{"id":8937,"date":"2022-10-08T10:20:09","date_gmt":"2022-10-08T10:20:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8937"},"modified":"2022-10-08T10:20:33","modified_gmt":"2022-10-08T10:20:33","slug":"ku-jane-nente-te-tjeret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8937","title":{"rendered":"KU JAN\u00cb N\u00cbNT\u00cb T\u00cb TJER\u00cbT?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXVIII GJAT\u00cb VITIT C<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">2 Mbr 5, 14-17; Ps 98 (97); 2 Tim 2, 8-13; Lk 17, 11-19<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1229\" height=\"922\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8938\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit.jpg 1229w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit-768x576.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/10-te-gerbulurit-450x338.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si pa e v\u00ebn\u00eb re, shpesh mendojm\u00eb se Hyji na i ka\nborxh disa gj\u00ebra. Kujtojm\u00eb se na i ka borxh sh\u00ebndetin, pasjen e nj\u00eb familjeje\nt\u00eb mir\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb e shkollimit, vendin e pun\u00ebs, diellin q\u00eb lind n\u00eb m\u00ebngjes,\napo mbr\u00ebmjen, kur ajo vjen n\u00eb paqe. Kujtojm\u00eb madje se na i ka borxh edhe\nsakramentet, Shkrimin Shenjt dhe Hirin e Tij n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Prandaj ndodh q\u00eb,\nshpesh, t\u00eb harrojm\u00eb ta fal\u00ebnderojm\u00eb At\u00eb se na i dhuroi. Edhe n\u00ebse n\u00eb fillim e\nkemi nj\u00eb far\u00eb mir\u00ebnjohjeje, nuk vonojm\u00eb dhe e harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb virtyt: <em>\u00abCila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb plaket shpejt? Mir\u00ebnjohja.\u00bb<\/em>, pyeste e p\u00ebrgjigjej vet\u00eb me ironi Diogjen Laercio,\nhistorian i lasht\u00eb grek i shekullit III pas Krishtit. E, pik\u00ebrisht mbi mir\u00ebnjohjen, flet edhe Ungjilli\ni sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mrekullia q\u00eb b\u00ebn Jezusi, ndodh n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb\nve\u00e7ant\u00eb. Jezusi nuk i sh\u00ebron n\u00eb vend t\u00eb g\u00ebrbulurit, por i fton ata q\u00eb t\u00eb\nshkojn\u00eb e t\u00eb paraqiten tek prift\u00ebrinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb konstatonin sh\u00ebrimin e\ntyre, sh\u00ebrim i cili do t\u00eb ndodhte pik\u00ebrisht rrug\u00ebs p\u00ebr atje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fakti se, p\u00ebr t\u00eb konstatuar sh\u00ebrimin, Jezusi i\nd\u00ebrgon tek prift\u00eb\u00adrinjt\u00eb (e jo te mjeku) tregon edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mend\u00ebsin\u00eb hebraike. G\u00ebrbula, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb s\u00ebmundje shum\u00eb e\ndhimbshme dhe ngjit\u00ebse, shihej edhe si nd\u00ebshkim i Hyjit p\u00ebr ndonj\u00eb m\u00ebkat t\u00eb\nb\u00ebr\u00eb. Prandaj n\u00eb Librin e Jobit thuhet se t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ndodh\u00ebn\nJobit, ai i duroi pa iu ankuar kurr\u00eb Hyjit (deri edhe vdekjen e t\u00eb gjith\u00eb\nf\u00ebmij\u00ebve), por kur e kaploi g\u00ebrbula, filloi t\u2019i k\u00ebrkonte Hyjit llogari, duke\nqen\u00eb se ishte i bindur se ishte i drejt\u00eb, sikurse edhe ishte, n\u00eb fakt. Donte t\u00eb\ndinte nga Hyji se ku kishte m\u00ebkatuar. Apo