{"id":83,"date":"2019-12-10T16:05:25","date_gmt":"2019-12-10T16:05:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=83"},"modified":"2019-12-29T21:52:31","modified_gmt":"2019-12-29T21:52:31","slug":"i-lumi-ai-qe-nuk-e-bjerr-besimin-ne-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=83","title":{"rendered":"I LUMI AI Q\u00cb NUK E BJERR BESIMIN N\u00cb MUA!"},"content":{"rendered":"\n<p> E DIELA III E ARDHJES &#8211; VITI A<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/GJoni-ne-burgs.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-84\" width=\"443\" height=\"310\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/GJoni-ne-burgs.jpg 960w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/GJoni-ne-burgs-300x210.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/GJoni-ne-burgs-768x538.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/GJoni-ne-burgs-450x315.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 443px) 93vw, 443px\" \/><figcaption> Is 35, 1-6.8.10; Ps 146 (145); Jak 5, 7-10; Mt 11, 2-11 <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Kjo e diel\u00eb e tret\u00eb e Koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes njihet n\u00eb tradit\u00ebn\ne Kish\u00ebs edhe si <em>e diela e g\u00ebzimit<\/em>.\nNa fton t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb ngaq\u00eb po afron e kremtja e Krishtlindjes, e cila na p\u00ebrkujton\nmish\u00ebrimin e Birit t\u00eb Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj leximi i par\u00eb sot fillon me fjal\u00ebt <em>\u00abLe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb vendet e shkreta\u00bb<\/em>. Po\nashtu edhe psalmi i thur lavde t\u00eb hareshme Hyjit p\u00ebr mrekullit\u00eb q\u00eb Ai b\u00ebn n\u00eb\nndihm\u00eb t\u00eb nevojtar\u00ebve. Gjithashtu edhe Sh\u00ebn Jakobi na porosit n\u00eb leximin e dyt\u00eb\n<em>\u00abMos u ankoni, v\u00ebllez\u00ebr, nj\u00ebri kund\u00ebr\ntjetrit\u00bb<\/em>. Edhe Jezusi n\u00eb Ungjill flet sot p\u00ebr lumturi, p\u00ebr g\u00ebzim, kur thot\u00eb:\n<em>\u00abI lumi ai q\u00eb nuk e bjerr besimin n\u00eb mua\u00bb<\/em>.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pik\u00ebrisht duke u nisur nga Ungjilli, le ta shohim m\u00eb\nnga af\u00ebr se p\u00ebr \u00e7far\u00eb g\u00ebzimi b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jezusi sot jep nj\u00eb vler\u00ebsim tejet t\u00eb madh p\u00ebr personin e\nGjon Pag\u00ebzuesit: <em>\u00abP\u00ebrnj\u00ebmend po ju them:\nnd\u00ebr ata q\u00eb u lind\u00ebn prej grash, nuk u ngrit asnj\u00eb m\u00eb i madh se Gjon Pag\u00ebzuesi\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Duket sikur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person Jezusi ka fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\nedhe se p\u00ebr vet\u00eb Zoj\u00ebn e Bekuar. Por menj\u00ebher\u00eb Jezusi shton: <em>\u00abMegjithat\u00eb, m\u00eb i vogli n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e\nqiellit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ai\u00bb<\/em>. N\u00ebUngjillin\ne tij, duke th\u00ebn\u00eb<em> \u00abMbret\u00ebria e Hyjit\u00bb<\/em>,\nSh\u00ebn Mateu n\u00ebnkupton vet\u00eb personin e Jezusit. Ai q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mbret\u00ebri,\npra ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i bashkuar me Jezusin e vdekur e t\u00eb Ngjallur (e k\u00ebshtu ishte edhe\nZoja), ka \u201cprivilegje\u201d edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa kishte Gjon Pag\u00ebzuesi. B\u00ebhet\nfjal\u00eb p\u00ebr \u201cprivilegjet\u201d q\u00eb do t\u2019i ket\u00eb i krishteri. B\u00ebhet fjal\u00ebt sidomos p\u00ebr\nsakramentet, ku sakramenti m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr Eukaristia. K\u00ebta\n\u201cprivilegje\u201d &nbsp;do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb krishterin t\u00eb\njet\u00eb i bashkuar me Zotin m\u00eb shum\u00eb nga sa ishte i bashkuar Sh\u00ebn Gjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb\njet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e Gjonit, Jezusi flet shum\u00eb gjat\u00eb edhe m\u00eb\nsip\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ungjill. Jezusi shpjegon se pik\u00ebrisht p\u00ebr personin e Gjonit flet\najo pjesa e Shkrimit Shenjt q\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abJa,\nun\u00eb po e d\u00ebrgoj lajm\u00ebtarin tim para teje q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb gati udh\u00ebn t\u00ebnde para teje!