{"id":8968,"date":"2022-11-17T21:58:24","date_gmt":"2022-11-17T21:58:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8968"},"modified":"2022-11-17T21:58:41","modified_gmt":"2022-11-17T21:58:41","slug":"hyji-na-nxori-nga-pushteti-i-erresires-ne-mbreterine-e-birit-te-vet-te-dashur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8968","title":{"rendered":"HYJI NA NXORI NGA PUSHTETI I ERR\u00cbSIR\u00cbS \t  N\u00cb MBRET\u00cbRIN\u00cb E BIRIT T\u00cb VET T\u00cb DASHUR."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXXIV GJAT\u00cb VITIT C &#8211; JEZU KRISHTI, MBRET I GJITH\u00cbSIS\u00cb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">2 Sam 5, 1-3; Ps 122 (121); Kol 1, 12-20; Lk 23, 35-43<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"959\" height=\"672\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/crocifissione-rembrandts.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8969\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/crocifissione-rembrandts.jpg 959w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/crocifissione-rembrandts-300x210.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/crocifissione-rembrandts-768x538.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/crocifissione-rembrandts-450x315.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Na duhet ta lodhim pak kok\u00ebn sot\nduke p\u00ebrmendur nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve q\u00eb shpesh teolog\u00ebt e ndrysh\u00ebm kan\u00eb\nparashtruar pse pik\u00eb\u00adrisht Biri ishte Ai q\u00eb u mish\u00ebrua? A do t\u00eb kishte mundur\nt\u00eb b\u00ebhej njeri edhe Ati apo Shpirti Shenjt? Pse pik\u00ebrisht Biri?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb cil\u00ebn, tani\nq\u00eb e d\u00ebgjuam, mbase edhe ne do t\u00eb kishim shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ia dinim p\u00ebrgjigjen.\nPatjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrgjigjen e sakt\u00eb nuk mund t\u00eb themi se e dim\u00eb, sepse, n\u00eb lirin\u00eb e\nTij, Hyji-Trin\u00ed mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka. Por, duke u bazuar n\u00eb Shkrimin Shenjt,\nduket sikur nj\u00eb far\u00eb p\u00ebrgjigjeje edhe mund ta kemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u2019i hedhim nj\u00eb shikim leximit\nt\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb shk\u00ebputur nga Letra e Sh\u00ebn Palit apostull drejtuar Kolosian\u00ebve. Aty\napostulli e fal\u00eb\u00adnderon Hyjin se na ka kaluar nga pushteti i err\u00ebsir\u00ebs n\u00eb\nMbret\u00ebrin\u00eb e Birit t\u00eb vet t\u00eb dashur. E fill pastaj, me ngjyra v\u00ebrtet solemne,\ntregon se kush \u00ebsht\u00eb Biri: <em>\u00abAi \u00ebsht\u00eb\nsh\u00ebmb\u00ebllesa e Hyjit t\u00eb papash\u00ebm, i Par\u00eblinduri, para \u00e7do krijese. Sepse n\u00eb T\u00eb u\nkrijua \u00e7do gj\u00eb n\u00eb qiell e n\u00eb dh\u00e9, \u00e7ka shihet e \u00e7ka nuk shihet: qoft\u00eb Fronet,\nqoft\u00eb Zot\u00ebrimet, qoft\u00eb Principatat, qoft\u00eb Pushtetet.\u00bb<\/em> Dhe ja ku vjen tek\npohimi q\u00eb na intereson p\u00ebr at\u00eb pyetjen ton\u00eb: <em>\u00abGjith\u00e7ka u krijua n\u00ebp\u00ebr T\u00eb dhe p\u00ebr T\u00eb.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndonj\u00ebri prej et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs e\nshpjegonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb (pra, se n\u00ebp\u00ebr Krishtin dhe p\u00ebr Krishtin u krijua\ngjith\u00e7ka) duke th\u00ebn\u00eb se, kur Ati po krijonte gjith\u00ebsin\u00eb, ishte duke shikuar kah\nBiri i vet: shikonte kah Ai dhe krijonte. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs b\u00ebnin shpesh k\u00ebso\nshpjegi\u00admesh simpatike, por me plot realiz\u00ebm e me baza t\u00eb sh\u00eb\u00adndo\u00adsha\nteologjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E v\u00ebrteta, pra, \u00ebsht\u00eb se n\u00ebp\u00ebr\nBirin u krijua gjith\u00ebsia dhe se u krijua n\u00eb p\u00ebrngjasimin ndaj Tij. Aq m\u00eb tep\u00ebr\nnjeriu. Kur Bibla thot\u00eb se njeriu, me m\u00ebkatin e par\u00eb, e d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb (por nuk e\nhumbi) p\u00ebrngjasimin ndaj Hyjit, dashka t\u00eb thot\u00eb, pra, se d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb sidomos\np\u00ebrngjasimin me Birin. N\u00eb fakt, njeriu u plagos duksh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn bij\u00ebsore t\u00eb\nt\u00eb jetuarit me Hyjin. Prandaj i takonte pik\u00ebrisht Birit q\u00eb t\u00eb vinte e t\u00eb na e\nkujtonte edhe nj\u00eb her\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr ta jetuar jet\u00ebn ton\u00eb me\nHyjin dhe, si pasoj\u00eb, edhe me nj\u00ebri-tjetrin e me gjith\u00ebsin\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja, pra, p\u00ebrgjigjja q\u00eb teolog\u00ebt\ni japin pyetjes q\u00eb shtruam n\u00eb fillim: meq\u00eb Biri ishte modeli sipas t\u00eb cilit\nqem\u00eb krijuar, i takonte pik\u00ebrisht Birit q\u00eb t\u00eb vinte e ta ndreqte d\u00ebmin e\nshkaktuar nga m\u00ebkati. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shum\u00eb teolog\u00eb pastaj thon\u00eb edhe\ndi\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur (po na takon ta lodhim p\u00ebrs\u00ebri kok\u00ebn sot me gj\u00ebra\nt\u00eb v\u00ebshtira): edhe sikur njer\u00ebzit e par\u00eb nuk do t\u00eb kishin m\u00ebkatuar,\nprap\u00ebseprap\u00eb Biri do t\u00eb b\u00ebhej njeri. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se krijimi ishte fillimi i\nnj\u00eb plani t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb Hyjit n\u00eb lidhje me njeriun. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb\nShkrimit Shenjt, por disomos t\u00eb Tradit\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs m\u00eb von\u00eb, ishte sidomos kjo\ngj\u00eb ajo q\u00eb Luciferin (at\u00eb q\u00eb pastaj do t\u00eb njihej si djalli) e shum\u00eb djaj t\u00eb\ntjer\u00eb i mbushi me <em>xhelozi<\/em> edhe m\u00eb\nfort dhe i b\u00ebri ta humbisnin plot\u00ebsisht lumnin\u00eb e Parajs\u00ebs. Nuk mund ta dim\u00eb\nsesi do t\u00eb kishte qen\u00eb mish\u00ebrimi dhe jeta e Birit t\u00eb Hyjit n\u00ebse m\u00ebkati nuk do\nt\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb bot\u00eb, por kjo na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se sa e madhe ishte dashuria\ne Hyjit ndaj nesh kur Biri, gjithsesi, nuk e ndryshoi planin e Tij q\u00eb t\u00eb vinte\nn\u00eb mesin ton\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur kjo ardhje e Tija rrezikonte t\u00eb pritej keq,\nsikurse edhe ndodhi. Por pik\u00ebrisht edhe aty Jezusi veproi si Bir i Hyjit, duke\nna d\u00ebshmuar se, edhe n\u00eb mundime, n\u00eb p\u00ebrndjekje t\u00eb padrejta dhe n\u00eb vdekje, ne\nmund t\u00eb jetojm\u00eb si bij e bija t\u00eb Hyjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Ungjilli i sot\u00ebm na tregon\ndisa detaje t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb Jezusi na ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar si bij e bija t\u00eb\nHyjit, se si ta sh\u00ebrojm\u00eb egoizmin ton\u00eb dhe ta \u201cfitojm\u00eb\u201d edhe nj\u00eb her\u00eb\np\u00ebrngjasimin q\u00eb natyr\u00ebs njer\u00eb\u00adzore i qe d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb nga m\u00ebkati.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli i sot\u00ebm na flet\npik\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7astet kur Jezusi \u00ebsht\u00eb i kryq\u00ebzuar. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr grahmat e\nthek\u00ebta t\u00eb vdekjes, an\u00eb\u00adtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb nuk ngurojn\u00eb ta p\u00ebrqeshin: <em>\u00abT\u00eb tjer\u00ebt i shp\u00ebtoi, le ta shp\u00ebtoj\u00eb vetveten,\nn\u00ebse \u00ebsht\u00eb Mesia i Hyjit \u2013 \u2018i Zgjedhuri\u2019!\u00bb<\/em> Por Jezusi hesht. Hesht dhe\nvuan. Po na sh\u00ebron. A nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se pik\u00ebrisht nga frika se t\u00eb tjer\u00ebt\nmund t\u00eb na p\u00ebrqeshin, na vjen tundimi t\u00eb tregojm\u00eb se dim\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe\nndryshe? Jezusi, edhe n\u00eb ato rrethana, e vazhdon dhe e \u00e7on drejt plot\u00ebsimit\nvepr\u00ebn e Tij sh\u00eblbimprur\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj ushtar\u00ebt, duke e ftuar\nJezusin q\u00eb ta v\u00ebrtetonte se i fort\u00eb ishte, e vinin n\u00eb loj\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abN\u00ebse je mbreti i judenjve, shp\u00ebto\nvetveten!