe jasht\u00eb fshatit dhe u takua p\u00ebrs\u00ebri me njeriun e\nHyjit. I tha: <em>\u00abMerre p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb gur e\nm\u00eb jep at\u00eb forc\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn arrite t\u00eb ma jap\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gur me aq qet\u00ebsi. Besoj\nse p\u00ebr at\u00eb lloj pasurie e kishte fjal\u00ebn Hyji kur m\u00eb nisi tek ti\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpirti Shenjt na dhuron lirin\u00eb\ne bijve e bijave t\u00eb Hyjit e kjo \u00ebsht\u00eb pasuria me e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb sot kemi\nd\u00ebgjuar se si mbi Kish\u00ebn e fillimit zbriti Shpirti Shenjt. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ky\nShpirt q\u00eb do t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb besimtar\u00ebt kah zbatimi i vullnetit Hyjnor. Dita e\nRr\u00ebshaj\u00ebve ishte n\u00eb Izrael festa q\u00eb p\u00ebrkujtonte dit\u00ebn kur, n\u00ebp\u00ebrmjet Moisiut,\nHyji i kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij populli Dhjet\u00eb Urdh\u00ebrimet e, me t\u00eb drejt\u00eb, ata e\n\u00e7monin k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb Hyjit si nder\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb po u b\u00ebhej. Por dh\u00ebnia e\nk\u00ebtij Ligji ishte ve\u00e7se sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb Shpirtit Shenjt dhe p\u00ebrgatitje\np\u00ebr pranimin e Tij q\u00eb Hyji do ta b\u00ebnte n\u00eb koh\u00ebn e caktuar. Tashm\u00eb Kisha,\nIzraeli i ri, nuk do t\u00eb udh\u00ebhiqej nga ligjet e jashtme, por nga Shpirti Shenjt,\nHyj. Tek e fundit dh\u00ebnia e Ligjit nuk mjaftonte p\u00ebr ta shenjt\u00ebruar besimtarin.\nAi ishte si treguesi i udh\u00ebs s\u00eb duhur q\u00eb duhej ndjekur n\u00eb jet\u00eb, por q\u00eb nuk t\u00eb\nshoq\u00ebronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb. Tashm\u00eb Kisha di jo vet\u00ebm udh\u00ebn, por ka edhe\nmb\u00ebshtetjen dhe forc\u00ebn e vet\u00eb Hyjit n\u00eb ecjen e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm Jezusi e\nquan Shpirtin Shenjt <em>\u00abMbrojt\u00ebs\u00bb<\/em>:\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr avokatin mbrojt\u00ebs n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore.\nQ\u00ebllimi i avokatit mbrojt\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i dal\u00eb zot t\u00eb pandehurit dhe ta ndihmoj\u00eb\nt\u00eb fitoj\u00eb lirin\u00eb. K\u00ebshtu b\u00ebn edhe Shpirti Shenjt me ne: na ndihmon q\u00eb m\u00ebkatet\ntona t\u2019i v\u00ebm\u00eb re e t\u00eb pendohemi. At\u00ebher\u00eb, fal\u00eb Vdekjes e Ngjalljes s\u00eb Krishtit,\nedhe ne b\u00ebhemi <em>\u00abt\u00eb shfaj\u00ebsuar me an\u00eb t\u00eb\nfes\u00eb\u00bb<\/em> (Rom 5, 1) dhe, me ndihm\u00ebn e Shpirti Shenjt, udh\u00ebhiqemi drejt liris\u00eb\ns\u00eb bijve t\u00eb Hyjit. K\u00ebt\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb vet\u00ebn Shpirti Shenjt e b\u00ebn duke na m\u00ebsuar\ne na ndihmuar q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u2019i kthjem\u00eb shpin\u00ebn s\u00eb keqes e g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe t\u2019i\nhapemi Fjal\u00ebs s\u00eb Zotit, q\u00eb na shtyn kah e mira dhe e v\u00ebrteta. Sa her\u00eb q\u00eb\nndjejm\u00eb brenda nesh nj\u00eb si z\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb thot\u00eb <em>\u00abB\u00ebje k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb\u00bb<\/em>, apo <em>\u00abMos\ne b\u00ebj k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb keqe!