ndoshta Hyji kishte qen\u00eb i padrjet\u00eb\nme t\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Arsyeja pse t\u00eb g\u00ebrbulurit duhej t\u00eb paraqiteshin\nte prift\u00ebrinjt\u00eb, pra, ishte se ata duhej t\u2019ia paraqisnin t\u00eb sh\u00ebruarin\nbashk\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb si garant\u00eb se kishte marr\u00eb fund jo vet\u00ebm prania e asaj\ns\u00ebmundjeje ngjist\u00ebse, por edhe nd\u00ebshkimi i Hyjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Porosia e Jezusi q\u00eb t\u00eb g\u00ebrbulurit t\u00eb niseshin p\u00ebr\ntek prift\u00ebrinjt\u00eb, kishte, pra, nj\u00eb aspekt praktik, por jo vet\u00ebm kaq. Duke e\nditur se mrekullia do t\u00eb ndodhte rrug\u00ebs, Jezusi donte t\u2019u linte atyre shteg q\u00eb\nt\u00eb mund ta shprehnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mir\u00ebnjohjen e tyre ndaj Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mund ta imagjinojm\u00eb leht\u00eb at\u00eb q\u00eb u ndodhi atyre\ndhjet\u00eb t\u00eb g\u00ebrbulurve rrug\u00ebs. Mund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb leht\u00eb g\u00ebzimin e tyre kah po\nv\u00ebrenin se l\u00ebkura e tyre po pastrohej mrekullisht si edhe mund ta hamend\u00ebsojm\u00eb\nleht\u00eb se si, zemrat e tyre, u g\u00ebzuan pa fund se Hyji ua hoqi mallkimin. E kot\u00eb\nt\u00eb flasim m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr g\u00ebzimin se, m\u00eb n\u00eb fund, do t\u00eb mund t\u00eb ktheheshin pran\u00eb\nfamiljar\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb dashur, gj\u00eb q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb, trishtuesh\u00ebm, u mungonte.\nNj\u00eb g\u00ebzim i pamas\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb, hapja e dyerve p\u00ebr v\u00ebrshimin\ne nj\u00eb g\u00ebzimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb papritur n\u00eb jet\u00ebn e tyre, nuk i b\u00ebri t\u00eb mendonin aspak\np\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ua hapte ato dyer? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb prania e mrekullis\u00eb nuk i\nb\u00ebri t\u00eb mendonin p\u00ebr <em>Mrekullib\u00ebr\u00ebsin<\/em>?\nMesa duket, edhe k\u00ebta u ngjajn\u00eb atyre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb, kur dikush u jep nj\u00eb\nkarramele, e kapin at\u00eb me vrull dhe ia mbathin pa u kujtuar t\u00eb thon\u00eb as <em>\u00abfaleminderit\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">A thua edhe k\u00ebta, m\u00eb par\u00eb se t\u00eb mendonin p\u00ebr\nmir\u00ebsin\u00eb e Jezusit, kujtuan e Ai ua kishte borxh nj\u00eb mrekulli t\u00eb till\u00eb? Tek e\nfundit Jezusi e kishte \u201czanat\u201d t\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb t\u00eb tilla, mund t\u00eb ken\u00eb menduar.\nJa, pra, m\u00ebkati t\u00eb cilin shpesh e b\u00ebjm\u00eb edhe ne: mosmir\u00ebnjohja, <em>\u00ab<\/em><em>gj\u00ebja q\u00eb plaket shpejt\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, nd\u00ebr k\u00ebta dhjet\u00eb t\u00eb saposh\u00ebruar, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm\nnj\u00ebri prej tyre ai q\u00eb kthehet dhe i shpreh Jezusit fal\u00ebnderimin e tij m\u00eb t\u00eb\nthell\u00eb. Ungjilltari thot\u00eb: <em>\u00abNj\u00ebri prej\ntyre, si pa se u sh\u00ebrua, u kthye duke lavd\u00ebruar Hyjin me z\u00eb t\u00eb madh. Ra p\u00ebrmbys\npara k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Jezusit dhe iu fal\u00ebnderua.