{"id":8162,"date":"2022-06-20T09:45:26","date_gmt":"2022-06-20T09:45:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8162"},"modified":"2022-06-20T09:47:08","modified_gmt":"2022-06-20T09:47:08","slug":"jezusi-mori-vendim-te-palekundshem-te-shkoje-ne-jerusalem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8162","title":{"rendered":"JEZUSI MORI VENDIM T\u00cb PAL\u00cbKUNDSH\u00cbM  T\u00cb SHKOJ\u00cb N\u00cb JERUSALEM."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XIII GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">1 Mbr 19, 16. 19-21; Ps 16 (15); Gal 5, 1. 13-18; Lk 9, 51-62<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"960\" height=\"1280\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Fytra-e-Jezusit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8163\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Fytra-e-Jezusit.jpg 960w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Fytra-e-Jezusit-225x300.jpg 225w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Fytra-e-Jezusit-768x1024.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Fytra-e-Jezusit-450x600.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abVizita juaj\nm\u00eb nderon, N\u00ebn\u00eb Kabrini, p\u00ebr ju tashm\u00eb flet e gjith\u00eb Amerika. N\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u2019ju\njem i dobish\u00ebm?\u00bb<\/em>, i tha\nShenjtes Fran\u00e7eska Kabrinit n\u00eb vitin 1892 nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm i Nju\nOrleansit, kur ajo shkoi ta vizitonte n\u00eb fabrik\u00ebn e tij dhe i k\u00ebrkoi ta\nndihmonte n\u00eb veprimtarin\u00eb e saj gjigande n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr\nitalian\u00eb, veprimtari t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb ajo e kishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb shum\u00eb\nvende t\u00eb Amerik\u00ebs. Por, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante t\u00eb dim\u00eb se, dita e par\u00eb kur\nN\u00ebn\u00eb Fran\u00e7ekska preku Amerik\u00ebn, ishte e sh\u00ebnuar nga nj\u00eb mij\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi tejet\nt\u00eb nd\u00ebrlikuara. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ishte 39 vje\u00e7e kur, n\u00eb vitin 1889, bashk\u00eb me shtat\u00eb shoqe\nt\u00eb vetat u nis p\u00ebr atje. N\u00eb anije mbi t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebri udh\u00ebtimin e saj t\u00eb par\u00eb\nishin n\u00eb klasin e tret\u00eb 900 emigrant\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ishte edhe e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb\nmushk\u00ebri dhe mjek\u00ebt e kishin paralajm\u00ebruar se i mbeteshin jo m\u00eb shum\u00eb se dy\nvjet jet\u00eb. Kur arriti n\u00eb Nju Jork, mori vesh se personat q\u00eb duhej t\u2019i prisnin,\nkishin marr\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos i strehonin m\u00eb, por t\u2019u k\u00ebshillonin t\u00eb ktheheshin\nn\u00eb Itali nga ku ishin nisur. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb zbarkuan binte shi me gjyma dhe\narrit\u00ebn, t\u00eb b\u00ebra qull nga shiu e t\u00eb rraskapitura nga lodhja, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e\nvarf\u00ebr t\u00eb Et\u00ebrve Skalabrinian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mezi ua gjet\u00ebn nj\u00eb vend tejet t\u00eb\nthjesht\u00eb. P\u00ebrfunduan n\u00eb nj\u00eb pension t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb pran\u00eb lagjes kineze, aty ku\nshtret\u00ebrit ishin kaq t\u00eb pist\u00eb saq\u00eb nuk pat\u00ebn as kurajon t\u00eb shtriheshin mbi ta.\nMbet\u00ebn duke u dridhur ndenjur p\u00ebr tok\u00eb, me shpatullat e mb\u00ebshtetura p\u00ebr mure.\nKur, pasi zbardhi dita, arqipeshkvi i priti dhe, me t\u00eb shpejt\u00eb, u k\u00ebshilloi\natyre q\u00eb t\u00eb ktheheshin andej nga kishin ardhur. <em>\u00abK\u00ebt\u00eb kurr\u00eb, Shk\u00eblqesi!