\u00bb<\/em>.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Por, gj\u00ebja e habitshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sotme ungjillore \u00ebsht\u00eb\nse pik\u00ebrisht Gjoni \u2013 i paracaktuari prej Hyjit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pararend\u00ebsi i Mesis\u00eb,\nai t\u00eb cilit i qe dh\u00ebn\u00eb hiri q\u00eb Mesin\u00eb ta tregonte me gisht, si t\u00eb pranish\u00ebm mes\npopullit t\u00eb Izraelit, ai q\u00eb e pa Shpirtin Shenjt duke zbritur mbi Jezusin n\u00eb\ntrajt\u00eb p\u00ebllumbi n\u00eb uj\u00ebrat e Jordanit, ai, m\u00eb i madhi i lindur prej grash \u2013 b\u00ebn\nnj\u00eb gjest t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar: nga burgu d\u00ebgjon p\u00ebr veprat e Krishtit dhe\nvendos q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb tek Ai nx\u00ebn\u00ebsit e vet q\u00eb ta pyesin: <em>\u00abA je ti \u2018Ai q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb\u2019, apo duhet t\u00eb presim nj\u00eb tjet\u00ebr?\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndonj\u00ebri prej atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta shpjegojn\u00eb\ndometh\u00ebnien e k\u00ebtij gjesti thot\u00eb se, k\u00ebshtu, Gjoni ka dashur q\u00eb edhe vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit\ne tij ta kuptonin se Jezusi \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mesia i premtuar e k\u00ebshtu at\u00ebher\u00eb\nta ndiqnin. Po at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse t\u00eb mos u thoshte thjesht: <em>\u00abTani shkoni pas Tij\u00bb<\/em>, por t\u2019i komplikonte gj\u00ebrat kaq shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, ndokush tjet\u00ebr, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mendon se\nedhe vet\u00eb Gjoni kishte filluar t\u00eb kishte dyshimet e veta. <\/p>\n\n\n\n<p>Mbase nuk na p\u00eblqen t\u00eb mendojm\u00eb se Gjon Pag\u00ebzuesi, i\nmadhi, mund t\u00eb ket\u00eb pasur dyshime. K\u00ebshtu n\u00eb fakt na p\u00eblqen t\u2019i mendojm\u00eb (dhe\nt\u2019ua prezantojm\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebve) shenjt\u00ebrit e m\u00ebdhenj t\u00eb historis\u00eb. Por e v\u00ebrteta\n\u00ebsht\u00eb se edhe shenjt\u00ebrit kan\u00eb pasur err\u00ebsirat e veta. <\/p>\n\n\n\n<p>Ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb gabim ngaq\u00eb mendojm\u00eb se <em>dyshimi<\/em> \u00ebsht\u00eb munges\u00eb largapam\u00ebsie. Jo:\ndyshimi nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Volteri, filozofi e shkrimtari i madh francez i\nshekullit XVIII, thoshte: <em>\u00abN\u00eb fakt\ndyshimi nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb fort e \u00ebmb\u00ebl, por siguria e tep\u00ebrt \u00ebsht\u00eb qesharake\u00bb<\/em>.\nAft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dyshuar pa u shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb si njeri, \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u2019u hellur n\u00eb\nhorizonte t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p>Patjet\u00ebr, n\u00ebse <em>dyshojm\u00eb\n<\/em>thjesht <em>p\u00ebr t\u00eb dyshuar<\/em>, nuk \u00ebsht\u00eb\nshenj\u00eb pjekurie as njer\u00ebzore e as fetare, por n\u00ebse jemi t\u00eb etur p\u00ebr ta njohur t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebn, <em>dyshimi<\/em> na b\u00ebn t\u00eb\ninteresohemi q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigjen. Ndonj\u00eb l\u00ebkundje n\u00eb b\u00ebsim mund t\u00eb na nxis\u00eb\nt\u00eb lutemi, t\u00eb mendojm\u00eb, t\u00eb pyesim apo t\u00eb lexojm\u00eb p\u00ebr gjetjen e p\u00ebrgjigjes q\u00eb na\nmungon. T\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet nuk gjenden kurr\u00eb, natyrisht, e kjo nuk duhet t\u00eb\nna shqet\u00ebsoj\u00eb, por disa m\u00eb kryesoret edhe mund t\u00eb gjenden.