{"id":8764,"date":"2022-08-10T14:00:38","date_gmt":"2022-08-10T14:00:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8764"},"modified":"2022-08-12T07:19:54","modified_gmt":"2022-08-12T07:19:54","slug":"erdha-te-sjell-zjarrin-mbi-toke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8764","title":{"rendered":"ERDHA T\u00cb SJELL ZJARRIN MBI TOK\u00cb."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jer 38, 4-6. 8-10; Ps 40 (39); Heb 12, 1-4; Lk 12, 49-57<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1280\" height=\"960\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8769\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet.jpg 1280w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet-768x576.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Rreshajet-450x338.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk jan\u00eb t\u00eb rralla rastet kur takon edhe t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb jet\u00ebn e tyre, si t\u00eb till\u00eb e imagjinojn\u00eb plot lumuri dhe rehati. Nuk jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb, kur vjen ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, e quajn\u00eb thjesht \u201cmaturi\u201d t\u00eb t\u00ebrhiqen prapa n\u00eb d\u00ebshmimin e fes\u00eb s\u00eb tyre. Nuk jan\u00eb t\u00eb rralla rastet kur edhe t\u00eb krishter\u00ebt \u201czhgrryhen\u201d n\u00eb nj\u00eb ndjekje false t\u00eb Zotit, duke qen\u00eb se kurr\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje t\u00eb forta e t\u00eb p\u00ebrhershme. Shum\u00eb \u201ct\u00eb krishter\u00eb\u201d e quajn\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm edhe faktin se, p\u00ebr Krishtin, mbase t\u00eb duhet t\u00eb jesh edhe kund\u00ebr njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb jet\u00eb dhe se, p\u00ebr Krishtin, ia vlen t\u00eb l\u00ebsh gjith\u00e7ka, gjithk\u00ebnd e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ideja e martirizimit, pastaj, shpeshher\u00eb duket si nj\u00eb ide e koh\u00ebve t\u00eb vjetra, duke harruar se i krishteri gjithnj\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm ta derdh\u00eb edhe gjakun p\u00ebr Krishtin. K\u00ebtyre lloj t\u00eb krishter\u00ebsh, me sa duket, u \u00ebsht\u00eb adresuar kjo pjes\u00eb e Letr\u00ebs s\u00eb drejtuar Hebrenjve q\u00eb d\u00ebgjuam sot kur thot\u00eb: <em>\u00abJu ende, duke luftuar kund\u00ebr m\u00ebkatit, nuk b\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb deri n\u00eb derdhjen e gjakut.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe vet\u00eb Jezusi, pik\u00ebrisht p\u00ebr ta zgjuar edhe m\u00eb fort nd\u00ebrgjegjen e atyre q\u00eb po i shkonin pas, u thot\u00eb n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: <em>\u00abA kujtoni se erdha t\u00eb sjell paqen mbi tok\u00eb? Jo, po ju them, por p\u00ebr\u00e7arjen!\u00bb<\/em> Jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb duket sikur nuk shkojn\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e Atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb Princi i paqes. Por, pik\u00ebrisht, se \u00ebsht\u00eb i till\u00eb Ai flet ashtu. Krishti nuk na sjell nj\u00eb paqe <em>mediokre<\/em>, nuk i p\u00eblqen ajo lloj paqeje q\u00eb njeriun e b\u00ebn skllav t\u00eb zakonit, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb jetuar sipas asaj q\u00eb thot\u00eb shumica, sipas asaj q\u00eb t\u00eb dikton p\u00ebrzem\u00ebrsia e atyre q\u00eb ke pran\u00eb. Ai ka ardhur t\u00eb na zbuloj\u00eb fytyr\u00ebn e Hyjit-Trin\u00ed, fytyr\u00eb dashurie t\u00eb p\u00ebrsosur. Vet\u00ebm kur t\u2019i p\u00ebrngjaj\u00eb k\u00ebsaj lloj dashurie, njeriu gjen vetveten e jo kur ndjek shumic\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk qenka \u00e7udi, pra, q\u00eb i krishteri, me q\u00ebllim q\u00eb\nt\u00eb jetoj\u00eb sipas vullnes\u00ebs s\u00eb Hyjit-Dashuri, duke qen\u00eb se jeton n\u00eb bot\u00ebn e\nplagosur nga m\u00ebkati, shpesh, tep\u00ebr shpesh, ta shoh\u00eb veten n\u00eb luft\u00eb me\nshum\u00ebk\u00ebnd. I krishteri, mjafton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb do ta shoh\u00eb\nveten t\u00eb \u201csakatuar\u201d nga shikime tall\u00ebse e p\u00ebr\u00e7muese. Megji\u00adth\u00ebse jam i bindur\nse, ajo