\u00bb<\/em>, \u2013 ia priti Shenjtja. <em>\u00abUn\u00eb jam k\u00ebtu me urdh\u00ebr t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe k\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb\nq\u00ebndroj\u00bb<\/em>. Por Provania nuk do t\u00eb vononte t\u2019i printe veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.\nJetoi edhe 28 vite pas asaj date.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E treguam k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vendosm\u00ebria q\u00eb\nShenj\u00adtja tregoi p\u00ebr t\u00eb mos u t\u00ebrhequr pas p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrlikimit t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb\nsituat\u00ebs, ngjan shum\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb e treguar nga Jezusi p\u00ebr t\u2019u nisur drejt\nJerusalemit, ku s\u00eb shp\u00ebjti do t\u00eb ndodhte Vdekja dhe Ngjallja e Tij p\u00ebr\nsh\u00eblbimin e bot\u00ebs. Thot\u00eb Ungjilli i sot\u00ebm: <em>\u00abKur\nerdhi koha q\u00eb Jezusi t\u00eb jet\u00eb ngritur nga kjo bot\u00eb, mori vendim t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb\nshkoj\u00eb n\u00eb Jerusalem\u00bb<\/em>. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkthyer <em>\u00abMori\nvendim t\u00eb pal\u00ebkundur\u00bb<\/em>, por n\u00eb origjinalin grek thot\u00eb: <em>\u00abE ngurt\u00ebsoi fytyr\u00ebn e tij\u00bb<\/em>. Kuptimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, patjet\u00ebr, por\nn\u00eb p\u00ebrkthimin fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb p\u00ebrmendet <em>\u00abFytyra\u00bb<\/em>\ne Jezusit. N\u00eb t\u00eb mund ta shohim seriozitetin me t\u00eb cilin Jezusi tani niset\ndrejt realizimit t\u00eb sh\u00eblbimit, por edhe neve na m\u00ebson ta mbajm\u00eb shikimin tek\nFytyra e Tij, n\u00ebse duam ta arrijm\u00eb sh\u00eblbimin: <em>\u00abFytyr\u00ebn t\u00ebnde, o Zot, do ta k\u00ebrkoj\u00bb<\/em>, thot\u00eb Psalmi 27, 8.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi e merr nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb <em>\u00abt\u00eb pal\u00ebkundur\u00bb<\/em> kur situata q\u00eb kishte p\u00ebrball\u00eb ishte mjaft e\nnd\u00ebrlikuar dhe shkon duke u nd\u00ebrlikuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr ta kuptuar pak at\u00eb q\u00eb do t\u00eb themi k\u00ebtu shpejt e\nshpejt, mund ta imagjinoni veten, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, sikur jeni p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie\nq\u00eb po digjet dhe brenda saj ka njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb dikush&nbsp; e t\u2019i ndihmoj\u00eb. N\u00ebse ti merr vendim t\u00eb hysh,\ne di mir\u00eb se duhet t\u00eb p\u00ebrballesh me flak\u00ebt e me tymin, por kushedi edhe \u00e7far\u00eb\nv\u00ebshtir\u00ebsish\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb papritura qw mund t\u00eb t\u00eb dalin. K\u00ebshtu edhe Jezusi, q\u00eb\nme gjith\u00eb shpirt d\u00ebshironte t\u00eb arrinte sh\u00eblbimin ton\u00eb, e dinte mir\u00eb se gjendja\nishte e nd\u00ebrlikuar dhe mund t\u00eb nd\u00ebrlikohej n\u00eb format nga m\u00eb t\u00eb papriturat. I\nprin vet\u00ebm vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb zbatuar vullnetin e Atit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja cilat jan\u00eb pjesa e nd\u00ebrlikimeve q\u00eb rreshton Ungjilli\nsot: samaritan\u00ebt nuk e mir\u00ebpresin Jezusin, p\u00ebr arsyen e vetme se <em>\u00abishte nisur p\u00ebr Jerusalem\u00bb<\/em>, pra vet\u00ebm\np\u00ebr inerci t\u00eb disa urrejtjeve etnike; apostujt e Tij mendojn\u00eb se kan\u00eb pushtetin\nta shfryjn\u00eb zem\u00ebrimin e tyre duke urdh\u00ebruar <em>\u00abq\u00eb\nzjarri t\u00eb zbres\u00eb nga qielli e t\u2019i zhbij\u00eb\u00bb<\/em>, duke d\u00ebshmuar se ende nuk e\nkishin kuptuar M\u00ebsuesin e tyre Hyjnor, i cili u desh t\u2019i qortonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nzem\u00ebrim t\u00eb tyrin; atij q\u00eb i k\u00ebrkoi n\u00ebse mund t\u00eb shkonte pas Tij, Jezusi i\nzbuloi se nuk kishte ku t\u00eb mb\u00ebshteste kok\u00ebn; nj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb cilit vet\u00eb Jezusi i\nk\u00ebrkoi ta ndiqte, ik\u00ebn sepse ka detyrime familjare