<\/p>\n\n\n\n<p>E dyshimi, ose m\u00eb sakt\u00eb <em>l\u00ebkundja<\/em>, vjen n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb kur p\u00ebrball\u00eb nesh na shfaqet kryqi. Pik\u00ebrisht\nn\u00eb at\u00eb \u00e7ast \u00ebsht\u00eb rasti i volitsh\u00ebm t\u2019i drejtohemi Hyjit p\u00ebrvujt\u00ebrisht p\u00ebr m\u00eb\nshum\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja nj\u00eb shembull nga jeta e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut t\u00eb Asizit.\nPara se Jezusi t\u2019i b\u00ebnte atij dhurat\u00ebn e varr\u00ebve t\u00eb veta n\u00eb trup, thuhet se Shenjti\ngjendej n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madh. Thon\u00eb kjo ishte p\u00ebr t\u00eb dhimbja m\u00eb e\nmadhe q\u00eb kishte kaluar ndonj\u00ebher\u00eb. Shum\u00eb djem kishin zgjedhur tashm\u00eb t\u00eb jetonin\np\u00ebrreth tij n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb plot\u00eb si ai, por jo t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebrkrahnin n\u00eb t\u00eb\ngjitha udh\u00ebzimet q\u00eb u jepte. Disa filluan pretendonin me ngulm se i duhej t\u00eb\nb\u00ebnte disa ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb fret\u00ebrve. Por ai nuk pranonte. K\u00ebshtuq\u00eb\nbashk\u00ebsia filloi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahej keqas. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe vet\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7esku shpesh\ndyshonte se mos ishte ai vet\u00eb gabim. Prandaj thuhet se u largua p\u00ebr n\u00eb pyll q\u00eb\nt\u00eb lutej n\u00eb vetmi. Atje, mes lot\u00ebsh e pendesash t\u00eb r\u00ebnda, i k\u00ebrkonte Hyjit nj\u00eb\np\u00ebrgjigje. Pas disa dit\u00ebsh, ndodhi q\u00eb n\u00eb trupin e tij u shfaq\u00ebn plag\u00ebt e\ndhimbshme t\u00eb Krishtit t\u00eb Kryq\u00ebzuar. Aty, Varfanjaku i dashur, kur pa varr\u00ebt e\nKrishtit n\u00eb duart, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe n\u00eb kraharorin e vet, e kuptoi se Hyji po i\np\u00ebrgjigjej se ajo q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb ishte gj\u00ebja e duhur. E tha: <em>\u00abHyji m\u00eb foli\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00e7astin e dyshimit m\u00eb t\u00eb madh Sh\u00ebn Fran\u00e7esku iu drejtua\nHyjit me k\u00ebmb\u00ebngulj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebshill\u00eb dhe qe d\u00ebgjuar prej Tij. Po\nashtu edhe Gjon Pag\u00ebzuesi: n\u00eb \u00e7astin e dyshimit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn e tij, iu\ndrejtua Krishtit dhe mori sqarimin prej Tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebkryqi n\u00eb t\u00eb cilin gjendej Gjoni n\u00eb at\u00eb periull\u00eb t\u00eb\njet\u00ebs s\u00eb tij ishte shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar: gjendej padrejt\u00ebsisht n\u00eb burg e, p\u00ebr m\u00eb\ntep\u00ebr, n\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real q\u00eb t\u00eb vritej po aq padrejt\u00ebsisht. Prandaj,\nerr\u00ebsir\u00ebs s\u00eb frikshme t\u00eb burgut, i shtohej tashm\u00eb edhe err\u00ebsira edhe m\u00eb e\nfrikshme e shpirtit.<\/p>\n\n\n\n<p>Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe Gjoni mbase ishte i ndikuar\nsadopak nga ajo ideja e nj\u00eb <em>Shp\u00ebtimtari\npolitik<\/em> t\u00eb Izraelit. N\u00eb Ungjillin e t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb kaluar kemi d\u00ebgjuar se si\nai e p\u00ebrshkruan Mesin\u00eb si madh\u00ebshtor dhe shum\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa Jezusi\nishte shum\u00eb i p\u00ebrvujt\u00eb. Kjo p\u00ebrvujt\u00ebri e Jezusit, e cila do t\u00eb kulminonte n\u00eb\nkryq, me sa duket, e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendonte se mbase <em>\u00abduhej pritur ndonj\u00eb tjet\u00ebr\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Me p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u2019u jap\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, Jezusi d\u00ebshiron t\u2019ia\nzhdavaris\u00eb nga mendja k\u00ebto dyshime t\u00eb Gjonit: <em>\u00abShkoni i thoni Gjonit \u00e7ka po d\u00ebgjoni e \u00e7ka po shihni: T\u00eb verb\u00ebrit po\nshohin, t\u00eb shqeptit po ecin, t\u00eb g\u00ebrbulurit po pastrohen, t\u00eb shurdh\u00ebrit po d\u00ebgjojn\u00eb,\nt\u00eb vdekurit po ngjallen, t\u00eb varf\u00ebrve po u predikohet Ungjilli\u00bb<\/em>. N\u00eb leximin\ne par\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se, kur