q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb jashtme duket tallje, po t\u00eb g\u00ebrmohet mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nlloj zilie, p\u00ebr shkak t\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb zemr\u00ebs q\u00eb i krishteri arrin t\u00eb tregoj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por shpesh hipokrizia <em>merr p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb<\/em> dhe fillon tallja, p\u00ebrndje\u00adkja, p\u00ebr\u00e7arja. K\u00ebshtu harrohet edhe ajo lloj zilie fillestare dhe, m\u00eb von\u00eb, as vet\u00eb p\u00ebrndjek\u00ebsit nuk e dijn\u00eb m\u00eb arsyen p\u00ebrse po i p\u00ebrndje\u00adkin t\u00eb krishter\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb shekullit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb njohur si <em>Letra drejtuar Dionjetos<\/em>, q\u00eb e cituam edhe t\u00eb diel\u00ebn e kaluar, thuhet <em>\u00abAs ata q\u00eb i urrejn\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb thon\u00eb motivin e k\u00ebsaj urrej\u00adtjeje.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr\u00e7arja q\u00eb sjell\u00eb Krishti \u2013 kjo p\u00ebr\u00e7arje e\nshenjt\u00eb dhe e domosdo\u00adshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb plagosur nga m\u00ebkati, futet deri edhe\nn\u00eb mes t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje: <em>\u00abErdha t\u00eb sjell zjarrin mbi tok\u00eb, e\nsa d\u00ebshiroj t\u00eb ishte tashm\u00eb i ndezur fjak\u00eb!&#8230; <\/em><em>Qysh tash, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,\npes\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndar\u00eb: tre kund\u00ebr dyve e dy kund\u00ebr\ntreve: Babai do t\u00eb zihet me djal\u00eb e djali me baban\u00eb, n\u00ebna me t\u00eb bij\u00ebn e bija me\nt\u00eb \u00ebm\u00ebn, vjehrra me t\u00eb ren\u00eb e reja me t\u00eb vjehrr\u00ebn.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Lexojm\u00eb shpesh n\u00eb biografit\u00eb e shum\u00eb shenjt\u00ebrve\nse si n\u00eb jet\u00ebn e tyre thirrja e Hyjit ka provokuar reagime v\u00ebrtet t\u00eb ashpra nga\nana e familjar\u00ebve t\u00eb vet. M\u00eb e famshmja histori nd\u00ebr t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb\nthuhet n\u00eb jet\u00ebn e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut t\u00eb Asizit. I ati i tij, pasanik i madh n\u00eb\nAsizi t\u00eb Italis\u00eb, thuhet se realisht e mohoi si bir t\u00eb vetin kur ky, Sh\u00ebn\nFran\u00e7esku, para banor\u00ebve t\u00eb krejt qytetit, po k\u00ebrkonte bekimin e ipeshkvit q\u00eb\nt\u00eb jetonte nj\u00eb jet\u00eb varf\u00ebrie t\u00eb plot\u00eb, si Krishti dhe apostujt e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Beteja baba-bir kishte filluar n\u00eb \u00e7astin kur Sh\u00ebn Fran\u00e7esku ia nisi t\u2019ia shiste t\u00eb atit t\u00eb mirat materiale p\u00ebr t\u00eb mbledhur para p\u00ebr rregullimin e nj\u00eb kishe aty pran\u00eb. Kjo gj\u00eb e irritoi aq shum\u00eb t\u00eb atin, saq\u00eb e b\u00ebri t\u00eb shkone para ipeshkvit, me q\u00ebllim q\u00eb ai ta detyronte Fran\u00e7eskun t\u2019ia kthente parat\u00eb e harxhuara. Ngjarja po ndodhte n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb sheshi dhe mblodhi shum\u00eb njer\u00ebz. At\u00ebher\u00eb Fran\u00e7esku b\u00ebri di\u00e7ka t\u00eb pazakonte. Iu drejtua t\u00eb atit dhe i tha <em>\u00abMerri t\u00eb gjitha q\u00eb kam, ja po t\u2019i jap edhe t\u00eb gjitha petkat e mia <\/em>(i hoqi e ia dha, duke mbetur krjet\u00ebsisht i zhveshur), <em>sepse Ati im i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Tjet\u00ebr.