{"id":8823,"date":"2022-08-24T13:18:08","date_gmt":"2022-08-24T13:18:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8823"},"modified":"2022-08-24T13:19:05","modified_gmt":"2022-08-24T13:19:05","slug":"shko-e-rri-ne-vendin-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8823","title":{"rendered":"SHKO E RRI N\u00cb VENDIN E FUNDIT!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXII GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sir 17-18. 20. 28-29; Ps 68 (67); Heb 12, 18-19. 22-24; Lk 14, 1. 7-14<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"614\" height=\"640\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Jezusie.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8824\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Jezusie.jpg 614w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Jezusie-288x300.jpg 288w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Jezusie-450x469.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 614px) 93vw, 614px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa\ne Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb tejet e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar. V\u00ebshtir\u00ebsia\nq\u00ebndron vet\u00ebm tek <em>praktikimi<\/em> i saj.\nThjesht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Jezusi shprehet sot, tregon thjesht\u00ebsin\u00eb q\u00eb Ai kishte\nn\u00eb jet\u00ebn e Tij t\u00eb p\u00ebrditshme. Jezusi k\u00ebtu m\u00ebson q\u00eb t\u00eb synohet vendi i fundit n\u00eb\nsofrat ku mund t\u00eb na ftojn\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb. Mesa duket, k\u00ebshtu b\u00ebnte edhe Ai \u00e7do\nher\u00eb. Mund ta supozojm\u00eb leht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse, n\u00eb fakt, Ai, duke qen\u00eb\nHyj, e p\u00ebruli vetveten p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb mes nesh. Sh\u00ebn Pali n\u00eb Letr\u00ebn e\ndrejtuar Filipian\u00ebve, e thot\u00eb bukur: <em>\u00abAi\ne mori natyr\u00ebn e sh\u00ebrb\u00ebtorit dhe u b\u00eb i ngjash\u00ebm me njer\u00ebzit. E, p\u00ebr kah pamja\ne jashtme, dukej vet\u00ebm njeri.\u00bb<\/em> (2, 7). Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu, Ai e ka realizuar\nm\u00eb s\u00eb miri at\u00eb k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb sot na jep Siracidi n\u00eb leximin e par\u00eb: <em>\u00abBiri im, [&#8230;] sa m\u00eb i madh t\u00eb jesh, p\u00ebrule\nvetveten n\u00eb \u00e7do gj\u00eb e do t\u00eb gjesh hir para Hyjit!\u00bb<\/em> Jezus, Biri i Hyjit, q\u00eb\nbashk\u00eb me Atin e me Shpirtin Shenjt e ka fronin mbi \u00e7do gj\u00eb, Ai, n\u00eb\nsh\u00ebmb\u00eblles\u00ebn e t\u00eb cilit u krijua gjith\u00ebsia, zgjodhi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrulet e t\u00eb vij\u00eb n\u00eb\nmes nesh, edhe pse jemi m\u00ebkatar\u00eb t\u00eb padenj\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por <em>\u00abmori natyr\u00ebn e sh\u00ebrb\u00ebtorit\u00bb<\/em>, pra u vu\nn\u00eb sh\u00ebrbimin ton\u00eb. K\u00ebshtu, mund t\u00eb thuhet pa dyshim se Ai zgjodhi vendin e\nfundit, m\u00eb t\u00eb fundimin. Pranoi deri edhe posht\u00ebrimin, Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb Drejt\u00ebsia e\npambarim. Sharl de Fuko, nj\u00eb shenjt&nbsp;\nfrancez i shekullit XX, thoshte: <em>\u00abUn\u00eb\ndua t\u00eb jem n\u00eb vendin e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, por nuk do t\u2019ia arrij: do t\u00eb jem gjithnj\u00eb\ni parafundit, sepse vendin e fundit e ka z\u00ebn\u00eb Jezusi dhe askush nuk mund t\u2019ia\nmarr\u00eb.\u00bb<\/em> E Jezusi vazhdon ta shpreh\u00eb edhe sot p\u00ebruljen e Tij t\u00eb vullnetshme:\nAi denjohet t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb buk\u00eb dhe ver\u00eb, duke i shnd\u00ebrruar ata n\u00eb Trupin dhe\nGjakun e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu,\npra, me jet\u00eb e me fjal\u00eb, Jezusi na m\u00ebson dhe na nxit t\u00eb synojm\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb. A\nd\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi shenjt\u00ebr e shenjt\u00eb\u00adresha? N\u00ebse duam, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb\np\u00ebrpiqemi t\u00eb ushtrohemi mbi t\u00eb gjitha n\u00eb virtytin e p\u00ebrvujt\u00ebris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn\nAntoni Abat, shenjt egjiptian i shekullit IV, p\u00e1 n\u00eb nj\u00eb vegim se si e gjith\u00eb\ntoka ishte e mbuluar nga kurthet e djallit, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb\nbinin n\u00eb m\u00ebkate. E shenjti, me dhimbje, iu drejtua Zotit: <em>\u00abE kush mund t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb?\u00bb<\/em> Nj\u00eb z\u00eb iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abP\u00ebrvujt\u00ebria\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por\nduhet pasur kujdes: ka asish \u201ct\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebsh\u201d q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mosin t\u2019ua mbushin\nmendjen t\u00eb tjer\u00ebve se jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Jezusit i ka mjaftuar vet\u00ebm vullneti i\nAtit t\u00eb vet e jo q\u00eb ta shihnin njer\u00ebzit. N\u00eb fakt ka sa t\u00eb duash \u201ct\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb\u201d\nkrenar\u00eb, plot vet\u00ebm me veten e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja se\nsi Jezusi sot na nxit t\u00eb ushtrohemi n\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebri: <em>\u00abKur ndokush t\u00eb ftoj\u00eb n\u00eb dasm\u00eb, mos u ul n\u00eb krye t\u00eb vendit, pse ndoshta\n\u00ebsht\u00eb i grishur ndonj\u00eb q\u00eb duhet nderuar m\u00eb tep\u00ebr se ti, q\u00eb, kur t\u00eb vij\u00eb ai q\u00eb\nt\u00eb ka thirrur ty dhe at\u00eb, t\u00eb mos t\u00eb thot\u00eb: \u2018L\u00ebshoja vendin k\u00ebtij!\u2019. At\u00ebher\u00eb t\u00eb\nduhet, plot turp, t\u00eb shkosh e t\u00eb z\u00ebsh vendin e fundit. P\u00ebrkundrazi, kur t\u00eb jesh\ni grishur, shko e rri n\u00eb vendin e fundit q\u00eb, kur t\u00eb vij\u00eb ai q\u00eb t\u00eb ka grishur,\nt\u00eb thot\u00eb: \u2018Mik, ngjitu m\u00eb lart!\u2019. At\u00ebher\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i nderuar n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb\ngjith\u00eb t\u00eb grishurve.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyjit\ni \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hyj\u00eb deri n\u00eb k\u00ebto detaje tejet t\u00eb r\u00ebndomta t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb,\nduke qen\u00eb se ne <em>as kaq<\/em> nuk do t\u00eb\nishim t\u00eb zot\u00ebt ta b\u00ebnim vet\u00eb. N\u00eb fakt duken fjal\u00eb si t\u00eb panevojshme. Duket\nsikur Jezusi po flet gj\u00ebra q\u00eb, tek e fundit, ne i dim\u00eb. Por problemi \u00ebsht\u00eb se\njo t\u00eb pakta jan\u00eb rastet kur ne, <em>me mish e\nme shpirt<\/em>, k\u00ebrkojm\u00eb vendet e para n\u00eb sy t\u00eb njer\u00ebzve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur\nAt\u00eb Shtjefen Gje\u00e7ovi p\u00ebrmblodhi n\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Duka\u00adgjinit zakonet kryesore\nt\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tek pjesa ku shpejgon se si duhen rreshtuar miqt\u00eb n\u00eb\nsof\u00ebr, b\u00ebn edhe nj\u00eb v\u00ebrejtje intere\u00adsante. Thot\u00eb se, edhe pse k\u00ebto gj\u00ebra mund\nt\u2019i duken t\u00eb par\u00ebnd\u00eb\u00adsishme ndokujt, gjithsesi duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kujdes, sepse\njo rrall\u00eb ka ndodhur q\u00eb t\u00eb k\u00ebrciste pushka n\u00eb sof\u00ebr kur ndokush \u00ebsht\u00eb ndier i\nfyer se nuk e kishin v\u00ebn\u00eb aty ku mendonte se i takonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Besoj\nse na ka rastisur t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jo rrall\u00eb t\u00eb shohim njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrsulen\nfill e n\u00eb krye t\u00eb vendit, edhe pse mbase aty ka mjaft njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb u\ntakon m\u00eb shum\u00eb se atyre ai vend. Synojn\u00eb vendet e para jo vet\u00ebm n\u00eb tavolina, n\u00eb\nmbledhje t\u00eb ndryshme, n\u00ebp\u00ebr makina, por edhe n\u00eb kish\u00eb. E gjithashtu besoj se t\u00eb\ngjith\u00ebve na ka rastisur ta shohim nga af\u00ebr posht\u00ebrimin e p\u00ebsuar prej tyre, kur\nu \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u2019ia l\u00ebshonin at\u00eb vend ndokujt tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shpeshher\u00eb,\nedhe n\u00eb rangjet hierarkike, mund t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb tundimi i \u201cvendit\u201d. Ka raste\nkur edhe nd\u00ebr ta krijohen situata shum\u00eb shkandulluese e shpesh deri edhe qesharake\np\u00ebr hir t\u00eb \u201cvendit\u201d. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk i duhet kujtuar tjetrit\nrespekti q\u00eb ai duhet t\u00eb ket\u00eb ndaj asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet, por nuk \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb\nt\u00eb b\u00ebhet luft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi,\npra, e paska ditur mir\u00eb se deri edhe detaje kaq t\u00eb imta e t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme\nishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb na shpjegoheshin!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk\nduhet ta harrojm\u00eb se jemi t\u00eb Krishtit! Si pasoj\u00eb, nuk duhet ta kemi problem\np\u00ebrvujt\u00ebrimin! I krishteri q\u00eb e ka problem \u00e7\u00ebshtjen e \u201cvendit\u201d, ka patjet\u00ebr\nndonj\u00eb \u201c\u00e7rregullim\u201d n\u00eb lidhjen e vet me Krishtin. Po t\u00eb g\u00ebrmohet pak m\u00eb shum\u00eb\nn\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij, mund t\u00eb mbetemi t\u00eb mahnitur nga cekt\u00ebsia e lidhjes s\u00eb tij\nme Krishtin dhe nga egoizmi i tij kryene\u00e7. Ne nuk jemi si e gjith\u00eb bota. N\u00ebse e\ngjith\u00eb bota e quan normale t\u00eb krenohet e t\u00eb duket, i krishteri jo. I krishteri\ni \u00ebsht\u00eb afruar Krishtit, Atij q\u00eb ka zgjedhur vendin e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, Atij\nq\u00eb ka dashur t\u00eb jet\u00eb Sh\u00ebrb\u00ebtori i t\u00eb gjith\u00ebve, Atij q\u00eb na ka m\u00ebsuar se njeriun\ne fisnik\u00ebron sh\u00ebrbimi e jo t\u00eb qenit pronar i t\u00eb tjet\u00ebrve, Atij q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrgjigjur s\u00eb keqes me t\u00eb keqe, por i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me falje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa\nq\u00eb d\u00ebgjuam sot nga Letra e drejtuar Hebrenjve na e kujton shum\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb:\nduke na e kujtuar se jemi afruar Hyjit, engj\u00ebjve dhe shenjt\u00ebrve, ve\u00e7on edhe\nk\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb bukura: i jeni afruar <em>\u00abJezusit,\nNd\u00ebrmjet\u00ebsit t\u00eb Bes\u00eblidhjes se re dhe Gjakut st\u00ebrpik\u00ebs q\u00eb flet m\u00eb mir\u00eb se gjaku\ni Abelit\u00bb<\/em>. Gjaku i Abelit k\u00ebrkonte prej Hyjit <em>hakmarrje<\/em> p\u00ebr vras\u00ebsin e tij, nd\u00ebrsa Gjaku i Krishtit flet m\u00eb mir\u00eb\nse ai gjak, ngaq\u00eb k\u00ebrkon prej Hyjit <em>falje<\/em>\np\u00ebr gjaksor\u00ebt e vet. Ja logjika ndryshe e Krishtit, s\u00eb cil\u00ebs ne t\u00eb krishter\u00ebt i\njemi bashkangjitur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj,\nn\u00ebse duam t\u00eb jemi t\u00eb shenjt\u00eb, le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb\nvirtyti q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri na b\u00ebn t\u2019i p\u00ebrngjajm\u00eb Krishtit. T\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb jemi t\u00eb\np\u00ebrvujt\u00eb e t\u00eb thjesht\u00eb si Ai! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me\nsyt\u00eb nga shembulli i Jezusit, t\u00eb mos druhemi ta kemi p\u00ebrze\u00adm\u00ebr edhe ne at\u00eb\nporosin\u00eb e Siracidit: <em>\u00abBiri im, [&#8230;] sa\nm\u00eb i madh t\u00eb jesh, p\u00ebrule vetveten n\u00eb \u00e7do gj\u00eb e do t\u00eb gjesh hir para Hyjit!\u00bb<\/em>\nPak m\u00eb sip\u00ebr e pam\u00eb se si, Sh\u00ebn Antonit Abat, Zoti ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptonte\nse ishte pik\u00ebrisht p\u00ebrvujt\u00ebria ajo q\u00eb njeriun e ndri\u00e7on q\u00eb t\u2019i kuptoj\u00eb kurthet\ne djallit dhe e m\u00ebson se si t\u2019u shmanget atyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi\ni par\u00eb sot thot\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: <em>\u00abKa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb lavdish\u00ebm, por Hyji t\u00eb thjesht\u00ebve ua zbulon\nmisteret.