t\u00eb vij\u00eb shp\u00ebtimi i Zotit p\u00ebr popullin e\nTij, <em>\u00absyt\u00eb do t\u2019u \u00e7elen t\u00eb verb\u00ebrve, vesh\u00ebt\ne t\u00eb shurdh\u00ebrve do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb; at\u00ebher\u00eb i shqepti do t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb si dreri, gjuha\ne t\u00eb pagojit do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb ne hare\u00bb<\/em>. K\u00ebta po realizoheshin t\u00eb gjitha n\u00eb\nJezusin. Prandaj, me p\u00ebrgjigjen e Tij, Jezusi duket sikur d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abShkoni e thoni Gjonit se, p\u00ebrderisa un\u00eb po\ni b\u00ebj t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb q\u00eb Shkrimi Shenjt\u00eb thoshte se do t\u00eb ndodhnin kur t\u00eb\nvinte Mesia, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb jam ai Mesia i pritur\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb Tij Jezusi shtoi edhe\ndi\u00e7ka: <em>\u00abI lumi ai q\u00eb nuk e bjerr besimin\nn\u00eb mua!\u00bb<\/em>. Edhe Gjonit, tani, Jezusi po i k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb shkonte m\u00eb thell\u00eb n\u00eb\nkuptimin e Personit t\u00eb Tij. \u00c7lirimi do t\u00eb ishte i nj\u00eb lloji tjet\u00ebr: jo politik,\npor shpirt\u00ebror. Jezusi po i thoshte se ka ardhur t\u2019i m\u00ebsonte njer\u00ebzimit <em>p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb<\/em>, e cila \u00ebsht\u00eb \u201cvaksina\u201d\nkund\u00ebr <em>krenaris\u00eb<\/em>, kund\u00ebr atij helmi t\u00eb\ncilin armiku i vjet\u00ebr e dinak e holli n\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore. <\/p>\n\n\n\n<p>Jezusi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb nga krenaria dhe d\u00ebshiron q\u00eb k\u00ebt\u00eb\nliri t\u00eb na e sjedh\u00eb edhe ne. Prandaj, sikurse edhe Gjonit, ashtu edhe neve na\nduhet t\u00eb mos l\u00ebkundemi kur Jezusi na m\u00ebson p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb dhe dashurin\u00eb deri edhe\np\u00ebr armikun. Ai q\u00eb na i m\u00ebson k\u00ebto, \u00ebsht\u00eb po ai q\u00eb sh\u00ebron t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, q\u00eb ngjall\nt\u00eb vdekurit dhe q\u00eb sundon mbi ligjet e natyr\u00ebs. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb t\u00ebrhiqen\nmbrapsht kur kjo logjik\u00eb e kryqit shfaqet n\u00eb jet\u00ebn e tyre, por Jezusi do t\u2019u\nthoshte edhe atyre sikurse Gjonit: <em>\u00abI\nlumi ai q\u00eb nuk e bjerr besimin ne mua\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjonit dhe ne t\u00eb gjith\u00ebve, pra, Jezusi d\u00ebshiron t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb <em>g\u00ebzimin e q\u00ebndres\u00ebs<\/em> n\u00eb dashuri ndaj Hyjit e ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Na e kujton edhe Sh\u00ebn Jakobi n\u00eb letr\u00ebn e tij sot: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, jini t\u00eb duruesh\u00ebm deri n\u00eb dit\u00ebn e Ardhjes s\u00eb Zotit!\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA III E ARDHJES &#8211; VITI A Kjo e diel\u00eb e tret\u00eb e Koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes njihet n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs edhe si e diela e g\u00ebzimit. Na fton t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb ngaq\u00eb po afron e kremtja e Krishtlindjes, e cila na p\u00ebrkujton mish\u00ebrimin e Birit t\u00eb Zotit. Prandaj leximi i par\u00eb sot fillon me &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=83\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;I LUMI AI Q\u00cb NUK E BJERR BESIMIN N\u00cb MUA!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[11],"class_list":["post-83","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-ardhjes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/83","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=83"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/83\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/83\/revisions\/137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=83"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=83"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=83"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}