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abLavd\u00ebronte\nHyjin me z\u00eb t\u00eb madh\u00bb <\/em>dhe <em>\u00abRa p\u00ebmbys para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Jezusit dhe e\nfal\u00ebnderoi.\u00bb<\/em>: mos ndoshta e kishte kuptuar se Jezusi dhe Hyji jan\u00eb i nj\u00ebjti\nrealitet?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por Ungjilli thekson edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: <em>\u00abKy ishe samaritanas.\u00bb<\/em> Samaritanasit dhe\njudenjt\u00eb (e Jezusi ishte me prejardhje nga Judeja) nuk kishin aspak marr\u00ebdh\u00ebnie\nt\u00eb mira n\u00eb mes tyre. Secila pal\u00eb e quante heretike pal\u00ebn tjet\u00ebr. Por, nga ky\nnjeri, kufijt\u00eb e zakoneve kap\u00ebrcehen pa m\u00ebdyshjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, sepse mrekullia\np\u00ebr t\u00eb ishte shenj\u00eb e qart\u00eb e mir\u00ebsis\u00eb se Jezusit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, kishte qen\u00eb vet\u00eb Jezusi Ai q\u00eb i\nkishte kap\u00ebrcyer i pari k\u00ebto kufinj: <em>\u00abDuke\nudh\u00ebtuar p\u00ebr Jerusalem, Jezusi kaloi n\u00ebp\u00ebr Samari e Galile.\u00bb<\/em>, thot\u00eb\nUngjilli i sot\u00ebm. Pastaj i kap\u00ebrcen edhe m\u00eb fort kur, forc\u00ebn e vet sh\u00ebruese, e\nshtrin si mbi judenjt\u00eb, ashtu edhe mbi samaritanasin. K\u00ebta dy gjeste (kalimi\nn\u00ebp\u00ebr ato zona dhe mrekullia) jan\u00eb shprehje e mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Jezusit. Por vet\u00ebm\nnj\u00ebri prej tyre arrin ta kap\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr ikin n\u00eb pun\u00eb\nt\u00eb vet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E k\u00ebtu Jezusi mbetet shum\u00eb i trishtuar: <em>\u00abPo a nuk u pastruan t\u00eb dhjet\u00ebt? Ku jan\u00eb\nn\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt? A nuk u gjet asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehet e t\u2019i jap\u00eb lavdi Hyjit,\np\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij t\u00eb huaji?\u00bb<\/em> Le ta shohim edhe ne k\u00ebtu trish\u00adtimin e Hyjit p\u00ebr\nsa her\u00eb q\u00eb ne nuk kujtohemi t\u2019i themi as <em>\u00abfale\u00adminderit\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por t\u00eb mos mendojm\u00eb se Hyji e pret mir\u00ebnjohjen\nton\u00eb n\u00eb at\u00eb kuptimin q\u00eb do t\u00eb mund ta k\u00ebrkonim ne nga t\u00eb tjer\u00ebt kur u b\u00ebjm\u00eb\nndonj\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne, mbase, atij q\u00eb nuk na thot\u00eb <em>\u00abfaleminderit\u00bb<\/em> p\u00ebr nder\u00ebn e par\u00eb, e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb edhe\nnj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, po na u dha rasti. Por p\u00ebr Hyjin nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Ai p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebn\nmir\u00eb. <em>\u00abN\u00ebse ne nuk i jemi besnik\u00eb, Ai\nmbetet besnik.