{"id":8731,"date":"2022-08-07T06:46:27","date_gmt":"2022-08-07T06:46:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8731"},"modified":"2022-08-07T06:46:45","modified_gmt":"2022-08-07T06:46:45","slug":"ku-eshte-visari-juaj-aty-do-te-jete-edhe-zemra-juaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8731","title":{"rendered":"KU \u00cbSHT\u00cb VISARI JUAJ, ATY DO T\u00cb JET\u00cb EDHE ZEMRA JUAJ!"},"content":{"rendered":"\n<p>E DIELA XIX GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p>Urt 18, 3. 6-9; Ps 33 (32); Heb 11, 1-2. 8-19; Lk 12, 32-48<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"415\" height=\"500\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/206748533407c9aa99edd2c1b66e08ec.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8732\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/206748533407c9aa99edd2c1b66e08ec.jpg 415w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/206748533407c9aa99edd2c1b66e08ec-249x300.jpg 249w\" sizes=\"auto, (max-width: 415px) 93vw, 415px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Qart\u00ebsia e t\u00eb shprehurit nga ana e autorit t\u00eb Letr\u00ebs s\u00eb drejtuar Hebrenjve nd\u00ebrsa p\u00ebrshkruan se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb feja, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e rrall\u00eb. Thot\u00eb: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, feja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasjeje e sendeve q\u00eb shpresohen, mjet t\u00eb njihen sendet q\u00eb nuk shihen.\u00bb<\/em> Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: n\u00ebse un\u00eb e besoj di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn ma dikton feja, \u00ebsht\u00eb sikur ta kisha tashm\u00eb at\u00eb q\u00eb e besoj. E th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, i bie q\u00eb, duke qen\u00eb se ne besojm\u00eb n\u00eb ekzi\u00adsten\u00adc\u00ebn e lumturis\u00eb s\u00eb pasosur p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pjes\u00eb\u00admarrjeje qysh tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb lumturi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj autori vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb efektet e nj\u00eb feje t\u00eb till\u00eb: <em>\u00abN\u00eb fuqi t\u00eb saj, t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb fituan nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb mir\u00eb.\u00bb<\/em> E fillon t\u00eb na e kujtoj\u00eb se si Abrahami, vet\u00ebm i shtyr\u00eb nga nj\u00eb fe e till\u00eb, qe nisur drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar, duke shpresuar n\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebsi, edhe kur mosha e tij dhe e gruas s\u00eb tij, Sar\u00ebs, ishte tashm\u00eb shum\u00eb e thyer, dhe pranoi t\u00eb flijonte djalin e tij t\u00eb vet\u00ebm kur Hyji ia k\u00ebrkoi. Madje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb fundit, kjo Let\u00ebr na tregon edhe nj\u00eb detaj shum\u00eb interesant: Abrahami ishte i gatsh\u00ebm ta flijonte djalin e tij, i bindur se, n\u00ebse do t\u00eb donte Hyji, Ai edhe mund ta ngjallte at\u00eb nga t\u00eb vdekurit, p\u00ebr t\u00eb realizuar premtimin e pasardh\u00ebsis\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb: <em>\u00abIshte plot\u00eb\u00adsisht i bindur se Hyji mund t\u00eb ngjall\u00eb edhe t\u00eb vdekurit.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por autori i shenjt\u00eb thot\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: <em>\u00abT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vdiq\u00ebn n\u00eb fe pa marr\u00eb \u00e7ka u\nqe premtuar. Ata vet\u00ebm e v\u00ebrejt\u00ebn prej s\u00eb largu dhe e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn, duke\npranuar se jan\u00eb t\u00eb huaj dhe udh\u00ebtar\u00eb p\u00ebrmbi tok\u00eb.