\u00bb<\/em> P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn me Hyjin, u dashka t\u00eb\njemi <em>t\u00eb thjesht\u00eb<\/em>. Kush e ka zemr\u00ebn\nplot me etje p\u00ebr lavdi dhe pushtet, nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb v\u00ebrej\u00eb <em>p\u00ebshp\u00ebritjet<\/em> q\u00eb Hiri i Hyjit vazhdimisht\ni b\u00ebn n\u00eb vesh\u00ebt e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij. E k\u00ebshtu <em>vet\u00ebp\u00eb\u00adrjashtohet<\/em> nga misteret e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj,\nn\u00eb pjes\u00ebn e sotme ungjillore, Jezusi na thot\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb fundit: <em>\u00abKur shtron drek\u00eb ose dark\u00eb, mos thirr miqt\u00eb\ne tu, as v\u00ebllez\u00ebrit e tu, as farefisin t\u00ebnd, as fqinjt\u00eb e pasur, sepse mund t\u00eb\nndodh\u00eb se edhe ata t\u00eb th\u00ebrrasin ty p\u00ebr ta kthyer nder\u00ebn, e k\u00ebshtu ta\nshp\u00ebrblejn\u00eb! Por, kur t\u00eb b\u00ebsh gosti, grish skamnor\u00eb, t\u00eb gjymt\u00eb, t\u00eb \u00e7al\u00eb e t\u00eb\nverb\u00ebr! At\u00ebher\u00eb do t\u00eb jesh i lum, sepse k\u00ebta nuk kan\u00eb me \u00e7ka ta kthejn\u00eb dhe do\nt\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehet n\u00eb t\u00eb ngjallur t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase\nmenj\u00ebher\u00eb kemi filluar t\u00eb mendojm\u00eb se \u00e7far\u00eb <em>n\u00ebnkuptojn\u00eb<\/em>\nk\u00ebto fjal\u00eb, duke qen\u00eb se mendojm\u00eb q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb Jezusi d\u00ebshiron t\u2019i\nnxjerr\u00eb gabim t\u00eb gjitha festat tona (e n\u00eb fakt nuk jan\u00eb gabim), por t\u00eb mos\nharrojm\u00eb t\u00eb ndalemi edhe tek <em>ajo q\u00eb vet\u00eb\nfjal\u00ebt thon\u00eb<\/em>. Mund ta shtrojm\u00eb tryez\u00ebn ton\u00eb edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb se si\nt\u00eb na e kthejn\u00eb. Kjo do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kemi nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe si ajo e\nJezusit, i P\u00ebrvujti q\u00eb erdhi n\u00eb mes nesh si V\u00eblla dhe Sh\u00ebrb\u00ebtor i yni. N\u00eb <em>\u00abngjalljen e t\u00eb drejt\u00ebve\u00bb<\/em> do t\u00eb na\nshp\u00ebrblehen k\u00ebto vepra. Po,<em> \u00abn\u00eb ngjalljen\ne t\u00eb drejt\u00ebve\u00bb<\/em>: edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e besimit ton\u00eb e jo nj\u00eb <em>metafor\u00eb<\/em> n\u00eb goj\u00ebn e Jezusit. T\u00eb mos\nlejojm\u00eb shpesh t\u2019ua zbusim r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb fjal\u00ebve q\u00eb na jan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga Jezusi, sepse\npastaj edhe fjal\u00eb si <em>\u00abjeta e pasosur\u00bb,\n\u00abngjallja e t\u00eb drejt\u00ebve\u00bb<\/em>, do t\u00eb na duken pa ndonj\u00eb pesh\u00eb reale. Kalitja n\u00eb\np\u00ebrvujt\u00ebri, n\u00eb fakt, ka p\u00ebr q\u00ebllim pik\u00ebrisht t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb udh\u00ebn drejt lavdis\u00eb\ns\u00eb <em>\u00abngjalljes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abE kush mund t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb?\u00bb, <\/em>kishte pyetur me pik\u00ebllim Sh\u00ebn\nAntoni Abat.<em> \u00abP\u00ebrvujt\u00ebria\u00bb<\/em>, kishte\nd\u00ebgjuar t\u2019i p\u00ebrgjigjej z\u00ebri prej Qiellit. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb virtyt, pra, Jezusi na\ne m\u00ebson me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXII GJAT\u00cb VITIT C Sir 17-18. 20. 28-29; Ps 68 (67); Heb 12, 18-19. 22-24; Lk 14, 1. 7-14 Pjesa e Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb tejet e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar. V\u00ebshtir\u00ebsia q\u00ebndron vet\u00ebm tek praktikimi i saj. Thjesht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Jezusi shprehet sot, tregon thjesht\u00ebsin\u00eb q\u00eb Ai kishte n\u00eb jet\u00ebn e &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8823\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;SHKO E RRI N\u00cb VENDIN E FUNDIT!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8823","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8823"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8826,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8823\/revisions\/8826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}