\u00bb<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Pali sot n\u00eb leximin e dyt\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se,\ne mira e dhuruar, nuk arrin n\u00eb ne q\u00ebllimin e saj t\u00eb fundit: t\u00eb lind\u00eb <em>fen\u00eb<\/em>, e cila shprehet n\u00eb <em>fal\u00ebnderim<\/em>. N\u00ebse prej nesh Hyji k\u00ebrkon\nfal\u00ebderimin, \u00ebsht\u00eb ngaq\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebm\u00eb re dashurin\u00eb e Tij ndaj nesh, t\u00eb\nkuptojm\u00eb se mbi ne zbrazet gjithnj\u00eb shikimi i Tij dashamir. K\u00ebshtu, nga\nmrekullia, do t\u00eb lindte miq\u00ebsia jon\u00eb me Hyjin. Kjo pastaj do t\u2019i sillte jet\u00ebs\nson\u00eb shp\u00ebtimin, largimin nga egoizmi, nga e keqja, nga m\u00ebkati. Kur mrekullia\nprodhon k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb na ka shp\u00ebtuar. P\u00ebrndyshe do t\u00eb rrezikonte t\u00eb na b\u00ebnte ta\nkeqkuptonim Hyjin dhe mir\u00ebsin\u00eb e Tij. Mbase edhe k\u00ebtu vlen ajo q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb\nromancieri brazilian i dit\u00ebve tona, Paulo Coelho: <em>\u00ab\u00c7do bekim i injoruar, shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mallkim.\u00bb<\/em> Prandaj Jezusi\nvet\u00ebm k\u00ebtij t\u00eb sh\u00ebruari i flet p\u00ebr shp\u00ebtim: <em>\u00ab\u00c7ohu\ne shko! Feja jote t\u00eb shp\u00ebtoi!\u00bb<\/em> Interesante: do t\u00eb thot\u00eb se edhe n\u00ebnt\u00eb t\u00eb\ntjer\u00ebt ishin <em>t\u00eb sh\u00ebruar<\/em>, por jo <em>t\u00eb shp\u00ebtuar<\/em>. N\u00eb ta mrekullia nuk e\nkishte dh\u00ebn\u00eb frytin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebrisht nj\u00eb rast ku mrekullia e jep frytin e\nvet, na e ofron edhe leximi i par\u00eb sot. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrimin e Naamanit nga\nSiria po nga s\u00ebmundja e g\u00ebrbul\u00ebs. Ky ishte nj\u00eb nga oborrtar\u00ebt e mbretit t\u00eb\nSiris\u00eb dhe s\u00ebmuret me g\u00ebrbul\u00eb. Merr vesh se n\u00eb Izrael ishte nj\u00eb profet q\u00eb b\u00ebnte\nshum\u00eb mrekulli e niset ta takoj\u00eb at\u00eb. Kur e takon, Elizeu profet i thot\u00eb t\u00eb\nshkoj\u00eb e t\u00eb lahet shtat\u00eb her\u00eb n\u00eb lumin Jordan. E ky shkon: <em>\u00abNaamani zbriti dhe u la shtat\u00eb her\u00eb n\u00eb Jordan si i kishte urdh\u00ebruar\nnjeriu i Hyjit, iu sh\u00ebrua trupi i tij, iu b\u00eb si trupi i f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb njom\u00eb dhe u\nsh\u00ebrua.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo ishte mrekullia. Ja tani fryti i mrekullis\u00eb:\npasi kthehet te profeti Elize, Naamani, pagan, i thot\u00eb: <em>\u00abTani po e di se s\u2019ka Per\u00ebndi n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb Izrael.\u00bb<\/em>\nSi shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, ai d\u00ebshiron q\u00eb profetit t\u2019i dhuroj\u00eb di\u00e7ka, por ky nuk\npranon asgj\u00eb. Naamani e pranon k\u00ebt\u00eb zgjedhje t\u00eb profetit dhe i k\u00ebrkon profetit\nq\u00eb t\u2019i jap\u00eb flit\u00eb q\u00eb n\u00eb Izrael \u00ebsht\u00eb e mundur t\u2019i kushtohen Zotit: <em>\u00abMir\u00eb, pra, si t\u00eb duash. Por, po t\u00eb lutem,\nm\u00eb lejo t\u00eb marr un\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori yt, vet\u00ebm aq dhe sa mund t\u00eb bartin dy mushq,\nsepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt nuk do t\u2019i kushtoj\u00eb fli shkrumbimi ndonj\u00eb zoti tjet\u00ebr\np\u00ebrve\u00e7 Zotit.\u00bb<\/em> <em>Mrekullia<\/em> lindi <em>fen\u00eb<\/em>. Feja u shpreh n\u00eb <em>mir\u00ebnjohje<\/em>. K\u00ebt\u00eb priste Jezusi edhe nga\nn\u00ebnt\u00eb t\u00eb g\u00ebrbulurit e tjer\u00eb, por kjo gj\u00eb nuk ndodhi. Te nj\u00ebri po. E vet\u00ebm ai <em>shp\u00ebtoi<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abKu jan\u00eb\nn\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?