\u00bb<\/em>. Nga nj\u00ebra an\u00eb e dim\u00eb se\npremtimet e Hyjit t\u00eb b\u00ebra Abrahamit dhe et\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb u realizuan, por k\u00ebtu\nautori na thot\u00eb se paskan vdekur pa i marr\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb u ishin premtuar. E thot\u00eb\nngaq\u00eb e ka kuptuar se premtimet e p\u00ebrkohshme ishin vet\u00ebm <em>nj\u00eb shenj\u00eb<\/em> e premtimit t\u00eb madh q\u00eb i b\u00ebhet \u00e7do t\u00eb drejti, ishin\nshenj\u00eb e lumturis\u00eb s\u00eb amshuar me Hyjin q\u00eb do t\u00eb na fitohej prej meritave t\u00eb\nJezu Krishtit. Ata nuk e p\u00ebrjetuan koh\u00ebn kur Jezusi do t\u00eb na e hapte rrug\u00ebn p\u00ebr\ntek Ati, por<em> \u00abe v\u00ebrejt\u00ebn prej s\u00eb largu\ndhe e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn, duke pranuar se jan\u00eb t\u00eb huaj dhe udh\u00ebtar\u00eb p\u00ebrmbi tok\u00eb\u00bb<\/em>.\nFeja q\u00eb kishin n\u00eb Hyjin, ishte siguria se, ajo \u00e7ka u ishte premtuar, do t\u2019u\njepej nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ne t\u00eb krishter\u00ebt nuk duhet ta kuptojm\u00eb fen\u00eb\nsi nj\u00eb form\u00eb t\u00eb vazhdueshme <em>ankthi<\/em>: <em>\u00abKu fillon feja, p\u00ebrfundon ankhi; ku fillon\nankthi, p\u00ebrfundon feja.\u00bb,<\/em> predikonte Xhorxh Myler, pastori luteran i\nshekullit XIX. Feja na ndihmon ta l\u00ebshojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb duart e Zotit, t\u00eb\nbrumosemi me fjal\u00ebt e Ungjillit e t\u00eb besojm\u00eb te p\u00ebrmbushja e premtimeve q\u00eb\nJezusi u b\u00ebn n\u00eb Ungjill atyre q\u00eb i shkojn\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, edhe leximi i par\u00eb flet p\u00ebr fen\u00eb: <em>\u00abNat\u00ebn e lirimit, izraelit\u00ebve u dhe p\u00ebr prij\u00ebs n\u00eb udh\u00eb t\u00eb panjohur nj\u00eb shtyll\u00eb zjarri t\u00eb ndezur, diell t\u00eb but\u00eb n\u00eb shtegtim t\u00eb lavdish\u00ebm.\u00bb<\/em> Tradita e krishter\u00eb zakonisht ka par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>\u00abshtyll\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb\u00bb <\/em>pranin\u00eb e Shpirtit Shenjt q\u00eb i printe popullit t\u00eb zgjedhur, por besoj se nuk gabojm\u00eb po t\u00eb themi edhe se ajo shtyll\u00eb zjarri ishte edhe nj\u00eb simbol i jasht\u00ebm i <em>zjarrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb fes\u00eb<\/em> q\u00eb Shpirti Shenjt kishte ngjallur n\u00eb zemrat e izraelit\u00ebve gjat\u00eb atij shtegtimi. Ishte n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebsaj feje q\u00eb ata ecnin. Shkret\u00ebtira rrezikonte t\u2019ua err\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb fe (dhe shpesh e b\u00ebnte) por forca e t\u00eb Gjith\u00ebpushtetshmit nd\u00ebrhynte p\u00ebr ta <em>rindezur<\/em> k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, k\u00ebt\u00eb <em>\u00abdiell t\u00eb but\u00eb n\u00eb shtegtim t\u00eb lavdish\u00ebm\u00bb<\/em>. Feja i shoq\u00ebronte n\u00eb shtegtimin e tyre drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar, e cila ishte edhe ajo simbol i nj\u00eb toke tjet\u00ebr, i atdheut qiellor, shtegtimi drejt t\u00eb cilit e meriton plot\u00ebsisht t\u00eb quhet <em>\u00abshtegtim i lavdish\u00ebm\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Caku i tyre ishte atdheu qiellor: <em>\u00abTashti, ata d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb atdhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb atmen qiellore.\u00bb<\/em> Fjala \u201catdhe\u201d n\u00eb shqip tregon shum\u00eb: at + dh\u00e9, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cdheu i atit\u201d. D\u00ebshironin, pra, taki\u00admin me Atin e amshuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky ishte caku i Izraelit t\u00eb vjet\u00ebr dhe ky \u00ebsht\u00eb edhe caku i Kish\u00ebs, Izraelit t\u00eb Ri. Jezusi n\u00eb Ungjill e thot\u00eb: <em>\u00abMos druaj, o grigj\u00eb e vog\u00ebl, sepse Atit tuaj i p\u00eblqeu t\u2019jua jap\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb!\u00bb<\/em> Kemi nj\u00eb At\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb na e jap\u00eb n\u00eb trash\u00ebgim dheun e vet. Nj\u00eb tekst shum\u00eb i bukur i shekullit t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb njihet si L<em>etra e drejtuar Dionjetos<\/em>, thot\u00eb shum\u00eb bukur: <em>\u00abP\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt \u00e7do tok\u00eb e huaj \u00ebsht\u00eb atdhe, nd\u00ebrsa \u00e7do atdhe p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e huaj.