\u00bb<\/em> I turp\u00ebruar para njer\u00ebzve, i ati e mohoi krejt\u00ebsisht si bir t\u00eb vetin. Por Fran\u00e7esku g\u00ebzohej ngaq\u00eb tashm\u00eb po vihej n\u00eb ndjekje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Jezusit, p\u00ebr t\u00eb filluar k\u00ebshtu nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb lavdishme, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pashoqet n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebnte edhe Shenjtja Kjar\u00eb, po nga\nAsizi, p\u00ebr t\u00eb ndjekur gjurm\u00ebt e Fran\u00e7eskut n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb plot\u00eb. Iu desh t\u00eb ikte\nfshehurazi nga sht\u00ebpia, ngaq\u00eb familjar\u00ebt nuk e pranonin k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr nj\u00eb\njet\u00eb t\u00eb till\u00eb. E moria e rasteve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e madhe, duke u p\u00ebrs\u00ebritur sa e\nsa her\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. Kjo sepse, aty ku hyn <em>zjarri<\/em> i ndezur nga Krishti mbi tok\u00eb, pra, forca e Shpirtit Shenjt,\nndodhin gj\u00ebra t\u00eb cilat bota i quan t\u00eb \u00e7uditshme e t\u00eb marra, por, p\u00ebr ata q\u00eb e\nduan v\u00ebrtet Krishtin, jan\u00eb urtia q\u00eb e shp\u00ebton njer\u00ebzimin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjithmon\u00eb besimtarit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i duhet t\u00eb b\u00ebhet gati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj \u201clufte\u201d. E cituam at\u00eb qortimin q\u00eb autori i shenjt\u00eb i Letr\u00ebs s\u00eb drejtuar Hebrenjve u b\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb vet n\u00eb fe: <em>\u00abJu ende, duke luftuar kund\u00ebr m\u00ebkatit, nuk b\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb deri n\u00eb derdhjen e gjakut.\u00bb<\/em> Po, pik\u00ebrisht deri n\u00eb derdhjen e gjakut duhet t\u00eb jemi gati t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr m\u00ebkatit! Ky \u00ebsht\u00eb <em>zjarri i shenjt\u00eb<\/em> q\u00eb Jezusi ka ardhur ta ndez\u00eb mbi tok\u00eb e q\u00eb ka d\u00ebshiruar, madje, ta kishte gjetur tashm\u00eb t\u00eb ndezur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe leximi i par\u00eb na paraqet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga libri i Jeremis\u00eb profet, ku tregohen vuajtjet q\u00eb k\u00ebtij profeti iu desh t\u00eb p\u00ebsonte p\u00ebr dashuri t\u00eb Hyjit. Izraeli aso kohe ishte i rrethuar nga ushtrit\u00eb e mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb, Nabukodonozori. Jeremia profet i fton krer\u00ebt e Izraelit q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin negociata me k\u00ebt\u00eb mbret e jo t\u00eb \u00e7oheshin n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr tij, duke qen\u00eb se ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe do ta humbisnin at\u00eb luft\u00eb. Por <em>krenaria e paris\u00eb<\/em> b\u00ebri q\u00eb k\u00ebta t\u00eb nxjerrin deri edhe nga mbreti i Izraelit lejen p\u00ebr ta paditur Jeremin\u00eb, me akuz\u00ebn se, me predikimet e tij, ai po i shkurajonte ushtrit\u00eb izraelite: <em>\u00abK\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb vritet ky njeri: me q\u00ebllim po ua tret\u00eb guximin luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.\u00bb<\/em> Dhe e hedhin n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb plot balt\u00eb, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb aty deri sa t\u00eb vdiste. Por vet\u00ebm nd\u00ebr\u00adhyrja e nj\u00eb far\u00eb Abdemeleku para mbretit b\u00ebri q\u00eb Jeremia t\u00eb nxirrej prej aty para se t\u00eb vdiste. Njer\u00ebzit q\u00eb nuk i hapen dashuris\u00eb, por pushtohen vet\u00ebm nga <em>krenaria<\/em> e <em>ambicja<\/em>, duan gjithnj\u00eb t\u2019i mbysin profet\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jeremia paralajm\u00ebronte k\u00ebshtu edhe at\u00eb q\u00eb do t\u2019i\nndodhte m\u00eb von\u00eb Jezusit, i cili do t\u00eb ishte edhe Ai i d\u00ebnuar nga vet\u00eb populli i\nTij. Prandaj Letra e drejtuar Hebrenjve na nxit edhe ne sot q\u00eb ta ndjekim\nshembullin e k\u00ebtyre d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrballuan vuajtje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr\ndashurin\u00eb ndaj Hyjit: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, t\u00eb\nrrethuar me nj\u00eb mori kaq t\u00eb madhe d\u00ebshmitar\u00ebsh, ta flakim tej \u00e7do barr\u00eb dhe\nm\u00ebkatin q\u00eb na pengon dhe t\u00eb vrapojm\u00eb me q\u00ebndres\u00eb n\u00eb luftim q\u00eb na u caktua, me\nshikim t\u00eb drejtuar mbi autorin dhe P\u00ebrkryesin e fes\u00eb, Jezusin&#8230; T\u00eb mos\nmoliseni dhe t\u00eb mos ju l\u00ebshoj\u00eb zemra!