e edhe tjetri pas tij,\ngjithashtu, ishte ende i lidhur me familjar\u00ebt e tij, duke i treguar k\u00ebshtu\nJezusit se nuk e kishte p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb absolute n\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra Jezusi po mbetej gjithnj\u00eb e m\u00eb i vet\u00ebm. Megjithat\u00eb,\nAi nuk t\u00ebrhiqet mbrapsht. N\u00eb dark\u00ebn e fundit me ta, Jezusi do t\u2019ua tregonte\nedhe nj\u00eb her\u00eb apostujve se kush \u00ebsht\u00eb burimi i guximit t\u00eb Tij: <em>\u00abJa, po vjen koha \u2013 madje arriti \u2013 kur ju do\nt\u00eb shp\u00ebrndaheni secili n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet e mua t\u00eb m\u00eb lini vet\u00ebm. Por, un\u00eb nuk jam\nvet\u00ebm, sepse me mua \u00ebsht\u00eb Ati\u00bb<\/em>. Dashuria n\u00eb mes Tij dhe Atit \u00ebsht\u00eb forca e\nJezusit p\u00ebrball\u00eb vetmis\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb po i shtohej p\u00ebrreth. At\u00eb q\u00eb thot\u00eb sot\npsalmisti, e shohim se gjen plot\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb Jezusin: <em>\u00abI thash\u00eb Zotit: \u201cTi je Zoti im, tjet\u00ebr t\u00eb mir\u00eb nuk kam ve\u00e7 teje.\u201d\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por Jezusi nganj\u00ebher\u00eb duket sikur nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i\nleht\u00ebsuar rrethanat. P\u00ebrkundrazi i r\u00ebndon ato me k\u00ebrkesat q\u00eb Ai nuk duket se ka\nnd\u00ebrmend t\u2019i zbus\u00eb. P\u00ebrshembull, n\u00ebse Elia profet ia kishte lejuar Elizeut q\u00eb\nt\u00eb shkonte e t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndeste prind\u00ebrit e vet, Jezusi nuk ia lejon atij q\u00eb ia\nk\u00ebrkoi. Duket sikur Jezusi nuk i jep vler\u00eb lidhjeve afektive t\u00eb njeriut, lidhje\nt\u00eb cilat, n\u00eb fakt, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta e t\u00eb shenjta n\u00eb njeriun. Aq m\u00eb i ftoht\u00eb\nduket Jezusi p\u00ebrball\u00eb atij q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb varroste t\u00eb atin, e menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb\nvihej pas Tij. As detyrimin m\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm ndaj prind\u00ebrve duket sikur Jezusi\nnuk e merr para sysh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr se, duke u b\u00ebr\u00eb njeri i v\u00ebrtet\u00eb, Jezusi i kishte\nedhe Ai lidhjet afektive me shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrreth Tij: me N\u00ebn\u00ebn e vet, Marin\u00eb,\nme Jozefin, me Lazrin t\u00eb cilin e ngjall, por para sken\u00ebs s\u00eb varrit t\u00eb tij nuk\nmundi t\u00eb mos p\u00ebrmallohej. Pik\u00ebrisht ngaq\u00eb u shty nga dhembshuria p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn nga\nNaini q\u00eb po varroste djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm Jezusi b\u00ebri mrekullin\u00eb e ringjalljes\ns\u00eb tij. Pati dhembshuri p\u00ebr turmat, t\u00eb cilat i m\u00ebsonte e shum\u00eb shpesh i\nsh\u00ebronte. Ndjeu gjithashtu edhe frik\u00eb e brisht\u00ebsi krejt\u00ebsisht njer\u00ebzore\np\u00ebrball\u00eb vdekjes q\u00eb po i afrohej. Por, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, ishte dashuria e Tij\np\u00ebr Atin ajo q\u00eb shk\u00eblqente dhe q\u00eb i rregullonte t\u00eb gjitha, pa i d\u00ebmtuar aspak\nlidhjet afektive, por thjesht duke u dh\u00ebn\u00eb atyre r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kan\u00eb. <em>\u00abHiri Hyjnor nuk e shkat\u00ebrron natyr\u00ebn, por e\nsupozon dhe e p\u00ebrsos\u00eb at\u00eb\u00bb<\/em>, m\u00ebsonte Sh\u00ebn Toma i Akuinit n\u00eb shekullin XIII.