\u00bb<\/em>, pyeti\ntrishtuesh\u00ebm Jezusi. \u00cbsht\u00eb me vend t\u00eb themi pa m\u00ebdyshje se, n\u00ebse deri edhe\nJezusi e pretendon fal\u00ebnderimin e mir\u00ebnjohjen, sa m\u00eb fort e d\u00ebshirojn\u00eb dhe kan\u00eb\nnevoj\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb ta shohin e ta d\u00ebgjojn\u00eb n\u00eb ne mir\u00ebnjohjen p\u00ebr t\u00eb\nmirat q\u00eb mund t\u00eb na ken\u00eb b\u00ebr\u00eb. <em>Nuk \u00ebsht\u00eb\nn\u00eb faj ai q\u00eb pretendon mir\u00ebnjohjen, por ai q\u00eb e l\u00eb pas dore at\u00eb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb m\u00ebsojm\u00eb, pra, edhe ne ta fal\u00ebnderojm\u00eb Hyjin\np\u00ebr t\u00eb mirat q\u00eb na i jep. Mbase jo rast\u00ebsisht Provania ka dashur q\u00eb, nd\u00ebr\nfjal\u00ebt e para q\u00eb i m\u00ebsohen njeriut n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb jet\u00eb fjala <em>\u00abfaleminderit\u00bb<\/em>. Le t\u00eb jet\u00eb edhe nd\u00ebr virtytet e para q\u00eb m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb\njet\u00ebn e fes\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ai q\u00eb di t\u2019u thot\u00eb sinqerisht njer\u00ebzve <em>\u00abfaleminderit\u00bb<\/em>, do t\u00eb kalitet jo pak q\u00eb\nedhe Hyjit t\u2019i jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs n\u00eb jet\u00eb. Thuhet se Shenjtja Terez\u00eb e Jezusit\nF\u00ebmij\u00eb, e kishte kaq p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb thoshte <em>faleminderit<\/em>\np\u00ebr gjith\u00e7ka, saq\u00eb simotrat e saj karmelitane filluan ta th\u00ebrrisnin si me\nshaka: <em>\u00abMotra Faleminderit\u00bb<\/em>. E kjo\nshenjt\u00ebresh\u00eb e dashur, i ishte vazhdimisht shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse Hyjit n\u00eb jet\u00ebn e\nsaj, saq\u00eb i dukej se mir\u00ebsia e Tij e rrethonte nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke ruajtur shpirtin e mir\u00ebnjohjes n\u00eb ne, do t\u00eb dim\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb edhe madh\u00ebshtin\u00eb e Mesh\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Kaq i mrekullonte t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb gjith\u00eb kjo af\u00ebrsi e Jezusit Zot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sakrament t\u00eb shenjt\u00eb, saq\u00eb nuk dit\u00ebn si ta quanin ndryshe ve\u00e7se EUKARISTI, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb FAL\u00cbNDERIM.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXVIII GJAT\u00cb VITIT C 2 Mbr 5, 14-17; Ps 98 (97); 2 Tim 2, 8-13; Lk 17, 11-19 Si pa e v\u00ebn\u00eb re, shpesh mendojm\u00eb se Hyji na i ka borxh disa gj\u00ebra. Kujtojm\u00eb se na i ka borxh sh\u00ebndetin, pasjen e nj\u00eb familjeje t\u00eb mir\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb e shkollimit, vendin e pun\u00ebs, diellin &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8937\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;KU JAN\u00cb N\u00cbNT\u00cb T\u00cb TJER\u00cbT?&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8937","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8939,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8937\/revisions\/8939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}