\u00bb<\/em>, \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i \u00ebmb\u00ebl i Shpirtit Shenjt q\u00eb flet\nnga Shenjt\u00ebrorja e Tij, nga nd\u00ebrgjegjja jon\u00eb. Prandaj tradita e krishter\u00eb, me\nshum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, e ka quajtur Shpirtin Shenjt edhe <em>M\u00ebsuesi i brendsh\u00ebm<\/em>, duke qen\u00eb se ai na udh\u00ebheq nga brenda nesh n\u00eb\nsituatat e ndryshme t\u00eb jet\u00ebs dhe na p\u00ebrsos n\u00eb dashuri. Mund ta d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb\ngjith\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj z\u00ebri dhe t\u00eb gjith\u00eb mund ta lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb na udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb\nrrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb largimit nga veset e ndryshme. I krishteri q\u00eb, n\u00eb lidhje me\nveset e veta, thot\u00eb <em>\u00abS\u2019kam \u00e7\u2019b\u00ebj, k\u00ebshtu\njam gatuar\u00bb<\/em>, nuk i \u00ebsht\u00eb hapur ende veprimit t\u00eb Shpirtit Hyjnor. Ai ngjan\nme nj\u00eb klluk\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur mbi vez\u00ebt e veta e nuk d\u00ebshiron t\u00eb \u00e7ohet prej aty\npa arritur q\u00ebllimin e vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Mira dhe e V\u00ebrteta, p\u00ebr ne t\u00eb\nkrishter\u00ebt e kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr: \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezu Krishti, Biri i Hyjit i b\u00ebr\u00eb Njeri.\nDuke iu hapur fjal\u00ebs s\u00eb Tij, me ndihm\u00ebn e Shpirtit Shenjt, ne p\u00ebrsosemi \u00e7do\ndit\u00eb n\u00eb dashuri. Shpirti Shenjt na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb fjal\u00ebt e Jezusit: <em>\u00abShpirti Shenjt, Mbrojt\u00ebs, t\u00eb cilin do t\u2019jua\nd\u00ebrgoj\u00eb Ati n\u00eb Em\u00ebr tim, Ai do t\u2019jua m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha dhe do t\u2019ju p\u00ebrkujtoj\u00eb\ngjith\u00e7ka un\u00eb ju thash\u00eb\u00bb<\/em>. Pastaj, n\u00ebse e duam Jezusin, at\u00ebher\u00eb Shpirti\nShenjt do t\u00eb na ndihmoj\u00eb edhe t\u2019i zbatojm\u00eb fjal\u00ebt e Tij: <em>\u00abN\u00ebse m\u00eb doni, do t\u2019i mbani urdh\u00ebrimet e mia\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj t\u00eb kemi kujdes e t\u00eb mos\ni kund\u00ebrshtojm\u00eb veprimit t\u00eb k\u00ebtij Shpirtit Hyjnor! T\u00eb mos kemi frik\u00eb nga ky Mik\ni dashur, <em>M\u00ebsuesi i brendsh\u00ebm<\/em>, q\u00eb di\nt\u00eb na e mbush\u00eb jet\u00ebn me dashuri ndaj Hyjit-Trin\u00ed e ndaj nj\u00ebri-tjetrit! Kur ta\nv\u00ebm\u00eb re se kjo dashuri \u00ebsht\u00eb ftohur dhe se veset e kan\u00eb pushtuar jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb\np\u00ebrditshme, le ta th\u00ebrrasim n\u00eb ndihm\u00eb Shpirtin Shenjt e Ai nuk do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb\nhillet n\u00eb veprim e t\u00eb na dal\u00eb zot, si avokat, si <em>Mbrojt\u00ebs<\/em>!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me plot hare e qet\u00ebsi t\u00eb lutemi\nedhe ne me fjal\u00ebt e bukura e t\u00eb \u00ebmbla t\u00eb ndjek\u00ebsores s\u00eb sotme: <em>\u00ab\u00c7ka \u00ebsht\u00eb t\u2019brisht\u00eb, k\u00ebndsh\u00ebm lako; \/ \u00e7ka\n\u00ebsht\u00eb t\u2019ftoht\u00eb, me flak\u00eb rretho; \/ \u00e7ka \u00ebsht\u00eb t\u2019shtremb\u00ebt, \u00ebmb\u00ebl drejto!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RR\u00cbSHAJ\u00cbT &#8211; Viti C (Mesha e dit\u00ebs) Vap 2, 1-11; Ps 104 (103); Rom 8, 8-17; Gjn 14, 15-16. 23-26 \u00abI krishteri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga trupi, shpirti dhe Shpirti Shenjt\u00bb, shkruante n\u00eb shekullin III Tertualiani, nj\u00ebri prej Et\u00ebrve m\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb Kish\u00ebs. Mbi Kish\u00ebn e sapo themeluar nga Jezu Krishti ishte e nevojshme &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=7934\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;SHPIRTI SHENJT \u2013 MBROJT\u00cbS.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-7934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7936,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934\/revisions\/7936"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}