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket si ftoht\u00ebsi n\u00eb\nJezusin, duhet ta kuptojm\u00eb si zellin e Tij p\u00ebr ta p\u00ebrhapur sa m\u00eb fort\nMbret\u00ebrin\u00eb e Hyjit. Prandaj duket m\u00eb i ftoht\u00eb se Elia profet, sepse tashm\u00eb\n\u00ebsht\u00eb <em>m\u00eb e ngutshme<\/em> se n\u00eb koh\u00ebn e\nElis\u00eb q\u00eb t\u00eb shpallet n\u00eb bot\u00eb se Mbret\u00ebria e Hyjit \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb mesin e\nnjer\u00ebzve. Jezusi nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr lidhjeve afektive, por kund\u00ebr idhujtarizimit\nt\u00eb tyre. Jemi t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Zotin e, her\u00ebt a von\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb gjendemi p\u00ebrball\u00eb\nzgjedhjes q\u00eb t\u00eb jemi krejt t\u00eb Zotit. K\u00ebt\u00eb zgjedhje duhet ta kultivojm\u00eb e ta\np\u00ebrs\u00ebrisim \u00e7do dit\u00eb brenda nesh, edhe at\u00ebher\u00eb kur rrethanat nd\u00ebrlikohen e\nv\u00ebshtir\u00ebsohen. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sikurse Jezusit iu desh t\u00eb merrte <em>\u00abvendim t\u00eb pal\u00ebkundur\u00bb<\/em>, p\u00ebr t\u00eb realizuar sh\u00eblbimin ton\u00eb, ashtu\nshpesh Provania Hyjnore lejon q\u00eb, edhe neve, t\u00eb na k\u00ebrkohet t\u00eb marrim <em>vendime t\u00eb pal\u00ebkundura<\/em> <em>n\u00eb lidhje me zbatimin e vullnes\u00ebs s\u00eb Zotit<\/em>.\nSikurse p\u00ebr Jezusin e vetmja forc\u00eb ishte dashuria p\u00ebr Atin e vet, ashtu edhe\np\u00ebr ne Provania lejon q\u00eb t\u00eb ndjehemi shpesh t\u00eb vetmuar e t\u00eb braktisur <em>deri n\u00eb palc\u00eb<\/em>, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb\nrr\u00ebnjosemi v\u00ebrtet n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr Hyjin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos kthehmi pas, sepse\nk\u00ebtu luhet sh\u00eblbimi yn\u00eb e, shpesh, jo vet\u00ebm i yni. E pam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr se sa shum\u00eb\nkjo gj\u00eb u v\u00ebrtetua n\u00eb fillimet e misionit t\u00eb Shenjtes Fran\u00e7eska dhe se si,\nq\u00ebndresa e saj, i dha frytet e veta. Ata q\u00eb duan ta <em>d\u00ebfrejn\u00eb<\/em> kureshtjen e tyre rreth k\u00ebsaj Shenjt\u00ebreshe v\u00ebrtet t\u00eb\nadmirueshme, le t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pak rreth fryteve t\u00eb verprimtaris\u00eb s\u00eb saj dhe do\nt\u2019u duhet t\u00eb mbajn\u00eb frym\u00ebn kur t\u00eb shohin se sa themelime institutesh,\nshkollash, spitalesh e jetimoresh ajo arriti t\u00eb realizonte m\u00eb pas n\u00eb Amerik\u00eb,\nn\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ne do t\u00eb jemi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebse nuk shk\u00ebputemi nga Jezusi, i cili na prin n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb drej sh\u00eblbimit. Jezusi e realizoi sh\u00eblbimin e asgj\u00eb nuk arriti ta ndalonte. Kjo na e forcon edhe neve shpres\u00ebn se, sado t\u00eb nd\u00ebrlikuara mund t\u00eb shfaqen rrethanat p\u00ebrball\u00eb nesh, Hiri i Hyjit do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb gjith\u00e7ka ta kthej\u00eb n\u00eb dobi p\u00ebr sh\u00eblbimin ton\u00eb. <em>\u00abHyji n\u00eb gjith\u00e7ka bashk\u00ebpunon me ata q\u00eb e duan\u00bb<\/em> (Rom 8, 28), thot\u00eb Sh\u00ebn Pali. <em>\u00abHyji shkruan drejt, n\u00eb rreshtat e shtremb\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzve\u00bb<\/em>, predikonte n\u00eb shekullin XVIII ipeshkvi francez, Jacques Bossuet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XIII GJAT\u00cb VITIT C 1 Mbr 19, 16. 19-21; Ps 16 (15); Gal 5, 1. 13-18; Lk 9, 51-62 \u00abVizita juaj m\u00eb nderon, N\u00ebn\u00eb Kabrini, p\u00ebr ju tashm\u00eb flet e gjith\u00eb Amerika. N\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u2019ju jem i dobish\u00ebm?\u00bb, i tha Shenjtes Fran\u00e7eska Kabrinit n\u00eb vitin 1892 nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm i Nju &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8162\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;JEZUSI MORI VENDIM T\u00cb PAL\u00cbKUNDSH\u00cbM  T\u00cb SHKOJ\u00cb N\u00cb JERUSALEM.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8162","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8162"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8164,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8162\/revisions\/8164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}