\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E n\u00eb bot\u00eb gjen shum\u00eb ekspert\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha, por\npak jan\u00eb ekspert\u00ebt e Hirit Hyjnor. E nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr kushedi se \u00e7far\u00eb, por\np\u00ebr pranimin e logjik\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit. Jo se nuk e kuptojm\u00eb, por, ngaq\u00eb\nnuk kemi fen\u00eb, b\u00ebjm\u00eb shpeshher\u00eb se gjoja se nuk e kuptojm\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtyre\nKrishti u thot\u00eb shtiracak\u00eb: <em>\u00abKur shihni\nren\u00eb se \u00e7ohet n\u00eb per\u00ebndim, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb thoni: \u201cDo t\u00eb bjer\u00eb shi!\u201d, dhe ashtu\nndodh. Kur shihni se fryn shiroku, thoni: \u201cDo t\u00eb jet\u00eb vap\u00eb\u201d dhe b\u00ebn vap\u00eb.\nShtiracak\u00eb! Duk\u00ebn e tok\u00ebs e t\u00eb qiellit dini ta \u00e7moni, por k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk dini.\u00bb<\/em>\nDinin ta \u00e7monin si duhej duk\u00ebn e qiellin e t\u00eb tok\u00ebs, ishin b\u00ebr\u00eb ekspert\u00eb p\u00ebr\nta, ngaq\u00eb u leverdiste, por nuk po dinin t\u00eb <em>\u00ab\u00e7monin\nk\u00ebt\u00eb koh\u00eb\u00bb<\/em>, dometh\u00ebn\u00eb nuk po dinin ta kapnin pranin\u00eb e Hyjit n\u00eb vet\u00eb\npersonin e Jezu Krishtit, ngaq\u00eb u dukej tep\u00ebr e parehatshme m\u00ebnyra sesi Ai\nlogjikonte. Jan\u00eb \u201cshtiracak\u00eb\u201d ngaq\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb thon\u00eb se Hyji p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb\ngjith\u00e7ka, por, kur dashuria p\u00ebr Hyjin u k\u00ebrkon sakrific\u00eb, kur ajo u k\u00ebrkon\n\u201cluft\u00eb\u201d me vetveten dhe u provokon p\u00ebr\u00e7arjet q\u00eb p\u00ebrshkruam m\u00eb sip\u00ebr, at\u00ebher\u00eb\nthon\u00eb se thjesht nuk po e kuptojn\u00eb at\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb pag\u00ebzim, duke e lyer me krizm\u00ebn e shenjt\u00eb, meshtari i thot\u00eb t\u00eb sapopag\u00ebzuarit: <em>\u00abJe b\u00ebr\u00eb gjymtyr\u00eb e Krishtit meshtar, profet e mbret.\u00bb<\/em> K\u00ebtu po ve\u00e7ojm\u00eb faktin se i pag\u00ebzuari ka hyr\u00eb n\u00eb <em>profecin\u00eb e Krishtit<\/em>. Kur bota nuk i hapet Krishtit, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019i sulmoj\u00eb profet\u00ebt e Tij, sepse, pa e ditur, po sulmon Krishtin. Megjithat\u00eb, bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr profet\u00eb, p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb e l\u00ebn\u00eb veten t\u00eb p\u00ebrshkohen nga flaka e dashuris\u00eb q\u00eb Shpirti Shenjt ndez\u00eb n\u00eb zemra. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb e tregojn\u00eb me jet\u00eb e me fjal\u00eb, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive, se cili \u00ebsht\u00eb plani sh\u00eblbues i Hyjit p\u00ebr njeriun. K\u00ebt\u00eb lloj zjarri Jezusi ka d\u00ebshir\u00eb ta ndez\u00eb n\u00eb zemrat e secilit prej nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb mos b\u00ebhemi shtiracak\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen ta justifikojn\u00eb p\u00ebrtacin\u00eb e tyre shpirt\u00ebrore! T\u00eb mos i ngrem\u00eb supet duke th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abNuk kuptoj.\u00bb!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<br> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT C Jer 38, 4-6. 8-10; Ps 40 (39); Heb 12, 1-4; Lk 12, 49-57 Nuk jan\u00eb t\u00eb rralla rastet kur takon edhe t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb jet\u00ebn e tyre, si t\u00eb till\u00eb e imagjinojn\u00eb plot lumuri dhe rehati. Nuk jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb, kur vjen ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, e quajn\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8764\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ERDHA T\u00cb SJELL ZJARRIN MBI TOK\u00cb.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8764","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8764"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8764\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8771,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8764\/revisions\/8771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}