\u00bb<\/em> Por <em>\u00abemri i Hyjit nuk\n\u00ebsht\u00eb \u201cSukses\u201d\u00bb<\/em>, thot\u00eb nj\u00eb proverb. Ushtar\u00ebt po e nxisnin q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb\nkund\u00ebrt\u00ebn e logjik\u00ebs Hyjnore. E as k\u00ebtu Jezusi nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Ai thjesht\nduron me p\u00ebrvujt\u00ebri t\u00eb skajshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abPo a nuk je ti mbreti i judenjve?! Shp\u00ebto veten edhe ne!\u00bb<\/em>, \u00ebsht\u00eb pastaj britma e nj\u00ebrit\nprej t\u00eb kryq\u00ebzuarve, britm\u00eb e cila mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb edhe britmat e t\u00eb gjith\u00eb\nt\u00eb kryq\u00ebzuarve t\u00eb bot\u00ebs nga s\u00ebmundjet apo kryqet e tjera t\u00eb jet\u00ebs. Patjet\u00ebr q\u00eb\nmund t\u2019i lutemi Hyjit p\u00ebr sh\u00ebrime e p\u00ebr mrekulli, por duhet ta pranojm\u00eb se ato\nndodhin vet\u00ebm brenda nj\u00eb feje t\u00eb gjall\u00eb e brenda logjik\u00ebs s\u00eb Hyjit p\u00ebr t\u00eb\narritur sh\u00eblbimin ton\u00eb. Prandaj duhet t\u00eb ruhemi fort kur mendojm\u00eb se fjala\n\u201cHyj\u201d \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me \u201cmir\u00ebqenie\u201d e jo me \u201cdashuri\u201d. Vet\u00ebm logjika e\np\u00ebrsosjes n\u00eb dashuri i jep shpjegim deri diku vuajtjes, kryqit. Shpeshher\u00eb\npik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet tyre ne mund ta rifitojm\u00eb at\u00eb p\u00ebrngjasim t\u00eb cilin m\u00ebkati na\ne kishte d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dhe ja ku v\u00ebrtetohet kjo gj\u00eb tek\ni kryq\u00ebzuari tjet\u00ebr. Ai e kupton se ky i d\u00ebnuar pa faj \u00ebsht\u00eb Hyj. \u00c7far\u00eb Hiri i\nmadh iu dhurua k\u00ebtij njeriu n\u00eb at\u00eb \u00e7ast t\u00eb skajsh\u00ebm?! Prandaj ai e qorton\nshokun tjet\u00ebr duke i th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abAs ti nuk e\ndruan Hyjin q\u00eb po vuan t\u00eb nj\u00ebjtin d\u00ebnim si ai? Sa p\u00ebr ne, kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi:\npo marrim nd\u00ebshkimin e merituar p\u00ebr veprat tona. Por ky, ky s\u2019b\u00ebri asnj\u00eb t\u00eb keqe.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pastaj i drejtohet Jezusit: <em>\u00abT\u00eb bjer\u00eb nd\u00ebr mend p\u00ebr mua, o Jezus, kur t\u00eb\narrish n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde!\u00bb<\/em> Fjal\u00eb mall\u00ebngjyese. Aq mall\u00eb\u00adngjyese, saq\u00eb\nprekin edhe Hyjin. Prandaj Jezusi i mbledh\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ato pak forca q\u00eb i\nkishin mbetur n\u00eb trupin e Tij t\u00eb sfilitur dhe i premton me fjal\u00eb po aq prek\u00ebse:\n<em>\u00abP\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po t\u00eb them: sot do t\u00eb\njesh me mua n\u00eb Parriz.\u00bb<\/em> Ja fryti i par\u00eb i mundimeve t\u00eb Krishtit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa prej\ndetajeve t\u00eb kryq\u00ebzimit t\u00eb Jezusit, Birit t\u00eb Hyjit, detaje me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave\nBiri i Hyjit e sh\u00ebron natyr\u00ebn ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb shohim se pik\u00ebrisht\nk\u00ebt\u00eb pjes\u00eb po e lexojm\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb kremte ku Krishtin e quajm\u00eb Mbret t\u00eb\nGjith\u00ebsis\u00eb. Por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb Mbreti q\u00eb mban\ngjith\u00eb\u00adsin\u00eb (Sh\u00ebn Pali n\u00eb letr\u00ebn e sotme thot\u00eb: <em>\u00abAi \u00ebsht\u00eb para \u00e7do gj\u00ebje, dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00ebndron n\u00eb T\u00eb.