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Atje duhet ta kemi t\u00eb ngulur vazhdimisht\nshikimin ton\u00eb. Atje gjendet visari p\u00ebr t\u00eb cilin jemi krijuar: dheu i Atit ton\u00eb.\nT\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb na e shp\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb shikimin ton\u00eb t\u00eb ngulur\nkah ky visar i pakrahasuesh\u00ebm! N\u00ebse k\u00ebt\u00eb <em>atdhe<\/em>\ne kemi si visar tonin, atje do ta kemi edhe zemr\u00ebn ton\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Jezusi sot: <em>\u00ab<\/em><em>Ku\n\u00ebsht\u00eb visari juaj, aty do t\u00eb jet\u00eb edhe zemra juaj.\u00bb<\/em>. <em>\u00ab<\/em><em>T\u00eb ngul\u00ebsh zemr\u00ebn\u00bb<\/em> tek ky visar, \u00ebsht\u00eb\nnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb <em>\u00ab<\/em><em>t\u00eb besosh n\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij\u00bb<\/em> e, besimi (e tha Letra e drejtuar Hebrenjve) <em>\u00ab<\/em><em>\u00ebsht\u00eb<\/em> <em>m\u00ebnyr\u00eb pasjeje e sendeve q\u00eb shpresohen, mjet t\u00eb\nnjihen sendet q\u00eb nuk shihen\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb ecjes son\u00eb tok\u00ebsore\nta sjellim shikimin ton\u00eb kah ndonj\u00eb visar tjet\u00ebr, kah ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jetuari\np\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kemi qen\u00eb krijuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e Sh\u00ebn Antonit t\u00eb Padov\u00ebs thuhet se ai, n\u00eb predikimet e veta, vazhdimisht fliste kund\u00ebr nj\u00eb dukurie q\u00eb po i mjeronte gjithnj\u00eb e m\u00eb fort padovan\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, me p\u00ebrfitim t\u00eb madh t\u00eb pasanik\u00ebve t\u00eb atij qyteti. Pasanik\u00ebt jepnin para me kamata shum\u00eb t\u00eb larta. Nga ana tjet\u00ebr kishin n\u00eb dor\u00eb ligjet e vendit dhe e sillnin politik\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit gjithsesi t\u00eb gjendeshin t\u00eb dety\u00adruar q\u00eb t\u00eb merrnin para borxh prej tyre. Shenjti shum\u00eb ashp\u00ebr fliste kurnd\u00ebr kamatar\u00ebve. Kur nj\u00ebri prej k\u00ebtyre kamatar\u00ebve vdiq, Sh\u00ebn Antoni i doli para karvanit mortor q\u00eb ishte drejtuar p\u00ebr tek varreza dhe u tha q\u00eb trupin e atij njeriu t\u00eb mos e varrosnin n\u00eb varre\u00adz\u00ebn e t\u00eb krishter\u00ebve, duke qen\u00eb se shpirti i tij ishte n\u00eb mundimet e Ferrit p\u00ebr shkak se, tep\u00ebr i dh\u00ebn\u00eb pas pasuris\u00eb, kurr\u00eb nuk ishte kthyer kah Hyji. Si shenj\u00eb se kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb, Shenjti u tha: <em>\u00abZemr\u00ebn ky njeri nuk e ka n\u00eb kraharor, por e ka n\u00eb ark\u00ebn e parave t\u00eb veta.\u00bb<\/em> Duke e njohur fam\u00ebn e mrekullive t\u00eb Fratit t\u00eb Shenjt\u00eb, disa shpejtuan t\u00eb shkojn\u00eb tek sht\u00ebpia e pasanikut dhe pan\u00eb se v\u00ebrtet n\u00eb ark\u00ebn e thesarit gjendej nj\u00eb zem\u00ebr. Pastaj u kthyen edhe nj\u00eb her\u00eb tek kufoma, ia hap\u00ebn kraharorin e, p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, zemr\u00ebn nuk ia gjet\u00ebn aty. Jezu Krishti ka lejuar ndonj\u00eb her\u00eb q\u00eb, fjal\u00ebt e th\u00ebna nga Ai n\u00eb Ungjill, t\u00eb realizo\u00adheshin <em>germ\u00eb p\u00ebr germ\u00eb<\/em>. Nuk i ka folur kot, n\u00eb fakt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Krishti na porosit sot n\u00eb Ungjill q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb zgjuar. <em>\u00abRrini gati, t\u00eb veshur e t\u00eb ngjeshur me llamba t\u00eb ndezura, porsi ata q\u00eb presin zot\u00ebrin\u00eb e vet kur kthehet prej dasm\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia \u00e7elur der\u00ebn posa t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb trokas\u00eb!\u00bb<\/em> Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>\u00abshtegtim tonin t\u00eb lavdi\u00adsh\u00ebm\u00bb<\/em> drejt atdheut ton\u00eb qiellor, duhet t\u00eb na shoq\u00ebroj\u00eb ajo <em>\u00abshtyll\u00eb e zjarrt\u00eb\u00bb<\/em> e <em>\u00abdiell i but\u00eb\u00bb<\/em> q\u00eb \u00ebsht\u00eb feja, e cila \u00ebsht\u00eb <em>\u00abmjeti i njohjes s\u00eb sendeve q\u00eb nuk shihen\u00bb<\/em>. E feja duhet t\u00eb na shoq\u00ebroj\u00eb \u00e7do dit\u00eb; jo nj\u00eb dit\u00eb <em>po<\/em> e nj\u00eb <em>jo<\/em>; jo vet\u00ebm n\u00eb \u00e7astet e v\u00ebshtira apo kur t\u00eb afrohet pleq\u00ebria, por \u00e7do dit\u00eb. Madje \u00e7do or\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj, ku e dim\u00eb ne se me siguri do t\u00eb plakemi?\n\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur fakti q\u00eb, shum\u00eb t\u00eb rinjve, u duket pun\u00eb pleqsh t\u00eb\nfillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr vdekjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb d\u00ebgjohen lajme q\u00eb flasin\np\u00ebr vdekje t\u00eb rinjsh! Sh\u00ebn Gjon Bosko, t\u00eb rinjve t\u00eb oratorit t\u00eb vet, thuhet se\nu organizonte rr\u00ebfime nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj dhe u thoshte se duhej t\u00eb p\u00ebrgatiteshin\np\u00ebr at\u00eb rr\u00ebfim thuajse do t\u00eb vdisnin t\u00eb nes\u00ebrmen. Mbase metoda t\u00eb tilla duken\nt\u00eb frikshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb <em>shum\u00eb m\u00eb e frikshme<\/em> ideja q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rritur kan\u00eb p\u00ebr vdekjen.\nVdekja nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebnie n\u00eb hi\u00e7in absolut, por, p\u00ebr t\u00eb krishterin, \u00ebsht\u00eb takimi i\nlumtur me Atin e vet qiellor. E ku e dim\u00eb ne se ky takim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr m\u00eb\nvon\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ne duhet t\u00eb jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb e presim ardhjen e Zot\u00ebris\u00eb s\u00eb vet: <em>\u00abLum sh\u00ebrb\u00ebtori q\u00eb, kur kthehet zot\u00ebria, e gjen zgjuar!\u00bb<\/em>. E prandaj nuk na lejohet t\u00eb sillemi me arroganc\u00eb me mendimin se mbase Zot\u00ebria do t\u00eb vonoj\u00eb: <em>\u00abPo b\u00ebri e mendoi sh\u00ebrb\u00ebtori n\u00eb zemr\u00ebn e vet: \u2018Zot\u00ebria im do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb kthehet\u2019 dhe fillon t\u00eb rrah\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, e sh\u00ebrb\u00ebtoret t\u00eb haj\u00eb e t\u00eb pij\u00eb e t\u00eb dehet, zot\u00ebria i tij do t\u00eb vij\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk e pret, at\u00eb or\u00eb q\u00eb nuk ia merr mendja e do t\u2019i jap\u00eb fatin e t\u00eb pafeve.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Feja \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb, me ndihm\u00ebn e Hirit Hyjnor, duhet ta mbajm\u00eb t\u00eb ndezur gjithnj\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. Ajo na ndihmon q\u00eb zemr\u00ebn ta ngulim n\u00eb Krishtin, i cili \u00ebsht\u00eb visari i pa\u00e7muesh\u00ebm i njeriut. Edhe kur feja duket sikur \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, t\u00eb mos shqet\u00ebsohemi. Sh\u00ebn Fran\u00ad\u00e7esku i Asizit thoshte: <em>\u00abNj\u00eb rreze drite \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg shum\u00eb err\u00ebsira.\u00bb<\/em>. E kjo vlen sidomos p\u00ebr err\u00ebsirat e egoizmit e t\u00eb plog\u00ebshtis\u00eb shpirt\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XIX GJAT\u00cb VITIT C Urt 18, 3. 6-9; Ps 33 (32); Heb 11, 1-2. 8-19; Lk 12, 32-48 Qart\u00ebsia e t\u00eb shprehurit nga ana e autorit t\u00eb Letr\u00ebs s\u00eb drejtuar Hebrenjve nd\u00ebrsa p\u00ebrshkruan se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb feja, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e rrall\u00eb. Thot\u00eb: \u00abV\u00ebllez\u00ebr, feja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasjeje e sendeve q\u00eb shpresohen, mjet t\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8731\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;KU \u00cbSHT\u00cb VISARI JUAJ, ATY DO T\u00cb JET\u00cb EDHE ZEMRA JUAJ!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8731","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8731"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8731\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8733,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8731\/revisions\/8733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}