\u00bb<\/em>), por nuk\nsundon pa dashuri. Ai \u00ebsht\u00eb Mbreti i dashuris\u00eb, i paqes, i drejt\u00ebsis\u00eb dhe i s\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebs. K\u00ebshtu do t\u00eb duhej t\u00eb ishte \u00e7do mbret\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe bota do t\u00eb\nkishte padyshim nj\u00eb fytyr\u00eb tjet\u00ebr. Nga err\u00ebsira e egoizmit, bota do t\u00eb kalonte\nn\u00eb drit\u00ebn q\u00eb sjell\u00eb Mbret\u00ebria e Birit t\u00eb Hyjit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebri dashurie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi i par\u00eb sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nshum\u00eb interesante, shkon e na sjell\u00eb nj\u00eb tekst q\u00eb flet p\u00ebr shugurimin e Davidit\nsi mbret t\u00eb Izraelit. Jo m\u00eb kot e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb Izrael mbreti duhej t\u00eb\nishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Hyjit n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Tij; duhej t\u00eb sillej me\npopull ashtu si Hyji do t\u00eb ishte sjellur. Ajo shprehja q\u00eb ne e d\u00ebgjojm\u00eb shpesh <em>\u00abZoti n\u00eb qiell e qeveria n\u00eb tok\u00eb!\u00bb<\/em> do t\u00eb\nishte shum\u00eb e sakt\u00eb sikur t\u00eb mos mendohej se Zoti ka pun\u00ebt e veta n\u00eb qiell,\nkurse n\u00eb tok\u00eb vendos qeveria se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb apo jo, por sikur t\u00eb kuptohej\nse qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe p\u00ebr\u00e7uese e vlerave q\u00eb Hyji na\nm\u00ebson: dashuri, harmoni, v\u00ebrtet\u00ebsi, paqe, drejt\u00ebsi, p\u00ebrparim. Nga kjo lloj <em>teokracie<\/em> bota nuk ka pasur kurr\u00eb t\u00eb\nkeq. Vet\u00ebm duke shikuar kah m\u00ebnyra se si Jezusi \u00ebsht\u00eb Mbret, edhe mbret\u00ebrit e\nk\u00ebsaj bote do t\u00eb din\u00eb t\u00eb mbret\u00ebrojn\u00eb si duhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb, pra, Jezusit q\u00eb\nvazhdimisht ta ndreq\u00eb e ta sh\u00ebroj\u00eb at\u00eb q\u00eb m\u00ebkati ka plagosur e sh\u00ebmtuar n\u00eb ne.\nK\u00ebshtu do ta kuptojm\u00eb se gj\u00ebja v\u00ebrtet madh\u00ebshtore \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb si bij\ndhe bija t\u00eb Hyjit e kjo \u00ebsht\u00eb e mundur edhe n\u00eb mes t\u00eb vuajtjeve dhe\nposht\u00ebrimeve. At\u00ebher\u00eb do ta fal\u00ebnderojm\u00eb vazhdimisht Jezusin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb\nkursyer p\u00ebr t\u00eb na e d\u00ebshmuar dhe mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu, tani e kuptojm\u00eb galdimin\ne zemr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Palit kur u thot\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve, atyre q\u00eb e kishin pranuar\nJezu Krishtin me fe t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, ta fal\u00ebnderojm\u00eb Atin, i cili ju b\u00ebri t\u00eb aft\u00eb t\u00eb keni pjes\u00eb\nn\u00eb trash\u00ebgimin e shenjt\u00ebrve n\u00eb drit\u00eb! Ai na nxori nga pushteti i err\u00ebsir\u00ebs dhe\nna kaloi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Birit t\u00eb vet t\u00eb dashur, n\u00eb t\u00eb cilin kemi shp\u00ebrblimin \u2013\nfaljen e m\u00ebkateve.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan\nNdoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXXIV GJAT\u00cb VITIT C &#8211; JEZU KRISHTI, MBRET I GJITH\u00cbSIS\u00cb 2 Sam 5, 1-3; Ps 122 (121); Kol 1, 12-20; Lk 23, 35-43 Na duhet ta lodhim pak kok\u00ebn sot duke p\u00ebrmendur nj\u00ebr\u00ebn prej pyetjeve q\u00eb shpesh teolog\u00ebt e ndrysh\u00ebm kan\u00eb parashtruar pse pik\u00eb\u00adrisht Biri ishte Ai q\u00eb u mish\u00ebrua? A do t\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8968\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;HYJI NA NXORI NGA PUSHTETI I ERR\u00cbSIR\u00cbS \t  N\u00cb MBRET\u00cbRIN\u00cb E BIRIT T\u00cb VET T\u00cb DASHUR.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[21],"class_list":["post-8968","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-c"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8968"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8968\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8970,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8968\/revisions\/8970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}